Keshtu shkruajn:

Kėrkesa ime nga qeveria e re



Shkruan: Krenar Gashi
krenar@ipko.net



Koleksionet ministrore tė partive tona politike mė nė fund po kompletohen. Ato ministri qė i patėn i provuan mirė, disave ua panė hajrin e disave vetėm sherrin. E mira e tėrė kėsaj pune ėshtė qė kėtė vit ambiciet partiake qenė mė tė qarta. Sidoqoftė, pėr kėto ide ėshtė ende herėt, i kemi edhe 3 vite...


Ende pa u konsoliduar zyrtarisht qeveria, unė e kam tė qartė kėrkesėn timė tė parė dhe tė vetme, pėr kėtė mandat 3 vjeqar. Kryeqytetin e ri. Po pra, dėshiroj qė me suficitin e sivjemė, qė pa mėdyshje do tė ekzistojė, tė kriojnė njė kryeqytet tė ri pėr Kosovėn. Madje kujtoj qė ky duhet tė jetė standardi i nėntė – kryeqyteti.


Njė kryeqytet ku presidenca dhe kryeministria nuk kanė nevojė tė jenė nė lagje tė ndryshme, ku parlamenti nuk ka nevojė pėr grila tė kaltėrta e as pėr ulėse tė ndara nė rreshta. Ku rrugėt do tė jenė tė gjėra dhe shumėtrakėshe, tė rezervuara pėr veturat diplomatike e ato pėrcjellėse veē e veē. Madje pėr 15-shen e parė 000-KS do tė ishte mirė qė tė krjohen rruge speciale, pėr secilėn nga njė, duke i ikur kėshtu konfliktit eventual mes truprojeve tė njėrit apo tjetrit ministėr.


Do tė doja qė nė kėtė qytet pėrmendorja e Skėnderbeut tė vendoset edhe mė mirė, nė njė gropė mė tė thellė, nė mėnyrė qė brirėt e dhisė nė pėrkrenare tė jetė nė njė nivel me rrugėn pėrskaj. Poashtu do tė doja qė tė rezervohet nje parking gjigant pėr autobusėt e Selo-Toursit qė bartin qeveritarėt, nė mėnyrė qė tė mos e pengojnė komunikacionin nė qendėr tė qytetit. Ky qytet nuk do duhej tė lidhej fare me rrjetin e energjisė elektrike pasi qė tė gjitha objektet nė tė do tė kishin gjeneratorė. As pėr “Batllavėn” nuk do tė kishin nevojė, ngase tani qė numri i fabrikave vendore tė ujit ėshtė rritur, mundėsia pėr manevrime me tenderė ėshtė mė e madhe. Nė mos “Bonita” apo “Dea” do tė dalė dikush tjetėr qė do tė thajė paratė pėr ta furnizuar qytetin me ujė tė pijshėm.


Medeomos se qyteti do tė kishte infrastrukturė tė mirė; propozoj qė asfalti tė shtrohet 4 herė brenda muajit ndėrsa kanalizimi 2 herė. Nga 6 tendere nė muaj do tė mund tė pėrfitonit tė gjithė. Po de, pėr ata nė ministri e kam fjalėn, ngase ky qytet nuk do duhej tė kishte banorė tjerė pos atyre qė punojnė nė qeveri. Kėsodore gjithēka do tė funksiononte mirė; zhvillim i hovshėm ekonomik ngase tė gjithė do tė pasuroheshin shumė shpejtė, papunėsia nė nivel zero, konsumimi i prodhimeve vendore nė nivel... Rrugė e pėrkryer e formimit tė shtetit.


================================================== ==
Ja ky qfar perqarje ben ne publik:

YLLI
ylli1999@yahoo.co.uk


Ej njerez!
Nje sen deshta me jau thane per Qeverin e re. Ajo do te jete seni qe e kan prit kosovaret qe 100 vjet, me u ba se bashku pushka me mendet (Ramushi dhe Rugova). Definitivisht, Ramushi e meriton poziten e Kryeministrit se eshte ai qe e ka bo te mundeshme me e pas sot TMK-ne edhe mos me pas Shkije neper Dukagjin. E per Rugoven nuk ka cka diskutohet.
Edhe nje sen osht mire qe o ba, ajo eshte kualicioni i j vetem dy R-ve po edhe i dy D-ve se dihet se Ramushi dhe Rugova jon nga Rrafshi i Dukagjinit e dihet se andej jon mendet dhe trimeria e Kosoves (nuk jom veq une qe thom keshtu po tani e pranojne edhe shkijet neper revista , gazeta dhe konferenca).
Tung e nese dikujt i dhem ajo cka e shkruva le te me fal po ēka me ba thone "e verteta dhemb".