Na rrofshin Europianet..
50 vjet e perkedhelen diktatorin Dull e tash na i lavdrojne dhe hajno-mafiozet tane.. te llojit maxhup fino..
pun mafm.uti i thone kesaj..
.Panorama..
franc vranicki
kujtime
Si e pėrshkruan pėrfaqėsuesi i OSBE-sė, Franc Vranicki kreun e "Qeverisė sė Pajtimit Kombėtar"
Fino, kryeministri popullor i vitit 1997
Vranicki: Fino i preokupuar, por i qetė, Berisha emocional
Bashkim Fino ishte personi mė popullor nė vitin 1997. Ai mbajti nė kurriz njė peshė jashtėzakonisht dramatike pėr situatėn kaotike tė shtetit, ku bandat ishin kudo, madje edhe nė sheshin para zyrės sė kryeministrit.
Duke iu referuar ngjarjeve tė vitit 1997, Fino ishte personi mė i pranueshėm, dhe mė elokuent i atij viti, kur nė rast se dilje nga shtėpia pėr tė shkuar diku, duhet tė mendoje se edhe mund tė mos ktheheshe, pasi mund tė mblidheshe nga ndonjė plumb nė trup. Pėr meritat e Bashkim Finos, si Kryeministėr i Shqipėrisė nė vitin 1997, ka folur nė librin tij me kujtime edhe i dėrguari i OSBE-sė nė Tiranė, pėr tė zgjidhur krizėn e rėndė pas rrėzimit tė piramidave, ish-kancelari austriak Franc Vranicki. Nė njė pjesė tė mirė tė kujtimeve tė tij, ai shprehet pėr Shqipėrinė, pėrplasjet politike, politikanėt shqiptarė dhe lėvizjet e tyre. Ngjarjet pėrfshijnė periudhėn e arritjes sė njė konsensusi politik, pas shpėrthimit tė kaosit nė vend dhe mbajtjes sė zgjedhjeve tė parakohshme, nė qershorin e vitit 1997. Ėshtė interesant fakti, se nė intervistat e atyre kohėve kryeministri Fino deklaronte: "kemi bėrė gjithēka tė mundur". Tani mund tė shprehem personalisht, se kur tė vijė koha pėr realizimin e zgjedhjeve qeveria do tė thotė fjalėn e saj. Pėr mua shtyrja e zgjedhjeve do tė ishte fatalitet pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Kėtė mendim e kam gjetur edhe nė bashkėbisedimet qė kam pasur me pėrfaqėsuesit e KE-sė, qė janė tė bindur se duhen bėrė zgjedhje, pavarėsisht se unė jam i bindur se nuk mund tė mblidhen armėt 100 pėr qind. Por, unė jam i bindur se ardhja e forcave shumėkombėshe do tė na krijojė njė hapėsirė. Pasi ato tė kenė nėn juridiksion akset kryesore rrugore, portin e Durrėsit, dhe tė Vlorės, aeroportin, shpėrndarjen e ndihmave, ne do tė kemi forca tė lira pėr tė grumbulluar armėt. Unė mendoj se ne do tė arrijmė tė krijojmė rend dhe jo rend fals, sepse shqiptarėt kanė armė, por shumica i kanė armėt pėr t'u mbrojtur dhe them se do tė realizojmė zgjedhjet ."
Vranicki pėr Shqipėrinė dhe ngjarjet e '97-ės
"Nė Shqipėri kishin shpėrthyer protesta tė fuqishme me kundėrvėnie tė armatoasura dhe qeveria e presidentit Sali Berisha, shef i Partisė Demokratike, nuk e kishte mė situatėn nė zotėrim. Kjo situatė ishte e mjaftueshme pėr OSBE-nė pėr tė aktivizuar mekanizmin e saj tė parashikuar pėr ndėrhyrje nė situata rreziku nė vendet anėtare. Kjo do tė thotė, qė nė pėrputhje me rregullat e OSBE-sė, pėrgjegjėsve politikė tė njė shteti anėtar duhet t'i kujtohet respektimi i parimeve themelore demokratike dhe tė shtetit tė sė drejtės dhe nė rast nevoje edhe tė ndėrhyhet nga jashtė pėr rikrijimin e rendit politik dhe shtetėror. Mė 4 mars 1997, unė mora zyrtarisht mandatin si pėrfaqėsues personal i kryetarit aktual tė OSBE-sė. Detyra ime ishte respektimi i parimeve tė OSBE-sė nė Shqipėri si vend anėtar i saj", shkruan Vranicki.
Takimet e tij me Bashkim Finon
Takimet e para i bėra me presidentin Berisha dhe kryeministrin Bashkim Fino. Tė dy mė raportuan pėr revoltat e shpėrthyera, Fino i preokupuar, por me qetėsi, Berisha i mbushur me emocione. Fajin pėr destabilizimin ai ja ngarkonte socialistėve. Komitetet qytetare i karakterizonte si rebelė. Shumė shpejt unė kuptova se vendi luhatej nė njė rrezik tė dyfishtė. Nga njėra anė ekzistonte rreziku i fshirjes sė kufirit midis komiteteve tė armatosura tė qytetarėve dhe bandave kriminale. Ndodhte shpesh tė shkėmbehej zjarr mdėrmjet grupeve tė ndryshme tė pėrbėra nga jo mė shumė se nga dhjetė, ose pesėmbėdhjetė persona. Ato luftonin jo dhe aq pėr arsye politike, nė rendin e tyre tė ditės apo tė natės kishin grabitje dhe vjedhje. Nga ana tjetėr ekzistonte rreziku i zhvillimeve edhe mė tė ndera, pasi Berisha dhe Partia e tij Demokratike sidomos nė veri tė vendit kishte simpatizantė tė shumtė dhe tė organizuar mirė. Pėrveē afėrsive politike, njė rol duhet tė ketė luajtur edhe ndarja ndėrshqiptare midis gegėve qė jetojnė nė veri dhe toskėve qė popullojnė jugun e vendit .
Si Fino, Berisha dhe unė nė njė pikė ndanim tė njėjtin mendim: Situata e sigurisė brenda vendit dhe mė tej, ishte tejet e tensionuar dhe se ishte e nevojshme ndihma ushtarake nga jashtė. Kryeministri dhe presidenti i dėrguan nė datėn 13 mars 1997 njė letėr me kėtė kėrkesė Bashkimit Evropian Perėndimor, krahut ushtarak tė Bashkimit Evropian, respektivisht Presidentit tė Kėshillit tė BE-sė, shefit tė qeverisė hollandeze Wim Kok.
Bisedat me Berishėn e Finon
Mbasi u mora me organizimin e zyrės nė Vienė, doja tė kthehesha sa mė shpejt qė tė ishte e mundur nė kryeqytetin shqiptar, pėr tė folur me grupet e ndryshme kundėrshtare, por mbi tė gjitha pėr t'i ulur nė tryezėn e bisedimeve partitė politike dhe pėr t'u takuar me komitetet qytetare nė jug tė vendit, kjo e fundit me mospėlqimin e thellė tė Berishės. Dy ditė pėrpara nisjes sime tė planifikuar pėr nė Tiranė, nė kryeqytetin shqiptar dhe nė Rinas, rrethinė e Tiranės, ku ndodhet aeroporti ndėrkombėtar shpėrthyen luftime tė fuqishme. Austrian Airlines sė bashku me tė gjitha shoqėritė e tjera ajrore qė fluturonin rregullisht pėr nė Tiranė, anulluan fluturimet e tyre. Pengesa e parė e madhe e misionit tim. Nė fakt, nuk ishte kėshtu. Aragona realizoi njė lidhje me qeverinė e tij nė Romė dhe ata reaguan shpejt. Pėrpikmėrisht nė orėn e fluturimit ishte nė gadishmėri njė avion i forcave luftarake italiane. Njė avion i NATO-s nė Schwechat? Nė kėtė rast nuk do tė pėrbėnte ndonjė problem. Italianėt na shoqėruan deri nė Brindizi mua dhe ekipin tim, nga ku njė helikopter ushtarak vazhdoi transportin tonė drejt Shqipėrisė. Fillimisht zbarkuam nė bordin e njė helikoptermbajtėsi italian nė detin Adriatik, jo shumė larg brigjeve shqiptare. Ndėrkaq, ambasadori italian nė Tiranė kishte organizuar ardhjen e pėrfaqėsuesve tė rėndėsishėm tė komiteteve qytetare, tė cilėt po ashtu, u sollėn me helikopter italian nė bordin e helikoptermbajtėsit. Gjatė uljes sė tyre nė bord u zhvilluan disa skena tė pakėndshme, pasi pėrfaqėsuesit e komiteteve nuk donin tė zbrisnin nga helikopteri, derisa ushtarėt italianė tė mos kishin ulur armėt automatike tė mbajtura nė gadishmėri. Krenarė dhe tė paarmatosur, bijtė e shqipeve nuk dėshironin tė trajtoheshin si tė dyshimtė. Mbas ecejakeve u gjet njė zgjidhje, dhe tė gjithė pjesėmarėsit u ulėn nė tryezėn e negociatave nė bordin e helikoptermbajtėsit. Diskutimi disa orėsh u shoqėrua nga disa probleme . Shqetėsimi im, se koha pėr bisedime nė kėtė mėnyrė nuk do tė mjaftonte ose kuptimi i argumentave do tė ngelej nė mes tė udhės, ishte mė se i drejtė. Shpeshherė na u desh t'u ktheheshim fjalive tė thėna nė fillim tė bisedės, pėr tė rigjetur fillin e humbur tė negociatave. Nga ana tjetėr dhe ky ishte problemi mė i rėndėsishėm, pėrfaqėsuesit as nuk e kuptonin dhe as nuk e dėshironin pėrpjekjen pėr mirėkuptim, zgjidhje tė pėrbashkėt apo marrėveshje perspektive midis grupeve shqiptare tė konfliktit. Urrejtja e tyre ndaj Berishės dhe klasės politike rreth tij, jo vetėm njerėz tė Partisė Demokratike ishte aq e madhe sa ata nuk dėshironin gjė tjetėr, veē tė hiqnin qafe kėtė lidership politik.
Pėr sa i pėrket mjeteve pėr ta arritur kėtė, ata nuk ishin tekanjozė. Pledojeja ime, qė do tė shkaktonte edhe mė shumė kaos, zgjati disa orė. Mė duhej mobilizimi i gjuhės legjendare tė ėngjėjve pėr tė arritur te disa prej tyre, sė paku tė dėgjonin dhe diskutonin disa prej propozimeve tė mia. Tek tė tjerėt as qė bėhej fjalė. Kthesa tė menjėhershme vetėm mbas disa orė debati nuk mund tė priteshin, aq mė tepėr nga njerėz tė rrethuar nga tė huaj, nė gjirin e helikoptermbajtėsit, qė lėkundej, dhe qė konfrontoheshin pėr herė tė parė me ide, pėr ta tė dyshimta. Synimi im kryesor nė kėto orė tė para tė takimit me ta, ishte tė krijoja besim nė personin tim dhe nė filozofinė time
Nė fillim tė prillit sė bashku me shefin e qeverisė italiane Romano Prodin, ministrin e Jashtėm Lamberto Dini dhe atė tė Mbrojtjes Beniamino Andreatta diskutuam nė Romė pėr gjendjen nė Shqipėri, ku u kėrkova atyre forca ushtarake dhe sigurie, pėrkrahje qė m'u premtua menjėherė. Nė ndarje e sipėr Prodi mė tha: "Ne do tė japim pėrkrahje ushtarake dhe tė ēfarėdolloji tjetėr. Italia nė fund tė fundit, duhet tė kujdeset pėr rendin nė hapėsirat e Adriatikut". Menjėherė mbas kėsaj udhėtova pėr nė Athinė pėr njė takim me kryeministrin grek Kostas Simitis, shefin e qeverisė shqiptare Bashkim Fino, ministrin e Jashtėm tė Hollandės Hans van Mierlo. Pėr vetė natyrėn e ēėshtjes bisedimet ishin tė ngarkuara me probleme, por ato ecėn vėrtet mirė, dhe kjo mbase edhe pėr faktin qė unė deri pak mė parė ulesha pėrballė tyre si Kancelar i Austrisė, pra isha njėri prej tyre.
Vizita e parė te Berisha e dyta te Fino
Nė ēdo rast vizita e parė bėhej te presidenti Berisha, dhe e dyta te kryeministri stoik Fino. Berisha fajėsonte pothuajse tė gjithė Shqipėrinė dhe gjysmėn e botės e sidomos OSBE-nė qė e shikonte me kokėfortėsi, si shkaktare tė problemeve nė Shqipėri. Fino bėnte me faj Berishėn dhe Partinė e tij Demokratike. Unė ftova krerėt e partive pėr t'u sqaruar nėpėrmjet bisedimeve, pėr tė gjykuar mbi gjendjen dhe pėr tė hartuar strategjitė e ardhshme. Mbas bisedimeve shumėorėshe politikanėt e mbledhur nė tryeza tė pėrbashkėta, mė raportonin se deri ku shkonte iluajaliteti dhe poshtėrsia e palės tjetėr, dhe ishin gati tė largoheshin nga dhoma e negocimeve, kur fjalėn e merrnin pėrfaqėsuesit e rivalėve. Askujt nuk i shkonte ndėr mend tė dėgjonte tjetrin deri nė fund. Unė mundohesha t'i pengoja duke vėnė kėshtu gurin e themelit (pa qenė i ndėrgjegjshėm pėr kėtė ) pėr diēka krejt tė pazakontė pėr Tiranėn, pikėrisht pėr bisedimet shumėpartiake.
........
Krijoni Kontakt