Kompani e mirenjohur boterore ne fushen e kompjutereve, Microsoft, vendosi te hape degen e saj edhe ne Shqiperi. Perfaqesuesit e larte te kesaj kompanie gjate nje takimi me Kryeministrin Berisha deklaruan se dje do te lanconin zyrtarisht krijimin e "Microsoft Albania", deges zyrtare te Microsoft-it ne Shqiperi, e cila e rendit Shqiperine ne listen e familjes se degeve te Microsoft-it ne mbare boten. Keshtu, kreu i qeverise, Berisha, pati dje nje takim me perfaqesuesit e Microsoft, Goran Radman, drejtor i Microsoft-it ECEE, Veronika Prikrylova, menaxhere e Pergjithshme e Microsoft-it CEE per Tregjet Emergjente, ne te cilin u diskutua ne lidhje me kete projekt. Ne perfundim te ketij takimi, Kryeministri Berisha deklaroi se dega e Microsoft-it per Shqiperine ka si qellim madhor promovimin dhe fuqizimin e tregut te IT-se ne Shqiperi, mbeshtetjen e te gjitha perpjekjeve te qeverise per te kapur sa me shpejt moshen digjitale. Sipas Berishes, ky gjigant i informatikes do te ndihmoje edhe per dixhitalizimin e shume proceseve ne administraten shqiptare, duke u bere keshtu nje ndihme e cmuar per vendin. Nga ana e saj, drejtoresha e Pergjithshme e Microsoft-it per Tregjet ne Zhvillim per Evropen Qendrore dhe Lindore deklaroi se po punohet qe te sigurohen programet e fundit te Office 2007, i cili do te jete se shpejti i disponueshem ne gjuhen shqip.
Burimi i Lajmit!
Krijoni Kontakt