Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Postime
    7

    Post Sherimi Hyjnor

    Vellezer, mire qe shqyrtoni Shkrimet por kjo duhet bere me butesi dhe me druajtje. Me lejoni te citoj edhe une disa pika qe duhen patur parasysh ne lidhje me sherimin hyjnor:

    1. Te krishteret jane dakord qe pergjithesisht te gjitha semundjet jane pasoje e mekatit ne bote. Nese mekati nuk do te kishte hyre kurre, atehere nuk do te kishte asnje semundje.

    2. Shpeshhere semundja eshte pasoje e drejtperdrejte e mekatit ne jeten e dikujt. Tek 1 Korintasve 11:30 ne lexojme per disa korintas qe ishin te semure sepse moren pjese ne Darken e Zotit pa e gjykuar mekatin ne jeten e tyre, d.m.th., pa e rrefyer dhe pa e braktisur ate.

    3. Jo te gjitha semundjet jane rezultat i drejtperdrejte i mekatit ne jeten e nje personi. Jobi ishte i semure pavaresisht nga fakti se ai ishte nje njeri i drejte (Jobi 1:8). Personi qe kishte lindur i verber nuk po vuante per mekate qe kishte kryer (Gjoni 9:2, 3). Epafroditi ishte i semure per shkakt te sherbeses se tij te lodhshme ne punen e Zotit (Fil. 2:30). Gai ishte i shendetshem frymerisht por me sa duket i semure fizikisht (3 Gjonit, vargu 2).

    4. Shpeshhere semundja vjen si rezultat i veprimit te Satanit. Ishte Satani qe beri qe trupi i Jobit te mbulohej me ulēer (Jobi 2:7). Ishte Satani qe e paralizoi gruan te Lluka 13:10-17 dhe si rrjedhim ajo ishte e kerrusur dhe ne asnje menyre nuk mund te drejtohej dot: "Kjo grua ... qe Satani e mbajti lidhur (mendo per kete) per tetembedhjete vjet" (Lluka 13:16). Pali kishte nje dobesi fizike te shkaktuar nga Satani. Ai e quajti ate "nje gjemb ne mish, nje engjell i Satanit, per te me rene me grushta" (2 Kor. 12:7).

    5. Perendia mund te sheroje dhe sheron. Ne nje kuptim real, ēdo sherim eshte hyjnor. Nje nga emrat e Perendise ne DHV eshte Jehovah Rofeka (Zoti qe te sheron) (Eks. 15:26). Ne duhet te pranojme Perendine ne ēdo rast sherimi.
    Eshte e qarte nga Bibla qe Perendia perdor menyra te ndryshme sherimi. Ndonjehere Ai sheron nepermjet proceseve trupore te ndryshme. Ai ka vendosur brenda trupit njerezor fuqi te medha sherimi. Doktoret dine qe shumica e njerezve qe ankohen per semundjet sherohen diten tjeter. Nganjehere Ai sheron nepermjet mjekimeve. Per shembull, Pali e keshilloi Timoteun: "perdor pak vere per stomakun tend dhe per semundjet e tua te shpeshta" (1Tim. 5:23). Nganjehere Ai sheron duke "i ēliruar njerezit nga frika e tyre, nga hidherimet, nga shqetesimet qe njerezit i shkaktojne vetvetes, nga fajet, dhe te gjitha keto shkaktojne semundjet". Nganjehere Ai sheron me ane te mjekeve dhe kirurgeve. Jezusi mesoi ne menyre te qarte qe njerezit e semure kane nevoje per nje mjek (Mat. 9:12). Pali flet per Lluken si "i dashur LLuka, mjeku" (Kol. 4:14), qe sigurisht miraton nevojen e mjekeve midis te krishtereve. Perendia i perdor mjeket ne sherbesen e sherimit. Siē tha Z. Pare, kirurgu i famshem nga Franca: "Kirurgu e mjekon plagen, Perendia e sheron".

    6. Mirepo, gjithashtu Perendia sheron ne menyre te mrekullueshme. Ungjijte permbajne shume ilustrime te kesaj. Nuk do te ishte e gabuar per te thene qe Perendia ne pergjithesi sheron ne kete menyre, por as nuk duhet te themi qe Ai kurre nuk e ben kete. Nuk ka asgje ne Bibel qe te na shkurajoje qe ne te mos besojme qe Perendia mund te sheroje ne menyre te mrekullueshme edhe sot.

    7. Sidoqofte, gjithashtu duhet te jemi te qarte qe nuk eshte vullneti i Perendise te sheroje gjithmone. Pali e la Trofimin te semure ne Milet (2Tim. 4:20). Zoti nuk e sheroi Palin nga gjembi ne mish (2Kor. 12:7-10). Nese gjithmone do te ishte ne vullnetin e Perendise te sheronte, disa kurre nuk do te plakeshin dhe as nuk do te vdisnin!

    8. Perendia na ka premtuar te sheroje ne ēdo rast. Prandaj sherimi nuk eshte diēka per te cilen ne mund te ngulim kembe. Te Filipianeve 2:27 sherimi eshte paraqitur si nje meshire, jo si diēka qe kemi te drejte ta marrim.

    9. Ndersa ne menyre te pergjithshme eshte e vertete qe sherimi eshte ne "Shlyerje", akoma nuk i kemi marre te gjitha bekimet qe jane ne "Shlyerje" per ne. Per shembull, shpengimi i trupit u perfshi ne vepren e Krishtit per ne, por ne nuk do ta marrim ate derisa Krishti te vije per shenjtoret e Tij (Rom. 8:23). Ne ate kohe, ne do te jemi te sheruar plotesisht dhe perfundimisht nga te gjitha semundjet.

    10. Nuk eshte e vertete qe pamundesia per t'u sheruar tregon nje mungese besimi. Nese do te ishte keshtu, kjo do te thoshte qe ne do te jetonim ne paqartesi. Pali, Trofimi dhe Gaji nuk u sheruan, por besimi i tyre ishte i forte dhe aktiv.

    [Shenim: Citimet e mesiperme jane marre nga KOMENTARI I BIBLES PER BESIMTARET nga William MacDonald, perkthyer ne shqip nga ASAMBLEJA BIBLIKE POGRADEC. Per me teper per kete sherbese kontaktoni ne faqen e tyre te internetit www.asamblejabiblike.com)

    Zoti ju bekofte!

  2. #32
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje Elton80.

    Ne fakt, une prej kohesh doja te diskutoja per nje teme te tille, dhe e verteta eshte se kur eshte hapur kjo teme nuk me eshte dhene mundesia te marr pjese, megjithate i kam lexuar te gjitha postimet ketu, dhe me teper me shtyti qe te shkruaj, pjesemarrja jote ne keto mitingje te Benny Hinn.

    Nese ke mundesi do te doja te flisnim pak mbi kete. Sepse ti thua qe i ke pare me syte e tu, dhe doja te me thoshe, se cfare ndodh ne te vertete, dhe ku qendrojne gabimet.

    Une i shikoj ne televizor gjithmone por nuk kam pare dicka qe te mund ta kundershtoje ate njeri. Sa here qe e kam ndjekur, nuk shikoj te thote dicka nga vetja e tij por gjithcka qe thote e thote nga Bibla.

    Pres (kur te kesh mundesi) te me shkruash.

    Miqesisht Abigail.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Une i shikoj ne televizor gjithmone por nuk kam pare dicka qe te mund ta kundershtoje ate njeri. Sa here qe e kam ndjekur, nuk shikoj te thote dicka nga vetja e tij por gjithcka qe thote e thote nga Bibla.

    Pa dashur ta gjykoj atė person dhe veprimtarinė e tij do doja tė mė thoje nėse ėshtė biblike t'i shtysh njerėzit dhe t'i hedhėsh pėrtokė, sikur po bėn magji. Sa biblike ėshtė fakti se ai mban "bodyguards"? Sa biblike ėshtė qė njerėzit paguajnė pėr tė shkuar nė ato stadiume?

    Siē e sheh ka shumė pyetje qė ngelin pa pėrgjigje biblike!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #34
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Konti, pse Jezusi kur sheronte ose debonte demone, nuk ndodhte nje gje e tille?

    Biles jam e sigurte nga ato qe pershkruhen ne Bibel, po te ishim ti edhe une do te skandalizoheshim duke i pare ato, sepse thuhet qe ata binin ne toke me perpelitje duke uluritur dhe duke u dale shkume mga goja, duke u hedhur ne zjarr e te tjera.

    Edhe sot shume besimtare po te shikojne fenomene te tilla skandalizohen dhe nxjerrin arsye nga me te ndryshmet.

    Une nuk shikoj asgje te keqe kur dikush ve duart tek nje besimtar dhe ai bie ne toke, biles une kam pare te bien ne toke pa i prekur fare tjetri, vetem duke ngritur doren.

    Pastaj une besoj qe kjo eshte fuqia e Frymes. Pse nuk i ben ti edhe une?
    Por ne jemi te paret per ti kryqezuar te tjeret, dhe bejme pak ashume te njejten gje sic benin farisenjte atehere dhe thoshin qe Ai i ben mrekullite me ndihmen e Djallit.

    Po ne te njejten menyre reagojne dhe shume kisha e besimtare sot per profecite, gjuhet e panjohura, vegimet, endrrat, sherimet e te tjera.
    Une njoh plot kisha dhe flas per drejtues kishash, qe nuk ua ze dot ne goje gjuhet e te tjera, se thone jane nga djalli.

    Po a jemi ne vete apo jo? Pastaj nga ana tjeter themi se keta jane vellezerit tane ne krisht. Ne jemi vec "hipokrit" qe nuk dime se cfare na behet ndonjehere, edhe pse nga te mos shahet emri i Zotit nga ato qe leshojme nga goja, nga gjykimet tona dhe te tjera.

    Une nuk do guxoja te thosha me siguri per nje njeri se eshte i Zotit apo i djallit, une kam frike nga keto gjykime. Dhe eshte tjeter gje te diskutosh per nje te krishtere dhe mesimet e nje kishe duke u bazuar ne Bibel, dhe tjeter gje te thuash me siguri se kujt i sherben nje person.

    Sa per badigardet, une nuk di dicka me siguri, por edhe nese eshte e vertete, ku qendron problemi ketu?
    Do thuash ti qe nuk ka besim ai se mund ta ruaje Zoti, prandaj i mban ata qe ta ruajne? Edhe une te them se eshte njesoj sikur te thuash qe kur dikujt i dhemb koka ska pse pi aspirine sepse po ti lutet Zotit do ti kaloje dhimbja e kokes.

    Mirepo, besimi eshte personal. dikush mund te mos pi aspirine kur i dhemb koka dhe i lutet Zoti, dhe keshtu sherohet, ndersa dikush tjeter nuk rri dot pa aspirine sepse beson se edhe aspirina eshte nje bekim nga Perendia per te miren tone.
    Atehere cfare te themi? Te mos pi aspirine askush sepse Zoti sheron. Sigurisht qe Zoti sheron, por besimi eshte personal, dhe Perendia thote: "u befte sipas besimit tend".

    Vazhdoj me vone.

    Miqesisht Abigail.
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  5. #35
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    ............................................
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  6. #36
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nuk eshte faji i Benny Hinn.

    Problemi eshte me ata qe i shkojne nga pas...

    Ai gjen shesh dhe ben përshesh dhe i lumtë.

    (Ne fund te fundit, cdo biznesmen kete ben.)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Abigail, nė radhė tė parė dua tė them se unė nuk po gjykoj njeri, por po gjykoj se sa biblike mund tė jenė veprimet e Benny Hinn, sipas asaj qė unė kam kuptuar nga bibla, sigurisht.

    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Konti, pse Jezusi kur sheronte ose debonte demone, nuk ndodhte nje gje e tille?

    Biles jam e sigurte nga ato qe pershkruhen ne Bibel, po te ishim ti edhe une do te skandalizoheshim duke i pare ato, sepse thuhet qe ata binin ne toke me perpelitje duke uluritur dhe duke u dale shkume mga goja, duke u hedhur ne zjarr e te tjera.



    E para, nuk besoj se do skandalizoheshim nėse do ishim tė Tijėt. Ai, nėpėrmjet atyre mrekullive do na tėrhiqte neve dhe do skandalizonte ata qė nuk do ishin nga tufa e Tij. E dyta, ato pėrpėliteshin nga mundimi i demonėve qė kishin brėnda tyre dhe jo se Krishti u zgjaste dorėn pėr t'i hedhur pėr tokė dhe dy burra nga mbrapa tė jenė nė gadishmėri pėr t'i mbajtur kėta persona qė tė bien butė dhe tė mos vriten.

    Tė lutem shife pak ndryshimin e mrekullive tė Krishtit apo tė apostujve me atė tė Benny Hinn. Kur ata shėronin ndonjė tė paralizuar, ata as nuk hidheshin pėrpjetė as nuk binin nė tokė, por ngriheshin menjėherė nė kėmbė dhe ajo qė bėnin ishte e dukshme pėr tė gjithė. Unė pėr veten time nga mrekullitė e Benny Hinn, nuk kam parė asnjė tė paralizuar, qė tė jetė ēuar nga karroca e tij dhe asnjė tė verbėr qė t'i ketė ardhur drita e syve. E dyta, personat qė binin nė tokė, nuk thonin se ishin tė pushtuar nga demonė dhe as vetė Benny Hinn, nuk e thoshte njė gjė tė tillė, por ata sillnin dokumente tė ndryshme nga doktorėt pėr tė provuar sėmundjen e tyre. Pra, ata qė binin nė tokė nė kohėn e Jezusit, pra ata qė ishin tė demonizuar, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė sėmurėt e sotėm.





    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Pastaj une besoj qe kjo eshte fuqia e Frymes. Pse nuk i ben ti edhe une?
    Por ne jemi te paret per ti kryqezuar te tjeret, dhe bejme pak ashume te njejten gje sic benin farisenjte atehere dhe thoshin qe Ai i ben mrekullite me ndihmen e Djallit.



    E para e punės, unė nuk po kryqėzoj njeri dhe nuk po them se Benny Hinn i bėn kėto mrekulli me ndihmėn e Djallit. Kjo nuk ėshtė detyra ime si i Krishterė. Por detyra ime ėshtė qė tė krahasoj veprat e secilit me ato tė Biblės. E dyta, fakti qė nuk i bėjmė kėto mrekulli unė dhe ti, nuk do tė thotė se ne nuk kemi Frymėn brėnda nesh, apo jo?




    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Po ne te njejten menyre reagojne dhe shume kisha e besimtare sot per profecite, gjuhet e panjohura, vegimet, endrrat, sherimet e te tjera.
    Une njoh plot kisha dhe flas per drejtues kishash, qe nuk ua ze dot ne goje gjuhet e te tjera, se thone jane nga djalli.


    Nuk ka ēmė duhet se ē'thonė tė tjerėt. Unė pėr veten time besoj edhe nė mrekullitė edhe nė gjuhėt e panjohura, vegimet etj, por jo nė atė mėnyrė qė besojnė shumė kisha pentekostale.




    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Po a jemi ne vete apo jo? Pastaj nga ana tjeter themi se keta jane vellezerit tane ne krisht. Ne jemi vec "hipokrit" qe nuk dime se cfare na behet ndonjehere, edhe pse nga te mos shahet emri i Zotit nga ato qe leshojme nga goja, nga gjykimet tona dhe te tjera.



    Unė mendoj se veprimi im nuk ėshtė aspak hipokrit, por njė veprim i kujdesshėm. Fatki qė dikush bėn mrekullira, nuk mė thotė aspak se ai person ėshtė me tė vėrtetė frymor. Fakti qė dikush mund tė ketė sjellė shumė veta nė Krisht nuk mė thotė aspak se mund tė jetė frymor. Njeriu frymor ėshtė vetėm ai qė ka pėrjetuar nė thellėsi kryqin e Krishtit. Mė sill njerėz tė thyer dhe pėr mua ata do tė jenė frymorėt. Njerėzit frymorė pėr mua janė vetėm ata qė janė thyer nga kryqi i Tij.




    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Une nuk do guxoja te thosha me siguri per nje njeri se eshte i Zotit apo i djallit, une kam frike nga keto gjykime. Dhe eshte tjeter gje te diskutosh per nje te krishtere dhe mesimet e nje kishe duke u bazuar ne Bibel, dhe tjeter gje te thuash me siguri se kujt i sherben nje person.


    Siē e thashė mė parė, unė nuk kam thėnė se ai njeri ėshtė i djallit. Gjithashtu nuk ėshtė aspak hipokrizi tė thuash se ai ėshtė njė vėlla nė Krisht.




    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Sa per badigardet, une nuk di dicka me siguri, por edhe nese eshte e vertete, ku qendron problemi ketu?

    Problemi kryesor qė qėndron kėtu, ėshtė se ky lloj mentaliteti nuk ėshtė aspak biblik. Me tė njėjtė llogjikė le tė justifikojmė edhe mercedesat e blinduar tė kryepeshkopėve dhe tė priftėrinjve tė ndryshėm, le tė justifikojmė edhe bodigardėt e tyre si dhe jetėn e tyre lluksoze. E, po ta dish, ungjilli nuk mund tė predikohet nga njerėz qė jetojnė nė lluks. Nuk ėshtė predikuar nė fillim tė kishės sė Krishtit dhe nuk do predikohet kurrė.







    Citim Postuar mė parė nga ABIGAIL
    Mirepo, besimi eshte personal. dikush mund te mos pi aspirine kur i dhemb koka dhe i lutet Zoti, dhe keshtu sherohet, ndersa dikush tjeter nuk rri dot pa aspirine sepse beson se edhe aspirina eshte nje bekim nga Perendia per te miren tone.
    Atehere cfare te themi? Te mos pi aspirine askush sepse Zoti sheron. Sigurisht qe Zoti sheron, por besimi eshte personal, dhe Perendia thote: "u befte sipas besimit tend".

    Ky krahasim nuk ka as lidhjen mė tė vogėl me bodigardėt e Benny Hinn!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #38
    IAmTheOneJesusLoves Maska e Sefedin
    Anėtarėsuar
    03-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    30

    Benny Hinn dhe te tjeret...

    Pershendetje,

    Une para ca kohesh kam degjuar disa audio kaseta me shume informacione te rendesishme per doktrinat Benny Hinn dhe mesues tjere te ngjashem.
    Foles eshte Hank Hanegraaff i cili eshte autor i disa librave, kure libri i tij 'Christianity in Crisis' ka qene bestseller. Kjo audio ishte nga ky liber.
    Hank flet per mesuesit si Benni Hinn, Kenneth Copeland, Paul Crouch, Kenneth Hagin, Frederick Price, Morris Cerullo dhe te tjere derisa keta mesojne doktrina prosperiteti dhe shtremberojne shkrimet ne mase te madhe duke dhene raste konkrete nga incizimet e fjalimeve te tyre ku ata shkojne aq larg duke thene se ' ne jemi zota te vegjel' , ' ti je zot' , 'Perendia eshte pak me i madh se une dhe pellemba e tij eshte pak me e madhe se e imja', ' Adami mund te fluturonte' se 'ne Trinitet jane 9 persona '... dhe mesime tjera te ngashme qe jane ne kundershtim me doktrinen e shendoshe biblike.

    Vizitoni edhe keto faqe:
    http://www.apologeticsindex.org/h01.html
    http://www.apologeticsindex.org/h01ac.html

    http://www.apologeticsindex.org/h00.html#haginken
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sefedin : 28-01-2006 mė 06:41
    I pari qė mbron ēėshtjen e vet duket sikur ka tė drejtė; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.
    [Fj. e Urta 18:17]

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2006
    Postime
    17
    Pershendetje te gjithve.

    Une gjat leximit te kesaj teme une jam e habitur si kan guxim disa nga ketu apo edhe te tjeret qe nuk i dime,te gjykojn Benny Hinn. Kur ai eshte nje njeri i Shenjet nga fuqia e Zotit.Ai ne shum shtetet e botes shkoi edhe eshte duke shkuar ende e njerzit te cilet ende nuk din emrin e 6 gjyshit te vet se nga ka ardh e pome din me gjykuar nje Engjell te Bekuar qe e solli Zoti per te pa driten e jetes permjet lutjeve te tij qe permjet shpirtit te shejt ai sheron,dhe me luatje dhe falas sheron njerez dhe duke i Bekuar! une kam par ne Tv.

    Dhe njeashtu i bashkangjitem me lutje permjet TV edhe besa shum her edhe me pikojn lotet nga fjalet e tij qe nxjerr nga goja,Por edhe shume shikues nga shtepia qe jan lutur permjet TV lutja e tyre eshte ndegjuar, por njeashtu edhe lutja ime eshte ndegjuar ne mengjes te hershem jam lutur me TV,e pas pak e kam par se lutja me eshte ndegjuar! Benny eshte nje njeri qe mundeni ta nifeni ateher kur te ik nga kjo bote ju qe jeni besimpak te Zotit apo ju qe nuk besoni hiq e askush smundet te jap besimin me dhun kur nuk e kerkon vet besimin e shpirtit tand!.Se konkretisht jeni duke jetuar ne mjegull nga tundimet e djallit kot eshte per te biseduar me ju,se kompletisht e keni trunin te kthyer nga mekatet dhe deshirat e kesaj bote!!,Se gjdo njeri te aft qe sjell Zoti me fuqin e tij pa marr parasysh a eshte Minister i nje Shteti apo eshte Kryeplak i rrethit. JU te pa beset e nenqmoni gjithher njeriun e Urt.dhe njeriun e drejt. Kerkoj falje Sefedin qe po dal nga tema.!

    Ju edhe per Nenen e madhe te Botes, Nene Terezen,qe eshte edhe Moter e Nen e Jona Shqipetare e nenqmuat dhe njeashtu edhe Vepren e saj, e me shum spo shkruaj, Por edhe njeashtu Prindin e Kombit Shqipetar Gjergj Kastriotin e perbuzet pas pasurive te taxave te sulltan Muratit e me shum spo dal nga Tema. E dua ta lidhi qe per Benny Hinn qe e perbuzeni edhe keni fjal te nenqmoni e te mallkoni. Se jeni ne Shpirt te adabtuar nga besimi dhe rruga e pa drejt e smundeni te besoni leht,me leht besoni ne nje filem fantasie qe eshte per deshiren e juve sesa ne nje veper te gjall, qe derdhen lotet e njerzve nga fryma e Bekuar e shejt. Por ju qe sbesoni as ne vepra te gjalla as ne veprat e koheve te kaluara duhet te frikesohi nga Shpirti juaj qe mbani ne Trup,se kur nuk besoni ne vende qe jan me mbi 100 njerz me lot syve e kujt i Besoni ju!!!? I besoni ndoshta magjistareve dhe atyre hoxhave qe marrin para me fryma te ndyra e me ingjinet gjerat qe si don Zoti qe i perdorin per punen e tyre, e qeiu fusin neper rruget e djallit e iu hasmojn me gjakun tuaj mete aferm etj..(por poe le kritiken)

    E po perfundoj ket mesazh duke iu deshiruar bekim te plot.


    P.S. Kerkone driten e syrit tuaj se jeni te verber nuk e shifeni drejtesin!

    Me rrespekt te gjithve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 10-09-2006 mė 11:43

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Para disa kohesh shkova ne nje takim te Benny Him, ne pallatin e sprotit te basketbollit ketu ne Boston dhe po ju flas dicka.

    Se pari ju them se, nuk eshte e vertete qe duhet te paguash para. Pjesmarja eshte pa leke dhe kushdo mund te mare pjese. Gjate ceremonise ku adhurohet Perendia kushdo simbas deshires mund te hedhe ose jo disa dollare, tek kutia qe shkon dore me dore. Per sa i perket ceremonise gjithshka eshte biblike dhe ne permbajtej dhe mesim. Sidoqofte edhe zoti Benn ka dominacionin e vet, por qe nuk sjell ndonje dem. Sa i perket zotit Benn une po ju them se, sot eshte nje nder njerzit qe Perendia po perdor ne mbare boten. Ne saje te tij emri i Krishtit po pranohet nder kombet. Une ju ftoj te gjitheve dhe ju them se, para se te gjykoni, perpiquni te shikoni se si dora e Zotit vepron me ane te tij.


    Tani vjen pyejta: A eshte biblike apo jo? Me pare le te shikojme veten tone a jemi apo jo biblike. Nje miku im njehere me tha: kjo qe ben ky Benny , nuk eshte fare biblike. ME pas une i thashe: Syte Perendia naj ka dhene qe te shohim mrekulline e Perendise, dhe jo njeriun. Kujto kur Jezusi bente mrekulli. farisjet fokusoheshin tek njerzorja, dhe keshtu e gjykonin Jezusin si njeri. Ndersa ai qe sherohej dhe dishepujt e tij shikonin Perendine se si Ai bente mrekulli. Kjo e beri Nikodemin qe ti thote JEzusit: mesues ne e dime se ti je i erdhur nga Perendia, sepse SHENJAT qe ben ti vijne prej Perendise. Pra ajo qe do ju keshilloja eshte fakti qe, te mos fokusoni tek Benny njerzor, por tek mrekullia e Perendise, per ti dhene lavde Atij. Kush ka Sy do te shohe dhe kush ka veshe do te digjoje.

    Te nesermen miku im me tha: Ke te drejte, kush jam une te gjykoj kete apo ate.

    Eshte e vertete se Benny ka edhe bodiguarde edhe nje staf te madh punojesit. Por kujtoni si tha Pali: mos i shih GOJEN KAUT qe LERON.



    PS. Benny ne fund te takimit tha: Neser ne nje ambient shume here me te vogel se ky pallt sporti, une do te bej dhe nje takim tjeter. Ky eshte nje takim ku do te kete predikim, dhe ftesa eshte dhjete dollare. Ai qe nuk ka mund ta mare edhe per pese dollar, si dhe nese nuk kini mund te vini dhe pa leke. Kushdo qe deshrion te vije, le te vije ne fund te takimit dhe te mare ftesen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 10-09-2006 mė 11:42

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •