Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Albo, une nuk di shume rreth ortodoksizmit si dhe emertmeve fillestare "BIZANTINE". Ti po i quan te krishteret e Jeruzalemit bizantine!? Bizantine ishin ata te Jeruzalemit?

    Pastaj dihet se cifutet qe banonin ne Jeruzalem jane shtypur nga te krishteret qe ne shek e pare dhe kjo u be shkak qe ata te shperndahen neper bote. Tani keta te krishtere qe shtypnin cifutet ishin bizantine apo romake?

    Pastaj desha te komentoj per ate qe thua konvertim me force sulltanesh. Deri tani nuk i ka akuzuar sulltanet asnje komb qofte krishter apo ateist. A mund te thuash ku kane bere konvertim me force sulltanet?

    Pastaj Saladini kur u fut ne Jeruzalem nuk ka egzekutuar te krishteret latine. Ai i fali te gjithe duke vazhduar shembullin e mire te profetit Muhamed as.

  2. #22
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    Pastaj dihet se cifutet qe banonin ne Jeruzalem jane shtypur nga te krishteret qe ne shek e pare
    Ne shek e pare te Krishteret e Jeruzalemit ishin te gjithe cifute, e konsideroheshin vetem si nje kult hebre e u persekutuan nga Hebrejte e tjere ortodokse. Eshte e kunderta e asaj qe thua.

  3. #23
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ke te drejte, krishteret quheshin CIFUTE TE KRISHTERE megjithate:

    ne vitin 70 perandori Romak Titus shkaterroi Jeruzalemin se bashku me tempullin cifut. Ne kete kohe te krishteret se bashku me cifutet u larguan. Me vone Jeruzalemi forcohet perseri kete here si qender Romake. Ne vitin 132 cifutet rebeluan kunder romakeve. Pasi ata e moren qytetin nen kontroll ata filluan persekutimin ndaj CIFUTEVE TE KRISHTERE. Ne vitin 135 perandori Hadrian e rimorri kontrollin e qytetit dhe pas kesaj nuk lejoi asnje cifut te jetonte ne qytet. Ketu morri fund komuniteti i vjeter CIFUT TE KRISHTERE.

    Ne vitin 614 perset pushtojne Jeruzalemin. Ne ndihme te perseve ishin edhe 26000 cifute. Si shperblim per ndihmen e tyre cifuteve ju dha e drejta te benin cte donin ne Jeruzalem. Ne kete rast jo me pak se 90000 te krishtere u vrane.

    Perandori romak Herakli: Ne vitin 622 sulmon persine. Ne 627 e pushtoi ate. Me 628 vete perandori futet ne Jeruzalem dhe rivendos kryqin e shenjte. Dhe solli ne fuqi edhe nje here ligjin e perandorit Hadrian: cifuteve ju ndalua te futeshin ne qytet.

    Marre nga enciklopedia katolike.

  4. #24
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    Nuk eshte e vertete se qenkan prishur kisha. E di gabim ti Seminarist. Kisha nuk jane prishur asnjehere nen shtetin islam qe nga koha e sundimit te arabeve. E njejta gje ka vazhduar edhe me Turqit (osmanet).

    Cilat kisha jane shnderruar ne xhami ne Azine e vogel?

    Ne shtetin osman: ka qene ligj qe xhamite te ndertohen larg lagjeve e krishtere ne menyre qe te mos i shqetesojne ata.

    Sa per kishen e Shen Sofise: ate nuk e kane problem as ortodokset atje.
    Dhe e di pse?
    Sepse sunduesit e asaj kohe nderkohe kishin plane te bashkoheshin me romen gje qe kisha ortodokse ishte kundra pasi do te conte ne zhdukjen e saj. Dhe sunduesi (Kostandini me duket) e pati kaluar kishen e Shen Sofise ne prone e shtetit.

    Sa per ate se turqve u paska leverdisur te tregojne tolerance: desha te them se arsyeja e vetme qe kane treguar tolerance (ne ate kohe ata ishin superioret) ishte se ata kishin qellimin e vetem te fitojne kenaqesine e Zotit me cdo veper.
    Lexo librin "Serbet dhe Shqiptaret" nga historjani i njohur Milan Shuflaj, dhe do shohesh se zonen e Ulqinit, Krajes dhe Tivarit me qindra kisha u shkaterruan nga Turqit. Arqipeshkvi i Tivarit varet ne litar ne mes te qytetit, kurse pjesa me e madhe e popullit detyrohet te emigroj.

    Tjeter, kisha e Shen Kollit ne Lezhe, vendi ku u vorros Skenderbeu a u shendrrua ne xhami, apo jo?

    Pse u vra Pjeter Budi?

    Pak ojektivizen zoteri, se pakti per hir te atyre qe u masakruan nga Turqit!!

  5. #25
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga Traboini
    Lexo librin "Serbet dhe Shqiptaret" nga historjani i njohur Milan Shuflaj, dhe do shohesh se zonen e Ulqinit, Krajes dhe Tivarit me qindra kisha u shkaterruan nga Turqit. Arqipeshkvi i Tivarit varet ne litar ne mes te qytetit, kurse pjesa me e madhe e popullit detyrohet te emigroj.

    Tjeter, kisha e Shen Kollit ne Lezhe, vendi ku u vorros Skenderbeu a u shendrrua ne xhami, apo jo?

    Pse u vra Pjeter Budi?

    Pak ojektivizen zoteri, se pakti per hir te atyre qe u masakruan nga Turqit!!
    Po me ben pershtypje, une nuk e gjej dot librin tani per tani por ti nqs e ke lexoje dhe na e shpjego edhe neve.

    Si u be shkaterrimi i kishave?

    A permendet ndonje arsye per vrasjen e Arqipeshkvit te Tivarit?

    Te ishte per te varur prifterinj me sa mund te them une tani duhet te ishte shume e lehte per turqit, nuk kishte pse te vriste vetem nje. Megjithese une di edhe nje rast qe kane varur nje prift ne Stamboll mu perpara kishes se tij. Dhe arsyeja per kete ishte se ai pati organizuar me ndihmen e Ruseve vrasjen e shume muslimaneve shqiptare ne More.

    Pra le te shikojme me mire, pse eshte vrare arqipeshkvi i Tivarit? A eshte vrasja e tij shkak per te ulur Turqit apo shkak i ndonje gabimi te tij? Nqs e ka te shkruar aty ne liber na e thuaj.

    Edhe une dua te jem objektivist, prandaj nqs na ndihmon ta mesojme pak me mire te verteten dhe meqenese ke edhe librin na shpjego pak me shume.

  6. #26
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    e vertete. kurre nuk jam djegur/mbyllur kisha. kurre nuk jane vrare prifterinj e hoxhallare. kurre nuk jane varur, therrur, djegur, copetuar, rrjepur te gjalle. lum xhaxhi sultani qe na mori hakun. rroft Erdogani qe spo hap shkollen e Halkit. Rroft xhaxhi Xristodoulos qe spo lejon te ndertohet xhamia. ah i mjeri ti . ignorance, happiness and bliss. mendje e qete. te kam zili
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Clauss, he bre djalke e mesove historine e grekut apo jo? Mesohe te keqen mesohe, dhe pasi ta mesoc mire e mire, meso edhe te shkruash shqipe djalke i mbare, qe ta komunikosh sa me qarte dhe rrjedhshem mesazhin tende si eproret e tu.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  8. #28
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sh. Hasanaj

    ti ke nje sere paqartesish, qe mua me ngjasin me paragrafet e gateshme qe mesojne islamiket e sotem (me citime te pergatitura gazetash) ne raste debatesh te tilla, per te cilat ata jane shume te pergatitur.
    Problemi eshte se ne kete menyre ti, ne vend qe ta besh biseden serioze, e degradon ate me faktologji joserioze, copa copa, te pa standartizuar mire, aq me teper te pareferuar direkt.


    Sh. Hasanaj, Wall street journal mund te hedhe poshte shume akuza apo kundra akuza te cfaredo qeverije, apo institucioni, e kjo nuk do te thote meqe eshte keshtu, vendimet e saj jane standarti me te cilat maten akuzat apo kundra akuzat te gjerave per te cilat po flasim.


    Eshte fakt (nqs jo, hidhe poshte me fakte) qe me uniforme kishtare, pervec patrikut, nuk lejohet asnje klerik tjeter te kaloje neper Stamboll, por jane te detyruar te hyjne ne turqi me uniforme civile. Te duket normale kjo gje ty?


    Se dyti, persa i perket krishterimit, do te ish marrezi, mendoj, qe te thuash qe nuk ka qyteterim apo civilizim kristian.
    Para se gjithash, krishterimi nuk e ka fillesen e vet, ne ate qe ti e quan periudha e erret e mesjetes, nje definicion, ky, historik, qe daton nga shekullin ateist, me mendimtare te shumte anti-kristiane (edhe pse ishin djem klerikesh protestante, sic ka qene Nice psh), por e ka qe nga shekulli i pare. Krishterimi u pranua si fe zyrtare e shteterore pikerisht sepse ishte shpetimi social-shteteror i nje kohe te korruptuar nga paganizmi, duke i dhene hoc e motivacion jetes sociale etj.


    Periudha e erresires per te cilen ti po flet, ben fjale per kohen kur perandoria romake, pergjate se ciles shtrihej edhe krishterimi, pesoi dyndjet barbare, kryesisht gjermane, hune e avare, e me vone per ca kohe edhe sllave, kur ne perendim, sidomos, u pengua procesi i progresit intelektual, e u perqendrua me shume ne metodat e thjeshta fetare, ashtu sikurse kanosej edhe Ortodoksia nen otomanet. Pra nuk ka te bej aq me krishterimin ne vetvete, aq me teper qe ti nuk mund ta gjykosh te gjithe krishterimin me ane te nje periudhe kohore.


    Se fundmi, do te ish padituri qe, ne kontekstin qe une kam folur per civilizimin kristian Ballkanik, te mohosh se nuk ka patur te tille nder, pervec Ilireve pagane, grekeve, aq me shume sllavet, hun-garezet, bullgaret, civilizim te cilin ua kanoste pushtimi turk.



    Aq me teper qe po te mos kish krishterim e qyteterim kristian, nuk do te ngrihej as qyteterimi islamik, qe nuk eshte vecse nje vlere anti-krist_iane, e une kete nuk e them vecse per arsyen se eshte i tille. Islami u ngrejt mbi arsyen e vetme primare per te mohuar hyjnine e Krishtit e per ta shpallur ate thjesht nje nga profetet, e njeri te thjeshte, e ne kete drejtim Islami nuk eshte vecse nje sekt heretik kristian, jo i pari!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Seminarist,

    Une jetoj ne Turqi dhe shume gjera i ndjek shume me mire se kushdo tjeter dhe kam pasur rastin te bisedoj edhe me njerez qe jane thelluar ne keto ēeshtje (per studime etj. ).

    Ti duhet te mesosh te flasesh njehere, sepse te flasesh si njeri eshte detyre, je i detyruar te respektosh normat e miresjelljes, nese do qe te flasesh ne menyre serioze.
    Hap fjalorin dhe shif se ēdo te thote islamik. Eshte edhe gramatikisht e gabuar por edhe nje perdorim krejt dashakeq. Une jam musliman.

    Sh. Hasanaj, Wall street journal mund te hedhe poshte shume akuza apo kundra akuza te cfaredo qeverije, apo institucioni, e kjo nuk do te thote meqe eshte keshtu, vendimet e saj jane standarti me te cilat maten akuzat apo kundra akuzat te gjerave per te cilat po flasim.
    Une ta dhashe ate argument sepse e di qe nuk i pranon argumentat e gazetave lokale. Po qe se nuk te pelqen Wall Street mund te mos e marresh. Thjesht per arsye paanesie e dhashe.

    Eshte fakt (nqs jo, hidhe poshte me fakte) qe me uniforme kishtare, pervec patrikut, nuk lejohet asnje klerik tjeter te kaloje neper Stamboll, por jane te detyruar te hyjne ne turqi me uniforme civile. Te duket normale kjo gje ty?
    Ore nuk ia ke haberin Turqise ti? Kujt i plasi ketu per priftat? Keta nuk i lene vajzat muslimane te shkojne ne shkolla (dhe jo vetem atje) sipas veshjes Islame, jo me tu behet vone per kleriket e krishtere.

    Islami nuk eshte vecse nje sekt heretik kristian, jo i pari!
    Po ta kishe shkrujt ne fillim kete nuk do ta kisha lexu hiē shkrimin tend. Duket qe nuk e njeh fene Islame aspak.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Toleranca fetare ne ballkan per mendimin tim don edhe nja 2-3 breza te arrihet.

    Kjo sepse historikisht ka mbizoteruar INTOLERANCA, e cila nuk ka filluar me turqit.

    Qysh me krisjen Lindje-perendim dhe me vone me shkeputjen e kishes lindore (bizantine) nga autoriteti papal, filloi njefare persekutimi fetar ndaj popullsise qe prirej kah Roma ku futen ne pergjithesi shqiptaret, malazezet dhe kroatet.

    Kulmi i persekutimit shteteror u arrit me kanunin e Car Dushanit serb i cili denonte me vdekje shqiptaret katolike dhe klerin latin atehere shumice derrmuese ne Shqiperi e kosove. Shume emra e mbiemra ju nenshtruan me perdhune ngjashmerise sllave-ortodokse.

    Me vone ne Ballkan vijne turqit muslimane te cilet me shpate e zjarr e dogjen e shkretuan, e roberuan popujt e Ballkanit. Toka e pasuria u grabit, kishat u dogj, popullsia ju nenshtrua ligjeve te pushtuesit.

    Kur turqit muslimane erdhen ne ballkan popullsia ishte 100% e krishtere, dhe pervecse synimeve grabitqare te grabitjes dhe atyre fetare te nenshtrimit "te pafeve" nuk kishte asnje shkak tjeter.

    Pushtimi turk ishte fatkeqesi e madhe per gjithe popujt ballkanine, sepse sistemi islamik-shteteror qe u vendos ishte me i prapambetur se sistemi ekzistues juridik.
    Popullsive autoktone ju muar toka e cila u shpall toke shteterore "mirie" dhe ju dha ne perdorim si shperblim pushtureve e pashallareve turq, nderkohe qe te zotet e tokes ose u vrane, ose ishin arratisur ose u detyruan te konvertoheshin ne muslimane si e vetmja menyre per te mbajte token.

    Sheriati u be ligji i vendit, dhe keshtu banoret autoktone jo-muslimane u kthyen ne "raja' ose qytetar i rangut te dyte ne vendin e vet.
    Nje turk apo musliman mund te vriste kurdo nje te krishtere dhe as i hynte ferre ne kembe.
    Bejleret e Bosnjes, ne raste festash kur beheshin ne qejf dilnin per "gjueti" ne fshatrat rrotull per te kape ndonji katundar serb, ja prisnin koken e vinin ne maje te hurit e ktheheshin gjithe shend ne sarajet e veta.

    Bejleret shqiptare u punonin njimije te zeza me gjoba, taksa, perdhunime bujqve te krishtere ne jug, dhe askush nuk u thoshte gje.
    ne veri ishte pak me ndryshe puna se malesoret e popullsia ne fillim u fsheh ne male dhe ne rast se ndonje bej apo pasha u binte ne qafe e paguante me koke.

    Por kjo beri qe te krijohej percarje e madhe kombetare ku muslimanet identifikoheshin si turq si pale me pushtuesin, te cilet gezonin privilegje ne kurriz te te krishtereve.

    Kjo ne Shqiperi vazhdoi deri nga 1880 kur mbas traktatit te sh'Stefanit ku Turqia si pa te keq ja fali tokat shqiptare serbeve e malazezeve si kapar ne pazarin me Rusine; pra aty shqiptaret muslimane filluan te kuptojne se privilegjet turke kishin qene karrem, e se turqia as pyeste hic per shqiptaret po i quante placke per shitje ne pazar.

    Mbas kesaj date fillon bashkepunimi shqiptar pa dallim feje, edhe nen influencen e ideve europiane, por ishte pak si vone se vendet fqinje e kishin marre veten me kohe.

    Pra eshte e veshtire te krijohet tolerance mbas shekujsh urrejtje, perdhunimesh, e vuajtjesh (jo vetem 100 vjetet e fundit).

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Toleranca fetare apo papergjegjshmeri?-nga Pirro Misha
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-01-2003, 07:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •