Postuar mė parė nga Eni
Ide e bukur!
Por a eshte e realizueshme ?
Jam kurioze te di reagimin e shtetit grek ndaj deklarates se do te shperndahen 3-4 milione dokumenta nenshtetesie per maqedonet neper vendet fqinje !!!
Greqia s'njeh pakica kombetare, plus Maqedonine e ka "hale ne sy".
Kastriot : Ky qelbesira Bushkovski nuk ka ndermend te jape nenshtetesi per ndonje sllav qe eshte ne Greqi pasi ata sllavet e Greqise jo vetem qe jane "helenizuar"(greqizuar eshte me e sakte ne kendveshtrimin historik) por ata, duke pasur parasysh nivelet ekonomike te te dy vendeve, nuk jane te interesuar per kete pune. Ndryshe qendron puna ne Shqiperi.Ata Sllave maqedonas qe jane ne Shqiperi ose edhe ne Kosove synojne me marrjen e nenshtetesise maqedone pervec te tjerave permirsimin e gjendjes se tyre ekonomike ne baze te premtimeve te Bushkovskit dhe te tjereve mbas tij. Me anen e ketyre kollonave te pesta qeveria maqedone jo vetem mund te manipuloje rezultatin e zgjedhjeve qe vijne se shpejti,por edhe raportin e popullsise ne Maqedoni, sepse keta do te quheshin qytetare maqedonas me qendrim te perkohshem jashte shtetit.Kjo persa i perket qellimeve imediate.
Nenshtetesimi i sllaveve maqedonas ne Shqiperi ose Kosove ka edhe nje rendesi tjeter shume te madhe ne strategjine e shtetit maqedon ne rast se shqiptaret e Maqedonise e sjellin punen deri aty sa te kerkonin shkeputjen nga Maqedonia. Ne kete rast sllavet maqedone ne Shqiperi ose Kosove do te ishin karta me e pershtatshme per shtetin maqedon per tiu kundervene shkeputjes se shqiptareve sidomos ne pretendimet tokesore.
Nuk eshte se une jam me i zgjuari ketu dmth. ne Shqiperi per te kuptuar qellimet e politikes se shtetit maqedon te perfaqsuar kete rradhe me Bushkovsin,se kete e ka te qarte gjithkush edhe ne shtetin shqiptar respektivisht ne organet shteterore, qeveri presidence etj.Por per fatin e keq tonin asnje nuk reagon biles disa si Nano,Blushi(Keshilltar i Mejdanit???) e relativizojne deri e mbrojne veprimin e Bushkovskit si nje reagim te natyrshem sepse neve "i paskemi diskriminuar" maqedonet.
Sa per reagimin e shtetit tone, pervec institucionit te presidentit s'po shoh ndoenj reagim dinjitoz, qeveria justifikon ardhjen e deklaratat e Boshkovskit, opozita s'kam pare te beje ndonej deklarate.
Kastriot: Sa per reagimin e shtetit shqiptar shiko reagimin e kryeministrit deshtak Nano dhe do te bindesh qe shteti shqiptar reagoi por si gjithmone qysh prej te pakten 1997 reagoi ne menyre ANTISHQIPTARE.
Sa per presidentin vete, dhe reagimin e tij nuk kam c'te them tjeter vecse ai ishte sa per te lare syte dhe asgje me shume.
Se pari te lutem mos fillo te me tregosh ndonje perralle mbi "bemat" patriotike te tij e te paraardhesve te tij se i njoh mire(Une nuk do te mundem te pij aq uje edhe sikur te jetoj 100vjet sa vere e raki ka pire babai i tij ne shtepine tone dikur dmth para 1945)dhe se dyti mos na e prezanto reagimin e tij si te rregullt e dinjitoz.Presidenti eshte jo vetem perfaqsyesi i pere i shtetit shqiptar por ai eshte i pajisur me fuqi juridike dhe ekzekutive edhe ne baze te "kushtetutes" se sotme. Dhe mbi te gjitha ai ka komanden mbi forcat e armatosura te R.Sh. ku bejne pjese edhe forcat e kufirit por edhe Sh.I.Sh. "Reagimi" i tij ishte vetem sa per te lare syte dhe asgje me teper.
Ne te vertete une nuk kam pritur ndonje gje me shume nga ai por nuk mund te rrije dhe te hesht kur dikush tani mundohet te na shkruaje "kenge kreshnikesh" per "bemat"e presidentit.
...dhe kjo me gezon, te pakten t'i kthjejme syte nga presidenti.
Kastriot:Po te ishte presidente(gjinia femerore) dhe nja 50 vjet me e re ne moshe atehere do ti ktheja syte me kenaqesi andej nga thua ti.
Kastriot
Krijoni Kontakt