Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Kush është Roman Abramoviç?

    Abramoviç, jetimi që u bë miliarder

    Rusi zotëron një pasuri prej 13.2 miliardë dollarësh




    Kur Roman Abramoviç, oligarku rus dhe guvernatori i rajonit të pasur me minerale të Çukotkas, në korrik të vitit të kaluar bleu shumicën e aksioneve të klubit të Çelsit, pati një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e të gjitha mediave për të zbuluar burimet e pasurisë së tij të pashtershme.

    Askush nuk e njihte miliarderin më të ri të botës, një miliarder i mistershëm për të cilin thuhet se deri para vitit 2000 nuk ekzistonte asnjë foto që paraqiste imazhin e tij. Sot për Abramoviçin mund të thuhet me plot gojën si një nga njerëzit më të pushtetshëm në ekonominë botërore. Perandoria e tij financiare është jashtëzakonisht e madhe, teksa vlera e pasurisë së tij kap shifrën marramendëse të 13.2 miliardë dollarëve.

    Biografia
    Po kush është miliarderi rus, fama e të cilit është shpërndarë në të gjitha anët e rruzullit? Biografia e Abramoviçit është e një njeriu që ka arritur t'ia dalë mbanë me forcat e tij dhe me çdo kusht. I lindur në Saratov më 24 tetor të vitit 1966, ai mbeti jetim që 18 muajsh, pas vdekjes së të ëmës. Ndërsa babai i vdiq kur Roman ishte katër vjeç. Ai u rrit në familjen e xhaxhait të tij, në rajonin e Komit, në verilindje të kryeqytetit të Rusisë, ku u transferua për të ndjekur studimet. Por, rënia e komunizmit dhe etja për të privatizuar sa më shumë e detyruan Romanin që të braktiste shkollën dhe të niste aventurën e biznesit pa rregulla. Fillon të punojë si saldator për "Runikom", një kompani e specializuar për shitblerjen e naftës. Në vitin 1992, kur ishte në moshën 25-vjeçare, hetohet së bashku me disa persona të tjerë për zhdukjen e 50 fuçive me naftë, të cilat u zhdukën në mënyrë misterioze.

    Afrimi me klanin Jelcin
    Në mesin e viteve '90 bëhet mik i afërt i vajzës së preferuar të Boris Jelcin, si dhe të mbretit të oligarkëve rus, njeriut të fuqishëm dhe energjik Boris Berezovski, i cili kishte kontribuar shumë për rizgjedhjen e presidentit Jelcin. Por, ndërsa Berezovski dhe bashkë me të manjati i medias, Vladimir Gusinski, u detyruan që të largoheshin nga vendi për shkak të presioneve të qeverisë, pasi kishin sfiduar drejtpërdrejtë politikën e presidentit Putin, Roman Abramoviç arriti të afirmohej si një personazh i fuqishëm, i ndimuar shumë edhe nga zgjedhja për të vetëqeverisur: oligarku i rritur në kopshtin e gangsterëve, transformohet shumë shpejt në një pronar dhe biznesmen të fuqishëm. Fati i tij më i madh ishte, kur në vitin 1995 ai takoi kapitalistin më të fuqishëm rus, Boris Berezovski, me të cilin arriti të hidhte hapat e para e të fitonte aksione në kompaninë gjigande të naftës "Sibneft". Kur Berezovski la Rusinë në vitin 2000, për t'u shpëtuar nga akuzat që ishin ngritur ndaj tij, atëherë të gjithë kompaninë e naftës ai ia shiti Abramoviçit. Tani, përveçse kompanisë "Sibneft", Abramoviç ka interesa edhe në sektorin e aluminit, automobilave dhe televizionit; të gjitha këto biznese të tij janë të regjistruara në kompaninë britanike "Millhouse Capital". Ai po e shpenzon pasurinë e tij në një mënyrë mjaft të dukshme, duke përfshirë këtu edhe shumën e 400 milionë dollarëve për të blerë klubin anglez të futbollit, Çelsi dhe disa nga futbollistët më të mirë të botës.



    Tërheqja e bizneseve nga Rusia

    Abramoviç, i cili gjatë vitit të kaluar pritej të ishte oligarku i radhës në shënjestrën e Kremlinit ka filluar menjëherë të shesë asetet e tij në Rusi. Në muajin shtator të vitit 2003, ai shiti 25% të aksioneve të para që zotëronte në kompaninë e aluminit, "Ruski Alumin", ndërsa pak kohë më parë ai ka shitur me vlerën e 2 miliardë dollarëve, 25% të aksioneve të mbetura në këtë firmë. Tashmë, gjithnjë e më shumë, të gjitha këto shitje dhe tërheqja nga bizneset e tij në Rusi, lënë për të dyshuar se shkaku ka të bëjë me faktin që Abramoviçi synon t'i shpëtojë goditjeve të mundshme nga Kremlini. Ai njihet si mbështetës i ish-presidentit Jelcin, ndërsa me presidentin aktual Putin, ka pasur mosmarrëveshje të shumta, sidomos lidhur me faktin e sponsorizimit të fushatave elektorale të rivalëve të numrit 1 të shtetit rus.



    Shifra

    8
    vendi, që zë Roman Abramoviç në renditjen e njerëzve më të pasur të Britanisë së Madhe. "De fakto", Abramoviç është edhe miliarderi më i pasur i Rusisë, pasi aktualisht njeriu që ka më shumë para në Rusi, Mikail Kodorkovski, është i burgosur. Abramoviç është renditur në listën britanike të të pasurve, pas zhvendosjes së tij nga Rusia në Londër.
    13.2 miliardë
    dollarë është pasuria aktuale e Roman Abramoviç. Manjati rus gëzon një ndër pasuritë më të mëdha të botës dhe renditet në vend të 13-të miliarderëve të rruzullit tokësor. Aktualisht, Abramoviç është pronar i kompanisë së naftës "Sibneft", i skuadrës së Çelsit dhe është kandidatura numër 1 për blerjen e garës së makinave Formula 1.
    3 miliardë
    dollarë është rritja e pasurisë së Abramoviçit nga viti i kaluar. Rusi është i pari biznesmen, që ka përfitimin e rritjes së pasurisë në një vit. Në vitin 2004, pasuria e tij ishte 10.6 miliardë dollarë, ku renditej në vendin e 25-të të listës së miliarderëve botërorë, ndërsa në vitin 2003, pasuria e tij ishte 8 miliardë dollarë.
    100 milionë
    dollarë në vit që i siguronte nga rafineria e naftës "Sibneft" në Omsk. Në këtë kompani ai ka 80% të aksioneve. Përveç "Sibneft", Abramoviç ka investuar në industrinë e aluminit, flotave ajrore, në centrale termoelektrike, fabrika automobilash, kamionësh e autobusësh, banka dhe kompani sigurimesh në të gjithë Rusinë.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    personazhi


    Ai ka investuar 250 milionë dollarë për sigurinë e tij dhe të familjes

    Manjati rus, më i mbrojtur në botë

    Truprojat mbikëqyrin 24 orë në 24 lëvizjet e Abramoviç




    Nuk janë më presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, njerëzit më të mbrojtur të botës.

    Xhorxh Bush dhe Vladimir Putin janë kaluar nga sistemet e sigurisë së Roman Abramoviçit, manjati i naftës siberiane, i cili gëzon një pasuri personale prej 13 miliardë dollarësh. Guvernatori i rajonit lindor të Çukotkës dhe pronari i skuadrës angleze të Çelsit, Abramoviç, në muajt e fundit ka arritur të ngrejë një sistem truproje mjaft të sofistikuar, ndërsa asnjë precedent nuk është regjistruar në dëm të tij. Investimet për këtë çështje, kapin shifrën e 250 milionë dollarëve për të mbrojtur veten, gruan dhe pesë fëmijët e tij.

    Investimet për sigurinË
    Për të kompletuar flotën e tij, 37-vjeçari rus, ka blerë edhe jahtin më të madh dhe më të sigurtë në qarkullim. "Pelarus" është një jaht hotel, gjigand, i lartë prej 115 metrash dhe është ndërtuar me sistemet e mbrojtjes më të sofistikuara që janë në përdorim edhe nga anijembajtëset amerikane. Ky jaht, i cili kushton më shumë se 120 milionë dollarë, ndodhet ende në kantieret e ndërtimit në Francë. Ai është i ndërtuar nga mjete kundërminave, kundërajrorë automatik dhe helikopter të blinduar. I vëzhguar ditë e natë nga 50 ish-agjentë të Shërbimeve të Sigurisë Angleze, ky arsenal marine gëzon dhe një sistem mbrojtjeje, të cilat e bëjnë të padukshëm nga radarët normalë. Oligarki i pasur rus, nga ankthi i atentateve ka ngritur edhe një patrullë private ajrore. Aeroplanit të parë, Boeing 737 i është shtuar edhe një Boeing 767-300 ER, i cili ka kushtuar më shumë se 100 milionë dollarë. Ky i fundit, i cili ndodhet i parkuar në Bazel të Zvicrës, është një tip aeroplani më i avancuar se aeroplani Air Force One që i rezervohet vetëm presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atij i është adoptuar një sistem antiminë, që ka kushtuar më shumë se 1 milion e gjysmë dollarë dhe mund të furnizohet me naftë gjatë fluturimit. Linjat e komunikimit të tij janë të koduara dhe nuk mund të përkthehen. Aeroplani mund të mbajë në bord reth 360 pasagjerë. Ky gjigand ajror nuk mund të ulet në çdo aeroport rus. Për t'i përshtatur një ulje të sigurtë në aeroportin e Anadirit, kryeqendra e "Çukotkas së tij", miliarderi Abramoviç ka shpenzuar 50 milionë dollarë për rikonstruksionin e këtij aeroporti. Midis jahteve të blinduara dhe aeroplanëve shumë sofistikues, Abramoviç nuk ka asnjë rival, të paktën përsa i përket sistemit të mbrojtjes. Presidenti amerikan Bush disponon vetëm dy Boeing 747-200, më të vegjël dhe më të përdorshëm. Presidenti rus Putin mbështetet në dy aeroplanët Ilyushin, të cilët janë përdorur më parë nga presidenti Jelcin. "Gara e armatimeve" e mbretit të petrolit ka sjellë shumë kuriozitete dhe pyetje. Një zë afër Abramoviçit thotë se, edhe të gjitha rezidencat e tij të shpërndara në të gjithë botën "janë më të blinduara se vetë Pentagoni".

    Eskorta “Abramoviç”
    Truprojat e tij ruajnë e vëzhgojnë Abramoviçin, së bashku me të gjithë familjarët e tij, në sistemin 24 orë në 24. Ai qarkullon me një kolonë Mercedezash dhe Rolls Rojsash, të cilat janë me perde të zeza dhe nuk pyesin fare nga shpërthimi i bombave; askush nuk e di se ku prodhohen këto vetura. Për t'iu shmangur rrezikut që të mos i lërë fëmijët jetimë, ai kurrë nuk hipën në të njëjtën makinë me gruan e tij 30-vjeçare, ndërsa zonja Irina vëzhgohet edhe nga një truproje femër edhe kur shkon në banjo. Prej muajsh Abramoviç kurrë nuk kalon më shumë se një natë në të njëjtin shtet; ai lëviz vazhdimisht. Për këtë arsye, shtypi rus ka hedhur dyshime të shumta rreth kësaj fobie të Abramoviçit. Më shumë se sa atentateve, cari i Siberisë ka frikë se mos arrestohet, pas denoncimeve të Gjykatës së Ekonomisë dhe Prokurorisë, të cilat kanë zbuluar disa shkelje dhe abuzime. Me shumë siguri, ai nuk dëshiron të përfundojë në pranga si Kodorkovski, i cili u arrestua pikërisht në avionin e tij.
    Përgatiti: Shaban Sulçe



    Miliarderi që u zgjodh Guvernator

    Çukotka është një nga rajonet më të humbura të Rusisë. Është në kufi me Alaskën, ndodhet 70 mijë kilometra dhe 230 orë larg Moskës. Ajo numëron 72 mijë banorë. Banorët në shenjë respekti e thërrasin guvernatorin e tyre Roman Arkadieviç
    Në dhjetor të vitit 2000, Abramoviç u zgjodh Guvernator i Çukotkas, duke fituar 92% të votave, përballë një rivali që nuk kishte asnjë shans për të fituar. Ai ishte një banor vendas dhe punonte si rritës derrash.
    Përpara zgjedhjes së Abramoviçit si guvernator, rajoni ishte i zhytur në varfëri ekstreme, ku mungonin elektriciteti, gazi, ngrohja dhe asistenca mjekësore. Por, dora e miliarderit është ndjerë teksa ai ka investuar 35 milionë dollarë për ndërtimin e shtëpive, spitaleve, shkollave etj.
    Dy janë hipotezat kryesore që kanë lindur pas zgjedhjes së Abramoviçit si Guvernatori i Çukotkas. E para ka të bëjë me idenë se ai ka vendosur të bëjë këtë lëvizje, në mënyrë që të shfrytëzojë i pashqetësuar pasuritë natyrore të këtij vendi. Shumë të tjerë mbështesin hipotezën se Abramoviç dëshiron të shfrytëzojë këtë rajon për të depozituar mbetjet nukleare.


    Si e përcolli media lajmin e bujshëm
    Kur bleu Çelsin

    Korrik 2003 - Nga Londra vjen një lajm i bujshëm. Një miliarder i pasur rus, i mistershëm e i panjohur, dëshiron të blejë klubin anglez të futbollit Çelsi FC. Askush nuk e njeh Roman Abramoviçin, më i riu i miliarderëve të botës, i cili ishte vetëm 37 vjeç dhe thoshte se ishte i gatshëm të shpenzonte miliona dollarë për blerjen e Çelsit, që asokohe ishte i zhytur në borxhe. Deri më tani, ai ka harxhuar më shumë se 400 milionë dollarë për skuadrën angleze, shumë kjo që nuk e kanë shqetësuar aspak llogarinë bankare të tij. Ndërkaq, Abramoviçi do të deklaronte: "Nuk e kam blerë Çelsin për të fituar para, ka mënyra të tjera më të sigurta dhe më të lehta për të fituar. Të zotërosh një skuadër futbolli ka qenë një nga ëndrrat e mia dhe fitimi i trofeve të rëndësishme më jep një kënaqësi të madhe. E di shumë mirë se çfarë thonë njerëzit për ne rusët, por, megjithatë, këto janë diskutime që nuk më interesojnë aspak. Jeta jetohet vetëm njëherë dhe jo në përjetësi. Dhe kur vdes nuk mund t'i marrësh paratë me vete, ato pastaj nuk kanë më asnjë vlerë. Kjo është një mënyrë për ta shijuar jetën". Rusi i mistershëm, që po çudiste botën, filloi menjëherë tronditjen e merkatos së futbollistëve. Chelsi, ose Chelski që u quajt kështu për hir të Abramoviçit është bërë epiqendra e merkatos së futbollit evropian, ku fanellën e bluve të Londrës e kanë veshur të gjithë futbollistët më të mirë në qarkullim.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    "Cari" Roman Abramoviç, miliarderi që ka pushtuar futbollin e luanit britanik

    "Pasaporta" e Roman Abramoviçit
    Pasuria: 14.7 miliardë dollarë (sipas revistës "Forbes").
    Burimet e të ardhurave: "Sibneft", "Alumini Rus", vaji, metalet.
    Aksione: Ka blerë klubin e Çelsit të Anglisë për shumën e 400 milionë dollarëve (3 korrik 2003).
    Mosha: 38 vjeç.
    Statusi: I martuar për të dytën herë, pesë fëmijë.


    Klubi i famshëm i futbollit londinez, Çelsi, u ringjall tërësisht që kur Roman Abramoviçi e bleu më korrik 2003, duke investuar 213 milionë stërlina (mbi 400 milionë dollarë) për lojtarët e rinj. Si pasojë e këtyre "transaksioneve" ekipi i Çelsit regjistroi përgjatë sezonit 2003?2004 një humbje prej 88 milionë stërlinash, afërsisht dyfishin e borxhit prej 49.5 milionë stërlinash të Lids Junajtidit, kur ky klub ndodhej në prag të falimentit në vitin 2003. Biznesmeni rus 38-vjeçar u karakterizua nga një pjekuri e paparë në udhëheqjen e grupimit londinez dhe aktualisht është i parapëlqyeri i presidentit rus, Vladimir Putin, si dhe njëkohësisht në funksionin e guvernatorit të rajonit Cukotka, në Rusi. Për këtë rajon bëhet e ditur se ai ka harxhuar mbi 300 milionë dollarë, për të ndërtuar çdo gjë nga e para: Kinema, dyqane, hotele, për një popullsi që nuk i kalon 73.000 banorët. Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, banon së bashku me gruan dhe pesë fëmijët e tij në pallate madhështorë dhe tepër modernë, mes jahteve dhe avionëve privatë, shpenzimet e të cilave i nxjerr nga pasuria e "arit të zi" dhe aluminit.

    Reporterët e "Paris Match" kanë qenë të parët që bënë "zbulimet" mbi të fshehtat e jetës së tij. Por, sipas revistës "Forbes" (është cilësuar si ndër 100 personalitetet e botës për shekullin XX), Abramoviç, zotëron një pasuri prej 14.7 miliardë eurosh, shumë i matur, mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, por një person që nuk jep pothuajse asnjë intervistë dhe që i urren fjalimet në publik.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Abramoviç, i mistershëm

    I mbetur jetim në moshën 4-vjeçare, Roman Abramoviç nuk mundi të ndjekë studimet e larta, duke u rritur nga xhaxhai, tezja e tij, si dhe gjyshërit, diku në Siberi. Roman, lindi në vitin 1966 në Saratov, në kohërat e ish?Bashkimit Sovjetik. I rrethuar në më të shumtën e kohës nga shumë truproja (rreth 30 të tillë), ai zotëron dy avione "Boing 737" dhe një tjetër "767" (tipi i fundit i blerë kundrejt shifrës prej 81 milionë euro), prona të pafundme, ndër të cilat, banesën e tij në "Fining Holl" në Angli (20 milionë euro, ku dhe ka punësuar rreth 28 vetë), 3 jahte luksozë, ndër të cilët "I kaltri i madh" (90 milionë dollarë) dhe "Pelorusin" (100 milionë dollarë), me një gjatësi prej 115 metrash dhe të pajisur me një sistem alarmi anti?raketë, si dhe 2 helikopterë dhe një nëndetëse.

    Roman Abramoviç do të kishte vazhduar të jetonte për një kohë të gjatë mënjanë vëmendjes së njerëzve, në rast se nuk do të kishte blerë, para me pak se dy vjetësh klubin e futbollit të Çelsit. Miliarderi i ri ka investuar tashmë 580 milionë euro (2005), për ta shndërruar ekipin londinez në kampionin e ri të Anglisë pas 50 vitesh. Ai mori në punë administratorin më të mirë nga Mançester Junajtid, Piter Kenion, trajnerin portugez, Hoze Mourinjo, kampion i Europës vitin e shkuar me Porton, si dhe një plejadë yjesh, si, francezin Klod Makalele, lojtarin nga Bregu i Fildishte, Didjë Drogba dhe irlandezin Damien Daf. Në përvjetorin e 100-vjetorit të klubit, që fitoi titullin në kampionatin anglez, dhe të çoroditur nga dalja e papritur në skenën e futbollit anglez e këtij të panjohuri, tabloidët britanikë iu vunë "gjurmimit" të Abramoviçit. Dy gazetarë anglezë, Dominik Midglei dhe Kris Hacins, u përpoqën që të skicojnë në një libër, rrugëtimin e jetës së tij dhe u përqëndruan në fillimet e pasurisë, si dhe tek disa miq dhe dashuri të rinisë. "Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh", shkruante Balzaku.

    Po çfarë ka bërë Abramoviç? Si mundet, duke u nisur nga asgjëja, që të bëhesh dhjetë herë më i pasur dhe kjo brenda 15 vjetësh, se sa Ernest Antuan Seiljer, trashëgimtar i një familje të pasur që shtrihet në shumë breza? I dyshuar nga disa syresh se nuk është veçse një emër prapa të cilit fshihet mafia ruse, i akuzuar nga disa të tjerë se në moshën 25-vjeçare ka vjedhur një dërgesë me fuçi nafte, Abramoviç u jep udhë hipotezave nga më të ndryshmet. Të hetosh në lidhje me të është shumë e vështirë, sepse ky njeri, sipas mënyrës "Zoti Arkadin" të Orson Uelsit, është i pakapshëm. Ai jeton mes Londrës dhe Moskës, udhëton vetëm me helikopterët ose me avionet e tij privatë. Atë nuk e ka parë asnjë banor i Rogejtit, fshati i Suseksit, që ndodhet afër zotërimit të tij në "Fining Holl", në Angli. Ndërkohë, që të gjithë të punësuarit kanë nënshkruar një marrëveshje ruajtje sekreti, të cilën nuk kanë ndër mend ta shkelin, pasi rrezikojnë të humbin vendin e punës, si dhe pagesën e majme financiare.

    Në Bregun e Kaltër (Cote de Azzur) francez, ku ai shkon që prej dhjetë vitesh, madje edhe në dimër, shpeshherë dallohet që nga larg jahti i tij "I kaltri Madh", por asgjë më shumë se kaq. "Mes të pasurve rusë, Abramoviç është më i maturi. Vështirë se mund t'i afrohesh. Hera?herës, me pak fat, mund ta shohësh në krah të gruas dhe të fëmijëve të tij në plazhin Keler, të Kepit të Antibeve",- thotë Aleksandër Bizeli, i cili ofron shërbimet për miliarderët rusë që kalojnë pushimet në bregdetin francez. "Abramoviç ka vetëm një shqetësim: të mos bjerë shumë në sy", ? pohon Zhilbert Blo Tajer, kryetari i Bashkisë së Kurshevelit, stacioni në modë, ku Abramoviç shkon rregullisht të bëjë ski. Atje, i shoqëruar nga një shërbim i pakësuar në minimum (gjithsesi tre truproja), ai strehohet në hotelin Biblos, ndërkohë që të afërmit e tij qëndrojnë në Kilimanxharo
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Jeta krahas gruas dhe pesë fëmijëve të tij

    Ndonëse shumë vetë kanë gjykuar mbi figurën e tij, ai mund të konsiderohet si një "person higjenik", pasi nuk pi alkool dhe duhan dhe përkundër miliarderëve të tjerë rusë, ai nuk shkon në klube nate. Shihet shumë rrallë në ndonjë pritje ose në ndonjë ceremoni. Disa fotografi zyrtare, ku ai qëndron përkrah gruas, Irinës dhe pesë fëmijëve, të krijojnë përshtypjen e një familjeje të mesme dhe jo të një "manjati" të njohur të naftës. Jeta e tij dashurore duket po aq "pa kthesa", sa edhe vetë personazhi. Pas një martese të paqartë në moshën 21-vjeçare, pas dy vjetësh ndahet.

    Ai takon në një avion gruan e tij të dytë, Irina Malandinën, një stjuardesë e kompanisë "Aeroflot", ku ai do të bëhet pas disa vitesh një ndër aksionerët kryesorë. Martohen në vitin 1991 dhe një vit më pas ata së bashku kanë fëmijën e tyre të parë, Anën. Më pas do të vijnë Sonja, Arkadi, Arina dhe Ilia. Edhe më e tërhequr se i shoqi, Irina ia kushton pjesën më të madhe të kohës rritjes së fëmijëve. Jashtë rrethit famijar, ajo ndjek kurse mbi historinë e artit dhe kur udhëton jashtë shtetit viziton shpesh?herë galeritë më të njohura. Shkurt, në pamje të parë, Roman dhe Irina, kanë gjithçka që do të dëshironte një çift i përkryer: të matur, të rinj, të bukur dhe të pasur. Një pamje lumturie e qetë, e cila pason vitet?stuhi të hapave të parë të këtij miliarderi të ri.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rinia dhe fillesa e biznesit me "arin e zi"

    Rinia e Roman Abramoviçit i ngjason një romani të Çarls Dikensit. Ajo fillon në vitet '60 në një hotel të mjerë të Siktivkarit, rreth 1000 kilometra në verilindje të Moskës. Në atë kohë, familja e tij ndante me dhjetëra të tjera, një kuzhinë dhe një tualet. Në moshën 4-vjeçare, mbetet jetim. Nëna e tij bie viktimë e një dështimi, dhe pak kohë më vonë, të atin e tij, një inxhinier ndërtimi, e copëton një vinç. I marrë në kujdestari nga dy ungjët e tij, Leibi në Ukhta, në veri të Rusisë dhe Abrahami, në Moskë, Roman, jeton i hallakatur mes shumë shtëpive. Nga Leibi, i cili drejton një shoqëri shtetërore druri, ai mëson të fshehtat e zanatit të biznesmenit në regjimin komunist, një përzjerje e këndshme e tregut të zi dhe korrupsionit.

    Gjatë shërbimit ushtarak, të cilin e filloi në fund të vitit 1985 në një njësi artilerie, ai tregon një aftësi të jashtëzakonshme për të shmangur mosmarrëveshjet, e thënë ndryshe për t'i pëlqyer të gjithëve. Nuk dihet shumë në lidhje me fillimet e tij në botën e biznesit, përveç faktit se ai e nisi me tregëtinë e objekteve të luksit dhe më pas krijoi një firmë, "Uyutin", e cila prodhonte kukulla plastike. "Ai merrej me gjithçka që mund t'i sillte ndonjë dollar" ? shpjegojnë gazetarët Midglej dhe Hatcins. Në fillim të viteve '90, krijoi dhe likujdoi rreth njëzet shoqëri me objekte aktiviteti nga më të ndryshmet, që nga gomat e deri tek marrja në punë e truprojave". Por me ardhjen në pushtet të Boris Jelcinit në vitin 1991, Abramoviç merr krahë. Nafta e bën atë një njeri të pasur. Në sajë të liçensave të eksportit, ai rishet jashtë shtetit "arin e zi" që e blinte në Rusi "për pesë lekë".

    Si rrjedhojë, fiton milionat e para të dollarëve dhe hyn në botën e oligarkëve, e thënë ndryshe të miliarderëve të rinj rusë. Në gusht të vitit 1992 ai ndoqi gjurmët e të atit të tij, ish-drejtor lokal i industrisë së naftës. Vetëm disa telefona dhe dëgjime, mori vendin e të atit, ndërsa shumë prej kolegëve të babait të tij ishin ende në ato vende pune. Ndërroi vetëm mobiljet dhe makinat, ndërsa me pas mori zyra të tipit suedeze dhe më pas për kombinim Volvo dhe Saab. "Përvetësoi" më pas, 55 vagona mazuti dhe një liçencë eksport?importi me Ukrainën. Treni u zhduk gjatë rrugës, por prokurorët asnjëherë "nuk panë" xhepat e Roman Abramoviçit, ndonëse u fol se për mbylljen e investigimeve u dhanë shuma marramendëse prokurorëve, për t'i mbyllur gojën. Filloi të ndërtonte në këtë mënyrë, i vetëm, një "perandori industriale", në pjesën më të madhe të shtrirë në fushën e naftës dhe të aluminit, e cila kishte nisur shumë kohë më parë me goma makinash.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    ... I gjendur mes zotërve të rinj të Rusisë, Abramoviç lidh një miqësi të veçantë me Tatjanën, vajzën e Boris Jelcinit. Zërat thonë se kanë patur një lidhje dashurore, gjë të cilën ata të dy e hedhin poshtë. "Tatjana kishte probleme me jetën e saj private dhe Romani iu gjend pranë në atë periudhë",- tregon Berezovski. Ndërkohë që Berezovski ëndërronte një karrierë politike, Abramoviç shtoi pasurinë e tij me ndihmën e dy krahëve të djathtë besnikë, Eugjen Tenenbaumit dhe Eugjen Shvidlerit, ndërkohë që krijon edhe lidhje të reja. Në sajë të Berezovskit, ai njihet me Vladimir Putinin, në atë kohë shef i FSB?së, shërbimeve sekrete ruse, trashëgimtarë të KGB?së. Por megjithëse bën pjesë mes njerëzve më të pasur të Rusisë, Abramoviç ishte një i panjohur. Nuk kishte asnjë fotografi dhe kur shtypi filloi të merrej me të, aty nga viti 1998, atij iu desh të bënte skica për ta nxjerrë në faqet e gazetave dhe revistave.

    Mos është kjo maturi ajo që e magjeps Putinin? Dihet që, përkundër Berezovskit, të cilit s'i zë besë për shkak të ambicjeve politike, Cari i ardhshëm i Rusisë ka besim tek Abramoviçi. Në gusht të vitit 1999, ndërkohë që Putini emërohet kryeministër nga Jelcini, ishte Abramoviçi që i kaloi në provë dëgjimi të gjithë kandidatët për postet ministrore. Dhe ishte vetëm 32 vjeç. Nën mbretërimin e Jelcinit, Abramoviç nuk ishte veçse një njeri i pasur. Ndërsa me Putinin, ai u bë i famshëm dhe me ndikim, por gjithnjë duke patur në plan të parë interesat e tij. Si gjatë privatizimit të shoqërisë naftë?nxjerrëse "Slavneft", të cilën në vitin 2002 e fitoi pas një "ankandi parodi" me gjysmën e çmimit të saj real.

    "Abramoviç ka pa dyshim më shumë ndikim në politikë se oligarkët e tjerë" shprehej para pak kohësh, ish?zv.kryeministri i Jelcinit, Anatoli Çubais. Në dallim nga disa të tjerë, ai diti ta ndihmojë Putinin që të vinte rregull mes oligarkëve të cilësuar ca si shumë të pavarur nga pushteti. Boris Berezovski e ka provuar në kurriz. "Kur u dëbova nga Rusia, Putini dërgoi Abramoviçin që të më takonte në zotërimin tim në Kepin e Antibeve. Ai më detyroi t'i shisja kanalin tim televiziv dhe pjesën e aksioneve te "Sibnefti" përkundër një çmimi tre herë më të ulët se vlera e tyre reale. Hajdutërit!" indinjohet dikush që pohon se i janë grabitur më shumë se 2 miliardë dollarë nga ish i parapëlqyeri i tij, ndërkohë që thotë se që nga ai çast nuk i ka folur më me gojë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Abramoviç pjellë e Putinit, apo Putin pjellë e Abramoviçit?

    Tani vonë, Abramoviç shërbeu si krahu i djathtë financiar i Putinit në çështjen "Jukos" për ta bërë të parrezikshëm Mihail Khodorkovskin, më të fuqishmin e oligarkëve para arrestimit të tij në tetor të vitit 2003. I ndikueshëm dhe i shkathët, për momentin Abramoviç është një lloj shenjtërie në oborrin e Car Putinit. Megjithëse në vitin 2000 u zgjodh me 92% të votave si guvernator i provincës së Cukotkas, në Siberi, mesa duket ai nuk ushqen asnjë ambicje politike.

    Por megjithë mbrojtjen e Putinit, Abramoviç, tashmë nën dritat e prozhektorëve, po sulmohet gjithnjë e më shumë si në Rusi, ashtu edhe jashtë saj. "Berzh"?i (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) i kërkon kthimin e një huaje prej 12,8 milionë eurosh, një pjesë e së cilës ai e ka përdorur për qëllime vetjake. Gjithashtu, emri i tij është renditur mes përfituesve të shumtë të përvetësimit të fondeve të FMN?së në vitin 1998 (gjithsej 4 miliardë dollarë). Së fundi, ka disa muaj që Sergej Stepashim, ish-kryeministër në kohën e Jelcinit dhe kryetar i Gjykatës së Llogarive, e akuzon se ka përfituar nga statusi i tij si guvernator i Cukotkas për t'i bërë të mundur "Sibneftit" që të kursejë 381 milionë euro tatime. Por këto probleme nuk e kanë shqetësuar shumë Abramoviçin, të paktën tani për tani. "Akuzat e "Berzh"-it janë të pathemelta.

    Por gjithësesi, shumat që i kërkojnë janë qesharake në krahasim me pasurinë e tij",- shprehet zëdhënësi Xhon Men.
    Të qënit kurtizan i një njeriu të famshëm si Putin, ka të mirat, por edhe të këqijat e veta. Përgjatë vitit 2003 pasuria e tij u regjistrua në 14.7 miliardë dollarë. Ja si shprehet Berezovski: "Unë nuk e di nëse Abramoviç është njeriu i Putinit apo nëse është Putini njeriu i Abramoviçit. Shumë vetë në Rusi e urrejnë Abramoviçin. Por përsa kohë që Putini është në pushtet, ai është në rregull. Ndërkohë që ditën që Putini do të bjerë nga froni, Abramoviç do të humbasë gjithçka".
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pushime në Siberi për lojtarët e Çelsit

    Dy lojtarët më të mirë të sezonit të ardhshëm do t'i jepet e drejta për të bërë pushimet në Siberi, vendlindjen e presidentit të Çelsit, Roman Abramoviçit. Këto pushime do të ofrohen nga miliarderi rus, për dy lojtarët më të mirë të ekipit londionez. Ky çmim do të jepet pas çdo sezoni dhe shpenzimet do të jenë totalisht të paguara nga Abramoviçi.

    Gjatë kësaj vere, Xhon Terri dhe Frenk Lampard mundën t'i gëzoheshin një udhëtimi në Mesdhe në jahtin "gjigand" të miliarderit rus. Megjithatë, këtë vit nuk dihet ende kush do të jenë dy lojtarët protagonistë tek ekipi i Çelsit. Në çmimin e ardhshëm, Abramoviç dëshiron t'i ofrojë dy lojtarëve më të mirë të Çelsit, një udhëtim në vendlindjen e tij dhe në lokalitetin ku ndodhet kompania e naftës, "Sibneft".

    Lojtarët do të qendrojnë në "Çukotka" në jug të Siberisë, aty ku ndodhet edhe kompania naftësjellëse e Abramoviçit. Në 8 muaj të vitit ky lokalitet është i mbuluar krejtësisht nga bora dhe aktiviteti kryesor është rritja e drerëve.

    Oferta e Abramoviçit ka sjellë ironizimin e mediave angleze të cilat kanë përgatitur edhe një guidë turistike për pesë "mrekullitë" e këtij vendi: 1.Bora, 2.Akoma borë, 3.Drerë, 4.Një pus nafte, 5.Dhe akoma borë.
    Për të mos qenë të paedukatë me presidentin e tyre, lojtarët do të kërkojnë ta evitojnë çmimin, duke u munduar të mos bihen në sy në fushën e lojës. Por, miliarderi rus mund të zemërohet dhe të shpikë një çmim të ri, për ata lojtarë që nuk luajtën mirë
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Abramovich dhe familja e tij!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 26-12-2006 më 08:15
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jetë miliarderësh? Një jetë plot frikë
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 16:49
  2. Arkivi i gazetës elektronike sportive: "FUTBOLLI"
    Nga no name në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3100
    Postimi i Fundit: 06-09-2007, 05:28
  3. FC Chelsea
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 28-01-2007, 14:15
  4. Merkato !
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •