Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1

    Mitizimi i Kadarese ne letersine Shqiptare.

    Flitet shume per te ''madhin'' te ''mrekullushmin'' ''gjenine'' e letrave Shqiptare Kadare.
    Mua me duket vetem nje mbivleresim i Kadarese nji mitizim i tij qe i duhej komunizmit per dhe duhet nje rivleresim pozites se tij ne letersine shqiptare.
    Publiciteti i kohes se komunizmit dhe auto-vleresimi-deklaratat e tij si desident, nuk jane te praranueshme pse reliteti eshte krejt ndryshe.
    Shqiperia ka shkrimtare shume me gjeniale e qe kane bere me te vertete letersi
    Po permend vetem Lasgush Poradecin,Mitrush Kutelin,Migjenin,Ndre Mjeden e at Gjergj Fishten si dhe vellezerit Frasheri po ju mund te thoni edhe shume te tjere.

    Si thoni:duhet nje rivlersim i pozites se Kadarese ne letrat shqipe nje ripozicionim i tij edhe duke pa se s'kemi vetem shkrimtaret e Shqiperise po edhe te Kosoves Malit te Zi Maqedonise etj.???

  2. #2
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    te gjithe ato shkrimtaret qe ke permendur ti jane shume te vlersuar padyshim po iperkasin periudhave te tjera kurse İsmail Kadare i perket letersise se diteve te sotme,asaj bashkohore dhe per cdo kohe eshte dikush qe te ben te ndjehesh krenar te thuash "eshte shqiptar"!
    Per mendimin tim eshte shkrimtari me imadh shqiptar sot per sot dhe per mua ivetmi qe e lexoj me kenaqsi te vecante.
    ai mitizimi apo "reklama"luan rol per dike qe se njeh letersine apo ska marre asnje veper te Kadarese ne dore..per ate qe e vlerson nje shkrimtar jo per vepren por per pozicionimin e tij politik.
    une i kam lexuar thuajse te gjitha veprat e tij dhe e vlersoj shume..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga marsela
    te gjithe ato shkrimtaret qe ke permendur ti jane shume te vlersuar padyshim po iperkasin periudhave te tjera kurse İsmail Kadare i perket letersise se diteve te sotme
    titulli i temes eshte: mitizimi i Kadarese ne Letersine Shqiptare
    nuk u ndala ne periudha kohe e rryma....UNE FLAS PER MITIZIMIN E TIJ NE GJITHE LETERSINE SHQIPE duke fillu qe kur kena ''formulen e pagezimit'' deri ditet e sotme e te permenda edhe autoret e 150 vjeteve te fundit.
    ATEHERE PSE KADARE TE MITIZOHET???kete dua te di???

    Kadare eshte reklamu si shkrimtar kjo dihet, e behet ketu e me shume se 30 vjet rekalami i tij si MIT i letersise Shqipe.Kultura e letersia e nje vendi sbehet me Mite.
    Nqs lexohet sdo te thote se edhe duhet te vleresohet...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shirokas : 20-11-2004 mė 07:51

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    Citim Postuar mė parė nga shirokas
    Kultura e letersia e nje vendi sbehet me Mite.
    ndodh pikerisht e kunderta: kultura, si ajo popullore ose individuale, s'eshte veēse mit.

    kjo do te thote qe dikush nga popujt ka per mit perendite greke, dikush krishtin, dikush allaun, buden, etj, ose dikush nga individet ka per mit kadarene, dikush shekspirin, dikush enver hoxhen, dikush britni spirs, dikush panajot panon, etj.

    pra i dashur diskutant mos kujto se duke shmangur mitin kadare, ti i shmangesh mitizimit, skllaverise se/prej mitit, i ēfaredoqoftshem ky. jo lal, mite te tjera, te reja ose te vjetra, do te pervetsosh e bile prapagandosh, shpesh pa dijenine tende.

    si dhe kur nje njeri kthehet ne mit, kjo tregon per madhesine e vepres se tij, majen ku ajo ngrihet si dhe domosdoshmerine qe paraqet ajo per shtresat popullore.

    sa me te larte (me te bukur) ta zgjedhesh mitin, aq me i larte e i bukur behesh dhe vete.

  5. #5
    Pagan:ke ndonje gje per te thene se pse ndoll nje mitizim i Kadarese ne letersine shqipe....me ose pa te drejte.....??
    Pse u be me kadarene e jo me nje person tjeter ky mitizim duke lene jashte nje mori autoresh e shkrimtaresh te tjere???
    Me nje gur nuk behet kalaja e vetem me Kadarene nuk krijohet kultura e letersia jone.....kete desha te thonja se nuk behet kultura jone me mite.Pse eshte marre vetem Kadareja.
    Here tjeter do te ishte me mire te CITOSH gjithe frazen e gjithe mendimin,mos u kap me nje fjale se nuk del kuptimi i postuesit keshtu.
    flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shirokas : 20-11-2004 mė 11:21

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    sikur t'ja beje vetes refleksionet qe mi ben mua, do ta kishe mesuar pergjigjen e pyetjes qe ti shtron. pavaresisht se fola mbi mitin dhe veēorite e tij e dhashe pergjigjen edhe per pyetjen tende se pse PIKERISHT kadareja e jo ndonje tjeter shkrimtar eshte mitizuar.

    ngaqe e ka vepren me TE NJOHUR vellaēko, e jo nga deshirat ose direktivat e dikujt (partise, enverit, sokratit, apo tonat).

    kadareja lal u njoh nga franca, e kjo e beri te njohur NGA MASAT popullore shqiptare. kjo e ktheu ne mit, aq i domosdoshem per popujt, pra edhe per shqiptaret.

    sepse po te me pyesesh mua, drejt me thone, une mbaj per me te madh (jo se kadareja por ne nivel bote) vellain tim, problemi vetem (dhe jo i vogel) se ai akoma s'eshte njoh nga kerkend si i tille, as nderkomtarisht, pra as shqiptarisht.
    nji keshtu.

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    kadare pervec faktit qe eshte shkrimtare shume i mire, arsyea pse mitizohet eshte se jo vetem ato qe e pelqejne shume ose pak, por sidomos ata qe duan ta zbresin nga fiku-fame,( e qe ketyre te fundit gjoja ne emer te dashurise per letersine, gjoja ne emer te dashurise se tyre per vlerat e vertete te letersise, dhe qe ne fakt shumice e ketyre as nuk ka kane aspak lidhje me letersine e jo me te dine , te mund te zbresin kadarene nga fama e te hypin nuk e di se ke). Lufta qe i ka shpallur kadarese kjo klase medioker, jo vetem qe nuk po e zbret kadarene nga fama , por po ben pikerisht kete qe po pyet ti shirokas, po e mitizojne!!!

  8. #8
    [QUOTE=Nqs lexohet sdo te thote se edhe duhet te vleresohet...[/QUOTE]

    Nqs lexohet eshte = vleresohet.

    Varet cfare kupton me mitizim. Une nuk e kuptoj cfare shtrohet si problem. Kadareja eshte shkrimtari shqiptar me i lexuar dhe ky eshte fakt.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    varet se per ēfare vleresimi behet fjale. tirazhi i madh i best selereve nuk tregon megjithate vlerat artistike te vepres. sasia bile eshte ne dem te cilesise. per rrjedhoje sa me shume popullor te behesh aq me E ULET, eshte vepra jote, aq me komerciale, mediatike eshte ajo.

    ne fakt vetem koha e ndan shapin nga sheqeri. bestseleret e mujit ose vitit s'jane asgje po te krahasohen me shitjen e shkrimtareve te medhenj Homer, Shekspir, Gete, Dostojevski, Balzak, etj. pra ne nje segment kohe me te gjere shohim te ndryshoje kuptimi i permases, i sasise.

    prandaj jane veē gjenite qe i rrezistojne kohes, bestselleret e vertete. ata per te cilet kurdohere njerezimi do te ket nevoje, domosdoshmeri.

    pra eshte heret me fol per mitin kadare, sa i madh e i gjere eshte ai, sa i ka rrenjet, sa do ti rrezistoje kohes. sikur te kishte nje tjeter personazh shqiptar ne arenen nderkombetare, per kadarene do te flitej sigurisht me pak, kjo do te bente qe edhe te studiohej vepra e tij me me qetesi, asnjanesi e distance. vetem keshtu do te vleresoheshin drejt permasat e saj.

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga shirokas
    Flitet shume per te ''madhin'' te ''mrekullushmin'' ''gjenine'' e letrave Shqiptare Kadare.
    Mua me duket vetem nje mbivleresim i Kadarese nji mitizim i tij qe i duhej komunizmit per dhe duhet nje rivleresim pozites se tij ne letersine shqiptare.
    Publiciteti i kohes se komunizmit dhe auto-vleresimi-deklaratat e tij si desident, nuk jane te praranueshme pse reliteti eshte krejt ndryshe.
    Shqiperia ka shkrimtare shume me gjeniale e qe kane bere me te vertete letersi
    Po permend vetem Lasgush Poradecin,Mitrush Kutelin,Migjenin,Ndre Mjeden e at Gjergj Fishten si dhe vellezerit Frasheri po ju mund te thoni edhe shume te tjere.

    Si thoni:duhet nje rivlersim i pozites se Kadarese ne letrat shqipe nje ripozicionim i tij edhe duke pa se s'kemi vetem shkrimtaret e Shqiperise po edhe te Kosoves Malit te Zi Maqedonise etj.???
    Nga menyra se si e fillon shkrimin "Flitet shume..." me le te kuptoj se Shirokas e ka krijuar opinionin per Kadarene nga te tjeret ose nga jashte dhe jo nga vetja. Nje njohje e tille per mua nuk eshte e mjaftueshme. Biles ne disa raste mund te jete edhe e gabuar. Kjo eshte me teper e vertete ne nje shoqeri qe sundohet nga mediat. Por jo ne Shqiperi. Po jap nje shembull banal: ka shume filma qe prezantohen si filma aksion dhe kur shkon i sheh kane vetem 5 minuta aksion dhe ti edhe mund te ikesh nga kinemaja pa e mbaruar filmin.

    Une per vete i kam lexuar pothuajse te gjitha romanet e Kadarese (por jo te gjitha poezite) thjesht nga shijet e mia dhe te gjithe i kam lexuar me nje fryme. Nese per ndonje autor tjeter duhet te mendohesha dyhere ose te merrja ndonje mendim, per Kadarene thjesht merrja librin dhe e lexoja.

    Vendin ne letersine shqiptare Kadareja e ka zene vete nuk ia ka dhene njeri.
    Mua nuk me shkon ndermend ndonje shkrimtar tjeter shqiptar qe te mund t'i afrohet Kadarese jo me te renditet perkrah tij.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •