Desha tju pergezoj per punimet e arrira sidomos persa i perket nderthurjes dhe kombinimit te ngjyrave. Ne punimet te frymes surrealiste qe keni paraqitur ketu vihet re nje influence nga i madhi Salvador Dali (psh autoportreti, dhe pa titull nga pikturat e 1999)por sigurisht me karakteristika te vecanta tuajat(psh "per nje fije shprese"). Do te kisha deshire te shikoja me shume punime qe jane krejtesisht pasqyruese te karakteristikave tuaja si talent origjinal, duke bere dhe gershetimin me natyren, traditen e folkun shqipetar qofte edhe ne menyre abstrakte, sic jane "Nje rruge pa jete........" dhe " Lunder 1999"
Deri diku edhe une bashkohem me keshillat e Albanian People. Duhet te mireinformohesh per artin ne pergjithesi ne menyre qe origjinaliteti te mos jete pre e nje ndikimi te caktur por te jete nje pasqyrim i momentit tend shpirteror.
Megjithate te them te drejten kam pare piktura shume me pak te arrira se tuajat te paraqitura me shume krenari ne disa nga galerite me te medha te Londres.
Kjo do te thote qe keni talent dhe ju uroj qe te arrini te prezantoni vehten dhe njekohesisht artin tone sa me denjesisht.
PS. Do tju keshilloja qe t'i hidhnit nje sy, per mendimin tim, nje nder piktoreve me te medhenj anglez Sir. Francis Bacon.
Krijoni Kontakt