Kam shume kohe qe nuk kam hyre ne forum per arsye personale. Kur hyra pash qe kishte ndryshime dhe te them te drejten me beri pershtypje "komuniteti protestant " nuk di nese ne shqiperi ekziston ky lloj komuniteti, ndoshta mund te me quani injorant por te pakten per ate qe Shqiperia njihet ky lloj komuniteti nuk ekziston, do te thoni ju qe ka Protestante ne Shqiperi...apsolutisht po, por a mund te me thoni se cilat jane kushtet per tu cilesuar nje grupacion "komunitet "? nese do te ishte kaq e thjeshte atehere shume me perparesi ne kete kane Bahaistet. Mendoj se jemi nde Forumin Shqiptar dhe jo ne ate Amerikan apo gjetke. I lutem operatoreve qe nese fjala ime eshte e drejte ta heqin kete forum, nese jo me miresjellje do te doja te me argumentoni ekzistencen e ketij lloj komuniteti te ri (jo zyrtar) ne Shqiperi
Krijoni Kontakt