Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Vlorë, universiteti në grevë pa afat

    ----------------------------------------------------------------------

    Pedagogët e Universitetit të Vlorës i janë bashkuar kolegëve të tyre. Dje, ndërprerja e mësimit ka sjellë pezullimin e leksioneve dhe seminareve tek “Ismail Qemali”.
    Sipas rektorit të universitetit, pedagogët kanë njoftuar se greva do të jetë pa afat deri në plotësimin e kërkesave që kolegët e tyre në mbarë Shqipërinë i kanë paraqitur qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. “Duam rroga më të larta, paga për profesorët e doktorët e shkencave, pagimin e orëve shtesë”,-tha rektori. Dje, në ditën e parë të grevës pa afat, universiteti ka qenë tërësisht bosh dhe vetëm pastrueset janë parë në ambientet e tij.

    ----------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------------------

    Shume e kane vonuar kete greve. Duhet te kishte plasur qe me kohe. Shpresoj te mos jete thjesht nje manovër politike dhe te sherbeje realisht per rehabilitimin e figures (dhe xhepit) te botes akademike ne pergjithesi.

    -------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    PEDAGOGET: LE TE NA PUSHOJNE NGA PUNA, DO VAZHDOJME GREVEN

    Regojne pedagoget pas deklaratave te qeverise se do te merren masa administrative nese nuk nis menjehere mesimi. Pedagoget tashme nuk kane me asnje mundesi per te negociuar me komisionin nderministror, i cili tashme do te shohe edhe legjitimitetin e greves. Sipas kreut te komisionit te greves, Ismail Hoxha, pedagoget nuk do te terhiqen nga kerkesat e tyre, pasi nuk shohin asnje mundesi per zgjidhjen e problemit. "Ne nuk stepemi nga deklaratat e ministrit qe ve theksin vetem tek paga duke kerkuar te dezinformoje opinionin publik dhe te shkepuse vemendjen nga kerkesat tona reale",- ka pohuar prof. Hoxha. Pedagoget gjithashtu ndihen te fyer nga ndarja qe qeveria u ka bere kerkesave te tyre duke deklaruar se nuk do te terhiqen deri ne plotesimin e te gjitha kerkesave te tyre. Pedagoget greviste gjithashtu kane pritur me qetesi kercenimin e qeverise duke thene se do t'i presin masat e tyre. Sipas dekanit te Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, pedagoget do te presin dhe shohin masat e qeverise. Tashme situata ka hyre ne nje faze te tille qe nuk dihet se si do te gjendet rrugezgjidhja. Sidoqofte ajo qe ngelet per t'u shqetesuar eshte fakti se mesimi sipas pedagogeve nuk do te nise dhe kjo rendon direkt mbi studentet. Nga ana e tyre edhe vete studentet jane te ndare ne dy grupime. Unioni i Pavarur Studentor ka theksuar se do te mbeshtese greven e pedagogeve dhe nga ana tjeter qendron qeveria studentore, e cila ka kercenuar se do te protestoje nese nuk nis mesimi menjehere. Nga ana e qeverise studentore sot ka qene afati i fundit per nisjen e mesimit dhe kjo si per koincidence perkon me diten e kercenimit qeveritar. Por serish duket se nuk do te arrihet asgjekundi me akuzat dhe kercenimet e ndersjellta. Mesimi serish nuk do te nise dhe rruget per negociata jane mbyllur teresisht. "Ne do te qendrojme fort ne te drejtat tona dhe nuk do te stepemi nga kercenimet. Nese do te na pushojne nga puna, le ta bejne", - thote prof Angjelin Shtjefni, nje nga drejtuesit e greves. Tashme askush nuk mund te thote se si do te vazhdoje greva e pedagogeve dhe kur do te mund te kthehen studentet ne auditor. Ajo qe eshte e sigurt eshte fakti qe grevistet nuk heqin dore nga kerkesat e tyre, por edhe qeveria nuk ka ndermend te gjeje nje zgjidhje qe do te kenaqte te dyja palet. Serish sot nuk do te kete mesim dhe studentet do te duhet te perballojne edhe nje here ngarkesat suplementare deri ne nje zgjidhje te problemit qe ndoshta mund te vije me shume vonese. Tashme me mbylljen edhe tete vetmes rruge komunikimi pedagoge-qeveri duket se rrugezgjidhja eshte mjaft larg.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    QEVERIA: DO TE SHKARKOJME PEDAGOGET

    Ministri i Shtetit per Koordinimin, Marko Bello, u leshon ultimatumin e fundit profesoreve greviste. "Do te marrim masa ndaj shkelesve te ligjit. Rritja e pages eshte nje kerkese e paarsyeshme"

    Qeveria nepermjet ministrit te Shtetit, Marko Bello, iu ka bere thirrje pedagogeve te rikthehen ne auditore. Ne te kundert ai paralajmeroi ndeshkim brenda rregullave ne fuqi per te gjithe ata qe do te vazhdojne te anashkalojne ligjin. Sebashku me dy nga perfaqesuesit e grupit nderdikasterial qe negocion me ta, respektivisht zv/ministren e Arsimit, Edlira Haxhiymeri, dhe ate te Finances, Dritan Shano, Bello gjate nje konference per shtyp iu sugjeroi profesoreve te mos vene ne rrezik vitin akademik. "Viti akademik eshte detyrim ligjor, pervecse nje detyrim moral, dhe si i tille do kerkoje marrjen e masave disiplinore kundrejt shkeljeve. Nuk eshte asnje lloj kercenimi por sjellje ne kujtese per te gjithe pedagoget qe duhet te jemi te gjithe ne respekt te ligjit. Ka nje marredhenie midis punedhenesit dhe punemarresit qe presupozon respektimin e te gjitha kontratave. E thene shkurt nuk duhet te vihet ne rrezik viti akademik sepse studentet s'kane asnje faj", ishte paralajmerimi qe ministri Bello nep-rmjet gazetareve ua transmetoi profesoreve greviste. Duke vazhduar me rezultat e arritura nga negociatat mes grupit nderdikasterial dhe perfaqesuesve te greves, ministri i Shtetit vijoi deklaraten e tij me detajimin e hapave te metejshme qe do te ndjeke qeveria karshi ceshtjeve te ngritura nga pedagoget. Sipas tij te gjithe ata qe anashkalojne ligjin do te mbajne pergjegjesi brenda te gjitha rregullave qe parashikon ligji.

    Plani i masave

    Ministri Bello deklaroi dje se qeveria po ben nje studim i cili nuk lidhet vetem me pedagoget, por perfshin gjithe piramiden shteterore. "Per shkaqe nga me te ndryshmet ka nje deformim ne sistemin e pagave pra nuk respektohet hierarkia, kam parasysh qe nga presidenti deri ne punonjesin e thjeshte te administrates publike. Ka nje deformim dhe kjo eshte arsyeja qe brenda muajit shkurt do te percaktohen te gjitha keto kritere", tha Bello. Me tej, ai beri thirrje qe duhet te respektohet detyrimi ligjor dhe kontratat e punes, pasi reformen do ta beje qeveria. "Te gjithe duhet te jemi aq pergjegjes sa te mos kerkojme vetem privilegje, por te bejme dhe detyrat tona qe na takojne", u shpreh ministri. Ai shtoi se grupi nderdikasterial i punes per trajtimin e ceshtjeve te ngritura nga perfaqesuesit e profesoratit te Universitetit te Tiranes dhe atij Politeknik pasi disa takimesh ne lidhje me problemet e reformimit te arsimit te larte dhe implementimit te "Kartes se Bolonjes", deklaron se per te gjitha ceshtjet e parashtruara, u saktesuan mekanizmat konkrete institucionale qe sigurojne zbatimin koherent dhe adekuat te ketij legjislacioni. Lidhur me autonomine institucionale qeveria nuk do te toleroje dhe do te vere perpara pergjegjesise te gjithe ata individe qe cenojne arbitrarisht funksionimin ligjor te institucioneve. Ndersa, persa i perket autonomise financiare qeveria garanton ndryshimin e akteve nenligjore qe sigurojne perdorimin e te ardhurave ne perputhje me nevojat e identifikuara nga vete shkollat e larta. "Per kete qellim do te ndryshohet udhezimi i perbashket i ministrit te Arsimit dhe Shkences dhe ministrit te Financave me fokus eleminimin e kufijve te perdorimit te te ardhurave sipas zerave perkates te buxhetit.

    Sipas ministrit Bello, pranohet propozimi i perfaqesuesve te profesoratit per marrjen e te drejtes dhe pergjegjesise ligjore per programimin dhe zhvillimin e procedurave te tenderimit, nga vete shkollat e larta. Lidhur me kerkesen e pedagogeve per dyfishimin e pages qeveria e konsideron kete kerkese te paarsyeshme dhe te parealizueshme pasi fatura financiare e ketij propozimi eshte perafersisht e barabarte me rreth 60 per qind te fondit te parashikuar per politikat e pagave.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Petagoget kane 10 vjet qe e vendosin vete shumen e rroges se tyre. RRoge qe nuk paguhet nga shteti, por studentet. Takse per te hyre ne Universitet, takse per te mare cdo provim, takse per te mare note te mire, e dhjetra lloje taksash qe studenti duhet te paguaje gjate gjtihe vitit, per te mare nje cope diplome qe vlen vetem si dekoracion ne WC. Tani petagoget dashkan te hane me te dyja duart? Petagoge keta qe ne shume raste jane ne ate pozite jo nga merita qe kane, por nga njerzit qe njofin.

    E nese plotesohen kerkesat e petagogeve, atehere qeveria pranon se kerkesat nuk plotesohen me dialog e mirekuptim por me "dhune" e nen presion. E ne kete menyre greva e petagogeve do pasohet nga greva e mesuesve, nga greva e oficereve, e punonjesve te transportit, te energjise etj etj, te cilet do shofin se qeveria eshte e dobet dhe thyhet shpejt nga grevat. Duke pushuar keta petagoge, qeveria tregon se asnje individ nuk eshte aq i vlefshem sa te kercenoje qeverine dhe eshte gjithmone i zevendesueshem, keshtu kerkesat e tij nuk kane pse marin forma te tilla qe vendosin shtetin nen presion.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------------------------

    Pedagoget greviste dhe qeveria bien dakort ne parim per zgjidhjen e situates se krijuar nga bojkotimi prej 15 ditesh i mesimit ne auditore. Pas nje takimi te zhvilluar sot mes perfaqesise se grevisteve dhe ministrave Marko Bello e Luan Memushi, u arrit mirekuptimi ne realizimin e te gjitha kerkesave te pedagogeve te univesiteteve. Kjo u konfirmua nga kreu i komisionit te greves Ismail Hoxha por edhe nga ministri i shtetit Marko Bello, qe eshte njeheresh edhe kreu i grupit nder-dikasterial te ngirur per ceshtjen e greves dhe Ministri i Arsimit Luan Memushi. Hoxha tha pas takimit se megjithe mirekuptimin e arritur me qeverine greva nuk do te nderpritet. "Mesimi ne auditore do te rifilloje vetem pasi cdo premtim qe u dha sot, te jete firmosur ne leter", tha Hoxha. Ministri i shtetit Marko Bello deklaroi pas takimit, se shume shpejt do te nenshkruhet nje protokoll i perbashket ku qeveria do te marre persiper futjen e disa akteve nenligjore, perfshire edhe amendimin e ligjit per arsimin, me ane te te cilave te garantohet autonomia financiare dhe institucionale e universiteteve. Qeveria ka rene dakort ne parim per perfshirjen e pagave te pedagogeve ne piradimen e pagave shteterore ne perputhje me dinjitetin e figures se pedagogut. Ministri i Arsimit Luan Memushi, u prononcua duke thene se pasi te sigurohet autonomia financiare e universiteteve do te ecet ne rrugen e realizimit te kekresave te kartes se Bolonjes. Memushi tha se cdo reforme ka koston e saj financiare dhe se te gjithe duhet te jemi te ndergjegjshem per perballimin e saj.

    --------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------------

    Qeverite studentore do te protestojne sot perpara kryeministrise ne kerkim te rifillimit te mesimit neper auditoret e universiteteve te vendit dhe me shume te drejta per ta. Te rinjte kane ftuar te solidarizohen me protesten e tyre te gjithe studentet e Tiranes. Ne rruget kryesore te kryeqytetit jane ngjitur postera ku kerkohet pjesemarrja e te gjithe studenteve ne protesten qe do te organizohet sot perpara selise se kryeministrise. Ne protesten e sotme studentet do te bejne publike kerkesat e tyre dhe qendrimin ndaj qeverise. Kjo proteste eshte organizuar nga qeverite studentore te fakulteteve te universiteteve te Tiranes dhe ishte paralajmeruar disa dite me pare ne nje konference shtypi te qeverive studentore. Ne ate konference kerkohej nisja e mesimit, ne te kundert do te kalohej ne protesta te studenteve perpara organeve te qeverise. Meqenese mesimi nuk ka nisur, qeverite studentore do te nisin sot protesten e tyre te paralajmeruar. Studentet tashme nuk ndihen te vleresuar ne nje kohe qe edhe vete pedagoget e tyre nuk jane te tille. Pas kercenimit te qeverise, nese pedagoget do te kthehen ne pune ata do te humbasin respektin e studenteve. ete e pohojne vete studentet te cilet edhe pse te rrezikuar nga mundesia e humbjes se vitit akademik, nuk duan qe te shkelet dinjiteti i pedagogeve te tyre. Per studentet ka mjaft rendesi fakti qe ata te shkollohen nga njerez me autoritet dhe jo nga kukulla te bindura te qeverise apo te atyre qe jane mbi ta.

    --------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Qeveria rrit pagat e pedagogeve

    ---------------------------------------------------------

    Keshilli i Ministrave miratoi sot nje pakete ligjore, e cila nxit thellimin e Reformes ne Arsimin e Larte ne vend. Ne kete drejtim eshte vendimi per rishikimin e pagave te punonjesve te universiteteve dhe te shkollave te larta, vendimin per thellimin e autonomise financiare te ketyre shkollave dhe plotesimin e kuadrit ligjor per pajisjen e studenteve me "Karten e Studentit". Keto vendime jane ne perputhje te plote me strategjite dhe hapat per reformen ne kete funksion. Se pari, vendimi per rritjen e pagave te punonjesve efektive, pedagogjiko-shkencor, te universiteve dhe shkollave te larta percakton vendosjen ne piramiden e sistemit te pagave te administrates civile te stafit akademik te arsimit te larte. Kjo do te thote qe ne kete piramide klasifikimi me i larte do te jete per titullin profesor, ne pozicionin A8 qe i perket me shifer 87 mije e 476 leke deri tek pozicioni me i ulet qe eshte asistent pedagog ne pozicionin B4 ose ne shifra 45 mije e 238 leke. Per pozicionin profesor paga rritet ne masen 33.2 perqind. Keshtu paga baze aktuale 65.659 leke, behet 87.476 leke. Per pozicionin profesor i i asociuar paga rritet ne masen 36.9 perqind. Paga baze aktuale 55.422 leke, behet 75.896 leke. Per pozicionin petagog me grade shkencore, paga rritet 73 perqind. Paga baze aktuale prej 37.948 leke behet 65.659 leke. Per pozicionin petagog paga rritet 65.2 perqind. Paga baze aktuale prej 33.553 leke behet 55.422 leke. Per pozicionin asistent paga rritet 55 perqind. Paga baze aktuale prej 29.159 leke behet 45.238 leke. Po ashtu ne kete drejtim eshte bere riklasifikimi i pagave edhe per Akademine e Shkencave. Perballimi i efekteve financiare do te jete nga buxheti i vitit te ardhshem per arsimin e larte dhe te ardhura dytesore.

    ---------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  9. #19
    Pergjithmone Shqiptar Maska e euzfor
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Between the heaven and the hell !
    Postime
    110

    Rreth greves dhe pedagogeve.

    Greva qe po zhvillojne pedagoget eshte nje greve e drejte per ata dhe pa asnje pikepamje politike apo te shtyre nga politika nga ana teknike, mund te cilesohet dhe si greva me rezistente gjate ketyre viteve te fundit. Por a mund te cilesohen pedagoget si te drejte dhe a perfitojne studentet nga kjo greve ? Kjo eshte nje pyetje qe askush nuk i pergjigjet pozitivisht sepse te gjithe e dine shkallen e korrupsionit ne arsimin e larte ne Shqiperi. Kjo shkalle ka arritur majat me te larta te atyre personave qe cilesohen si dija dhe nderi i kombit tone. Pedagoget pa pike turpi marin ose kerkojne ryshfete ne shume drejtime si provimet etj. Gjithekush mund te verej pedagogun e tij ose te ashtuquajturen administrate(sekretaret etj) e universiteteve me shtepi, makine, vila luksoze e shume pasuri te tjera te tundshme apo te patundshme.
    Nje gabim te madh ka bere dhe Qeveria Studentore me mbeshtejten qe i ka dhene ajo greves se pedagogeve, duke mos kuptuar se ne fund te fundit jane vete studentet ata qe do e pesojne nga kjo loje e profesorave te tyre dhe asnje tjeter. Keta te fundit sido qe te shkoje puna prape te fituar mbeten sepse nuk kane c'te humbasin kurse studentet mund te humbasin shume, deri kete vit shkollor nese kjo greve vazhdon me tej.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Marko Bello: Buxheti i shtetit nuk mjafton për të përballuar rritjen e pagave

    Pedagogët rinisin nga e para

    Grevë pa afat, edhe për rritjen e pagave të administratës


    Brikena Demiras
    Pedagogët rinisin sot grevën nga e para. Por, qeveria e sheh të pamundur që të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre.

    Madje, vendimi i fundit i qeverisë ka qenë për pedagogët një shkelje e marrëveshjes së arritur me komisionin ndërdikasterial, kryesuar nga ministri i Shtetit për Koordinim, Marko Bello. Vendimi i qeverisë parashikon që rritja e pagave të bëhet nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat dytësore të universiteteve. Një tjetër kërkesë e pedagogëve, që duket se do ta zgjasë akoma më tej grevën, është futja në sistemin shtetëror të pagave për punonjësit e administratës së universiteteve.

    Buxheti i pamjaftueshëm

    Sipas ministrit Bello, të ardhurat dytësore të universiteteve do të mbarten edhe në vitin pasardhës. "Menduam që 600 milionë dollarë ose 611 milionë lekë të reja, që parashikohen për rritjen e pagave të pedagogëve të financohen nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat dytësore të universiteteve. Kjo, sepse nuk duhet të harrojmë që është përsëri buxheti i shtetit i cili financon shërbimet kapitale dhe investimet e mëdha në sektorin e arsimit të lartë. Nga do ta kthejmë, përsëri taksapaguesit shqiptarë, duhet të paguajnë më shumë. Një rritje në një drejtim do të thotë një ulje në një drejtim tjetër dhe ne duam të mbajmë një ekuilibër", shprehet ministri i Shtetit, Marko Bello. Sipas buxhetit të shtetit për vitin 2005-ë, është parashikuar që rritja e pagave në sektorin e arsimit të kapë shifrën e 8 milionë dollarëve. Ndërkaq, fondi që duhet për të plotësuar kërkesat e pedagogëve për rritjen e pagave arrin në vlerën prej 6,1 milionë dollarë. "Fondet dytësore nuk janë përdorur tërësisht gjatë këtyre viteve, për shkak të disa limiteve që ka vënë Ministria e Financave. Këto limite që tashmë janë hequr, lidheshin me menaxhimin e këtyre fondeve, për shkak të mungesës së aftësisë menaxhuese në disa universitete, këto fonde digjeshin. Pedagogët kërkuan që këto fonde të mbarteshin nga viti pasardhës. Kjo barrierë u kapërcye dhe vendimi i qeverisë parashikon që këto fone të përdoren edhe në vitin pasardhës. Duke bërë edhe një përjashtim nga logjika e buxhetit të shtetit, i cili në fund të vitit bën edhe një bilanc të shpenzimeve të tij", tha Bello.

    Pedagogët

    Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, në vendin tonë janë rreth 2000 pedagogë. Nëse i gjithë fondi i parashikuar për sektorin e arsimit në buxhet do të përballonte rritjen e pagave të pedagogëve, atëherë mësuesëve të arsimit parauniversitar do t'u mbeteshin vetëm 2 milionë dollarë. Por, numri i arsimtarëve të këtij sektori, në gjithë vendin është 34 mijë. Për këtë arsye, qeveria e shikon të pamundur që të bëjë një diferencim të tillë, mes pedagogëve dhe pjesës tjetër të arsimtarëve. Kërkesa e pedagogëve është që rritja e pagave të tyre të përballohet tërësisht nga buxheti i shtetit dhe jo si është parashikuar në vendimin e qeverisë që 3 milionë dollarë do të përballohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër, nga të ardhurat dytësore të universiteteve. Këto të fundit kapin shifrën e dhjetë milionë dollarëve në vit.



    Arsimi parauniversitar sot nis grevën

    Të gjithë mësuesit e shkollave nëntëvjeçare dhe ata të shkollave të mesme kanë kërkuar rritje të pagës për vitin 2005. Sot, arsimtarët e sistemit parauniversitar do të hidhen në grevë. Sindikatat e arsimit do të fillojnë një grevë paralajmëruese njëorëshe. Nëse kërkesat e mësuesve, nuk do të merren parasysh, do të zhvillohet edhe greva njëditore dhe më pas ajo do të shtrihet pa afat. Gjithçka ka të bëjë me rritjen e pagave, që duhet të ishte 12 për qind më e lartë. Sindikalistët, me një shkresë drejtuar Ministrisë së Arsimit, kërkojnë rritjen e pagave nga 15 - 30 për qind, sipas specifikave të vendeve të punës.



    Studentët kërkojnë mësim

    Përçahen studentët, disa prej të cilët të shqetësuar për procesin mësimor dhe vitin akademik, disa prej tyre kërkojnë të rifillojnë mësimin. Sot, studentët do të protestojnë, duke kërkuar që qeveria të marrë masa për të rikthyer normalitetin në universitete.



    Greva e paralajmëruar njëditore, në 15 dhjetor
    Solis: Përfitojnë vetëm mjekët specialistë


    Përveç pedagogëve edhe mjekët kërkojnë rritje pagash. Por, ministri i Shëndetësisë, Solis deklaroi dje se në vitin 2005, rritje pagash do të ketë vetëm për mjekët specialistë. Kjo, rritje, sipas tij, do të përballohet nga zgjerimi i skemës së sigurimeve shëndetësore. Në lidhje me grevën e paralajmëruar nga mjekët, Solis u shpreh se "rritja e pagave ka të bëjë me politika qeveritare që nuk varen nga dëshirat e gjithsecilit". Ministri është shprehur i gatshëm që të realizojë vetëm premtimet e dhëna prej tij. "Ne do të realizojmë vetëm ato premtime që kemi bërë, pastaj politika e madhe e pagave është një politikë që ka disa parametra të karakterit objektiv dhe që kontrollohen edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Me reformën që po ndërmarrim ne do të bëjmë të mundur që të ngrejmë fondet për ata që punojnë më tepër", tha Solis. Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2005 është rreth 7 milionë dollarë më shumë se viti i kaluar. "Buxheti i 2005-ës parashikohet të jetë rreth 17.53 miliardë lekë nga të cilat 16.665 miliardë lekë dhe kusuri nga finacimi i huaj. Për vitin 2005, 5.43 për qind e buxhetit do të përdoret për të përballuar pagat, sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për punonjësit e shëndetësisë. Janë parashikuar edhe shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes. Ndërsa, 18 për qind janë parashikuar për investimet", tha Solis. Për 2005-ën, investimet do të përqendrohen për ndërtimin e 19 qendrave shëndetësore, ndërsa me një shumë prej 200 milionë lekësh do të rikonstruktohet shërbimi onkologjik dhe një numër tjetër spitalesh në të gjithë vendin.


    Premtimi i Solisit

    Ministri i Shëndetësisë u premtoi mjekëve para dy javësh, rritje në masën 8 për qind të rrogës. Ministri Solis dhe Sindikata e Pavarur e Mjekëve në atë kohë ranë dakord, që rritja të llogaritej për rrogat e shtatorit të 2004-ës. Sindikalistët kërkojnë rritje 50 për qind për pagat, si dhe përmirësimin e kushteve të punës.



    1,6 milionë njerëz vdesin çdo vit në botë

    Prodhimi i energjisë në vendet në zhvillim po çon në krijimin e problemeve shëndetësore dhe të mjedisit. Një studim i bërë nga OBSH-ja, ka treguar që 1,6 milionë njerëz vdesin çdo vit në botë, për shkak të ndotjes së ajrit dhe ventilimit të pamjaftueshëm nëpër shtëpi. Për më tepër, ndotja e ajrit dhe çlirimi i gazeve shkaktojnë efektin serë, të cilat gjithashtu, shkaktojnë dëme ekonomike, veçanërisht në vendet që janë duke u zhvilluar me ritme të shpejta. Një raport i botuar tani afër nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, tregon se kërkesa për energji do të rritet afërsisht 60 për qind në vitin 2030. Vendet në zhvillim do të jenë përgjegjës për dy të tretat e kësaj kërkese.



    Dyfishohet, numri i të sëmurëve me astmë

    Numri i pacientëve të prekur nga sëmundja e astmës rezulton të jetë dyfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit në Shqipëri. "Shkaqet e shfaqjes dhe acarimit të sëmundjes janë rrjedhojë e ndryshimeve të mjedisit jashtë banesës, ekspozimi i fëmijve ndaj alergeneve, thithja pasive e tymit të duhanit dhe trashëgimia", thonë specialistët. Duke iu referuar studimeve të fundit të kryera në Shqipëri, mbizotërimi i kësaj sëmundjeje te fëmijët 6 deri në 7 vjeç është në nivelin 3.1 për qind ndërsa tek 13 - 14 vjeçarët 1.6 për qind. Këto shifra janë më të ulta në krahasim me vendet e Evropës Perëndimore dhe pothuajse të njëjta me ato të Evropës Lindore.



    Problemet gjinore në vend, trajnohen gazetarët

    Problemet gjinore dhe mënyra se si i trajton media ato, ishte një nga pikat më të rëndësishme të trajnimit dyditor organizuar në Tiranë nga "Press Now". Për të sjellë një përvojë të vendeve të tjera, kjo organizatë në bashkëpunim edhe me gazetaren e lirë në profesion, Barbara Hoffman, trajnuan për dy ditë gazetarët e mediave të shkruara dhe ato elektronike. Në këtë trajnim është prazantuar edhe botimi i fundit i Qendrës "Aleanca gjinore për zhvillim", "Ndjeshmëria e medias së shkruar ndaj çështjeve gjinore në Shqipëri". Botimi është një monitorim i medias së shkruar për periudhën janar-dhjetor 2003, si dhe trajton tematikën e gruas në vendimmarrje, dhunës ndaj gruas, si dhe trafikimit dhe prostitucionit.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •