Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Pedagogët paralajmërojnë grevë, qeveria nuk mbajti premtimin

    Viti akademik është vënë seriozisht në pikëpyetje. Pedagogë dhe studentë kanë deklaruar se do të bojkotojnë procesin mësimor, derisa t’u plotësohen kërkesat

    Greva, paralizohen universitetet


    Elda Spaho

    Fakultetet e Tiranës kanë shpallur dje grevë të përgjithshme njëjavore, e cila fillon këtë të hënë. Por që nuk mbaron të premten, nëse të gjitha kërkesat që ata i kanë dërguar ministrit të Arsimit, Luan Memushi, nuk plotësohen pikë për pikë. Pa asnjë përjashtim dhe me afate të sakta kohore.
    E filloi Universiteti Politeknik, por grevën pa afat e deklaruan dje njëri pas tjetrit përfaqësues të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, atij të Gjuhëve të Huaja, Shkencave Sociale, etj. Pothuasje të gjitha fakultetet e Tiranës këtë të hënë do të mbeten me auditore bosh. Greva, që do të paralizojë krejt procesin mësimor për të paktën 30 mijë studentë, është e para protestë sociale e përmasave të tilla.
    “Lëmë një javë kohë, nëse përsëri do të jemi në këtë shkallë, protesta do të shtrihet pa afat. Ne nuk do të pranojmë të japim mësim nëpër auditore”,-thanë disa nga përfaqësuesit. Kësaj here stafet akademike janë mbështetur fort nga Unioni i Pavarur Studentor shqiptar. Kryetari i këtij të fundit, Ylber Gjeta, u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që të bojkotojnë procesin mësimor dhe të përkrahin kërkesat e pedagogëve.
    ***
    Pas deklaratës së dy ditëve më parë të Ministrisë së Arsimit, asgjë nuk është përmirësuar. Përkundrazi. Pedagogët kanë thënë dje se zyrtarët e kësaj ministrie nuk e kanë kuptuar fare grevën e tyre. “Ministria nuk shpreh asnjë vullnet konkret për plotësimin e kërkesave tona dhe vazhdon ta konsiderojë si absurde dhe të pakuptimtë protestën e thuajse të gjithë universiteteve shqiptare”,-thuhej në deklaratën që stafi akademik dhe administrativ i Universitetit Politeknik kishte përgatitur për mediat. Dje në krah të tij kishin dalë përfaqësues të pothuajse gjithë fakulteteve të Tiranës, të cilët ishin mbledhur në shkallët e Universitetit Politeknik.
    “Këtu nuk bëhet thjesht fjalë për disa kërkesa, këtu bëhet fjalë për të ardhmen e universiteteve shqiptare. Tashmë punët kanë arritur një pikë të tillë ku shtrohet pyetja: do të vazhdojë rrënimi apo do të bëhet diku një kthesë që ky rrënim të marrë fund? Kërkojmë respektim dhe vlerësim”,-tha dje zëvendësdekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Aleksandër Kocani. Pedagogët janë ndier të injoruar nga deklarata e fundit e Ministrisë së Arsimit, e cila u vu të enjten në gojën e drejtorit të Arsimit të Lartë, Agim Muçaj. Ai tha se udhëzimi i 4 tetorit, firmosur nga ministri i Arsimit, do të hynte në fuqi jo këtë vit, por vitin e ardhshëm akademik, 2005-2006. Por për pedagogët kjo ishte një zgjidhje konfliktuale, që nuk sillte asgjë të mirë. “Reagimi i fundit i drejtorit të Arsimit të Lartë ndaj grevës sonë treditore dëshmon për moskuptim të plotë dhe, ajo që është më seriozja, për një qëndrim injorues ndaj vendimit të senatit akademik, që është organi më i lartë i Universitetit. Përpjekja për të imponuar një udhëzim të kontestuar në të gjitha nivelet, pavarësisht vendimit të senatit, jo vetëm që është në kontrast të thellë me konceptin e autonomisë institucionale sipas standardeve të Bolonjës, por bie ndesh edhe me dispozitat formale të statusit aktual të universitetit tonë, i cili përcakton qartë se çdo ndryshim në planet mësimore duhet miratuar nga senati akademik”,-thuhej në deklaratën e stafit të UPT-së.
    ***
    Dy ditë më parë, drejtori Muçaj tha se Ministria e Arsimit kishte pranuar që të mos e fuste këtë vit në fuqi udhëzimin për ngarkesën mësimore në shkollat e larta. Ai do të futej vitin tjetër, kurse këtë vit ngarkesa dhe llogaritja e pagesës do të bëhej në formën e deritanishme. Muçaj shtoi se rrogat e pedagogëve do të shqyrtoheshin bashkë me rrogat e tjera të kategorisë buxhetore. Por pedagogët i kanë kundërshtuar fort dje këto propozime të ministrisë dhe i kanë quajtur të pavlera. Udhëzimin ata e kanë përcaktuar si jologjik (ai nuk u llogarit si orë mbi normën recensat e diplomave, provimet formimi dhe mbrojtje diplome, praktikat mësimore profesionale, praktikat mësimore pedagogjike, etj. por i fut ato brenda ngarkesës mësimore, ndryshe nga më parë). “Nuk ka rëndësi nëse udhëzimi shtyhet për vitin tjetër, kjo nuk zgjidh asgjë. Ne nuk do të jemi kurrë dakord që orë të tilla të mos na paguhen si jashtë normës, por të na futen në ngarkesën mësimore”,-thanë ata dje. Njëri nga profesorët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, gjuhëtari Rami Memushaj tha se nuk kishte kuptim që një pedagogu të mos i paguhej mbi normën e punës korrigjimi i testeve ose marrja në provim e qindra studentëve.

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    KOVACI: PEDAGOGET PO LARGOHEN NGA SHQIPERIA
    Flet nje nga anetaret e komisionit te greves

    Ne Shqiperi, pedagoget e universiteteve fillojne neser nje greve pa afat, ne proteste ndaj mosplotesimit te kerkesave te tyre nga qeveria. Profesoret kerkojne nje rritje 100 per qind te rrogave, kompensimin e duhur per oret shtese te mesimeve, percaktimin e statusit te tyre dhe shtimin e investimeve ne universitete. Nje nga anetaret e komisionit te greves, pedagogu Aleksander Kovaci, i Universitetit Politeknik te Tiranes, i dha nje interviste "Zerit te Amerikes", lidhur me kete problem.

    Zoti Kovaci, pedagoget dhe mesuesit prej kohesh kane kerkuar ngritje rrogash dhe permiresim te kushteve te punes. Cfare iu detyroi kete radhe qe te arrini deri tek nje greve pa afat?

    Se pari dua te theksoj qe ne fillim, qe keto kerkesa te njohura tashme kane te bejne me pergjigjen ndaj pyetjes: a do te kete arsim universitar publik, apo ai do te kthehet ne nje klase te trembedhjete. Trajtimi i deritashem dhe aktual i qeverise ndaj universiteteve ka thelluar me tej krizen e tyre duke i cuar ata drejt shkaterrimit. Perballe kesaj situate, stafi akademik dhe administrativ me nje ndergjegje te larte kombetare eshte ngritur per te arritur nje kthese historike ne arsimin e larte.

    -Nje nga pasojat e pagave te uleta ne arsim, eshte largimi i pedagogeve te kualifikuar nga Shqiperia, nje dukuri jo vetem mes pedagogeve, por gjithashtu edhe per specialistet e tjere te kualifikuar ne Shqiperi. Sa e ka demtuar nje gje e tille cilesine e mesimdhenies dhe sa e perhapur eshte kjo dukuri?

    Une do te jap vetem nje shifer aktuale: nga 40 pedagoge me tituj nga Universiteti Politeknik, perkatesisht vetem nga Fakulteti i Inxhinierise, 32 jane larguar nga universiteti. Ky ka qene nje kontigjent ku eshte investuar per vite me radhe, per specializimin, per edukimin dhe per ngritjen profesionale te tyre dhe i kane marre gradat ne keto universitete dhe ka shpenzuar kjo shoqeri per ta. Gjendja aktuale e universiteteve tona, e pageses (se stafit) por edhe trajtimit te tyre, ka sjelle largimin e ketij kontigjenti dhe kjo do te jete me pasoja shkaterruese, jo vetem per universitetin sot, por sidomos per te ardhmen e vendit.





    Marre nga KOHA JONE
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Lajmin e raporton edhe “Dojçe Vele”. Shtjefni: Ishte diçka krejt rastësore, e pamenduar më parë.

    Greva, pedagogët përfundojnë në qeli

    Marenglen Gjonaj, Emin Lamani dhe Dervish Elezi kanë përfunduar dje në komisariatin numër 1 të Tiranës

    Elda Spaho

    Kanë dalë vetëm disa dhjetëra metra poshtë shkallëve të Korpusit, por tre prej tyre përfunduan sakaq në qelitë e komisariatit numër 1, në kryeqytet. Paraditen e djeshme, protesta e pedagogëve pati një zhvillim të papritur, që çoi në polici, ndonëse vetëm për pak kohë, tre profesorë të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ata ishin Marenglen Gjonaj, Emin Lamani dhe Dervish Elezi.
    ***
    “Ishim duke protestuar kur policët na u afruan dhe na pyetën në mund t’i shoqëronim në komisariat. Na futën në makinë dhe u nisën. Besoj se bëhej fjalë për komisariatin numër 1, sepse na çuan afër Ministrisë së Jashtme”, -tregon për “Shekullin” njëri prej tre profesorëve, Emin Lamani. Ai shton se policët nuk i patën keqtrajtuar dhe nuk i mbajtën shumë gjatë. “Na pyetën përse protestonim dhe çfarë kërkonim. Pastaj na thanë se ishte më mirë të merrnim leje para se të protestonim në shesh”, -shton profesori.
    Kryetari i sindikatës studentore të Universitetit Politeknik të Tiranës, Angjelin Shtjefni, tha se ndodhej pranë tre profesorëve në momentin kur ata u hipën në makinë nga policët. “Eshtë e vërtetë që ne nuk kishim leje për të zbritur në shesh, por kjo ishte një protestë paqësore, pa asnjë lloj parulle apo mjeti në duar. Besoj se nuk ishte e nevojshme që tre profesorë të nderuar të shoqëroheshin në polici”,-tha Shtjefni.
    ***
    Që prej së mërkurës së kaluar, pedagogët grevistë zhvillojnë protesta të përditshme në shkallët e Korpusit. Shtjefni thotë se zbritja në shesh, afër Pallatit të Kongreseve ( vend edhe ku u krye shoqërimi në polici i tre profesorëve), ka qenë diçka e rastit, e pamenduar më parë. Ndaj dhe nuk kishin kërkuar leje. “Ishte një protestë thellësisht paqësore. Kur pamë se kolegët tanë i futën policët në makinë, u nisën në rektorat për të kërkuar lëshimin e tyre. Pas bisedës me rektorin, procedurat u shpejtuan dhe jo shumë kohë më vonë, para se të shkonim në takimin e orës 14.00 në Ministrinë e Arsimit, ata u lanë të lirë”. Lajmin e zbritjes së djeshme në shesh e ka raportuar edhe radioja “Dojçe Vele”.
    Disa qindra studentë të Universitetit të Tiranës së bashku me pedagogët kanë lënë sot sheshet dhe janë nisur drejt Presidencës dhe Kryeministrisë për të vazhduar grevën. Mirëpo ata janë kthyer pas ndërhyrjes së policisë. Grevistët thonë se protesta do të vazhdojë pa afat në qoftë se nuk plotësohen kushtet e pedagogëve”, -thuhej dje në buletinin e saj.

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Nqs u rritet rroga, do ta braktisin pedagoget "taksen e provimit" ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Fakultetet zbrazur që të mërkurën e kaluar. Studentët dhe pedagogët vazhdojnë t’i thonë jo mësimit

    Greva, vazhdon java e bojkotimit

    Në shkallët e Korpusit, në kryeqytet, dje është zhvilluar protesta e javës

    Elda Spaho

    Auditoret e shkollave të larta kanë qenë të zbrazura edhe dje. Pas shpresës vetëm disaorëshe që solli një takim me pedagogët, i kërkuar nga Ministria e Arsimit, në orën 16.00 të mbasdites së djeshme u vendos edhe fati i ditës së sotme. Greva do të vazhdojë kushedi edhe sa ditë.
    ***
    Në Tiranë, godinat e fakulteteve kanë qenë bosh. Por jo oborret. Duke hyrë dhe dalë, ngjeshur duart xhepave ose përplasur këmbët nga të ftohtit shumë studentë vazhdojnë “t’i hedhin një sy shkollës”. “Ku i dihet, ndoshta bëjmë mësim. Nuk na kanë thënë të mos vijnë”,-thonë disa studente të Ekonomikut. Ky fakultet vazhdon t’i bashkohet dhe njëkohësisht t’i qëndrojë larg grevës së pedagogëve, e cila ka paralizuar procesin mësimor që para një jave. Disa pedagogë të Ekonomikut kanë vendosur të bojkotojnë mësimdhënien, kurse disa të tjerë kanë vendosur të kundërtën.
    Pas pesë ditësh greve të pandërprerë, rezultatet janë “të dukshme”. Përveç një deklarate të ministrit të Financave, Arben Malaj, sipas së cilës kërkesat e pedagogëve janë të pajustifikueshme, qeveria nuk është ndjerë. Por me gjithë këto mesazhe të ftohta, në fund të nëntorit, pedagogët vazhdojnë grevën. E cila ka ditë që është shtrirë edhe nëpër rrethe.
    ***
    Mëngjesi i djeshëm ka shënuar protestën e radhës në shkallët e Korpusit, në Tiranë. Pa harruar çantat e mëdha të punës, profesorë, doktorë shkencash, pedagogë qëndruan për më shumë se një orë para Universitetit Politeknik, stafi i të cilit ishte edhe ai që nisi grevën. Drejtuesit e protestës, me altoparlant kanë deklaruar se nuk do ta ndërpresin grevën, për sa kohë që qeveria nuk do t’u shtrojë para zgjidhje konkrete, me afate të sakta.
    Ndërkaq, në periferi të Tiranës, Universiteti Bujqësor i Kamzës ka bojkotuar mësimin, rrethet po ashtu.

    Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka vazhduar grevën njëjavëshe. Pedagogët e tij i kanë qëndruar kërkesave për autonomi, status dhe rritje rrogash. Pa asnjë përjashtim, ata i kanë bojkotuar të gjitha orët e mësimit. Në faqen ballore të godinës janë ngjitur disa fletëthirrje për t’iu bashkuar grevës së pedagogëve.

    Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga fakultetet që mbështet fort grevën. Pedagogë të tij si Edmond Tupja, Adrina Haxhillazi etj. nuk kanë munguar të dalin para medias dhe t’u bëjnë thirrje kolegëve që të braktisin mësimin në emër të një të ardhmeje më të mirë për universitetet publike.
    Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka zhvilluar dje vetëm dy orë mësim, ndryshe nga ditët e tjera gjatë të cilave viti akademik ka vazhduar fjollë. Dhe për të parën herë, disa ditë pasi pedagogët e fakulteteve të tjera i ishin futur grevës, në muret e Shkencave të Natyrës, u ngjit një thirrje e tillë. Gjithsesi, titullari i tij ende nuk ka deklaruar gjëkundi se ç’qëndrim konkret do të mbajë.

    Universiteti Politeknik i Tiranës vazhdon të zhvillojë dhe organizojë protestat e përditshme të pedagogëve grevistë. Të gjitha auditoret e tij janë të zbrasura. Janë pedagogët e po këtij universiteti ata që kanë kryesuar edhe tryezën e djeshme me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave. Tryezë që nuk solli asgjë të re.

    Peticioni, sot në Berat
    Studentë dhe aktivistë të lëvizjes sociale “Mjaft” kanë qenë dje në krah të pedagogëve dhe kërkesave të tyre. Unioni i pavarur studentor, ashtu si gjashtë ditë më parë, u ka bërë thirrje të rinjve që të mbështesnin kërkesat e pedagogëve të tyre. Ndërkaq, peticioni që “Mjaft” do t’i çojë pas disa ditësh ministrit të Arsimit, sot ndodhet për t’u firmosur në Berat. Nesër radhën e ka Vlora dhe më pas qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Korçës, Pogradecit dhe Elbasanit. “Mjaft” ka ndërmend që të mbledhë sa më shumë firma studentësh dhe pedagogësh për t’i vërtetuar qeverisë se kërkesat e pedagogëve nuk kanë mbetur vetëm brenda kryeqytetit.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Pedagogët: E kuptojmë që dyfishimi i rrogave ndoshta është i pamundur. Por na thoni sa kohë dhe ç’përqindje rritjeje të presim

    Ministri-grevistë, ngrijnë bisedimet

    Tryeza e punës ka dështuar. Në fund të saj, pedagogët deklaruan se greva do të vazhdojë

    Elda Spaho

    Negociatat mes pedagogëve grevistë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financës, kanë dështuar dje. Madje bisedimet përfunduan shumë më të ftohta nga sa nisën. Asnjëra nga ministritë nuk u ka thënë pedagogëve ndonjë gjë konkrete, aq më pak afate, numra dhe data, edhe pse këta të fundit kanë deklaruar se nuk kërkonin dyfishimin e menjëhershëm të pagave. Grevistët kanë qenë shumë më të prerë kur ka ardhur puna tek autonomia e universiteteve. “Ligji është gati, mungon vetëm vullneti i Ministrisë së Arsimit për të na lënë të lirë të menaxhojmë punën dhe të ardhurat tona”, -tha shefi i profesoriatit të Universitetit Politeknik të Tiranës, Ismail Hoxha.
    ***
    Pas një gjysmë ore të humbur kot, gjatë së cilës drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Lartë në MASH, Agim Muçaj i ka pyetur vazhdimisht të ardhurit në e kishin mandatin e përfaqësimit të atyre që ishin futur në grevë, më në fund nisën bisedimet. Të cilat kanë qenë mjaft të tensionuara. Muçaj u ka kërkuar që t’i jepnin fund grevës dhe bojkotimit të mësimit, kurse pedagogët kanë këmbëngulur se, para kësaj, ministria duhet t’u jepte premtime konkrete. “Kërkesat tona janë të thjeshta. Duam autonomi të plotë, do të na e jepni apo jo? Duam kushte më të mira mësimdhënieje, a do të ketë investime dhe kur? Duam rritje rroge, sa do të presim për një gjë të tillë dhe sa do të jetë përqindja e rritjes”,-thanë Ismail Hoxha dhe Stavri Ristani.
    Për çështjen e rrogës, zëvendësdekani i Shkencave Sociale, Adem Tamo, ka patur një debat të shkurtër, por të saktë me drejtoreshën e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi. “E kuptojmë që ndoshta dyfishimi i pagës është i pamundur, por na jepni shifra të sakta, sa mund të na rritet ajo”, -pyeti Tamo duke kujtuar përqindjet e premtuara të ministrit, vit pas viti. “Ne jemi dakord me reformën në universitete dhe jemi gati që të ulemi dhe të bisedojmë”, -tha Dhëmbi duke shtuar se gjithsesi, fondi i pagave për vitin 2005 nuk linte vend për ndonjë rritje të madhe. “Ka patur disa lehtësira në politikën financiare ndaj biznesit”,-shpjegoi ajo. “Dhe përse duhet ta paguajmë pikërisht ne këtë politikë lehtësuese, unë nuk di që ndonjë vend të mbajë të vogla rrogat e stafeve akademike në emër të zhvillimit të biznesit”,-tha Tamo. Pyetjes së pedagogëve se kur mund të bëhej takimi konkret mes tyre dhe Ministrisë së Financave, Dhëmbi i është përgjigjur vetëm me një buzëqeshje.
    E paqartë ka qenë edhe përgjigja e drejtorit Muçaj në lidhje me autonominë e universiteteve shqiptare. “Ju premtojmë se do t’jua zgjerojmë autonominë financiare”, -tha ai, por pa dhënë as shifra dhe as data. Deri tani, shumicën e parave që universitetet mbledhin nga studentët e derdhin në buxhetin e shtetit. Me ligj, atyre u lihet vetëm një përqindje e vogël e këtyre të ardhurave, të cilat duhet të lëvrohen se s’bën brenda një viti akademik, ndryshe i kalojnë sërish buxhetit të shtetit.
    Pas përgjigjes së Muçajt se Ministria e Arsimit ishte e hapur për dialog dhe takime, pedegogët e kanë pyetur atë se kur do të bëheshin këto takime. “Na jepni data të sakta”,-thanë ata. Por drejtori i Arsimit të Lartë tha se më parë ata duhet të caktonin cilët përfaqësues do të dërgonin në këto takime. Të nxehur, meqë patën kujtuar se ishin ftuar në ministri për të marrë zgjidhje për kërkesat e tyre, përfaqësuesit e grevës janë çuar nga tryeza. “Kjo nuk ishte një tavolinë pune, këtu nuk u diskutua asgjë. Ne nuk lejojmë njeri të tallet me ne”, -tha njëra prej tyre, Flora Osmani. Prerazi ata kundërshtuan propozimin e Muçajt për të filluar mësimin.

    Çfarë kërkojnë pedagogët:

    -të mos ketë kufizime për pagesën e punës së kryer nëpërmjet orëve suplementare dhe kjo pagesë të mbulohet plotësisht nga buxheti i shtetit
    -dyfishimin e nivelit aktual të pagave për të gjithë punonjësit e universitetit
    të paguhen dhe të njihen si orë të plota praktikat, punët e laboratorit, konsultimet, provimet, recensat etj.
    -të përcaktohet statusi i profesorit
    -të përmirësohen ambientet dhe kushtet nëpër auditore

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Shkodra, dje 2 orë grevë paralajmëruese

    A.Dushi

    SHKODËR-Pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë zhvilluar sot një grevë paralajmëruese 2 orëshe. Ata kanë paraqitur dhe disa kërkesa si dhe kanë shprehur solidarizimin me kolegët e tyre të universiteteve të tjera. Në kërkesat e paraqitura përfshihet rishikimi nga Ministria e Arsimit e kritereve të pranimit në universitete. Pedagogët shkodranë kanë theksuar se nëse shikohet e arsyeshme që të hapen dyert e universiteteve për të gjithë, të rregullohet me ligj marrja në provim së paku e studentëve të viteve të para, dhe kjo të bëhet nga pedagogë jashtë universitetit ku paraqiten kandidatët për studentë, dhe të planifikohet efekti financiar i kësaj. Disa nga kërkesat e tjera të pedagogëve të Universitetit të Shkodrës janë që të paguhen të gjitha orët shtesë duke mos vënë kufi 45% apo 75%, të rriten pagat në një masë të konsiderueshme, të rishikohet sistemi part-time, të organizohen provimet në mënyrë të tillë që të mos bien mbi kurrizin e pedagogëve etj. Pedagogët kanë kërkuar të zhvillojnë një takim me përfaqësues të dikasterit të Arsimit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Gjithcka eshte ne rregull,mendoj te reagosh ndaj nje padrejtesie ,
    mirepo nje gje nuk e quej RREGULL dhe nuk e kuptoj dot,se ata qe MËSOJNË te tjeret me dicka te mire dhe te drejte ,vet e bejne te kunderten.
    Çfar ndodhe me studentin,ne nderkohe sa merren ata me hallet e veta?
    Paguan i gjori konviktin per keto jave,paguan hane e pine dhe ...pret.
    Çka pret?

    A nuk ka menyre tjeter per te protestuar mesimdhenesit tane?
    (tuj i perfshir ketu edhe ata ne Kosove qe protestojne per te njejtat probleme)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    MESUESIT E GJITHE SHQIPERISE PARALAJMEROJNE GREVEN E RE

    Ministri i Arsimit, Luan Memushi, u takua dje me perfaqesuesit e arsimit te ulet dhe te mesem ne perpjekje per t'i bindur ata te mos hyjne ne greve, duke ndjekur rrugen e profesoreve te universiteteve. Megjithese pedagoget kane bere thirrje me dhjetra here qe ministri i Arsimit t'i takoje per te degjuar kerkesat e tyre, Memushi i ka injoruar krejtesisht dhe duket se eshte i interesuar me shume per shkollat tetevjecare. I pyetur nga gazetaret se perse nuk eshte ne grupin e punes te ngritur nga qeveria pas greves se universiteteve, Memushi iu pergjigj: "Per mua mesimi vazhdon". Nderkohe, nje perfaqesi e shkollave tetevjecare te vendit ka paralajmeruar dje se do te nise nje greve pa afat nese qeveria nuk do te ndermarre hapa per rritjen e pagave te tyre. Nese nje greve e tille do te nise, kriza ne arsim do te marre permasa gjigante, deri ne kufijte e te pamenaxhueshmes. Pasi shqetesimet dhe problemet qe ngrene pedagoget duan nje pergjigje, impenjim e per me teper zgjidhje. Indiferenca dhe diplomacia tepelenase qe perdor sot Memushi perballe elites se kombit eshte irrituese. Per me teper as takimet e djeshme me perfaqesuesit e arsimit te ulet, nuk mundin dot ta shpetojne varken Memushi nga mbytja. Kriza e tij s'ka si te fshihet as pas arsimit te ulet kur dihet se dhe abetarja e hedhur sefundmi ne qarkullim ka patur mjaft kontestime nga qarqet akademike. Ne keto kushte per kryeministrin Nano do te ishte me e udhes te kerkonte largimin e ketij te fundit nese do ta rregulloje sadopak imazhin e shprishur te qeverisjes. Levizjet e zv/ministrave ne Arsim ngjajne me perpjekjen e deshtuar per t'i dhene shansin e fundit Memushit. Por dora e ngrohte e Nanos karshi vartesit Memushi me shume se zemergjeresi shpalos ne vetvete edhe krizen e mazhorances qe sic po e tregon me qendrimin e tij kryeministri i vendit varet nga vota e Memushit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Exclamation

    ------------------------------------------------------------------------------

    Rreth 706 mijë fëmijë dhe adoleshentë rrezikohen të ngelen jashtë kopshteve dhe shkollave. Pa mësim. Pas pedagogëve, edhe arsimtarët e kopshteve dhe shkollave kanë kërkuar rritje rrogash. Dje kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës si dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit kanë shpallur grevën. Kësaj here, jo thjesht për rritje pagash, por për mosrespektim kontrate kolektive. “Ne e kemi nënshkruar këtë kontratë në 4 shkurt 2004, me kryeministrin Fatos Nano. Atë ditë ai firmosi dhe pranoi që këtë vit pagat tona do të rriteshin 12% dhe se kjo rritje ishte veç asaj të indeksimit të çmimeve. Ky i fundit, sipas kontratës, ishte një rritje tjetër që i shtohej përqindjes së pagës. Por megjithëse viti 2004 po merr fund, arsimtarët kanë marrë vetëm rritjen e indeksimit të çmimeve që për këtë vit ishte 3.4%”,- thote Xhafer Dobrushi. Shifra e atyre që preken drejtpërsëdrejti nga kjo grevë, pra e fëmijëve të kopshteve dhe nxënësve, është me të vërtetë e madhe: 706 mijë. E thënë më qartë, më shumë se 20% e popullsisë së Shqipërisë.

    Kërkesat

    Kërkojnë që shteti të respektojë kontratën që ka firmosur me ta dhe t’u japë 12% e rritjes së rrogës, të mohuar për këtë vit. “Kurse për vitin 2005, meqë tani po diskutohet buxheti, ne kërkojmë që rritja e rrogës të jetë të paktën 15-30%”,-tha kryetari i konfederatës. Por rritjet e rrogës për vitin 2004 dhe 2005 janë vetëm dy nga tre kërkesat që mësuesit i kanë dorëzuar Ministrisë së Arsimit në rrugë zyrtare. Ata duan edhe miratimin e statusit të mësuesit dhe futjen e tij në rangun e nëpunësit civil, diçka e ligjëruar me kohë në vendet e tjera. Marrja e këtij statusi u jep të drejtën arsimtarëve që të paguhen të paktën me 335 mijë lekë të vjetra në muaj (rroga më e vogël e nëpunësit civil) dhe sipas shkallës së kualifikimit deri 535 mijë lekë të vjetra në muaj, aq sa është edhe rroga më e madhe e nëpunësit civil.
    Në Shqipëri ka më shumë se 38 mijë edukatorë kopshtesh, mësues të shkollave 9-vjeçare dhe të shkollave të mesme.

    Ditët e grevës

    Greva u shpall dje, gjatë takimit që dy sindikatat e arsimit parauniversitar ( Konfederata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit) patën me ministrin e Arsimit, Luan Memushi. “Por nesër (sot), ne do të paraqesim materialet e zgjeruara që argumentojnë grevën tonë në një konferencë për shtyp”,-shton Dobrushi. Sindikatat kanë vendosur që në datën 13 dhjetor të braktiset mësimi në të gjitha kopshtet dhe shkollat e Shqipërisë për një orë. Kjo do të jetë greva paralajmëruese. “Katër ditë më pas, pra në 17 dhjetor ne do të zhvillojmë grevë njëditore dhe nëse kërkesat tona, tërësisht të ligjshme dhe të mbështetura në kontratë nuk do të të plotësohen, shpejt do të vendosim një datë për t’u hedhur në një grevë të përgjithshme”,-tha kryetari i konfederatës.
    Sindikatat deklaruan se e kanë të sigurt mbështetjen e mësuesve në të gjithë Shqipërinë. “Në vendin tonë ka rreth 38 400 arsimtarë parauniversitarë, më shumë se gjysma e të cilëve janë anëtarët tanë”,-tha Dobrushi.
    Ministria e Arsimit nuk i ka quajtur të padrejta kërkesat e mësuesve dhe edukatorëve, por ministri Luan Memushi ka thënë gjatë takimit se rritja e rrogës kufizohet nga fondet e dhëna prej qeverisë. Sa për grevën që kërcënon të lërë pa mësim 706 mijë nxënës dhe për atë që ka lënë jashtë auditoreve rreth 40 mijë studentë, ai tha se kjo nuk do të thoshte se sistemi arsimor ishte në krizë. “Greva bëhen në plot vende të tjera, unë mund t’ju them shumë shembuj”,-deklaroi ai. Pa zënë në gojë emrin e ndonjë shteti. Dhe pa shpjeguar se ç’lidhje kishte kjo me grevat e papara që kanë plasur këtë fundviti në Shqipëri.

    ------------------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •