KA SHUMË RASTE NË JETË QË VAJZAT SHQIPTARE ZHGËNJEHEN NGA QËNDRIMI INDIFERNET I DJEMVE QË DASHUROJNË. ARSYEJA ËSHTË PRINDËRIT, MOTRA APO VËLLAI "FUSNIN HUNDËT" MIDIS DY TË RINJËVE QË DASHUROHEN DUKE RËNË VIKTIMË E OPINIONIT KJO LIDHJE E SHENJTË. UNË DESHTA TA HEDH KËTË DUKURI NË NJË KËNGË TË SHKRUAR ENKAS PËR NJË MIKEN TIME KANGËTARE. EMRIN NUK UA THEM UNË, POR KUSH E GJEN EMRIN E ASAJ KËNGËTAREJE LE TË MË SHKRUAJ ADRESËN DHE UNË DO TI BËJ SUPRIZË. NJË DHURATË TË VEÇANTË!
Ja teksti!
PËR TY QË S'ME DON!
Ti për sytë e mij, je i bukur Yll
Më dukesh i tillë, sepse vetë të zgjodha
Ndonse janë njëmijë, adhuresit e mij
Me ty që s'më don, unë u dashurova.
Më pëlqen kur hesht, dhe kur psherëtin.
Më pëlqen si vishesh dhe si buzëqesh
Me ty që s'me don, njerizt bëjnë çudi...
Ose je i verbër...ose nuk merr vesh!
Hajt pra ktheje kokën, e mos rri si dru!
Thirri mëndjes tënde, e mos hezito.
Se do ta nxij jetën, po s'më morre mu...
Unë t'i fal të gjitha! Mos më thuaj jo!
Për ty zbukurohem dhe të provokoj
Thuam pse ke frikë, rrugës më bën bisht...
Djemt çapkën më ngasin, të gjith më lakmojn'
Për ty që s'më don, çmëndem marrëzisht!
Gjumin ma ke prishur, por unë jam betuar
Do të vij në endërr, se nuk rri dot vetëm
Për ty që s'më don, mirë e kam menduar
O të bëj të lumtur. o do ta nxij jetën!
Krijoni Kontakt