Tradita
Jam adhuronjės pa rezerva i traditave tė vendit. Arėsyet janė tė shumta. E para se tradita na shquan nga popujt e tjerė. Tė dytėn dhe tė tretėn i harrova, po mjafton e para.
Pra jam adhuronjės i traditave tė vendit qė na shquajnė nga vendet e popujt e tjerė, tė cilėt, me do e mos, janė tė poshtėr e barbarė.
Tradita e vendit tim e do qė kur bėhet dikush ministėr tė vejė gjithė populli nė dikasterin pėrkatės pėr urimet e rastit. E do, se do; e quan tė mėnēmė a budalla; e quan tė ndershmė ose jo- pėr tė uruar duhet tė vesh ta urosh. Kjo qė tė kesh nesėr derėn ēelur pėr do-njė favor personal ose tė do-njė miku ose tė do-njė miku tė mikut- si e do tradita e vendit. Po tė jesh i afėrmi i ministrit shtrohesh nė kolltuk tė butė edhe bėn muhabet, dyke pirė kafe e duhan (se punėt e Dikasterit venė vetė ) kurse pot ė jesh vetėm turmė kėnaqesh me njė cigare e me njė shkėmbim buzėqeshje tė ėmbėl si hallva e si kadaifi bashkė. Fundi i fundit, mor zotni, ti nuk vete pėr cigare, po qė ta dijė Ministri se je nė jetė, se e urove, si i the Shkėlqesė dhe dora dorės, kaqė mjafton.
Mė anė tjatėr tradita e do qė vendi tė ketė buxhet- qoftė edhe se arka ska njė metelik.
Dhe tradita ska si tė shkelet!
Gjith tradita e do qė nė buxhet tėjenė shkruar shpenzimet pėr njė vit. Po pėr fat tė keq viti ėshtė i gjatė fort dhe durimi ynė i shkurtėr fort. Pra, ministry, nė ėshtė ministėr me zile, e jo frikacak i nderēmė, lipset tė bėjė dy gjėra: a) ti marrė fondet e njė viti qė nė muajin e parė; b) ti prishė sapo i pėrlau.
Kėtė e lejon tradita edhe tradita nuk shkelet.
Sprish punė nė mbeten 11 muajt e tjerė pa fonde. Qėllimi i buxhetit dhe i qeverimit u prek, si e do tradita kombėtare.
Pikat e mėsipėrme duhen vėnė nė zbatim aq mė fort se mund tė bjerė qeveria, dhe, kuptohet, njė qeveri qė ik nuk lipset ti lerė qeverisė qė vjen asnjė lekė nė arkė.
Tradita e do qė bosh e mora, bosh e lashė.
- e ēnxora, prisha! Fund i fundit, mor zotni, vetė i mblodha vetė i harxhova!
Pra nė se njė qeveri ha fondet e njė viti nė njė muaj a dy, tradita e do qė qeverija tjatėr tė krijojė fonde tė tjera gjith pėr njė vit e ti marrė qė nė fillim nė xhep, pse nė arkt dikasteriale-private pėr ti shpenzuar brenda njė muaji. Kur nė njė vit kemi katėr a pesė qeveri, kjo do tė thotė katėr a pesė lumturi buxhetore!
Kuptohet se shtesat edhe bartjet e fondeve janė bashkė!
Ska lumtėri mė tė madhe se atėhere kur ndėrrohen qeveritė!
Pasurohen kaqė njerėz- vetė edhe miqtė-mbulohen kaqė halle, boshatiset arka e madhe edhe mbushen arkat e vogla.
Sepse tradita e do qė kur vjen njė ministėr i ri tė fillojė me favored he kur ik ta mbyllė gjestionin gjithė favore. Veēanėrisht kur ik duhet tė jetė dorė-hapur pėr buon uscita e mė fort qė ministry-trashėgimtar tė trashėgojė arkėn bosh.
Kėshtu e do tradita edhe tradita nuk duihet shkelur!
Sepse, e para: tradita na shquan nga vendet e popujt e tjerė, qė janė me do e mos barbarė edhe tė poshtėr dhe sepse, e dyta, e treat
Ishallah kemi ēdo muaj njė qeveri, qė kėsilloj kombi tė jetė i lumtėruar mė ēdo muaj.
Ishallah
Ishallah
standard
Krijoni Kontakt