Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    14
    Ka dale dielli mbi atdhe
    Bash n'Shiroke ai ka qendru
    Ka dashte me pershndet nji mendje t'ndritur
    Po ka hik shpejt e s'ka qendru

    mendja ndritur ish thartu

    Ish thartu e kish marr bregun
    e atje nji gur kish hedh
    tash po turret gjith mileti
    qe njat gur kush po e nxjerr

    Qe njat gur kush po e nxjerr
    me vertetu mendjen e ndritun
    hej n'Shiroke a moret vesh
    ka le nji kric i pa lepimun.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Kam njohur personalisht Dritero Agollin dhe me ka treguar dicka mbi vendlindjen e tij Menkulas quhet fshati ku ai ka lindur ne devoll. Sinqerisht me ka habitur ai njeri me thjeshtesine e tij. Te them te drejten kur bej krahasimin midis Kadarese dhe Driteroit ky i dyti me magjeps se nuk eshte fallco por origjinal. Brenda kadarese fshihet hipokrizia qe jo pak here ai e ka shfaqur fuqishem.

    Kurre skam per ta harruar botimin e kadarese Dimri i madh. Personifikimin e hipokrizise se tij.
    kam pershtypjen se nuk e njeh domethenien e fjales HIPOKRIT. mua me duken me shume hipokrite Noli me Fishten, se Kadareja. sepse ata ishin prifterinj ne profesion dhe u morren me patriotizem. e nje prift patriot do te thote, hipokrizi. ngaqe zoti nuk njeh atdhe. zoti eshte unik e per te gjithe, koncepti sot. e pra ose me zotin ose me atdheun.

    ndersa kadarese i shkon cilesia KONFORMIST, me shume se tjeter gje.

    dikush e quajti "shkrimtar oborri". mendoj se kjo shprehje i shkon. por gjithashtu mendoj se nje shkrimtar I FAMSHEM nuk mund te mos jete shkrimtar oborri. molieri, gete, etj, ishin te tille, te gjithe piktoret e rilindjes italiane, da vinēi, mikelanxhejo, etj, spanjollet velaskuez, goyja, etj, ishin piktore oborri. kjo si pengoi me qene te medhenj, bile kjo i beri te medhenj.

    pse nuk paten kosovaret shkrimtare te madhesise se kadarese, po ata te merguarit pipa, etj, pse u bene asgje. e pra ngaqe s'kishin oborr ku te ciceronin.

    gjithashtu eshte e kuptueshme qe kadareja do i kendonte partise, komunismit, socializmit, te deklasuarve, etj. ky ishte peizazhi ne te cilin gjendej, te cilin NJIHTE ME MIRE. e per te shkruar nje veper te mire, duhet te shkruajme mbi ate qe njohim me mire, ndryshe s'ka.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Te ngresh Driterone mbi Kadarene sot do te thote qe Enver Hoxha i ka bere dicka gjyshes tende nga ana e babait dikur.

    Kadareja ne fakt do te ishte nje president i shkelqyer sot sikur ta linin rehat klanet Hoxhiste duke pushuar se akuzuar per bashkepunim me veten e tyre(sa ironike). Shume me i mire nga ky rockodum mojsi do te ishte. Sidoqofte eshte shume vone tani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kalemi : 27-11-2004 mė 11:54

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064

    Kadareu i Pafan

    nga: Gjeto Basho Muji

    Kadareu i ka marre tashma trajtat e ngurosuna t'nji Tyrannosaurus Rex t'kultures shqyptare post-komuniste: i plotfuqishem e i pamposhtun n'madhshtine e vet prej artisti, por filozofikisht i kaperxyem, pse i ka rranjet e veta n'nji epoke t'perndueme. Kushdo qi gjakon me e paraqite Kadareun si disident t'totalitarismit n'Shqypni (tue nise me Kadareun vete) po harron, e jo krejt pa dashje, se ky auktor a kene nji nga demiurget e lustres kulturale t'regjimit autarkik t'Hoxhes n'vitet gjashtdhete e shtatdhete, kur si poet laureat i ka kndue Partise s'Punes i se cilles ishte antar, i ka thure dithirambe diktatorit Enver Hoxha tue e ba personazh romanesh epike, dhe ma pas e ka transformue historine shqyptare n'mythologji romantiko-nacjonaliste, tue u ekspozue sa s'ka ma e tue u identifikue vetedijshem me shtazen. Nuk m'takon mue me e gjikue Kadareun pse ka veprue kshtu - por nuk po mundem me harrue se aj vete kurrsesi nuk e ka humbe rasen per me na kujtue e rikujtue t'taneve se bante pjese natyrshem n'nji elite a presidjum t'zgjedhunish, e cilla elite e nderrote permbajtjen mesatarisht ēdo dhete vjet: n'vitet gjashtedhete ishte elita komuniste-internacjonaliste e Patrick Lumumba-s; n'vitet shtatedhete ishte elita izolacjoniste-nacjonaliste e shtrengueme n'muret e kshtjellit e gati per m'u mbrojte kunder terrorit t'bardhe t'dhambve t'klasavet t'permbysuna; n'vitet tetedhete ishte elita oksidentalizante qi nisi me i zbute bythet n'avjonat e Rinasit n'pelegrinazh per me rizbulue Evropen... Per me mberrite n'vitet nandedhete, kur vendin Kadareut shkrimtar sqimatar e mitopojetik ia zuni Kadareu llafazan i politikes e mburracak i kafeneve t'Parisit; antar i nji elite tashma super-ekskluzive, t'perbame veē prej atij vete e tek-tuk ndoj bankjeri multinacjonal; me pak fjale, nji ithtar i vedvedit. Mue m'len gjithnji nji shije t'hidhet ky protagonizem i Kadareut publik, pse m'duket se nuk asht tue e ndihmue Kadareun krijues veprash t'nji force titanike; kot me e shtue se politikanti e eseisti nacjonalist e deri fashistoid Kadare asht nji xhuxhmaxhuxh pathetik, i krahasuem me shkrimtarin qi njofim; dhe se nuk asht rastesi qi liliputet po e gjejne aq t'lehte me e perqeshe Kadareun publik, e me ia perfole veset politike - por nuk kane mujte me ia rrxue vepren. Se edhe nevojtorja qi asht ba shoqnia civile n'Shqypnine e brekvet t'Fatos Nanos ia ka pranue Kadareut monologjet vet-shelbuese kaq natyrshem, si me kene faqe t'ilustrueme t'nji kalendari t'vjeter e t'dale boje, t'ngjituna me pshtyme te pasqyra tane pluhun. Kurrsesi nuk e kisha mendue, pra, se ma i madhi auktor shqyptar i epokes do t'rrezikote ndojhere me perfundue si pin-up n'banjat e ndyta t'plebejvet ma t'trashe qi ka pa ndojhere atdheu i t'dikurshmvet Ismajl Kemali, Luigj Gurakuqi e Faik Konica!

  5. #35

    Ma kadal bre Gjeto Bashe:

    Citim Postuar mė parė nga arun
    e ka transformue historine shqyptare n'mythologji romantiko-nacjonaliste


    Ne c'arsyetim bazohesh ti per te bere kete deklarate?
    Gjithashtu ku eshte e keqja ne kete mes?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 29-11-2004 mė 14:00
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    14
    Miku jem , o diell i sapolindur
    shkelqimi yt ka me i zvenit te tane

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    shkrimi nuk eshte i imi por une jam dakort me ate qe thote ai

    d.mth. kadareja i perket se kaluares kjo eshte e gjitha, nese nuk e kuptoni vazhdoni , se jeni, ok

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064

    edhe njehere per kadarene

    nga mefisto

    A eshte gjenial?

    E kam lexuar mire Kadarene e ndoshta me mungojne vetem shkrimet e tij te fundit. Veren qe shkoi lexova edhe "Qyteti pa reklama", liber ky i ndaluar si shume te tjere te autorit. Por me lind nje pyetje te ciles ju mund ti jepni nje pergjigje.

    A eshte me te vertete Kadare nje gjeni? Nqs po, ku?
    Shume ngaterrojne fakti qe ai eshte me pjellori, me i lexuari, me i perkthyeri me zotesine e nje shkrimtari.

    Ku qendron zotesia e tij?

    Ne poezi?

    Me duket se jo. Poezia e Kadarese eshte shume e "vjeter". Ai ka nje forme poezie te trajtuar qe ne Epin e Gilgameshit. Pra eshte dicka e sterkonsumuar. Vetem alegorine eshte i zoti te perdore. Apo duhet te kenaqemi se ai di te beje rrime?! Poezia eshte forma me madhore e te shprehurit te njeriut. Ajo duhet te jete e lirshme, e pa menduar, e vecante, rrenqethse. Poezia e bukur me 2 rreshta te trondit. Mjeda eshte mjeshter i sonetit. Lazgush Poradeci ka pershkrimet me fantastike. E s'po zgjatem ne Lorka, Rembo e Neruda.

    Ndoshta ne Proze?

    Ku shkelqen Kadareja, ne pershkrimet e natyres, vendeve, personave? A ka Kadare nje personazh qe te mbet ne mendje? Nje madam Bovari, nje Aureljano Buendia, nje lojtar bixhozi, nje lojtar shahu, qofte edhe nje Tom Sojer a lypsi apo malsorja e Migjenit, qe vijne sigurisht nga dora e nje gjeniu.
    Nuk mund te them se ekziston nje zhander i prozes ku ai shkelqen. Nuk mbaj mend as pershkrime ambjentesh qe te me kene lene pa mend. As djonje fantazi marramendse si te shkrimtarve amerikano-jugore, as momente ku te luhet me psiken shoqerore si te Goethe. Humor si te Twein-it, novela te Zweik-ut, tregime te Mopasan etj etj etj etj.

    I jap disa merita. Ka nje personazh "te pergjithshem" qe mund te jete populli ose tradita e popullit (te Prilli i thyer, ura me 3 harqe, kshtjella, dosja h, emblema e dikurshme etj.) kur ai trajton shpesh malsorin si personazh e si tradite komtare. Edhe pse eposin e kane shkruar te tjere para tij pra s'eshte shpikje e tij.

    Ka elemente antikomuniste te Kronika, dimri, shkaba, perbindshi, dhe jam krejt i bindur se eshte nje antikomunist i forte, por keta nuk do ta bejne disident sepse e ka dashte shume veten. Disidenti don me shume idene, mendimin e lire sesa veten e vet. Disidenti preferon te arratiset ose te perfundoje ne burg sesa te beje kompromis.


    nga mefisto

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    4
    Te nderuar shkrues dhe lexues te forumit, ne vecanti pro dhe kontra Kadare!
    Se pari po i drejtohem Shirokasit, si shkodran qe eshte, si bashkeshkodran me mire.
    Askush, nese ka pak ose shume njohuri letrare nuk i ka vene ne pyetje aftesite e shume poeteve, tregimtareve e vargjeshkruesve qe ju permendet. Secili ka vecantine e tij, secili influencat e kohes dhe te tokes ku ka jetuar (kujtoj ketu se shume prej tyre kane qene qe student ne kurbet). Kadareja eshte romancier, novelist dhe ndoshta me pak poet. Ne duhet te jemi krenar, qe nje popull relativisht i vogel (rreth 10-12 milion ne tere ruzullin) te kemi gjeni te tilla letrare. Por faktet nuk genjejne: Kadareja eshte i madh dhe mbi te gjitha shume i lexuar.
    Sa per pyetjen, a eshte Kadareja "arrogant apo jo" mundem vetem te them, se modestija e teper si e shume fshatareve ishkomunist e shkrimtare-medioker nuk ka c'te kerkoje te Kadareja. Ai eshte modern dhe nuk mund te ulet ne nivelin medioker, per t'ia bere qejfin gjithkujt. Ai ka nje nacionalizem te shendoshe dhe te mbeshtetur ne njohurite e tij te gjera persa i perket historise sone mijeravjecare e asa me te rese. (Kujtoj ketu disa punime publicistiko-letrare te autorit, per ato qe e njohin vepren e tij)
    Kadareja ka vleresuar, mund te thoja me plot gojen, deri ne qiell, sic themi ne shkodranet, Migjenin dhe Lasgushin. Ai ka dhene mendimin e tij te sinqerte per disa shkrimtaruca te tjere, te cilet ishin oportuniste e bejtaxhi.
    Ai kurre nuk ka kerkuar publicitet, se nuk ka nevoje per mburrje, ai ka aftesine letrare dhe kjo per mua eshte nje pike shume e rendesishme ne rralle te pare per te si intelektual.
    Ky eshte mendimi im per te, si njohese se paku qe 20 vjet e vepres se tij. Mitet jane te vdekur, kurse idhujt mund te jetojne akoma . Kadareja i ka te dyja. Shirokas mos harro, shkodrani thote: ke inat e foli hakun!
    Lexoni sa me shume e behuni sa me te ditur per token e te pareve, kjo eshte detyra jone si shqiptare. Shkrimtaret e mire dalin mbi uje, duam apo nuk duam ne.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    nga the classics

    FAKT

    Ismail Kadare eshte nje ish-agjent i SIGURIMIT TE SHTETIT me pseudonimin GJENERALI kete kush nuk e dinte e mori vesh

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •