Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Historia e flamurit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë

    Si e ka përjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme të shpalljes së Pavarësisë kombëtare


    Eqerem bej Vlora: E vërteta e flamurit

    “Ismail Qemalit i kërkova flamurin që më fali Aleandro Kastrioti”


    Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, për historinë e flamurit që u ngrit nga plaku Ismail Qemali, më 28 Nëntor të vitit 1912.

    Ai thotë shprehimisht: “E zgjata ca historinë e ngritjes së flamurit, sepse vitet e fundit kanë qarkulluar variante krejt të pavërteta dhe unë dëshiroj që ngjarja e saktë të përshkruhet e të mbetet njëherë e përgjithmonë”. Ja se çfarë shkruan Eqerem Bej Vlora në librin e tij.

    Kthimi në Vlorë

    Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haramllëkut nuk kishte katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në katin përdhes ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat poshtë e lartë , shkallët ishin mbushur plot nga njerëz me fytyra, sjellje e veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pateklif sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh i paijsur me mobilje të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjesheshin e shtyheshin për të dëgjuar seç thuhej brenda. Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pastaj hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parë dhe tani m’u duk më i plakur dhe i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë Ismail beu kishte qenë nënpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto, kur largësia me të lartit dhe të ultit mbahej vetiu. Kështu, ai kishte rënë në një kaos kontrastesh shoqërore, të cilit nuk po ja gjente dot anën. Unë iu afrova i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit që mbushnin hapsirën kishin pasur mirësinë t’ja linin. Ai më bëri pyetje të zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë a kishte hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur. Por, ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: “ dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ty si këtu?” Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë, do të vija ta merrja vetë. “Jo, -tha ai. Xhemioli më ka thënë se dera ndërmjetëse është ende. Unë vij vetë.” Sidoqoftë edhe tek unë nuk ishte më mirë. Por falë manisë sime për protokoll, falë karakterit të paafruar dhe të mbyllur, largësia sidoqoftë ruhej. Po përse të shkaktohej kjo rrëmujë e kjo gjullurdi në një shtëpi private, mund të pyesë ndokush. Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku i shtëpive të bejlerëve, quhej në shqip zapana. Kështu edhe Ismail beut nuk i pëlqente të rrinte në bashki. Dhe njerëziut, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma në banesën e tij private. Ditët që pasuan, unë takova zyrtarët e lartë të qeverisë së re , të emëruar më 4. 12. 1912, nga i përnderuari kryeministri Ismail beu dhe nënkryeministri fort i nderuari dom Nikollë Kaçorri. Anëtarët e qeverisë së re ishin miq dhe të njohur të mirë, e më duhej të shtoj, se në rrethanat e atëhershme vështirë të bëhej ndonjë zgjedhje më e mirë. Dhe nëse kjo nuk u përgjigjej aspak kërkesave të kohës, nuk ishte faji i saj. Pozita e çdo qeverie përparimtare pas shkatërrimit të sundimit osman nuk mund të ishte e lehtë; vetëm një orë e fortë diktatoriale do të kishte mundur mbase t’ia dilte mbanë qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia për të qenë i tillë? Në qeverinë e Ismail Qemal beut dhe të babaxhanit Don Nikollë Kaçorri nuk kishte vend për tiranë mesjetarë, ajo përbëhej krejtësisht nga njerëz të arsyeshëm. Këshilli i Ministrave mblidhej në shtëpinë e Ismail beut, por se ku i kishin selitë ministrat e tij, unë nuk e mora vesh kurrë edhe pse, them se e njihja shumë mirë atë çerdhe mjerane , që quhej asokohe Vlorë. Më mirë nga të tjerët e kishte- këtë e kam parë vetë - ministri i Postëtelegrafës: ai ishte zot i një ministrie të tërë, i Zyrës Posttelegrafike të Vlorës. Asambleja kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, më 28. 11. 1912, u shpërnda më 7. 12. 1912, pasi zgjodhi më parë, në këmbë të saj, një Këshill Pleqsh, (senat) me 18 anëtarë.

    Gjatë kohës që qëndroja në Kuç isha zgjedhur (në mungesë) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorës. Dy nga ministrat ishin miqtë e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerëz më të ndryshëm, madje më të përkundërt nga karakteri. Ndërkohë që Myfit beu i merrte me të përqeshur të gjitha këto: mangësitë e qeverisë së përkohshme, papjekurinë e popullit shqiptar, madje tërë këto fyerje që na kishin pllakosur, Abdi beu, përkundër, pikëllohej dhe dëshpërohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me një apo dy javë vonesë marrjen e rrogave në shtetin e ri shqiptar. Po ku e mësuan shqiptarët, pyesnim më shpesh me tallje, konceptin e rrogës mujore? Problemi i financave, që unë do ta quaja me emrin e tij të vërtetë: vështirësitë për të siguruar paratë e nevojshme për të mbajtur aparatin shtetëror dhe këto mori të shpërngulurish më dukeshin të pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina të pasura. Por të ardhurat nga doganat nuk vileshin më për shkak të bllokadës detare greke dhe me afërsisht 6000 -7000 napolonat që qeveria e përkohshme mund të siguronte në muaj, Abdi beu duhej të bënte çudira, duke përmendur këtu se asnjë nga bejlerët nuk mori kurrë asnjë grosh si rrogë apo si dëmshpërblim. Myfit beu, ministri i Brendshëm, banoi disa javë tek unë, pastaj mori me qera një shtëpizë të këndshme prapa avllisë sonë, ku jetoi gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë. Stili në të cilin ai e drejtoi Ministrinë e Brendshme, të kujtonte paksa kohën e Dagobertit, Mbretit të mirë të Frankove: pakëz atëror, pakëz kalorsiak, por edhe pakëz despotik.

    Pas një jave

    Një javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar.
    Atëherë ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aleandro Kastrioti më kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopësht, duke brohoritur “rroftë, rroftë “ edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë: “Shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parë shqiponjën e zezë m’u përgjigjën krenarisht : “Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail beu kishte zgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë. (Ah ta kishte bërë Shqipërinë Syria beu, ankohej ai,- tani do të kishim në flamur syret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që ka e kaluar të gjithë jetën në vendin e frëngjve?)! Kur ia rrëfeva historinë Ismail beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!



    Qeveria

    Kryetar Shteti, kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
    Zëvendëskryeministër: dom Nikollë Kaçorri
    Ministër i Brendshëm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
    Ministër i Drejtësisë: Dr. Petro Poga
    Ministër i Bujqësisë: Pandeli Cale
    Ministër i Financave: Abdi bej Toptani
    Ministër i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
    Ministër i Luftës: Gjeneral Mehmet pashë Dralla
    Ministër i Punëve Botërore: Mitat Dume Frashëri
    Ministër i Postëtelegrafës: Lef Nosi

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-11-2011 më 01:31

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Vazhdon polemika rreth flamurit kombëtar që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë

    Flamuri i Skënderbeut në shtëpinë e Vlorajve


    Në këtë shtëpi ka lindur dhe Ismail Qemali, emblema e Pavarësisë

    Bardhosh Gaçe

    Dita e 28 Nëntorit është një festë mbarë kombëtare e shqiptarëve, brenda kësaj dite historike përmblidhen kujtimet e shkruara e të pashkruara të shqiptarëve.

    Tek ajo ditë historike ringjallet jeta, luftërat dhe përpjekjet e brezave të tërë shqiptarësh për lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre. Rrënjët e kësaj dite historike duhen kërkuar thellë në kohërat e gjëmimeve të Skënderbeut dhe trimave të tij, të cilët u bënë mbrojtës dhe emërmëdhenj në Evropë kundër invazionit osman. Kur kujtojmë 28 Nëntorin apo lexojmë studime e shkrime për këtë kohë të bekuar, ne shqiptarët ende duhet të reflektojmë në përmasat dhe vendin që duhet të zërë ajo në historiografi, pasi mjaft shkrime dhe studime janë të zbehta dhe nuk japin një tablo të plotë të këtij akti historik. Vitet e fundit janë bërë mjaft përpjekje që akti i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare të lidhet ngushtë me tërë ato lëvizje kombëtare që zhvilloi Rilindja Shqiptare, e sidomos Lidhja Shqiptare e Prizrenit që ishte një nga vatrat që e ngriti në kushte të reja këtë lëvizje për çlirimin nga zgjedha otomane dhe përcaktimin e programit polizoik të saj. Është shumë domethënëse që Vlora u bë një nga vatrat e zjarrta të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë qytet, Mustafa Pashë Vlora, që Ismail Qemali e quante "mësuesi im i kombëtarizmës", ishte nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu si edhe Abdyl Frashëri. Roli i tij në mjaft dokumente angleze, turke, franceze e austriake, tregon qartë se ishte jo vetëm një personalitet i Rilindjes Kombëtare, por edhe promotorr i gjithë asaj lëvizje në jug të Shqipërisë, në Vlorë, Janinë, Prevezë e Gjirokastër. Vetë Abdyl Frashëri pati ardhur në Vlorë në vitin 1879 dhe organizoi një kuvend të madh për atdhetarët për realizimin e kërkesave themelore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo ngjarje e madhe historike la gjurmë të thella në ndërgjegjen kombëtare të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë së Jugut. Në Vlorë dhe në krahinat e saj veprimtarët më të shquar ishin figura të njohura luftarake e intelektuale si: Odhise Kasneci, Zerbin Cakalli, Sulejman Aliko, Musa Bodo, Beqir Hallkokondi, Xhemil Vlora etj.


    Pavarësia dhe Ismail Qemali

    Sigurisht, në këtë ngjarje madhore, shpalljen e Pavarësisë shqiptare dhe ngritjen e flamurit në Vlorë, figura kryesore ishte Ismail Qemali si politikan, atdhetar dhe njohës i thellë i Fuqisë së Madhe, i gjendjes së brendshme e të jashtme të Perandorisë osmane dhe Ballkanit. Por, Shpallja e Pavarësisë kombëtare nuk mund të kuptohet pa atë plejadë intelektualësh, luftëtarësh e diplomatësh shqiptarë, të cilët luftuan e qëndruan në krah të njëri-tjetrit si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Rasif bej Dino, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashë Elbasani, Mehmet Pashë Dërralla, Vehbi Dibra, Syrja Vlora, Mitat Frashëri, Petro Poga, Pandeli Cala, Murat Toptani, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Dhimitër Berati, Sali Gjoka etj. Qeveria e Përkohshme e Vlorës i kushtoi një rëndësi të veçantë, krahas organizimit të shtetit shqiptar, edhe njohjes së Pavarësisë Kombëtare në Evropë e në vende të tjera. Siç shkruan edhe profesori i të Drejtës Kombëtare baroni Dekamp dhe studiuesi i njohur italian, Antonio Baldaçi, në mjaft shkrime e studime të tyre e japin të qartë Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe marrëdhëniet e qeverisë së Vlorës me faktorin ndërkombëtar. Mbi të gjitha në mjaft dokumente dhe vendime të qeverisë së Vlorës, vihet re përpjekja e saj për të organizuar administartën dhe jetën politike, shoqërore e ushtrake, sipas modeleve të shteteve evropiane. Edhe Kanuni i përtashëm ishte një akt juridik i mbështetur në këto parime evropiane.


    Flamuri i Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës

    Do të dëshiroja të ndalesha edhe në dy momente të kësaj ngjarjeje në organizimin e Kuvendit të Vlorës, kësaj ngjarjeje madhore. Ismail Qemali me atdhetarët shqiptarë, pas takimit me diplomatët anglezë, italianë dhe ata të Vjenës, shkuan në Trieste ku i prisnin bashkatdhetarët e tjerë. Atë kohë në Shqipëri u krijua një situatë dramatike, ushtria serbe kishte pushtuar Shqipërinë Veriore dhe nga Shkodra po marshonte për në Durrës. Në këtë moment Ismail Qemali i dërgon telegram parisë së Vlorës, ku u ngrit një komision përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Në këtë telegram thuhej: "Mbledhja e përfaqësuesve në Durrës apo Vlorë është shumë e rëndësishme. I thirrni të gjithë. Gjersa të arrij unë, mbani qetësinë e ruani bashkimin. Çështja jonë politike u sigurua…". Ky komision përgatitor luajti një rol të madh në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ata ishin nga atdhetarët më të shquar si: Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdullhu, Syrja bej Vlora, Abaz Mezini, dom Mark Vasa, Elmaz Xhaferri, Haziz Xhyheri, Leonidha Bezhani, Bektash Cakrani, Ethem bej Vlora, etj. Disa prej tyre nuk përmenden në tubimet që bëhen, por mendoj që veprimtaria e tyre kombëtare duhet të ndriçohet. Pa momentin e ngritjes së Flamurit Kombëtar, pas fjalimit të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe shpalosjes së flamurit të Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës, në atë shtëpi që kishte lindur dhe Ismail Qemali, e cila ka qenë në vendin ku sot është Monumenti i Pavarësisë, e quaj një akt të madh shpirtëror edhe faktin që, klerikët më të mëdhenj të kohës si: prifti ortodoks Marko Mocka, prifti katolik dom Mark Vasa, dhe kleriku mysliman Haxhi Muhameti, bekuan me fjalët e zotit flamurin kombëtar. Kohët e fundit në disa artikuj vazhdon polemika që është zhvilluar edhe më parë rreth flamurit kombëtar. Në mjegullat e kohës të pushtimit osman u harrua edhe forma dhe ngjyra e flamurit shqiptar. Rilindasit tanë, siç mësojmë prej Spiro Dines, e dinin që flamuri i Skënderbeut ishte me një shqiponjë të bardhë. Anëtarët e shoqërisë së Stambollit vunë në stamën e tyre një shqiponjë me kokë të ulur mbi një shkëmb. Ndërmjet viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mbas tij edhe Anselmo Lorekio, në botimin e gazetës së tyre, mbanin si emblemë flamurin e Skënderbeut. Mbas vitit 1900, këtë emblemë e mbante edhe Faik Konica, në revistën "Albania" që botohej në Bruksel. Po në Bruksel, më 1899 u prodhua flamuri i parë shqiptar, i cili ishte zhdukur që në kohën e Skënderbeut. Më 1907, me flamurin e Skënderbeut parakaloi një grup shqiptarësh në rrugët e Bostonit. Një flamur të tillë qëndisi edhe Said Najdeni në burgun e Edmesë. Dervish Hima, më 1908 solli një flamur në vendin tonë me fushë të kuqe. Dritë të plotë mbi flamurin tonë kombëtar hodhi Faik Konica, në artikullin "Flamuri i Shqipërisë" në vitin 1909, në revistën "Albania", i cili thotë se: "Flamuri ynë, i cili është një nga më të lavdëruerit në botë, është padyshim edhe një nga më të vjetrit".

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nga info@besiana.de Më 23.Nov.2004 20:46

    Historia e flamurit, sipas plakut të mençur Eqerem Bej Vlorës


    Tre variantet e flamurit që u ngrit më 28 nëntor 1912



    Historia e flamurit shqiptar tretet në mjegullën e kohës. Në veprën e tij “Jetët paralele” Plutarku thotë se Pirroja, mbreti i Epirit, pas betejës së Herakles, kur dëgjoi luftëtarët e tij që po këndonin një këngë që e quanin shqiponjë, ai u thotë atyre: “Në qofsha unë shqiponjë, ju jeni krahët fitimtarë që më sollët deri këtu.”

    Në monedhat e qytetit iliro-epirot të Orikumit, duket një shqiponjë që mban në kthetra rrufetë e Zeusit. Po kështu, kalorësit e Skënderbeut, gjatë fushatës së tij në pulia, na ndihmë të mbretit të Napolit, mbanin flamuj të vegjël të kuq me një shqiponjë të zezë dykrerëshë në mes. Shqiponja dykrerëshe është simbol i pushtetit perandorak bizantin, gjerman, rus. Sundimtarët e mëdhenj e të vegjël, që u shkëputën nga perandoria bizantine, vazhduan të mbajnë këtë simbol pushteti. Kështu, mbase ka bërë edhe Skënderbeu. Sidoqoftë në gojëdhënat e arbëreshëve ky kumt ruhet ende i gjallë. Mbi varrin e nipit të Skënderbeut në kishën e shën Marisë së ëngjëjve, në Napoli, është vënë stema e tij: një shqiponjë heraldike me një yll të bardhë e vezëllitës pesëcepësh mbi të dy krerët e saj. Midis viteve 1880 - 1895, Zef Skiroi e më pas Anselmo Sorekio, në të përmuajshmen e tyre arbëreshe, e botuan , pothuajse në çdo numër, këtë emblemë si flamur të Shqipërisë. Pa 1900-ës atë e vë edhe Faik Konica në të përmuajshmen e tij “Albania” në Bruksel. Në shtator të vitit 1909, së bashku me djelmurinë e qytetit, unë organizova në shtëpinë timë shfaqjen e dramës “Pirrua” të Mihal Gramenos. Aty, ku kryepriftëresha e Orikumit i zgjat Pirros, që po nisej për në Itali, një flamur, dhe me një ton patetik e duke shkërbyer legjendën e Kostandinit i thotë: “Me këtë shenjë ti do të fitosh”, në prani të prefektit, oficerëve turq si edhe të gjithë trupit konsullor me shaka, por edhe me një farë kapadaillëku, unë ngrita për herë të parë në skenë flamurin shqiptar. Asnjë nga zyrtarët e pranishëm turq nuk u ndi0e, ndërkohë që salla shpërtheu në duartrokitje. Euforia atdhetare krijoi një gjendje të nderur. Natyrisht që u raportua menjëherë në Stamboll, por qortimi i vetëm që dëgjova unë pastaj, më erdhi nga xhaxhai, Ferit pasha, asokohe ministër i Brendshëm. Ai e quajti të “pahijshme” këtë sfidë në shtëpinë time e para të ftuarve të mi. Ka pasur edhe raste të tjera kur flamuri shqiptar ka luajtur role, madje shumë më luftarake. Në kohën e kryengritjes së malësorëve katolikë, në vitin 1911, në Cetinj mbërritën vullnetarë arbëreshë për t’u bashkuar me kryengritësit, e që për herë të parë mbanin një flamur kombëtar. Njëri nga krerët e këtyre vullnetarëve quhej Terenc Toçi. Në krye të një grupi vullnetarësh e malësorësh, ai çau deri në Mirditë, ku edhe shpalli një republikë shqiptare, doemos jetëshkurtër, që me ngritjen e flamurit shqiptar për disa ditë rresht ngriti fuqishëm moralin e popullit. Madhështore në këtë aksion, të thuash operete, ishte besnikëria ndaj etnitetit shqiptar që arbëreshët dëshmuan me qëndrimin e tyre: “Ata luftuan me trimëri të rrallë e pa asnjë mëdyshje, thuajse me gëzim, rrezikuan jetën e tyre, duke u dhënë kështu zemër edhe vëllezërve në atdheun e lashtë e të braktisur para aq kohësh. Më vonë Terenc Toçi, ky atdhetar i zjarrtë pati poste të larta zyrtare në Shqipëri, deri sa, pas një procesi, ku u akuzua për mungesë patriotizmi, pushkatohet nga komunistët në vitin 1945.



    Dy versione të tjera për flamurin

    Jemi mësuar të themi se flamurin e ka qëndisur Marigoja, e cila u largua nga vendlindja e saj Oçishti i Korçës dhe u vendos në Vlorë. Shkak i braktisjes së vendlindjes ishte persekutimi që po i bëhej atdhetarëve nga reaksioni grek. Në vitin 1904 bashkë me të shoqin u vendos në një shtëpi të lagjes Muradie, në rrugën që mban emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut në vatrat vlonjate me idetë e saj përparimtare, por edhe me qëndismat që bënte.

    Gazeta “Arbëria” që dilte në Gjirokastër, në kohën e saj shkruan se “Flamurin kombëtar që u ngrit për herë të parë në Vlorë nga Ismail Qemali është qëndisur nga Marigo Posio mbi copën e blerë te tregtari Diamant. Qëndisja është bërë sipas modelit të shqipes që kishin vizatuar patriotët don Mark Vasa dhe Petro Fotografi. Këtë e dinin dhe shumë patriotë të tjerë. Me të hollat e saj punoi dhe 500 flamuj për zyrat e ndryshme të shtetit të parë shqiptar”.

    Marigoja për këtë gjest është dekoruar në vitin 1960 “Urdhri i Lirisë së Klasit të Dytë”, me motivacion “ka punuar pa u lodhur në përhapjen e gjuhës shqipe, çlirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare duke përjetësuar kështu traditat e lavdishme të grave shqiptare”. Më pas ka marrë emrin e saj një shkollë tetëvjeçare.

    Një tjetër variant
    “Flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë e kam sjellë unë nga Bukureshti, duke e mbajtur në gji”, ka thënë në kujtimet e tij, Spiridon Ilo, njeri prej firmëtarëve të aktit të pavarësisë. Për shumë vite me radhë, versioni zyrtar ishte: “Flamuri që Ismail Qemali ngriti në ballkonin e shtëpisë së tij, u qëndis nga korçarja Marigo Posio, që jetonte në atë kohë në Vlorë. Marigoja e qëndisi falmurin brenda natës”. Ky është pak a shumë shpjegimi zyrtar, që jepet ndër të tjera edhe në tekstin e Historisë së Shqipërisë. Por, versioni i shndërruar në legjendë, nuk i kënaq të gjitha interpretimet. Versioni më i mundshëm dhe më i vërtetuari kohët e fundit është ai që del nga gjithë kujtimet e pjesëmarrësve në shpalljen e Pavarësisë. Flamuri, që Ismail Qemali ka ngritur në Vlorë dhe që simbolikisht shënon pavarësinë, është po ai që zbukuronte podiumin e hotel “Kontinentalit” në Bukuresht, mbrëmjen e 5 nëntorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotët Shqiptarë të Bukureshtit, u bë vendimtar për shpalljen e pavarësisë, që u bë realitet 23 ditë me vonë në Vlorë. Të gjitha burimet shënojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbrëmjen e 27 nëntorit, ai ka bujtur në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive, Pozio ka qëndisur brenda natës thekët e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    “Flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë e kam sjellë unë nga Bukureshti, duke e mbajtur në gji”, ka thënë në kujtimet e tij, Spiridon Ilo, njeri prej firmëtarëve të aktit të pavarësisë. Për shumë vite me radhë, versioni zyrtar ishte: “Flamuri që Ismail Qemali ngriti në ballkonin e shtëpisë së tij, u qëndis nga korçarja Marigo Posio, që jetonte në atë kohë në Vlorë. Marigoja e qëndisi falmurin brenda natës”. Ky është pak a shumë shpjegimi zyrtar, që jepet ndër të tjera edhe në tekstin e Historisë së Shqipërisë. Por, versioni i shndërruar në legjendë, nuk i kënaq të gjitha interpretimet. Versioni më i mundshëm dhe më i vërtetuari kohët e fundit është ai që del nga gjithë kujtimet e pjesëmarrësve në shpalljen e Pavarësisë. Flamuri, që Ismail Qemali ka ngritur në Vlorë dhe që simbolikisht shënon pavarësinë, është po ai që zbukuronte podiumin e hotel “Kontinentalit” në Bukuresht, mbrëmjen e 5 nëntorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotët Shqiptarë të Bukureshtit, u bë vendimtar për shpalljen e pavarësisë, që u bë realitet 23 ditë me vonë në Vlorë. Të gjitha burimet shënojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbrëmjen e 27 nëntorit, ai ka bujtur në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive, Pozio ka qëndisur brenda natës thekët e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjës.


    I Besoj ketij varianti...
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  5. #5
    A ekziston flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë


    Versionet e sjelljes së flamurit në Vlorë

    Për shumë vite me radhë ka dominuar versioni zyrtar, se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, u qëndis nga korçarja Marigo Pozio, që jetonte në atë kohë në Vlorë dhe ajo e qëndisi atë brenda natës. Por, ky version i shndërruar në mit nuk i kënaqi të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit.

    Sheradin Berisha

    Një version tjetër që del nga kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës, vë në pah se, flamuri që Ismail Qemaili ka ngritur në Vlorë, është po ai që zbukuronte podiumin e Hotelit-„Kontinental“në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912. Takimi i Ismail Qemaili me komunitetin shqiptar të Bukureshtit, realisht vendosi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, që do të jetësohet 23 ditë më vonë në Vlorë. Të gjitha burimet rezultojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit me shpurën e Ismail Qemailit, e ka mbajtur me vet në gji. Meqë z. Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios, natën e 27 nëntorit, ka fjeturr në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive, znj. Pozio ka qëndisur brenda natës vetëm theket e flamurit. Sipas kujtimeve të Vangjo Ilos(djalit të Spiridon Ilos)flamuri që e ka sjellur i ati nga Bukureshti në Vlorë ishte i stampuar e jo i qëndisur dhe ka pas përmasën 80 cm me 1 metër. Ky flamur nuk ishte i qëndisur më fije ari siç është pohuar deri më tani, por ka pasur thekë të verdhë, të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.

    Ekziston edhe një version tjetër që lidhet me emrin e Marigo Pozios.
    Në një shkrim të gazetës“Dielli“që botohet në SHBA, thuhet se flamurin e ngritur në Vlorë e kishin sjellur mërgimtarët shqiptarë nga Amerika në Korfuz, për këtë qëllim. Meqenëse Marigo Pozio(grua e një tregëtari vlonjat), ato ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri(për shkak të pengesave të mëdha doganore), këtë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.

    Eqrem bej Vlora thotë se flamuri që u ngrit në Vlorë, në vitin 1914 u dogj nga grekët në Delvinë!.

    Ndërkaq, përveç këtyre versioneve, Eqrem bej Vlora(kusheri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij, thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, ishtë një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim, të dhuruar solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti(don Aladro Kastrioti)me banim në Paris. Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj 2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

    1. Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim, prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare, ku i kërkohej ta gjej flamurin dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar. Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.

    2. Ndërkohë Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë(asokohe ministër ishte Musa juka) në të cilën sqaron se flamuri, që Ismail Qamaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës, ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij. Së këndejmi kjo perfekturë kërkonë nga ministria që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës, i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare(mbretërisë zogiste) në Athinë.

    3. Zoti Rauf Fico, ministër i jashtëm i Shqipërisë përmes një letre dërguar z. Eqrem bej Vlorës në Athinë, kërkon që ta dorëzon flamurin për ta vendosur në muzeun kombëtar.

    4. Ndërkohë z. Eqrem bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh, pasi e falënderon ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë, në material muzeal, me keqardhje thotë, se ai flamur nuk ekziston më!Në vijim ai shpjegon se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës, u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Mirëpo në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin(sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht), zonja Delvina-një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete në Delvinë. Znj. Delvina këtë flamur e ruan me kujdes(si të shejt) së bashku me sendet e saja pesonale. Asokohe, ndonëse në jug të Shqipërisë krijohet qeveria„vorio-epirote“që luftonte për bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, familja e znj. Delvina duke qenë në fokus për t´u persekutuar, detyrohet të largohet për në Korfuz, dhe lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre. Pas një kohe, shtëpia plaçkitet nga forcat“vorio-epirote“dhe digjet me të gjitha gjësendet së bashku me flamurin. Pra, sipas këtyre dokumenteve që gjinden në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë, duket se janë demantuar të gjitha versionet që kanë të bëjnë më flamurin, që është ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë./ 28 11 2004/F.F.
    --------------------------------------------------------------------------------

  6. #6
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Versionet e sjelljes së flamurit në Vlorë

    Për shumë vite me radhë ka dominuar versioni zyrtar,se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,u qëndis nga korçarja Marigo Pozio,që jetonte në atë kohë në Vlorë dhe ajo e qëndisi atë brenda natës.

    Por,ky version i shndërruar në mit nuk i kënaqi të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit.Një version tjetër që del nga kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës,vë në pah se,flamuri që Ismail Qemaili ka ngritur në Vlorë,është po ai që zbukuronte podiumin e Hotelit-„Kontinental“në Bukuresht,në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912.Takimi i Ismail Qemaili me komunitetin shqiptar të Bukureshtit,realisht vendosi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,që do të jetësohet 23 ditë më vonë në Vlorë.Të gjitha burimet rezultojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit me shpurën e Ismail Qemailit,e ka mbajtur me vet në gji.Meqë z.Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios,natën e 27 nëntorit,ka fjeturr në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive,znj.Pozio ka qëndisur brenda natës vetëm theket e flamurit.Sipas kujtimeve të Vangjo Ilos(djalit të Spiridon Ilos)flamuri që e ka sjellur i ati nga Bukureshti në Vlorë ishte i stampuar e jo i qëndisur dhe ka pas përmasën 80 cm me 1 metër.Ky flamur nuk ishte i qëndisur më fije ari siç është pohuar deri më tani,por ka pasur thekë të verdhë,të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.

    Ekziston edhe një version tjetër që lidhet me emrin e Marigo Pozios.

    Në një shkrim të gazetës“Dielli“që botohet në SHBA,thuhet se flamurin e ngritur në Vlorë e kishin sjellur mërgimtarët shqiptarë nga Amerika në Korfuz,për këtë qëllim.Meqenëse Marigo Pozio(grua e një tregëtari vlonjat),ato ditë ndodhej në Korfuz,në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri(për shkak të pengesave të mëdha doganore),këtë e bëri Marigo Pozio,e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.



    Eqrem bej Vlora thotë se flamuri që u ngrit në Vlorë,në vitin 1914 u dogj nga grekët në Delvinë! .



    Ndërkaq,përveç këtyre versioneve,Eqrem bej Vlora(kusheri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij,thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,ishtë një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim,të dhuruar solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti(don Aladro Kastrioti)me banim në Paris.Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj 2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

    1.Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim,prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare,ku i kërkohej ta gjej flamurin dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar.Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.

    2.Ndërkohë Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë(asokohe ministër ishte Musa juka) në të cilën sqaron se flamuri,që Ismail Qemaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës,ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.Së këndejmi kjo perfekturë kërkonë nga ministria që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës,i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare(mbretërisë zogiste) në Athinë.

    3.Zoti Rauf Fico,ministër i jashtëm i Shqipërisë përmes një letre dërguar z.Eqrem bej Vlorës në Athinë,kërkon që ta dorëzon flamurin për ta vendosur në muzeun kombëtar.

    4.Ndërkohë z.Eqrem bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh,pasi e falënderon ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë,në material muzeal,me keqardhje thotë,se ai flamur nuk ekziston më!Në vijim ai shpjegon se ky flamur,pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës,u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë.Mirëpo në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë ,nga frika se do ta gjenin flamurin ,zonja Delvina-një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij,gjatë largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete në Delvinë.Znj.Delvina këtë flamur e ruan me kujdes(si të shejt) së bashku me sendet e saja pesonale.Asokohe,ndonëse në jug të Shqipërisë krijohet qeveria„vorio-epirote“që luftonte për bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë,familja e znj.Delvina duke qenë në fokus për t´u persekutuar,detyrohet të largohet për në Korfuz,dhe lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre.Pas një kohe,shtëpia plaçkitet nga forcat“vorio-epirote“dhe digjet me të gjitha gjësendet së bashku me flamurin.Pra,sipas këtyre dokumenteve që gjinden në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë,duket se janë demantuar të gjitha versionet që kanë të bëjnë më flamurin,që është ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    5
    Me pelqen shume tema. megjithese duket edhe ketu si ne cdo cep te historise sone kemi shume paqartesi. ajo qe eshte e cuditshme per mua eshte versioni i Eqerem Bej Vlores, sado rrespekt te kem per kete bej e padyshim nje nga me te zgjuarit shqipetare, historia e tij per flamurin tingellon krejt e pavertete. Simbolet e Shqiperise dhe te Skenderbeut, kane qeen aq shume te diskutuara nga rilindasit sa ishte e pamundur qe ata te mos e dinin se cfare ngjyre dhe si ishte i bere flamuri qe u ngrit ne Vlore. Historia e Skenderbeut njihej mjaft mire, po ashtu edhe simbolet e perdorura nga princat shqiptare. Flamuri kombetare i Shqiperise, nuk u perdor per here te pare me 1912. Ai ekziston edhe me pare dhe ishte, falmuri i cdo kryengritje. Nuk mund te themi se ishte i njejti, por te thuash se shqiptaret nuk kishin simbol dhe kete e moren hua eshte vertet per tu cuditur. Sa per faktin nese u soll nga mergimtaret apo e qepen ne vlore kjo ka pak rendesi dhe mund te egzistojne qe te dy versionet. Sidoqofte shqiptaret kane kohe qe jane lidhur me shqipojen dykrenare, ajo ekzistonte edhe me pare ne mjaft punime e skulptura deri dhe kuti duhani, çifteli e lahuta te gdhendura. mjafton te vizitosh muzeun kombetare, per te pare lashtesine e simbolit, qe sigurisht sihte i ngulitur ne mendjen e shqiptareve, para se te shpallej pavaresia.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Himni kombtare

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-09-2007 më 01:30

  9. #9
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    bravo ju qofte ata burra dikur kane derdhur gjak, e ne sot jetojme te lire .....
    me mire vone sesa kurre....

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    A ekziston flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë?!

    Versionet e sjelljes së flamurit në Vlorë

    Për shumë vite me radhë ka dominuar versioni zyrtar,se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,u qëndis nga korçarja Marigo Pozio,që jetonte në atë kohë në Vlorë dhe ajo e qëndisi atë brenda natës.

    Por,ky version i shndërruar në mit nuk i kënaqi të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit.Një version tjetër që del nga kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës,vë në pah se,flamuri që Ismail Qemaili ka ngritur në Vlorë,është po ai që zbukuronte podiumin e Hotelit-„Kontinental“në Bukuresht,në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912.Takimi i Ismail Qemaili me komunitetin shqiptar të Bukureshtit,realisht vendosi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,që do të jetësohet 23 ditë më vonë në Vlorë.Të gjitha burimet rezultojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit me shpurën e Ismail Qemailit,e ka mbajtur me vet në gji.Meqë z.Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios,natën e 27 nëntorit,ka fjeturr në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive,znj.Pozio ka qëndisur brenda natës vetëm theket e flamurit.Sipas kujtimeve të Vangjo Ilos(djalit të Spiridon Ilos)flamuri që e ka sjellur i ati nga Bukureshti në Vlorë ishte i stampuar e jo i qëndisur dhe ka pas përmasën 80 cm me 1 metër.Ky flamur nuk ishte i qëndisur më fije ari siç është pohuar deri më tani,por ka pasur thekë të verdhë,të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.

    Ekziston edhe një version tjetër që lidhet me emrin e Marigo Pozios.

    Në një shkrim të gazetës“Dielli“që botohet në SHBA,thuhet se flamurin e ngritur në Vlorë e kishin sjellur mërgimtarët shqiptarë nga Amerika në Korfuz,për këtë qëllim.Meqenëse Marigo Pozio(grua e një tregëtari vlonjat),ato ditë ndodhej në Korfuz,në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri(për shkak të pengesave të mëdha doganore),këtë e bëri Marigo Pozio,e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.

    Eqrem bej Vlora thotë se flamuri që u ngrit në Vlorë,në vitin 1914 u dogj nga grekët në Delvinë! .

    Ndërkaq,përveç këtyre versioneve,Eqrem bej Vlora(kusheri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij,thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,ishtë një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim,të dhuruar solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti(don Aladro Kastrioti)me banim në Paris.Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj 2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

    1. Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim,prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare,ku i kërkohej ta gjej flamurin dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar.Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.

    2. Ndërkohë Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë(asokohe ministër ishte Musa juka) në të cilën sqaron se flamuri,që Ismail Qamaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës,ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.Së këndejmi kjo perfekturë kërkonë nga ministria që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës,i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare(mbretërisë zogiste) në Athinë.

    3. Zoti Rauf Fico,ministër i jashtëm i Shqipërisë përmes një letre dërguar z.Eqrem bej Vlorës në Athinë,kërkon që ta dorëzon flamurin për ta vendosur në muzeun kombëtar.

    4. Ndërkohë z.Eqrem bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh,pasi e falënderon ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë,në material muzeal,me keqardhje thotë,se ai flamur nuk ekziston më!Në vijim ai shpjegon se ky flamur,pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës,u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë.Mirëpo në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme,nga frika se do ta gjenin flamurin(sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht),zonja Delvina-një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij,gjatë largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete në Delvinë.Znj.Delvina këtë flamur e ruan me kujdes(si të shejt) së bashku me sendet e saja pesonale.Asokohe,ndonëse në jug të Shqipërisë krijohet qeveria„vorio-epirote“që luftonte për bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë,familja e znj.Delvina duke qenë në fokus për t´u persekutuar,detyrohet të largohet për në Korfuz,dhe lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre.Pas një kohe,shtëpia plaçkitet nga forcat“vorio-epirote“dhe digjet me të gjitha gjësendet së bashku me flamurin.Pra,sipas këtyre dokumenteve që gjinden në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë,duket se janë demantuar të gjitha versionet që kanë të bëjnë më flamurin,që është ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.


    Shënim: Dërgoi Autori: Sheradin Berisha
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Gjeneza e "Himnit të Flamurit"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 00:32
  5. Diskutime mbi individe me pushtet
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 20:37

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •