Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    ---------------------------------------------

    Pedagoget kane vendosur te nderpresin greven pas kater jave proteste dhe bojkotim te mesimit. Pas nje takimi me Ministrin e Arsimit dhe Shkences, Luan Memushi dhe Ministrin e Shtetit, Marko Bello, Perfaqsues te Komisionit te Greves kane deklaruar nderprerjen e greves. Ne takim perfaqsues te qeverise pranuan te zbatohet protokolli duke plotesuar kerkesat e pedagogeve. Ne vendimin e meparshem te qeverise per greven e pedagogeve, perfaqsues te Komisionit te Greves u shprehen se vendimi nuk zbatonte protokollin. Pedagoget u shprehen se duke filluar nga dita e neserme do te filloje mesimi ne auditore dhe se do te rikuperojne te gjitha oret e humbura, duke premtuar se nuk do te cenohet viti shkollor.

    ---------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Pakti me qeverinë, pedagogët rikthehen në auditore


    E.Spaho

    Pedagogët kanë deklaruar dje mbylljen e grevës dhe fillimin e mësimit. Sot stafet akademike do të jenë nëpër auditore për të zhvilluar orët e mësimit për 34 mijë studentët shqiptarë.
    Vendimi i papritur u deklarua paraditen e djeshme, pas një mbledhjeje mes përfaqësuesve të pedagogëve grevistë dhe ministrave Marko Bello, Luan Memushi. Takim që filloi në orën 9.30 të mëngjesit, në godinën e Kryeministrisë. “Qeveria pranoi që të miratojë dhe respektojë protokollin e përbashkët që nënshkruam më 9 dhjetor, në të cilin ajo siguronte autonominë financiare, zotohej se universitetet do të menaxhonin vetë të ardhurat dytësore dhe se rritja e pagave, edhe ajo e stafeve administrative, do të përballohej nga buxheti i shtetit dhe jo nga të ardhurat dytësore. Ministrat ranë dakord që, në vendimin e qeverisë, miratuar të premten, të heqin pjesën ku shkruhet se rritja e rrogës do të përballohet pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga të ardhurat e studentëve”, -shpjegoi kryetari i grevës, Ismail Hoxha.
    Por pedagogët kanë vendosur të mos i besojnë shumë gjatë qeverisë, nëse kjo e fundit nuk i zbaton premtimet e dhëna dje. “Ne kemi vendosur një afat të fundit që është 1 marsi 2005. Nëse deri në këtë datë, qeveria nuk do t’i miratojë respektojë zyrtarisht ato që na premtoi, ne do të hyjmë menjëherë në grevë pa afat”,-përfundoi Hoxha.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Personeli administrativ: Qeveria të na rrisë pagat, siç na premtoi. Hoxha: Presim deri në 31 mars. Më pas, do të përkrahim me grevë administratën

    Universitetet, paralajmërojnë grevën në prill

    Elda Spaho

    Universitetet shqiptare kanë paralajmëruar nisjen e një greve të re. Në themel të së cilës qëndron mosplotësimi i një prej kërkesave të grevës së kaluar: rritja e pagës së personelit të administratës. I cili, në të gjitha universitetet shqiptare nuk i kalon të 1000 vetët, por që ende nuk ka përfituar ndonjë shtesë page me vendim qeverie. Ndryshe nga ç’ndodhi me pedagogët.
    Fillimin e mundshëm të grevës e ka deklaruar dje për “Shekullin”, kryetari i komisionit të grevës së pedagogëve, Ismail Hoxha. “Presim vetëm fundin e marsit. Nëse qeveria nuk miraton rritjen e pagave të administratës së universiteteve, ne do të përdorim të gjitha opsionet e mundshme, një prej të cilave është edhe greva”.
    ***
    Kanë qenë 102 punonjësit e administratës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në Tiranë, ata që janë deklaruar të parët për rritjet e premtuara dhe të padhëna të pagave. Pasi kanë ngjitur qysh të martën letra nëpër muret e fakultetit, në të cilat u bënin thirrje pedagogëve dhe studentëve për grevë, dje kryetari i sindikatës në këtë fakultet, Qazim Lataj, ka deklaruar qartë në media rregullat e luftës. “Na është premtuar që rritja e pagës sonë do të bëhej brenda 1 marsit. Kjo datë ka kaluar dhe ende nuk është bërë gjë. Do të presim deri në 31 mars dhe nëse qeveria nuk nxjerr vendim për pagat tona, do të bojkotojmë punën”.
    Braktisja e punës nga administrata e fakulteteve do të shkaktojë jo pak probleme. Sepse nuk do të jenë në vendin e punës që nga kancelari e deri tek pastruesja. Rrëmuja mund të merret lehtë me mend: nuk do të mund të merrni as një vërtetim të thjeshtë, nëse ju duhet.
    ***
    Sipas Hysen Hodës, kancelarit të rektoratit në Universitetin e Tiranës, personeli i administratës së fakulteteve është më i diskriminuari mes stafit të këtyre të fundit. “Rroga minimale e një sekretareje në fakultet është 15 000 lekë në muaj, kurse maksimalja 17 000 lekë. Kancelarëve mezi u shkon paga mujore 35 000 lekë, edhe unë vetë kam një rrogë aspak të kënaqshme. Mendoj se nuk ishte e drejtë që pedagogët ndaluan grevën kur morën vendimin e qeverisë për rritjen e rrogave të tyre. Kjo nuk ishte e ndershme sepse administrata doli në shesh po aq sa pedagogët, në mos më tepër”,-tha Hoda për “Shekullin”, duke shtuar se edhe ai vetë mund t’i bashkohej grevës së administratës, si pjesë e saj.
    Por kësaj të fundit, me gjithë dyshimet, nuk do t’i mungojë përkrahja e pedagogëve. “Mosrealizimi i premtimit për rritjen e këtyre pagave është shumë shqetësues për ne. Para se të mbyllnim grevën grupi ndërministror, kryesuar nga ministri Marko Bello, na pati premtuar që do t’i shqyrtonte pagat e administratës brenda 1 marsit. Kjo është e dokumentuar edhe në marrëveshjen e shkruar mes dy palëve. Premtimi u dha në kuadër të studimit që po i bëhej nga qeveria të gjithë strukturës së pagave buxhetore, studim që ende nuk ka mbaruar. Kështu që edhe paga e administratës së fakulteteve ka ngelur pa u shqyrtuar. Në datën 15 mars ne i kemi dërguar letër Bellos, dhe ai na është përgjigjur se problemi do të zgjidhej brenda 31 marsit. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të mblidhemi për të vendosur se çfarë do të bëjmë. Brenda ditëve të para të javës do të organizojmë një konferencë për shtyp ku do të publikojmë hapat që do të hedhim. Do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë, pa dyshim mes tyre edhe grevën. Sepse nëse qeveria nuk shikon me përparësi rrogat e personelit administrativ të fakulteteve, ne do t’i përkahim ata duke braktisur mësimin”,-përfundoi Hoxha.
    Nëse fillon një bojkot i ri në auditoret studentore, këtij viti akademik përfundimisht i jepet shkelmi. Sepse nuk ishin pak, por katër javë mësimi që u humbën gjatë grevës së pedagogëve, e cila nisi në nëntor 2004 dhe përfundoi në 17 dhjetor 2004. Katër javë mësimi që akoma e sot, nuk janë shlyer plotësisht. Të cilave rrezikohet t’u shtohen të tjera.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •