Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116

    Post Shkelje flagrante e integritetit dhe sovranitetit te Shqiperise

    Roland Beqiraj

    KORCE

    Mitingu qė Boshkovski zhvilloi nė Prespė ishte i paligjshėm. Kėshtu thuhet nga Drejtoria e Policisė sė Korēės nė lidhje me aktivitetin e zhvilluar nė fshatin Kallamas tė Prespės ku, pėrveē Boshkovskit, ishte edhe ambasadori Niko Ristovski, si dhe klerikė tė kishės maqedonase.

    Mungesėn e lejes pėr mitingun e zhvilluar nga Boshkovski e konfirmon drejtori i Policisė sė Korēės, Arben Dashi. Ai sqaron se policia ishte njoftuar vetėm pėr njė ftesė fetare tė pėrvitshme nė manastirin e kėtij fshati. Dashi thotė se pėr zhvillimin e kėtij mitingu ėshtė njoftuar Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė, zėvendėsministri i Rendit dhe Ministria e Jashtme. Pėr grumbullimin e provave tė mitingut tė paligjshėm drejtori i policisė, Arben Dashi, ishte nė Prespė dhe nė doganėn e Goricės. Ai sqaron se nė vendkalimin kufitar ėshtė zbatuar procedura e kalimit tė shtetasve. Pas marrjes sė njoftimit pėr ardhjen e Boshkovskit, tri orė para, nė Goricė shkuan drejtues tė Zyrės sė Kufirit. Nė bazė tė marrėveshjes sė dy ministrive u bė kontrolli fizik i armatimit personal tė truprojave qė e shoqėronin Boshkovskin, nė hyrje dhe nė dalje. Nė listėn paraprake figuronin 6 persona tė eskortės shoqėruese, por, sipas Zyrės sė Kufirit, kishte edhe shumė tė tjerė qė e kaluan kufirin si qytetarė tė thjeshtė, mes tyre edhe klerikė ortodoksė.

    Mitingu
    Fjala e Boshkovskit u prit me ovacione nga banorėt minoritarė. Burime policore tė pranishme nė kėtė miting bėjnė tė ditur se drejtues tė shoqatės "Drushtvo Prespa" dhe oratorė tė ndryshėm e njoftuan ministrin pėr atė qė ata e quajtėn diskriminim e tyre nga shteti shqiptar si nė arsim, infrastrukturė dhe nė simbolet kombėtare. Ata i kėrkuan Boshkovskit qė tė protesojė tek autoritete shqiptare, pasi ata e ndiejnė vetėn tė harruar nga "shteti" i tyre. "Ne, tha njė nga folėsit, kėrkojmė ato tė drejta qė kėrkojnė shqiptarėt nė Maqedoni, madje kėta tė fundit i stigmatizon, duke thėnė se janė mosmirėnjohės ndaj maqedonasve".

    Takimet
    Pas zhvillimit tė mitingut, Boshkovski dhe ambasadori maqedonas zhvilluan takime tė mbyllura me pėrfaqėsues tė pushtetit vendor tė zonės. Ndonėse nuk u bė e ditur ēfarė u bisedua, sekretari i "Drushtvo Prespa", Llazi Nikolla, tha se ishte biseduar edhe pėr projekte konkrete tė investimeve maqedonase nė kėto komuna, pėr ujėsjellės dhe energjitikė. Ndėrsa nė miting klerikėt maqedonas thanė se ka ardhur koha qė kisha e Prespės tė shkėputet nga kisha autoqefale ortodokse shqiptare dhe tė bashkohet me atė maqedonase, si dhe tė vendosėn nė administrimin e kishės sė Ohrit. Kėtė e konfirmon edhe Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Boshkovski nė kėtė miting u tha minoritarėve tė Prespės, qė, nė mėnyrė tė organizuar, tė kėrkojnė tė drejtat e tyre, tė rrisnin ndėrgjegjen kombėtare dhe tė mos e pėrcjellin nė heshtje diskriminimin dhe varfėrinė ku i ka lėnė shteti shqiptar. "Pasi ju jeni nė tokėn e atdheut tuaj", tha ministri i Punėve tė Brendėshme tė FYROM-it, Boshkovski.






    Edhe nje republike bananesh, diku ne pacifik a ne ndonje cep tjeter te botes,do te gjente forcen dhe mjetet per te parandaluar veprime te tilla diversioniste. Qeveritaret (kupto hajdutet) tane as qe e marrin mundimin per te nderrmare dicka qe te mund te parandalonin kete shkelje flagrante te integritetit dhe sovranitetit te Shqiperise.




    Kastriot

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Bushkovskin e ftoi shoqata minoritare

    Edmond Themelko eshte vetem nje 30 vjecar nga fshati Liqenas i qeshur dhe mikpries, por qe mban mbi shpatulla nje pergjegjesi te tille si ajo e kryetarit te shoqates "Drushtvo Prespa" per mbrojtjen e te drejtave te maqedonasve ne Shqiperi. Qe ne fillim te bisedes Themelko pohon se ministri i Brendshem maqedonas ka shprehur pa shume rezerva ato thenie qe jane publikuar dhe ne shtyp. "Ne nuk e ftuam si minister, por si nje personalitet qe ka dale hapur ne mbrojtje te kombit maqedonas kudo qe ndodhet", thote kreu i shoqates "Drushtvo Prespa". Ndersa pi pak i emocionuar nje birre "Skopsko" ai perpiqet te theksoje vazhdimisht qe popullsia e liqenasit te kete te drejta si minoritet dhe si njerez. "Nuk eshte e vertete qe Boshkovski ka ardhur pa njoftuar qeverine shqiptare,- shprehet Themelko, i cili per kete pohim mjaftohet tek ftesa qe shoqata e tij i ka drejtuar ministrit maqedonas. "Ketu koha ka ndalur", mesohet te jete shprehur me trishtim Boshkovski per Liqenasin dhe zonen e tij dhe kete e pohon bashkekombasi i vet qe drejton shoqaten per mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve maqedonase. Themelko thote se po levizet cdo gure qe te ndryshoje gjendja ne Prespen shqiptare. Zhvillojne shpesh takime me OSBE, organizatat per te drejtat e njeriut, institucionin e avokatit te popullit etj. Nje gazete me titullin "Prespa" botohet ne maqedonisht per kete zone nderkohe qe keto dite pritet te filloje aktivitetin edhe nje radio private qe do te degjohet ne 4 fshatrat e zones se Liqenasit. Por edhe keto nisma kane nje shtytje e mbeshtetje financiare nga ana e Maqedonise apo "diaspora maqedonase", sic e cileson Themelko. "Keta kane krijuar shume lehtesira per ne,- shprehet ai,- duke patur parasysh qeverine e drejtuar nga Gjeorgjevski". Per te pak rendesi ka nese ministri i Brendshem maqedonas Boshkovski ka luajtur apo jo me karten e nacionalitetit gjate vizites ne Liqenas, karte te cilen mund ta shfrytezoje per fushaten elektorale ne vendin e tij. Themelko tregohet me se i kenaqur qe vijne ndihma dhe kane mbeshtetje e premtime ne rritje nga Maqedonia dhe qe policia shqiptare kete here nuk krijoi asnje pengese per viziten e Boshkovskit dhe delegacionit maqedonas. "Per here te pare ne festuam 99 vjetorin e clirimit te Maqedonise, festen kombetare te saj ketu ne Liqenas ne diten e Shen Marenes", thote Themelko duke justifikuar keshtu ne nje fare menyre edhe viziten private te Boshkovkit.





    Ky shkrim i marre nga "koha jone" shpjegon dicka me shume mbi qendrimin e qeverise (klikes tradhtare) te Shqiperise.



    Kastriot

  3. #3
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "E verteta e vizites se Boshkovskit"

    "E verteta e vizites se Boshkovskit"



    Ministria e Puneve te Jashtme e cileson nje "vizite private" ardhjen ne fshatin Liqenas, te ministrit te Brendshem maqedonas, Lube Boshkovski. Kerkohen sqarime nga Shkupi per mosnjoftimin, ndersa ambasadori Nikovski nuk ndodhet ne Tirane. Shmanget nota e protestes



    Elton METAJ



    Vizita ne fshatin Liqenas, te qarkut te Korces, e ministrit te Brendshem maqedonas, Lube Boshkovski, ka nxitur nje reagim, jo vetem te shtypit, por edhe te autoriteteve shqiptare, per te sqaruar nese behet fjale ose per shkelje te rregullave. Me 30 korrik, ministri i Brendshem maqedonas, i ftuar nga Bashkimi i Maqedoneve ne Shqiperi, nje shoqate qe grumbullon tre shoqata te tjera te minoritetit maqedon, ka marre pjese ne nje feste fetare te banoreve te zones se Prespes. Perurimi i nje kishe ne fshatin Liqenas, ka qene edhe arsyeja zyrtare e vizites se Boshkovskit ne Shqiperi. Ndersa, gjate takimeve me minoritetin maqedon, anetari i qeverise se Gjeorgjevskit ka premtuar me teper vemendje nga Shkupi per zonen e Liqenasit. Duke permendur edhe mundesine e rritjes se investimeve, per te shmangur varferine. Nderkohe, Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, sipas shtypit te perditshem, mesohet te kete kerkuar nje sqarim te rrethanave ne te cilat eshte zhvilluar vizita e ministrit maqedon ne Liqenas. Vizite gjate se ciles, Boshkovski ka qene i shoqeruar edhe nga truprojat e tij te armatosura.



    Ministria e Puneve te Jashtme e ka klasifikuar dje si nje "vizite private" pranine pak dite me pare ne Prespe, ne zonen e minoritetit maqedonas, te ministrit te Brendshem te Maqedonise, Lube Boshkovski. Sipas burimeve nga Drejtoria e Ceshtjeve Rajonale ne Ministrine e Jashtme, ministri Boshkovski ka marre pjese ne festen e zones se Prespes, i ftuar nga shoqata "Bashkimi i Maqedoneve ne Shqiperi". "Boshkovski ka hyre ne Shqiperi si qytetar i thjeshte", shprehen burimet diplomatike. Ai ka mberritur ne piken e kalimit te kufirit ne Gorice, i shoqeruar edhe nga truprojat e tij te armatosura. Autokolona e makinave, ne te cilen ndodhej edhe zyrtari i larte i Shkupit, eshte ndaluar nga forcat e policise shqiptare. Vetem pas kontakteve telefonike me Ministrine e Rendit Publik ne Tirane eshte lejuar qe ministri i Brendshem i shtetit fqinj te vazhdoje udhetimin drejt Liqenasit, ne qarkun e Korces. Burimet e Ministrise se Jashtme shprehen se po punohet per sqarimin e asaj qe ka ndodhur, ndonese gjate takimit me minoritetin maqedonas, Boshkovski mesohet te mos kete bere deklarata te ashpra antishqiptare. Megjithate, autoritetet diplomatike shqiptare pranuan se nuk kane patur dijeni me pare per nje vizite, qofte edhe private ne Shqiperi, te anetarit te qeverise se Shkupit. Per kete zyrtare te Ministrise se Puneve te Jashtme kane kerkuar te dhena per mosnjoftimin nga autoritetet maqedonase. Drejtues te Drejtorise se Ceshtjeve Rajonale kane tentuar edhe nje takim me ambasadorin maqedonas ne Tirane, Risto Nikovski. Por ky takim nuk eshte realizuar, pasi diplomati maqedonas nuk ndodhej ne Tirane, por ne vendin e tij per festimet e Festes Kombetare, qe njihet me emrin "Dy Ilindene". Megjithate, gjate takimit te diteve te ardhshme, zyrtaret e Ministrise se Jashtme pritet t'i paraqesin pales maqedonase shqetesimin e Tiranes zyrtare per kete "shkelje emocionale". Kjo zgjidhje duket se do te shmange berjen e nje note zyrtare proteste.



    Megjithate, burimet diplomatike kane minimizuar permasat e ngjarjes, krahasuar edhe me incidentin e 10 diteve me pare, kur nje patrulle ushtarake maqedonase hyri rreth 300 metra ne token shqiptare dhe plagosi nje bari nga zona e Librazhdit. Edhe atehere ambasadori maqedonas ne Tirane, Nikovski, kishte refuzuar te takonte ministren e Jashtme, Arta Dade. Ndersa, gjate takimit dypalesh te eksperteve, pala maqedonase nuk ka pranuar, qe ushtaret e saj te kene hyre ne token shqiptare, duke pretenduar te kunderten.



    Ardhja ne Shqiperi e ministrit te Brendshem maqedonas, Lube Boshkovski, duket se perben nje tjeter incident ne marredheniet Tirane-Shkup. Autoritetet e Ministrise se Jashtme kane theksuar se sidoqofte kjo nuk do te ndikoje ne frymen qe synon t'i jape Tirana zyrtare marredhenieve me Maqedonine.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 08/05/2002

    Keta komunistet te bejne qe te kesh turp ti thuash vetes shqiptar.

    Me te tall Maqedonia e jo vetem por te vrasin maqedonasit ne territor shqiptar e qeveria as note proteste nuk ben.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Mema: Gjithcka sipas rregullave

    Mema: Gjithcka sipas rregullave



    Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Bilbil Mema, shpjegoi dje se jane ndjekur te gjitha procedurat e parashikuara per ardhjen ne Shqiperi te ministrit te Brendshem maqedonas, Lube Boshkovski. I pyetur nga "Korrieri", Mema tha ne linje telefonike se ishte njoftuar nga drejtori i Policise se Korces, se ministri Boshkovski do te zhvillonte nje vizite private ne zonen e Prespes. Drejtori i Pergjithshem i Policise mesohet t'i kete kerkuar vartesit te tij respektimin e te gjitha procedurave te parashikuara per nje vizite te tille. Ashtu sic ishte njoftuar, ministri Boshkovski ka mberritur ne piken kufitare te Gorices, i shoqeruar nga dy truprojat e tij, te armatosur me pistolete. "Ata kane regjistruar armet ne kufi dhe kane vazhduar intinerarin e parashikuar", thote Mema. Nderkohe, nga policia lokale jane marre masa per te shmangur cdo problem te mundshem dhe ne distance eshte vendosur nje furgon me 8 police i grupit te gatshem te Drejtorise se Policise se Korces. Ata kane ruajtur ne distance aktivitetin e ministrit maqedonas. Sipas Memes, e njejta procedure ndiqet edhe ne rastin e nje vizite te nje ministri shqiptar jashte vendit. Nderkohe, lidhur me zhvillimin e nje mitingu ne fshatin Liqenas, kreu i policise sqaroi se nuk ishte dhene leje dhe nuk kishte patur nje miting te tille. Ai eshte shprehur se u takon strukturave diplomatike dhe sherbimit sekret te shqyrtojne nese ne takimet e zhvilluara jane hedhur parrulla antishqiptare.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 08/05/2002
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Moisiu: Pse Boshkovski u lejua tė hyjė nė Shqipėri i armatosur

    Presidenti ka kėrkuar tė dijė nėse ėshtė dhėnė leja pėr kėtė vizitė, dhe pėrse janė lejuar njerėz tė armatosur ta shoqėrojnė atė brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Me njė eskortė prej 8 veturash dhe i shoqėruar me njerėz tė armatosur Boshkovski, ka ndėrrmarė njė fushatė antishqiptare nė fshatin Liqenas tė Korēės

    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, i ka kėrkuar dje qeverisė njė raport tė hollėsishėm rreth hyrjes sė ministrit tė Brendshėm tė Maqedonisė, Lube Boshkvskit nė territorin shqiptar, si dhe pėr deklaratat qė ky i fundit ka bėrė pėrpara minoriteteve nė Prespė. Presidenti ka kėrkuar tė dijė nėse ėshtė dhėnė leja pėr kėtė vizitė, dhe pėrse janė lejuar njerėz tė armatosur ta shoqėrojnė atė brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Me njė eskortė prej 8 veturash dhe i shoqėruar me njerėz tė armatosur, Boshkovski, ka ndėrrmarė njė fushatė elektorale nė fshatin Liqenas tė Korēės. Lube Boshkovski ka shfrytėzuar festėn fetare tė pėrvitshme tė banorėve minoritarė tė zonės. Sipas asaj ēfarė ka deklaruar qeveria maqedonase, qėllimi i vizitės ka qenė inagurimi i njė kishe nė kėtė fshat, i ngritur me fondet e banorėve tė zonės.

    "Mos pranoni diskriminimin qė po ju bėn shteti shqiptar". Ky ishte apeli qė ministri i Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, Lube Boshkovski, bėri pėrpara minoritarėve maqedonas nė Prespė gjatė vizitės sė tij tė para dy ditėve. "Kėrkoni nė mėnyrė tė organizuar tė drejtat, rrisni ndėrgjegjen kombėtare dhe mos pėrcillni nė heshtje diskriminimin dhe varfėrinė ku ju ka lėnė shteti shqiptar", pasi ata jetojnė nė tokėn dhe atdheun e tyre, mėsohet tė ketė thėnė Boshkovski nė Prespė. Nuk kanė vonuar reagimet nė Tiranė, ku mė i ashpėr ka qenė Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Ky i fundit, duke e cilėsuar vizitėn e ministrit tė Brendshėm maqedonas si njė "shkelje flagrante tė sovranitetit tė Shqipėrisė", kėrkoi njė raport tė hollėsishėm nga Kryeministri Nano, ministri i Jashtėm Meta dhe ministri i Rendit, Luan Rama. Gjatė vizitės sė tij, Boshkovski shoqėrohej nga njė eskortė prej 8 automjetesh me njerėz tė armatosur, i shoqėruar dhe nga disa anėtarė tė stafit tė tij, pikėrisht nė ditėn e votimit tė qeverisė shqiptare nė parlament. Deri tani, nuk ka asnjė qėndrim nga Tirana zyrtare pėr incidentin nė fjalė. Burime zyrtare brenda qeverisė, thanė se po analizohet nė mėnyrė tė hollėsishme situata, ndėrkohė qė reagimi duhej tė ishte i menjėhershėm, tė paktėn pėrsa i pėrket fushatės propagandistike tė Boshkovskit. Incidenti i ndodhur brenda kufirit shqiptar, pėr mė tepėr i iniciuar nga njė personalitet i lartė zyrtar i shtetit fqinjė, ėshtė njė shkelje e hapur e konventave ndėrkombėtare. Nga ana tjetėr, akoma nuk dihet se pėrse vizita e ministrit maqedon, nuk ėshtė lajmėruar qė mė parė, pasi bėhet fjalė pėr njė vizitė tė njė zyrtari tė lartė maqedon, dhe pėr mė tepėr i shoqėruar nga njė numėr i madh personash tė armatosur.

    Megjithėse kanė kaluar mė shumė se tre ditė nga skandali i ministrit tė Brendshėm maqedonas, deri tani nuk ka pasur asnjė reagim nga qeveria shqiptare. As ministria e Rendit, as ministria e Jashtme dhe as kryeministri nuk kanė reaguar ndaj deklaratave antishqiptare tė Boshkovskit tė bėra nė tokėn shqiptare. I vetmi qė ka reaguar ka qenė institucioni i Presidencės si dhe deputeti Tepshi, i komisionit tė Jashtėm parlamentar.

    A.Maho


    RD

    Kush genjen Presidenti apo zevendesministri i rendit?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Kush genjen ???
    Po kush po e merr vesh aty se kush genjen.Nje gje eshte e qarte;
    Shqiperine e qeverisin nje grup hajdutesh dhe antishqiptaresh se ndryshe nuk ka se si te shpjegohet guzimi i autoriteteve maqedone qe pak kohe me pare gati e humben Shkupin nga 200 anetare te UCK.

    Detyra e presidentit nuk eshte vetem te kerkoje raporte nga organet perkatese por si perfaqsuesi me i larte i shtetit shqiptar ai duhet te mbaje qendrim dhe ta denoje haptazi jo vetem kete shkelje flagrante te integritetit dhe sovranitetit te Shqiperise por edhe fajtoret nga pala shqiptare. Ku ishin SHISH dhe organizma te tjera kompetente ne kohen kur ky palo maqedonas shkelte ne menyre flagrante sovranitetin e shtetit shqiptar?
    Si kaloi eskorta e tij pa u kontrolluar ne kufirin shqiptar dhe ku ishin kufitaret shqiptare qe lejuan qe ai me eskorten e tij te armatosur te hynte ne Shqiperi pa u kontrolluar??

    Ketyre pyetjeve duhet ti japi pergjigje administrata shteterore dhe presidenti shqiptar.







    Kastriot

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Kush genjen ???
    Po kush po e merr vesh aty se kush genjen.Nje gje eshte e qarte;
    Shqiperine e qeverisin nje grup hajdutesh dhe antishqiptaresh se ndryshe nuk ka se si te shpjegohet guzimi i autoriteteve maqedone qe pak kohe me pare gati e humben Shkupin nga 200 anetare te UCK.

    Detyra e presidentit nuk eshte vetem te kerkoje raporte nga organet perkatese por si perfaqsuesi me i larte i shtetit shqiptar ai duhet te mbaje qendrim dhe ta denoje haptazi jo vetem kete shkelje flagrante te integritetit dhe sovranitetit te Shqiperise por edhe fajtoret nga pala shqiptare. Ku ishin SHISH dhe organizma te tjera kompetente ne kohen kur ky palo maqedonas shkelte ne menyre flagrante sovranitetin e shtetit shqiptar?
    Si kaloi eskorta e tij pa u kontrolluar ne kufirin shqiptar dhe ku ishin kufitaret shqiptare qe lejuan qe ai me eskorten e tij te armatosur te hynte ne Shqiperi pa u kontrolluar??

    Ketyre pyetjeve duhet ti japi pergjigje administrata shteterore dhe presidenti shqiptar.







    Kastriot

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    Njė parti maqedonase zbulon letrėn sekrete "pėr dhėnien e nėnshtetėsisė"

    Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisė nėpėrmjet shėrbimeve tė veta ka ardhur deri tek njė letėr sekrete e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nė tė cilėn parashihet qė deri mė 3 gusht personave me prejardhje maqedonase qė jetojnė jashtė shtetit t'u jepet nėnshtetėsia dhe letėrnjoftimi. Kėtė njoftim e ka bėrė tė ditur nėnkryetari i kėsaj partie Nikolla Popovski, - thoshte dje nė njė njoftim tė saj Qendra pėr Informim e Kosovės. Sipas kėsaj partie, ky akt ėshtė tentim pėr falsifikimin e zgjedhjeve tė 15 shtatorit dhe kjo ėshtė vepėr penale. Ministri i Punėve tė Brendshme, Lube Boshkovski nuk e ka mohuar kėtė, duke shtuar se nė tė ardhmen Maqedonia do tė shpėrndajė 3-4 milionė nėnshtetėsi personave qė kanė prejardhje maqedonase dhe qė jetojnė nė shtetet fqinje, si nė Shqipėri, Bullgari, Greqi, Serbi dhe nė Vojvodinė dhe nė veēanti dhėnia e nėnshtetėsisė goranėve qė jetojnė nė Kosovė!. Ai ka shtuar se deri mė sot kėtij grupi tė personave u janė dhėnė rreth 10 mijė nėnshtetėsi
    Vizita e Ministrit tė Brendshėm maqedonas, Lube Boshkovski nė Prespė ka shkaktuar reagime tė ashpra. Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, ka kėrkuar sqarimin e rrethanave rreth futjes sė ministrit dhe truprojave tė tij tė armatosura nė territorin e Shqipėrisė dhe mbajtjen e njė mitingu para minoritetit maqedonas atje, me ē'rast u ka thėnė atyre: "Mos harroni diskriminimin qė po ju bėn pushteti shqiptar, kėrkoni nė mėnyrė tė organizuar tė drejtat tuaja, rrisni ndėrgjegjen kombėtare dhe mos pėrcillni nė heshtje diskriminimin dhe varfėrinė ku ju ka lėnė shteti shqiptar",- ka thėnė Boshkovski.
    Vizita e Boshkovskit ka shkaktuar reagime tė ashpra edhe tek politikanėt shqiptarė nė Maqedoni. Deputeti Aziz Pollozhani dhe njė nga pėrfaqėsuesit e Shkupit nė Kėshillin e Evropės nė Strasburg pėr "Dojēe Velen" ka deklaruar se njė ministėr ka tė drejtėn tė vizitojė shtetin tjetėr, por njė person i tillė nuk mund tė pėrdorė territorin e huaj pėr tė promovuar idetė qė janė nė kundėrshtim me interesat e dy vendeve.
    Ndėrkaq, zėdhėnėsi i Partisė VMRO-DPMN tė cilės i pėrket edhe ministri Boshkovski, i pyetur se pėrse ai kishte shpėrndarė dokumente nėnshtetėsie pėr minoritetin maqedonas qė jeton nė Shqipėri, deklaroi se kinse nga qenka ide e Maqedonisė qė kėtyre shtetasve pa marrė parasysh se ku jetojnė, pra edhe nė Shqipėri t'u jepet nėnshtetėsia dhe dokumentet e udhėtimi.











    Perbukuri. edhe Republika e Shqiperise le tu japi shqiptarve te Maqedonise pa perjashtim nenshtetesine shqiptare dhe keshtu edhe te drejten e perfaqsimit te tyre ne parlamentin shqiptar.

    A nuk jane te zotet shqiptaret te perdorin te pakten te njejtat arme si kundershtari????
    Cili eshte qendrimi i administrates shqiptare ne lidhje me kete ceshtje????
    Perse heshtin qeveritaret ne Shqiperi????
    Mos don te thote kjo se mbasi u shiten njehere tek greku tani kane gjetur nje treg te ri per tu vetshitur ne Maqedoni????




    Kastriot

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nano: Boshkovski ka tė drejtė, e kemi diskriminuar minoritetin maqedonas

    Blushi deklaroi se komentet e tij ishin zyrtare e se Boshkovski nuk pėrbėnte njė incident nė marrėdhėniet dypalėshe

    Deklarime shokuese tė ministrit tė Pushtetit Vendor Ben Blushi, i cili nė njė vizitė nė Korēė deklaroi, se ministri i Brendshėm i Maqedonisė kishte respektuar tė gjitha konventat gjatė vizitės nė Liqenas

    Vetėm pas njė jave, njė pėrfaqėsues i kabinetit tė Fatos Nanos, por edhe ai nė cilėsinė e njė deklarimi jozyrtar, legjitimoi dje vizitėn nė njė fshat minoritar tė Shqipėrisė, tė ministrit tė Brendshėm tė Maqedonisė Lube Boshkovski, pa bėrė asnjė koment pėr deklaratat antishqiptare tė pėrfaqėsuesit tė lartė tė nacionalistėve maqedonas tė VMRO-sė. Ministri i Pushtetit Vendor Ben Blushi, deklaroi dje nė Korēė gjatė njė vizite nė zonėn e vet elektorale, se ministri maqedonas Boshkovski ka hyrė nė Shqipėri sipas tė gjithė rregullave dhe konventave tė nėnshkruara mes tė dyja vendeve, pėr njė vizitė thjesht private, nė festėn e Shėn Mėrisė tė fshatit Liqenas dhe se komenti bėhej nė bazė tė informacioneve zyrtare. I lutur tė komentonte edhe deklarimet antishqiptare tė Boshkovskit gjatė festės nė fshatin Liqenas, Blushi mohoi gjithēka duke deklaruar, se nė Liqenas nuk ishte zhvilluar asnjė miting, se atje ai nuk ishte takuar me kryetarin e komunės e se s'kishte pasur asnjė fjalim tė tijin. Gjithēka i ngjan politikės sė strucit, pėr tė fshehur tė vėrtetėn si dritėn e diellit, nė pėrpjekje pėr tė mos bėrė njė notė proteste ndaj Maqedonisė, e cila ndoshta mund tė shkonte nė favor tė partisė nacionaliste tė Boshkovskit e Gjeorgjevskit. Megjithatė, deklarimet e mėpastajme tė Boshkovskit se, kishte nė plan tė shpėrndante 4 milionė dokumenta nėnshtetėsie pėr shtetas qė jetojnė jashtė Maqedonisė, rrėfejnė koherencėn e ideve tė ministrit tė Brendshėm tė Maqedonisė, tė cilat janė artikuluar edhe nė festėn e Liqenasit, ku ka qenė i pranishėm i gjithė fshati. Ministri Blushi ka shkuar shumė larg nė mbrojtjen e natyrshmėrisė sė vizitės sė ministrit maqedonas dhe tė panevojshmėrisė sė njė note nga Ministria e Jashtme, duke pranuar se infrastruktura nė zonėn e minoritetit maqedonas, nuk ishte nė lartėsinė qė kėrkohej, se investimet kishin qenė mė tė ulėta sesa pritej e bile kritikoi edhe ndjeshmėrinė e mediave ndaj vizitės sė Boshkovksit, e cila krijon ndarje mes komuniteteve nė Shqipėri. Deklarimet e Blushit, me sa duket janė pararoja e njė qėndrimi zyrtar tė kryeministrit Nano, por nėse ato do tė formalizohen edhe nė njė pėrgjigje drejtuar presidentit Moisiu, atėhere duket se shumė shpejt, do tė kemi tė bėjmė me njė debat tė gjerė politik pėr marrėdhėniet shqiptaro-maqedonase.


    Keta vetem zjarri i shpeton.
    Pa cfare populli trim e patriot qe jemi.

    Mendoni per nje cast ministri i jone i mbrendshem te beje ne maqedoni ate qe beri maqedonasi tek ne!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Thumbs up Pse jo ?

    Perbukuri. edhe Republika e Shqiperise le tu japi shqiptarve te Maqedonise pa perjashtim nenshtetesine shqiptare dhe keshtu edhe te drejten e perfaqsimit te tyre ne parlamentin shqiptar.
    Ide e bukur!

    Por a eshte e realizueshme ?

    Jam kurioze te di reagimin e shtetit grek ndaj deklarates se do te shperndahen 3-4 milione dokumenta nenshtetesie per maqedonet neper vendet fqinje !!!

    Greqia s'njeh pakica kombetare, plus Maqedonine e ka "hale ne sy".

    Sa per reagimin e shtetit tone, pervec institucionit te presidentit s'po shoh ndoenj reagim dinjitoz, qeveria justifikon ardhjen e deklaratat e Boshkovskit, opozita s'kam pare te beje ndonej deklarate.

    Pra asgje ne vize nga pala shqiptare.

    si gjithmone!

    Por megjitheate reagimi i presidentit tone eshte nje shenje pozitive, ai duke ne alert ndaj cekjes se sovranitetit te vendit, dhe kjo me gezon, te pakten t'i kthjejme syte nga presidenti.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •