Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    IAmTheOneJesusLoves Maska e Sefedin
    Anėtarėsuar
    03-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    30

    Lightbulb TBN, Benny Hinn.....

    Pershendetje,

    Besoj se shume nga ne kemi pare apo degjuar per programet dhe fushatat e ndryshme qe shfaqet ne TBN (Trinity Broadcasting Network).
    Ka pasur, dhe ka, mjaft diskutime nese ajo cfare ben TBN eshte mjaft e drejte dhe e 'shendoshe' apo jo.
    Poashtu, Benny Hinn (qe ka sherbesen e tij Benny Hinn Ministries) shpesh ka fushatat e sherimit (crusades) neper vende te ndryshme dhe sheron njerezit qe shkojne atje per sherim 'nga Benny Hinn'.

    Une kohe me pare kam percjelle disa nga keto programe.... por desha te dij edhe nga ju dhe te diskutojme pak se cfare mendoni ju ne lidhje me kete dhe si do te ishte qendrimi juaj.

    Ndoshta ia vlen te vizitoni edhe keto faqe: www.tbn.org dhe www.bennyhinn.org



    ne Krishtin
    Sefedin
    I pari qė mbron ēėshtjen e vet duket sikur ka tė drejtė; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.
    [Fj. e Urta 18:17]

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Benny Hinn shkon te 'sheroje' njerez vetem ne vende te pasura. S'e kam pare ndonjehere te shkoje ne vende te varfera. Canadian Broadcasting Corporation pati bere nje dokumentar per te ku tregon se si perzgjidhen 'te semuret' nga stafi i tij e se sa shpenzon ai per vete e familjen. Ishte skandal. Le te mos kujtoje ndonje qe eshte paraplegjik se mund te cohet ne kembe e te sherohet prej tij..Stafi i tij s'ka per ta lene ate person ti afrohet skenes.

    Sidoqofte te habit fakti qe kudo ku shkon ai, stadiumet i mbush tumbllas...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Benny Hinn eshte mashtrues dhe hipokrit qe shfrytezon besimin e njerezve te thjeshte dhe te paditur per te mbushur xhepat e tij dhe per te fituar fame.

    100 here turp per kete lloj deshmie qe i jep jo te krishtereve nje te drejte te madhe te sulmojne Krishterimin.

    "Sherimet" fiasko te ketij sharlatani te bejne per te vjelle. E gjitha kjo vjen nga keqinterpretimi i shkrimeve ne lidhje me "sherimin me besim".

    Une personalisht kam qene ne nje nga keto stadiume, dhe pashe dhjetera njerez te semure qe u larguan duke share Krishtin me fjalorin me te ndyre, pasi erdhen ne stadium duke besuar se Jezusi do t'i sheronte sipas fjaleve te Benny Hinn, por realiteti i tregoi ndryshe.

    Per shkak te atij mashtrimi te Benny Hinn, ata njerez ka mundesi te mos njohin Krishtin kurre ne jete. Demi qe ai dhe te tjere si ai i kane sjelle Krishterimit dhe Krishtit vete do njihen vetem ne perjetesi.

    Vras mendjen pse nuk shkon ai ne spitale, azile pleqsh, vareza, etj, te sheroje e te ringjalle njerezit, por i sjell calamanet qe mezi ecin ne stadium dhe manipulon njerezit per te besuar se ata u sheruan.

    Turp i madh! Zoti i shperblefte sipas mashtrimeve te tyre.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Beni hinn ishte nje pjes e ketij fenomeni qe u shfaq ne vitet 70 80 ne ameriken e veriut. Tani nuk ka me asnje dyshim se kush eshte beni hinn, nje mashtrus i pa skrupullt. Nuk e di nese eshte ne burg tani apo jo.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Jo nuk eshte ne burg, por eshte teper aktiv edhe sot ne TBN dhe rrjete te ndryshme televizive. E sheh edhe sot ne TBN te pakten 2 here ne jave. Kjo tregon gjendjen e mjeruar te kishes sot qe ai te kete nje audience aq te madhe qe e degjon, beson, dhe mbeshtet herezite e tij.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Beni kujdes ne ato qe gjykoni. Mendoj se dhe apsotulli Pal po te ishte sot ne Amerike,, te njetejn gje do te thoshit.
    Vetem disa kohe me pare, Benny hinn predikoi ne Indi, ku pjesmarja ishin mbi tre miljon njerez. Mbreteria e Perendise do njerz besnike dhe jo farisenj. Kush jeni ju qe gjykoni sherbetorin e tjetrit??? Ajo qe sot ju duket me e lehte per tu bere( gjykimi) do te jete pikerisht barra me e rende per ju para Perendise.
    Te dashur vellezer, nuk jemi ne kete bote per te gjykuar, por jemi pikerisht per te shpallur shpetim. Sa per Benny Hinn, jam duke u lutur per sherbesen e tij, pasi kjo eshte detyra e nje te krishteri. Sa per gjykimin se cfare ai fiton dhe si, mendoj se eshte Perendia Ai qe di gjithshaka. Por beni kujdes se mos behi kundershtare te Perendise.
    Nuk e di Eltonn 80, por kur lexoj shkrimin tend ne kete teme, dhe menyren tende te te folurit ndaj nje sherbese te Perendise, vertet ndjeje frike dhe them se eshte guxim i nje te marri. Me keto fjala nuk kam qellim tju fyej por tju tregoj se ka dhe virgjeresha te marra.
    Te njejtin gje bejne disa edhe me Janullatosin. Edhe pse une nuk i perkas sektit orthodhoks, deshmoj dhe them se, menyra se si disa i kundervihen Janullatosit, eshte vertet inatcore dhe aspak e frytshme per besimtaret orthodhokse. Beni kujdes ne ato qe gjykoni, sepse sic gjykoni ashtu edhe do te gjykoheni. Maturimi ne Krishti, varet nga "gjerat" se si i shehni dhe gjykoni.
    Deshmuesi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Vella i dashur,

    Po te ishte sot apostulli Pal ne Amerike nuk do te thoshim te njejtat gjera, pasi apostulli Pal i sheronte ne te vertete njerezit, dhe nuk merrej me manipulime ashtu sic ben Benny Hinn. Keto jane fakte vella, nuk duan shume mend, prandaj une s'kam frike te flas hapur.

    Ti permend 3 milione veta ne Indi qe ai u predikoi. Ajo qe ti nuk sheh vella i dashur eshte se kur ata 3 milione veta te shikojne qarte mashtimin e tij per "sherimet", do kthehen kunder Krishtit, dhe demi qe ai ben eshte kolosal, shpesh here i pariparueshem. Ky eshte abuzim dhe nje turp qe gjera te tilla behen ne emrin e Jezusit.

    Sic ta permenda vella, nese ai do ta kishte dhuntine e sherimit, le te shkoje ne spitale, azile, qendra paralitikesh, etj, dhe nese vertete do sheronte dike ai, ta premtoj qe njerezit do vinin vete tek ai dhe nuk do kishte nevoje ai t'i mundonte calamanet te vinin ne nje stadium.

    Njerez si Benny Hinn me herezite e tyre largojne nga Krishti ata njerez qe shohin mashtrimin e tyre dhe e fusin edhe mesazhin e Krishtit ne nje thes me mashtrimet qe ata shohin. Sikur ti te shikoje cfare demi sjellin ata, do mendoje me thelle per poziten tende.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    nje her ne shqiperi e kam par dhe un videot e beni hinn dhe me te vertet e besova qe ato qe ai bente ishin te verteta, pak te pabesueshme por mendova se gjith keta njerez aty duhet te jen te verteta. Dhe nuk kisha dyshim qe ai ishte vertet njeri i zotit, por kur erdha ne usa pash ne disa tv si CNN dhe NBC emisione qe nxirrnin ne shesh skandale te cilat i len nen hije skandalet e molestimit te kishesh katolike. Beni hinn eshte nje mashtur megjithate sdo te thot qe te gjith ata qe kan misionet e tyre jan te till.

  9. #9
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Pershendetje!

    Me preku kjo teme dhe deshiroj te jap mendimin tim lidhur me kete teme. Pa dashur te mbeshtes askend dhe pa u bere gjykates mbrojtes dhe akuzues. Do them mendimin tim lidhur me kete person i mbeshtetur ne Fjalen e Zotit. Ekzistojne dy probleme kryesore ose me mire dy paqartesi, dy pyetje.

    1) A sheron me te vertete ky njeri?

    2) Nese po, perse ka kete fame te keqe?

    1) Une besoj se po. Dikush permend perse ai nuk shkon ne spitale, azile etj. te sheroje njerez te cilet kane nevoje ashtu sic Pali dhe te tjere benin. Te dashur vellezer. Te mos harrojme nje hollesi qe ka kaq shume rendesi. Nje njeri sherohet nese ai beson se do te sherohet. Pra, nese ai beson se Krishti do ta sheroje ai do te sherohet. Mos harrojme qe apostujt ishin te caktuar nga vete Krishti dhe Pali si i fundit iu shtua grupit te apostujve kur vete Krishti iu shfaq dhe e caktoi per sherbimin e tij. Te mbushur me Frymen e Shenjte ata ishin Perendia vet ne Toke. Krishti i dorezoi celesat e Kishes dhe cdo gje qe do lidhej ne Toke ishte lidhur edhe ne qiell dhe cdo gje qe do te zgjidhej ne Toke ishte e zgjidhur ne Qiell. Me pak fjale dua te them qe nuk kemi pushtet te plote ashtu si apostujt kishin, por duhet besim, pa besim nuk ka asgje nuk funksionon asgje. Fakti qe keto njerez nuk sherohen dhe largohen te indinjuar nuk deshmon gje tjeter vecse mosbesimin e tyre. Ne Betsaida kishte shume te semure por Krishti shkoi dhe sheroi nje njeri te vetem. Perse? Gjejeni vete.

    2) Fama e keqe nuk eshte gj e tjeter vecse lufta e djallit kunder cdo besimtari dhe vepre te Perendise. Kjo ka ekzistuar dhe ekziston edhe ne ditet e sotme. Dhe per mendimin tim ky njeri pra nese sheron ne emrin e Krishtit nuk ka se si te ngelet jashte sulmeve te djallit.

    flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 10-09-2006 mė 11:46
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    beni hin nuk eshte i vetmi "misionar" qe i ka ber rrush e kumblla parat qe njerzit dhurojn ne kishe ka dhe misonar te tjere njeri prej tyre emri i te cilit nuk po me kujtohet vdiq kete jav ne usa ne moshen 75 vjec. Ai kishte vendosur te merrte si rroge vetem nje dollar ne vit por te kishte liri te pakufizuar per te bler cdo per te cilen "misioni" kishte nevoje.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •