Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    o shqiplexues
    Ate postim e kume sjell nga antari i respektuem NDERI i forumit kosova.de qe veshtir e kie ti si shqiplxues ta kuptosh se qfar ka dasht te thot shume mier shenon ne fund te postimit ore qorr se ti ka zan syt sheshiri.

    Ai dhe lajmet ne radio graqanic?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 24-11-2004 më 13:10
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Llapq
    t`thash edhe me heret se dyshova ne ty nga pikat dhe presjet.
    Mirepo,vet gishti yt qe preku susten e copy-paste`it i ka fajet!
    Ti kur sjell dicka ketu(siq bene me pressqin psh)kjo vetem sa justifikon mendimin tende (NËSE e ke?!).

    Ty llap,m`duhet me te lane anash per pak kohe,
    ndoshta nuk prekesh porse nuk kam kohe te luaj gjithnje ping-pong.

    ----------------------

    Perndryshe,mirmengjezi lexues te dashur dhe te respketuar:
    Lexoni se cka tha D.Pak dje ne Bruksel .


    D.Pak: Zgjidhja e statusit të Kosovës rrezikon të shtyhet dhe zvarritet pafundësisht


    Bruksel, 24 nëntor - Europarlamentarja gjermane Doris Pak ka raportuar sot për Kosovën para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, duke i njohur europarlamentarët edhe me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e fundit, me rezultatet e tyre si dhe me gjendjen e përgjithshme sociale dhe ekonomike në Kosovë. Zonja Pak shprehu hapur pakënaqësinë e saj ndaj vendit të pamjaftueshëm dhe interesit të pakët që iu kushtua mbarëvajtjes shembullore të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, zgjedhje nga të cilat duhet të marrë shembull edhe Shqipëria, siç theksoi ajo, para se të shtonte se vëmendja e botës ndaj Kosovës tërhiqet tani vetëm kur që andej vijnë lajme për vrasje, gjak dhe shkatërrime, thuhet në një raport të "Dojçe veles" nga Brukseli.
    Po ashtu eurodeputetja Pak ka deklaruar para Parlamentit Evropian se nuk duhej pritur mesi i vitit të ardhshëm për të filluar shqyrtimin e standardeve, por që ky proces të fillonte që tani. Doris Pak ndruan se zgjidhja e statusit të Kosovës rrezikon të shtyhet dhe zvarritet pafundësisht, shtyrje që mund të shkaktojë një radikalizim tjetër të situatës, si ai i muajit mars. Po ashtu Doris Pak shprehu frikën se zgjedhja e Ramush Haradinajt si kryeministër i vendit do të vështirësonte bashkëpuniminn apo mirëkuptimin e Prishtinës qoftë me Brukselin, por po ashtu edhe me Beogradin.
    Sipas saj, një aleancë e LDK-së me partinë e Veton Surroit, i cili ka kontakte të mira me kancelaritë perëndimore do të ishte më e dobishme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 25-11-2004 më 05:05

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Llapq
    t`thash edhe me heret se dyshova ne ty nga pikat dhe presjet.
    Mirepo,vet gishti yt qe preku susten e copy-paste`it i ka fajet!
    Ti kur sjell dicka ketu(siq bene me pressqin psh)kjo vetem sa justifikon mendimin tende (NËSE e ke?!).

    Ty llap,m`duhet me te lane anash per pak kohe,
    ndoshta nuk prekesh porse nuk kam kohe te luaj gjithnje ping-pong.

    ----------------------

    Perndryshe,mirmengjezi lexues te dashur dhe te respketuar:
    Lexoni se cka tha D.Pak dje ne Bruksel .


    D.Pak: Zgjidhja e statusit të Kosovës rrezikon të shtyhet dhe zvarritet pafundësisht


    Bruksel, 24 nëntor - Europarlamentarja gjermane Doris Pak ka raportuar sot për Kosovën para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, duke i njohur europarlamentarët edhe me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e fundit, me rezultatet e tyre si dhe me gjendjen e përgjithshme sociale dhe ekonomike në Kosovë. Zonja Pak shprehu hapur pakënaqësinë e saj ndaj vendit të pamjaftueshëm dhe interesit të pakët që iu kushtua mbarëvajtjes shembullore të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, zgjedhje nga të cilat duhet të marrë shembull edhe Shqipëria, siç theksoi ajo, para se të shtonte se vëmendja e botës ndaj Kosovës tërhiqet tani vetëm kur që andej vijnë lajme për vrasje, gjak dhe shkatërrime, thuhet në një raport të "Dojçe veles" nga Brukseli.
    Po ashtu eurodeputetja Pak ka deklaruar para Parlamentit Evropian se nuk duhej pritur mesi i vitit të ardhshëm për të filluar shqyrtimin e standardeve, por që ky proces të fillonte që tani. Doris Pak ndruan se zgjidhja e statusit të Kosovës rrezikon të shtyhet dhe zvarritet pafundësisht, shtyrje që mund të shkaktojë një radikalizim tjetër të situatës, si ai i muajit mars. Po ashtu Doris Pak shprehu frikën se zgjedhja e Ramush Haradinajt si kryeministër i vendit do të vështirësonte bashkëpuniminn apo mirëkuptimin e Prishtinës qoftë me Brukselin, por po ashtu edhe me Beogradin.
    Sipas saj, një aleancë e LDK-së me partinë e Veton Surroit, i cili ka kontakte të mira me kancelaritë perëndimore do të ishte më e dobishme.

    Kjo eshte ajo pislakhanja e ketyre europjaneve,dje ndryshe,sot ndryshe neser edhe me keq.Po cka e gjete ket fare idiotje sot keshtu e dje pat thene ndryshe,mos i ka mbet koshi that nashta e duhet me ia mbush.
    Pra siq po shihet nag deklaratat e tyre Kosoven e pret nje rruge e Palestines.Isha mbushen mend keta far lidert tane,por zor more vella pa shkolle e dije.
    Tjeter nuk di cka te them.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 25-11-2004 më 06:32

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdi Veseli


    Reagim mbi qëndrimin skandaloz të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës,Terry Davis, para 30 kosovarëve

    Përkundër lehjeve të qenëve, karvani ynë do të ecën pa ndal përpara

    Është koha e fundit që ta kuptojnë Terry Davis dhe të gjithë ata që qëndrojnë pas tij, se dobiqi i mbarsuar nga gjyshërit e tyre në Berlin dhe Londër dhe i lindur në Versaj, nën përkujdesjen e baballarëve të tyre, ka ngordhur përfundimisht bashkë me mundësitë, që ju niprit dhe bijtë besnik të tyre të ribëni pazarllëqe me Trojet dhe interesat kombëtare të popujve, në rastin konkret të shqiptarëve!

    Ne shqiptarët, si asnjë popull tjetër i Evropës Plakë, jemi mësuar me lehjen e qenëve pas hapave tonë në marshim, drejt realizimit të aspiratave tona të ligjshme, njerëzore dhe kombëtare.
    Diçka e tillë ishte edhe paraqitja skandaloze e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Terry Davis, para 30 kosovarëve- "student të Departamentit të shkencave politike të Prishtinës". Me siguri këta student kishin shkuar për të përforcuar mësimet për zbatimin me përpikëmëri të politikës shtetërore dhe kombëtare, konform normave të "avancuara" demokratike, mjerisht, të përpiluara nga teridejviset e ndryshëm evropian. Terry Davis, me siguri i edukuar në përputhje me frymën e WHIGS, gjatë paraqitjes së tij, në mes tjerash tha: "...kosovarët (mendohet në shqiptarët v.ime) nuk mund të përfaqësohen ndryshe në Këshillin e Evropës, përveç si qytetarë të Serbisë....Ambasadorja e Serbisë dhe Malit të Zi (ndofta mikja intime e tij) është përfaqësuese shumë e denjë e të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Malit të Zi, këtu hyjnë edhe qytetarët (shqiptarët v.ime) e Kosovës.....Ju jeni armiqtë më të mëdhenjë të vetëvehtes për krimet e kryera ndaj qytetarëve tuaj dhe ju jeni ata që bëjnë probleme..." (T. Davis)
    Kur kemi të bëjmë me lehjet e qenëve të majur dhe të dresuar nga mjeshtër të zgjedhur, siç na ndodhë tani me këtë të veshur me petkun dhe pushtetin e një "demokrati" të rangut të lartë drejtues evropian, nuk duhet të ndalemi, por në lëvizje e sipër drejt cakut tonë të aspiruar me shekuj, duhet ta godasim turinjëve. Siç do të kuptonim thënjen e vjetër: "Nëse ndalesh për të gjuajtur me gurë, çdo qenë rrugaqë që herë cijatet e herë lehë pas teje, edhe nëse arrin në cakun e synuar, me siguri do të jesh i vonuar". Nisur nga ky parim, po të ishte në pyetje vetëm personaliteti i shitur te pinjollët e fashistit Millosheviq, i një individi me emër Terry Davis, as që do të duhej të meritonte për t'u marrë me të, sepse kjo do të ishte edhe një llomotitje më tepër dhe asgjë tjetër. Por, në rastin konkret kemi të bëjmë me një nga drejtuesit kryesor të KE.

    Kush është Terry Davis?
    Është ky një diplomat anglez, i lindur me 5 janar 1938. Ka të kryer studimet universitare në Michigan të SHBA-ve dhe University College të Londrës. Me profesion Menagjer i industrisë motorike. Në Këshillin e Evropës përfaqëson
    Partinë Laburiste. Gjykuar sipas sjelljes së këtij funksionari të KE, mund të konstatohet se është ky një pasues i politikës alla WHIGS (UIGË), e cila ishte njëra ndër rrymat dominante në shekullin e XVIII e shtetit të cilin e përfaqëson ky zotëri.
    Kjo rrymë politike sipas përshkrimeve të G.C.Gibbs në "The Revolution in Foreign Policy", në botimin e Geoffrey Holmes, Britain After the Glorius Revolution, 1689-1714 (London:Macmillan, 1969, faqe 61-62, mendonte se kishte
    kohë të mjaftuar për të intervenuar, me qëllim të kundërshtimi të një sulmi në vendet e vogëla mbasi ai vërtet ishte bërë.
    Uigët as që shqetësoheshin nga ajo që i ngjet një populli të pambrojtur, përkundrazi ata mirreshin me tregtinë e tyre, me kënaqësi të madhe edhe me agresorët e vendeve tjera dhe, në vend që të ndërmirrnin hapat e duhur për
    t'i ndihmuar popujt e rrezikuar, ata preferonin gjum të qetë për Britanin e Madhe, derisa të mos zgjoheshin nga ndonjë alarm para brigjeve të tyre. Një model i tillë i kësaj politike u zbatua nga faktorët ndërkombëtar, në raport me dhunën që u ushtrua ndaj popullatës kroate, boshnjake dhe vaçanërisht në Kosovë ndaj shqiptarëve. Edhe në Kosovë reagimi i faktorëve ndërkombëtar u bë, vetëm atëherë kur ajo ishte mbuluar me varre të popullatës së pambrojtur civile, ndërsa burgjet famëkëqia serbe ishin të stërmbushura me shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, ku dominonin të rinjët. Ata reaguan, jo pse bëheshin krime të përmasave gjenocidale ndaj popullatës së pambrojtur civile, por kur u ballafaquan me rrezikun evident, se flakët e luftës do të kaplonin tërë Ballkanin, gjë që do të ballafaqoheshin me rreziqe të mëdha dhe me pasoja të paparashikueshme për interesat e tyre kombëtare. Pra, edhe në Trojet shqiptare, reagimi dhe intervenimi ushtarak i faktorëve ndërkombëtar, nuk kishte për qëllim ndaljen e terrorit policoro-ushtarak që ushtrohej ndaj popullatës së pambrojtur civile shqiptare dhe as zgjidhjen e drejtë të shkaqeve të luftës së armatosur, por ruajtjen e kufijve ekzistues në regjionin e Ballkanit, të vendosur në përputhje me pazarllëqet e tyre të mëhershme. Duhet konstatuar me keqardhje, se në politikën zyrtare të KE, ende gjejnë aplikim mbeturinat e atyre politikave të cilat dominuan në shekullin XVIII-të. Për të forcuar qëndrueshmërinë e këtij konstatimi, mjafton të veçohet sjellja e "pamatur" e Sekretarit të Përgjithshëm të KE, Terry Davis. Kjo, sjellje alla WHIGS e Terry Davis, në Strasburg me 23 nëntor 2004 para 30 kosovarëve, s'ka si mos të ngjallë dyshimin e bazuar, se Këshilli i Evropës në vendin e Sekretarit të tij të përgjithshëm e paska zgjedhur një njeri, fjalori i të cilit gjason me fjalorin e kasapit të Rodezisë, Ian Smith dhe më atë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Siç dihet, kasapi i popullatës vendore lëkurëzezë të Rodezisë Jugore, Ian
    Smith, u rritë, u edukua dhe u përforcua, nën përkujdesjen e politikës së uigëve, ndërsa kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, doli në skenë, u forcua dhe kreu veprimet më çnjerëzore, para syve edhe të terridejvisëve, me seli në Strasburg.
    Është koha e fundit që edhe KE ta kuptojë drejt dhe mirë, se një zyrtarë i lartë, siç është Terry Davis, i cili merrë guximin për të bërë akuza paushalle ndaj një populli të tërë, duke e quajtur atë kriminel dhe problematik, për të konstatuar, se qëndrimi i një njeriu të tillë në njërin nga postet kryesore drejtuese, nuk i bënë nderë KE! Aq më tepër kur ky në emër të vetin dhe të shumicës së deputetëve të KE, bënë këso vjelljesh plotë vrerë dhe urrejtje ndaj një populli të tërë, ndër më të vjetrit në Evropë dhe më gjërë.
    Sekretari i Përgjithshëm i KE, Terry Davis(lexo:ambasadori serbomadh), me deklarimet përbuzëse, plotë vrerë dhe urrejtje ndaj shqiptarëve, ia ka kaluar veprimeve në dëm të shqiptarëve të Prokurorës së "gjithëpushtetshme"
    Karla Del Ponte.
    Siç dihet, ish avokatja zvicerane Karla Del Ponte, duke sajuar aktakuza ndaj Luftëtarëve të Lirisë, në rend të parë ndaj drejtuesëve më të dalluar të Famëmadhës UÇK, në bazë të të "dhënave" të trilluara nga sigurimi serbijan dhe të bashkëpunëtorëve të tij shqipëfolës, bënë përpjekje të kota për barazimin e luftës mbrojtëse dhe çlirimtare, të cilën u detyruan ta bëjnë djemtë dhe vashat më besnike të LOKEVE TË UÇK-së, me luftën dhe veprimet me përmasa gjenocidi të fashistëve serbomëdhenjë. Ndërsa, Terry Davis, me akuzat paushalle dhe të huazuara nga "Ambasadorja e denjë e Serbisë dhe Malit të Zi", përpiqet, gjithashtu së koti për t'i fajsuar shqiptarët për krejt atë që përjetuan në fund të shekullit të kaluar, ndërsa veprimet e forcave serbo-çetnike si të arsyeshme dhe të domosdoshme për luftimin e "krimit" (shqiptar), në territorin e "Serbisë" së Madhe!
    Bindjen e cila ka mund të krijohet në opinionin shqiptar, si pasoj e këtij skandali të Terry Davis, se nga disa zyrtar të lartë të KE po udhëhiqet një politikë hileqare dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve, e përforcon edhe reagimi i 24 nëntorit 2004 i Kryesuesit të Zyrës së KE në Prishtinë, zotit Owen Masters.
    Cit. " Pasi kam biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm, unë konfirmoj që ai asnjëherë nuk ka thënë se Kosova nuk do të jetë e pavarur sa i përket Këshillit të Evropës..." Ndërsa sa i përket akuzës kolektive ndaj popullit shqiptarë, sipas z.Masters, Terry Davis nuk paska thënë:"Ju jeni armiqët më të mëdhenjë të vetëvetes..."
    Sipas këtij reagimi të këti zyrtari të KE, nuk mund të kuptohet ndryshe, pos se ndofta Terry Davis, deklarimet e tij para studentëve tanë plotë urrejtje ndaj popullit të stërvuajtur dhe liridashës shqiptar, pa u mërzitur se me një veprim të tij arrogant po i përdhoste dokumentet themelore të OKB-së, por edhe politikën zyrtare të KE, për të drejtën elementare dhe të garantuar të popujve për vetëvendosje dhe për ndërtimin e një rendi demokratik, sipas standardeve më të avancuara të kohës, i paska pas bërë ashtu siç i bënte dikur bashkëvendësi i ti Lordi Karington, në raport me
    boashnjakët dhe kroatët, nën ndikimin e darkave të shtruara nga Dobrica Qosiq dhe nga "shljivovica" serbijane. Apo, ndofta 30 studentët tanë e paskan pas gënjyer opinionin, gjë që nuk mund të besohet as nga injorantët më të mëdhenjë.
    Thënë shul e shqip, reagimi i z. Masters, nuk mund të konsiderohet ndryshe, pos një përpjekje e kotë e tij për të zbatuar detyrën që i është ngarkuar nga eprorët e tij, për të larë m.... e Terry Davis, po me sh..... e tij.
    Me siguri edhe z.Masters e ka të qartë, se Terry Davis mund të lahet para shqiptarëve, vetëm duke u kërkuar falje publikisht, për kërcënimet dhe ofendimin që ua bëri, gjithashtu publikisht, më 23 nëntor 2004, në Strasburg. Tjetër s'ka!
    Është koha e fundit që ta kuptojnë Terry Davis dhe të gjithë ata që qëndrojnë pas tij, se dobiqi i mbarsuar nga gjyshërit e tyre në Berlin dhe Londër dhe i lindur në Versaj, nën përkujdesjen e baballarëve të tyre, ka ngordhur përfundimisht bashkë me mundësitë, që ju niprit dhe bijtë besnik të tyre të ribëni pazarllëqe me Trojet dhe interesat kombëtare të popujve, në rastin konkret të shqiptarëve!
    Është koha që të gjithë terrideviset t'i thërrasin mendjes, sa nuk është bërë tepër vonë, se shqiptarët e bënë një luftë heroike çlirimtare për korigjimin e padrejtësive që i’u bënë në të kaluarën (dhe që fatkeqësisht po u bëhen edhe sot) nga politika hileqare e paraardhësve tuaj dhe, po u detyruan ata janë të vendosur dhe të gatshëm për t'i përdorur të gjitha mjetet demokratike dhe për të sakrifikuar ç'është e domosdoshme, për t'i realizuar të drejtat e tyre të ligjshme njerëzore dhe kombëtare!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Pershendetje,

    Une kisha propozua qe të mos e humbim kohen ton por të shofim një bashkëpunim më Shqipërin sa më parë. Neve mund t'ju pergjigjemi atyre se standardet tona duhet të jen të sinkronizuara me ato të vllëzerve tan, na falni se ne po zbresim prej treni.
    Kesaj i thon pamvarsi!
    E jo të ngajm pas ( koqeve të dashit tuj menue se noshta i bin ....) e koha po shkon!
    Pa bashkim s'ka asgjë.
    Q'ka ti lakmoj bashkësis europjane?
    Euroa është bërë gjungel o vllazen...ti kqyrim interesat tona...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •