Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 130
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Uragani Katerina...tragjedi ne Amerike!

    Qindra njerez kane humbur jeten...
    Mijera te tjere te plagosur rende nga stuhia!
    Biliona dollare eshte shume e shkaterrimit...
    Shtepite, rruget, urat, ndertesat...cope e cik...
    Cilesuar si tragjedia me e madhe natyrore ne Amerike...

    C'dini me teper?
    Ndonje familje shqiptare, eshte perfshire?
    Uroj qe tmerri te mbaroje se shpejti dhe te pakten shqiptare te demtuar, mos kete!

  2. #2
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ne New Orleans 8 mije banore jane ngujuar ne Dome ku luan ekipi i futbollit amerikan New Orleans Saints. Megjithese platforma eshte komplet metalike prape eshte lekundur nga era e forte qe arriti deri ne 215 km ne ore.

    Nr i te vdekurve mendohet te kete kaluar 100.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    I pashe ne lajme te gjitha ato bajerno, perfshi edhe stadiumin! Nuk ishte shaka mer mik, imagjino robt e shkrete sesi kane perfundu. Thuj shyqyr qe ndodhi ne Amerike dhe kthehet vendi ne normalitet (perjashto vdekjet) brenda muajve, se te kishte ndodhur ne Shqiperi...vec ne hartat historike do e lexonim Shqiperine si shtet qe ka egzistu dikur...ne te shkuaren lol

    I'm not being funny...but, knej nga une po hedhin valle pakistaneze dhe 'arabe' ...se gjasme jane punet e Allahut keto dhe sepse po hakmerret kundra amerikoneve!

    Tashi, (s'di pse po m'ha tajarja qe po i hyj ktij muhabeti, po nejse) perjashto njerezit qe nuk besojne ne fuqi te mbinatyrshme dhe qe fenomenet natyrore i shpjegojne duke u bazuar ne shkence...ma merr mendja qe robt besimtare qe besojne se qiellin, token, gjithesine e ka kriju Zoti dhe se cdo e mire dhe e keqe vjen prej tij, duhet tu shkoje mendja pahall Zoti ka dore ne keto pune...

    C'shpjegim i japin besimtaret ketyre fenomeneve?!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga DeuS
    I'm not being funny...but, knej nga une po hedhin valle pakistaneze dhe 'arabe' ...se gjasme jane punet e Allahut keto dhe sepse po hakmerret kundra amerikoneve!

    !

    Plsssss ato qe e mendojne te tille jane ca anadollake qe i shofin gjanat
    prej bires se celsit. Po ne vitet 1920-1930 ku mbahen mend ca uragane
    te medhaja....per cfare ishte hakmarrja??

    I kam ndjeke dhe une lajmet dhe eshte nje shkatrrim i paimagjinueshem,
    ca ka ne dore natyra eshte e pandalueshme.
    Gjynah gjithe ato shpija te shkatrruara mundi i shume e shume viteve, por
    te pakten kur e ke familjen gjalle ja ben me shume hallall shpise.
    Gjithsesi shume gjynah. Po jane gjera qe nuk ndalohen dhe te themi zot
    mos na perballo me te tilla dukuri natyrore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Ketu ja paske fut kot o Deus, ku eshte pare ndonjehere qe myslymanet te gezohen per vdekjet e njerezve te pafajshem?? Pastaj po ishte pune e allahut kjo i bie qe allahu te jete racist, se ka spastru vec lagjet e zezakeve. Gjithe ajo zona nen uje e me shpi te rrafshuara eshte zona e jevgjeve. Ata mavrite s'kane gje ne dore se vendimet i mer Bushi, po me sa duket Zotit i vinte rende ta conte urraganin nga Shtepia e bardhe, e me rast tha te spastronte ndonje lagje zezakesh.

    Nejse, ky hale urragani kaloi dhe nga shtepia ime, pa pritur e pa pandehur. Haleja kishte per te ikur ne veri po e mori kthesen per poshte e na gjeti pa rpegatitur. Me eshte dashur qe ne mes te urrganait te dal te mbyll qenepet e dritareve (se shtepite ketej behen me qnepe te posacme celiku kunder urraganeve) e mu duk vetja si Adem RReka duke luftuar me dallget. Ta binte era Tabelen e Stopit e ta ngulte ne veshke pa te pyetur fare. Ne mengjes, te dukej vetja se ishe zgjuar pa dashje ne Hiroshime. S'kish mbet peme pa u shkul nga rrenja, ndonje merhumi qe s'kishte mbyll qenepet ja futi dhe brenda ne shtepi. Shakator i madh ky Zoti, tall bizhdilet me keta fukarenjte e pafuqishem e nuk leshon ndonje rrufe andej nga Washingtoni.

    P.S Ndoshta nuk ka faj dhe Zoti, si i thone llafit rrufeja s'bie ne hale.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #6
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Mire uragani , po pasojat me mbrapa ... tsk tsk .. e keni pa sa ka shku gas-i , ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    Po car ishin ato shpi merr copa drrasash e llamarinash. E imagjinoni se jena ne US of A
    Orleani o si i tas gjigand i futur mes ujrash. Jane care digat qe nuk jane riparu e mirembajt prej kohesh se paret do shkojshin diku tjeter

    Mire tha i gazetar dje Orleani ishte bo si downtown Bagdat

    Asi lagje te degradume ke ne cdo qytet amerikan

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Shpreh keqardhjen per kete tragjedi dhe per njerzit te cilet i ka ndikuar!

  9. #9
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga R2T
    Ketu ja paske fut kot o Deus, ku eshte pare ndonjehere qe myslymanet te gezohen per vdekjet e njerezve te pafajshem?? Pastaj po ishte pune e allahut kjo i bie qe allahu te jete racist, se ka spastru vec lagjet e zezakeve. Gjithe ajo zona nen uje e me shpi te rrafshuara eshte zona e jevgjeve. Ata mavrite s'kane gje ne dore se vendimet i mer Bushi, po me sa duket Zotit i vinte rende ta conte urraganin nga Shtepia e bardhe, e me rast tha te spastronte ndonje lagje zezakesh..

    (lol)...e di qe me ke fut ne mendime te thella tani? Dolla jashte dhe u thashe ketyre magjypave carcaf-fashion-veshur me BMW te 2005-es: Ore 'brothers' kshu e kshu me tha ai miku im ne kompjuter mer...ca ja fusni poles kot ju? E ja fillun mer R2T nja dy ore debat e konferenca, saqe ma ngatarrun aq shume fillin e muhabetit e une nuk di sesi te pergjigjem tashi...Vec ne nje konluzion arrita: Nuk ma merr mendja qe myslymat e Shqiponjerise te mendojne, qofte edhe per nje cast te vetem, te njejtat gjera si kto llufat...se jemi te moderuar e me tru ne koke dreqi e morri!

    Po do ti qe kto robt qe besojne se gjithcka e ka kriju Zoti, dmth qe Adami u kriju prej llucit dhe Eva prej brinjes se Adamit, dhe se era eshte e teshtitura e Zotit, shiu eshte urinimi i Tij dhe bora...u know, its got to be the dirty one ...mendojne detyrimisht qe te tera keto fenomene jane punet e Te Madhit?! ...e keshtu behet lidhja...

    Hajde mbushja mendjen ketyre qe Uragani i fuqishem vjen si rrjedhoje e nivelit te ngritur te oqeanit, bymimit te tij nga ngrohja, bashkimit me ererat e golfit meksikan etj etj (se nuk marr vesh shume nga anatomia e cakallit) ...dhe se Zoti eshte i preukupuar me pune te tjera dhe ka nja 'shume' vjet qe na ka krijuar dhe biles ka harru edhe nese egzistojme...jo me te kujtohet te na ujisi! lol

    Ke parasysh ate temen me termetet ne Turqi, a ku dreqin vend islamik ndodhi ca kohe me pare...sesi u hodhen kaposhat duke pretendu se jane rob haram ato dhe kane bo mekate? ...eh, si ta bejne lidhjen kta te besueshmit mer jahu! Mjere ne qe jetojme ne 'erresire' ...edhe 200 watt ti marrim pocat, prape nuk shofim gje!

    Per mendimin tim PINK ka kap subjektin me te rendesishem per diskutim...si u be puna e cmimit te naftes?

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Para disa ditesh jepej nje emision per egzistencen e nje lloji ndertese me arkitekture origjinale (per ndertime civile e jo ushtarake) e cila ishte ne gjendje te perballonte uragane deri te tipit 3-4!
    Pronari tregonte me krenari boshllekun rreth shtepise se tij ku perpara ishin shtepite tipike amerikano-kanadeze prej kompesate qe tashme nuk ishin me!
    Ishin fluturuar nga uragani i meperparshem!
    Ndertesa te jepte idene e nje gjysemsfere (bunkeri) dhe ishte prej betonarmeje. Ajo mbeshtetej ne 6-8 kollona betoni dhe ndodhej 4m mbi toke.
    Pronari jepte dhe adresen e nje universiteti i cili merrte persiper te ofronte informacione te detajuara mbi ngritjen e ketyre lloj shtepish!
    Megjithate duke pasur parasysh dhe skandalin e ngritjes se San Franciskos ne te njejtin vend nderkohe qe dihej mire sizmiciteti i atij vendi, veshtire se do ta vrase koken njeri te mundohet te zvogeloje pasojat e nje uragani te ardhshem!
    =========
    Duke pare vandalizmat qe po ndodhin (si ne 1997 ne Shqiperi) ndoshta do ishte koha per te shpallur gjendjen e jashtezakonshme dhe ti jepej urdher ushtrise te vriste ne vend hajdutet qe po vjedhin e grabisin c'u del perpara!
    Ne keto raste ca plehra te varur ne shtyllat e telefonave (ato qe jane akoma ne kembe) me thaset e vjedhura prane do te kishin efekt edukues mbi hajdutet e tjere hipotetike!
    ===============
    Tragjedive natyrore nuk ka pse u shtohen dhe veset njerezore te ca cakejve qe duan te perfitojne nga rasti!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga antares : 31-08-2005 mė 12:23
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Katerina e Aleksandrisė - 25 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-11-2013, 11:28
  2. Muslimanėt nė Amerikė para Kristofor Kolombos!
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 17:25
  3. JONUZ NDREU - shqiptare nė Amerikė, nė rrjedhėn e viteve
    Nga CEZARND nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 17:34
  4. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •