BIZNESMENI SHQIPTAR, MIRENJOHJE NGA SHBA

Satka: "Kapitalizmi u jep te gjitheve shansin per te ecur para. Por duhet kurajo"

Ne nje interviste per mediat amerikane emigranti shqiptar 55-vjecar Sako Satka, eshte shprehur: "Kapitalizmi u jep te gjitheve shansin. Por njerezit ketu nuk kane kurajon e duhur per te ecur para. Ai beson tek puna, si virtyti me i mire qe te con drejt suksesit.

"Keshilli i Qytetit te Klevelandit i dergon falenderimet me te perzemerta Restorantit Titanik, me rastin e hapjes ne 17 korrik 2004 te Kulles se Titanikut" shkruan ne nje certifikate te posacme anetari i Keshillit Joe Cimperman.

Eglantina Nasi

Kete radhe, nuk kemi te bejme me nje shqiptar qe u shkruan radhe te gjata perfaqesuesve te nje shteti te huaj per t'u bere i njohur. Ai nuk ka nevoje per ta bere nje gje te tille. Sepse emigranti shqiptar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Sako Satka, me punen e tij ia ka lene vend vetes qe te nderohet nga gjithe autoritetet e qytetit ku ai jeton Clevelandit. Keta te fundit, tashme e kane deklaruar edhe per mediat vendase se emigranti shqiptar tashme eshte bere pjese serioze e investimeve ne qytetin e Clevelandit.

"Keshilli i Qytetit te Klevelandit i dergon falenderimet me te perzemerta Restorantit Titanik, me rastin e hapjes ne 17 korrik 2004 te Kulles se Titanikut" shkruan ne nje certifikate te posacme anetari i Keshillit Joe Cimperman. Nga ana tjeter, emigrantin shqiptar, tashme nje biznesmen me pervoje dhe qe ze vend te merituar mes investitoreve te tjere vendas, autoritetet amerikane e kane falenderuar edhe per pjesemarrje dhe kontribut ne disa aktivitete te tjera. "Keshilli i Qytetit te Clevelandit i dergon nje falenderim te posacem Sako Satkes, me rastin special te pjesemarrjes ne "B.R.I.D.G.E. te Gap Neteork". Si vullnetar, permendet kontributi juaj dhe dedikimi juaj ndaj studenteve te cilet kane marre pjese ne kete organizate. Ky keshill duartroket shrebimin e jashtezakonshem qe ju dhate dhe ju uron te keni shume fat dhe sukses ende ne te ardhmen" shkruan ne nje certifikate tjeter falenderimi keshilltarja Dona Brady. Dhe kjo nuk eshte pak per nje emigrant qe para tete vitesh filloi te punonte ne Shtetet e Bashkuara me deshiren per te ecur para. Do te ishte mire qe per shqiptaret, gjithmone opinioni publik te degjonte se ata kane zene vendin e tyre te merituar dhe jane integruar ne jeten vendase me ndershmeri dhe pune.

Restorant "Titanic", investimi 2 milione dollare

"Nje varg restorantesh jane duke krijuar nje mapje te rralle ne brendesi te qytetit te Clevelandit. Mes tyre gjendet edhe "Titanic Grille" i hapur prej shqiptarit Sako Satk, i cili investoi 2 milione dollare ne ndertese italo-amerikane, me shkalle te brendshme. Ai u hap ne korrik te ketij viti" shkruan nje reviste e njohur vendase per shqiptarin 55-vjecar Sako Satka, emigrant ne Shtetet e Bashkuara. Ndersa majori i 55-te i ketij qyteti Jane Campbell, pohon ne certifikaten e tij se "na vjen mire qe ju keni zgjedhur pikerisht Clevelandin ta beni shtepine e restorantit tuaj te ri dhe shpresojme qe ne kete qytet ju te keni gjetur nje vend te bukur dhe mikprites per biznesin tuaj".

Satka mberriti ne kete vend vetem 8 vjet me pare dhe vetem tetorin e kaluar, arriti te paguaje 437 mije dollare per ndertesen tregtare. Ai tha se donte te hapte nje restorant, me ndihmen e Doug Hooverit, nje veteran i skenes se restoranteve ne Nju-Jork. Ai thote se ka investuar rreth 2 milione dollare per kete restorant dhe bazamenti i nderteses tregtare, u transformua ne nje shesh qe te krijon idene e nje Titaniku. Ai deshironte ta quante kete ndertese Tirana, por u bind nga biznesmene te Clevelandit, se ka nje sere qytetaresh, te cilet nuk do te mund ta shqiptonin mire kete fjale. Prandaj, ai vendosi ta quaje Titanic, duke dashur te ruaje nje copez te fjales "Tirana" dhe duke thene se kur permendte fjalen "titanik" i sillte nder mend dicka kolosale. Nderkaq, Satka flet 4 gjuhe te huaja, pervec anglishtes dhe ka punuar per disa vjet me radhe ne nje zyre tregtare qe merrej me restorantet. Ne nje interviste per mediat vendase ai ka thene: "Kapitalizmi u jep te gjitheve shansin. Por njerezit ketu nuk kane kurajon e duhur per te ecur para" thote ai.