Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    HoneY-BunnY √
    Anėtarėsuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    Me di a nuk me di

    Me di a nuk me di se qaj,
    me di a nuk me di se vuaj
    ne oret e thella te nates,
    kur ngrihem i cmendur te shkruaj
    me gjakun e zemres te shkruaj.
    Me di a nuk me di se agimet
    me gjejne pa gjume ne shtrat,
    me shpirt te shkretuar nga dhembja,
    e dhimbshem i pres perendimet,
    me ankth i pres perendimet.
    Me di a nuk me di se sot
    u drodha kur pashe pranveren, (vjeshten)
    qe zbriste me flladet e prillit (tetorit),
    e embel sic ishte qemot,
    e hidhur sic ishte qemot.
    Me di a nuk me di se vuaj
    ne oret e thella te nates,
    ku ndjehem nga jeta i huaj,
    nga vendi i lemjes i huaj.
    Me di a nuk me di...
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  2. #42
    Rrjedhin lumenjtė
    (Poemė ilire)

    ~vazhdimi~

    Rrjedhin e rrjedhin lumenjte ujeshume
    Brenda suazes se botes ilire:
    Se Epermes, se Mesmes dhe se Poshtmes...

    Pese dete perpijne lagen e tyre:
    Ponti, Egjeu dhe Deti i Thrakes,
    Joni shume i qete, vellaj i Adrias,
    Ishujshkembore, dhe vete Adria,
    Gji i stermadh ilir kllaposur suazes
    Tribrigjeshe te Ilirise se madhe
    Dhe hapur poshte, mes Kerauneve
    E dheut te tejshem te Mesapise,
    Moter te Japygise dhe Daunise -
    Me dhjetra e dhjetra fise ilire
    Shtrire ne gjithe Saturnian e lashte
    Dhe tej e tutje ne viset latine.
    Lartohen hovshem malet krenare
    Drejt qiellit te larte shume te kalter:
    Alpet e Karnit me guna te bardha,
    Okra japode, limer guximtaresh,
    Karpat e Istrit, qe zdrypin pingulthi
    Ne detin e thelle, tallazemadhin,
    Qe lag e perlag mbi njemje ishuj,
    Shkemboret liburne, kreshtoret dalmate
    Me Adrin e brinjte plot gjah te begate,
    Varmalet autariate - cerdhe trimash
    Te paperkulur, gjithmon luftetare,
    Karpat ardiane, brinjat labiate
    Njomur te gjitha me gjak ngritesish krye,
    Skard kryebardhi, qe cjerr rete e qiejte
    Me krepat e zgripet - strofulla bore,
    Kerauni i rrepte, tmerr per detaret,
    Baloshet albane, cerdhe shqiponjash,
    Qe shqyen e thyen skota te shumta
    Te dyndura nga sterfundet e botes;
    Tomorri thinjak, thurrak i Dymalit,
    Shkarrzimet kandave varur mbi quka
    Lugajash, varr per dyndesit e huaj
    Dhe dasharetet plot tufa pellejash,
    Thatona e gunget perballe faltores
    Se Thanes gjahtare, mbrojtese grigjesh,
    Se ciles iliret i sillnin flira
    Te majme, shuar me vere te forte.
    Lartohet Barni i Liqerit te Bardhe,
    Qe ruset tej, n'fushetiren lynkeste,
    Te njomur me gjakun e mbret Bardhylit,
    Qymyrtarit te urte, trualldashesit,
    Ne lufte me Emanthine gjysmeilire.
    Ngrihet Pangajoni, i pyllti Orbel
    Paion, me vargje liqeresh te shumte,
    Renditur bukur: rruaza te kaltra,
    Tek kishin banesat paionet e lashte,
    Tomari i shenjte, qe mban ne preher
    Dodonen dimermadhe, ku kish stisur
    Seline e tij te pare Zoti i Dushkut,
    Zanafilltari i gjithe hyjnive,
    Qe ngriten dhe rriten pellazget leshtore.

    Edhe ne brigje lumenjsh dhe liqeresh
    Ujekulluar si vesa e vjeshtes,
    Bregdetesh te kalter, kullotebleret,
    Tek cel bajamja dhe rritet druri
    I ullirit shume paqedashes,
    Ne fusha te shtrira : grunare buke,
    Ne brinja diellore, qe mbushin qypat,
    Caliket dhe bulirat e bungta
    Me vere te embel, shume te forte,
    Ne lugje qarkuar me gjerdhe malesh,
    Ne kreshta krepash te hirte, ne pyje
    Te dendur, te mocem sa moti vete,
    Thelle blerishtash kullotemajme,
    Ku rritet dhe shtohet gjeja e gjalle:
    Delet leshbuta me shtat sa te vicit,
    Qe pjellin permot binjake, trinjake,
    Per gazin e hyjnive baritore!
    Ne gjithe skajat e vendit te lumur,
    Anembane kumbonte nje e folme
    E veteme : ilirishtja e strallet -
    Vigme barinjsh dhe kushtrim luftetaresh,
    Farkuar ne kudhra mijevjecaresh,
    Me zjarr shkrepetime dhe gjeme gjemimi,
    Nder shkulme detesh, zhaurima pyjesh,
    Ne luftra te rrepta shekullore
    Dhe stina qetesie kalteroshe,
    Ku bari lidh mugull dhe pema - gonxhe
    Dhe ngjizen femijet: hoj dashurie...
    Gjuhe e forte, vlugmadhe, e embel,
    E mbrujtur para se te ishin mbrujtur
    Tufet e hyjnive te lashtesive.

    Pa burrat e dheut e donin mbi jeten
    Lirine e shenjte, te trasheguar
    Nga motet e muget dhe mbrojtur me koken,
    Njerez te fisme: te drejte, mikprites,
    Bujare ne shpirt, bestare ne fjale,
    Qe buken e ndanin me lutesoret,
    Kur vinin kerkonin strehe dhe ndihme
    - Nga Kadmi i Tebes dhe Harmonia,
    Debuar nga helenet gernjetare,
    Dhe gjer te Themistokliu pendestari,
    Gjumuar nga urrejtja athinjote,
    Qe vajti u struk te vatra armike,
    Te mbreti ilir, qe kish fyer perfyer,
    Ku falje gjeti dhe krahe per mbroje. -
    Burra te forte si qari i kulmit,
    Gjithnje sypatrembur perballe valomash.

    vijon...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #43
    Rėmbyeshėm vėrshonin enkelenjtė,
    Shpatėtarė, fort tė rregjur ndėr luftra:
    Pėrmes Heladės, gjer brenda nė Delfi,
    Matanė Kadmejės, mburojeartės,
    Dhe hidhnin sheshit vrullshėm valle shpatash
    Kundruall faltores tė Zot Apollonit,
    Hyut flokėartė dhe dritėpėrndarės,
    Nė sytė e tė mėnēurve shortarė
    Tė shtangur vėndit, ndaj shihnin pėrpara
    Kaq burrėri, bukuri, fismėri.
    Pa detet pėrshkonin liburnėt e shkathėt
    Tė nisur nga vendlindja, nga Korkyra,
    Ishull i blerėt nė Jonin e kaltėr,
    Ku ende s'kish shkelur kėmbė heleni -
    Dhe zbrisnin tej Moresė, tutje Kretės,
    Me lundra tė shpejta mbi dallgėt thinjake.
    Ardianėt trima, krenarė, gjakndezur
    S'i druheshin shkulmit, njeriut dhe Zotit,
    Sepse dhe Zotit tė qiellit i hidhnin,
    Pa frikė, shigjetėn e kuqe tė mbathur
    Me thumba kokalle largdepėrtonjės.
    Nė male dhe pyje burrat gjahtarė
    Gjahun gjumonin me heshta tė gjata
    Dhe zjarre ndiznin pėrafėr burimesh,
    Ku piqnin dhe hanin kaprojtė e shijshėm.
    Qetas shtegtonin dalmatėt, daorsėt
    Dhe fise tė tjera trime delmere
    Me mandrat, bregdeteve, nė vėrri.
    Djathė tė lyrshėm parthinėt gatonin,
    Qė shumė e ēmonte gjithė bota e lashtė;
    Verė mjalti ndėrtonin taulantėt,
    Qė mikut ja shtronin kur vinte tė bujtė,
    Begatshėm rronin tė bijtė e Dardanit,
    Qė dheun lėronin dhe gjedhėt shumonin
    Nė plėngun e tyre tė gjėrė shumė.
    Xehtarėt pirustė farkonin shpata,
    Drapinj pėr tė korrat, kosa pėr barin.
    Dhe gratė leshin e butė tirrnin,
    Ndaj vinin nė krua me shtamba mbi krye.
    Pa anė e mbanė, nė troj tė bekuar,
    Qeshte jeta, lulėzonin qytete:
    Tergesta e bujėshme bregdetare,
    Metuli japod, dhe Vendi, Blandona,
    Salona e bukur, Sirmi murelarti,
    Mbi Dravin e gjėrė tė fisit skordest,
    Narona ardiane, Epidauri,
    Demastioni dardan, Skodra labiate,
    Stybera e gurtė kodrore paione,
    Dyraki, Dymali, Billis, Buthroti,
    Amanthia e madhė - vatrė drite,
    Enkelana e bardhė - qendėr trimash,
    Lyhnida e kreptė, varur mbi valė
    Dhe shumė qindra qytete me emėr,
    Qė sot nuk janė, por ishin qėmoti...

    Pa hanin tė gjithė bukėn e tyre
    Dhe zbraznin gėzueshėm brirėt e verės.
    Pa kėngėn nga jeta kurrė s'e ndanin
    Dhe hidhnin bashkė valle trimėrie -
    Me shpatė nė dorė, gjithnjė tė gatishėm.

    Tė hijėshme ishin vashat e reja
    Dhe nuset - zana, bija bukurie:
    Gjahtare mali, baresha, bujkesha,
    Zejtare tė zellshme, fėmijėshumė...
    Dhe moti kur vrenjtej - rrėmbenin heshtat
    Dhe hidheshin vrundull, krahas me burrat,
    Nė logun e luftės, kundėr armikut:
    Pėr mbrojtjen e vatrės dhe gjithė vėndit.

    Dhe kur kėtej u turr ulkonja e Romės,
    E etur stėretur pėr gjak dhe pėr pre -
    Shekuj dhe shekuj gjėmuan mallet,
    Lugjet dhe brigjet nga rropama ndeshjesh
    Te rrepta: pėr mbrojtje e jetė tė lirė!
    Pa bashkė me burrat, si zhgaba mali,
    Luftuan nuset dhe vajzat e njoma,
    Qė fli burrnisht e bėnė tė ritė e tyre
    Nė lterin e lirisė sė ėmbėl shumė -
    Nga Vendi i Epėrmė, nga Panonia,
    Te Vendi i Poshtėm, te Paionia,
    Dhe brenda Epirit, djep burrash tė ndjerė.
    Pa malet dhe fushat ilire u lkuqėn
    Me ēurkė gjaku tė pastėr, tė dlirėt
    Trimash, qė emrin dhe kockat bashkuan
    Pėr jetė e mot me dheun bukėdhėnės;
    Gjak dalmat, dardan, ardian, breuk
    Dhe gjak farkėtarėsh pirustė, desidiatė,
    Gjak dlmerėsh parthinė dhe kandavė,
    Gjak dokleat, autariat dhe alban
    Dhe shumė gjak kaon, mollos, thesprot
    Dhe fisesh tė tjerė tė dheut t’Ilirisė:
    Njė fare dhe gjuhe, por – vaj! – tė ndarė,
    Pa besėlidhje armėsh…Pėllėmbė e hapur,
    Qė grusht nuk u bė pėr tė goditur rėndė
    Armikun qė turrej tė zgrapė plėngun…

    ~ vijon ~
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378

    poezi

    Dhimiter Pasko

    Ēast lamtumire...

    -Djalit -

    ... Pra, bir, mos qaj: ky ėshtė ligji e qėnies
    Tė vijė rrotull dhe tė kthehet rishtaz
    Pėrbrenda gjirit tė amės sė amėshuar
    Tė mosqėnies.

    Ku janė ata qė patėn qėnė? Shkuan
    Atje ku qenė ? lanė prapa tyre
    Njė tingull nė erė, shuar dalngadalė,
    Si ēdo qėnie.

    Nga shtati i tyre ngjizet rishmė jeta
    Qė duhet rojtur: mbajtur, vojtur, falur
    Kur ēasti i madh troket nė derėn tonė
    Urdhėronjės.

    Koprace ėshtė jeta nė tė mira
    Dhe dorėhapur gjėmash dhe mėnxyrash ?
    Tė gjitha duhen hequr dhe duruar
    Zemėrkthjellėt.

    Unė rrethin tim e mbylla keq a mirė,
    Si vdekėtar i thjeshtė hallkė e lidhur
    Dhe shkoj i velur hojesh dhe sherbelesh
    Pa keqardhje.

    Do rroj, shpresoj, ca kohė, brenda teje
    Se kjo ka qėnė ėndrra ime shpirtin
    Tim trashėgim tė ta le pas vdekjes
    Siē e mora.

    Vazhdo dhe ti tė jetės shteg, tė shkruar:
    Tė larta mos lakmo se shtypės bėhesh
    As poshtė shumė mos rrėshqit, se shtypesh,
    Qofsh i lumtur!

    Tiranė, 2 mars 1967



    Pa koment.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 27-12-2009 mė 16:00
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #45
    Rrjedhin lumenjtė
    (Poemė ilire)

    ~vazhdimi~

    Dhe gjakataret legjone romane
    - Skota te larme te shkulura vatrash
    Dhe shtyre nga kreret me shufren e dhunes –
    Goditen veēas njerin pas tjetrit
    Shtetet e vegjel dhe fiset ilirie
    Qe jete benin me vete, pavarur,
    Vendin shkretuan me hekur dhe zjarr
    Ne luftra t’ashpra, qe zgjaten shkuj,
    Dhe s’lane gur mbi gur prapa tyre,
    Por veē germadha dhe varre panumur –
    Te vetat dhe te mbrojtesve te vendit.
    Po rishtas dhe rishtas mbi grumbuj kokallash,
    Mbi hi dhe germadha tek rritej shpendra,
    Me kembe brofen breza e reja,
    Qe zgjedhen s’e donin, por vetem lirine.
    Pa mote rrebeshesh dhe ngritjesh krye
    Shenuan parreshtur hapin e kohes –
    Ne gjithe boten e gjere ilire,
    Me krisma t’hoveshme shpate, sepate,
    Ne drite dielli, ne terre netesh
    Ne prita te forta ngrehur ne rruge,
    Poshte – lugajash, dhe siper –qafmalesh,
    Ne vahe lumenjsh, ne brigje liqerėsh,
    Qe tundėn thelle themelet e dhunes,
    Dhe gjakatareve daten u kallen,
    Nder leme i ngjeshen – rrethuar me ledhe
    Dhe nder fortesa me roje nen arme,
    Pa lart, ne malet, vazhdoi te rrahe
    Flladi i kuq i lirise se embel,
    Qe dot nuk e ndalnin legjonet e Romes.

    Me tej, kur pcofi ulkonja romane,
    U derdhen shvalina bijsh shktretetirash,
    Te dale nga fundra gufash dhe honesh,
    Me ure ne dore, me thike nder dhembe…
    Rrugaja heshtash muzgetuan qiejt,
    Orteqe zjarri vrundull perflaken
    Dheun e bukur te bijve t’Ilirit:
    Rrenime, rrembime, varrime se gjalli
    Femijesh te mitur…Suvala gjaku
    Shenuan tragat e dyndjes barbare
    Se pare, se dyte, se peste, se shtate.
    Dhe prape e prape, ne luftra te reja
    Brofen trimat dhe hodhen hordhite
    -Njeren pas tjetres – tej Dravit, tej Savit
    Dhe brenda ne amen e lumit te gjere,
    Stermadhit Danouv valevezullonjes…
    Por lukunite nuk kishin te sosur,
    Se pas nje skote – nje tjeter vershonte
    Nga fundra gufash dhe sterfundra honesh,
    Me ure ne dore e thike nder dhembe,
    Qe kishin banesa tenda lekuresh.
    …Dhe shume, me shume u ndrydhen caqet
    E zoterve te qemoēem te dheut –
    Nga llavat e dyndura se jashtmi,
    Por malet ilire shekuj qendruan
    Te paster, pa gjurme kembe armiku,
    Sepse atje me ngulm vazhdonte lufta.

    Hej, histori! Ti, histori e lashte
    E botes ilire se perenduar,
    Perse me bren e bluan kaq dhimbshem –
    Ne oret e vogla te nates se bardhe?

    … … … … … … … … … …

    Rrjedhin lumenjte e gjere ujeshume
    Ne caqet e botes se moēme ilire,
    Por s’jane me ilirė, ndonese mbajne
    Emrat e moēme, perpara veshimesh.
    Lartohen hovshem malet krenare,
    Shtrihen rrafshinat dhe fushat e gjera –
    Permbytur nga popuj te huaj, te dyndur
    Nga skajat e dheut te larget shume,
    Qe shkelin murranat tek zbardhin ende
    Togje kokallash dhe eshtrash ilire,
    Zoterve te pare te gjithe vendit.
    Por, hej! Mes rrebeshesh dhe shembetyrash,
    Qe fshin e zhdukėn faqes se tokes
    Shtete dhe fise te shumta ilire,
    Qendroi i pamposhtur biri m’i vogel
    I Ilirit te lashte, trimi Arbėr
    Qe mblodhi rreth tij dhe ngriti ne lufte
    Thermia dhe grimca fisesh vellezer
    Ne kendin malor t’ Iliris se Poshtme
    Buze Jonit te kalter dhe te Adrias
    Valedendur : malesore dardane,
    Labeatė dhe pirustė vishkullare,
    Bregdetas kaonė gunedhirte,
    Atintanė, eordenj, dasharetė...-
    Dhe bashke u bene nje grusht i shtrenguar
    Balle u bene armiqve, stuhive,
    Dyndesve varre u dhane, per shpagė,
    Mbajten plengun, fisin, gjuhėn e moēme –
    Arbėrishten – pinjolle t’ilirishtes,
    Lart e lart ngriten trashegimin arber
    N’Ilirinė e Vogėl…
    ......................Mbani, burra,
    Me dore te forte flamurin e Arbėrit
    Te skuqur me gjak nder luftra te rrepta.

    19 Janar 1967
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Postime
    1

    'E madhe ėshtė gjėma e mekatit' nga Mitrush Kuteli

    Ju Lutem Kush E Ka Lexuar Kete Liber Nese Ka Mundesi Te Me Ndihmoje Me Nje Analize Te Librit. Faleminderit Per Mirekuptimin

  7. #47
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nė vazhdim gjeta njė artikull nė internet nga Nadire Buzo qė mund tė tė hyjė nė punė:

    Mitrush Kuteli

    Nėse jemi tėrėsisht tė njė mendimi pėr vlerat e Kutelit (Dhimitėr Pasko, ėshtė emri i tij i vėrtetė; me kėtė emėr ai do tė njihej si ekonimist, studiues i problemeve ekonomike, dhe drejtues bankash), kėto mendime nuk i shoh dhe i gjej tė shkruara apo tė dokumentuara nė letrat studimore e shkencore shqipe. Si mund tė shpjegohet qė ne s’kemi njė libėr tė plotė tė Letėrsisė Shqipe pėr shkollat e larta, ndėrkohė qė nė tekstet aktuale vendin mė tė madh zėnė ditėlindjet, ku akoma leksionet i marrim nga librat e kohės sė komunizmit dhe nga ku secili e jep leksionin si t’i dojė qejfi duke folur e komentuar dhe vlerėsuar sipas shijeve vetiake. Por, u duhet kujtuar kėtyre interpretėve se cili ėshtė Mitrush Kuteli.


    E madhe ėshtė gjėma e mėkatit...

    Ashtu si ē’do autor ka kryeveprėn e tij, edhe tek Kuteli, rrėfimi “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” ėshtė kryevepra e kryeveprave tė tij. Jo vetėm nga ngjarja dhe filozofia e madhe qė mbart ajo, por edhe nga mėnyra e tė rrėfyerit si askush tjetėr apo, figurat artistike e fantastike, stili i tė treguarit e gjithēka tė pėrsosur qė ka brenda vepra.

    Vepra ka tre tituj: 1- “E Madhe ėshtė Gjėma e Mėkatit”,- 2-“Tat Tanushi”, 3-“Rrėfime Nga Liqeri i Kaltėr”. Tė tre titujt, nuk kanė tė bėjnė me kohėn e botimit, pasi vepra u botua pas gjysmė shekulli, dhe vetėm me titullin e parė. Ne dorėshkrimet, punimet dhe ripunimet e veprės ajo titullohet herė me njėrin titull herė me tjetrin. Ėshtė i pėlqyeshėm titulli i dytė “Tan Tanushi”, pasi ai tė fut menjėherė nė ngjarjen dhe historinė se ē’farė i ndodh kėtij iliriani tė pashėm, vetėm se dashuroi marrėzisht, duke e ditur se pėrjetėsisht dashuritė e mėdha janė tė destinuara tė vdesin. Pra ėshtė njė titull qė do t’i shkonte mė shumė veprės dhe mėnyrės se si ėshtė shkruar. Ndėrsa titulli i tretė “Rrėfime Nga Liqeri i Kaltėr” ėshtė i gjerė, ai lidhet me rrėfimet e rrėfyera mė parė nga banorėt buzė liqerit, me tė cilėt ndėrthuren pothuajse tė gjitha rrėfenjat e Kutelit. Titulli i parė, i cili sa tė bėn kurioz pėr ta lexuar aq edhe tė tremb, duke menduar se kjo botė ėshtė tėrėsisht mėkatare, pėrpara shkrimeve tė ungjillit dhe besimit ndaj perėndisė, ndaj s’ka se si tė mos e ndjesh veten mėkatar pėrpara tyre. Por megjithatė, titujt nuk ndryshojnė asgjė nė pėrmbajtjen dhe mesazhin e madh tė veprės. Kuteli e ka shkruar me aq mjeshtėri dhe fantazi tė pėrkryer artistike sa qė ti dėshiron tė kesh qenė brenda kėsaj “gjėme tė madhe” tė kėtij “mėkati”.

    Me gjithė modestinė dhe mirėsinė qė ka Kuteli, pėr tė na thėnė se ngjarjet qė ai tregon janė tė vėrteta sepse ja kanė rrėfyer pleq tė moēėm, dhe tė menēur nga gurra popullore, askush nė botė si Ai nuk do tė kishte mundur t’i tregonte. Tregimi nė vetėn e tretė qė i bėhet veprės, duke ja treguar dikujt nė vetėn e dytė, “Ne”, nė vetėn e parė shumės, atyre e tė gjithė lexonjėsve, e bėn shkrimtarin , tė dashur si “Babagjyshin e Pėrrallave “apo kėngėtarin e mrekullushėm me njė zė tė ngrohtė e tė vėrtetė, sa popullor po aq klasik dhe po aq modern, njė kėngėtar lirik qė di tė kėndojė nė tė tėra rrymat e muzikės, por brenda njė kėnge, gjė qė sot nuk e ka arritur asnjė kėngėtar, nė mėnyrė aq tė pėrsosur. Nė rrjedhat e kohės vepra ka hapėsira tė mėdha kohore. Nė tė trija kohėt, koha e tregimit, koha e ngjarjes dhe ajo e botimit kanė rrjedha tė ēuditėshme. Koha nė tė cilėn u shkrua vepra, apo u pėrfundua se shkruari ėshtė 16 shkurt 1947. Nuk dimė kur e ka dėgjuar ngjarjen, apo kur i dėgjoi dy rrėfimet e rrėfyera tė plakut tė moēėm. Nė trurin dhe nė shpirtin e tij, kėto rrėfenja qėndruan disi gjatė. Ato dolėn prej Tij, kur vendosi t’i tregojė nė nė vitin 1947. Fati i keq pėr shkrimtarin, por edhe pėr lexonjėsit qė vepra nuk e pa dritėn e botimit edhe pėr gjysėm shekulli, pasi i ndoqi fati i keq i kohės.


    Metakronika e kohės sė rrėfimit

    Kohėt kur zhvillohet ngjarja janė anakronike me fluturime tė papara drejt kohės metakronike. Mjeshtria e shkrimtarit do t’i vendos ato nė njė sinkroni tė tė treguarit tė veprės. Megjithėse vepra ka kapėrcyer nė hapėsirė ēdo ligj hapėsinor. Njarja fillon me jetėn dhe dashurinė e Tan Tanushit, fillon nė kohėt e Ilirisė dhe kohėt rrjedhin me fluturimet fantastike prej shumė shekujsh pėrpara, drejt metakronisė pėr nė kohėt moderne, kur ilirjani Tan gjen prehjen; kohėn se kur plaku i moēėm e dėgjoi kėtė ngjarje apo legjendė. Sa dhe si kish punuar fantazia, gojė me gojė e rrėfimtarėve deri sa njė ditė ai me fantazinė dhe mjeshtrinė e tij tė pėrkryer e shkroi atė nė letėr si e zeza nė tė bardhė, e kodifikoi dhe vuri njė datė nė fund.

    Nė kodifikimin e kėsaj vepre kaq mjeshtėrisht, ndihmuan nėnkodet kulturore tė intelektualit Dh. Pasko, i cili studioi nė shkencat ekonomike, niveli kulturor i tij ishte i plotėsuar nga leximet dhe studimet e letėrsisė popullore tė vendit tė tij dhe njohja e kulturės botėrore, prej mundėsive qė ai pati duke qenė jashtė atdheut pėr tė botuar shkrime tė tij dhe miqve shkrimtarė e poetė. Pėrkthimi i shumė kryeveprave botėrore dhe mbi tė gjitha muza dhe shpirti i tij artistik, por edhe vuajtjet shpirtėrore dhe peripecitė e jetės, sidomos pas kthimit nė atdhe, ndikuan tek Kuteli. Nėnkodet private do tė ndihmonin, qė mesazhi i veprės tė ishte pėrcjellė me shumė mjeshtėri, fantazi dhe realizėm, ajo ėshtė e kuptueshme, e qartė dhe aktuale nė tė gjitha kohėrat.

    Megjithėse mesazhi erdhi tek ne me shumė vonesė, ai ishte shkruar e thėnė; sa humbi nuk nė kohė, ashtu siē edhe nuk fitoi nga koha e humbur. Mesazhi i qėndron tė gjitha kohėrave njėsoj edhe me stilistikėn, madhėshtinė dhe thjeshtėsinė qė na ėshtė dhėnė, dekodifikimi ėshtė i plotė dhe i thjeshtė. Gjithashtu, nė veprėn “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, shkrimtari ka fituar hapėsirėn hierarkike tė kohės, ka simbol flatrėn, fluturimin, dlirėsinė dhe ndriēimin e veēantė, duke qenė pėrsipėr kohės nė epikroni. Koha e gjatė e ndodhisė sė ngjarjes sė tregimit, shumė shekullore, nuk ndjehet aspak monotone nė leximin e veprės, e cila pėrshkohet me njė frymė, falė vlerave tė mėdha stilistike dhe artistike, si dhe pėrdorimit tė analepsave dhe prolepsave dhe sidomos kohėve eliptike, falė pėrdorimit tė shpeshtė tė elipsave duke hequr kohėn eliptike qė ėshtė shumė e gjatė e shekullore.“ Tjater herė…..” ( f18), “ “Ardhi moti rrotull…( f25) “Dit e netė ..(f21) , “ Kluan kėshtu 3 vjet….” (f28), “ Edhe u ngrys edhe u gdhi ..(f38), “ Kam shekuj qė mendohem imzot…(f60) Ecėn shum dit e shumė netė …..(f63). E tė tjera elipsa te pėrdorura me aq vend e mjeshtėri. Gjthashtu pėdorimi i analepsave si ato tė kthimit prapa nė kjohė tė tregimit si “….a s`jam unė Tan Tanushi i Bubutimės, a s’kam pasur unė njė grua……(f40), “ Kam qenė prift nė Bubutimė tė Apollonisė …….(f 58), “ …..edhe Tat Tanushi, ja tregoi atij tė gjitha: dashurinė e egėr pėr tė shoqen, merritė qė i mbajti Zoti pėr vdekjen e saj………(f59), “…. Kam kaq shekuj qė rroj , e mė duket sikur sot dola nė jetė…(f61).

    Mesazhi qė na pėrcjell vepra e Kutelit nė pėrgjithėsi dhe ajo qė po analizojmė nė veēanti ėshtė se jeta , dashuria , dhe vdekja janė tė perėndishme dhe njėlloj tė rėndėsishme. Pasi e kam rilexuar dhe medituar mbi dhjetra herė, proza poetike njėqind fletėshe mė ėshtė dukur si njė poezi me katėr vargje. Mendoj se janė trajtuar me tė njėjtėn qasje jeta–vdekja–dashuria–perėndija. Tė katėrta evenimentet njerėzore, nuk mund tė ekzistojnė pa njėra tjetrėn.


    Dashuria e vajzės jude

    Dashuria nė vepėr na jepet universale, nė tė gjitha aspektet e saj, dashuria e Tan Tanushit pėr Noemi, e pagėzuar si Klija nė Iliri, ishte e madhe e pa kufishme. Tat Tanushi e kishte sjellė atė nga detet e largėta tė lindjes, tek kish shoqėruar dikur Imzot Angjirin e Apollonisė, pėr tė pirė ujėt e burimit tė “shtatė urtėsive”. Kuteli na pėrshkruan me mjeshtėri tė rrallė bukurinė e vajzės jude, po me aq mjeshtėri pėrshkruan dashurinė e tyre , “ata dashuroheshin egėrsisht”, pėrveē kėngėve tė bukura tė Solomonit, tė recituara prej Tan Tanushit, shkrimtari si jo rrallėhere nė veprėn e tij na jep edhe mendimin e vet pėr dashurinė. “Po veē kėsaj, me sa di unė, tė dashur leēitės, dashuria nuk ėshtė as e bardhė e as e zezė, e as tjatėr ngjyrė , po vetėm dashuri e asgjė tjatėr. Ajo ėshtė si era: fryn kudo vetė dhe ne i dėgjojmė buēitjet” mė bukur s’ka si thuhet, dhe kjo vėrteton mė sė miri sa e perėndishme ėshtė dashuria, “ fryn ku do vetė”. Pėrshkrim i papėrshkrueshėm ėshtė edhe dashuria e Tanit: “Njė mituri dukej vashėza e Galilesė pranė shtatit ilirjan tė Tat Tanushit, po ashtu si ishin qė tė dy – ay i bardhė, ajo e zeshkė ; ay i gjatė , ajo e mitur; ay ilirjan ajo judhee- dashuroheshin egėrsisht.” Dhe egėrsi e kėsaj dashurie qėndron tek fjalet –“ Noemi, dua tė tė them njė gjė tė re qė s’ta kam thėnė kurrė . Njė tė fshehtė tė vulosur me shumė vula ...…..se tė dua kaq shumė, kaqė shumė ………..dhe s’ka tjatėr gjė as nė dhe, as nė qiell, as nė ujra qė ta dua sa ty…..” Autori vazhdon po aq bukur tė pėrshkruaj bukurinė e vashės dhe dashurinė e tyre tė madhe ”…Sepse e fortė si vdekja ėshtė dashurija”... Ėshtė fragment nga kėngėt e Solomonit, pra shohim nė shekuj lidhjet e forta tė dashurisė me vdekjen.

    “Ardhi moti rrotull. Kalija tretej dita me ditėn, si treten ata tė lėngjyerit. Veē dhembjes sė trupit kish dhe tjatėr…………nė parėverė, vdiq. “Tata nuk e pranon vdekjen e tė shoqes, ai kėrkon me ngulm vdekjen e tij ..” Tat Tanushi do kish dashur jo njėherė po njėmijė tė hyjė ai vetė brenda dhe Kalija tė ngjallet nga tė vdekurit. Ky ishte mėkat i madh dhe si mėkat ju shkrojt nė librėn e jetės. “ Tat Tanushi, i thiri njė zė sė larti- pėrse e zemėron Zotnė me dhembjen t`ėnde?…..Ay harroj se varri ėshtė dera me anėn e sė cilės hymė nė jetėn e pėrjetėshme” …..lėre dhimjen tėnde dhe ruaj kopenė time “

    Shpesh kemi dėgjuar se dashuritė e mėdha e kanė jetėn tė shkurtėr, ( se ata qė duhen pak e kanė njėri-tjetrin, ) se njė forcė e tretė e fuqishme i ndan ata, kjo forcė e mbinatyrshme ėshtė perėndia. Duke u dashur shumė, marrėzisht apo egėrsisht siē e shkruan shkrimtari, ne pa dashur kemi “fyer” zemėruar perėndinė. Dhe zemėrimet e saj janė nga mė tė ēuditshmet…”Sepse vetėm atė nuk e preku moti: mbeti i pandryshuar ashtu si pat qenė ditėn e meshės sė fundit. Asnjė fije e bardhė nuk i ra nga kryet, asnjė rudhė e re nuk i doli nė fytyrė”. Njė dėnim i ēuditshėm ky, tė bėn ta kesh zili Tatėn e pa plakshėm dhe tė pavdekshėm. Por ai pėrkundrazi … “ Kish vetėm njė dėshirė ay: vdekjen . Sepse ėshtė thėnė: m`ė e ėmbel se mjalti e se ēdo gjė ėshtė vdekja. “ Ē’ėshtė kjo, pėrse e luste vdekjen Tata, apo ndoshta ai pa dashurinė e tij tė madhe nuk mund tė jetonte, apo jeta ėshtė kaq e lodhėshme dhe e mėrzitėshme sa nuk durohet.

    Ai nuk ishte nė kohėn e vet dhe nė vendin e vet, nuk kish as miqtė as shokėt, as punėn e tij, pra nė njė jetė tė vdekshme tė jesh i pavdekshėm qenka e pamundur jeta. ……… “Kėtu ardhi dhe qndroi Tata dhe u lodh sė prituri vdekjen”. I dėshpėruar i lutej perėndisė pėr ta falur pėr mėkatet qė kish bėrė dhe ju drejtua Imzot Nikanorit si njeri i ditur si i dėrguar i perėndisė e qė kish parė e dėgjuar shumė -“Unė kam shekuj qė jam kėtu nė tokė dua tė vdes e nuk vdes dot”…….”, ata sė bashku u lutėn dhe perėndia e fali. Tat Tanushi tha : - Mė fal. Ay iu pėrgjigj i falur qofsh! “ perėndia e fali vėrtet dhe i plotėsoj dėshirėn e tij, dhe lutjet e tij pėr tė vdekur. “ …..pastaj Tat Tanushi u tret ngadalė, nė sytė e tė gjithėve duke mbetur vetėm njė dorė hi nė pragun e derės sė shenjtė. Dhe tė njėmbėdhjetė sė bashku me Timzot hymnuan dhe lavdėruan Zot.

    Mesazhi i veprės ėshtė universal. Dashuria e madhe e pavdekshme ėshtė perėndia, e cila tė fal jetėn, dashurinė por edhe vdekjen. Tan Tanushi ėshtė prift, ai predikon, prandaj dhe i thonė Tatė, por Kuteli ėshtė artist, dhe njerėzit ashtu si dhe predikuesit “gabojnė”, shkrimtari nė njė fragment tek “Nė njė cep tė Ilirisė sė Poshtme” na thotė ….”Dashuria mbesė ėshtė mė e forta e tė gjitha perėndive , dhe i mund tė gjitha , ka tė drejtė Agatoni i Athinės qė thotė se: dashuria u sjell heshtjen erėrave , qetėsinė deteve, pushimin dhe gjumin brengave, paqen njerėzve”. Dhe vazhdon “ botėn tonė dhe botėn e perėndive e ka ngjizur dashuria dhe e sundon dashuria. Ajo ėshtė zanafilla e tė gjitha perėndive, e para ndėr tė parat”

    Pra artisti, rrėfimtari empirik ėshtė i njė mendje me Tan Tanushin, por shkrimet e shenjta thone se –“ E madhe ėshtė fuqia e hirit … . Sepse hiri mburon nga Zoti. Dhe ndaj Zotii tė pamundurat bėhen tė mundura , me anė tė hirit e tė fjalės”, dhe vazhdon po tregimtari – autori empirik i madhi Kuteli: “Dhe ne po e shkruajmė nė kartė , ashtu si e kam dėgjuar pėr tė dėshmuar , me anėn e tij fuqinė e hirit…”

    Me kėto shprehje biblike fillon madhėshtor tregimi i treguar apo i ritreguar Kuteljan, nga me tė bukurat proza nė botė. Fatkeqėsisht bota nuk e njeh, deri kur? Deri atehere kur Hija e tij te jetė aq e perėndishme, aq e pavdekshme si ajo e Tat Tanushit, pėr tė vetmin mėkat, Kuteli e desh vendin e tij, atdheun, mė shumė se gjithēka tjetėr . “ Atdheu ėshtė atdhe edhe kur tė vret.”–ky ishte mėkati i madh qė bėri Kuteli nė jetėn e tij. Ketė dashuri tė madhe pėr atdheun ai e shpreh nė c`do fletė tė shkrimeve tė tij: “Pa dyshim se e gjithė toka e botės ėshtė e bukur, por mė e bukura nga tė gjitha ėshtė toka e anėdetit tė Ilirisė” “…. pėr ata qė nuk e dinė ne po u themi, se shpellat dhe Mnastiri i shenjtė gjenden buzė te Liqerit tė Ahridės…..i egėr ėshtė vendi po i butė peshku , yj tė artė shėndrijnė mbi luspat e tij, njerėzit thonė se kėta yj tė artė janė thėrrime nga yjt e qiellit qė bien mbi liqer……bukurija e tij ndryshon shtinė mė shtinė , nė ē`do shtinė ditė me ditė…..Po a ndiqet dot uji nėpėr ujė dhe era nėpėr erė qė tė ndiqet ēast per ēast bukuria e liqerit tė Ahridės”.


    Njė vend pėrrallor

    Pėrshkrimet vazhdojnė, duke thėnė se e gjithė kjo ėshtė e pabesueshme: “Pra doemos lėēitėsi duhet tė marrė shkopin nė dorė e t’i shoh tė gjitha me sytė e tija nė tė katėr shtinat e motit.” …Ky vend pėrrallor e tundoi shkrimtarin tonė, dhe ėshtė njė nga “mėkatet” e mėdha tė tij, e themi kėtė pasi atėherė qe koha kur ai persekutohet dhe me pas burgoset nga pushteti i egėr diktatorial i vitit 1947. Kuteli mbi vepėr derdh dhimbjen shpirtėrore dhe gjendjen emocionale, pra nė prag tė ndėshkimeve mė tė rėnda tė jetės sė tij, tė mungesės se lirisė, tė mungesės sė fjalės , pa tė cilat ekonomisti, shkrimtari e artisti Kuteli e kish tė veshtirė jetėn, prandaj e pėrshkruan dhe e tregon po aq bukur, sa jetėn, dashurinė po aq madhėrishėm edhe vdekjen. “ Imzoti pyeti:- Si tė ėshtė dukur kjo jetė, Tatė? – E hidhur dhe e ėmbėl, Imzot. Me gjith vojtjet nė frymė e nė mish, nuk nginjėm dot me qindra parvera e vera, me qindrat vjeshta e dimre. .Kam kaqė shekuj qė rroj e me duket se sot dola nė jetė. Po edhe vreret janė tė shumta, se jo njėhere e kam thirur engjėllin e vdekjes.”

    Gjatė leximit tė veprės, natyrshėm na lindin disa pyetje brenda vetes dhe jashtė saj. Pse e dėnoi perėndia Tan Tanushin kur ai dashuroi marrėzisht gruan e ti Kalijen? Edhe pėr dhimbjen e madhe qė i shkaktoi vdekja e saj , pse e ndėshkoi? Po atėherė kur filloi tė harrojė dhimbjen pėr Kalien dhe u lidh me gruan tjetėr , pse u zemėrua perėndia me tė?....”shtėpia e Tat Tanushit u mbush si me erė lulesh qė turbullojnė gjakun. Dhe bota u shemb me zhurmė tė madhe. Dhe ranė gjith faltoret. Dhe ranė gjithė kryqet. Sepse Tat Tanushi i Bubutimės, eronia e Apollonisė, kreu mėkatin e math tė mishit, brenda nė shtėpinė e tij, pėrpara korave dhe tė gdhendurave me fytyrėn e Kalies.”… Pėrse bėri mėkatin e madh tė mishit, nė fund te fundit Kalia kish vdekur, jeta vazhdonte, vėrtet ai e deshi aq shumė, por ajo s`ėshtė mė? Mos ėshtė hipokrizi? ėshtė tradhėti?. Jo,nuk mė duket ashtu, veēse njė kontrast i madh i jetės. Pėrse u shemb bota, e ranė kryqet e faltoret? Nga kėnaqėsitė e Tanit, apo nga mėkati? Apo njeriu dashuron vetėm njė herė? Kush e tha kėtė? Kush e bėri kėtė? Kush dashuroi vetėm njė herė ? Po asnjėherė? Po disa herė? E pse ėshtė mėkat? Pėrgjigjet i gjejmė po brenda veprės . –“Tat Tanushi foli : - Kam shekuj qė mendohem Imzot mbi ēudinė e kulmeve: djelli kur lind i ndrit ata mė parė se grykat, kur perėndon vonohet ndėr `ta pas grykave –pėrse?

    “- Ēuditė e Zotit, biri im . Ay e ndan dritėn si do vetė.”

    E kėshtu vepra rrjedh nė njė trajtė lidhjeje sigmatike poetike, ku secili funksion, zė vendin e tij brenda veprės, po nė veēanti funksioni ekspresiv dhe ai poetik, i cili e bėn veprėn tė lexohet dhe rilexohet me njė frymė, dhe me mbresa tė pashlyeshme artistike dhe estetike, tė cilat ndihen fuqishėm nė gjithė krijimtarinė Kuteliane. Ekzistencialist, mjeshtri i artit magjik, Mitrush Kuteli, ėshtė Feniksi qė vdes e ngjallet nga hiri. Ndaj jehona Kuteliane kumbon sot me fort se kurrė….ėshtė njė gjėmim i fortė daulleje, ėshtė njė simfoni Bethoven-iane. Dėgjojeni:

    “Jam kėtu, e do te jem ,denbabaden

    Deri sa mali te bėhet hi,

    E hiri mal pėrsėri.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pamfletet e Lugatit

    Pamfletet e Lugatit

    Violeta Murati 13/11/2010 10:24:00


    Prozė dhe vargje tė zgjedhura, vėllimi tre e Mitrush Kutelit prezantohet sot nė panairin e librit, ku botohen pėr herė tė parė edhe dy poezi tė panjohura, qė shkrimtari i ka shkruar pak muaj para se tė vdiste. Atalanta, e bija e Kutelit, nė stendėn modeste prezanton edhe pėrmbledhje pamfletesh tė botuara mė parė nė shtypin e kohės, tė cilėn Kuteli e nxori si libėrth mė vete nė vitin 1944, me pseudonimin Lugati. Nga kjo pėrmbledhje satirike-politike botojmė njė pjesė

    Me pseudonimin Lugati, ja ku na shfaqet pėrsėri Kuteli. Ēfarė sot ka humbur dhe nuk ka gjurmė nė satirėn politike, Lugati do t’i bėhej kohės, viteve ‘40, njė darė e shtrėnguar fort nė kyē tė veseve alla shqiptare.

    Tė bijat e Kutelit tė vendosur nė anė, fare pranė derės, nė Pallatin e Kongreseve nė njė stendė modeste vetėm me titujt e shkrimtarit tregojnė se sa mundim ishte derisa arritėn tė jenė kėtė vit nė panairin e librit. Sjellin dy lajme nga shkrimtari: botimin e vėllimit tė tretė nė prozė dhe vargje tė zgjedhura, si dhe pėrmbledhjen e pamfleteve tė botuar mė parė nė shtypin e kohės, nė vitin ‘44. Atalanta na thotė se ju mbetet edhe njė vėllim nga proza e poezia qė tė mbyllet korpusi i botuar i veprės sė plotė tė Kutelit. Ēmimi nuk e kapėrcen shifrėn 800 lekė, ndryshe nga shumė botime tė panairit tė sivjetmė; librat s’preken me dorė nga ēmimet absurde, tė larta.

    Nė vėllimin e tretė e bija e Kutelit thotė se pėr herė tė parė janė hedhur dy poezi, “Natė” dhe “Ēast lumturie”, tė shkruara nė ‘67-n, vetėm pak muaj para se shkrimtari tė ndahej nga jeta. “Janė poezitė e fundit dhe kjo ėshtė shumė interesante”, - thotė me njė frymė Atalanta, nė mes shėnimeve tė tjera skrupuloze tė Kutelit.

    Librat dhe pamfleti me pseudonimin Lugati promovohen sot nė mbrėmje. Ndėrsa pėrmbledhja e pamfleteve, titulluar “Havadan mė havadan” mė parė ėshtė botuar nga vetė Kuteli, nxjerrė si njė libėrth mė vete nė vitin 1944 me pseudonim. Nė kėtė pėrmbledhje, njė zhanėr i humbur nė shtypin e sotėm; ja nga frika e politikės, ja ngaqė janė shteruar ndjeshmėritė social-politike tė shkrimtarėve - pra kjo natyrė tekstesh mungon krejtėsisht sot. Kuteli ėshtė tamam Lugat pėr politikėn dhe shqiptarėt e kohės, ku shumė prej kėtyre skica nė thelb ngjajnė dhe me tė sotmet. Ironia, pėrplasja e njė mendėsie me njė realitet ideal qė vetė shkrimtari ka brenda botės sė tij, shkaktojnė zgėrdheshje - sesa nė thelb tė pangjashėm jemi me qytetėrimin. Injoranca e papohuar e shqiptarėve, e politikės pėr tė cilėn vetė Kuteli dihet se mbante njė distancė tė qėllimshme; fakti qė vepra ju ndalua apo ishte gjysmė e ndaluar tė paktėn deri nė vitet ‘90, kuptojmė kėtė mos pėrshtatje tė shkrimtarit me dy sistemet nė Shqipėri; monarkinė dhe komunizmin. Diagnozat social-politike qė rrėfen Kuteli nė pamfletet e tij janė tė pangjashme, gati si njė prozė poetike, sureale, e zbritur thjeshtėsisht nė gjurmė psikologjie tė kohės, me fuqi, origjinalitet e fantazi tė jashtėzakonshme.

    "Profesionalizmi nė letėrsi, nė vendin tonė ėshtė hėpėrhė njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur them pėr atė qė s'di marifete e hipokrizira. Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt se u bėn hije. Dhe kur u bėn hije, do tė thotė qė nuk je i zoti pėr letėrsi", - shkruante Kuteli nė Testamentin e tij.

    "Net shqiptare", libri me rrėfime "Ago Jakupi e tė tjera rrėfime", libri me poema "Sulm e lot", tregimet "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Shėnime letrare" dhe pamfletet satirike-politike "Havadan nė havadan", rrėfimet "Pylli i gėshtenjave", "Xinxifilua", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė", "Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme" apo jeta e tij nė dy testet autobiografie: "Kujtesa" dhe "Testamenti"... ky ėshtė produkti letrar i njohur dhe i botuar, ndėrsa ka mbetur edhe njė vėllim sipas trashėgimtarėve tė shkrimtarit. Dhimitėr Pasko, i njohur kryesisht me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi mė 13 shtator 1907 nė Pogradec, e vdiq mė 4 maj 1967 nė Tiranė.

    Studimet e mesme i kreu nė Selanik, kurse tė lartat i pėrfundoi nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i Shkencave Ekonomike". U lidh me letrat shqipe qė nė vitin 1928, kur filloi tė botonte artikuj kritikė pėr shkrimtarėt shqiptarė dhe tregime nė "Shqipėrinė e Re" tė Konstancės. Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi fillimisht si ekonomist e mė vonė, derisa ndėrroi jetė, si pėrkthyes.

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Jam patriot

    Jam patriot



    Rroftė Shqipėrija!

    Rroftė Atdheu kombėtar shqiptar!

    Rroftė Flamuri nacional shqipar, kombėtar, kuq e zi me zhgabėn madhėshtore, trimėrore, dykrenore, shqiptare e Lekės, Pirros edhe e Skėnderit, qė e ngriti Ismail Qemali!

    Rrofshin tė gjithė dėshmorėt edhe heronjtė e kombit qė vdiqnė pėr Mėmėdhenė!

    Rroftė! Rroftė! Rroftė!!!

    I them kėto tė gjithė nga fundi i zemrės, i mėlēisė dhe i plėnxit kombėtar, sepse jam patriot i vėrtetė edhe i flaktė si flaka e zjarrit!

    I kulluar si llomi!

    I pastėr si balta!

    I drejtė si drapėri!

    Kurdoherė kam qenė patriot kombėtar i drejtė dhe me qėndrim tė patundur si shkėmbi. Kam prova sa tė doni dhe sa tė mos doni.

    Betimi im dit pėr ditė dhe nat pėr natė veēanėrisht kur pi raki me meze tė mirė (qelepir kombėtar patriotic!) ėshtė:

    -Pėr Flamur!

    -Pėr Shqipėri!

    -Pėr kokėn e Skėndėrbeut!

    -Mė vraftė palla e Skėndėrbeut!

    -Hėngsha eshtrat e Skėndėrbeut!

    Veēanėrisht kėtė tė fundit qė ėshtė shumė i fortė se vetėm qentė hanė eshtra, e pėrdor mė dendur.

    Jam kyenaltė se jam Ilir dhe se Leka i Madh zaptovi botėn, vajti nė Hindi…PO ta lėmė Lekėn e Madh dhe Pirron e tė vijmė mė kėndej nė Skėdėrbeu qė sih fatos mbi fatosa e qė bėri armikun tė dridhej (mė qafsh, shtjemė njė gotė raki dhe afroji ata kukurecė kombėtare se qenkan pjekur mirė)

    Kėstu pra, unė jam gati tė vdes pėr Shqipėri, tė vdes pėr Flamurė me zhgabėn trimėrore dykrenore arbėnore e cila duhet t’u nxjerrė sytė gjithė tradhėtorėve tė poshtėr dhe rezilėve qė s’pinė raki, raki rrushi pa ujė e qė s’hanė kukurec kombėtar tė pjekur nė hell!

    Sa tė mbaroj kėtė shishe raki jam gati tė nisem e tė vdes pėr Shqipėri nė luftė kundra armikut shekullor, si kam vdekur e njėzet a tridhjet herė tė tjera, dhe kur tė kthehem qė andej tė mė dyfishoni pensionin patriotic se pata derdhur gjakun si lumė pėr Atdhe.

    -Mė pyet nė kam qėnė fashist e nė mora para nga Italija?

    -Isha dhe mora?

    Po kėto i bėra si patriot kreshnik e fisnik se i gėnjeva italianėt. Qėllimi im ka qenė qė t’ia mbaroj paratė Duēes edhe ta bėj fukara Italinė edhe pastaj Shqipėrija ta zaptojė Italinė si bėri Pirrua i Madh edhe mua tė mė madhohet pensionioni patriotik kombėtar.

    Unė kam thirrur nė mes tė kafenesė: Rroftė Flamuri dy-krenor me dy zhgaba, me tri, me pesė…Po tė mė ēani zemrėn me sėpatat e Liktorit do gjeni brenda Flamurin dy-krenor tė Skėndėrbeut.

    Pėr kaqė vepra patriotike tė pavdekshme e pėr kaqė thirrje “Rroftė Shqipėrija” sa m’u ngjyr zėri nuk po i kėrkoj Atdheut pėrveē se tė ma paguajė pensionin nė ar rregullisht, sepse karta po bėhet bakall. Dua tė mė lejojė pėrveē kėsaj tė marr ēdo mot tė dhjetat e dy tre katundeve ku ka vreshta qė tė pi raki e tė ha kukurec patriotic.

    Ēmimin e tė dhjetave duhet tė ma falė Shteti sepse jam patriot kombėtar dh ebetohem pėr kokėn e Skėndėrbeut.

    E nė ma falka mua kėtė copė tė dhjetė, a mos pėrmbyset bota? Vetėm kaqė gjė I kėrkoj unė Shqipėrisė sepse kam djegur plėnxin me raki dhe jam ngjyrur duke thirrur se do tė bije therror nė fushėn e nderit ku flamuri I Skėnderit valon si trim me fletė (mė qafsh afromė shishen se u mėrzita me kėto gotat e vogla!)

    Rroftė Shqipėrija!

    Rrofshin patriotėt kombėtarė kreshnikė nacionale!

    Rrofshin dėshmorėt qė u bėnė therror pėr Shqipėri!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Edhe un’jam Patriot!

    Edhe un’jam Patriot!

    Nuk kam dashur tė dal sheshit e ta bėj for a po ja qė e solli puna e zamani. Doli i bir’ i botės nė gazetė edhe lėvdoi veten se ėshtė patriot kombėtar i zjarrtė dhe pėr mua nuk tha njė fjalė!

    Dale, mor zotni, dalė, se edhe neve hamė bukė e pimė raki me meze! Edhe bile raki tė fortė pa njė pikė ujė! Nė kini pėr tė pyetur pėr patriot tė vėrtetė, unė jam! Unė jam e s’ka tjatėr! Dhe jo vetėm s’ka po as qė do tė ketė.

    Patriotizmi im ėshtė mė i vjetėr se i atij mikut qė u lėvdua nė gazetė me kukurec e me raki. Se unė rakinė e pi pe rrushi edhe kukurecnė e ha me gishtrinjtė e dorės qė t’i lėpij mirė.

    Kur u bė, mor zotni, Shqipėrija republikė kombėtare mė 1925 unė kam thirrur i pari majė ballkonit tė prefekturės ku ish mbledhur mileti pa brekė:

    -Popull kreshnik pa brekė!

    Rroftė Republika shqiptare: Rroftė Presidenti, Rroftė Qeverija kombėtare republikane shqiptare e arbėnore me gjithė trimat e saj dėshmorė qė u vranė pėr Shqipėri e na bėnė buxhet pėr rrogat tona!

    Bile asaj dite historike kam mbajtur edhe njė fjalė tė madhe pėrpara miletit pa brekė se trajta mė e mirė e qeverisė ėshtė republika, se ne ngahera kemi qėnė republika tė vogla e tani duhet tė bėjmė njė republikė tė madhe e kreshnike kombėtare atdhetare, e cila duhet t’i bjerė Evropės ta bėjė shesh e lėndinė tė lozė macja me minė. Kam hequr pastaj edhe njė telegram urimi nė emrin e popullit pa brekė e pa misėr dhe kam marrė pėrgjigje. Kėta pėrgjigje e kam nė xhep si hajmali e mė ka hyrė nė punė shumė herė kur kam patur ngatėrresa me kontrabandat e me tė dhjetat qė edhe nuk i kam paguar, si patriot kombėtar qė jam. Kur mė shtrėngonin fort vinja e tregonja telegrafin dhe e trembnja drejtorin e financave se kam miq e do ta dėrgoj nė Pukė edhe ay mė jepte njė afat tė ri gjer sa borxhi harrohej dhe vinte berajeti. Me kėto para edhe me disa tė tjera qė mora kur nga Bashkija, kur nga Prefektura kur bėnim donomara (nga dhjetė festa nė vit) kur kėtej e kur andej, bėra njė ndėrtesaė tė madeh qė ia dhashė me qira Shtetit si patriot qė jam, sepse Shteti paguante qira tė madhe.

    Vendin ma dha dikush si ryshfet biēimi pėr njė punė qė s’duhet ta dijė populli kreshnik pa brekė. (Vetėm juve mund t’ju them nė vesh: ia kallzova djalėn atij mikut se bėn polatikė edhe e tremba se ia djeg shtėpinė e ia shuaj farėn…Edhe ay tha: hap gojėn e kėrko. Unė, domosdo, e hapa gojėn time patriotike edhe mora vendin)

    Donjė tjatėr allish-verish tė madh nuk kam bėrė, po pėr tė rrojtur kam rrojtur mirė, edhe, shyqyr, ca flori e kam pėr ditė tė zeza.

    Kur u mėrzit bota me republikė- se e mirė ėshtė jahnija po s’hahet ēdo ditė…- mblidha pėrsėri miletnė dhe thirra: Popull kreshinik!

    Isaf, bre, me republikė! Ne frėng nuk jemi, po shqiptarė bre! Ne duhet tė jemi mbretėri si nė kohėn e Skėndėrbeut edhe po s’fituam botėn ja unė kėto mustaqe i hedh ku tė doni! Pra poshtė republika e rroftė mbretėrija!

    Me njė herė u ngrita e hoqa njė tel nė Tiranė se ėshtė mbledhur populli e kėrkon mbretėri.

    Me mbretėri mė vajti mjaft mirė, bereqaversėn, se kisha mjaft allish-verish. Ēunat i dėrgova me bursė nė Evropė; mallin e shtova, bėra ca ndėrtesa tė reja e napolonat me gjel i mblodha nė kotec tė tyre.

    Po njeriu mėrzitet dyke ngrėnė pėr ditė pilaf e hoshaf. Edhe unė e pashė se populli u mėrzit me mbretėri. Ē’tė bėj? A tė kėthehemi prapė nė republikė? Jo! Atėhere haj tė bėhemi prapė perandori kombėtare! Si pashė se u qelb puna e nuk paguhen rrogat e pensionet u ngrita e i hoqa njė tel Duēes tė vijė me axhele tė na shpėtojė nga tiranija.

    Kur ardhi Italija mė gjet majė ballkonit veshur teptil si lugat.

    -Mir se ardhtė o shpėtimtarė tė kėtij populli kreshnik pa brekė!- thirra unė. Jemi krenaltė tė quhemi tė poshtėr e tė hyjmė nėnė zgjedhėn tuaj fisnike. Po amani ca para, se u fikmė!

    Pastaj si e do puna thirra:

    Duēe! Duēe! Duēe!

    Evviva!

    Qė aty hypa nė automobile teptil me devizė, sė bashku me tė tjerė shokė patriotė kombėtarė kreshnikė, hypmė nė pampor tė ujit e dualmė nė Romė. Kurorėn e Skėndėrbeut ia dhamė Viktorbeut edhe na i mbushi xhepat me napolona.

    Vajta me shokė ne Duēja edhe dualmė nė resme bashkė. Po kėto resme tahsi duhen djegur se na bėjnė rezil nė gazetė.

    Me atė resme jam bėrė mimic me kaqė gjeneralė edhe kolonelė italianė edhe kam fituar napolona shumė. Ushqimet e ushtėrisė unė i kasha, nozullimet unė, gazin unė!

    Ē’tė them, tre a katėr vjet puna mė vajti majė mė majė, gjersa u ngritnė ca jezitė e ma prenė yryshnė patriotic.

    Tashi Viktorbeu ra.

    Kurorėn ia mora prapė, se vėlla me babanė nuk e kasha as Viktorbenė e as Duēe-vezirė. Edhe atij paraja iu unj e iu bė kartė…

    Si patriot qėjam, pres t ashes edhe njė herė, kush jep mė shumė.

    Unė katėr a pesė telegrame, sipas punės, i kam nė xhep.

    Sa tė ndreqet puna vetė edhe ia heq atij qė do vijė pas Viktorbeut edhe do mbaj njė fjalė qė do tė ēuditet bota.

    -Mė pyete ē’zanat kam?

    - Zanat? S’ke turp tė mė pyesėsh kėsilloj? Ē’zanat tė kem, kur jam patriot kombėtar? Ky ėshtė zanati im!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  3. Poem Kosovar - M. Kuteli
    Nga C++ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 11:32
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •