IDENTITETI I QENDRES SE PANJOHUR: RASTI SHQIPERIA
Kangė a vaj? Ēė je? Thujma zemėr kombi!
Migjeni,Kanga qė skuptohet
PARAFJALE
Shqipėria mesianike
Nuk ekzistojnė ndoshta fjalė mė tė pabashkueshme nė ligjėrimin e sotėm sesa Shqipėri dhe mesianizėm.(Do tė kuptojmė me kėtė term bindjen nė aftėsinė e parathėnė tė njė entiteti pėr tė katalizuar ndryshime pozitive pėrtej vetvetes).Megjithatė duam ti bashkojmė kėto dy fjalė dhe tė flasim pikėrisht pėr Shqipėrinė mesianike, nisur prej traditės letrare shqiptare. Dhe duam ta bėjmė njė gjė tė tillė, jo pėr t'iu shmangur Shqipėrisė, tė themi empirike, imazhi i sė cilės nė botėn e sotme ėshtė i tmerrshėm, por nė tė kundėrt, pėr ta kuptuar atė.
Duke thėnė kėshtu, nėpėrmjet sintagmės sė pazakontė Shqipėria mesianike
kemi postuluar hipotezėn se etnia shqiptare zotėruaka, jo thjesht nė pėrfytyrimet poetike, njė atribut mesianik, paskėrka njė mision nė lidhje me botėn, apo, pėr tu shprehur me njė terminologji laike, aftėsi tė njė kombi katalizues (Z.Brzezinski).
U tha se mesianizmi ėshtė i huaj pėr psikologjinė e shqiptarėve(A.Pipa), dhe se nė ta vėrehet mungesa e njė tendence ndaj misticizmit e shpirtit spekulativ, sepse shpirti i popullit shqiptar ėshtė realist dhe i pėrket kėsaj bote(E.Ēabej).
Letėrsia shqiptare dėshmon se kjo nuk ėshtė gjithė e vėrteta.Hetojmė nė tė njė zinxhir vizionesh poetike, nė tė cilat atdheut i njihet njė atribut mesianik, qartėsisht i shprehur.
Prej fillimeve detyrė e parė e letėrsisė shqiptare ka qenė ndriēimi i fatit, gjegjėsisht i fatalitetit tė atdheut, psikoza e tė cilit gjendet nė rrėnjėt e mentalitetit antik shqiptar(I.Kadare). Njė e kaluar e shkėlqyer, njė mbijetesė mijėravjeēare, njė vitalitet i jashtėzakonshėm dhe, pėrballė kėsaj, njė e tashme e mjeruar, njė ekzistencė tragjike, njė gjendje pasigurie dhe rreziku tė vazhdueshėm ky ėshtė vizioni i pėrmbledhur i Etėrve tė Shqipėri sė Re, i atyre qė patėn synimin dhe ia arritėn tė bėjnė nga mosshqiptari shqiptarin(L.Poradeci). Prej kėndej pyetjet: Pėrse?,Deri kur?, Ēkuptim ka e gjithė kjo?, Do tė pėrfundojė ndonjėherė?, Nėse po,nė ē'mėnyrė? Pyetjet fondamentale Kush jam?,Nga vij?,Ku shkoj?, nė asnjė letėrsi tjetėr nuk janė aq tė lidhura, nuk janė pothuaj tė shkrira me pyetjet mbi fatin ekzistencial tė etnisė.
E gjithė letėrsia shqiptare nga De Rada (Naimi, Fishta, Noli, Koliqi, Kuteli, Migjeni, etj.) te Kadare, Camaj, Trebeshina dhe deri mė sot mund tė konceptohet si njė paradigmė pėr dekodifikimin e kėsaj shenje (tė fshehur) me emrin Shqipėri. Pikėrisht nė sprovat pėr tė dekodifikuar kėtė shenjė, pėr tė kuptuar kėtė fat(alitet), pėr tė ndricuar funksionin e tij, lind miti i kombit nė letėrsinė shqiptare. Nė formėn mė tė koncentruar tė mundshme dėshirėn obsesion dhe pamundėsinė tragjike pėr dekodifikimin e kėsaj shenje i gjejmė te Migjeni: Kangė a vaj? Ēė je? Thujma zemėr kombi! / Zemėr qė ke vuejtun e qė ende po vuen! / Kangė a vaj? Ēė je! Ēė nė ty po vluen!.Nė njė trajtė tjetėr jo mė pak tė thukėt te Poradeci:Zemra ime e tharė dhe e raskapitur nga logjika dhe dialektika e kėtij kombi .Stė kuptova asnjėherė! ėshtė fjala e shqiptarit tė pėrjetshėm drejtuar atdheut.
Kėto kushte e bėjnė tė pamundur njė utopi tė mirėfilltė, tė sė ardhmes. (Besimi nė ardhmėrinė ėshtė diēka tjetėr). Ndoshta teksti i vetėm i mirėfilltė utopik nė krejt mendimin shqiptar (njė ese e B.Merxhanit) nis me frazėn mjaft simptomatike Jetoj me ėndrrėn e njė vendi " Kėshtu Shqipėria, mund tė thuhet, jeton me ėndrrėn, me utopinė, e jeton utopinė. Nė vend tė njė projektimi utopik nė tė ardhmen, kemi njė introjektim tė utopisė nė tė tashmen, njė ekzistencė utopike, pra. Nė kėto rrethana, letėrsia shqiptare, siē vėren me tė drejtė Pipa synon tė mbulojė mė fort se tė zbulojė realitetin. Ajo ėshtė nė esencėn e vet njė fenomen kompensues pėr diēka qė mungon. Mungon njė ekzistencė normale e mbuluar nga njė utopi.
Ky fatalitet i ekzistencės utopike do tė duhej tė kishte, sipas mendimit poetik shqiptar, njė domethėnie, njė funksion dhe pėrderisa paraqet njė anormalitet kaq tė vecantė,kjo domethėnie dhe ky funksion duhet tė jenė tepėr specifikė. I pari, De Rada ka formuluar idenė se nė kėtė fat(alitet) fshihet njė qėllim i lashtė
Nėse njė utopi sė ardhmes ėshtė e pamundur, atributi mesianik do tė mund tė realizohej vetėm nė tė tashmen. Eshtė tepėr interesante tė vėrehet se tė gjitha vizionet mesianike nė mendimin poetik shqiptar vėrtiten nė sferėn e komunikimit. Bėhet fjalė pėr njė mesianizėm pasiv, tė tė thėnit, tė verbum-it dhe jo tė veprimit. Shqipėria ėshtė, pėr shembull njė shenjė komunikimi nė vizionin poetik tė F.Nolit:Pėr botėn ėndėrr dhe qiell i ri. Nė lahutat tona tė kėndohet (tė lajmėrohet, pra) Jeta e Re! urdhėron sipas modelit biblik Migjeni.
Nė pėrqasje me mesianizmin par excellence, atė hebraik, mesianizmi poetik shqiptar ėshtė sui generis. Nėse etnia hebraike ia dedikon mbijetesėn e vet ndėrgjegjes mesianike, kolektiviteti shqiptar do tė duhej tė zbulonte nė mbijetesėn e vet njė atribut mesianik. Shqipėria i ngjan kėshtu, nė vizionin e turbullqartė tė poetėve tė saj, njė lajmėtari qė vrapon pėrpara, por qė nuk e di se ėshtė i tillė, dhe qė ka njė mesazh pėr tė dhėnė, por tė cilin nuk e njeh. E kėrkon me ngulm kėtė mesazh nė pėrpjekjet dramatike pėr vetėnjohje dhe ai do tė duhej ti zbulohej mė nė fund nė njė ēast ndriēimi.
Ky vizion, sado romantik e mistik qoftė, mund tė cilėsohet si paradigma e parė e formuluar pėr zgjidhjen e nyjes gordiane shqiptare, por njėherėsh edhe paradigma e vetme e paelaboruar deri mė sot, ndėrkohė qė tė tjerat kanė rezultuar tė dėshtuara.
Por a mund tė ketė dicka tė vėrtetė nė kėtė vizion? Letėrsia shqiptare, mė e pakta, i ka paraprirė prej mė shumė se njė shekulli mendimit politik shqiptar, nė margjinat e tė cilit vetėm sot formulohen teza tė tilla si Problemet kardinale shqiptare( ) kanė njė domethėnie mė tė madhe se ēėshtja shqiptare nė vetvete (V.Surroi); apo njė sistem i mendimit shqiptar do tė duhej tė ishte njė kontribut i vecantė pėr zhvillimin e sistemeve globale tė mendimit nė botėn e sotme, dhe mbi tė gjitha pėr kohėn qė vjen(U.Hoti)
Letėrsia shqiptare ngjan tė ketė zbuluar kėshtu njė ēelės pėr dekodifikimin e fatum-it tė etnisė. Ky fatum, shenja (kėnga) qė skuptohet, ėshtė njė unicum.
* *
*
Kjo ligjėratė ėshtė konceptuar nė formėn e njė dekalogu me teza qė i pėrgjigjen njė vizioni unik.
Nuk mund tė pritet kėtu natyrisht njė argumentim i mjaftueshėm i kėtyre tezave; pėr mė tepėr nė ndonjė prej tyre bėhet fjalė pėr tė vėrteta tė njohura dhe tė pranuara pėrgjithėsisht, ndėrkohė qė vėrtetėsia empirike e disa tė tjerave ėshtė pothuaj evidente.
Me termin identitet kuptojmė kėtu shkallėn e vetėnjohjes prej ēdo entiteti tė unicum-it tė tij individual nė raport me entitetet e tjerė nė kontekstin e sė tėrės, vetėnjohje qė mishėrohet nė aftėsinė pėr tu orientuar nė tė tashmen dhe pėr tu projektuar nė tė ardhmen mbi bazėn e njė hierarkie tė konsoliduar vlerash.
Nė kėtė kuptim, do tė duhej tė bashkoheshin nė njė, nė rastin e njė vetėnjohjeje optimale, identiteti i qėnies (lidentite de letre) me identitetin e tė bėrit (identite du faire) dallesė e formuluar nga Predrag Matvejevitch.
TEZA E PARE
Nė kapėrcim tė mijėvjeēarėve njerėzimi pėrjeton njė krizė globale. Janė nė krizė tė gjithė dhe gjithēka. Njė sistem ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.
Sikur tė mos ishte e gjitha nė kaos, bota tregon ne nėnēmim dhe ankth njė periferi anarkike dhe barbare, akoma nė epokėn tribale, fuci baruti, sallatė popujsh, me njė shumėsi befasuese vendesh dhe njerėzish, qė vuajnė prej shekujsh sindromėn ė vonesės historike dhe qė prodhojnė mė shumė histori se cmund tė konsumojnė.
Nė kėtė situatė tė kaosit tė pėrgjithshėm, tė flitet pėr identitetin ė njė identiteti tė izoluar ngjan ė pamundur dhe madje ė panevojshme. Por ėshtė cuditėrisht ė mundshme dhe njėherėsh ė domosdoshme tė bėhet kjo, sic do tė pėrpiqemi tė provojmė, pėr kėtėt hapėsirė identitetesh tė paqarta qė mban emrin aspak tėrheqės Ballkan, dhe fort ė mė fort ė para sė gjithash pėr njė pjesė tė tij, nė krizėn mė tė thellė, vend I cuditshėm dhe I vecantė brenda vetė kontekstit ballkanik (A.Rico), tė cilin bota ė tregon jo rrallė me pėrbuzje dhe frikė, Shqipėrinė.
TEZA E DYTE
Kriza ė sotme nuk ėshtė njė hallkė nė zinxhirin ė gjatė tė krizave historike, nuk ėshtė pra njė krizė, ėshtė kriza ė Njeriut dhe ė Njerėzimit, gjithnjė ė njėjta,por qė ka arritur sot apogjeun ė vet, sic nėnviztonte Edgar Morin nė traktatin ė tij Hyrje nė njė politikė tė njeriut. Tri dekada pėrpara Morin shkrimtari shqiptar Migjeni proklamonte nė njė formė eliptike me njė thellėsi gjeniale: bota ė mjerueme-ė fundit: kufomė ė cila gjithnjė flen nė tru tė njeriut tė ndėrgjegjshėm dhe ai zu tė qelbet. Tė gjithė eksperimentet ė bamė deri sot vetėm qė shpejtuen kalbsinėn ė kufomės.
TEZA E TRETE
Nėse pėrjetojmė jo njė krizė, por krizėn ė njeriut dhe tė shoqėrisė njerėzore, nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė zgjidhje, por pėr zgjidhjen ė problemit njerėzor.
Ndodhemi nė pragun ė njė ndryshimi radikal tė qenies, tė njė revolucioni antropologjik.
Ndoshta ėshtė duke u pėrgatitur njė Hiroshimė ė tmerrshme ė dashurisė, paralajmėronte mė 1969 Morin. Po, ė tmerrshme, sepse- dhe me kėtė sigurojmė veten se nuk jemi nė rrjetėn ė njė utopie mashtruese-bėhet fjalė pėr njė ndryshim radikal rrėnjėsor tė mendimit, tė etikės dhe tė veprimit, ndryshim qė mund dhe duhet tė ndodhė, tani dhe kėtu.
Eshte pikėrisht hezitimi pėr tė hedhur kėtė hap cka bėn qė tė pėrjetohen
ende mė shumė tranzicione sesa transformime tė vėrteta(Matvejevitch).
Njeriu I kėtij fundmijėvjevari nuk ndodhet pėrballė pesėdhjetėvjetėve tė Luftės sė Ftohtė,por, pėr tu shprehur me fjalėt ė Federico Mayor, pėrballė mijėra vjetėsh tė dominuara nga kultura ė luftės dhe synon tė hapė faqen ė re tė kulturės sė paqes.
Ndodhemi pėrballė njė ultimatumi, sic shkruan Migjeni, njė ultimatumi tepėr brutal ė me sharte tepėr tė randa, tė cilit, pėr kėtė arsye ėshtė pėrpjekur vazhdimisht tI shmanget. Por plasi ultimatumi nė ndėrgjegjen ė njerėzisė, mbrenda, dhe si eho-ja ė tij nė tru asht pėrftue vibracioni I dyshimit qI prin njė aktit serioz. Tash sa ė sa shekuj ka punue njerėzia,pa ditė, pėr kompletimin ė kėtij ultimatumi, I cili plasi norėn ė ma tė madhes krizė njerėzore, norėn ė krizės morale ė jo landore, se ky,(ultimatumi-K.J.)
Si njė polip gjithmonė ka thithė trut ė njerėzisė.
TEZA E KATERT
Situata ė sotme ė njerėzimit ve nė krizė konceptin themelor tė teorisė sė sistemeve vetėzhvillues (I.Prigogine, E.Jantsch, E.Laszlo etj.), atė tė sistemit tė hapur, I cili ka afėtsinė tė arrijė njė rend tė ri ė njė shkallė mė tė lartė organizimi (njė strukturė mė komplekse) duke huazuar nė periudha tė kaosit energji tė lirė nga ambienti, Poe energjia ė lirė specifike duket se ka shterur. Ultimatumi,pėrsėrisim me Migjenin,ka thithė trut ė njerėzisė.
Shoqėria njerėzore I ngjan sot njė sistemi te mbyllur nė kushte kaotike. Nuk ka ku tė shkohet mė. Dominon kriza ė sė ardhmes, ė palexueshmėrisė sė saj nė rritje(J.Binde). Skena ė shoqėrisė po pėrputhet me vetė shoqėrinė. Zhvillimi historik nė sensin diakronik ka pėrfunduar. Ka nisur epoka sinkronike, nė tė cilėn salla dhe veprimi mbi sallė pėrputhen. Po ndodh njė qark I shkurtėr I jashtėzakonshėm. Ka rėnė sensi I synimit pėr tu arritur, I telos-it. Synimi ėshtė tashmė kėtu; nuk ka mė zhvillim; tranzicioni ndodh nga I njėjti tek I njėjti (F.Ferraroti).
Njerėzimi ndihet I paaftė tė verė rregull nė situatėn unike dhe tė papėrsėritshme nė tė cilėn ndodhet. Shoqėria ė hapur ngjan,p.sh. si koncept, mė fort me njė simptomė sesa me njė diagnozė tė kėsaj situate, dhe si praktikė, me njė bar pėrmirėsues,por jo shėrues tė saj. Njerėzit mund ta lėvizin botėn vetėm kur besojnė nė dicka. Problemi ėshtė se njerėzit, thjesht nuk besojnė nė shoqėrinė ė hapur, si njė synim pėr tė cilin ia vlen tė luftosh. Nėse ėshtė kėshtu si do tė mbijetojė ky sistemi ynė global? Ky ėshtė problemi qė qėndron pėrpara botės dhe qė unė nuk ia di zgjidhjen. Kėtu kam ngecur. Kėtu, mė duket kemi ngecur tė gjithė.(G.Soros).
TEZA E PESTE
Nė vend tė konceptit sistem vetėzhvillues I hapur nga jashtė,propozojmė konceptin sistem vetėzhvillues I hapur nga brenda, ndryshe sistem integrues, qė I pėrgjigjet mirė gjendjes sė sotme tė shoqėriė njerėzore. Entitetet pėrbėrėse tė kėtij sistemi janė mė pak a mė shumė integrues tė sė tėrės; ka njė hierarki tė entiteteve nga pikėvėshtrimi I shkallės sė integrimit dhe njė entitet mė integrues ose qendėr.
Por cilat janė tiparet ė kėsaj qendre? Studimi I krahasuar I lėtėrsisė shqiptare nė kontekstin evropian nė bazė tė teorisė sė polisistemit nga perspektiva ė raporteve ndėrtekstore na ka cuar nė pėrfundimin ė mė poshtėm: tendenca bazė qė drejton kahjen ė zhvillimit tė njė sistemi letrar kombėtar (dhe mendojmė tė cdo sistemi kompleks vetėzhvillues) ėshtė integrimi nė rritje/nė rėnie I tij.
Thėnė mė qartė, cdo sistem I kėtij tipi, jo vetėm ka njė qendėr nė hapėsirė, (nė cdo prerje tė dhėnė sinkronike), por ai synon tė ketė dhe ka realisht edhe njė qendėr, mė saktė njė qendėr tė qendrave apo njė zonė maksimalisht tė integruar nė kohė. Shprehja qendra ndodhet nė periferi mund tė shėnjojė paradoksin ė kėsaj qendre tė qendrave tė projektuar nė tė ardhmen. Pėrderisa veprimi nė tė tėrėn nuk ka pėrfunduar, kjo ėshtė njė qendėr nė potencė, ė panjohur, ė fshehur, nė periferi, tė cilėn jo vetėm nuk ė njohin si tė tillė, por ė cila madje as nuk vetėnjihet. Deri nė momentin final, paradoksalisht, qendra ė qendrave nuk ka qendėr. Ajo pėrjeton njė kaos tė vazhdueshėm dhe vuan nga njė anarki endemike. Dhe nuk mund tė ndodhė ndryshe sepse qendra ė panjohur ėshtė , me pėrkufizim, entiteti mė integrues I sė tėrės. Ajo akumulon energji vazhdimisht, bėhet gjithnjė ė mė ė dendur, deri nė momentin nė tė cilin ka marrė gjithė energjinė qė ė pėrmbante in nuce dhe qė ėshtė ė domosdoshme pėr strukturimin ė matricės sė saj universale.
Nisur nga ky koncept dhe nga kjo perspektive, nuk jetojmė nė njė segment tė zakonshėm tė historisė tė njerėzimit, por nė segmentin drejt tė cilit synon gjithė historia ė njerėzimit.
TEZA E GJASHTE
Situata ė sotme ė njerėzimit vė nė krizė edhe njė koncept tjetėr themelor tė teorisė sė sistemeve vetėzhvillues, atė tė zhvillimit jolinear apo tė paparashikueshėm. Sipas kėtij koncepti, nuk mund tė parashikohet cila do tė jetė dhe prej nga do tė vijė energjia apo idea katalizuese qė bėn tė mundur krijimin ė njė rendi tė ri pas njė periudhe crrregulli krijues, kaosi apo bigėzimi (si ky qė pėrjetojmė). Ky koncept I zhvillimit jolinear nuk mund tė aplikohet nė rastin ė njė sistemi tė mbyllur, sic ė kemi pėrkufizuar shoqėrinė ė sotme.
Dhe me tė vėrtetė, nė kushtet ė mungesės sė njė energjie tė lirė nga jashtė, vendkoha ė ndryshimit katalizues do tė duhej tė ishte (mė) ė pėrcaktuar,pasi do tė varej ekskluzivisht nga gjendja ė brendshme ė sistemit, nga mėnyra ė organitimit nė tė cilin ai ndodhet.
TEZA E SHTATE
Por nėse mbėshtetemi nė konceptin ė sistemit integrues apo tė hapur nga brenda, evolucioni nuk mund tė jetė jolinear, por integrues, cka do tė thotė se ideja katalizuese ose energjia ė lirė formohet nė qendrėn ė panjohur (d,m.th. nė entitetin mė integrues tė sė tėrės). Kjo qendėr lind, pra njeh vetveten dhe afirmohet si ė tillė, nė castin ė kaosit tė pėrgjithshėm tė sė tėrės, gjegjėsisht tė kondensimit tė vet maksimal deri nė shpėrthim.
Thėnė pak mė ndryshe, transformimi paradigmatik (idea katalizuese) realizohet ne entitetin, I cili njėkohėsisht ė ndjen mė shumė domosdoshmėrinė (sepse ndodhet nė prag tė shpėrberjes) dhe mund ta realizojė mė lehtė nga tė tjerėt (sepse ėshtė entiteti mė inmtegrues), detyrėn qė I imponohet gjithė sistemit (d.m.th. mbijetesėn me kushtin sine qua non tė njė ndryshimi radikal). Eshtė me interes tė theksohet se, nė njė pėrfundim tė
Tillė kemi ardhur sė pari nga studimi I procesit tė evolucionit tė letėrsisė shqipe nga faza parakombėtare (e qarqeve) nė atė kombėtare.
TEZA E TETE
Po ku ndodhet nė skenėn ė shoqėrisė sė sotme qendra ė panjohur? Duke folur nė mėnyrė tė figurshme, ku do tė shqiptohet urdhėri:Tė pushojė kaosi! ose Tė lindė Njeriu!?
Do tė duhej tė realizohej kjo nė basenin ė Mesdheut, historikisht hapėsira mė integruese ė botės, nė Evropė, kontinenti mė integrues I trekėndėshit mesdhetar, nėBallkan, rajoni mė integrues I kontinentit, nė Shqipėri, entiteti mė integrues I rajonit, vendi, si tė thuash, mė ballkanik.
Casti-ose prirja historike-duhet tė jetė I pėrshtatshėm pėr lulėzimin ė njė shteti tė spikatur katalizues, I cili ka dicka tė rėndėsishme pėr tI thėnė botės-qoftė nėpėrmjet njė misioni qytetėrues, njė zbulese doktrinore, ose qoftė nėpėrmjet shembullit tė pakundėrshtueshėm shoqėror-tė cilat tė tjerėt I pėrvetėsojnė historikisht (Z.Brzezinski).
Por a ėshtė ė mundur tė zotėrojė aftėsi katalizuese njė tokė ė askujt, qė jeton nė njė anarki endemike, njė madhėsi ė neglizhueshme, njė popull refugjatėsh dhe tė dėshpėruarish, njė vend tragjik dhe I vetmuar me njė amnezi kolektive, qė mpėr mė tepėr ka tendencėn ė vetėshkatėrrimit dhe tė vetėizolimit, njė komb qė ndodhet nė pikėn mė tė ulėt tė historisė sė tij, mė I cfilituri ndėr atdhetė ė njerėzvė me fjalėt ė De Radės?
A mund tė vijė pra, pėr tė perifrazuar pyetjen mitike tė para dymijė vjetėve, a mund tė vijė dicka ė mirė nga Shqipėria?
TEZA E NENTE
Shqipėria ėshtė trualli I paradokseve. E vjetėr dhe e re; dikur mė e gjerė, e rudhur dhe e kondensuar vazhdimisht nė vijė tė historisė, me njė vitalitet befasues dhe me njė tendencė tė brendshme vetėshkatėrrimi, e pacbėshme dhe nėn rrezikun e vazhdueshėm tė asgjėsimit; me plot dallime nga ambienti I saj imediat,por njėherėsh shumė e hapur pėr tjetrin dhe tjetėrsinė; e vogėl pėr tė qenė objekt i vėshtirė pėr njohjen e megjithatė enigmatike pėr tė huajt dhe shqiptarėt vetė, kangė qė skuptohet mė pėrkufizimin metaforik tė Migjenit.
Vend qė tmerron dhe mrekullon, I hyjnizuar, por shpesh e mė shpesh i mallkuar nga tė vetėt; entitet in status nascendi (nė gjendje lindjeje) prej mijėra vjetėsh, periudhat e shkurtėra tė stabilizuara tė tė cilit janė konsideruar provė e anomalisė kombėtare dhe antropologjike; urė mes Lindjes dhe Perėndimit, vend qė bashkon Islamin dhe Krishtėrimin, pikė takimi i njė shumėsie qytetėrimesh nė rrjedhė tė historisė, truall i ekumenizmit, Shqipėria ėshtė pėr mua-kėshtu Nėnė Tereza e Kalkutės-bota e tė gjithėve.
Kėtu, mė fort se gjetiu, vijat ndarėse nuk kalojnė pėrmes etnive, as pėrmes grupeve dhe madje as pėrmes individėve tė ndryshėm, por pėrmes vetė individit, i cili, duke kundėrshtuar dhe/apo duke iu nėnshtruar individualizmit tė tij ekstrem, ka tendencėn e lindur tė mbledhė e tė sintetizojė shumėcka.
E kemi pėrkufizuar unicum-in shqiptar me shprehjen coincidentia oppositorum (pikėtakimi I kundėrshtive, shumėsia e bashkuar nė njėsinė): Shqipėria ėshtė trualli ku koncentrohen dhe eliminohen dikotomitė, entiteti nė tė cilin bashkėjeton maksimumi i tendencave tė ndryshme nė kohėhapėsirėn mė tė vogėl ekzistuese, d.m.th. entiteti mė integrues, qė po nis tė pėrjetojė tashmė gjėndjen maksimalisht tė kondensuar, prag ky i cdo ndryshimi rrėnjėsor.
TEZA E DHJETE
Duke sjellė nė kujtesė me njė semantikė tė zgjeruar formulimine gjetur tė Andre Blanc: Ballkani ėshtė mė shumė njė problem sesa njė rajon pėrfundojmė: Zgjidhja e problemit ballkanik dhe i bėrthamės sė tij, atij shqiptar, bėn tė domosdoshėm, por njėkohėsisht tė mundshėm njė vizion tė ri mbi botėn dhe anasjelltas, zgjidhja e problemit njerėzor bėn tė domosdoshėm dhe tė mundshėm njė vizion tė ri mbi Ballkanin dhe nė rradhė tė parė mbi Shqipėrinė.
Bėhet fjalė nė tė vėrtetė pėr tė njėjtin vizion paradigmatik, tė cilin mė fort se tė ri do tė mund ta pėrkufizonim pėrmbledhės dhė qė mund tė emertohej teori e sistemeve integruese. Gjithcka nė ketė trajtesė ėshtė vec skicė e njė ideje. Njė gjė themi mesiguri pothuaj tė plotė: Prej kryeparimit alogjik tė njė teorie tė tillė, do tė mund tė deduktoheshin rrjedhoja tė shumta logjike, tė cilat realiteti empirik shqiptar duket se i vėrteton.
Kjo teori mund tė konsiderohet nė harmoni me hipotezėn e re revolucionare tė Danah Zohar mbi natyrėn kuantike tė ndėrgjegjes dhe, sipas nesh edhe tė historisė.
Tranzicioni aktual pėrbėn pikėrisht periudhėn e fundit tė ndėrmjetme segmente kėto tė rizbulimit tė mendimit, pėr tė cilat flet Hanah Ahrend periudhė e sė Vėrtetės, Vetėnjohjes dhe Vetėndėrgjegjėsimit mbi domethėnien e aventurės njerėzore.
Historia nė gjithė vijimėsinė e saj, e lashtė dhe e re, historia e kėtyre dekadave,e kėtyre viteve, muajve e ditėve si dhe ajo e kohės qė vjen, jemi tė bindur se e konfirmon dhe do ta konfirmojė mė qartė njė vizion tė tillė.
Nė gjithė kėtė ēka u tha nuk ka asgjė me tė vėrtetė tė re. Do tė mund tė pėrmblidhej kjo ligjėratė nė vetėm tri fraza tė shkurtra, tė vjetra dhe pak tė ēuditshme:
Eshtė koha e rikthimit tė tė gjithave; Tė fundit do tė jenė tė parėt; Ku ėshtė kufoma, atje do tė mblidhen edhe shqiponjat.
Krijoni Kontakt