Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116

    Re: Pse jo ?

    Postuar mė parė nga Eni


    Ide e bukur!

    Por a eshte e realizueshme ?

    Jam kurioze te di reagimin e shtetit grek ndaj deklarates se do te shperndahen 3-4 milione dokumenta nenshtetesie per maqedonet neper vendet fqinje !!!

    Greqia s'njeh pakica kombetare, plus Maqedonine e ka "hale ne sy".


    Kastriot : Ky qelbesira Bushkovski nuk ka ndermend te jape nenshtetesi per ndonje sllav qe eshte ne Greqi pasi ata sllavet e Greqise jo vetem qe jane "helenizuar"(greqizuar eshte me e sakte ne kendveshtrimin historik) por ata, duke pasur parasysh nivelet ekonomike te te dy vendeve, nuk jane te interesuar per kete pune. Ndryshe qendron puna ne Shqiperi.Ata Sllave maqedonas qe jane ne Shqiperi ose edhe ne Kosove synojne me marrjen e nenshtetesise maqedone pervec te tjerave permirsimin e gjendjes se tyre ekonomike ne baze te premtimeve te Bushkovskit dhe te tjereve mbas tij. Me anen e ketyre kollonave te pesta qeveria maqedone jo vetem mund te manipuloje rezultatin e zgjedhjeve qe vijne se shpejti,por edhe raportin e popullsise ne Maqedoni, sepse keta do te quheshin qytetare maqedonas me qendrim te perkohshem jashte shtetit.Kjo persa i perket qellimeve imediate.
    Nenshtetesimi i sllaveve maqedonas ne Shqiperi ose Kosove ka edhe nje rendesi tjeter shume te madhe ne strategjine e shtetit maqedon ne rast se shqiptaret e Maqedonise e sjellin punen deri aty sa te kerkonin shkeputjen nga Maqedonia. Ne kete rast sllavet maqedone ne Shqiperi ose Kosove do te ishin karta me e pershtatshme per shtetin maqedon per tiu kundervene shkeputjes se shqiptareve sidomos ne pretendimet tokesore.
    Nuk eshte se une jam me i zgjuari ketu dmth. ne Shqiperi per te kuptuar qellimet e politikes se shtetit maqedon te perfaqsuar kete rradhe me Bushkovsin,se kete e ka te qarte gjithkush edhe ne shtetin shqiptar respektivisht ne organet shteterore, qeveri presidence etj.Por per fatin e keq tonin asnje nuk reagon biles disa si Nano,Blushi(Keshilltar i Mejdanit???) e relativizojne deri e mbrojne veprimin e Bushkovskit si nje reagim te natyrshem sepse neve "i paskemi diskriminuar" maqedonet.


    Sa per reagimin e shtetit tone, pervec institucionit te presidentit s'po shoh ndoenj reagim dinjitoz, qeveria justifikon ardhjen e deklaratat e Boshkovskit, opozita s'kam pare te beje ndonej deklarate.

    Kastriot: Sa per reagimin e shtetit shqiptar shiko reagimin e kryeministrit deshtak Nano dhe do te bindesh qe shteti shqiptar reagoi por si gjithmone qysh prej te pakten 1997 reagoi ne menyre ANTISHQIPTARE.
    Sa per presidentin vete, dhe reagimin e tij nuk kam c'te them tjeter vecse ai ishte sa per te lare syte dhe asgje me shume.
    Se pari te lutem mos fillo te me tregosh ndonje perralle mbi "bemat" patriotike te tij e te paraardhesve te tij se i njoh mire(Une nuk do te mundem te pij aq uje edhe sikur te jetoj 100vjet sa vere e raki ka pire babai i tij ne shtepine tone dikur dmth para 1945)dhe se dyti mos na e prezanto reagimin e tij si te rregullt e dinjitoz.Presidenti eshte jo vetem perfaqsyesi i pere i shtetit shqiptar por ai eshte i pajisur me fuqi juridike dhe ekzekutive edhe ne baze te "kushtetutes" se sotme. Dhe mbi te gjitha ai ka komanden mbi forcat e armatosura te R.Sh. ku bejne pjese edhe forcat e kufirit por edhe Sh.I.Sh. "Reagimi" i tij ishte vetem sa per te lare syte dhe asgje me teper.
    Ne te vertete une nuk kam pritur ndonje gje me shume nga ai por nuk mund te rrije dhe te hesht kur dikush tani mundohet te na shkruaje "kenge kreshnikesh" per "bemat"e presidentit.


    ...dhe kjo me gezon, te pakten t'i kthjejme syte nga presidenti.

    Kastriot:Po te ishte presidente(gjinia femerore) dhe nja 50 vjet me e re ne moshe atehere do ti ktheja syte me kenaqesi andej nga thua ti.




    Kastriot

  2. #12
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Sa per presidentin vete, dhe reagimin e tij nuk kam c'te them tjeter vecse ai ishte sa per te lare syte dhe asgje me shume.
    Per te lare syte apo duart kete nuk e di,
    por ai ishte i vetmi qe u prononcua i pari mbi deklarimet e Boshkovskit dhe kjo tregon se eshte i vemendshem ndaj ngjarjeve qe ndodhin ne Shqiperi.

    Dhe pare historine se si ka reaguar Meidani me pare, them se kjo eshte dicka pozitive.

    Me te ardhur ne pushtet ka kerkuar llogari ne institucionet perkatese shqiptare mbi ardhjen e ministrit maqedon ne Shqiperi, pra dicka ka levizur nga kahu pozitiv, aq me teper qe nuk beri nje justifikim si ai i Nano & Co. mbi "diskriminimin e pakicave maqedonase" nga shtei shqiptar...

    Mbi ate le t'i kthejme syte nga presidenti, kisha parasysh i nderuar figuren qe ai perfaqeson per shtetin shqiptar; e jo moshen apo sharmin e tij si mashkull.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Postuar mė parė nga Eni


    Per te lare syte apo duart kete nuk e di,
    por ai ishte i vetmi qe u prononcua i pari mbi deklarimet e Boshkovskit dhe kjo tregon se eshte i vemendshem ndaj ngjarjeve qe ndodhin ne Shqiperi.


    Kastriot:Po qe se ai do te ngeli aty dmth. vetem tek prononcimi ,atehere ka gjithkush te drejten te mendoje se reagimi i tij ishte "sa per sy e faqe" sic thote populli.Prononcimi i Nanos dhe te tjereve mbas tij duhet ti jepte shkas presidentin qe te reagonte per se dyti,dhe kete here kundrejt Nanos dhe te tjereve mbas tij.
    Kompromiset mund te kene vend psh. ne jeten politike te vendit por nuk kane vend kur vjen ne pyetje integriteti dhe sovraniteti i vendit.

    Dhe pare historine se si ka reaguar Meidani me pare, them se kjo eshte dicka pozitive.

    Kastriot: ne qofte se ne marrim per njesi matese Mejdanin atehere le ta qajme me lot shpresen se Moisiu eshte dicka tjeter.




    Mbi ate le t'i kthejme syte nga presidenti, kisha parasysh i nderuar figuren qe ai perfaqeson per shtetin shqiptar; e jo moshen apo sharmin e tij si mashkull.
    Kastriot: Te lutem mos i merr gjerat keshtu shabllon se ndryshe me duhet te mendoj qe ne lenden e letersise nuk ke pasur note te mire.




    Pershendetje

    Kastriot

  4. #14
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Ok

    marrim krahasim reagimet e Berishes ndaj vrasjeve te Peshkepise !!!

    E krahasova me Meidanin mqs ai ka qene paraardhesi i tij, dhe duke pare mosreagimet dhe heshtjet totale te paraardhesit ne disa raste, ku p.sh. po permend, "mosreagimi " i tij ndaj ngjarjeve te Himares me rastin e fushates elektorlae e ardhjes se ministrit grek per te bere propagande greke ne token shqiptare, nje rast i ngjashem ky me ate te Prespes me ministrin maqedonas.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Eni, cfare duhet te bente Berisha, ti shpallte lufte Greqise?????
    Cfare duhet te bente Berisha kur kur psh N.Ceka ne emer te delegacionit te koalicionit te majte shqiptar ne takimin me liderin e partise se koalicionit te majte dhe progresit N.Konstanopollos(grek) deklaronte me nje servilizem te ndyre se "Rruga jone per ne Evrope, kalon nga Athina" dhe se minoriteti grek ne Shqiperi eshte i rrezikuar ne eksistenzen e tij(?????) ose kur G.Pashko ne nje takim te organizuar nga komiteti i te drejtave te njeriut ne Kongresin Amerikan nen ndikimin e drejtperdrejt te lobit grek te perfaqsuar ne kete takim me famekeqin N.Gage(gazojanis)deklaraten e N.Gage se "te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi jane shume me te kufizuara nen regjimine Sali Berishes, sesa ishin nen regjimin e Enver Hoxhes"(?????) e vleresoi si realiste dhe vazhdoi te sillte "fakte te fresketa" ne mbeshtetje te kesaj deklarate dashkeqe??????????????????
    Berisha ishte ai qe te pakten e mori guzimin dhe e shpalli N.Gage person "non grata" si autor dhe financues te masakres se Peshkepise.
    Cfare do duhej te bente Berisha kur kryetari i komitetit te protestave ne Vlore A.Shyti ngrinte me 1 mars 1997 flamurin grek ne Himare, ose kur kryetari i bashkimit te intelektualeve vlonjate(?) P.Stefa deklaronte per te marre nenshtetesine greke se fshatrat shqiptare Narte dhe Zvernec jane fshatra greke????????
    Cfare duhet te bente Berisha kur me shume se 30 oficere te larte te ushtrise komuniste me ne krye ish-shefin e shtabit K.Mustaqin ishin vene ne sherbim te Sherbimit sekret grek dhe shume te tjere ishin punesuar ne Institutin e Rikthimit te Homogjeneve greke????????




    Kastriot

  6. #16
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Berisha

    te tregonte forcen, ate te bente me '97.
    A ishte kryekomandanti i Forcave te Armatosura te vendit ?
    Mbeti shteti si "jetim" ku minjte e kuq na ridolen nga gjirizet ku qene futur e rifilluan te pirit e gjakut shqiptar, qe po vazhdon prej '97 akoma e sot.

    Kulmi more, Nano serisht kryeminister i vendit !!!

    Berisha, u kujtua shume vone te vinte makinen ne levizje, shume vone, ingranazhi i ngjarjeve dhe vrasjeve ishte vene tashme ne levizje dhe s'ndalej.

    Do i Madh Zot e ky i riu, del burre me dy "r" e nuk behet kukull e qejfeve te partive politike ne vend.

    Une i qendroj akoma mendimit tim, qe reagimi i menjehershem i presidentit Moisiu, pas vizites se Boshkovskit ne Shqiperi, ishte pozitiv e per t'u pershendetur.

    Kot sa grindemi ne te dy ketu.
    Fakti eshte fakt, ai reagoi!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    E dashur Eni une jam me mendimin e Kastrioti per nje arsye te thjeshte sepse ai eshte presidenti i nje marreveshje ( Pazari) te fshehte qe askush se di se ku do ti dalin rrenjet. Persa i perket reagimit te tije une them se ai nuk do te shkoje me larg se nje informacion qe ai do marre nga mvartesit e tij. Se sa do te jete ai nje Shqipetar i kulluar do ta shohim me vone sepse une mndoj se duke qene nje President pazaresh ai do ta kete te pamundur te dale mbi ata qe e vune (Dyshoj se e gjeten pa grua dhe per hir te Xhoit). Per kete po te jap nje shembull te vogel. Perpara se ai te merte postin e tij zyrtarisht ai deklaroi se nuk do te dekretonte asnje Minister te KORRUPTUAR por pastaj ju dha portofolet me qejf te madh dhe pa asnje kundershtim. Une do te te thosha mos ndoshta asnjeri nga Ministrat qe u zgjodhen nuk ka qene ne Qeveri qe nga 1997 dhe per me teper ata ministra kane qene dhe ata jane qe jane perfolur, thjeshte kane nderuar Ministrite.
    instruktori

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Eni, une nuk e di a ke qene ti ne ate kohe ne Shqiperi apo jo, por une kam qene atje dhe e kam jetuar histerizmin qe perfshiu "fshataret" ane e nbane Shqiperise.
    Gabimi i berishes ishte (po ai nuk kishte nga ta dinte) qe nuk ma la mua nja 24 ore ne dore postin e presidentit se do te shihje ti se cdo te beja une me ata rrugacet e veshur me uniforma qe fryheshin duke terrorizuar njerezit dhe duke shkaterruar vendin.Nuk do tu bente fajde as Prodi e as Vranicki.
    Megjithate qe te mbetemi tek presidenti yt dhe te mos kalojme me tej, ti me kujton dicka te ngjashme me kete librin qe kam ne dore.
    Profesor Tibi eshte i mendimit se ne shoqerite islamike(Myslimane) njerezit jane shume te dhene dhe kerkojne gjithnje shpetim tek personi, dmth eksiston nje vecori qe i ben ata te dallohen nga te tjeret sepse kujtojne se u vjen shpetimi nga qendrimi i sundimtarit.Pra simbas prof.Tibit ne shoqerite myslimane fruhet jashte mase dhe roli i individit dhe si rrjedhin edhe gadishmeria per tju nenshtruar kesaj figure.
    Desha te dij se mos je edhe ti myslimane ose pa dashje ka ndodhur ndonje e e pabere ........


    Kastriot

    Ps: me keto rreshta une nuk kerkoj te ofendoj ata qe i perkasin besimit mysliman

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Boshkovski: Nė listat e votimit dhe maqedonasit e Shqipėrisė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Banorėt e Prespės pasi morrėn nėnshtetėsinė maqedonase nga Boshkovski u rregjstrituar prej tij si zgjedhės nė Maqedoni. Janė 3500 pjestarė tė minoritetit maqedonas nė Prespė qė Boshkovski ka dashur ti bėjė votues pėr zgjedhjet e 15 shtatorit. Pėrpjekja e tij ka gjetur kundėrshtimin e Ministrit tė Drejtėsisė sė Maqedonisė Ixhet Mehmeti.

    Boshkovski mė pas tha se do tė burgoste kolegun e tij ndėrsa Memeti tha se ishte kėrcėnuar me likuidim fizik se pse kishte penguar rregjistrimin e minoritarėve qė banonin nė Shqipėri si zgjedhės nė Maqedoni. Pėrplasja ka ndodhur mes njė ministri shqiptar dhe maqedonas. Boshkovski ėshtė i njohur tashmė nė Shqipėri me vizitėn e tij nė Prespė, ku premtoi shtetėsinė maqedonase pėr minoritarėt nė mėnyrė qė ata ta aktivizohen nė zgjedhjet e 15 shtatorit nė Maqedoni. Kėtė gjė ministri i Brendshėm, Lube Boshkovski, i quajtur nga politikanėt shqiptarė edhe "skifter", ėshtė pėrpjekur ta bėjė realitet. Kundėrshtimi ndaj veprimit tė tij ka ardhur nga ministri i Drejtėsisė sė Maqedonisė, Ixhet Memeti. Nė njė konferencė pėr shtyp mbajtur dje nė Shkup nga ana e tij, Memeti tha se dikasteri qė ai drejton ka zbuluar se nė njėsinė zgjedhore numėr 1 janė bėrė pėrpjekje tė jashtėligjshme pėr tė futur 3500 persona, tė cilėt nuk jetojnė nė Maqedoni. Ai ka cituar edhe ligjin maqedonas, duke thėnė se nėnshtetasit maqedonas nuk mund tė marrin pjesė nė zgjedhje nėse nuk banojnė brenda territorit. Memeti akuzoi direkt, Lube Boshkovskin, duke thėnė se ai i ka regjistruar 3500 persona, sikur jetojnė nė Maqedoni nė adresėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Sipas kėtij shėnimi tė 3500 personat pjesėtarė tė minoritetit maqedonas nė Shqipėri, banojnė nė godinėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė. Akuzės i ėshtė pėrgjigjur Boshkovski nė njė intervistė tė dhėnė nė Radio Evropa e Lirė. Agjensia maqedonase e lajmeve MIA, e cila informon pėr reagimin e ministrit tė Drejtėsisė sė Maqedonisė, Ixhet Memeti, jep edhe reagimin e Boshkovskit. Ministri maqedonas ka sulmuar menjėherė kolegun shqiptar tė kabinetit qeveritar, ku bėn pjesė edhe ai duke thėnė se "bėhet fjalė pėr njė komplot tė organizuar antimaqedonas qė vjen nga Kabineti i ministrit tė Drejtėsisė. Memeti ėshtė satelit i LSDM (parti maqedonase) dhe ai ka eliminuar 3500 shtetėsi maqedonase tė dhėna nė Prespė tė Vogėl". Boshkovski e quajti veprimin e Memetit "brutal", duke kėrcėnuar se pas zgjedhjeve parlamentare do ta arrestojė atė. "Ai ka imunitet dhe tani nuk mund ta arrestojmė, por pas skadimit tė mandatit tė tij ne shpresojmė se do ta arrestojmė", tha Boshkovski.


    Marre nga Ballkanweb


    Ps: Sic duket une nuk e pata gabim kur shkrojta me siper se per c'fare arsyesh do te mund ti perdorte Bushkovski "minoritaret" sllavo-maqedone.
    Nje gje eshte e qarte, qendrimi i autoriteteve shqiptare ne RSH. eshte me te pakten nje thike mbas shpine per shqiptaret ne Maqedini.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ultranacionalisti i Shkupit anullon vizitėn nė zonėn minoritare

    Prespė, urdhėr Rendit tė pengojė Boshkovskin

    Roland Beqiraj

    KORĒE

    Boshkovski provoi sėrish tė hynte nė Prespė. Disa lajmėrime nė Kallamas tė Korēės, ku banon minoritet maqedonas ishte njoftuar se ministri i Brendshėm maqedonas, Lube Boshkovski do vinte gurin e parė tė njė kishe tė re ortodokse qė do ndėrtohej.

    Policia e Korēės lajmėroi Ministrinė e Rendit dhe qė andej ėshtė dhėnė urdhėri pėr tė ndaluar nė kufi ardhjen e Boshkovskit. Ministri i Brendshėm i Maqedonisė qė pritej tė ishte dje nė Prespė duhet tė jetė njoftuar sepse ai nuk u shfaq nė kufirin mes Shqipėrisė dhe Prespės, si pak javė mė parė me eskortėn e tij. Nė cermoni ka marrė pjesė vetėm ambasadori maqedonas Nikovski. Boshkovski kishte tentuar pak ditė mė parė qė 3500 banorė tė Prespės t'i fuste si votues nė zgjedhjet e 15 shtatorit nė Maqedoni, por ai u pengua nga Ministri i Drejtėsisė sė Maqedonisė Ixhet Memeti. Vizita e Boshkovskit nė Prespė pritej tė ishte sėrish njė miting elektoral i tij nė prag tė zgjedhjeve.

    Prej disa ditėsh nė Kallamas ishin vėnė afishe tė mėdha ku njoftohej se dje do mbahej cermonia e fillimit tė punimeve pėr ndėrtimin e njė kishe. "Gurin e parė do e vendosė Boshkovski", thuhej nė afshie. Kjo mjaftoi qė policia dhe shėrbimi informativ tė "pushtonte" Prespėn. Mė pas ėshtė lajmėruar edhe Ministria e Rendit Publik dhe prej andej ka ardhur urdhėri qė policia e kurifit tė mos lejonte kalimin e tij. Asnjė leje nuk ishte paraqitur nė polici apo nė Ministri pėr kėtė vizitė nga ana e organizatorėve, por as organet e policisė lokale nė Prespė nuk kishin njoftim pėr kėtė. Kaq mjaftoi qė trau i kufirit nė pikėn e kalimit nė Goricė tė mbyllej, por Boshkovski nuk provoi tė vinte sėrish.
    Jam martuar002

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •