Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 63
  1. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    S...C....,

    Dhimiter Pasko alias Mitrush Kuteli u lind ne Pogradec ne vitin 1907. U laureua per ekonomi ne universitetin e Bukureshtit. Per idete politike u denua me pune te detyrueshme, denim qe e shleu ne burgun e Maliqit nga viti 1945 deri ne vitin 1948. Vdiq ne vitin 1967.
    Ne botimet e Mitrushit ne kohen e diktatures komuniste, anashkalohej ne pershkrimin e biografise se tij fakti se ai kish qene i burgosur pikerisht per arsye te dieve te veta politike. Vitet e para pas clirimit mbesnin ne hije per lexuesin.

    Per perkujtimin e tij me rastin e 95-vjetorit te lindjes mund te lexosh ne:

    kete faqe


    ose brenda ne forum, tek elita kombetare


    ne kete faqe



    Me kete kerkese Star po me nxit qe te vendos ketu neser dicka per vdekjen, shkeputur nga libri i Petraq Kolevices: "Me Mitrushin", prej te cilit kam shkeputur disa fragmente ne postimet e meparshme te kesaj teme.

    Pershendetje!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Krenari
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    7
    Ju falenderoj nga zemra Juve te gjithe qe kontribuat ne pasurimin e Forumit me keto reshta aq te nevojshem per anetaret e Forumit!
    Mitrush Kuteli eshte shpirti i fjales se bukur dhe me reshtat e tij merret fryme me lirshem edhe ne pjeset e paēliruara te Atedheut po edhe aty ku perkohesisht frymon qenia shqiptare!
    Pra, Ju lumshin gishtat dhe suksese!
    Bota ėshtė aq e vogel sa qė nė tė nuk nuk ka vend pėr megalomanėt dhe injorantet e vlerave njerėzore!

  3. #13
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Dita,

    te falemnderit shume.

    Me erdh cudi kur thoshte "Jam kosovar...", aty disi ma perziu rrjetin percues ...

    Po nejse, te falemnderit prap...

    Star.

  4. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Star,

    Madheshtia e kesaj poeme eshte ndoshta pikerisht fakti se Kuteli del mbi ndasine e flet per Shqiperi e Kosove bashke. Kur e kam lexuar per te paren here, me ka prekur shume.

    Te shkruajta dje ne mesazhin tim te fundit ne kete teme, se sot do te sillja dicka rreth vdekjes se Mitrush Kutelit, shkeputur nga libri i arkitektit Petraq Kolevica: Me Kutelin.


    Krenar,

    Nese ke dhe ti dicka nga Kuteli, sille ketu ne forum, se vetem do e üasuroje kete teme.





    IKJA

    Mars i vitit 1967. NJė mbasdite nuk di si mbetėm vetėm tė dy me Mitrushin atje, nė kuzhinėn e tij qė nuk mbetej kurrė pa njerės..Fėmijėt ishin diku jashtė a nė dhomėn tjetėr, kurse Efterpi merrej me punėt e shtėpisė nėpėr oborr.
    Atmosfera politike nė vend vazhdonte tė ishte e rėndė pas luftės sė bujshme “kundėr burokracisė” tė njė viti mė parė, ndėrsa ndihej tė vepronte fort “revolucionarizimi i mėtejshėm i jetės sė vendit” dhe forcimi i “luftės sė klasave” qė shkaktonin shqetėsime te tė gjithė.
    Pasi foli pak pėr gjendjen e rėndė e tė pashpresė qė po sundonte nė jetėn shqiptare, me njė zė dėshpėrimisht tė thellė, Mitrushi tha:
    “Tani unė duhet tė iki!
    Fėmijėt u rritėn, u duhet tė bėjnė shkollėn e lartė. Do t’u duhen bursa, tė drejta studimi, tė paktėn. Po tė jem unė, janė edhe inatet ndaj meje dhe kėto inate do tė m’i pengojnė fėmijėt. Po tė iki unė, do tė ikin dhe inatet.”
    Fliste me njė dėshpėrim tė thellė, po edhe me njė vendosmėri tė tillė tė patundur, qė mė rrėqethi.
    Ē’donte tė thoshte me ato fjalė?
    Mė lindėn dyshime pėr njė vendim tė frikshėm...
    U mundova tė belbėzoja disa fjalė e argumenta kundėr, po ai vazhdonte tė pėrsėriste sikur fliste me vete:
    Tani unė duhet tė iki!...duhet, duhet tė iki...
    Pėr vdekjen e tij tė papritur, duke u gdhirė 4 maji i vitit 1967, shpesh kam menduar me dyshim:
    “Ishte vėtet natyrore?”
    Pėr ta shpejtuar ikjen qė po dėshironte, atij mbase do t’i mjaftonte vetėm njė dozė mė tepėr prej atyre “helmeve” tė quajtur “ilaēe pėr zemrėn” qė i pinte dy-tri herė nė ditė. E ka bėrė kėtė?
    Duke e ditur mirė formimin dhe besimin e tij fetar, qė nuk e lejon njė veprim tė tillė, i largoj dyshimet e kėqia dhe nė heshtje i kėrkoj tė falur pėr mėkatin qė bėj, po si ta harroj atė zėrin e tij tė dėshpėruar tė asaj pasdite tė vrerėt marsi?
    Megjithatė njė gjė ėshtė e sigurt. Mitrushi po e ndiente fort afėr fundin e vet, prandaj nxitoi tė linte testamentin, ku i thotė sė shoqes:
    “Shėnjat nuk i kam tė mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem pėr nė zyrė a pėr shėtitje dhe mė priten kėmbėt, mė mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaēe. Netėt i kam skėterrė, siē e di vetė. Kėto tė gjitha thonė se nuk e kam tė gjatė.”

    ***

    4 maj 1967. Nė drekė po kthehesha me nxitim bashkė me gruan nga zyra nė shtėpi. Nė fillim tė rrugės “Katėr dėshmorėt”, te njė shtyllė elektrike, pamė shpalljen e vdekjes: “Vdiq Dhimitėr Pasko!
    Ndonėse nuk banoja larg shtėpisė sė tij, nga gjėma dhe rrėmuja qė shkaktoi vdekja nė atė shtėpi, nuk u kujtua kush tė mė lajmėronte. Mbase nuk duhej shkelur porosia e tij nė testament, ku thoshte:
    “Nuk do tė mė lajmėroni para varrimit, asnjeri, me pėrjashtim tė pesė a gjashtė njerzve mė tė afėrm pėr tė bėrė formalitetet e varrimi dhe varrimin. Kaq.”
    Pėr fat tė mirė, ata pesė a gjashtė njerzit mė tė afėrm, nuk i ndejtėn besnikė porosisė tjetėr tė tij nė testament, ku shkruante:
    “Kur tė vdes mos bėni lajmėrime nga ata qė ngjiten nėpėr mure.”
    Lajmėrimet, pra, ishin ngjitur nėpėr mure si ai qė po lexoja: Dhimitėr Pasko vdiq.
    Shkova me nxitim nė shtėpi tė Mitrushit, sa pėr tė shprehur ngushėllimet pa u ulur dhe me tė shpejtė sosa tek studio e tė ndjerit skulptor Janaq Paēo.
    I dhashė lajmin e hidhur dhe iu luta tė vinte t’i bėnim maskėn prej allēie tė fytyrės.
    Kur ka vdekur? – mė pyeti Janaqi.
    Para nja 10 orėve – i thashė.
    Jemi vonė - vazhdoi Janaqi. Maskat bėhen menjėherė pas vdekjes sepse, duke kaluar koha, fillojnė e tė lėshohen muskujt, deformohen. Megjithatė, eja!
    Rrėmbeu njė qeskė me allēi e me nxitim, sosėm.
    I thashė Efterpit kėshtu...kėshtu...Ju lutem tė na lini vetėm.
    Na duhet vazelinė - mė tha nė vesh Janaqi.
    Bėhet edhe me sapun e me vaj, po s’jam i sigurt – vazhdoi. E, mor Mitrush, ē’na bėre – pėshpėriste vetmevete me dėshpėrim Janaqi, ndėrsa pėrgatiste allēinė. Shkova shpejt nė shtėpi, ku e dija se kisha njė kuti me vazelinė dhe mbaruam punė.
    Mitrushi ka disa fotografi tė mira vetėm, me gruan e me fėmijėt, qė ngjallin kujtime tė kėndshme, por maska me ata sy tė mbyllur e me njė si nėnqeshje tė hidhur nė buzė, mė duket se flet e pėrbuz njė epokė tė tėrė qė e bėri Mitrushin tė na ikte aq shpejt.

    ***

    Nata shkoi si shkoi me e jake e pa gjumė. Tė nesėrmen, qysh herėt, isha pėrsėri nė shtėpinė e Mitrushit. Vinin e iknin pak njerės, mė shumė tė afėrm nga Tirana e disa nga Pogradeci. Erdhėn disa kurorė artificiale tė porositura prej tyre. Shqetėsimi im ishte se ē’do tė shkruhej nė shtypin zyrtar pėr vdekjen e tij. Afėr drekės erdhi Sterio Spasse qė mė thanė se po interesohej pėr kėtė gjė. E pyeta. Bėmė ē’mundėm – tha. Do tė botohet nė “DRITA”, lajmėrimi i vdekjes me fotografinė dhe me fjalė tė mira pėr kontributin e tij nė letėrsinė tonė.
    Po diēka nga krijimtaria e tij do tė botohet me kėtė rast? – epyeta.
    Duke mė vėnė dorėn nė sup, kokulur, Sterio mė tha:
    Edhe kaq sa bėmė, u bė shumė...
    Ditėn e diel, d.m.th. tre ditė mė vonė, mė 7 maj 1967, nė faqen e katėrt tė gazetės “DRITA” u botuan ato qė mė pati thėnė Sterio. Nė faqen letrare tė asaj gazete nuk mund tė kishte vend pėr tė botuar diēka nga krijimtaria e Mitrushit, sepse duhej tė botoheshin disa “poezi kote” kushtuar dėshmorėve prej poetėsh krejt tė panjohur e qė nuk njohėn ndonjėherė si tė tillė. Nejse...Minutat po shkonin. Po afrohej ora e varrimit.
    Ndėrsa rrija nė dhomė ulur nė njė cep, i mbyllur nė vetvete sa mė bezdisnin pėsh-pėsh qė bėnin njerzit duke biseduar ultas njėri me tjetrin, u dėgjua njė zė qė nga oborri: Erdhi makina!
    Njerzit u ngritėn. Dolėm nė rrugėn para shtėpisė ku kish qėndruar njė makinė “ZUK” dhe njė autobus i vjetėr tip “IKARUS”, prodhim i vjetėr hungares, tė dy tė Ndėrmarrjes tė atėhershme tė varrezave. Njerzit e moshės sime e dinė se ēfarė shėmtirash e shkatėrirash ishin ato makina. Mitrushit i mbėrthyen kapakun e qivurit, e ngritėn dhe e futėn tė Zuk-u. Ne hipėm nė IKARUS dh eikėm. Nuk besoj tė kemi qenė mė shumė se nja dyzet veta nė atė “autobus”, ku shumica rrinte nė kėmbė. Autobuzi ikte me nxitim pas Zuk-ut sikur shkonte nė dasmė e jo nė varrim. Arritėm. Varri ishte hapur. Pa humbur kohė, qivuri me trupin e Mitrushit u ul nė fund. Askush nuk i tha dy fjalė te koka. Asnjėri nga shokėt e miqt’ e vjetėr. Po kush ishte prej tyre nė atė varrim?
    Nuk e di. Sikur tė nesėrmen e asaj dite tė mė pyeste dikush pėr kėtė gjė, nuk do dija ē’t’i thoja. Isha tepėr i tronditur. Hodhėm tė tėrė nga njė grusht dhe mbi atė qivur e pastaj punuan lopatat. Mbulohej Mitrushi...por, ende pa e mbuluar mirė e pa i vendosur si duhej ato kurorė, erdhi shoferi e tha: “Shpejt, shpejt, se kam edhe varrim tjetėr!” Njerėzit u turrėn drejt autobuzit qė kishte ndaluar nja njėqind metra larg, duke lėnė Mitrushin tė rrethuar nga heshtja qė e shoqėron deri mė sot duke vėrtetuar kėshtu fjalėt e At Gjon Shllakut:
    “Tjetėrkund, njerzt e idealit, nė u mbytshin pėr sė gjalli, nderohen pėr sė dekuni. Ndėr ne ata mbyten dy herė dhe harrohen.”
    Nuk duhet tė lė pa thėnė se pėr Mitrushin nuk u gjėnd njė copė vend nė parcelėn ballore, nė hyrje tė varrezave, ku groposeshin tė privilegjuarit e partisė dhe as nė ndonjė parcelė diku pranė. Mitrushi u varros nė cepin e fundit tė parcelės mė tė fundit, pranė murit rrethues tė atėhershė,.
    Kur mbaroi varrimi qė pėrshkrova mė lart dhe njerėzit u detyruan tė largoheshin me ngut, ishim bashkė me inxhinierin S.A., i afėrm i familjes tė Mitrushit, dhe na u duk sikur po e bragtisnim atė varr e nuk do ta gjenim mė. Prandaj ai solli njė tullė silikate nga muri qė po ndėrtohej, unė shkrova pėrmbi tė me lapės emrin Dhimitėr Pasko dhe tullėn e vumė pėrmbi varr duke e mbuluar me dhe nė mėnyrė qė tė gjendej varri edhe sikur tė shpėrdoroheshin kurorėt nga kalimtarė tė pandėrgjegjshėm.
    Tani, varri i Mitrushit, ndodhet nė mes tė parcelės e i rrethuar gjithandej me varre tė tjerė, sepse, gjatė kėtyre tridhjetė vjetėve qė kanė kaluar nga vdekja e tij, varreza ėshtė zgjeruar. Po pėr tė s’ka rėndėsi vendvarrimi. Ai ėshtė kėtu, nė Shqipėri, te nėna e tij.

    Dhe fytyr’ e saj e tretur
    Qė e ka ikonė,
    Pėrmbi varr do t’i qėndrojė
    Sot e pėrgjithmonė.

    Kėshtu u bė varrimi i Mitrush Kutelit, i njėrit prej atyre pak mė tė mėdhenjve tė prozės shqiptare.
    Varrim mė i thjeshtė, nuk mund tė bėhej...
    Megjithatė kam njė ngushėllim: Diktatura nuk mundi ta turpėronte, si ndonjė tjetėr, me falsitetin e fjalimeve e funeraleve zyrtare.
    Vetė koha e rėndė e diktaturės komuniste bėro qė tė plotėsohej dėshira e Mitrushit, e lėnė prej tij porosi nė testament:
    “Nuk dua njerėz nė varrimin tim. Mė tė shumtit e tyre vinė pėr sehir, pėr formė. Unė i kam urryer ngahera varrimet e bujshme, me kallaballėk.”
    Dikur kam shkruar se Pogradeci qė ka bij tė vetėt tė mėdhenjtė Lasgush e Mitrush, mund tė quhet Weimari shqiptar. Mirėpo Weimari e ka ngritur prej kohėsh monumentin e Gėtes e tė Shilerit. Pogradeci, kur do ta ngrerė monumentin e bijve tė tij tė mėdhenj?
    Ajo qė ka mbetur nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė apo, Lidhja e Cunguar e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė vendit amė, me rastin e tridhjetėvjetorit tė humbjes tė njėrit prej themeluesve tė saj, i vuri njė buqetė me lule te varri? Po varin ia di ndonjėri nga kryesia e saj?
    Po ndonjė mbledhje pėrkujtimore (pa coctail) organizoi?
    Po dale, se pyetjet nuk mbarojnė. Me lejė, mė fal:
    Cila shkollė, diku nė kėtė vend, mban emrin e Mitrushit?
    Cila shtėpi botuese? Cila rrugė? Cili shesh?
    Cili skulptor i ka bėrė ndonjė bust?
    Cili piktor i ka bėrė portretin?
    Me rastin e tridhjetėvjetorit tė vdekjes, iu dha ndonjė titull, urdhėr apo dekoratė? Ishin mbaruar?!






    (Njoftimi ne gazetei Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr vdekjen e Mitrushit)

    VDIQ SHKRIMTARI DHIMITER PASKO

    Mė 4 maj vdiq nė Tiranė, pas njė sėmundjeje tė gjatė, nė moshėn 60 vjeē, shkrimtari Dhimitėr Pasko (mitrush Kuteli).
    Dhimitėr Pasko, me talentin dhe aftėsitė e tij si shkrimtar dhe pėrkthyes, kontribuoi nė prozėn shqipe dhe nė pėrkthimin e disa veprave tė rėndėsishme botėrore, e veprave tė realizmit socialist. Shumė shkrime tė tij para ēlirimit dhe ato qė krijoi pas ēlirimit pėrshkohen nga fryma popullore, nga dashuria pėr fjalėn shqipe dhe pėr vendin. Me pėrkthime ai ndihmoi nė lėvrimin e gjuhės letrare dhe nė pasurimin e kulturės sonė.
    I shprehim ngushėllimet tona familjes dhe tė afėrmve pėr humbjen e parakohshme.

    LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE



    Ja, kėshtu u lajmėrua vdekja e Mitrush Kutelit...Por Dhimitėr Xhuvani qė nė atė kohė, punonte nė redaksinė e gazetės “DRITA”, ku u botua ky lajmärim vdekje, mė ka thėnė se, pas nja dy ditėsh, redaksinė iu trėhoq vėrejtje e rėndė nga Komiteti Qendror i P.P.Sh sepse e kishte bėrė lajmėrimin edhe me fotografi, gjė qė nuk lejohej sepse sipas kanunit tė pashkruar tė Komqendrorit, kėsi lloj lajmėrimesh me fjalė tė mira dhe me fotografi, bėheshin vetėm pėr tė ashtuquajturit “veteranė tė shquar tė luftės Naēl”.

    ***

    I gjori Mitrush, me ikjen e tij, shpresonte tė iknin dhe armiqėsitė. Kur i shkruante Testamentin sė shoqes, tė paktėn kėshtu shpresonte:
    “Ndofta, pas vdekjes, kur tė pushojnė pasionet dhe urrejtjet, shteti ynė mund t’ju ndihmojė.”
    Por edhe me kėtė fije shprese, brenga pėr tė ardhmen e pasigurt tė fėmijve nuk i ndahet dhe vazhdon:
    “Do tė mė njohė dhe do tė mė kuptojė dikush, tė paktėn pas vdekjes? Nuk di. Desha tė mė kuptonte dhe njihte jo pėr lavdi, po qė fėmijėt e mi – tė cilėve u lė trashėgim punėn dhe ėndrrat e mia – tė mos vuajnė pėr bukė sa janė tė vegjėl, tė ndjekin studimet dhe tė gjejnė udhėn e tyre nė jetė.”
    Nė tė vėrtetė ndodhi ndryshe. Pasionet, urrejtjet dhe armiqėsitė jo vetėm qė mbetėn kundėr tij, por u shtrinė si ferra e driza edhe nė rrugėn e fėmijėve.
    Vera e vitit 1968. Njera nga vajzat e Mitrushit, Atalanta, mbaroi gjimnazin dhe si tė gjithė, kishte bėrė lutje pėr tė drejtė studimi.
    Nė atė kohė, nė seksionin e arsimit tė Kom. Ekzekutiv tė Tiranės ishte dhe njė shoku im i gjimnazit tė Korēės, i ndjeri Gaqo, i cili ishte nė natyrė dashamirės pėr kėdo, pa le mua qė s’ma kthente fjalėn kurrė.
    E takova, i thashė kėshtu, kėshtu ėshtė puna pėr tė drejtėn e studimit tė vajzės sė Mitrushit dhe i kėrkova tė interesohej. Hm! – ia brėi i ndjeri Gaqo. Shiko kėtu nė xhepin e kėmishės sime! I shikon gjithė kėto copa letre? Tė gjitha kanė nga dy-tre emra. E di ti se kush m’i ka dhėnė? Ngrita supet. Ai vazhdoi: Kryetari!
    Mė thėrret, mė porosit me seriozitet tė madh qė pėr tė drejtat e studimeve tė kemi kujdes tė zbatojmė tė gjitha rregullat. Pastaj, kur bėj tė ik, mė zgjat nja dy-tri kartushka nga kėto qė pe ti dhe mė thotė:
    Shikoji dhe kėto emra “Sipas tė gjitha rregullave”. Unė, ato emra i kam atje poshtė, nė listat me tė tjerė. Atėherė pėrse m’i jep kartushkat? Qė t’i shoh sipas tė gjitha rregullave?
    E shikon se ē’luhet kėtu? E sheh ē’bėhet brenda tė gjitha rregullave?
    Sa pėr emrin e asaj ēupės, tė them qė nuk i del e drejta e studimeve?
    Pse?
    Lėri psetė. Sipas tė gjitha rregullave, kemi porosi nga Dega e Kuadrit qė tė mos i dalė. S’ka ē’tė bėj. Ika. Ku tė vija?
    Atėherė m’u kujtua ndihma qė i kishte dhėnė Mitrushit, vite mė parė, Fadil Paērami. Tani ai ishte mjaft i madh, Sekretar i Komitetit tė Partisė pėr Tiranėn. Me tė kish rastisur tė takohesha disa herė: Nė Konferencėn qė mbajta pėr Arkitekturėn Moderne, nė konkursin pėr varret e dėshmorėve nė Tiranė e ndonjė rast tjetėr dhe gjithmonė ishte treguar dahsamirės e pėrkrahės, ndonėse qėndrimet e mia nuk shkonin siaps avazit tė kohės. Mora guximin dhe i shkova. Mė priti pa asnjė ngurrim dhe unė, pa e zgjatur, hyra nė temė. I thashė:
    “Po tė jetonte ai, patjetėr tek ju do tė vinte, se s’kish ku tė shkonte pėrveē se kėtu. Nė vend tė tij erdha unė. Fjalėn e kam pėr Mitrush Kutelin, Dhimitėr Paskon.” Si ėshtė puna? – tha.
    Vajza e tij mbaroi gjimnazin. Me nota e sjellje ėshtė shumė e mirė, po, me ē’mora vesh, nė seksionin e Arsimit, nuk i del e drejta e studimit. Ju lutem nė emėr tė tė atit, a mund tė ndihmoni?
    Menjėherė ngriti dorezėn e telefonit, rrotulloi diskun e numrave dhe foli: “Seksioni i Kuadrit? Jam Fadili. Si ėshtė puna me tė drejtėn e studimit tė njė vajze me emrin Atalanta Pasko?”
    Mbasi dėgjoi me kujdes njė pėrgjigje tė shkurtėr, i tha atij qė fliste nė telefon:
    “Tė lutem ma pėrsėrit edhe njėherė, se nuk dėgjohesh mirė” dhe nė ēast ma zgjati dorezėn e telefonit e ma vuri nė vesh, ku dėgjova fare qartė pėrgjigjen e shefit tė atėhershėm tė kuadrit J.K. i cili tha:
    “Kemi porosi tė prerė nga shoku Abdyl Kėllezi qė fėmijve tė kėtij Dhimitri Paskos tė mos u japim tė drejta studimi.” Ia ktheva telefonin, ai e mori e pa i thėnė faleminderit e pėrplasi receptorin me inat duke mė thėnė: “S’kam ē’bėj. Eshtė shumė mė i madh nga unė.” Ika duke menduar i inatosur e i dėshpėruar. Si ishte e mundur tė funksiononte ky mekanizėm djallėzor?
    Abdyl Kėllezi, prej njė viti a mė tepėr kishte ikur nga Kom. Ekz. I Tiranės, ku ishte pėr ca kohė kryetar, por e paskėsh lėnė helmin nė Seksionin e Kuadrit. Pėr Abdylin, Mitrushi mė kishte treguar se qe njohur me tė qė nė Berat, kur punonte si specialist pranė Qeverisė Provizore e mė vonė nė Bankė, pas mbarimit tė luftės dhe e quante tė rrezikshėm.
    Paskėsh qenė vėrtet i tillė.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    45
    VENDOSA TE SHKOJ NE AMERIKE

    Vendosa te shkoj ne Amerike.
    Une nje e Culi dy.
    Une kisha shtate vjet edhe Culi gjashte.
    Une i veshur me nje kemishe pa menge, pantallona gjermmi gju. Culi, kemishe me menge.
    Qe te dy s'bathur.
    Qe te dy pa takije.
    Na kish djegur fort djelli, qe nga veshet e gjer ne thembrat e kembeve dhe kishim kembyer, asaj vere, tri lekura. Nuk di sa lekure nderon gjarpri ne mot e sa qime ujku, po neve kishim nderuar tri lekure.
    Dhe ish Korrik.
    Pa fjale se edhe ne keto lekurat e reja drizat kishin lene mjaft gjyrma, po, u pyes Zoterine t'uaj, qysh do ish e mundur ndryshe te arrish, dege me dege, ku jane folete ose te mbledhesh kumbulla ne mezhdat e arave ?
    Keshtu si ishim, ne vendosme te shkojme ne Amerike.
    Po te deshnim mund te shkonim e ne Vllahi, se per ne qe te dyja ishin ne der'e e shtepise : - ketu Vllahija, aty Amerika - po neve na u pat mbushur mendja per ne Amerike. "Vllahija u be batall qe kur doli Amerika", pat thene, dikur, Trifun-kasapi edhe neve e kishim mbajtur ment fjalet e tija.
    - Vllahija ka mbetur vetem per sy-leshet qe shkojne Shengjergjit e vijne Shembitrit, thesh fshati, edhe as une, as Culi nuk ishim sy-leshe.
    Pervec kesaj :
    - C'te kerkoni ne Vllahi, kur Vllahine e beri batall vete Trifun-kasapi ? - na kishin thene nuset.
    Edhe fjala e nuseve ish per ne fjale vendimtare, asaj kohe.
    Se, pata harruar t'u them qe ne fillim, qe une edhe Culi ishim te martuar, me kurore, si e desh puna.
    Nusja ime kish shtate vjet dhe i theshin Marine.
    Edhe sepse, Culi edhe une ishim bere vellezer - me gjak ne gisht, si behen vellezerit - nuset tona ishin kunata.
    Prandaj rrinim tok, ne nje shtepi me te ndara shume aty prane jazit.
    Shtepija jane ish ndertuar me gure lumi, te rradhosur ne toke njeri pas tjatrit. Kish edhe porte edhe dere, per te hyre e per te dale.
    Atje brenda Marina ime edhe nusja e Culit benin punet e shtepise : buke prej balte te thara ne djelle mi copa qaramidhe edhe gjelle prej levezhge bostani.
    Atje prisnim e percillnim miqesine te moshes sone, dyke u pershendoshur si pershendoshen te medhenjte.
    - Mir¹ ndajnate, moj nus e Cilit.
    - Ose :
    - Mir¹se u gjejme, moj nus¹e Culit.
    - Mir¹ se ardhe, te lumte kemba, urdhero e hyre brenda.
    - Ju arthcin nje mije te mirat po do shkoj, se kam djale ne djep e me qan.
    Ajo qe thesh se i qante djali kish tete vjet.
    Dhe pastaj :
    - Do-nje karte a kini marre nga te largmit, moj nus¹e Cilit ?
    - Kemi marre, kemi marre, falemeshendet te gjitheve, i math e i vogel.
    - Te fala paste e gezuar qe paski marre fjalen e mire.
    Dhe zonjat e shtepise u jepnin dy pika uje ne nje cope filxhani. Kesaj i theshin kafe e raki, si pas rastit, edhe miqesija bente sikur e pinte dyke uruar.
    - Sa te mire e paske goditur, moj nus¹ e Culit, per dasme e per gezim.
    - Te lumte goja, t¹u beft¹ e¹argjende.
    Dhe, kur shvilloheshin keto ceremoni, une dhe Culi rrinim mi gur, jashte shtepise, edhe si burra qe ishim, benim sikur nuk u vinim veshin (se c¹flasin grate midis tyre s¹duhet te mbash veshin.)
    Asohere kjo Marina ime kish nje cupe qe ish cupa jone.
    Edhe kjo cupa jone ish nje dege shelgu me dy bigla ne vend te kembeve e veshur me tre gishtrinj basme.
    Edhe dega e shelgut me dy bigla qante kur e kur, si qajne gjithe femija, kur u vjen te qajne. Marina e qortonte, po me kot, se gjer mos afronte ne gjiri, per qumesht, kjo foshnja nuk pushonte.
    Edhe kur ngjisnin keto te gjitha une e Culi rrinim gjith mi gur e bisedonim si burrat per te tjera pune me rendesiŠ

    - Pa me ish kjo nus¹ e Cilit (Cili jam une) nje vogelushe e bardhe si nje top debore, sy-shkruar si cudija, sa degjonja dendur boten te flase :
    Si rusp eshte t¹i rrembesh koken e te ikesh !
    Dhe kur degjoja keto me behej nje bosh i math ne zemer se fort e desha, sa isha gati t¹a mbyll ner kafaze e ner zendaneŠ
    E desha fort, po per te thene nuk i thesha.
    E perse t¹i thesha kur ajo vete ish nusja ime ?
    Lonim bashke lodren e te medhenjeve dhe dashuroheshim pa folur.
    Nje dashuri si prej se verteti, shkuar se verteti.
    Kur ndaheshim ndajnatave me dukej se isha i denuar te hy ne burgje. Ndjenja nje bosh te math, te math, ketu ne zemer.
    Po dendur haseshim edhe pas ndajnate, ne kroj, ku Mem¹emjere me dergonte te lahem nga pluhuri i dites. Dhe vonohesha atje gjer sa trokiste dera e dilte edhe Marina per t¹u lare. Pa rrinja i turbulluar fort dyke veshtruar Marinen qysh mirrte uje me grushte per te lare syt e saj te shkruar.
    E qysh pastaj, sbulonte kemben, gjer lart permbi gju, edhe e vinte atje ku rrithte kroj.
    Dhe kaq te bardha ishin pulpat e Marines, atje ne uji i shkembezuar, sa me mbushej shpirti me dridhje shume e kethenja kryet, nga pjergulla, a ne yjt e qiellit, per te mos t¹a veshtruarŠ
    Po desha, dhe desha me vrull te vonohet sa me shume.
    Dhe une desha me kot se ajo mbaronte se rrahuri ujin me duar e kembe dhe si mbaronte me thesh :
    - Tashi, naten e mire.
    Edhe ikte me vrap per ne shtepi e me linte te mjeruar fort.
    E ne vrap e siper i ndrinin kembet si debora, mbrenda ne t¹erret.
    Si mbyllej dera une vonohesha dhe pak per te degjuar zerin e kronjeve dhe pastaj kethehesha dyke fershellyer, se ish erret.
    Pa nat per nate e shihja Marinen ne enderr. Sikur dilte nga kora e vinte prane meje. Edhe kur kroji e jazi e bulkthi i shtroheshin kenges se tyre, ne ngriheshim se bashku, ne perfytyrime pa mbarim mbi dhe e mbi ujra. Sbrisnim kur e kur mbi toke a mbi nj¹ato peme te lulezuara a neper geshtenja dhe si qendronim pak per te pire uje ne kronjt e ftohte, rifillonim fluturimet tona.
    Kjo pat qene dashurija ime pare, qe me bente kaqe te lumtur e kaq te mjere.
    Dhe pastaj nuk guxonja t¹ja tregoja.

    Nje dite nga ato ditet e shumta te asaj kohe ishim duke luar sy-mbyllur me Culin e me te tjere.
    E zura per dore Marinen dhe vrapuam te fshihemi gjekund, aty ne mulliri. Ishim te lodhur fort edhe vendi i vogel, sa nje fole shpesherije. Rrinim prane e prane, aqe prane sa degjonja si i rrihte zemra tak-tak si trojka e mullirit. Kurre nuk kisha qene aq prane Marines dhe kurre nuk i pata ndjere sa for mund t¹i rrahe zemra. Pa era e trupit te saj te vale si era e luleve te fushes qe me bente te mbyll syte, i lumtur.
    Sa i vogel ish furiqi yne !
    Po, sa do i vogel qe ish na nxinte qe te dy : mua edhe Marinen time.
    Degjuam qe pertej nje ze qe therriste :
    - Cel !Cel !
    U shtypme njeri pas tjetrit, ne folene tone.
    I ndjenja tani fijet e flokeve te arta ne fytyren time.
    Dhe morniza lumturije me zbrisnin neper trup.
    Dhe tjater zhurme, pervec zemres se Marines edhe ujit te jazit qe derdhej bosh, nuk kish.
    Doli nje kocomi, aty ne hambari i vogel, i vogel sa nje arre. I vrau drita syte edhe, fesh-fesh, me gjith bisht, hyri prape ne vrime.
    Ngrita syte te veshtroj nje mize qe sillej mbi ne edhe hasa veshtrimin e Marines.
    Befas kjo nusja ime rrembeu fytyren ner duart e saj dhe me veshtroi drejt ner sy.
    - Mos luaj ! urdheroi zeri i saj.
    Dhe une s¹lojta.
    - Mbaji syte hapur !
    Dhe une i mbajta.
    - Shekoj gjesend, ja, ketu brenda, ne syte tend.
    - Ne syt e mij ? C¹do te ish ne syte e mij A mos do-nje kocomi ? A do-nje mize ? A do-nje thes me kashte ?
    E lashe Marinen te veshtroje.
    Isha nje loder ner duart e saj.
    Dhe loder jam sot ne duar vashash.
    - Ti ke ne sy brenda nje cupe qe lot. Dua t¹a di cila eshte ?
    Balli i Marines ish vrejtur fort. Si mali i Thate me debore, kur vijne t¹a rrethojne rete.
    Me frikesoj zeri i saj dhe nuk lojta vendit.
    As nuk pulita syte.
    Por per te veshtruar e veshtrova edhe une drejt ne sy. Ne syte e saj te kalter e te kulluar si engjellushet e korave. Dhe ja! atje brenda pasqyrohej fytyra ime (si e kisha pare ner flluskat e ujit te liqerit e ner flluskat e sapunit).
    Marina me leshoi fytyren e foli :
    - Pashe nje cupe ne syte tend. Lonte- lonte si nusk e lales e s¹dinja cila ish. Kisha frike mos ish do-nje tjater.
    - Tashi me duket se jam une.
    Mua m¹u hodh zemra perpjete.
    - Ti je, thashe, ti je s¹ka tjeter. E gjer ne Perendija e gjer ne mali, ti. Ja, edhe une jam ne syte tend. Kur do behem i math e do kem shume pare do martojemi me te vertet.
    - Me duak ?
    - Me duak, me tela, me fustan.
    - Une e dua boje-qielli.
    - Boje-qielli, si t¹a duash ti.
    - E me doreza te bardha, pe hoje.
    - Pe hoje te bardha.
    - Sa me do ti mua ?
    - Gjeeer ne mali e me lart, gjeeer ne gjoli.
    - Edhe une gjer ne mali. Sa Nenen, e me shume !
    Ishim tari prane me prane, sa faqja ime prekte me te sajen.
    Dhe ujit rrithte me zhurme.
    Dhe kocomiu hynte e dilte, aty prane hambarit.
    Dhe zemra e Marines ish qetuar krejtŠ
    - Te pashe, te pashe ! u degjua zeri i Dimushit jashte.
    - Cape te zbardhur ne kalldrem.
    - U ngritme dhe ne. Dhe dore pas dore rentme dhe hyme ne brithmen e shokeve.


    Amerika jone e asaj kohe ish aty, afer tregut, ne nje vend ku ishin copa xhami e filxhani.
    Keto ishin dollaret tane.
    Kur e kur bridhnim edhe ne Amerike te Zeze, qe ish pak me tej. Ketu kish kuti te bardha e te kuqe e dy-tre gishtrinj basme me ngjyra (se kisha cupeze e duhej veshur, mos na qeshe botaŠ)
    Per keto vise kaqe te largeta u patme nisur nje dite vere, une nje e Culi dy.
    Shume here mundet t¹u pata nisur per Amerike e vise te tjera ne kohen e Marines, po ate te asaj dite nuk me vjen t¹a harroj kurre.
    Sbritme gjate jazit dyke mbajtur perdore nje spango te gjate ku kishim lidhur nje cope derrase. Ky ish vaporri yne i ujit.
    Se ne kishim degjuar se ne Amerike shkojet me vapor te ujitŠ
    Marina edhe nusja e Culit e disa fqinjeri vinin pas nesh.
    Ndarja pat qene e mallengjyeshme e me shamize ne dore, si bejne te medhenjte, kur ndahen.
    - Te na shkruani karta, - foli Marina.
    - Do shkruajme per dite, i thashe (asaj kohe une kisha filluar te beja karabacka ne pllake).
    - Te vini shendoshe e te ketheji shendoshe, me pare nje shoshe, foli nus e Culit.
    Dhe pastaj si te medhenjte, u pushtuam ne krahe dhe beme sikur qajme.
    E zura Culin per dore edhe sbritme nga rema.
    Nuk fliste as ay, as une.
    Mblothme me zell xhame e copa teneqeje e shume sende te tjera me vlere, per ndere te shtepise.
    Dhe kur pregatiteshim te nisemi per ne vilajet, u javitne aty perpara nesh Arapi, Durua, i Llukes edhe Verdhaniku.
    Ata te tre pertej, ne te dy ketej.
    Midis nesh uji i jazit.
    - Ku do vini o Duro ? (Arapi ish me i math po ne pysnim Duron).
    - Xhe-ku veme, ande poshte, - foli Arapi, po yve ?
    - Ne shtepi.
    - Ne xhe-ku veme per te mire, - foli Durua.
    Ndejme pastaj e me s¹thame gje : ata pertej edhe ne ketej jazit.
    Arapi, Durua edhe Verdhaniku u afruan koke me koke edhe biseduan gjesend.
    Pastaj Arapi foli :
    - Po te doni i marrim dhe yve, a po doni te loni me cupat ?

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Lisi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    45
    Vendosa te shkoj ne Amerike -pjesa e dyte



    Tere krenaria jone prej burri, e prekur kesilloj, ndjehej e shkelur neper
    kembe.
    Hapa gojen e fola :
    - Thoni ku do veni edhe pastajŠ
    Biseduan qe te tre koke me koke, po c¹theshin andej jazit degjohej edhe
    ketej. Na e kishin nevojen per te forcuar tarafne se te tjeret ishin zhgane
    nga pese nga gjashte e me shume. S¹kishin ata Arap mi krye, po ishin te
    shume.
    - Po te vini, ne u rrefejme.
    - Vijme.
    - Kane ardhur qerret me bar ne Hani i Petros. Veme ngjeshem bar edhe pastaj
    kollovitemi me qerre ne fushen e m¹at¹ane.
    U zume krah per krah me Culin e folme sa folme ne vesh. Pastaj nxorra gjithe
    thesaret qe kisha mbledhur ne Amerike edhe ia dhashe t¹i vendose ne vendin
    qe dinim ne (ja u tregoj tani juve, po te mos i thoni Duros : ne mur te
    mullirit ne qoshja, eshte nje vrime sa te futesh krahun).
    Une kalove remen edhe hyra midis te tjereve.
    -Prisni se ja po vjen e Culi.
    Dhe si ardhi Culi u nisme qe te pese, krah per krah, me Arapne ne mes, dyke
    u hedhur perpjete si keca Marsi e dyke kenduar :

    Ore djal¹i Jacese,
    Trim o Kapedan ;
    Kur me shkon sokakute,
    Hidhesh si shejtanŠ

    Nuk di si hidhej djal i Jaces, po neve si shejtan e shkuar shejtani, arok e
    shkuar aroku, pelivane !
    Perpara Hanit kishim qendruar, me te vertete, nja pese qerre me bar, te
    ngarkuara gjer ne maje, sa dukeshin si miza qete perpara.
    Binte ere lule nga te fushes.
    Brenda ne plevice bari ish ngjitur gjer afer trareve.
    Kish shume djem te moshes sone e me te medhenj qe ngjishnin bar. Hyme edhe
    ne edhe ia krisme lodres. Ngjiteshim ne trare, njeri pas tjatrit, edhe
    hidheshim perposh, me sulm. Zireshim dore pas dore edhe lonim valle.
    Ndaheshim ne tarafe, ca me Kapedan Kajon e ca me Myftara Bimbashne edhe
    nisnim luften, bam-bum ! kush ishte i mundur mbulohej me bar.
    Ner ato pak reze djelli qe hynin terthorazi levrinte tremba-tremba pluhuri
    qe ngrihej se reposhmi.
    Ardhi pastaj Culi qe jashte ku kish vajtur te pije uje edhe tha :
    - Ore djemani, po shkojne qerret per ne fushe.
    Sa te mbyllesh e te hapesh syte Hani mbeti bosh edhe qerret plot.
    Disa prej nesh hypne ne rrazhnicat e qerres.
    Ishin te kuq si lulja e kuqe.
    Dhe trupi na ish plot me byk te ngjitur me dirse.
    Na dilte sojesh nje avull i zjarrte.
    Binte ere katrani nga boshtet e rrotave ?
    - Aga, me merr edhe mua, - vinte do-nje i vonuar.
    - Edhe mua, Aga !
    - Edhe mua !
    Edhe ngarkoheshin qerret me djaj te kuq. Kur niseshim per ne udhe nje
    brithme gazi cante rruget, sikur ish dasma e Rogoz Beut te Tokoci Pashajt.
    - Hajs, hajs ! bertisnim ne. Dhe qete nxitonin capet.
    - Oha, oha ! ia priste i zoti i qerres. Dhe na kanosej te na zbrese poshte.
    Po nuk na zbriste.
    Dhe ne linim qete e fillonim bisedimet tona.
    Kishim qene pese, tani ishim tete.
    Rruga ishte plot fije bari e fije kashte.
    Kur iu afruam lumit, Arapi i hodh poshte. Edhe ne pas tij.
    - Ore, ne do veme te lahemi ne sofat, kush te doje le te vije.
    U keputne nja tre nga qerret e tjera edhe u bashkuan me ne. Te tjeret, qe te
    mos i bejne vollen Arapit, sbritne pak me tej.
    Kaluam gardhin me ferra edhe u leshuam arave, permes, qe te shkurtojme udhe.
    Misri e kish buken te njome, qumesht jo tjater. Edhe ish vaditur rishme. Ku
    shkelme ne mbet gjyrmr e gjalle, sikur kishin shkelur pelat e egra. Balta
    ish e bute fort e sikur ish bere qe te na perkedhele kembet.
    Nuk keputme gje se e lame kur te kthehemi (se ku t¹i fshehesh ata kallepe,
    kur shkon te lahesh ,) vetem Arapi, si arap qe ish, mori dy kungelleshka te
    njoma, per te lojtur ne uje, ne vent te topit. Une edhe Culi keputme ca
    mustaqe misri edhe rrahme t'i ngjitem ndene hunde qe te dukemi si burrat e
    cinimacinit.
    Kishim edhe shume gjer buze liqerit kur u degjua zeri i Arapit, si ay i
    Bajram tellallit :
    - Nje...dy...tri... mbetet i share kush hyn i fundit ne uje!
    Pa fjale se Arapi na e kish punuar e ish nje te shtene gur perpara. Po, edhe
    keshtu e shara ish e share.
    U thirrme kembeve sa me te mund neper miser, neper kunguj e mbi gjerdhe. E
    qe mi gjerdhe kush mi tel kush ndene tel, me te gulcuar e me shpirt ne goje,
    gjer buze liqerit. Aty hith kemishen, hith pantallonat edhe bulldump! ne
    uje.
    Une dhe Culi kishim sveshur kemishet qe rruges, ne vrap e siper e hyme ne
    uje ner te paret. Vetem e vetem mos na qeshen se mbetme te share! Ca mbetne
    prapa, me kockorre e gjemba ne kembe, e ca se i zuri teli e i corri
    fertel-fertel. Durua ra ne uje me gjith kemishe, Kocomiu me gjith takije,
    cun i Cucit, cale-cale, me gjith kockorre e kembes.
    Po puna eshte se nuk mbetne te share.
    Ish kaqe i ngrohte ujet, kaqe i embel djelli i Korrikut dhe kaqe i math gazi
    e zhurma sa, pernjemend, e harrova krejt Marinen time edhe shtepine prane
    jazit.
    U pata nisur per ne Amerike, po ja qe ne liqer ish me mire!
    - Te bejme lufte! - tha dikush.
    - Lufte! Lufte! - te tjeret.
    Edhe zuri lufta.
    Me uje, jo me zjarr si behet lufta e vertete.
    Uje qe ia hithnin shoqi-shoqit, si sterkala, ne fytyre.
    Dhe ne keto sterkala lonin gjithe ngjyrat e ylberit.
    - Une jam Karadaku!
    - Une jam Nemci!
    - Une jam Cinmacini!
    Edhe, Karadak-e-Nemc-e-Cinmacin-bashke e sa e sa kombe te tjere, bjere e
    bot, me uje shoku-shokut, sa nuk dukej gjer ne sofat te dyte vec se shkumbe
    e gjalle.
    - Prite o Karadak topne e Nemces!
    - Prite, Nemc, plumbin e Karadakut.
    - Prite! Prite!
    Hynte pastaj me kuje e buje te madhe si ariu i malit Moskovi, si i thesh
    vetes Rrapi i Xhyres, e na vinte te gjithe perpara, shkumbe per shkumbe e
    vale per vale, gjer sa na leshonin syte shkendija ngjyre-ngjyre.
    Linim asohere luften per do-nje Arap a per do-nje Rrapi qe e kishin inatne
    te forte e dilnin te clodheshim ne ane. Shtriheshim sa gjat e gjere, ne
    shur.
    Pa na vertitej kjo bote, me male, me kodra, si ne motne kur do dale
    Qofte-largu me nje stome uje ne dore. Njeqind daulle ne veshe, njeqind pela
    te egra mi krye e gjith kjo bote vertitu rotull, si pa gje te keq.
    Platiteshim pastaj, dalengadale, edhe dremitnjim pak.
    Kur na shtrengoje urija, Culi shkoj ne Teto-Vasa, qe e kish aty prane e na
    solli buke e djathe. Buke- cerepi, kjo, e bute si pambuku. Ha e ha gjer sa
    s'mbeti therrime per be.
    Na digjej tani gryka per uje, po, kroji ishte larg. Ngrehu tani Cili e hyre
    pertej sofatit te trete, me not te rrepte, edhe pi uje sa te duash, se
    liqeri eshte plot. Ish pak si ngrohte ky uji i liqerit tone, binte era peshk
    e barishta, po i kulluar si ay s'ka tjater. Edhe i embel, mjalte. Edhe i
    lehte si penda, se jo me kot ish uje i rrahur ne dallge.
    Dhe kesilloj, hyre e dil, bjere e ngrehu : te lodhur nga noti te kapitur nga
    djelli e te dermuar nga lufta, me shkendija ne sy e daulle ne vesh, ndenjme
    aty gjer afer zemres.
    E kur rrinim dyke u thekur e pjekur ne shur, u degjua zeri i Arapit :
    - Ore, te vine ata te kater qe jane me mua.
    Hynte ketu edhe Cili edhe Culi.
    U mblodhne koke-me-koke, me bark : une nje, Culi dy, Durua tre, Verdhaniku
    kater edhe Arapi pese.
    Arapi foli :
    - Ore do tu them gjekafshe, po eshte i share ay qe rrefen. T'a dini!
    - I share - thame ne.
    - E t'ja marre zhaba dhise qumeshtin.
    - T'ia marre.
    - Iu mbyllte dera me kyc e katinare.
    - Iu mbyllte.
    - Mire. tashi u them : Kam pikasur ne nje vent, qe s'e di asnjeri, nje fole
    laraske. Ka njezet veze. Ne jemi pese. I marrim, i ndajme nga kater per shoq
    edhe i a veme kllockes te na nxjerre laraska. Njezet laraska! I rritem e di
    une vete c'bejme pastaj.
    - I lidhem per kembe.
    - Lere ti, pa te them.
    Neve na u turbullua krejt edhe ajo pak mendje qe kishim kur degjuam per
    njezet laraska.
    - Me bisht ?
    - Ke pare ti laraske pa bisht ? A, bir, a... ku je ngrysur ?
    - Mire, ne jane me bisht, i duam.
    Ne qe foshnja i shekonim laraskat mi qaramidhe e mi plepa, po as ne, as guri
    tone nuk i zinte. Me kot u hidhnim dhembet qe na nderroheshin e u bertisnim
    :
    Moj laraske,
    Kembe-kaske...

    ato gjithe maje plepit. E qe atje na veshtronin me perbuzje.
    Tani, njezet laraska te vogla ne duar tona!
    - Veme ? - pyeti Arapi
    - Veme! - ne te gjithe.
    - Haj, po mos na pikasin te tjeret.
    U veshme tines e u mblodhem ne Luadhi.
    Na u lut Kocomiu t'a marrem, po kush ndahej nga te kater laraskat e tija?
    Na ra ghyrmes, gjer ne Plepi, Gagaci edhe Ogici, po ne iu leshuam me gure
    edhe ata, pane c'pane, e u kethyen.
    Kaluam neper mezhda e gjerdhe, dyke shkundur, ketu nje kumbull, aty nje arre
    e pertej do-nje aguridhe te tharte.
    Brodhem gjer petej Udhes se madhe, ne Ajazme e gjer ne Shpellen e
    lakuriqeve. po folene nuk e gjetme.
    - E kane marre te tjeret - foli Arapi i zemeruar.
    Edhe u betua per kete uje e per kete dhe e per shpirt te te vdekurve, se do
    t'u punonte te njemije e njeqindat gjer sa t'ia japin prape laraskat, se te
    tijat jane.
    Me qe ishim aty shkuam ndene Gur te etheve edhe lame shenje te grisur nga
    cipet e kemisheve.
    U kthyem ne Ajazme e pime uje te ftohte, sa ment e shteruam. Kaqe etje
    kishim!
    Pikasme aty nje molle te veres , te bryllte, po na thirri dikush qe pertej e
    na ra me gure. ju pergjegjme e ne me gure, po as-nje molle per be nuk
    muarrme.
    Ishim te lodhur fort dhe djelli me te perenduar.
    Na digjej trupi si furre e Xha-Ndinit, sa na nderohej lekura.

    Asohere mu kujtua mua edhe Culit se u patme nisur asaj dite per ne Amerike.
    I lame shoket edhe u perzjeme me dhit e fshatit qe ktheheshin nga mali.
    Une e gjeta Gjesen tone, Culi Saren : i zume per qafe edhe zbritme per ne
    shtepi, ne mes te tufes.
    Shtepija jone ish shkretuar krejt. Nje pjese e gureve ishin hedhur ne jaz.
    As Marina aty, as Pina aty.
    Na kishin pritur gjithe diten e pastaj kishin hyre neper shtepi.
    E ndjeme veten fajtore.
    Ishim te mjere fort, sikur kishim ngrene shprenda.
    S'di kush na pat pikasur ( te jete Gagaci ? te jete Kocomiu ? te jete Laboti
    ?...) vendin tone ne qoshja e mullirit ku kishim fshehur thesaret.
    Vendin e gjetem bosh...
    Kaqe gaze e kaqe mjerime, mbrenda nje dite!
    Asaj ndajnate nuk guxova te dal ne kroj per te pritur Marinen.
    Kisha turp...
    Nuk di ne doli edhe ajo per te lare ato pulpat e bardha e ata syte te
    shkruar.
    - Cilit iu mbytne gjemite me rresk - me talli motra e madhe.
    - I eshte rrjepur hunda nga djelli - foli tjatra.
    - I shkon sa t'i vije rradha te martohet - qeshi Nena.
    - E mire-mire, ay eshte i martuar me kurore.
    Dhe qeshne te gjithe.
    Ata qeshne e mua me vinte te qaj.
    Edhe me duket se ndjeva si me ngrohen syte. gelltita lotet e teperta edhe
    lashe kaqe sa te kem zhizha te ndritura e reze te arta midis syrit e
    zjarrit.
    Darke nuk hengra. Me patne thene nente here te rri ne sofer e une prita te
    dhjeten.
    Po e dhjeta nuk ardhi.
    Dhe mbeta pa buke.
    Fjeta i mjeruar edhe i penduar fort.

    Kur i kujtoj keto te gjitha sikur ndje edhe sot nje gur mulliri permbi
    zemer.
    Sikur e shoh Marinen me pulpa te bardha, me sy te shkruar dhe me ate trup te
    nxehte, qe mbante ere lule-fushe, aty ndene ate pjergullen e krojt a ne
    foleja jone e mullirit - e me vjen te ik e te marr malet...

  7. #17
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Dita,

    si emri qe ke, edhe vet ndrit. Te falemnderit prap...



    Une (Trimi)

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Pėr fillim, njė flm. pėr gjithė ata qė bėnė njė punė tė vyeshme me prezentimin e njė pjese tė veprimtarisė letrare tė Mitrush Kutelit nė FORUM.

    Mitrush Kuteli , padyshim, ėshtė babai i prozės moderne nė letrat shqipe. Opusi i tij , nė prozė e poezi, ka kohė qė ėshte i njohur pėr lexuesin kosovar. Shtepia botuese "Rilindja" nė vitet e '70-ta
    e hedh nė dritė vepren e tij . Pjesė nga veprimtaria e tij poetike dhe nė prozė pėrfshihej edhe nė librat shkollore pėr letėrsinė. Nė universitetin e Prishtinės, studentėt e letėrsisė, e kanė pasur tė obliguar leximin dhe njohjen e Kutelit. Pėr Kutelin kanė shkruar kritikė dhe historianė letėrsie. Bile, janė mbrojtur magjisratura dhe disertacione. Poeti dhe studiusi i letėrsisė Dr.Sali Bashota ka magjistruar dhe mė vonė ka doktoruar pėr veprimtarinė poetike dhe prozėn e Mitrush Kutelit

  9. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falenderoj une Lisin tani, qe ka sjelle pjesen "Vendosa te shkoj ne Amerike"

    Dhe per te gjithe ju qe keni marre pjese ne te si lexues nje tregim tjeter shume domethenes nga Kuteli




    GJONOMADHE E GJATOLLINJ



    Ju falem, o burra tė mirė, qė rrini e kėndoni kėtė kartė. Ju falem e ju marr dorėn t’ju pyes njė fjalė e dua tė mė ktheni pėrgjigje: kini parė a s’kini parė, ore, trima nė botė? Ama ta dini: unė s’ju pyes pėr trima sidokudo, pėr kokėshkretė, nga ata qė s’i mer as kandari, as kalemi, po pėr trmia tė vėrtetė, pėr burra qė hanė bukė veē.
    “Kemi parė...” mund tė hidhet e tė thotė ndonjė qė s’e ka marrė vesh mirė pyetjen time, qė nuk e ka pleqėruar mirė punėn e qė ngutet tepėr.
    Mirė, ta zemė se kini aprė apo ta zemė se kini dėgjuar, po urdhėroni e mė thoni – me fjalė burri e jo me dėngla e me gangra-dungra, nga ato qė tė gėrvishtin veshin: a kannė qenė kėta tuajt mė trima se sa ata tė derės sė Gjomadhėve nga Shėmėrtia e sipėrme?
    Ja, tani mė duket se zutė ta merrni vesh pyetkėn time: po ju shoh se qysh shtypi e pėrshtypi, vrisni mendjen, varni vetullat e nuk mė jepni dot pėrgjigje. Pa nė doni tė dini tė vėrtetėn, ju them se vrisni mendjen e varni vetullat kot mė kot. Unė, ore, ju flas me tė drejtėn e Zotit, me dorė nė zemėr, se ja, u thinja e sot jam nesėr s’jam, e s’dua tė shkoj matanė me njė gur mulliri varur nė qafė. Se kėshtu ėshtė gėnjeshtra: gur mulliri varur nė qafė. Pėr njatė qiell tė lehtė, qė na fal, e pėr kėtė dhe tė rėndė, qė na mban, s’di tė ketė patur ndonjė-herė trima mė tė fortė se sa ata tė derės sė Gjonomadhit! Meshkujt e kėsaj dere kannė qenė njėherė e njėkohė veē botės, jo vetėm pėr punė shpate e punė hute, qė i punonin si punon bulku parmendėn e muratori ēekanė e mistrinė, po edhe pėr mendjen e ndritur e pėr emėrn flori qė kannė patur tė gjithė, ashtu siē i ka hije burrit tė vėrtetė. Ata s’e kishin vėnė kurrė vdekjen nė kandar, s’i qenė drojtur kurrė. Gjonomadhėt e kishin trimėrinė, si t’ju them unė i mjeri, gjėkafshė qė nuk veēohet dot nga burri, sindozot se nuk veēohet mishi nga thoji. E kishin, them, tė tyren, siē e ka zogu erėn e peshku ujin.
    Nė s’ju vjen tė besoni e druhi tė ma thoni, urdhėroni e dėgjoni dy fjalė: nė Shėmėrtinė e Sipėrme e nė gjithė fshatrat pėrqark nuk mbahet mend brez pas brezi qė ndonjė burrė nga dera e Gjonomadhėve tė ketė vdekur dalėngadalė, nė pleqėri, kur s’i mund mė kėmba e dora, kur i soset vaji i kandilit.
    Jo, more, jo!
    Meshkujt e Gjonomadhėve kannė rrojtur, qė tė gjithė, sa kohė u ka regėtirė shpirti, mė kėmbė e jo mė gjunjė, me shpatė nė dorė dhe kannė vdkeur gjithė me vdekje burri: plumb e shpatė, qė ėshtė vdekja mė e shkrutėr e mė e ėmbėl nga tė gjitha. Po, besa, burra tė fortė kannė qenė!
    Ja, ejani tė ngjitemi bashkė nė remėn e kohės, kuk rrjedh papushim uji i jetės e i njerėzimit – se edhe ne ujė jemi e si uji shkojmė nė kėtė botė - e kini pėr tė parė me sytė tuaj dėmet e kėsaj dere bujėmadhe.
    S’di sa breza mė parė, njė Pjetėr Gjonomadhi ka luftuar sa ka luftuar kėtej, i ka mundur kundėrshtarėt e pastaj, me qė s’kish me kė tė luftonte, ėshtė ngritur e hedhur kaluar, tutje, nė Frėngji, me katėr djem si katėr lisa mali e me njėqind e sa huta tė tjerė, mė tė shumtėt nipėri e farefis. Atje, nė Frėngji: Pjetėr Gjonomadhi me shokė, veshur me fustane tė bardha, me tirqe tė bardha, e ma kapa tė bardha nė kokė, me shpatė tė ndritur nė dorė, ka ēuditur tėrė botėn me trimėritė qė ka punuar nėpėr luftra tė mėdha e tė vogla. Kėto gjėra i ka parė vetė ,e sytė e tij mbreti i Frėngjisė. I ka parė e a mbetur gojėhapur. E si ka mbaruar lufta, ka thirrur pranė e pranė Pjetrin me shokė, i ka pėrqafuar, u ka dhėnė nga njė shpatė tė artė, nga njė qese me florinj pėr shoq e nga dhjetė qese bashkė pėr ēdo flamur qė i kishin shkulur nga dora e armikut nė luftė e sipėr. Po mė shumė nga tė gjithė e ka lėvduar e shėrblyer zotin Pjetėr, qė ishte koka e tė gjithėve. E kur ėshtė kthyer nė Shėmėrtinė e sipėrme me lavd e pre, shumė kohė bota i ka thėnė Pjetėr frėngu. Mė vonė, Frėngjia ka ndezur luftėra tė tjera, ėshtė gjendur ngushtė dhe ka dėrguar e ka thirrur Pjetrin me shokė tė vejė e tė luftojė. Ky ka shkuar, ka trimėruar e nuk ėshtė kthyer mė. Them nuk ėshtė kthyer, po ka lėnė nam tė madh nė bot.
    Disa Gjonomadhė tė tjerė, qė kannė pasur nė krye Gjin Gjonomadhin, janė hedhur s’di se kur nė mbretėrinė fusharake tė Maxharit e kannė luftuar pėr mbretnė e atij vendi kundėr mbretit tė Tataristanit kokėrruarit qė vinte kaluar,rrėke-rrėke, me jatagn nė dorė, qė vriste e digjte, rrėmbente gra e fėmijė e i hiqte tutje. Ky, Gjin Gjonomadhi me shokė, ja ka prerė hovin Tataristanit, ka luftuar si burrė e ka shpėtuar nga mortja shumė gra e fėmijė. Prandaj mbreti i Maxharistanit ja ka shpėrblyer nderin me nder dhe e ka mbajtur andej, nė bukė tė madhe. Shumė Gjonomadhė tė tjerė - njė Pal, njė Gjon, njė Pjetėr (tė tjerėve nuk ua mbaj mend emrat) kannė luftuar pėr Vojvodėn e Vllahisė sė Sipėrme e pėr atė tė Vllahisė sė Poshtme, qė ishin nga gjaku ynė, dhe kėta i kannė ngritur nė shkallė tė lartė e i kannė mbajtur andej qė t’i kenė dorė tė djathtė kundėr atyre qė deshin t’u mihnin varrin. Njė Gjonomadh – s’di si i thoshin: Gjergj a Kostandin – ka shkuar me nipėr e shokė gjer tutje nė Axhemistan e ka luftuar pėr mbretnė e Stambollit. Edhe ky, kur ka dėgjuar pėr trimėritė qė ka bėrė, ėshtė ngritur mė kėmbė, ka pėrpjekur duart e ka thėnė: “U lumtė burrave tė dheut!”
    Nė s’i kini dėgjuar kėto e shumė tė tjera tė kėsaj dore, qė janė shumė tė lashta, patjetėr besoj se ja kini dėgjuar emrin Selfo Gjonomadhit e kėngėn qė ja ka kėnduar bota dy a tre breza njeriu. Ky, Selfo Gjonomadhi, ka luftuar me manxhura e me shpatė nė dorė brenda nė Misir me ata felahėt kėmishėgjetė. Atje, nė Misir, ka lėnė edhe eshtrat e tija, qė ju zbardhėn e ju tretėn nė rėrėn e valė. Njashtu duhet tė kini dėgjuar pėr Upe Xhufkemadhė e pėr Bido Shėmėrtinė, qė kannė ndezur xheng tė madh edhe e kannė tundur tėrė Rumelinė, pėr Myrto Nishanllinė, qė e kish njė tė shtėnė e dy tė vrarė, pėr Selfo Mustaqemadhė e pėr shumė burra tė tjerė nga dera e Gjonomadhit, qė kannė lėnė nam nė Janinė, nė Allasonė e nė gjithė mbretėrinė e madhe tė Turkut. Nė ēdo vend ku ka plasur luftė e zjarr, Gjonomadhėt janė hedhur nė krye tė burrave, herė vetėm me shpatė, herė me karafil e manxhura, me shishane, shishopo, me dogra e martinė, me pisqollė e s’di ēfarė armė; nuk i janė drojtur vdekjes.
    “E pse s’janė shkruar nė kartė gjithė kėto trimėrira?” do tė hidhet tė pyesė ndonjė shkollar nga ata tė rinjėt, qė e kanė mendjen vetėm nėpėr kartėra, nėpėr divitė e kalemė kallmri.
    E kush t’i shkruante, o djalosh i mirė? Nė atė kohė nė vendin tonė njeriu nuk lindte e nuk rronte me kartė, divit a kalem kallmri, po me shpatė e me hutė. Se po tė paskeshim patur edhe njerėz tė atillė, ne do tė kishim sot njė kartė tė madhe sa fusha e Domovuzės – qė nė Urakė e gjer nė Rrajcė e qė aty gjer poshtė nė Prrenjės e nė Lėngajcė, tė mbushur dinga me rrėfimet e trimėrive tė burrave tanė.
    Po, vaj e vaj, tė gjithė kėta trima tė ndjerė e derdhėn gjaknė e tyre pėr botėn, pėr tė tjerėt, ca me njėrin e ca me tjetrin, bjeri t’i biem e tym mė tym, trimėri pėr trimėri...Ja, kjo ka qenė e keqja jonė..S’doli njė burrė qė tė thotė: “Dale, ore, ku po shkoni kėshtu? Mblidhni mendjen e mbani dorėn, mos u vrini pėr tė huajin”. Nuk doli e shkoi e vate...
    E kėshtu, o tė mirė qė rrini e kėndoni kėtė kartė, mė falni se preva fjalėn, pėr nam e trimėri ndėr tė huajt, u shkallmua e u blua ajo dera e ndjerė e Gjonomadhėve tė Shėmėrtisė sė Sipėrme.
    Sa u dilte pushi faqeve e sa e ndjenin veten burrė, meshkujt e kėsaj dere martoheshin, qė tė linin prapa ndonjė hutė pėr t’u zėnė vendin e pastaj, pas dy a tri vjet, merrnin dyfegjet, ngjeshnin pisqollat e jataganėt dhe i binin kryq e tėrthor mbretėrisė, nėpėr luftra, apo hidheshin nėpėr mbretėrira tė tjera. I ndillte, bre, kjo e uruar vdekje nė vende tė largėta, me shpatė nė dorė, sikur tė paskej qenė mjaltė, jo vdekje.
    Po sado shumė trima qė kannė hequr e bluar vendet e largėta, prapėseprapė mė shumė ka ngrėnė gjaku qė ka patur dera Gjonomadhėve tė Shėmėrtisė sė Sipėrme me derėn e Gjatollinjėve tė Shėmėrtisė sė Rėposhme. Gjaku u ndez s’di se si e s’di se kur pėr njė ēupė edhe pastaj, bjeri t’i biem, vrini tė vritemi, mbajti shumė breza gjersa Gjonomadhėt e Gjatollinjtė ju afruan buzės sė varrit e ment ju shua fara tė dyja palėve. Sepse e vėrteta ėshtė e vėrtetė: as Gjatollinjtė nuk binin mė poshtė nga trimėria. Derė mė e re, afėr menē, po mė e shtuar se sa ajo e Gjonomadhėve. Po t’i merrje kokė pėr kokė binin nėntė me njė. Mirėpo Gjonomadhėt kishin nam tė madh e shumė miqėsira, se ishin derė e vjetėr, kėshtu qė katundari vinte pothuaj pat e pat.
    Ehej, o tė mirė, tė paskeshit qėnė atyre maleve tė larta e tė paskeshit parė kur ndizej dyfegu midis Gjonomadhėve e Gjatollinjve! Dilnin gjithė kėta burra – me vėllezėr e djema, me nipėr e stėrnipėr, me miq e miq tė miqve, me numėri e krushqi, me tė afėrm e tė largėt, qė i kishin ngrėnė bukėn e krypėn njėri tjetrit, e sa tė tjerė - dilnin, them, gjithė kėta burra me armė nė dorė e zinin majat e shkrepat, qafat e grykat, kronjtė e pėrrenjtė e ja lėshonin soqi-shoqit flakėn mes pėr mes: vriteshin, priteshin. Gjėmonte gjithė vendi nga krismat e dyfegjeve grykėgjetė, mjegullohej nga tymi i barutit, qė nuk e kursente as njėra palė, as tjetra. E nuk shtinin kot se koti, nė erė, po nė mish tė gjallė, vetėm nė mish tė gjallė. Edhe sa shpejt i mbushnin dyfegjet me barut e plumb, sa shpejt i ngjishnin zhap e zhap, me harbi, sa shpejt e vinin azgotin atje ku duhej, sa shpejt e merrnin shenjėn dhe e shkrehnin dyfegnė! Nuk hanin e nuk pinin, nuk mbėshteteshin nė ndonjė gur a dru pėr tė marrė njė sy gjumė, po vetėm luftonin. Shpesh, ditėn apo natėn, njėra palė pėrpiqej tė kaptonte ndonjė kreshtė a ndonjė qafė mali e t’i dilte krahut palės tjetėr. Dhe atėherė - hej, hej! – sa njerėz mbeteshin tė nderė, pa shpirt, gėrxheve e brinjėve, sepse dyfegu s’bėn shaka: vret.
    Po, fundja, burrat mėrziteshin sė luftuari me dyfegje tė gjetė. Larg e larg, e me pisqolla, afėr a fėr. Edhe, papritur, dilte ndonjė e thėrriste me tė madhe: - “Heeej, dėgjoni! Kush i thotė vetes burrė le tė dalė kėtu, nė shesh tė burrave qė tė pritemi me shpatė!” – “Kėtu mė ke!” ja kthente tjetri, qė matanė. Aty pėr aty linin pritat e dilnin kėta burra fustanebardhė, me shpatė nė dorė, bėnin pėrpara, afroheshin e luftonin vetė pėr vetė, nė sytė e tė dy palėve, gjersa njėri apo tė dy shembeshin poshtė tė mbytur nė gjak. Pastaj bėnin pėrpara dy nga dy, tre nga tre, pesė nga pesė e priteshin shoq me shoq, kurse tė tjerėt rrinin e shikonin, u jepnin zemėr me fjalė njerėzve tė tyre.
    Lufta e gjaku s’mbante pak, po javė e muaj tė tėrė, hop kėtu e hop pėrtej, mal mė mal e breg mė breg, kur njėra anė mė e fortė e kur tjetra. Atėhere mbylleshin gjithė udhėt e gjithė shtigjet. Ata qė s’merrnin anė as nga njėra palė e as nga tjetra rrinin brenda nė shtėpi, qė tė mos i zinte ndonjė plumb i ftohtė. Karvanėt e nisur ndėrronin udhėn a ktheheshin prapė; ujqit e arinjtė tuliteshin nėpėr strofka.
    Luftė, kjo!
    Luftonte Gjonomadhi me Gjatollinė, si mbret me mbret.
    Edhe mbushej vendi me tė vrarė tė pa kallur nė varr e me tė plagosur. Tė plagosurit vuanin shumė, se u ftoheshin plagėt, po nuk rėnkonin qė tė mos gėzohej armiku e tė mos i thyhej zemra e mikut. Ata qė shkonin t’i ngrinin mbeteshin shtrirė nė vend. E sa mė shumė zgjatte lufta, aq mė fort ndizej gjaku e mėria, aq mėshumė shtoheshin tė vrarėt brinjėve, gėrxheve, shkrepave, sepse burrat hidheshin si tė verbėr nė krahėt e vdekjes.
    E kur shikonte kaq burra tė nderė pa frymė, hynte nė mes ndonjė shpirtmirė, i paanė, sidmos Rushan Aga Muzaka apo Hodo Selmani, ose qė tė dy bashkė, mundoheshin tė platitnin gajkrat, me fjalė tė buta, edhe e ujdisnin punėn qė tė pushonte huta e shpata ca ditė, ca javė e ca muaj, gjersa tė kalleshin tė vrarėt nė varr, tė hiqeshin tė plagosurit, tė lidheshin e tė shėroheshin plagėt, tė mblidhej bereqeti e tė nxirrej gjėja e gjallė nė kullotė a tė vozitnin udhėtarėt nga njė anė tek tjetra. Po kur nuk e prisje, si ajo rrufeja nė tė kthjellėt, plaste prapė xhengu, buēisnin grykat, tymosnin shkrepat dhe hapeshin varre tė reja.
    Mirėpo qėllonte qė nė mes tė zjarrit e tė luftės vinte ndonjė tabor i madh i turkut, qė donte tė ante udhė e tė shkonte tutje, nė punė tė tij. Atėherė kumandari – mylazim, miralla, pasha a s’di ēfarė - u dėrgonte urdhėr tė dy palėve: - “Ore, shuani zjarrin, hapni udhė tė shkoj e pastaj bėni ē’tė doni, vrituni gjersa tė shuhi tė gjithė!” Fjala ishte aq e vrazhdė, sa qė tė dy palėt – Gjonomadhė e Gjatollinj – merreshin vesh fėt e fėt njėri me tjetrin, me tė fėrshėllyer e tė thirrur a me lajmės, pushonin luftėn midis tyre, bashkoheshin e zinin vend krah pėr krah, ja kthenin hutėn turkut: e gėrmonin, e shuanin, i merrnin armėt. Pastaj e nisnin prapė, shoq me shoq...
    E, qė ta dini sa e madhe ishte mėria, duhet ta dini se qėllonte qė tė dy palėt ta ndiqnin njėri-tjetrin, me luftė, gjer tutje nė Grekėri, nė Rumeli e s’di se ku, edhe atje vriteshin e priteshin si deshin vetė e sa deshin vetė e s’guxonte njeri t’u mbante dorėn.
    Po gjėra tė kėtilla qėllonin vetėm rrallė e tek, sepse kur gjendeshin larg vendit, sikush shikonte punėn e vet e nuk e ngiste hasmin. Bile kish ndodhur rasti qė ta ndihnin shoqi shoqin nė luftė me tė huajin. Kėshtu, rrėfejnė se ai Selfo Mustaqeziu, qė zumė nė gojė aty mė parė, me tetėdhjetė e ca huta ėshtė hedhur e i ka marrė krahun Nure Gjatolliut, tė cilin e kish qarkuar armiku nė atė Grekėri tė shkretė e e mbante si nė kllapė, pa bukė, pa ujė. I mori krahun, e theu tė huajin dhe e ēliroi Gjatollinė nga ēargu i vdekjes.
    “O selfo, i thanė ca burrė, ē’pate qė i dole zot hasmit? Ti je nė gjak me derėn e Gjatollinjve”. – “Ke tė drejtė: unė jam nė gjak me atė derė, po nuk dua t’i ha hakėn. Hasmi im ėshtė trim, burrė. Prandaj nuk desha qė t’i vejė fir trimėria pėr bukė e ujė, nė dhé tė huaj. Ne vritemi shoq me shoq, se ashtu na ka vajtur filli, po s’duam tė na vrasė i huaji. Ja, kėshtu! Nė dhe tė huaj s’jemi hasėm, po vėllezėr, se flasim njė gjuhė”.
    Edhe atje tej, nė Grekėri, Gjatollinj e Gjonomadhė bashkė, me Nuren e Selfos nė krye, duke shkelur mbi kufomat e armikut tė thyer, u pushtuan e u puthėn si vėllezėr, hėngrėn e pinė bashkė dhe e lidhėn besėn qė tė harrojnė tė shkuarat e tė shuajnė gėrnjėn e vjetėr. Kjo lidhje mbajti njėzet e ca vjet. Tė dy fiset ju vunė punės, rritėn kopera tė reja, mbushėn hambaret me drithė, ndėrtuan shtėpi tė reja, u shtuan e u forcuan, gjersa mbyllėn sytė krerėt e pastaj, s’di se qysh e s’di pėrse (thonė se nė kėtė punė ka patur gisht valiu i Manastirit, qė ua shtiu ujėt nėn rrogoz), plasi pėrsėri dyfegu, mė fort se qėmoti, u bė urgji e madhe.
    Gjak sot gjak nesėr, varr sot varr nesėr, ja, sė fundi, ardhi ēasti i lig e nuk mbeti nga dera e Gjonomadhėve veēse njė mashkull, po edhe ky ishte djalė i ri, i njomė. I thoshin Sefedin, ish tetėmbėdhjetė vjeē, mbante dy nuse (se desh tė bėnte djema qė tė linte huta prapa) e nuk i trembej syri as nga mbreti as nga hasmi. Gishti e syri i tij bėnin ēudira, se e kish trashėgim nga gjyshstėrgjyshi tė shtinte njė e tė vriste dy. Edhe kur Gjatollinjtė hidhnin rromuze poshtė e lart, duke thėnė se i kish edhe buzėt me qumėsht e nuk mund tė matej me ta, Sefedini dėrgoi nja katėr a pesė nė botėn tjetėr, qė t’i bėnte tė fala babait e betohej se nuk do tė shkelte tė njėzetat pėrpara se t’i shuante gjithė Gjatollinjtė. Po as kėta s’flitnin: e ndiqnin kėmba kėmbės e nuk e shtinin dot nė ēarg, se ishte fnok i madh, syshqiponjė, kėmbėlehtė. Ata e qarkonin, ai u dilte prapa krahėve e ua shkrepte; ata i ngrinin prinin nė shteg, ai u dilte tutje, nė njė shkrep, e qqė atje: zhgėdau! Me martinė, i bėnte kopan. Tė nuhaturin e kish mė tė fortė se tė langoit; vendin e dinte me pėllėmbė. Binte nė dyfeg, vriste, plagoste e hiqej shpejt, ku nuk ta priste mendja. Njė herė u bė si i vrarė, nėn gunė. Ata tė tjerėt ja bėnė gunėn shoshė, me plumba, pastaj ju afruan ngadalė, dhe, kur s’e prisnin, Sefedini ua shkrepi qė prapa njė lisi tė shembur, i griu. Dy herė e vunė nė kllapė, po mbetėn nderė lėndinave, si levere, gjersa ardhėn i ngritėn shokėt, me trira, pa armė. Ēuditej njė botė e tėrė: ē’njeri paska qėnė ky? Sefedini e linte tė ēuditej e shikonte punėn. Pėr njė shterpar qė i vranė, nga inati, sepse thoshnin qė kish qenė nė kallauz, vrau dy tė parė nga dera e Gjatollinjve, ky desh me kėmborė, siē u thesh bota. Ndajnata e zinte nė shtėpi, mėngjezi nė qafė tė malit: dreka nė stan tė pėllejave, darka mbi luadhet e Gjatollinjve, mun pranė shtėpisė. –“Ky ėshtė nishan! – thoshin njerėzit. – Ecėn e s’i dėgjohet ēapi, shkel e s’le gjurmė. E kur nuk e pret tė del nė brinjė.” Atėhere Gjatollinjtė e ndryshuan tropon: u shpėrndanė nė tė katėr anėt: po s’e zumė kėtu do ta zemė andej, se s’ka se si tė bėhet zog me krahė. Atė desh edhe Sefedini: tė pėrhapeshin, tė holloheshin, qė t’i grinte njė nga njė. Mirėpo miqėsia thosh ndryshe: shtamba shkon shumė herė pėr ujė gjersa thyhet. Vanė i thanė Sefedinit qė tė mbyllej brenda ca kohė, gjresa t’i lindte ndonjė mahskull, Sefedini dėgjoi, tha “peqe” e bėri sikur u mbyll nė shtėpi, prapa mazgajve. Tha dhe e hapi fjalėn anembanė, qė ta merrte vesh edhe hasmi. Ky besoi e s’besoi dhe, me tė besuar e pa tė besuar, e humbi toruan. Kėtė desh Sefedini dhe i ra ku s’e priste.
    E ja njė ditė - nė pranverė, kur sapo kish lėshuar fletė lisi – ranė ca dyfegje lart, mbi fshat.
    Pesė Gjatollinj, tė gjithė burra tė regjur, me mustaqe tė gjata, kishin ndezur luftė me Sefedin Gjonomadhė ne Guri i Üjetėrkalit. Ata pesė, ky fill i vetėm. Gjatollinjtė kishin zėnė pusi edhe, siē e dini, pusia tė vret, sado, i fortė qofsh. Qė nė batare tė parė, Sefedini mori dy plagė: njė nė ije e njė mė lart, nė brinjė, dhe u unj poshtė. Gjatollinjtė thanė se ishte vrarė e u turrėn, yrrja! t’i marrin armėt. Mirėpo Gjonomadhėt s’janė nga ata qė i lėshojnė armėt me njė e dy, sa kohė qė u regėtin shpirti, se edhe tė plagosur dinė ta punojnė dyfegnė Punoi e punoi ky dyfegu i Sefedinit gjersa tre Gjatollinj mbetnė shtrirė nė rrah, sa tė gjatė tė gjerė. Lufta shkoi mė tej, dy me njė. Dhe ja, Sefedini ja futi njėrit Gjatolli plumbin nė grykė tė dyfegut, ja vulosi. Mbetėn tani vetėm dy dyfegje qė punonin e i pėrgjigjeshin njėri tjetrit: njė dyfeg Gjonomdahi e njė dyfeg Gjatolliu.
    -Dil sheshit, nė je burrė! – i thirri Sefedinit ay Gjatolliu me dyfeg tė vulosur e u ngrit mė kėmbė me gjashtore nė dorė. – Dil sheshit ta bėjmė flakė me flakė!
    Burrė burrė, po edhe plagėt plagė...Dhembin, tė shkretat, rrjedhin gjak. Sefedini i harroi plagėt e bėri tė ngrihet, po nė atė ēast i ranė dy plumba, qė e muar mes pėr mes: njė plumb martine e njė plumb gjashtore.
    Ra i vdekur.
    Kur dėgjoi bota, pėrpoqi duart me gjėmė e tha: “Medet, u mbyll dera e Gjonomadhit!”
    Trim o Sefedin, ē’e ka qarė e vajtuar gjyshja, ditėn e parė! Vetėm tė parėn, jo tė dytėn e tė tretėn. Se, duke ndenjur e mekur, leshlėshuar me kokėn nė ashmak tė vatrės, ju shti si nė ėndėrr – ama ėndėr nga ato me sy hapur – Sefedini vetė me katė plagė me gjak tė mpiksur. I tha: “Ardha tė tė marr dorėn, zonja gjyshe. Tė tė marr dorėn e tė tė falem. Gjaknė tim e kam marrė vetė: kam vrarė dhjetė e kam plagosur tre. Mos mė qani, se kur mė qani mua mė dhembin plagėt...” Si thua kėshtu, Sefedini u unj, i mori dorėn e djathtė, e puthi me buzė, e ngriti nė ballė. “Nurija, tha, do tė lindė njė djalė. Kėtij djali do t’i vini emrin tim. Si tė rritet, thoni tė dalė lart, ne guri i Pjetėrkalit, tė luftojė e t’ja marrė hasmit dyfegnė tim, se mė vjen rėndė nga shokėt qė kam kėtu: tė gjithė e dinė se dyfegnė tim e mban Selma Gjatolliu”.
    Atėhere Hanko Dudija kėrceu mė kėmbė e u bėri emėr nuseve tė pushonin gjėmėn e vajin:
    -Dhjetė burra shtriu pėrdhe njė djalė i ri, Sefedini zogu i malit. Gjaknė do t’ja marrė i biri. Qė sot s’ka mė zi e vaj nė shtėpi tonė.
    Nuk shkuan as tre muaj, ndėrsa Gjatollinjtė vozitinin pa drojtje mes pėr mes Shėmėrtisė sė Sipėrme, tundu e shkundu, me armėt e Sefedinit nė krah e nė brez, brenda nė shtėpinė e vjetėr tė Gjonomadhit shkrepi njė shkėndijė e re: lindi njė foshnjė.
    -Gur! – thirri zonja e madhe, qė e priti stėrnipin nė pėqi.
    -Gur, na rruat! – thirri nusja e parė, qė kish dy ēupa dhe vetė ishte nė tė shtatat.
    -Gur ... – murmuriti lehoneja me zė tė qarė. – Gur, shpirt i nėnės, e s’ka kush tė zbrazė njė dyfeg, qė ta dijė gjithė fshati se na u ndes prapė zjarri nė vatėr.
    -Hesht, nuse bijė, mos qaj, se dyfegnė e zbraz unė vetė pėr djalin! – thirri zonja e madhe; e mbėshtolli foshnjėn nė pelena, ja la nė pėqi nuses sė parė, rrėmbeu njė dyfeg tė mbushur, nga ata qė ishin varur nė peronat, e nxorri grykėn ne mazgalli edhe e zbrazi dang e dang, tri herė.
    U gėzua gjithė miqėsia, afėr e larg.
    Djalit ja vunė emrin e t’et: Sefedin.
    Zonja e madhe, stėrgjyshja, harroi sėmundjet e pleqėrinė, u krekua, u pėrtėri si mėnjolla, ngriti kokėn lart, si qėmoti. Natėn e tė tretave vuri djepin nė kėndin e djathtė, tė burrave, e qerthulloi me dega lisi tė njomė, i vuri njė dyfeg nė krye, njė pisqollė, njė shptaė, vezme.
    -Burrė u bėfsh, trim u bėfsh e gjaknė mos e harrofsh kurrė!
    Qė kur ish foshnjė, Sefedin Sefedini prekte me gishtėrinjtė e tij tė njomė llozin e ftohtė tė dyfegut, e pėrkėdhelte. Nė motin e gjashtė, kur e kish édhe krahėrorin plot me rupa argjėndi njėri mbi tjetrin, si ato luspat e peshkut, zbrazi dyfeknė e parė nga dritarja. Ky defeg s’ishte as karafil, as manxhura, as martinė e as dogra, po manxer tringo i ri, qė merrte brenda njė krehėr me pesė fyshekė. Manxeri ishte i shtrenjtė - njėzet lira folri njėra mbi tjetrėn. Edhe fyshekėt ishin tė shtrenjtė. Po zonja e madhe nuk kursente asgjė: e mėsonte Sefedinin tė merrte nė shenjė. Ajo mbush, ay zbraz; ajo mbush pėrsėri, ai zbraz pėrsėri, gjersa dora nuk i dridhej fare e syri nuk gabonte. Fluturonte lart petriti, laraska a korbi e plaka thosh:
    -Bir, ja njė Gjatolli!
    Dhe pa mbaruar mirė fjalėn, “Gjatolliu” kėputej e binte poshtė sikur e thėthinte gremina.
    Herė zonja e madhe, herė nėna e herė gjithė Shėmėrtia kėndonin trimėritė e Gjonomadhėve; Sefedini i dėgjonte i menduar, i vrėnjtur. A dinte vallė se ai ishte Gjonomadhi i fundit i gjithė kėtyre brezave bujėmėdha? Domosdo e dinte. Ky ishte ushqimi i pėrditshėm qė merrte shpirti i tij.
    Zonja e madhe priste tė rritej edhe ca, ta martonte edhe pastaj, pas martese, ta niste qė t’ja bėnte forra luftės me Gjatollinjtė. Sepse zonja e madhe ngulte kėmbė e nuk donte tė ndahej nga kjo botė para se ta ngopte shpirtin: tė dėgjonte se stėrnipi kish lidhur fillin e jetės sė tij me atė tė gjyshstėrgjyshėrve, se kish marrė gjakun, se armiku kalbej nė varr e se shtėpia e kėtij ishte veshur nė zi. Po e para nga tė parat: martesa.
    Kėshtu donte zonja e madhe, po puna doli ndryshe.
    Njė ndajnatė, aty nga zemra, ranė ca dyfegje lart mbi fshat, ne Guri i Pjetėrkalit. Bile njerėzit i njohėn pas krismės:
    “Ky ėshtė manxeri i Sefedinit! Ndofta gjaun ndonjė egėrsirė”.
    Po nuk ish egėrsirė, sepse pas pak u dėgjua njė dogra.
    “Kjo ėshtė dograja e Sefedin Gjonomadhit qė e mban Selman Gjatolliu. Po pse s’pėrgjigjet manliheri i Nures? Nurja e Selmani s’ndaheshin kurrė”.
    Mbajtėn vesh e pritėn. Krisi pėrsėri tri a katėr herė rresht manxeri i Sefedinit. Dograja s’u pėrgjegj mė. Heshtje. Nuk shkoi shumė - ja, sa tė dredhėsh e tė pish njė cigare duhan – dhe zbardhi nė ata gurė tė zinj fustan’ja e Sefedin Sefedinit. Zbardhi, zbriti e shkoi mespėrmes Shėmėrtisė sė Sipėrme me tre dyfegje: dy krahut e njė nė dorė, me tre kollanė fyshekė tė ngjeshur kryq e tėrthor, me tri kobure nė silahe. Kaq? Jo, Sefedin Sefedini mbante varur nė kraharor edhe tre qostekė argjendi, me pafta tė mėdha, si mburoja. Njėri ishte i tija, tjetri ishte i Selmanit. E panė me sytė e tyre tė gjithė ata qė ishin mbledhur e rrinin pėr fjalė e kuvend nė hajat tė xhamisė. E panė, i kthyen tunjatjetėn e thanė me vete:
    “Vajti haka ne i zoti. Gjonomadhi Gjonomadh mbetet.”
    “Dardha nėn dardhė bie”.
    “I lumtė njajo dorė!”
    Edhe kur u ngjit bota lart, ne guri i Pjetėrkalit, gjeti Nure Gjatollinė tė vrarė nė gjithė atė vend qė ku e kishin ngritur katėrmbėdhjetė vjet mė parė Sefedin Gjonomadhė, t’anė e Sefedin Sefedinit. Pakėz mė tej ish shtrirė Selman Gjatolliu me njė plumb nė ballė.
    “Hajde, dorė Gjonomadhi, hajde!”
    “Mėnon, duron, po s’harron...”
    Pa kur ma pa zonja e madhe dogranė e tė nipit, tė Sefedinit, ma mori nė krahė, ma puthi, sikur tė paskej puthur tė nipnė e ma lau me lot, ma fshiu me cullufet e bardha tė kokės. Me cullufet, ore! Se katėrmbėdhjetė vjet kish pritur ajo tė merrte prapė dyfegnė e tė birt tė tė birt! Katėrmbėdhjetė vjet nė hi tė vatrės, kryeunjur, pa gėzime. E shponin nė zemėr, si tryelė, gozhdat e opingave tė Gjatollinjve, qė shkonin e vinin aty, mbi udhė, me armėt e Sefedinit nė sup.
    Priti shumė, po nuk priti kot.
    Ja, stėrnipi, ja shkuli gozhdėn nga zemra: vrau krerėt e fisit tė Gjatollinjve.
    U gėzua gjithė miqėsia anembanė, afėr e larg.
    Me t’u platitur vala e parė e gėzimit, stėrgjyshja i tha:
    -Bir, zgjidh e merr njė nuse a dy, cilat tė tė dojė zemra, se dua tė bėjmė dasma. Nė s’do tė zgjedhėsh vetė, lermė mua tė tė zgjedh.
    -Tė puth kėmbė e dorė, nėnė e madhe: martsėn ta lemė pėr mė tutje. Gjer tani s’mė ka pjekur ylli me asnjė.
    Zonja e madhe u pikėllua:
    -Nė s’do martesė, mbyllu brenda, se ata emėrshuarit duan tė tė vrasin. T’i kanė zėnė tė gjitha pusitė. Ca tė tjerė vijnė vėrdallė.
    Sefedini qeshi:
    -A ke parė, zonjė e madhe, mashkull Gjonomadhi tė mbyllet brenda, si gratė?
    Zonja e madhe u zu ngushtė.
    -Jo, bir, s’kam parė. Po atėhere si do t’ja bėjmė? Mos dhėntė i sipėrmi tė na shuhet kandili, qė mezi na u ndez! Plumbi shpon mish tė gjallė...
    Plaka ra nė tė thella: e hodhi e priti me mendje, dha e mori natėn e ditėn, pastaj tha:
    -Sefedin, bir: ti je mashkulli i vetėm i derės – u shtofsh e u bėfsh njėqind oxhakė! Nė s’do tė martohesh e as tė mbyllesh brenda, merr dyfegnė e ndonjė shok tė besės e shko larg, nė Gegėri. Atje dera jonė ka shumė miq. Pas motmoti, jo mė vonė, kthehu tė bėjmė dy a tri dasma njėrėn pas tjetrės. Nuset ja zgjidhi vetė, ja t’i zgjedh unė.
    Sefedin Sefedini i mori dorėn zonjės sė madhe, i mori dorėn nėnės e shembrės sė kėsaj, qė e donte si sytė e ballit, puthi motrat e u nis pa lindur dielli. Jashtė e priste njė shok i besės, mik me kokė i derės sė Gjonomadhėve. Dy tė tjerė, qė kishin qėruar udhėn, prisnin mė tutje. Fėrshėllyen, muar pėrgjigje, u nisnė. Vetėm katėr veta, Sefedini nuk ktheu kokėn qė tė shikonte shtėpinė qė mbeti prapa majė njė magulli. Nuk e ktheu, sepse i himbsej shumė. Dhe psherėtiu. Pėrse? Ju kujtua se nė kohėrat e para Gjonomadhėt dilnin nėpėr botė me njėqind e ca dyfegje...

  10. #20
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    (vazhdimi)


    Andej, nė Gegėri, miqtė dhe miqtė e miqve e pritėn kudo krahėhapur. Mirėpo, koha ishte shumė e turbullt. Zjente dyfegu nė tė katėr anėt. Si mund tė rrinte duarkryq nė mes tė kėsaj bote, ai, djalė i njomė, po zemėrfortė, qė e kish zbrazur kaqė herė dyfegnė? Pra bėri ashtu siē bėnė miqtė dhe miqtė e miqve: u hodh vorbull mė vorbull, luftė mė luftė. Sė pari i ktheu dyfegnė Trukut kur ky donte tė shkelte Dibrėn. Pastaj ju dėgjua emri nė tė dy Dibrat, ju dėgjua nė Kosovė e brenda nė Shkup, ku kosovarėt trupgjatė e plisbardhė thanė pėrpara gjithė botės – me britmė e pushkė - se janė shqiptarė dhe duan qė vendi i tyre tė jetė Shqipėri, si qėmoti. Pastaj krisi lufta me tė katėr kralet, vendi u mbush flakė e zjarr. Dhe kėshtu, luftė pas lufte, u gjend, s’di se si, nė Shkodėr, nė mes tė redifėve tė Esat Pashės, dhe i vuri dyfegnė Nikoll Popit – siē i thoshin asohere knjaz Nikollės sė Karadakut, qė s’ngopej me tokat qė kish rrėmyber e donte tė gllabėronte toka tė tjera tė vendit tonė - nuk e la tė bėnte kėmbė kėtej. Mirėpo Nikoll popi u bashkua me kralin e Sėrbit e zuri tė godasė me topa tė mėdhenj, dėrgoi mizėri njerėzish me mitralozė tė ngrehur mė tri kėmbė. Ftohtė. Dėborė. Sefedini nuk luftonte dot si shumė tė tjerė, futur nė gropė. Jo, dilte e luftonte sheshit, siē kishin luftuar tė partė e tij. Po kujt t’i binte? Ata me opinga derri qėllonin nga larg me top. Mori dy plagė e humbi njė nga tė tre shokėt. E shpunė nė Dibėr, gjersa t’i mbylleshin plagėt. E me t’ju mbyllur u hosh prapė nė luftė, sepe krali i Sėrbit kish shkelur Dibrėn, kish vėnė zjarr anembanė, kish ēnderuar, kish vrarė. Sefedinit ju ndez gjaku. U ngrit krah pėr krah me dibranėt dhe i vuri dyfegnė katraveshit me opinga derri, e nxori nga tė dy Dibrat, e ndoqi gjer nė Gostivar e nė tEtovė, ju afrua pėrsėri Shkupit tė Isa Boletinit. Luftonte, shikonte e ēuditej: pėrkrah kish jo vetėm miqtė e tij, po edhe armiqtė e miqve tė tij. Njerėzit kishin lėnė mėnjanė mėritė e vjetra, gjakrat e vjetra dhe ishin bashkuar tė gjithė kundra tė huajit qė shkelte e ēnderonte vendin. Nisėn t’i lindnin mendime e dėshira tė reja mė tė forta se sa ato tė luftrave qė ksihin bėrė fisi i tij me atė tė Gjatollinjve. Por kėto dėshira ishin edhe mjaft tė mjegullta, tė turbullta, - ashtu siē ishte edhe koha e ahershme. Sidoqoftė, i dhembi shumė kur dėgjoi se Esat Pasha ish shitur e hequr nga Shkodra e i kish hapur udhė Nikollės...
    Dhe pėrsėri turbullira. Kur ju kujtua porosia e zonjės sė madhe, tėrė vendi ynė ish bėrė copė-sopė: e kishin shkelur e djegur tė katėr kralet e vegjėl e katėr nga ata tė mėdhnjtė: Austria njė, Gjermani dy, Italia tre, Frengu katėr. Po njerėzit ē’bėnin? Ishin ndarė e pėrēarė. Shumė kishin vrarė kralėt e vegjėl e tė mėdhenj, shumė tė tjerė i kishin shkulur nga vendi e hequr tutje, syrgjyn, qė vendi tė mbetej hambull, lėndinė. Dhe kudo tė hidhje sytė nuk shihje veēse vdekje, sėmundje, skamje.
    Tani Sefedini ish rrahur me vaj e me uthull, kish hyrė nė moshėn e burrėrisė. Trupi i tij kish shumė plagė tė mbyllura, po shpirti i tij kish njė plagė shumė tė madhe tė hapur, tė pėrgjakur. Kish harruar fshatin e shtėpinė...
    Dhe ja, njė ditė, nė atė mėngė tė vendit, nė Shėmėrti, sosi njė togė e njė tabori tė Esat Pashės. Ky tabor hante bukėn e Frėngut e luftonte pėrkrah frėngut kundėr memces, brenda nė Shqipėri. Njerėzit ishin veshur me rroba shajaku bojė vaji, si nė tė gjelbėr, ashtu siē ishin veshur algjerianėt, marokanėt, tunisianėt dhe ushtėri tė tjera qė kish sjellė Frėngu nė vendin tonė. Kėta mbanin feste tė gjata, tė kuqe, me hėnėzė mbi ballė; esatistėt mbanin qeleshe tė bardha, herė me hėnėzė e herė me shqiponjė. Toga e taborit tė Esat Pashės kish “kumanar” Sefedin Sefedinin nga dera e Gjonomadhit.
    “Po ē’ėshtė kjo turbullirė? – do tė thuash zotrote. –Pardje nė Dibėr e nė shkup kundėr Turkut; dje nė Shkodėr kundrė Karadakut e nė Dibėr kundėr Sėrbit; sot me Esat Pashėn, qė kish qenė herė mik i Turkut e herė mik i Karadakut e i Sėrbit...” Fjalėn e the mirė, o kėndonjės: tamam “turbullirė”. Po, trubullirė e madhe nė gjithė vendin, turbullirė e madhe nė shpirtin e shumė njerėzve. Kėtė turbullirė na e sillte ajo e keqja e madhe she de s’kishim dritė.
    Po mė falni, se dua ta lish pėrsėri fillin e rrėfimit, ashtu siē ka qenė, ashtu siē ka ndodhur. Thashė: toga e esatistėve kish nė krye Sefedin Sefedin Gjonomadhin, qė kish nisur tė fliste nėpėr hundė e me fjalė tė shkurtėra, tė prera. Toga kėndonte njė kėngė qė e kish sjellė me vete nga Shqipėria e Mesme:

    Esat Pasha gropa-gropa,
    Karadaku lufton me topa..

    Bashkė me togėn kėndonte edhe vetė Sefedini, duke ngritur lart e mė lart zėrin.
    Thirri e kėndoi gjer brenda nė fshat. Aty s’kėndoi mė, nuk thirri mė. Zonja e madhe, stėrgjyshja, kish mbyllur sytė e kish shkuar tek tė shumtėt. Me ankth kish rrojtur, me ankth kish vdekur. Se s’ėshtė punė e vogėl tė presėsh sosjen kur di se jeta e fisit tėnd ėshtė e lidhur me njė fill tė hollė dhe nuk di as se ku gjendet ky fill. Nėna me shemrėn ishin nė shtėpi. Tė mplakura para kohe, me njė vajzė tė vogėl, tė motrėn e Sefedinit, qė kish lindur dy muaj pas tij. Dy tė tjerat ishin martuar. Gjėnė e gjallė e kishin grabitur tė huajt, qė kishin shkuar nėpėr fshat si ujqit. Ato tė dyja, nėna e shemra, punonin vetė tokėn. Gjatollinjtė keq e mė keq. Lufta, zia, sėmundjet i kishin sheshuar barabar me dhenė. Dhe kish shumė shtėpi tė djegura nė tė dy Shėmėrtitė, tė Sipėrm e tė Rėposhmen.
    Sefedinit iu duk sikur jeta ishte pėrmbysur. Kudo njerėz tė brengosur, tė urtuar. Prisnin me zemėr nė dorė tė korrat e reja.
    I ra rreth e qark fshatit, qė i dukej i rrėgjuar, i zvogėluar, i shėmtuar, me ato gėrmadhat e tij tė shumta. Ujėt e kronjve tė ftohtė i dukej i pėshtirė. Mezhdat e arave kishin mebutr pa hije, se pemėt i kishin brejtur kuajt e mushkat e frėngut e ishin tharė. Njerėzit e shikonin si tė huaj. Dhe me tė vėrtetė ishte si i huaj.
    Shokėt e togės s’dinin gjėra tė tilla, qė do t’i ndjenin vetėm kur do tė ktheheshin nėpėr fshatrat e tyre, prandaj hė pėr hė hanin pilafin e frėngut me mish dashi Australie ose mish deveje Misiri dhe ja thoshim kėngės:

    Ee-sat Paa-sha groo-pa grooo-pa,
    Ka-raa-daa-ku luu-fton me tooo-pa,
    O s’jaaan too-pat e Karadakut...

    Vendasit shikonin e dėgjonin tė habitur. Kėnga as i ngrohte, as i ftohte. Njerėzit me rroba bojė vaji, tė ngarkuar me kollanė e vezme fyshekėsh, me bomba tė varura nė bel, me kobure nė kėllėfė drejtpėrdrejt nė kollan a nė rryp apo tė futura nė kėllėfė e tė varura nė tė mėngjėr, qė flisnin shqip, po si nėpėr hundė, duke i kėputur fjalėt pėrpara se t’i mbaronin, u dukeshin sikur kishin ardhur nga njė botė tjetėr. Ama armėt ua shikonin me zili. Domodo: manxeri e manliheri kishin dalė sheshit, dograja e martina ishin futur hatujve.
    Kumandar Sefedin Sefedini bėri emėr tė kėndohej njė kėngė tjetėr, ajo e katėr kraleve. Dhe njerėzit e tij kėnduan:

    Katėr krale nisėn lu-
    Nisėn luftė me Turkin.
    Dun me hap rrugė nė Shkodėr,
    Dun me da tė mjerėn Shqipėni.

    Vendasit mbanin vesh e dėgjonin. Dėgjonin dhe kuptonin, sepse ish fjala pėr Shqipėri. Dhe kėnga ishte e mallėngjyeshme, si mė tė qarė.
    -Kumanar – i tha Sefedinit njė nga tė tijtė - kan ardh shumė burra e dun pushkė, dun me u shkruejt.
    Dhe kjo ishte e vėrtetė. Shumė vendas donin tė hynin nė bukė tė Frėngut kundėr Nemcit. Ē’ėshtė e drejta, atyre s’u bėhej vonė pėr Frėngun e Frėngoren e tij, pėr Nemcin e Nemcoren, pėr djallin e djalloren qė, thoshin, le t’i nxirrnin sytė njėri-tjetrit e le t’i hiqnin pėr peri. Ata donin bukė, se u kish hypur varfėria dhe, mė shumė se bukė, donin dyfegje e fyshekė, bomba e mitralozė, e mė tej dinin vetė se ē’duhej tė bėnin...
    Kėtė punė e merrte vesh mirė e bukur Sefedin Sefedini. Dhe tha me vete: “Duhet parė se mos ka edhe ndonjė nga ata tė Gjatollinjve qė kėrkon dyfeg. Pėrse?” Ecte pėrmes grynjave tė Shėmėrtive me dy veta prapa. Vendin e njihte me pėllėmbė: lart ishin arat e Gjonomadhėve, pra tė tijat; poshtė ishin ato tė Gjatollinvje. I ndante vetėm njė mezhdė e ca gorrica tė egra. Sa e sa burra ishin vrarė njė herė e njė kohė, nga tė dy palėt, nė kėto ara qė i ndante mezhda e gorricat e egra. Dilnin pėr tė lėruar me parmendė a me damaluk tė drunjtė, njmonin tokėn me dirsėn e tyre dhe mė tej – me gjakun e tyre. Ja, kėto gjėra bluante Sefedini nė mendje duke ecur gjatė mezhdės. Po ja – a mos i bėjnė sytė? – Poshtė rrėzė mezhdės, duket njė ēupė. Kjo bėn tė ikė e s’ik dot. Rri nė vend, e ngrirė, sikur ėshtė ngulur brenda nė dhe. Pėllėmbėn e mabn mbi sy, qė tė mos ja vrasė djelli, dhe shikon. Fytyrėn e ka tė bukur, tė rrumbull. Portokalle? Jo; shegė? Jo; mollė? Po. Mollė tė kuqe nga ato tė Shėmėrtisė . Po tė shikuarit e ka tė ashpėr. Sytė e saj shüojnė si gjemba. Sefedini afrohet, mban kėmbėt. Edhe ata qė vijnė prapa qėndrojnė mė tej.
    -E kujt je, moj gocė e bukur? – pyet Sefedini.
    Ajo e shikoi nėpėr qepallat e kreshpėruara si hala dėllinje. Sefedinit i rreh zemra. “Sa e bukur!” thotė me vete dhe e pyet sė dyti:
    -E kujt je, moj ftujake e njomė?
    Vajza vrenjtet e mė shumė.
    -S’di e kujt jam-a? – ja kthen ajo. Jo vetėm vėshtrimin, po edhe zėrin e ka me hala dėllinje. Sefedinit i vjen tė qeshė: kaqė e bukur, po kaqe e vrazhdė nė tė folur e nė tė vėshtruar. Megjithatė, nuk qesh; e mban veten si “kumanara” i vėrtetė. Dhe pėrsėri me mend e tija: “Sa e bukur, sa e bukur!”
    I thotė sė treti, me zė tė butė (me zėrin e Gjonomadhėve):
    -Jo, moj e bukur, s’di e kujt je.
    -Jam e Nures..A e ke njohur Nuren e Shėmėrtisė sė Rėposhme?
    Tani i vjen radha Sefedinit tė vrenjtė ballin, me dhembje.. Me tė vėrtetė, pyetja e tij kish qenė e kotė. Duhej ta kish marrė me mend vetė; ara ėshtė e Nures, pra edhe ēupa e Nures. Armiq i kish Gjatollinjtė, po nuk ua hante hakėn: njerėėz tė hijshėm, si nė burra e nė gra. Psherėtiu e i tha me zė tė butė, tė pikėlluar:
    -Qofsh e gėzuar, moj ēupė e mirė! Mos ma merr pėr tė keq se tė pyeta. Jam i ardhur..Dera jonė me derėn tuaj...
    Ēupa s’e kish pritur kėtė fjalė nga goja e njė Gjonomadhit tė fundit. Sefedini i kish folur me njė zė kaq tė dhimbshėm sikur t’i paskej ardhur keq pėr gjithė ato qė kishin ndodhur gjatė gjithė brezave midis dy dyerve, qė ishin vrarė e sosur kot mė kot.
    Dhe pėrsėri Sefedini:
    -Qofsh e gėzuar sot e mot! Babanė ta kam njohur. Trim ka qenė, burrė ka qenė po unė...Kėshtu paska qenė e thėnė. Mos mė mbaj mėri. Aq mė shumė se sot jam e nesėr ndofta s’jam.
    E bija e Nure Gjatolliut ngriti kokėn mė fort, hapi sytė dhe e shikoi mirė e mirė: me gjithė mend e kish, apo tallej? Jo, Sefedini nuk tallej. Ishte i pikėlluar. Pa, meqė e mira ndjell tė mirėn, u mat t’i thosh: “Edhe ti qofsh i gėzuar, o kuandar”, po aty pėr aty ju kujtua se nuk i flitet kėshtu hasmit tė derės dhe aq mė fort dorės qė i kish vrarė babanė ne Guri i Pjetėrkalit. Doemos, ajo e dinte edhe se i ati, Nurja, i kish vrarė Sefedinit t’anė, pra...Po jo, kėto janė fjalė qė s’i thotė sot kush se ka gjak pėr tė marrė. Mė vonė, kur ta vriste i vėllai Sefedinin e tė lante gjakun e babait, mund tė thosh edhe ajo ndonjė fjalė tė mirė pėr tė, siē thotė tani Sefedini; sot – jo! Sepse hė pėr hė, Sefedini ishte fajtor. Pra puna e nderi e donte qė tė vritej Sefedini, tė shuhej e tė mbyllej dera e Gjonomadhėve. Dhe sa keq i vinte pėr kėtė njeri, qė rrinte i pikėlluar pėrpara saj, i gjatė, i hijshėm, me njė gjurmė plage nė njėrėn faqe, qė mezi ja mbulonte maja e mustaqes sė zezė si pendė korbi. Ē’sy tė fortė kish ky njeri! Ajo e pyeti veten: “Tė kisha njė kobure, a do t’i binja ta vrisnja?” dhe u pėrgjegj: “Do t’i bija..dhe pastaj ndofta do ta laja me lot”.
    Ja, kėto gjėra i vinin vėrdallė nė kokė sė bijės sė Nures,a tje nė mezhdėn qė ndante arat e Gjatollinjve nga arat e Gjonomadhėve. Vrugoi ballin, rrahu ta mbushė me zhubra, po mė kot: sepse zhubrat i sjellin vjetet e jo dėshirat. I tha:
    -mirė qė e paske njohur babanė. Pandehja se ndofta e kishe harruar.
    Sefedin Sefedini, qė kish luftuar nė Kosovė, nė Shkodėr, nė tė dy Dibrat e gjer tej nė Gostivar e Tetovė, qė kish parė kaqe zjarre e gjak e qė ish kumandar mbi shumė njerėz, vuri dorėn nė zemėr, uli kryet e ju fal ēupės sė hasmit, pastaj u largua nga mezhda qė ndante Gjonomadhėt nga Gjatollinjtė. Ata dy burrat e ndoqėn nga prapa.
    Atė ditė Sefedini u largua, po tė nesėrmen u kthye pėrsėri. E gjeti tė bijėn e Nures tek po merrte egjėrin e grashinėn, midis grynjave. I skuqte shamia mbi krye. Shamia ishte e kuqe, po faqet e sė bijės sė Nures ishin edhe mė tė kuqe. Era e hollė e qershorit tundte kallinjtė, qė unjeshin e ngriheshin dallgė-dallgė. Sefedini qėndroi, mbajti kėmbėt lart, nė mezhdė, dhe shikoi. Kėsaj radhe ishte fillikat, pa njerėz prapa qė ta ruanin.
    Nurija – kėshtu i thoshin ēupės sė Nures – mori njė krah bar, ēau ngadalė grunjat dhe ju afrua mezhdės tek rrinte Sefedini.
    -Puna mbarė, moj ēupė e mirė! – i tha Sefedini. ėAjo bėri sikur s’e pa, sikur s’e dėgjoi, me gjithė qė ai ndodhej dy ēape afėr e afėr. Unji shaminė e kuqe mbi ballė, shikoi me bisht tė syrit, u mundua dhe bėri tė hynte prapė nė grynjat tek skuqnin paparunat.
    -A di pėrse dera jonė ėshtė nė gjak me derėn tuaj, moj e bija e Nures? – pyeti Sefedini.
    Ajo u kthye, e shikoi ashpėr me pėllėmbėn mbi vetullat e holla e ju pėrgjegj:
    -Ti mė pyet – a? Ti qė mė ke vrarė babanė?
    -Mos ma merr pėr tė keq se tė pyeta. Sa pėr babanė, ti e di se edhe yti vra timin, qė kur isha nė barkun e nėnės. S’kisha ē’tė bėja. Po tė mos e vrisja nuk rronja dot. Pastaj do tė mė vriste. Ay ishte burrė, unė isha katėrmbėdhjetė vjeē djalė.
    -Ishe si ishe, ishte si ishte, ai tė pret andej, qė t’i shpiesh tė fala nga Shėmėrtia.
    Nurija futi dorėn nė gji e s’di ē’kėrkoi atje. Shaminė pėr tė fshirė dirsėn e balli? Jo. Sefedini e mori vesh se ē’kėrkonte dora e sė bijės sė Nures, po nuk u tund nga vendi, nuk vuri dorėn nė brez ku mbante koburen tė mbushur. E shikoi e pikėlluar, qėrtonjės dhe i tha:
    -Ne jemi nė gjak, se qėmoti njė nga tė mitė u zu me njė nga tė tutė, pėr punėn e njė ēupe, qė e donte edhe njėri edhe tjetri. Pėr kėtė ēupė ėshtė derdhur njė lumė gjaku. Kėshtu mė ka thėnė stėrgjyshja kur isha i vogėl.
    -Ka qenė si ka thėnė, unė s’dua tė di. Sot dera jonė ka pėr tė marrė njė gjak nga dera juaj. Do t’ju shuajmė fare, do t’ju fshijmė nga faqja e dheut.
    Sa ashpėr fliste e bija e Nures!!
    -Doni gjak, thua? Doni tė na shuani fare? Pėrse?
    -Pėrse e pėrse, ja nga koha qė ka re – ja theu ēupa me tė qesėndisur.
    Sefedini u mat t’i thosh: “Unė e di se ē’ke nė gji. Ke njė kobure. Mirė, nxirre e vramė me dorėn tėnde”. Dhe fėrkoi sytė, i mbylli pak, duke pritur, edhe me pikėllim, po edhe me pėrbuzje. Ajo kuptoi ē’kish dashur t’i thosh, nxori dorėn nga gjiri, kėputi njė kalli tė njomė dhe zuri tė shkoqė njė nga njė koqiskat qumėshtore. I shkoqte dhe i kafshonte me dhėmbė.
    -Mos u nxito, gjaknė do tė ta marrin tim vėllezėr. A mos kemi frikė se je kumandar i atyre kokėlakrave?
    Dhe vazhdoi:
    -Apo tė thotė mendja se ne e harruam gjaknė e gurit tė Pjetėrkalit?
    Sefedin Sefedini psherėtiu: ju kujtuan tė gjitha.
    -Atje – tha – ne Guri i Pjetėrkalit ėshtė vrarė edhe imi edhe yti. Unė...
    Rrinin tani ballė pėr ballė: ajo si e nusėruar, me duart grusht nėn gjinjė, ai si i dhėndėruar, me duart varur. Era u forcua e mė shumė, pėrkulte sa ment pėrthyente grynjat e derės sė gjonomadhėve e grynjat e asaj tė Gjatollinjve, pothuaj i bashkonte, i gėrshetonte. E si rrinin kėshtu papritur Sefedini bėri buzėn nė gaz, sepse tha me mendt e tija: “Pse s’ėshtė kėtu nėna e madhe, ta pyesja nė i pėlqen tė marr nuse tė bijėn e Nure Gjatolliut? Ajo desh tė mė martonte.” Cicėriu njė zog i vogėl nė grynjat, pastaj edhe njė tjetėr; ju pėrgjegjėn shumė zogj tė tjerė nga drizat, nga pemėt, nga qielli. Edhe Nurija e Nures, padashur, buri buzėn nė gas. Vetėm atėhere Sefedini vuri re se e bija e Nures kish gropėza nė tė dy faqet. Dhe sa lezet i kish kur vinte buzėn nė gaz! Nė atė ēast, nė qoftė se ajo do tė kishte nxjerrė koburen nga gjinjtė e do tė matej t’i binte, Sefedini nuk do tė kish lojtur nga vendi, po do ta kish pritur plumbin i gėzuar, do tė kish vdekur i gėzuar. Nga dora e saj, vetėm nga dora e saj! Sepse vdekja ėshtė e ėmbėl kur vjen nga dora e asaj qė ti e do mbi tė gjitha.
    Aty pėr aty, Sefedini u err pak e tha me zė tė dhimbsur:
    -Po tė jetė puna pėr tė shuar e pėr tė mbyllur derėn, mund tė shuhemi e ta mbyllim lehtė tė dy palėt. Marr njėqind burra, nga ata qė i kam nėn urdhėr, zbres poshtė, nė Shėmėrtinė tuaj, e nuk le gur mbi gur. I lag tė gjithė me gjak.
    Ngriti zėrin e shtoi me tingull tė pėrzėmėrt, tė butė (prapė zėri i Gjonomadhėve qė, siē thoshin tė gjithė, ishte bar pėr plagė):
    -Dėgjo, Nurije (dhe zėri ju drodh kur ja shqiptoi emrin). Unė s’dua tė shuhet as fisi im, as juaji. Dua tė rrojmė edhe ne, tė rroni edhe ju. Mjaft gjak u derdh mė kot kėtu ku jemi, ne Guri i Pjetėkalit, rreth e qark.
    Nurija ja ktheu:
    -A nuk ikėn tani, o djalė? Se ta dish, po ardhi selmani, tė vrt nė vend, ja, pėr kėtė bukė! – dhe hapi tė dy pėllėmbėt mbi halat e kallinjve tė njomė.
    -Mirė - tha Sefedini. – Meqė ti po mė pėrzė, unė do tė shkoj.
    Dhe bėri t’ja merrte nga kish ardhur.
    -Jo andje! – i thirri Nurija e trembur. – Mos shko andej! Nuk dua tė shkosh andej! Mos!
    Zėri i Nurijes dukej i trembur, i njomur me lot. Shtoi:
    -Merrja kėtej poshtė, nėpėr vragė - dhe i tregoi me dorė njė vragė nė anėn e kundėrt.
    Sefedini diē kuptoi, si nėpėr tym, ngriti pėllėmbėn e fėrkoi sytė, shikoi rrotull, gjer larg, vuri dorėn nė brez, i hodhi njė vėshtrim lamtumire e mirėnjohjeje Nurijes dhe ja mori andej, vragės qė i kish treguar ajo.

    A doni t’ju them tani, o kėndonjės, se ē’ndodhi mė tej?
    Dėgjoni,
    Tė nesėrmen, toga me kumandar Sefedinin nė krye u ngrys e s’u gdhi. Iku.
    “Kėshtu e ka kanuni i atyre qė shkojnė nė luftė” do tė thoni ju.
    Mirė, po a thotė kanuni i atyre qė shkojnė nė luftė tė rrėmbejnė ēupat e botės?
    Se kėshtu ndodhi andej, nė Shėmėrti: Sefedin Sefedin Gjonomadhi rrėmbeu tė bijėn e nure Gjatolliut. Jo, nuk e rrėmbeu, po u rrėmbyen. Ēupa desh e iku. Nuk e shtrėngoi njeri. E shtyu zjarri i zemrės. Ra nė dashuri pas armikut tė shtėpisė.
    Thoni se pėr kėtė tė pabėrė u ndez gjak i ri? Jo, nuk u ndez gjak i ri, po u shua edhe i vjetri.
    U mbush kėshtu fjala e atij burrit tė thinjur e tė ushtuar qė kish thėnė njėherė e njėkohė: “nJė thembėr ndezi zjarrė midis Gjonomadhėve dhe Gjatollinjve, njė thembėr do ta shuajė”
    Kjo fjalė s’doli e kotė: gjaku u mbyll pėrnjėherėsh, siē mbyllet plaga kur i ve njė bar tė mirė.
    Tani Sefedin Sefedin Gjonomadhi nga shėmėrtia e Sipėrme ka pesė djem. Kėta pesė djem kanė nė damarė edhe gjak Gjonomadh edhe gjak Gjatolliu. Nė s’i besoni fjalėt e mia, ngjiti lart nė Shėmėrti e do t’i shihni me sytė tuaj.
    Ē’ėshtė e drejta, nga kjo punė doli njė si ngatėrresė e vogėl: nė shtėpinė e Gjonomadhit u bėnė dy Nurije, vjehrra e nusja, po kjo s’ngra kandar, sepse nė Shėmėrti s’e kanė zakon t’u thonė nuseve e nėnave me emėr – nusja i thonė vjehrrės “nėnė” ose “zonjė” dhe vjehrra i thotė “bijė”, “Nuse”.
    Mbaroi rrėfimi?
    Mbaroi, po kam t’u them edhe nja dy fjalė kėndonjėsve. Kur dėgjoi se ē’kish ndodhur e se si ishin rrėmbyer ata tė dy, u ngrit mė kėmbė Dajlani i Kruabardhit, plak mbi tė qindėtat, qė kish parė kaq gjak tė derdhur nga tė dy palėt, e tha:
    -Gjysma e punės u bė vetė. Gjysmėn tjetėr duhet ta bėjmė ne, qė tė forcohet miqėsia e re.
    -Si? – i thanė.
    -O burrani t’ua mbushim mendjen tė dy palėve qė i biri i Nure gjatolliut tė marrė tė bijėn e Sefein Gjonomadhit. Tė motrėn e Sefedinit.
    Nuk mėnoi shumė e puna mori fund. Selmani i Nures mori nuse motrėn e Sefedinit dhe u bėnė pat e pat: njė dhanė, njė muar.
    Dhe rrojnė shėndoshė e mirė.
    Rrofsh edhe ti, o kėndonjės, qė pate durimin tė kėndosh deri nė fund rrėfimin tim.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  3. Poem Kosovar - M. Kuteli
    Nga C++ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 11:32
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •