Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e the end
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    6

    Origjinalitet

    I nxire brenda vendosa te humb pak kohe te sistemoja vendin ku qendroj.Flete,libra,bloqe,gjithcka qe ishte mbi tryezen ku qendroj.(Pastrimi i vitit te ri do mendoj dikush)Duke sistemuar gjej nje bllok,dhe ulem e lexoj shenimet e ndryshme.ne nje faqe ishte shkruar dicka .............
    Duke e lexuar me la nje shije te vecante ............qe nuk dua t'jua ta pershkruaj.Tani rri e mendoj.
    Pse jemi keshtu ne njerezit e kesaj bote?
    Cfare kerkojme ne kete jete?
    cfare duam ne kete jete?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e the end
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    6

    mendojme

    Ndonjehere mendojme dicka dhe e realizojme por vetem per veten tone,me shpresen e brendeshme qe ta kuptojne dhe te tjeret vete ne menyre spontane.
    Nuk ka shume kohe qe bera dicka qe ti pelqeje dikujt .E bera sepse edhe une brenda meje doja.Si i thuhet IRONIA E FATIT. Nuk ka me vlere ose kuptim te mendoj keshtu por ja qe ndodhi.Me ndodh shpesh si tani qe po i shkruaj ketu.Sa pak mundesi kemi ne kete jete ,dhe nuk i shfrytezojme,gjithmone do dali nje gje qe ta merr kohen,ta merr mundesine dhe ti rrin aty,e shikon qe po kalon dhe nuk je ne gjendje ta ndalosh.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e the end
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    6
    Pse eshte vone per gjithcka ,dhe heret per gjithcka??????
    Vertet ndonjehere nuk perputhen kohet ,por mua me ndodh gjithmone qe jam o vone o heret asnjehere ne kohen e duhur ,ne momentin e duhur (kuptohet per gjerat qe jane te rendesishme per mua ne momente te caktuara).Shume kohe me perpra mendoja se koha ishte nje variant qe une mund ta komandoja ,kurse tani mendoj qe koha eshte ajo qe komandon njerezit ,mendjet .Shikoj dicka e veshtroj dhe i them vetes time ,ehhhh ta shikoje ne kohen e duhur do ishte ndryshe ,kurse vetja ime me thote ,jo ti po e shikon ne kohen e duhur ,por eshte koha e duhur e jotja dhe jo e te tjereve.Sa e komplikuar qe eshte kjo jete sidmos per ata qe nuk arrijne te sinkronizojne kohen e tyre me kohen qe eshte ne realitet ose e kunderta ku i dihet???

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e the end
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    6
    Po pija cigare.
    Duke e pire mendoja ,te gjithe me thojne leje leje se eshte mire per ty dhe per te tjeret qe rrine afer teje ,dhe une brenda meje i bindur qe do e leja por nje deshire e brendeshme qe nuk me len.Cfare eshte kjo gje qe te ben keq dhe nuk mund te besh dot pa ate.Ajo me jep kenaqesi mua pse duhet ta lej,mua me pelqen dhe asnje nuk e din qe me pelqen dhe me thojne leje leje.Ku dine ata se me ben keq mua cigarja ,ku e dine?Jane brenda meje ata?Jo aspak ,vetem une kam hyre brenda dhe e di mire qe me pelqen dhe nuk dua ta le .
    Eh cigarja.Ai tym qe del nga goja ime dhe vetem une di si ta shikoj dhe qe merr forme dhe pak e nga pak .Por duhet ta lej ,duhet te bindem qe ta lej ...........................

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •