em fal a mundet dikush te ma gjej kit tem
tata tanushi i bubutimes mitrush kuteli
ju lutem sepse me duhet urgjent
em fal a mundet dikush te ma gjej kit tem
tata tanushi i bubutimes mitrush kuteli
ju lutem sepse me duhet urgjent
Nė 113-vjetorin e lindjes, botohen vargjet e ndaluara tė Mitrush Kutelit
Me rastin e 113-vjetorit tė lindjes sė Mitrush Kutelit, njė prej zėrave mė tė rėndėsishėm tė prozės shqipe, Qendra Kombėtare e Librit dhe Leximit organizoi njė mbrėmje kushtuar veprės sė tij, nė hapėsirat e Muzeut Historik Kombėtar.
Tė pranishėm ishin studiues, profesorė, njohės tė mirė tė veprės sė tij, tė cilėt u ndalėn mė shumė nė rėndėsinė e veprės sė tij, por dhe kujtime mbi ndjesinė qė lėnė leximet e veprave tė tij.
Tė pranishėm nė aktivitet ishin dhe vajzat e shkrimtarit. Mitrush Kuteli studiohet nė kėndvėshtrime tė shumta dhe metodologji tė shumta. Te Kuteli shohim njė pėrballje tė jashtėzakonshme mes dashurisė tokėsore dhe asaj hyjnore, pėrballje qė shkon deri nė nivelet e mistikes dhe tė njė sprove tė rrallė nė letėrsinė shqipe, qė ėshtė shkrimi metafizik, u shpreh Persida Asllani, shefe e Departamentit tė Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės. Gjatė aktivitetit u prezantua dhe libri mė i ri i shkrimtarit Vargje tė pėrziera, njė libėr qė vetė Kuteli kishte nisur ta pėrgatiste vite mė parė, por pėr rrethana tė kohės mbeti i pabotuar.
Ky libėr vjen dhe pasuron sot bibliotekėn e veprave tė Kutelit, duke njohur mė thellė poetin brenda tij, tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-sė. Vajza e shkrimtarit, Atalanta Pasko, u shpreh se titulli ėshtė i zgjedhur nga vetė Kuteli, pėr atė pėrmbledhje qė kishte bėrė gati pėr ta botuar atėherė kur i kishin kėrkuar njė pėrmbledhje tė poezive nga shtėpia botuese Naim Frashėri. Vepra nuk u botua atėherė sepse ndėrhyrjet qė i kėrkonin redaktorėt ishin tė tilla, qė shkonin deri nė bashkėpunim. Kėshtu qė ai nuk mund tė pranonte dhe u tėrhoq.
U botua njė pėrmbledhje pas shumė vitesh qė ndėrroi jetė Kuteli dhe ne mė nė fund e botuam tė plotė. Aty janė qė nga Poemi kosovar deri te vargje tė shkruara qė ai i kishte shėnuar nė fleta gazetash. Tė gjitha janė aty brenda, u shpreh Atalanta. Studiuesi Primo Shllaku e vendosi theksin te gjuha e Kutelit dhe Kuteli si pėrkthyes.
Unė mbaj mend mahnitjen e madhe qė kam pėsuar nga pėrkthimet e tij tė Zhyl Vernit. Kur mė vonė arrita tė lexoj ato libra nė origjinal, prapė unė mbeta skllav i tekstit tė Dhimitėr Paskos, u shpreh Shllaku.
Ndėr tė tjera, ai tha se gjuha e nėnės qė Kuteli ka pėrdorur ka njė kuptim jo se shkruaj shqip, por gjuha e nėnės ėshtė intimiteti dhe shumėkuptimėsia po themi, ose aura e gjuhės, pėrtej fjala, pra fjala jo si limit, por fjala si e pėrtejme, fjala si pafundėsi. Unė kam idenė se Dhimitėr Pasko kėtė punė ia ka bėrė toskėrishtes. Ka dit fjalėt pėrtej fundit dhe gjuha e tij ka magji tė madhe. Pėr veprėn e shkrimtarit folėn edhe studiuesit Kristaq Jorgo, Behar Gjoka etj.
Panorama
15 shtator 2020
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-10-2022 mė 20:03
Njė paraqitje gati e panjohur e Mitrush Kutelit
Nga Pandeli Pasko Kuteli
Nė vitin 1995, Z. Ramón Sįnchez Lizarralde (1951-2011), studiues, kritik letrar dhe pėrkthyes i njohur i letėrsisė shqipe, i dhuroi lexonjėsit spanjoll gjashtė rrėfime tė Kutelit nė botimin El Otoňo de Djeladin Bey (Vjeshta e Xheldin beut). Libri duhet tė ketė pasur sukses, mbasi lexojmė se ėshtė botuar dy herė. Madje nė njė natė udhėtimi me anije nė Adriatik rreth viti 2005, qėlloi tė dėgjoj tek Radio Exterior de Espaňa edhe komente mjaft dashamirėse pėr kėtė libėr dhe pėr Kutelin.
Z. Ramón Sįnchez Lizarralde u diplomua pėr gjuhėn shqipe nė Universitetin e Tiranės nė vitet 80, kur pati qėndruar gjysėm ilegalisht si shumė marksist-leninistė tė asaj kohe. Mė pas ka mbajtur poste drejtuese nė Spanjė nė mjaft organizma tė rėndėsishme kombėtare nė fushėn e letrave dhe pėrkthimeve.
I dashuruar pas gjuhės, pasurisė folklorike dhe letėrsisė shqipe, pas viteve 90 ai iu kushtua pėrkthimeve spanjisht tė autorėve tė mirėnjohur shqiptarė, pėrpiloi e pėrktheu dy antologji me pėrralla dhe epikė legjendare shqiptare. Pėr punėn e tij tė madhe n kėtė lėmė ai ėshtė vlerėsuar mė 1993 me Ēmimin Kombėtar (spanjoll) pėr pėrkthimin mė tė mirė dhe mė 2005 me ēmimin Pena e Argjendtė nga Ministria e Kulturės shqiptare.
Pėrtej pėrkthimit cilėsor tė njė autori jo tė lehtė, Z. Sįnchez Lizarralde jep edhe gjykime me vlerė pėr Kutelin, tė cilat duke ardhur nga njė kėndvėshtrim i jashtėm i njė njohėsi tė mirė tė letrave shqipe, marrin rėndėsi tė veēantė. Si tė tilla nė vijim po rreshtojmė e komentojmė disa prej tyre.
Qysh nė krye, Z. Ramón Sįnchez Lizarralde e vendos pa mėdyshje Kutelin si shkrimtar qė nuk u pat pajtuar dhe pat qenė keqtrajtuar pėr dhjetvjeēarė tė tėrė nga regjimet tė cilėt pasuan njėri tjetrin nė vendin e vet.
Dhe vėrtet, kritik ndaj monarkisė dhe ndėrhyrjes italiane, me vepra letrare (kundėr shtypjes), me shkrime ekonomiko-politikė (kryesisht nė Gazetėn Shqipėria e Re nė Konstancė), Kutelit iu patėn ndaluar nė Shqipėri libri Tri problema nė lidhje me Bankėn Kombėtare e madje nė njė kohė edhe Netet Shqiptare.
Mė pas pėr Kutelin, ēiltas kundėr pushtimit fashist dhe filo-fashistėve, filloi njė kalvar i gjatė pikėrisht me akuza bashkėpunimi me fashizmin nga akuzues tė panjohur, tė cilėt jo vetėm qė e ēuan nė burg por vazhduan pėrndjekien ndaj tij e veprės sė tij nė vitet 50 e mė tej pas vdekjes. Ndėrkohė jo vetėm Z. Sįnchez Lizarralde, po edhe tė huaj tė tjerė qė i lexuan veē njė pjesė tė vogėl tė shkrimeve, patėn mendim tė kundėrt. Aleksandėr Zoto nė parathėnien e Anthologie de la prose albanaise (Fayard, 1984) e vendos Kutelin pėrkrah Migjenit, ndėrsa shkrimtari Pierre Gamarra e nis paraqitjen e kėsaj antologjie nė revistėn Europe po mė 1984, pikėrisht me njė pasazh nga Kuteli, duke e cilėsuar quel grand écrivain!.
Fakti qė nė botimin shqip tė paraqitjes nga Pierre Gamarra u censuruan pikėrisht pasazhi i hyrjes dhe vlerėsimi i mėsipėrm, ėshtė tregues se edhe pas pėrfshirjes nė antologjinė e mėsipėrme, ēdo vlerėsim superior i tij ishte i papranueshėm pėr qarqet drejtuese tė Lidhjes sė Shkrimtarėve edhe nė vitet 80.
Kėtė situatė e sqaron fort mirė prof. Shaban Sinani nė kumtesėn e mbajtur nė Korēė nė Konferencėn shkencore kushtuar 110 vjetorit tė lindjes sė Kutelit nė maj 2017, ku flet pėr mospėrfshirjen e Kutelit nė projekt-botimet e vėllimit III tė Historisė sė letėrsisė shqipe nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė nė vitet 60 e 80, mbasi M. Kuteli grupohej me tė tjerė shkrimtarė kolaboracionistė jashtė historisė sė letėrsisė.
Prof. Sinani jep tė dhėna edhe pėr njė klasifikim mė tė ashpėr tė shkrimtarėve shqiptarė tė viteve 30 nė studimin monografik punim diplome tė D. Agollit mė 1957 nė Leningrad, ku M. Kuteli vendoset nė grupin me shkrimtarė reaksionarė ose romantikė reaksionarė, nė kundėrvėnie me revolucionarin Migjeni.
Nga ana estetike Z. Sįnchez Lizarralde e konsideron Kutelin si tė parin shkrimtar shqiptar qė ka lėvruar realizmin magjik kur thotė: Kuteli, nė pjesėn mė tė madhe tė punės sė tij, kontribuon pėr krijimin e njė hapėsire letrare konkrete, njė lloj realizmi magjik me motėrzime nė hapėsira tė tjera tė Ballkanit e mund tė njihet si i veēantė dhe qė paraprin me disa dhjetvjeēarė atė qė na mbėrriti nga ana tjetėr e detit.
Po ashtu ai bėn krahasime tė cilat nuk i gjen nė kritikėn shqiptare: Kuteli ishte pa dyshim prozatori mė i mirė i Shqipėrisė deri nė hyrjen vrrullshėm tė Ismail Kadaresė. Dhe madje nė njė aspekt tė caktuar, qė lidhet me pėrshkrimin e botės tradicionale tė fshatit dhe trajtimit letrar tė saj, vazhdon ta ruajė kėtė vend.
Nė njė tjetėr shkrim paraqitės tė librit tė tij Cuentos albaneses me bazė folklorin shqiptar, pėrsėri Z. Sįnchez Lizarralde duke shqyrtuar vėshtirėsinė e konvertimit letrar tė tregimeve, krahason punėn nė kėtė lėmė tė I. Calvino-s, shndritėse dhe tė mrekullueshme . me.. tregimet e Mitrush Kutelit, e vetmja ndėrmarrje shqiptare qė njoh nė kėtė terren tė vėshtirė tė rikrijimit letrar tė tregimit.
Pas viteve 90 edhe nė Shqipėri, Kuteli ėshtė cilėsuar si shkrimtar i realizmit magjik, i (A. Plasari, A. Uēi, B. Gjoka, V. Canosinaj, etj.), dhe A. Uēi e quan madje fillestar tė kėtij shtegu letrar tė pėrsosur mė pas nga J. L Borges, prej kohės kur termi realizėm magjik pėrdorej vetėm pėr pikturat e viteve 20. A. Plasari analizon ngjashmėritė dhe ndryshimet mes Vjeshtės sė Xheladin beut tė Kutelit dhe Vjeshtės sė Patriarkut tė Marques-it dhe rrėfen si janė mrekulluar bashkėbisedues tė tij nė forume e mjedise tė spikatura letrare nga paraqitja e rrėfimeve fantastike tė Kutelit.
Nė vlerėsimin kohor historik pėr Z. Sįnchez Lizarralde vepra letrare e Kutelit mbetet aktuale duke nėnvizuar se Pėrmes veprės sė tij, nė ēdo rast, ne mund tė vėzhgojmė njė univers i cili pėr vite tė tėra konsiderohej i tejkaluar. Ky ėshtė njė vėzhgim i veēantė pėr paralelizmin mes ndryshimeve tė kufijve nė Europė pas rėnies sė Murit tė Berlinit dhe trajtimit qė iu bėn Kuteli situatave nė Shqipėri nė tregime tė ndryshme qė zhvillohen nė periudhėn e shpalljes sė pavarėsisė dhe luftrave ballkanike, tė cilat pasuan kėtė pavarėsi, duke iu mėshuar padrejtėsive ndaj tė drejtave tė popullit shqiptar.
Z. Sįnchez Lizarralde zbret edhe nė terrenin e vėshtirė dhe tė vėshtirėsuar tė aspekteve jetėsore tė Kutelit. Ai kupton fort mirė tragjedinė e mobilizimit me forcė tė Kutelit nga nazistėt dhe nuk i jep rėndėsi variantit imagjinar e kontradiktor qė pat paraqitur qysh mė 1990 I. Kadare (Ardhja e Migjenit ) i mobilizuar nė trupat rumune Kryqet e hekurta, por qė iu afrua Stalingradit si oficer i ushtrisė gjermane, variant shumė pranė dosjes sė akuzės dhe pėrfoljeve tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė vitet 50 e mė tej.
Megjithėse I. Kadare ka shėnuar mė pas se ishte bazuar nė pėshpėritje tė dėgjuara nėpėr Tiranė, ai i ka pėrsėritur pėshpėritjet me zell tė madh si lajtmotiv mė 2014 tek Mėngjeset nė Kafe Rostand. Madje edhe sė fundmi mė 2021 nė Koha pėr rrėfim. Duket mė fort si pėrbetim pėr tė krijuar njė opinion tė njollosur pėr Kutelin nė qarqe letrare shqiptare dhe europiane se sa dėshirė pėr tju treguar njė nga kulmet letrare shqiptare.
Nė pėrfundim shėnoj se mbetet ende aktuale vėrejtja e Z. Sįnchez Lizarralde se Kuteli nuk e ka marrė vlerėsimin qė meriton madje as edhe nė Shqipėri, ku tėrthorazi nėnvizohet nevoja pėr njohjen e vlerave tė Kutelit edhe jashtė Shqipėrisė, pra nė Europė.
Dhe kur kthehem e vėshtroj pėrkthimin cilėsor tė Kutelit nga Ramón Sįnchez Lizarralde, qė ėshtė sprovė jo e vogėl, kontributin pėr pėrhapjen e kulturės shqiptare nė botė me pėrkthime e shkrime origjinale dhe kthjelltėsinė e mendimeve tė tij, mė vjen vetvetiu njė psherėtimė: ah si nuk jetove mė shumė, o Ramón!
Paraqitje
nga Ramón Sįnchez Lizarralde
(parathėnie e botimit El Otoňo de Djeladin Bey, Madrid 1995)
Mitrush Kuteli, pseudonim letrar i Dhimitėr Paskos, lindi mė 13 shtator 1907 nė qytetin shqiptar tė Pogradecit, buzė liqenit tė Ohrit, dhe vdiq nė Tiranė mė 4 maj 19ó7. Pavarėsisht pėrpjekjeve tė disa mbrojtėsve adhurues tė veprės dhe figurės sė tij, Kuteli nuk e ka marrė vlerėsimin qė meriton madje as edhe nė Shqipėri, mbasi pat qenė keqtrajtuar pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė nga regjimet tė cilėt pasuan njėri tjetrin nė vendin e vet.
Dhimitėr Pasko studioi shkencat ekonomike sė pari nė Selanik dhe mė pas nė Bukuresht (qytet ku filloi bashkėpunimet e tij letrare dhe gazetareske nė qarqet e mėrgatės shqiptare[1]), dhe pastaj punoi si ekonomist nė poste tė ndryshme. Ishte studiues i folklorit shqiptar dhe atij rumun. Libri i tij i parė letrar, Nete Shqiptare, u botua nė vitin 1938 nė Konstancė, pas punimeve tė ndryshme nė fushėn ekonomike. Lufta botėrore dhe pushtimi gjerman e shtynė nė peripeci dhe tragjedi tė njėpasnjėshme, duke qenė i mobilizuar me forcė nga nazistėt. Mundi tė kthehej nė Shqipėri vetėm nė vjeshtėn e vitit 1942, ku, megjithėse nė vitin vijues fashistėt i vranė babanė dhe i dogjėn shtėpinė, ai qėndroi jashtė luftės politike dhe iu kushtua letėrsisė[2]. Nė dy vjet ai boton rreth dhjetė libra me tregime, poezi, ese letrare, pėrkthime dhe vėshtrime folklorike. Mban poste tė ndryshme nė Bankėn e re Kombėtare menjėherė pas luftės dhe sė bashku me shkrimtarėt dhe intelektualėt e tjerė, merr pjesė, nė regjimin e ri, nė themelimin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, si anėtar i kėshillit tė parė tė saj, si dhe nė botimin e revistave tė ndryshme letrare dhe ndėrkohė boton njė novelė, njė dramė, artikuj tė shumtė
Natyrisht, pas pak kohe, ai pėrballet me parimet politike dhe artistike tė sundimtarėve tė rinj, nga tė cilėt ai mėnjanohet dhunshėm, madje dėrgohet nė punė jashtėzakonisht tė rėnda nė tharjen e njė kėnete[3], dhe mė pas atij i mohohet e drejta pėr tė botuar. Qysh nga ky moment, i dėnuar rreptėsisht, mbijeton falė punės sė tij kolosale si pėrkthyes shqipėron njė numėr tė madh tė klasikėve rusė, francezė dhe tė tjerė dhe vetėm nė fund tė jetės sė tij ja del mbanė tė botojė njė pjesė tė veprave tė tij, veēanėrisht tregime tė shkurtra, por edhe pjesėt e para tė dy romaneve, pėrmbledhje tė tregimeve dhe baladave popullore, poezi
Vetėm nga vitin 1990, kur po vdiste regjimi i Enver Hoxhės tashmė tė vdekur, del njė botim i parė i Veprės sė tij letrare nė pesė vėllime, edhe pse me mungesa tė dukshme dhe, mbi tė gjitha, pa i njohur ende rėndėsinė dhe ndikimin vendimtar tė veprės sė tij nė tregimtarinė nė gjuhėn shqipe.
I mbėshtetur mė shumė se askush tjetėr nė traditėn e fuqishme gojore tė popullit tė tij, tė cilės i shton zotėrim tė gjuhės, njohuri tė thella tė letėrsisė universale, dhunti tė mėdha imagjinuese dhe njė vizion midis melankolisė dhe bėrjes drejtėsi, tė mbjellė gjithnjė me ironi, nga njė botė tashmė tė kaluar kur e pati njohur, por qė po bėnte qėndresė dhe po e bėn ende qė tė mos vdesė, Kuteli ishte pa dyshim prozatori mė i mirė i Shqipėrisė deri nė hyrjen vrrullshėm tė Ismail Kadaresė. Dhe madje nė njė aspekt tė caktuar, qė lidhet me pėrshkrimin e botės tradicionale tė fshatit dhe trajtimit letrar tė saj, vazhdon ta ruajė kėtė vend. Kuteli, nė pjesėn mė tė madhe tė punės sė tij, kontribuon pėr krijimin e njė hapėsire letrare konkrete, njė lloj realizmi magjik me motėrzime nė hapėsira tė tjera tė Ballkanit e mund tė njihet si i veēantė dhe qė paraprin me disa dhjetvjeēarė atė qė na mbėrriti nga ana tjetėr e detit.
Pėrmes veprės sė tij, nė ēdo rast, ne mund tė vėzhgojmė njė univers i cili pėr vite tė tėra konsiderohej i tejkaluar, por qė sot, pas kthesave mizore dhe plot gjarpėrime tė historisė sa iu pėrket ndryshimeve tė kufijve nė kohėt e fundit, rishfaqet e vėrteta e shpifur, e shtrembėruar, qė ka humbur ēdo pafajėsi mes dėshtimit tė eksperimenteve sociale, rrėnimit tė shkaktuar nga jashtė dhe braktisjes sė kėtyre popujve nė njė fat tė tmerrshėm nga Fuqitė e Mėdha.[4]
Pjesa mė e madhe e rrėfimeve dhe rrėfenjave tė Mitrush Kutelit zhvillohen nė hapėsirat juglindore tė Shqipėrisė, veēanėrisht pėreth qytetit tė Pogradecit, ku lindi shkrimtari dhe liqenit tė Ohrit, nė kufirin e sotėm me Maqedoninė, buzė tė cilit jeton ky popull. Kuteli rikujtoi disa nga rrėfimet e tij qė i pati ngjizur gjatė qėndrimit nė Bukuresht nė kujtimet e fėmijėrisė Vendosa tė shkoj nė Amerikė dhe tregimet gojore pak a shumė mitike tė cilat i pati dėgjuar gjatė viteve tė tij tė para Si u takua Ndoni me Zallorėt,Gjonomadhė e Gjatollinj -, dhe tė gjitha zhvillohen nė skenėn e vendlindjes sė tij. Pėr tė mos e lodhur lexonjėsin, edhe pėr tė mos rrezikuar qė disa pjessė tė mbeten tė errėta pėr atė qė nuk e njeh realitetin shqiptar, kam parapėlqyer tė mos vendos shėnime shpjeguese, gjithnjė tė padėshirueshme nė njė botim jo kritik dhe tė cilat nė kėtė rast do tė ishin padyshim tejet tė shumta. Fjalori bashkėlidhur do tė ndihmojė lexonjėsin tė kuptojė disa terma.
Duke synuar tė ofrojmė njė ndihmė tė vogėl, do tė thoshim se krahina e lartpėrmendur nė tė cilėn zhvillohen tė gjitha rrėfimet e pėrfshira kėtu, dallohet si zonė kufitare: aty gjenden si ndikime turke, njėlloj si nė gjithė Shqipėrinė, ashtu edhe greke, edhe sllave; pra edhe tepri njoftimesh lidhur me aspekte tė kulturave dhe feve tė ndryshme nga njėra tjetra dhe pasazhe humoristike sa iu pėrket ndėrveprimeve mes tyre. Tė ndodhurit nė afėrsi tė kufirit, ushtron nė popullatat dhe te njerėzit qė pėrshkruhen kėtu, njė ndikim tė fortė si nga Perėndimi, mbi tė gjitha nėpėrmjet Greqisė gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė sundimit otoman, dhe kjo pėrmes njė fenomeni shumė tė pėrhapur nė ato vise nė atė kohė: mėrgimi.
Sa i pėrket figurės sė banditit kapedan, kaēak ėshtė karakteristikė e pjesės mė tė madhe tė territorit tė Shqipėrisė dhe tė Greqisė gjatė shekujve 18 dhe 19. Kėta ishin njerėz fshati, tė cilėt, pėrballė shtypjes sė madhe tatimore tė Perandorisė dhe shtrėngimeve nga bejlerėt, kuturisnin tė ngjiteshin nė male pėr shembull nė malet e Mokrės dhe Gorės nė kėto rrėfime, duke pėrfituar nga lehtėsitė qė u jepte terreni i ashpėr dhe simpatia e popullit, tė cilin ata ndonjėherė e ndihmonin, sipas stilit tė Tempranillos dhe Candelas[5]-it tonė. Pjesa mė e madhe e tyre janė personazhe tė cilėt ne nuk i njohim pėrveē se nga rrėfimet e historitė e ardhura gojė pas goje dhe qė Kuteli i rikrijon me ėndje pas shijes dhe kujtimeve tė tij.
Natyrisht, nė disa rrėfime ka jo pak referime ndaj periudhave pak pėrpara dhe pas pavarėsisė sė Shqipėrisė nėntor 1912 dhe luftrave ballkanike tė cilat u bėnė pėr tė vendosur kufijtė sipas diktatit tė fuqive tė mėdha. Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, janė tė katėr krajlat tė cilėt kėrcėnojnė tokat shqiptare dhe qė do ti rrėmbejnė jo pak territore shtetit tė ardhshėm, edhe pse jo aq sa kishin synuar dhe sa patėn pushtuar sundimtarėt e tyre. Kėto, sė bashku me shumė tė tjera, janė disa nga pėrbėrėsit e lėndės, sė kėtij libri: e gjithė historia e njė populli dhe fqinjėve tė tij, tė cilat lexonjėsi, pavarėsisht nėse i njeh apo jo, duhet ti hyjė njė leximi tė faqeve nė vijim e kjo do ti shpėrblehet mirė. Ka tė ngjarė qė disa pasazhe tė ngjallin kureshtjen e tij pėr fenomene pak tė njohura: pra ky lexim do tė jetė njė mėnyrė e mirė pėr tiu qasur pranė njė populli jo tė panjohur mė pak tė afėrt, vetėm pak kilometra nga Italia qė ndodhet shumė pranė. Edhe pse synimi kryesor dhe ajo ēka dėshirohet mė shumė me kėtė libėr ėshtė gjithmonė kėnaqėsia letrare tė cilėn ai e ofron, po ashtu, meqėnėse letėrsia rrugėton gjithmonė nėpėr territore tė cilat nuk i njohim, tė zbuluarit e gjėrave tė reja qė mund tė bėjmė nėpėrmjet saj ėshtė veēori dalluese e leximit qysh nė krye tė herės.
Pėrktheu nga spanjishtja: Pandeli Pasko Kuteli
[1] Kuteli pati bashkėpunuar fillimisht me mėrgatėn dhe shtypin shqip tė Konstancės e mė pas me atė tė Bukureshtit.
[2] Kuteli kontribuoi shumė nė kėtė periudhė me shkrime kundėr pushtuesit italian dhe pėr mbrojtjen e ekonomisė dhe financava nga grabitjet gjermane si konsulent i monedhės pranė Bankės.
[3] Mė 1947Kuteli u dėnua me 5 vjet burg, nga tė cilat kreu 2 vjet, pėrfshirė 9 muaj hetuesi dhe nė kampin burg tė Vloēishtit, ku jeta kishte humbur ēdo vlerė.
[4] Bėhet fjalė pėr ndryshimet nė Europė pas rėnies sė Murit tė Berlinit
[5] José Marķa el Tempranillo bandit spanjoll i Andaluzisė, (1805-1833) dhe Luis Candelas Cajigal bandit nga Madridi (1804 1837) figura me popullaritet tė madh nė Spanjė.
Panorama
13 shator 2021
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-10-2022 mė 20:01
Krijoni Kontakt