Prostituta e vrarė, shqiptare
E masakruara pa kokė e krah, Fatmira Gjegji
--------------------------------------------------------------------------------
fa.ma.
ITALI
Tatuazhi poshtė shpinės dhe pirsingu nė kėrthizė kanė qenė tė vetmet shenja qė ēuan nė identifikimin e trupit tė gjymtuar tė gjetur nė njė qytet tė Italisė. Fatmira Gjegji ėshtė 24-vjeēarja e masakruar, trupi i sė cilės u gjet pranė zonės industriale Osio Soto nė Bergamo. Pamjet kanė qenė vėrtetė rrėqethėse, kur trupit tė gjymtuar, tė gjetur mė parė, i janė bashkuar koka dhe dora e djathtė. Mėsohet se vajza fatkeqe punonte si prostitutė prej disa vitesh dhe jetonte nė Milano. Kanė qenė kalimtarėt e rastit ata qė kanė lajmėruar policinė se nė ujėrat e tejdukshme tė lumit kanė vėnė re pjesė trupi njeriu. Tė njėjtėt dėshmitarė ishin tė pranishėm nė momentin kur policia ka gjetur kokėn e lidhur me nastro dhe dorėn e djathtė tė hedhur pak mė tutje. Njė gjė e tillė ėshtė bėrė nga vrasėsi me qėllim qė identifikimi i viktimės tė bėhej sa mė vonė. Edhe pse nuk ka ndonjė njoftim zyrtar pėr identitetin e saj, deri tani dyshohet qė trupi i gjymtuar i pėrket 24-vjeēares Gjegji, pėr tė cilėn nuk kishte asnjė njoftim qė nga data 16 nėntor. Vajza u zhduk tė martėn ndėrsa tė premten trupi i saj, i masakruar, pa kokė dhe krah, u gjet nė njė kanal 20 m larg autostradės nė Bergamo. Mė pas, pak kilometra larg vendit ku u gjet trupi, nė njė lumė, u gjet edhe koka e krahu i vajzės, qė u panė nga disa persona tė cilėn kalonin urėn mbi lumė. Policia, e cila mbėrriti e njoftuar nga dėshmitarėt, tha se koka e viktimės ishte lidhur me shirit izolanti, me qėllim qė tė vėshtirėsohej identifikimi i saj. Por ka qenė personi me tė cilin jetonte viktima Fatmira Gjegji ai qė ka bėrė tė mundur identifikimin e kufomės nėpėrmjet njė tatuazhi poshtė shpinės dhe njė pirsingu nė kėrthizė. Prokuroria po heton vrasjen makabre tė shqiptares 24-vjeēare, por janė hedhur dyshimet e para, sipas tė cilave ekzekutimi mund tė jetė kryer pėr larje hesapesh. Asnjė i afėrm deri tani nuk ka bėrė ndonjė denoncim pėr zhdukjen e saj apo tė vijė tė identifikojė trupin. Sipas policisė italiane, njė vrasje kaq makabre mund tė jetė bėrė nga ndonjė klient i viktimės. Por policia hedh edhe dyshimin tjetėr, se ekzekutimi i saj ka ardhur pėr larje hesapesh qė vijnė nga ambientet e prostitucionit. Karabinierėt nuk kanė pėrjashtuar as mundėsinė se vrasja e 24-vjeēares tė jetė njė hakmarrje e pastėr, apo edhe ndonjė histori e vjetėr qė mund t'i ketė rrėnjėt nė Shqipėri.
Itali, si u ther dhe u hodh nė koshin e plehrave Servete Kulla
Masakrimi me thikė i prostitutės shqiptare Servete Kulla nė trotuaret e Gjenovės, Itali, ka ulur nė bankėn e tė akuzuarve para Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda dy tė pandehurit Genci Hysa dhe Kujtim Xhaferri (Dani). Sė bashku me ta rezultojnė tė jenė tė pandehura edhe dy motrat Teuta dhe Mirjeta Liba nga fshati Gjorm i Kurbinit, pėr tė cilat ende nuk ėshtė bėrė e mundur prangosja. Organi i akuzės pohoi se, nė bazė tė dokumentacionit tė ardhur nga Italia dhe hetimeve tė bėra nė Shqipėri, rezulton se vrasja e prostitutės Kulla ėhtė bėrė duke e goditur disa herė me thikė mė 25 prill tė vitit 2002, ndėrkohė qė trupi i pajetė i saj ishte hedhur nė njė kazan plehrash. Kulla ishte njohur me tė pandehurin Hysa nė verė tė vitit 2000, ndėrsa nė tetor tė atij viti ai e rrėmben pėr nuse, pasi prindėrit e saj refuzojnė fejesėn e tyre. Dy muaj mė pas tė sapomartuarit pėrfundojnė nė Itali dhe aty Hysa e bashkon gruan e tij me dy prostituta rumune, qė mbante nė njė banesė shoku i tij Xhaferri. Pėr "trajnimin" e prostitutave pėrgjigjeshin dy motrat Liba, tė cilat dyshohen se prostituojnė pėr llogari tė Xhaferrit.
Maniaku gjerman vrau prostitutėn shqiptare
Prova e ADN-sė e bėrė tre vjet pas ngjarjes, ka arritur tė vėrtetojė se vrasja e prostitutės shqiptare Albana Ēelmeta, e ndodhur nė zonėn e Piombios (Itali) mė 20 maj 2001, ėshtė bėrė nga kamionisti gjerman Frank Thader. Vajza qė u gjet e vrarė, sipas analizės sė ADN-sė, ka qenė nė kamionin e shoferit gjerman Thader. Ndėrkohė, Thader, i marrė nė pyetje pėr kėtė rast nga hetues italianė nė burg, ka pranuar se e ka marrė vajzėn nė kabinėn e kamionit tė tij, por ka mohuar ta kishte vrarė. Por prova e ADN-sė e ka vėnė pėrfundimisht para pėrgjegjėsisė njeriun, i cili nė tė njėjtėn kohė me vdekjen e vajzės kishte ngarkuar kamionin nė njė zonė pranė vendit tė krimit. Nė kabinėn e kamionit ishin gjetur materiale gjenetike qė provonin praninė e prostitutės shqiptare.
Krijoni Kontakt