Vellezer, mire qe shqyrtoni Shkrimet por kjo duhet bere me butesi dhe me druajtje. Me lejoni te citoj edhe une disa pika qe duhen patur parasysh ne lidhje me sherimin hyjnor:
1. Te krishteret jane dakord qe pergjithesisht te gjitha semundjet jane pasoje e mekatit ne bote. Nese mekati nuk do te kishte hyre kurre, atehere nuk do te kishte asnje semundje.
2. Shpeshhere semundja eshte pasoje e drejtperdrejte e mekatit ne jeten e dikujt. Tek 1 Korintasve 11:30 ne lexojme per disa korintas qe ishin te semure sepse moren pjese ne Darken e Zotit pa e gjykuar mekatin ne jeten e tyre, d.m.th., pa e rrefyer dhe pa e braktisur ate.
3. Jo te gjitha semundjet jane rezultat i drejtperdrejte i mekatit ne jeten e nje personi. Jobi ishte i semure pavaresisht nga fakti se ai ishte nje njeri i drejte (Jobi 1:8). Personi qe kishte lindur i verber nuk po vuante per mekate qe kishte kryer (Gjoni 9:2, 3). Epafroditi ishte i semure per shkakt te sherbeses se tij te lodhshme ne punen e Zotit (Fil. 2:30). Gai ishte i shendetshem frymerisht por me sa duket i semure fizikisht (3 Gjonit, vargu 2).
4. Shpeshhere semundja vjen si rezultat i veprimit te Satanit. Ishte Satani qe beri qe trupi i Jobit te mbulohej me ulēer (Jobi 2:7). Ishte Satani qe e paralizoi gruan te Lluka 13:10-17 dhe si rrjedhim ajo ishte e kerrusur dhe ne asnje menyre nuk mund te drejtohej dot: "Kjo grua ... qe Satani e mbajti lidhur (mendo per kete) per tetembedhjete vjet" (Lluka 13:16). Pali kishte nje dobesi fizike te shkaktuar nga Satani. Ai e quajti ate "nje gjemb ne mish, nje engjell i Satanit, per te me rene me grushta" (2 Kor. 12:7).
5. Perendia mund te sheroje dhe sheron. Ne nje kuptim real, ēdo sherim eshte hyjnor. Nje nga emrat e Perendise ne DHV eshte Jehovah Rofeka (Zoti qe te sheron) (Eks. 15:26). Ne duhet te pranojme Perendine ne ēdo rast sherimi.
Eshte e qarte nga Bibla qe Perendia perdor menyra te ndryshme sherimi. Ndonjehere Ai sheron nepermjet proceseve trupore te ndryshme. Ai ka vendosur brenda trupit njerezor fuqi te medha sherimi. Doktoret dine qe shumica e njerezve qe ankohen per semundjet sherohen diten tjeter. Nganjehere Ai sheron nepermjet mjekimeve. Per shembull, Pali e keshilloi Timoteun: "perdor pak vere per stomakun tend dhe per semundjet e tua te shpeshta" (1Tim. 5:23). Nganjehere Ai sheron duke "i ēliruar njerezit nga frika e tyre, nga hidherimet, nga shqetesimet qe njerezit i shkaktojne vetvetes, nga fajet, dhe te gjitha keto shkaktojne semundjet". Nganjehere Ai sheron me ane te mjekeve dhe kirurgeve. Jezusi mesoi ne menyre te qarte qe njerezit e semure kane nevoje per nje mjek (Mat. 9:12). Pali flet per Lluken si "i dashur LLuka, mjeku" (Kol. 4:14), qe sigurisht miraton nevojen e mjekeve midis te krishtereve. Perendia i perdor mjeket ne sherbesen e sherimit. Siē tha Z. Pare, kirurgu i famshem nga Franca: "Kirurgu e mjekon plagen, Perendia e sheron".
6. Mirepo, gjithashtu Perendia sheron ne menyre te mrekullueshme. Ungjijte permbajne shume ilustrime te kesaj. Nuk do te ishte e gabuar per te thene qe Perendia ne pergjithesi sheron ne kete menyre, por as nuk duhet te themi qe Ai kurre nuk e ben kete. Nuk ka asgje ne Bibel qe te na shkurajoje qe ne te mos besojme qe Perendia mund te sheroje ne menyre te mrekullueshme edhe sot.
7. Sidoqofte, gjithashtu duhet te jemi te qarte qe nuk eshte vullneti i Perendise te sheroje gjithmone. Pali e la Trofimin te semure ne Milet (2Tim. 4:20). Zoti nuk e sheroi Palin nga gjembi ne mish (2Kor. 12:7-10). Nese gjithmone do te ishte ne vullnetin e Perendise te sheronte, disa kurre nuk do te plakeshin dhe as nuk do te vdisnin!
8. Perendia na ka premtuar te sheroje ne ēdo rast. Prandaj sherimi nuk eshte diēka per te cilen ne mund te ngulim kembe. Te Filipianeve 2:27 sherimi eshte paraqitur si nje meshire, jo si diēka qe kemi te drejte ta marrim.
9. Ndersa ne menyre te pergjithshme eshte e vertete qe sherimi eshte ne "Shlyerje", akoma nuk i kemi marre te gjitha bekimet qe jane ne "Shlyerje" per ne. Per shembull, shpengimi i trupit u perfshi ne vepren e Krishtit per ne, por ne nuk do ta marrim ate derisa Krishti te vije per shenjtoret e Tij (Rom. 8:23). Ne ate kohe, ne do te jemi te sheruar plotesisht dhe perfundimisht nga te gjitha semundjet.
10. Nuk eshte e vertete qe pamundesia per t'u sheruar tregon nje mungese besimi. Nese do te ishte keshtu, kjo do te thoshte qe ne do te jetonim ne paqartesi. Pali, Trofimi dhe Gaji nuk u sheruan, por besimi i tyre ishte i forte dhe aktiv.
[Shenim: Citimet e mesiperme jane marre nga KOMENTARI I BIBLES PER BESIMTARET nga William MacDonald, perkthyer ne shqip nga ASAMBLEJA BIBLIKE POGRADEC. Per me teper per kete sherbese kontaktoni ne faqen e tyre te internetit www.asamblejabiblike.com)
Zoti ju bekofte!
Krijoni Kontakt