Sistemi Fiskal
Artiola Alimadhi - 01/12/2004
Qeveria heq dorė nga TVSH pėr biznesin e vogėl
Ministri Malaj ka pohuar se bizneset e fomės person juridik nuk do tė paguajnė TVSH nėse nuk kalojnė pragun e 8 milionė lekėve xhiro vjetore
Jo tė gjitha bizneset vogla tė formės person juridik do tė futen nė skemat e pagesės sė TVSH-sė. Kėtė e ka pohuar vetė ministri i Financave Arben Malaj dje gjatė njė konfrence pėr shtyp. Ne i pėrmbahemi parimit qė pėrcaktimit i detyrimit pėr TVSH ėshtė i pėrcaktuar nga pragu prej 8 milionė lekėsh nė vit dhe jo nga forma juridike. Sipas ministrit Organizata Europiane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (OECD) e ka vlerėsuar pragun prej 8 milionė lekėsh si tė lartė, ndėrkohė qė analizat e bėra nga institucione tė ndryshme e kanė vlerėsuar si normal kėtė nivel pėr Shqipėrinė.
Nė debatin qė nėse duhet tė paguajnė tė gjithė bizneset TVSH, pėrfshirė dhe bizneset e vogla, Ministria e Financave ngelet nė vlerėsimin qė nė skemėn e TVSH nuk mund tė pėrfshihen tė gjithė bizneset. Kjo ėshtė njė pėrvojė qė realizohet edhe nė vėndet e tjera. Do tė gjejmė njė zgjidhje e cila ėshtė mė e pranueshme dhe qė nuk pėrbėn shqetėsim pėr biznesin ėshtė shprehur ai. Sipas tij, TVSH-ja ka tė bėjė me pragun apo me nivelin e aktivitetit dhe jo me formėn juridike tė biznesit. Kėshtu nuk ka rėndėsi fakti sė ēfarė forme juridike ka biznesi apo nė cilėn kategori pėrfshihet ai, i rėndėsishėm ėshtė fakti nėse nivelit i aktivitetit tė biznesit e kalon apo jo pragun minimal tė pėrfshirjen nė TVSH qė aktualisht ėshtė 8 milion lekė. Nėse njė biznes ėshtė person fizik, juridik, sh.p.k. apo sh.a., nė momentin qė kalon nivelin 8 milion lekė, automatikisht bėhet pjesė e detyrimit pėr tė paguar TVSH- ėshtė shprehur Malaj. Nė tė vėrtetė, nė skemėn e TVSH-sė nuk pėrfshihen tė gjithė bizneset (sepse pėrjashtohen ato me xhiro nėn 8 milionė lekė nė vit) por kėtu, kategorizimi lidhet me pragun e jo me formėn juridike. Ky, sipas ministrit Malaj, ėshtė njė nivel i pėrshtatshėm duke e krahasuar edhe me praktikat qė kanė ndjekur vendet e tjera qė janė edhe anėtare tė BE. Ulja e kėtij niveli mund tė rishikohet nė njė kėndvėshtrim afatmesėm por nuk mund tė jetė pjesė e debatit pėr Projektbuxhetin e vitit 2005- tha Malaj.
TVSH-ja, 20 pėr qind dhe e unifikuar
Shpresat e komunitetit tė biznesit pėr pagesen e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar (TVSH) mė pak se 20 pėr qind kanė marrė fund. Gjithashtu edhe pėrshkallėzimi i kėrkuar nga ky komunitet nuk ėshtė pranuar. Ministri i Financave Arben Malaj dje gjatė njė konference pėr shtyp ka rikonfirmuar edhe njėherė se niveli i TVSH-sė pėr vitin e ardhshėm do tė jetė nė masėn 20 pėr qind dhe se shkalla e saj do tė jetė e unifikuar. Ne aplikojmė TVSH-nė nė masėn 20 pėr qind. Sigurisht ka vende qė aplikojnė njė nivel mė tė ulėt, por pėrgjithsisht tendenca pėr vendet nė tranzicion si Shqipėria ėshtė vendosur qė niveli optimal i TVSH tė jetė 20 %. Kėtė nivel do tė mbajė Kroacia. Bullgaria me gjithė kėrkesėn pėr uljen e saj, qeveria e djathtė deklaroi se tarifa 20 % do tė ishte mė e pranueshme. Kėshtu veprohet edhe nė vende tė tjera nė tranzicion- ėshtė shprehur ai. Edhe pėr kategorizimin e saj Malaj ėstė shprehur se aplikimi i saj ėshtė gjykuar si i papėrshtatshėm. Diferencimin e shkallėve tė TVSH-sė e ka kėrkuar kryesisht Kėshilli i Agrobiznesit Shqiptar. Pėrfaqėsues tė tij kanė kėrkuar qė pėr fermerėt shqiptarė tė ketė njė shkallėzim tė kėtij tatimi. Edhe vitin e shkuar ėshtė bėrė kjo kėrkesė nga ky komunitet dhe njė nga kundėrshtuesit e kėtij pėrshkallėzimi ka qenė edhe vetė pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i FMN-sė nė Shqipėri Jan Peter-Olters.
A.Alimadhi
Krijoni Kontakt