Kjo ėshtė pikėpamja e dytė e besimit nė All-llahun e Madhėrishėm. Ajo do tė thotė, tė besosh se vetėm All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Krijues i tė gjitha botėrave: botės shtazore, bimore, yjeve, botėrave qė neve na janė tė njohura dhe tė panjohura. Ato i ka krijuar nga asgjėja dhe ka vendosur nė to ligje tė mrekullueshme, mbi tė cilat kimia, fizika, medicina, astronomia kanė zbuluar fare pak. Vetėm All-llahu i Madhėrishėm e di precizitetin dhe madhėshtinė e tyre. A e di se sa gjethe ka nė ēdo pemė, formėn e ēdo gjetheje dhe pozitėn e saj, sa bakterie ka nė tokė, gjatėsinė e tyre, gjerėsinė, pjesėt nga tė cilat janė tė pėrbėra, elementet jolėvizėse dhe ato lėvizėse nė atom, numrin e tyre, ndryshimet tė cilat ndodhin nė to, lėvizjet apo tė ndenjurit qetė, zhvillimin apo transformimin. Tė gjitha kėto janė tė regjistruara tek Ai nė Libėr. Ai ėshtė Zot i gjithė botėrave. Ai i krijoi, kujdeset pėr to, i shndėrron nga njė gjendje nė tjetrėn. Ai nė ēdo atom tė kėtyre botėrave ka bėrė argument, i cili tė menēurin e udhėzon tek Ai. Pikėpamja e dytė e imanit ėshtė e domosdoshme. Mirėpo, a mjafton vetėm tė besohet nė tė, qė njeriu tė bėhet besimtarė?
Sikur tė vinte ndonjėri dhe tė pohonte se All-llahu ėshtė Krijues dhe Zot, a do tė ishte kjo e mjaftueshme qė kėtė person ta konsiderojmė besimtarė? Jo, nuk mjafton vetėm kjo. Shumica e popujve tė vjetėr pohonin kėshtu. Pabesimtarėt e fisit Kurejsh, tė cilėve (fillimisht) u ėshtė dėrguar Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qė ti largojė nga shirku (idhujtaria) dhe dogmat e tyre tė gabuara dhe tė luftojė kundėr tyre, kur kanė qenė tė pyetur pėr Krijuesin, e kanė pranuar dhe nuk e kanė mohuar. Vet Iblisi (shejtani), krijesa mė e keqe, nuk ka mohuar se All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Krijues dhe Zoti i tij. Kjo vėrehet nė fjalėt e All-llahut tė Madhėrishėm:
Zoti im, mė le deri nė Ditėn e Gjykimit.
ALL-LLAHU ĖSHTĖ SUNDIMTAR DHE ZOT I BOTĖRAVE
Pikėpamja e tretė e besimit ėshtė: All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Sundimtar dhe Zot i botėrave. Disponon me to sipas dėshirės sė Tij, jep jetė dhe vdekje. A mund ta largosh nga vetja vdekjen dhe ta bėsh veten tė amshueshėm nė kėtė botė? Ai jep sėmundje dhe shėndet. A mund tė shėrosh atė tė cilit All-llahu i ka marrė shėndetin? Ai jep pasuri dhe sprovon me varfėri, dėrgon vėrshime dhe shkatėrron. A mundet ai tė cilit i janė dhėnė fėmijėt vajza ti shndėrrojė ato nė meshkuj? A mundet gruaja shterpė tė lindė? Ai u cakton vdekjen disa fėmijėve, kurse tė tjerėve u mundėson tė arrijnė pleqėrinė e thellė. Dėrgon valėt e ftohta dhe acarin nė regjione tė caktuara, e nė tjerat regjione dėrgon valėt e ngrohta, ndėrsa disa tjera i godet me tėrmete. Dukuri tė dukshme dhe evidente, e njeriu nuk mund ti pengojė.
VETĖM ALL-LLAHU I MADHĖRISHĖM MERITON TĖ JETĖ I ADHURUAR
Shumica e njerėzve pohojnė se All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Sundues dhe Zot, se nė mėnyrė sovrane sundon (drejton) me kozmosin. Mirėpo, a mjafton ky pohim qė dikush tė jetė besimtarė? Jo, ėshtė e domosdoshme qė kėsaj ti shtohet edhe pikėpamja e katėrt, e kjo ėshtė se vetėm Ai meriton tė jetė i adhuruar. Nėse ke pranuar se All-llahu i Madhėrishėm ekziston, se Ai ėshtė Zot i botėrave, Pronar i tė gjithave, atėherė mos adhuro askend tjetėr pėrveē Tij, dhe mos iu drejto askujt tjetėr nė ēfarėdo forme tė adhurimit. All-llahu i Madhėrishėm mė ka udhėzuar nė kuptimin e sures En-Nas, nė tė cilėn ėshtė pėrgjigjja drejtuar atij i cili pranon ekzistimin e All-llahut, pushtetin dhe zotėrimin e Tij, por i bėn shirk nė planin e adhurimit. Nuk kam hasur qė ndonjėri nga mufesirėt tė ketė pėrmendur kėtė kuptim dhe shpresoj qė ajo tė jetė e drejtė. I Lartėsuari, All-llahu i Madhėrishėm, thotė: Mbėshtetem nė Zotin e njerėzve, Sunduesin e njerėzve, Tė adhuruarin e njerėzve. Pse ėshtė pėrsėritur shprehja njerėzve? Pse nė vend tė kėsaj shprehje nuk ėshtė pėrdorur pėremri dhe tė thotė: Zotin e njerėzve, Sunduesin dhe Tė adhuruarin e tyre?
Mua mė duket, e All-llahu mė sė miri e di, sikur don tiu thotė njerėzve: kėto janė tri pikėpamje, tė ngjashme mes veti dhe tė rrumbullakėsuara. Ēdo pikėpamje ėshtė e pavarur, krahas lidhshmėrisė sė saj me tjetrėn. Ai ėshtė Zot i njerėzve, d.m.th. ėshtė Krijues dhe Mbrojtės, Ai ėshtė Sundues, d.m.th. Pronari i tyre i Cili sundon me ta sipas dėshirės sė Tij. Ai ėshtė i adhuruari i njerėzve, d.m.th. i Vetmi i Cili vėrtetė meriton adhurim. Nuk ėshtė e lejuar qė nė adhurim Ai tė ketė ortak. Sipas kėsaj, duhet tė besoj nė tė tri pikėpamjet, apo ti mohoj qė tė trija. Ēėshtė me ju qė i vėrtetoni dhe i konsideroni pėr tė vėrteta tė parėn dhe tė dytėn pikėpamje, ndėrsa e mohoni tė tretėn? Si bėni dallime mes gjėrave tė njėjta? I pranoni disa, e i refuzoni disa. Qė tė tri pikėpamjet janė nė tė njėjtin rang dhe nuk mund tė bėhet dallimi mes tyre.
BESIMI NĖ NJĖSHMĖRINĖ E ZOTIT
Besimi se All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Zot i botėrave dhe pronar i tė gjithave ėshtė vepėr e zemrės. Kjo ėshtė dogmė tė cilėn njeriu e pranon. Por besimi se vetėm Ai meriton tė adhurohet nuk redukohet vetėm nė dogmė dhe parim, por pėrfshin edhe sjelljen, veprėn dhe ibadetin (adhurimin). Pra, kush refuzon ta adhurojė All-llahun e Madhėrishėm, apo nė adhurim i bashkangjet ortak, nuk ėshtė besimtarė. E po qė se realizohet besimi se All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Krijues dhe Zot i botėrave, ēka do tė ishte atėherė ibadeti? E para qė na bie ndėrmend ėshtė se ibadeti pėrfshinė dhikrin, namazin, agjėrimin, leximin e Kuranit dhe kėtyreve tė ngjashme tė cilat na afrojnė tek All-llahu i Madhėrishėm. Kjo ėshtė e vėrtetė. Mirėpo ibadeti nuk kufizohet vetėm nė kėtė. Ēdo vepėr e dobishme, e lejuar me sheriat, tė cilėn besimtari e punon duke e dėshiruar me kėtė shpėrblimin e All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė ibadet. Ushqehet qė tė jetė i fortė pėr zbatimin e asaj qė i ėshtė urdhėruar. Marrja e ushqimit nga ana e tij me kėtė nijet (qėllim) ėshtė ibadet. Martohet qė veten dhe bashkėshorten e vet ta bėjė tė virtytshėm dhe tė pėrmbajtur, prandaj edhe martesa e tij ėshtė ibadet. Tė fituarit e pasurisė me kėtė qėllim, si dhe shpenzimi i saj pėr nevojat e familjes, ėshtė ibadet. Pastaj, tė fituarit e diturisė ėshtė ibadet. Marrja e gruas me punėt e shtėpisė, shėrbimi bashkėshortit tė saj dhe pėrkudesja e saj pėr fėmijėt ėshtė ibadet. Ēdo vepėr e lejuar, nėse ai i cili e bėn atė e ka nijetin me tė cilin ėshtė i kėnaqur All-llahu i Madhėrishėm, ėshtė ibadet. Kuptimi i ibadetit ėshtė i gjerė dhe pėrfshinė tė gjitha veprat e dobishme tė njeriut. Ky ėshtė kuptimi dhe domethėnia, e cila shprehet me fjalėt e All-llahut tė Madhėrishėm: Xhinėt dhe njerėzit i kam krijuar vetėm qė tė Mė adhurojnė.
SHPIRTI DHE DOMETHĖNIA E IBADETIT
Ibadeti ka shpirtin dhe trupin (formėn). Shpirti i tij ėshtė besimi i cili ka nxitė nė tė dhe qėllimi pėr shkak tė cilit ėshtė bėrė. Trupi (forma) i ibadetit ėshtė vepėr e gjymtyrėve, shqiptimi i gjuhės dhe lėvizjet e trupit. Namazin e pėrbėjnė, pėr shembull, lėvizjet e trupit dhe shprehjet, qėndrimi dhe ulja, pėrkuljet dhe tė ramurit nė tokė (ruku dhe sexhde), leximi i Kuranit, dhikri (pėrmendja e All-llahut) dhe tesbihi (lavdėrimi i All-llahut). E tėra kjo ėshtė trupi, ana formale e namazit. Nėse nxitėsi i kėsaj nuk ėshtė besimi i drejtė dhe i pastėr, si dhe nėse me kėtė nuk synohet realizimi dhe tė nėnshtruarit urdhėrave tė All-llahut tė Madhėrishėm dhe kėrkimi i kėnaqėsisė sė Tij, atėherė namazi ėshtė trup i vdekur dhe formė pa shpirt.
ESENCIALJA NĖ ADHURIMIN E ALL-LLAHUT TĖ MADHĖRISHĖM
Thelbėsore dhe qenėsore nė adhurim ėshtė qė tė besojmė se vetėm All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Ai i Cili sjell dobi dhe dėm. Kėtė duhet pakėz mė shumė ta sqarojmė. All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Krijues i ēdo gjėje. Ka krijuar botėrat dhe krejt ēka nė to. Nėse do ti vėshtroni kėto gjėra, do tė shihni se All-llahu i Madhėrishėm, i Cili tė gjitha kėto i krijoi, ka bėrė qė disa nga to tė dominojnė ndaj tjerave dhe tė ndikojnė nė to: po e preku zjarri drurin e thatė, e djegė; uji e shuan zjarrin po qe se derdhet nė tė; njeriu e merr malarien nėse e pickon mushkonja (e malaries), e nėse nė trupin e tė sėmurit futet kinina, atėherė ai shėrohet. I Lartėsuari ka bėrė lidhėse ndėrmjet kėtyre gjėrave. Lidhja e tyre bėhet nė masėn tė cilėn Ai e ka caktuar, ashtu qė nga to lindin gjėra tė reja. Klori ėshtė materie e dėmshme, soda ėshtė materie e dėmshme, por kur ato tė lidhen nga to formohet materia e dobishme, e domosdoshme pėr njeriun - kripa e kuzhinės. Nga kjo mund tė nxjerrim konstatimet vijuese:
1. Kemi hasur se lidhjet dhe raportet i pasojnė rregullat e caktuara tė cilat nuk ndryshojnė. Ato janė ligjet e All-llahut tė Madhėrishėm nė gjithėsi, tė cilat profesionalisht i quajmė ligje natyrore.
2. Kėto lidhje nė mes gjėrave, tė cilat i kemi quajtur ligje natyrore, nuk janė tė tėrat tė dukshme, siē ėshtė e dukshme dhe e qartė lidhja nė mes tė zjarrit dhe drurit tė cilin e djegė, dhe nė mes tė zjarrit e ujit i cili e shuan atė. Nuk janė tė gjitha kėshtu tė thjeshta dhe tė qarta, por shumica e tyre janė mė precize dhe me kuptime mė tė thella. All-llahu i Madhėrishėm pėr ēdo sėmundje ka pėrcaktuar barin shėrues, por nuk e ka vendosur nė vend tė dukshėm dhe nuk e ka bėrė tė gatshėm dhe tė pėrgatitur pėr pėrdorim, por e ka bėrė (e lartėsuar ėshtė urtėsia e Tij) tė fshehur nė vende tė ēuditshme dhe nė gjendje nė tė cilat nuk pritet qė tė gjenden. Penicilinin e ka bėrė nė materien e cila duket sikur tė jetė helm vdekjeprurės, siē ka bėrė qė parfumet mė tė kėndshme dhe ngjyrat mė tė bukura tė gjenden nė njėrėn nga materiet mė kundėrmonjėse dhe mė tė keqe, nė materien e zezė e tė lemeritshme e cila quhet katran. Nga kjo fitohen parfumet dhe ngjyrat! Dhe nuk gjendet nė gjendje tė ngjashme, pėrkatėse, por elementi frytėdhėnės dhe i nevojitur ėshtė i pėrzier me materiet tjera dhe ndarja e tij kėrkon prova, eksperimente dhe pėrpjekje tė shumta. Kush e ka lexuar librin Mėsuesja e pėrjetshme, ka kuptuar se si pėr pėrfitimin e njė grami radium ėshtė kėrkuar filtrimi i masės shumė tė madhe tė materieve tė ndryshme, si dhe realizimi i procedurave dhe proceseve tė cilat kanė pasuar pas kėsaj kanė zgjatur me vite.
3. Deri mė tani nuk kemi zbuluar nga ligjet e gjithėsisė, tė cilat i ka vendosė Zoti i gjithėsisė, pėrveē se sa pika e ujit nga deti. Kemi parė nė to mrekulli tė mėdha dhe kėto pak gjėra qė i kemi zbuluar i kemi klasifikuar nė grupe dhe lloje tė cilat i kemi quajtur shkenca. Kėshtu kanė lindur biologjia, kimia, fizika, fiziologjia, medicina dhe shkencat tjera. Ēdonjėrės nga kėto lėmi shkencore i janė pėrkushtuar njerėz tė caktuar dhe mirren ekskluzivisht me tė pėr tė perceptuar dhe kuptuar ligjet e All-llahut tė Madhėrishėm nė tė dhe pėr tė zbuluar edhe mė tepėr pėr to.
4. Kemi zbuluar se nė gjithėsi ka gjėra tė cilat na dėmtojnė dhe tė cilat na bėjnė dobi. Dobia dhe dėmi janė dyllojesh:
a) ajo e cila ndodh me shkaqe tė jashtme, tė dukshme, nė harmoni me ligjet e natyrės, tė cilat i kemi zbuluar, si p.sh. kur pushon sė rrahuri zemra e ndokujt pas marrjes sė helmit. Gjatė pėrvojės dhe eksperimenteve kemi kuptuar ndikimin e tij nė zemėr.
b) ajo e cila ndodh pa shkaqe tė jashtme, tė dukshme, dhe e cila nuk bazohet nė ndonjė ligj tė njohur, siē ėshtė rasti kur pushon sė rrahuri zemra e njeriut me trup tė shėndoshė, befas nga goditja nė zemėr, shkaku i sė cilės ėshtė i panjohur. Tė dyja kėto kategori apo lloje janė nga All-llahut i Madhėrishėm. Ai i vetmi jep dobi apo dėm.
5. All-llahu i Madhėrishėm e ka krijuar njeriun me prirje kah e dobishmja, dhe njeriu shėrbehet me tė gjitha mjetet qė kėtė edhe ta realizojė. All-llahu i Madhėrishėm njeriun e krijoi me prirje natyrore qė ta urrejė dėmin dhe ai i pėrdorė tė gjitha mjetet dhe dinakėrinė qė ta largojė atė nga vetja. Kėrkon ndihmė dhe nė kėtė pėrdorė tėrė forcėn. Disa lloje tė kėrkimit tė ndihmės feja i lejon, e disa i ndalon dhe i konsideron tė kundėrta me imanin (besimin). Atėherė, pra, cili kėrkim i ndihmės ėshtė i lejuar, e cili i ndaluar? Nėse tė sėmuret fėmija dhe ti e fton mjekun qė ta kontrollojė, e ai ia pėrshkruan ilaēin, ke bėrė atė qė ėshtė e lejuar, sepse pėr mjekim je shėrbyer me ligjin natyror tė cilin e ka vėnė Krijuesi i gjithėsisė dhe me njeriun i cili e njeh atė ligj. Por, sikur ta ftoje pseudomjekun pėr ti pėrshkruar barėrat pa njohuri dhe pa respektimin e ligjeve natyrore, kjo do tė ishte mėnyrė e ndaluar e kėrkimit tė ndihmės. Sikur tė shkoje te varri i mjekut dhe atė ta ftoje nė ndihmė, do tė ishte kjo mėnyrė e ndaluar e kėrkimit tė ndihmės. Por, nėse shkenca e mjekėsisė ėshtė e paaftė, apo ilaēi nuk tė bėnė dobi, e je ndihmuar nė shėrim me dua (lutje) apo sadaka (dhėnie tė lėmoshės), apo ke kėrkuar nga njeriu i devotshėm qė tė bėjė dua pėr ty, kjo ėshtė mėnyrė e lejuar e kėrkimit tė ndihmės. Nėse je ndalur te varri i njeriut tė mirė e tė devotshėm dhe ke kėrkuar nga ai ndihmė, atėherė kjo ėshtė mėnyrė e ndaluar e kėrkimit tė ndihmės. Dhėnia e ilaēit pacientit tė sėmurė, si mjet pėr shėrim, ėshtė e lejuar. Mirėpo, po e more recetėn mjekėsore, e tė bėsh nga ajo hajmali dhe ta varėsh rreth qafės sė tė sėmurit, apo po ta vėje nė ujė e ti japish tė pijė nga ai ujė me bindje se kjo do ta shėrojė, me kėtė ke vepruar atė qė ėshtė e ndaluar.
Kėrkimi i dobisė nga gjėrat tė cilat All-llahu i Madhėrishėm nuk i ka bėrė tė dukshme me shkaqe tė jashtme tė asaj dobie, ėshtė i ndaluar. Nėse gruaja sterile kėrkon ndihmė nga mjeku dhe nga barėrat tė cilat All-llahu i Madhėrishėm i ka dhėnė, tė cilat janė tė prodhuara nė harmoni me ligjet e natyrės, atėherė ajo nuk ka bėrė asgjė qė ėshtė e ndaluar apo qė ėshtė nė kundėrshtim me fenė. Mirėpo, sikur tė besonte, sikur qė kanė besuar plakat nė Siri, se trokitja nė hallkėn e vendosur nė xhaminė Handelite nė kodrėn Kasjun (te Damasku), xhumanė e parė tė muajit Rexheb, ndihmon qė tė mbetet gruaja shtatzėnė, apo nėse do tė shėrbehej me lidhjen e leckės nė dritaren e njėrės nga tyrbet si mjet pėr arritjen e shtatzėnisė, atėherė ajo do tė bėnte atė qė ėshtė nė kundėrshtim me besimin e pastėr islam. Pra, nga kjo ėshtė e qartė se, tė ndihmuarit me ligje natyrore, tė drejtuarit nė njeriun i cili i njeh kėto ligje dhe marrja e mjeteve tė zakonshme pėr realizimin e dobisė, ėshtė e lejuar, por me kusht qė tė besojmė dhe ta kemi ndėrmend se vetėm All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Ai i cili sjell dobi, e jo dikush tjetėr.
TĖ LEJUARIT DHE TĖ NDALUARIT I TAKON VETĖM ALL-LLAHUT I MADHĖRISHĖM
Dobitė deri te tė cilat arrijmė nė harmoni me ligjet natyrore janė dobi tė dunjallėkut. Sepse All-llahu i Madhėrishėm e ka nxitur mendjen tonė nė zbulimin e ligjeve tė reja natyrore, e jo nė zbulimin e asaj qė ėshtė prapa materies - metafizikės. Nė kėtė botė punojmė nė prokurimin e dobisė dhe largimin e dėmit nė kufijtė e materies. Nė botėn tjetėr nuk mund tė prokurojmė as dobi e as dėm. Pasi qė All-llahu i Madhėrishėm e ka caktuar shkakun e dobisė sė ahiretit, e ai shkak ėshtė kryerja e vaxhibeve - obligimeve me tė cilat na ka obliguar, dhe pasi qė ka caktuar shkakun e dėmit tė ahiretit, e ai ėshtė teprim i harameve - asaj qė na e ka ndaluar. Pra, ndalimi dhe lejimi, nė tė cilat ndėrtohet shpėrblimi dhe dėnimi, i takojnė ekskluzivisht All-llahut tė Madhėrishėm. Nuk ėshtė e lejuar qė dikush tė thotė sipas mendjes sė vet: Kjo ėshtė hallall - e lejuar, kjo ėshtė haram - e ndaluar. Askush nuk ka tė drejtė tė urdhėrojė diēka qė All-llahu i Madhėrishėm nuk ka urdhėruar, e as tė ndalojė diēka qė All-llahu i Madhėrishėm nuk ka ndaluar. E kush ia jep tė drejtėn e lejimit dhe ndalimit dikujt tjetėr krahas All-llahut tė Madhėrishėm, ai atė e adhuron dhe me kėtė bėn shirk - idhujtari.
Krijoni Kontakt