Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 94
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Static-X
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Usa
    Postime
    73
    Fiori
    Mos ja ve veshin COKOLLATES :)
    Njoftim: Pas 2-3 ditesh do postoj punimet e reja. Ju faleminderit te gjithve.
    copyright © 2002 shqiperiachat.tk

  2. #22
    Korcavizion
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Ne Korce
    Postime
    29

    Arti pa kritiken eshte i vdekur.

    Henri nuk doja te kritikoja punimet e tua sepse me thene te verteten nuk kam ato njohuri dhe kmpetenca qe te vleresoj ato pune me syrin e nje kritiku arti. Por megjithate do jap vleresimin tim per kete pune te perkyer qe ke bere.
    Me te vertete nje pune per tu admiruar dhe pasur zili. Do te desha te kisha nje nga keto pikturat e tua sepse jane me nje nivel te larte te nderthurjes se ngjyrave, kompozimit dhe talentit.
    Vleresim per punen tende te perkryer te jep silenc.
    Dua mėngjez-ė e Majit
    kur kėndon bilbili i bukur
    kur fryn erėza e malit
    edhe qarku ėshtė i skuqur

    Dua lulet-ė tė fushėsė
    nė mėngjez kur janė plot me vesė
    doēkat e bardha te ēupės-ė
    vete me vrap qė ti presė

    Po nga gjithė ato mė parė
    dua mė shumė Shqipėrinė...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75

    Cool Brari

    Une nuk e di jeten private te Pikasos dhe Dalit dhe ka shume mundesi qe ato qe thoni ju te jene te verteta. Por ama persa i perket artit te tyre nuk mund ti mosperfillesh ne menyren qe propozoni.

    Ne radhe te pare artisti nepermjet veprave te tij nuk eshte e thene qe gjithmone te transmetoje nje mesazh. Pikerisht per kete arsye une i urrej kritiket ne pergjithesi e sidomos ato te artit, si njerez te deshtuar qe pasi nuk kane talentin e duhur te behen piktore ose artiste kthehen ne kritike te njerezve shume me te talentuar se ata vete. Kisha pershtypjen se dhe ju ishit i te njejtit mendim!

    Dali dhe Pikaso me krijimtarine e tyre mbeten gjigandet e surrealizmit dhe kete nuk mund ta mohojme. Persa i perket mesazheve qe mund te transmetojne veprat e tyre mund te jene nga me te ndryshmet ose mund te jene krejtesisht private qe vetem autoret mund ti kishin shpjeguar me 100% saktesi.


    Pastaj, pa me thoni c'fare duan te shprehin piktoret me kompozime si psh nje pejsazh, portret etj. E shikoni qe jo gjithmone ka nje domethenie pas artit. Pra Dali dhe Pikaso ndoshta kane pikturuar thjesht gjendjen e tyre emocionale, nje ide qe mund tu kete lindur ne cast etj. Pastaj edhe sikur te kete mesazh ai eshte krejtesisht relativ pasi menyra e interpretimit nga njerez te ndryshem dhe nga autori do te ishte relativisht e ndryshme. Ne fund te fundit pse duhet qe patjeter ti japim nje shpjegim gjithckaje ne vend qe te admirojme pikturen thjesht nga ana figurative. Piktura lindi pikerisht per kete arsye.


    Punimet e tyre jane kryevepra ne pikturen surrealiste dhe si te tilla per mendimin tim nuk kane nevoje per asnje interpretim konsensual te admiruesve te tyre. Ne te njejten menyre qe veprat e Monese ose Van Gogut gjithashtu nuk kane nevoje per dicka te tille. Punimet artistike ne fusha te ndryshme duhen admiruar ne menyra krejtesisht individuale duke u bazuar ne shijet dhe preferencat secilit prej admiruesve te cilat megjithse mund te konvergjojne mbeten krejtesisht individuale.

    Ne nje konkurs te artit modern te zhvilluar ne Londer cmimin e pare e fitoi nje "artist" me konkurimin "Drita qe ndizet dhe fiket" qe ishte saktesisht nje drite qe ndizej e fikej ne nje dhome boshe. Per kete fitoi $15 000. Zgjoi nje debat te madh ne Angli nese eshte art i mirefillte apo jo. Mua me beri te qesh kur e degjova ne lajme dhe sesi mu kujtua thenia popullore.

    "Nje budalla hodhi nje gure ne uje dhe 10 te mencur u mblodhen per te gjetur arsyen pse e hodhi"



    Le te perpiqemi thjesht te admirojme artin e vertete pa rene ne kurthen e "artisteve" si rasti i mesiperm.:(
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 01-05-2002 mė 19:30
    Live and let live!

  4. #24
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    armando kesaj qe ke thene me lart sdo ti luaja asnje pike e presje. ne fjalet e picasso's
    "Everyone wants to understand art. Why not try to understand the song of a bird? Why does one love the night. flowers, everything around one, without trying to understand them? But in the case of a painting people have to understand ....
    People who try to explain pictures are usually barking up the wrong tree."

    " In my opinion to search means nothing in painting. To find is the thing" Picasso

    pra brari apo ndonje tjeter mos kerkoni te gjeni te arti. Gjejeni.

    doje kuptimin e pikturave te Dalit ateher me jep kuptimin e asaj fotos time te xhinseve qe te ka pelqyer o aq shume :p .

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Armando.

    Po cfare duhet te kuptojme me Art te vertete?
    Pse sipas teje vetem nje peisazh apo nje imazh viziv mund te quhet art i vertete?
    A i ndjek ndopak bienalet e ndryshme ne gjithe boten,e shikon bienalen e Venezia-s,Kunsthale ne Gjermani...punet qe paraqiten aty sjane art i vertete?
    Apo mbase ti nuk ke arritur te lexosh akoma dicka me informative per artin qe sot quhet art?
    Turner vdiq,Van Gogh me punet e tij i takojne muzeve,Renoir e shume e shume te tjere qe ju i kuptoni me nje art te vertete tashme i takojne se kaluares.
    Nje gje me ben pershtypje,ne cdo vend,ne cdo mjet perdorimi,ne cdo fushe teknologjia eshte riperterire dhe e vjetra i ka lene vendin se rese;kurse ne art shume njerez mendojne se duhet te mbesim tek mesimet e Giotto-s te perspektives,apo tek ngjyrat e Van Gogh-ut?E cuditshme,por une as qe e mendoj keshtu dhe skam per ta menduar asnjehere!
    Jeta eshte nje deshire per ta jetuar dhe jo per ta medituar.
    NJe artist anglez aktual thote:"Arti eshte si mjekesia,ai edhe mund te sheroje".


    p.s.-(sa per postimin tek psikopatet artiste,nuk ishte ne drejtim tend,por ne drejtimin e nje personi qe i njeh mire artistet dhe artin e tyre,e une u mundova vetem te shkruaj dicka teper modeste)
    -------------------------
    alban.people@arte.it

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75

    Alban People

    Se cfare kuptoj me art e thashe edhe me siper eshte personale pamvarsisht se mund te konverergjoje me individualitete te tjera dhe rrjedhimisht te kaloje ne nje konsensus relativ.

    Nqs ju keni deshire te quani art nje drite qe ndizet e fiket, askush nuk ju pengon per kete, por ama mos u mundoni te me gjykoni mua pikerisht sepse nuk mund te quaj art nje gje te tille.

    Sa per dijenine tuaj jam mese i informuar per artin modern por kjo nuk do te thote qe me pelqen cdo gje qe shikoj neper ekspozita ose cdo gje qe mundohen te me imponojne pseudo-kritiket si art. Me te vertete ka punime te bukura ne artin modern, por ama une nuk mund te quaj art nje gure ne nje stende, apo riprodhime artificiale te jashteqitjes njerezore. Keto jane ekzistenca qe nuk kerkojne shprehje talenti(qe per mendimin tim eshte ajo qe perben nje veper art) pasi "admirohen" nga 100% e popullsise te ketij planeti pothuaj cdo dite.

    Sa per titullin "psikopate" qe i dhate Dalit dhe Pikasose une vetem pohova se jane relativisht me pak ecentrike sesa artiste te tjere dhe dhashe shembull Francis Bacon. Meqe e "njihkeni" kaq shume artin shpresoj te keni degjuar per te.

    Nga ana tjeter, nuk desha ne asnje moment te futem ne polemika me njohesit absolut te artit si puna juaj. Per fat te keq une jam shume seleksionues dhe si i tille me i kufizuar ne diturite e mija. Une admiroj artin qe me pelqen dhe jo ate qe ne nje menyre ose tjeter mundohen te me imponojne ose qe mund te me duhet per te impresionuar te tjeret ne bashkbisedim.





    :syze
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 02-05-2002 mė 14:08
    Live and let live!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Static-X
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Usa
    Postime
    73
    Kerkoni nje pyetje qe ska pergjgje.
    Arti nuk eshte formule matematike, gjithsecili ka mendimin e vet se cfare mund te konsiderohet Art dhe cfare Jo.
    Po shihja sot nej ekspozite ketu ne shkollen time qe ishte per nxenesit e viteve te pesta, parapergatitja per te dale ne jete, edhe me te verte me ka lene me goje hapur., dhe doli ku knokluzion: Le te themi qe Arti eshte vete jeta ku ne jetojme dhe si e jetojme, ne fund te fundit nje fjale eshte.

    pershendetje Henri K.
    copyright © 2002 shqiperiachat.tk

  8. #28
    AngeL Maska e briiigi
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    jo para Pc tende...shif anash
    Postime
    40

    Talking kshu vazhdo

    Henri :),
    me behet tmerresisht qefi qe shof ketu disa nga punimet e tua. Ke nje stil tendin ... tregon arigjinalitet :)
    me ben shume pershtypje nje gje ... shume te sakta linjat ... ne kuptimin qe nuk para ben lemshe ngjyrash gjithandej :)
    Sa per Van Gogun , dhe Dali .. Une personalisht i pelqej sepse shhprehin realitetin e tyre ...
    Henri ... DUAM TE REJA
    mos u merr me chat :) me mire me pikture :p :p
    briiigi
    to err is human , to forgive devine

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Static-X
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Usa
    Postime
    73
    briiigi--patjeter
    neser ne darke, pasi me duhet te laj filmin ne fillim, do vendos disa te reja te 2002.
    Gjeri atehere po ju lej ne pritje :)
    copyright © 2002 shqiperiachat.tk

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    armando.

    Absolutisht sdua te hyj ne polemike per ty persa i takon artit dhe edukimit qe nje person ka me te tilla praktika qe ti i quan ekzistenciale.
    Besoj e ka parasysh "L'Orinatoio" e M.Duchamp?
    Hekurin me gozhda te montuara te Man Ray?
    Kuadratin e zi mbi kuadratin e bardhe te Malevic?

    ...keto jane disa shembuj dhe disa stereotipe qe tashme duam apo sduam ne kane nderruar frymen dhe fytyren e botkuptimit ne Art.
    Me ndje per madheshtine qe une mund te jap kur shkruaj per Arti-n,por eshte e vetmja ....sic thoshte nje miku im qe studjon ne Akademine e Arteve Tirane....eshte e vetmja gje qe une mund te bej.

    _______________
    alban.people@arte.it

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fillojne punimet per ndertesen TID ne kryeqytet
    Nga FЯODO nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 16-04-2008, 08:20
  2. Piktori Artur Tashko
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 02:47
  3. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45
  4. Berisha: Kavaja dhe Lushnja, prefekturat e reja nė vend
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 02:48
  5. Kush eshte piktori Spiro Golgota?
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2004, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •