Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 50
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    migjeni psh ja kalon, ka me force krijuese. besoj se do ti vij koha edhe atij nje dite. ndoshta si stendalit pas 100 - 130 vjetesh. drejtesia vonon kajhere po nuk harron.

    ps; kush mund te me thote nga ju cili eshte libri qe e beri te njohur kadarene dhe pse. aq me teper ai s'eshte romani me i arrire i tij.

  2. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Kam njohur personalisht Dritero Agollin dhe me ka treguar dicka mbi vendlindjen e tij Menkulas quhet fshati ku ai ka lindur ne devoll. Sinqerisht me ka habitur ai njeri me thjeshtesine e tij. Te them te drejten kur bej krahasimin midis Kadarese dhe Driteroit ky i dyti me magjeps se nuk eshte fallco por origjinal. Brenda kadarese fshihet hipokrizia qe jo pak here ai e ka shfaqur fuqishem.

    Kurre skam per ta harruar botimin e kadarese Dimri i madh. Personifikimin e hipokrizise se tij.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    kadareja mund te te duket ipokrit, ipotent, imoral, iracional bile dhe injorant, ngaqe ne fakt eshte me ARTIST.

    dhe mbi artin shih ēthote wilde: arti eshte forma e individualizmit me e pashoqe mbi dhe.

    kadareja dhe agolli, qendrojne mbi siperfaqe te ndryshme. ajo e kadarese ndodhet me siper, ndoshta prej rrethanash, por eshte me siper. duke qene e pozicionuar aty, ajo eshte edhe me e paqendrueshme, me e lekundur dhe e thyeshme. ka dhe me pak vend, si dhe te panumert kandidate, te gjithe duan te hypin ne te, prandaj ajo lekundet. duhet gjithe kohes me qene i kujdesshem si ujku, i instikshem si ai, gati per sulm, pa medyshje. ndryshe renia eshte e tmershme, prej lartesise ku ndodhet baza, kuptohet.

    ndersa agolli, poshte e ka karemin, kjo e ben te qete e babaxhan, te dashur e te kuptushem, tokesor pra.

  4. #14
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "Ardhja e Migjenit ne Letersine Shqipe"

    Dhe qe, nuk e di pse ne mendjen time , ne besimin tim (sigurisht naiv , ndoshta) e lexoj "MIgjeni solli letersine shqipe" Ndoshta prap prej naivitetit mua vazhdon te me duket se letersia fillon me migjenin!
    Pagan...

  5. #15
    Tesh per sa i perket Kadara si shkrimtar…
    Kane thane se Kadare eshte perfaqesus i kultures shqiptare, best seller etj etj. Sigurisht qe eshte perfaqesues i kultures shqiptare po vetem e te asaj te Realizmit Socialist perfaqesus i kultures Komunsite.
    Tani qe ne Shqiperi kane hy te gjitha rrymat letrare ai spo del me nje botim te bujshem me nje veper letrare te mirefillte te lire ashtu siq pretendon ai po edhe ashtu siq e deshirojne lexusit e vepres se Kadare. Ai eshte formu, rrite nen realizem socialist, por tani atij i mungon landa e pare per krijimiet e tia prandaj ne po presim dicka me te cilen ai te fitoje aq te pritunin NOBEL.

    Nga ana letrare per ''shume'' ai ka shkru libra te bukur,por ata ''shume'' jane njerezit e rinj lexuesit e Shqiperise Komuniste.Sa per poezite, nje poezi te njohur ka qe gjithe adoleshentet e kane ne goje dhe eshte ‘’MALL’’.
    Me tregoni nji perzonazh te krijume qe ju ka mbete ne mend kur mbaroni se lexumi librat e Kadarese…..nji pershkrim nji kalim dicka nga ana letrare artistike qe te laje njerezit me goje hape…..
    Libri ‘’Generali i ushtrise se vdekun’’ e bani te njohur filmin apo filmi bani te njohur librin.
    Sigurisht qe eshte shkrimtari me i mire mdhe e i lexuar qe kena, nqs per 30 vjet sistemi komunist lene n’harrese lirike si Lasgush Poradeci dhe i ve kemben Mitrush Kutelit.
    Asht anku Kadare se se kishte lirine me shkru dhe bile bile eshte edhe persekutu nga regjimi per idete e tia.Po tani qe eshte i lire me se merret apo me intervista……apo si e thame s’ka landen e pare….???
    Kam pershtrypjen se ai eshte vetem nje shkrues e jo nje shkrimtar nje krijues.Ai di tekniken e shkrimit po nuk ka talentin qe karakterizon shkrimtaret e vertete poetet e krijusit e medhenj te talentume.
    Kadarea asht thjesht nji shkrus i talentum e vlen shprehja 1 here talent e dhjete here pune e jo si gjenite e Letrsise nji here pune dhjete here talent.

    Miti Kadare asht vetem shkrimtar perfaqesus i njeriut te ri te ndertum me aq mund e djerse gjate viteve te komunizmit ne shqiperi po s’asht njeriu Shqiptar.Ai asht perfaqesus e shkrimtar i njeriut i ri i ndertume artificliasht nga vete ata qe donin nji Njeri te Ri te Kuq ....prandaj edhe sot e kesaj dite ai vahdon te adhurohet pelqehet lexohet e blehet nga ata qe e ngriten ne piedestale e nga ata qe mohojne akoma e kesaj dite shkrimtaret e tjere shqiptare.

    Ju qe flitini me aq pasion per Kadarene sa e njihni letersine Shqiptare ne teresi apo te kritikohet kadareja duket sikur ju hiqet nje cope mishi nga trupi juaj.Dini te bani nji analize apo kritike letrare te nje vepre.Kritika letrare s'do te thote qe eshte gjithnje pozitive.....dhe Kadarese po mundohemi ne kete teme te analizojme pse ''kritika letrare komunsite'' e mbivleresoi e tani qe mund te flitet lirshem te ri-behet kritika letrare e veprave te tija.
    S'me duket se eshte dicka e keqe te rishikohet Mitizimi dhe vepra letrare e nje autori nen nje prizem te ri

    ps.spo e shtoj dozen se kam pershtypjen se do me thoni tradhtar, revizionist, bajraktar e agjent i huaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shirokas : 22-11-2004 mė 06:20

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Kam njohur personalisht Dritero Agollin dhe me ka treguar dicka mbi vendlindjen e tij Menkulas quhet fshati ku ai ka lindur ne devoll. Sinqerisht me ka habitur ai njeri me thjeshtesine e tij. Te them te drejten kur bej krahasimin midis Kadarese dhe Driteroit ky i dyti me magjeps se nuk eshte fallco por origjinal. Brenda kadarese fshihet hipokrizia qe jo pak here ai e ka shfaqur fuqishem.

    Kurre skam per ta harruar botimin e kadarese Dimri i madh. Personifikimin e hipokrizise se tij.
    (ne mungese) nje ikone te vogel me ato duart qe duartrokasin...
    nuk e di se ēfare mund t'i shtoj kesaj... shume dakord

  7. #17
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Kam njohur personalisht Dritero Agollin dhe me ka treguar dicka mbi vendlindjen e tij Menkulas quhet fshati ku ai ka lindur ne devoll. Sinqerisht me ka habitur ai njeri me thjeshtesine e tij. Te them te drejten kur bej krahasimin midis Kadarese dhe Driteroit ky i dyti me magjeps se nuk eshte fallco por origjinal. Brenda kadarese fshihet hipokrizia qe jo pak here ai e ka shfaqur fuqishem.

    Kurre skam per ta harruar botimin e kadarese Dimri i madh. Personifikimin e hipokrizise se tij.
    Cfare kupton me fallco dhe origjinal? Kam pershtypjen se po jepen opinione nisur nga c'keni degjuar andej kendej. Une nuk di te kete shkrimtar me origjinal se Kadareja. Cfare hipokrizie ka "Dimri i Madh"? Pavaresisht nga personazhet ai eshte nje thriller shume terheqes. Nese Kadareja ka shkruar ne nje periudhe diktature kjo nuk eshte faji i tij. Une do ju sugjeroja te lexonit disa romane te Ismailit, pastaj te krijoni mendim. Une nuk e njoh fare Kadarene dhe as kam interes ta njoh. Thjesht njoh krijimtarine e tij (romanet dhe novelat me teper). Per mua ato jane perla. Kadareja nuk mbaron me "Dimrin e Madh" apo me "Gjeneralin e Ushtrise se vdekur". Mund t'ju sugjeroj "Pallati i endrrave" apo "Ura me tri Harqe" ose "Prilli i thyer" etj etj.

    Une nuk mbaj mend ndonje punetor te dalluar, traktorist apo kooperativist si personazh te Kadarese.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Une nuk mbaj mend ndonje punetor te dalluar, traktorist apo kooperativist si personazh te Kadarese.
    E ēfare tregon kjo?

  9. #19
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Per ato qe krahasojne Kadarene me Agollin,sdi cte them..ceshtje preferencash,pse jo dhe kulture letrare..

    shkrimin tend Shirokas e lexova me kujdes..dhe ne te ka vertet shume gjera te drejta qe ishpetojne nga syri nje admiruesi arti te mirfillte.e ke pare figuren e Kadarese ne nje kendveshtrim shume me te gjere,dhe ndoshta ndryshimi imadh me shume figura qe me teper se thjesht letrare kan qene patriotike per ne te ben ti vesh aq pikpyetje pyetjes "A duhet ta mitizojme Kadarene?"
    nuk jam dakort per mitizimin e nje figure,pavarsisht nga arritjet,se kurre sdo vlersohej objektivisht nga masat qe me teper se veprat lexojn komentet e interzistat por edhe te mohoj vlerat e verteta,te reduktoj ato dhjetra romane ne nje "gjenerali i ushtrise se vdekur" e ato qindra poezi ne nje "mall" sme duket e drejte..
    asaj listes se adis68 lart dua ti shtoj edhe disa nga romanet me te fundit te tij qe me kane pelqyer e lene vertet mbresa:
    "Spiritus"
    "Hija"-shenime te nje kineasti te deshtuar
    "Perbindeshi"
    "Vajza e Agamemnonit"
    "Prijesi"..etj..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga marsela
    ...asaj listes se adis68 lart dua ti shtoj edhe disa nga romanet me te fundit te tij qe me kane pelqyer e lene vertet mbresa:
    "Spiritus"
    "Hija"-shenime te nje kineasti te deshtuar
    "Perbindeshi"
    "Vajza e Agamemnonit"
    "Prijesi"..etj..
    Nuk diskutohet qe Kadareja ka shume lexues. Ai ne te njejten kohe eshte edhe shkrimtari me i njohur ne bote (shqiptar kuptohet). Vete fakti qe eshte propozuar per Nobel e tregon kete. Megjithate, behet fjale per pozicionin e Kadarese ne letersine shqiptare. Mendoj se suksesi i Kadarese lidhet me disa rrethana ndonjehere te rastit e ndonjehere te krijuara me zgjuarsi nga vete Kadareja. Edhe propozimi per ēmim nobel, qe shume fansa te Kadarese e perdorin si argument per madheshtine e tij, nuk eshte shume domethenes. Kur ia dhane ēmimin Nobel nje shkrimtari kinez para ca vitesh, qeveria kineze zyrtarisht e protestoi kete duke thene se ne kemi shkrimtare shume me te mire. Ai mund te jete me i njohuri por jo me i miri(mbase).
    Ka nje fakt:
    Kadareja eshte nje mit ne letersine shqiptare. Si e kuptojme kete? Mjafton te shikojme rreagimet qe behen kur Kadareja kritikohet.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •