Postuar mė parė nga vagabondo_nyc
E kuptova sqarimin ,duhet te qeshja pastaj??/Ok..![]()
Postuar mė parė nga vagabondo_nyc
E kuptova sqarimin ,duhet te qeshja pastaj??/Ok..![]()
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Pershendetje te gjithve nga N.Arlington![]()
"Ata qe nuk e kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin!"
ku jane gocat shqipe ne NJ?. jetoj ketu qysh 10 vite ende nuk jam njohtur me nji SHQIPE
Une kam par nje ne Paterson![]()
"Ata qe nuk e kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin!"
ju pershendes te gjitheve.doja te dija se mos njef njeri nje cun nga lezha me emrin landi gjoni nga lezha.
Pershendetje NJ!
Daja ka pas nejt ne Fair Lawn po bona i levizje knej poshte ka plazhi ene perfunova ne FL. Shkoj shpeshhere anej me taku ata rob te njoft ene sidomos me pi i kafe ke Double D-ja ne Garfield, bah cmu pika nji ne 3 te mjesit
Heren e funit vallai mu duk veni si i shkretum, ndoshta rash mo mire knej po kudigjo un, sikur sme rrihej dhe aq gjate! Cer ka nai te re pervec vapes?
- Been here, served my time, now away!
...Sa shpejt ikin vitet ne Amerike....Ja sa e pashe kete teme prape, sikur sot dhe perseri nisem per NJ sonte...do te qendroj nje jave....
Ku jane shqipet e NJ te informojne per manifestimet qe mbahen atje..
Do te kete nje perkujtim per gjenocidin mbi Camet...me 28 Qershor ne NJ...dhe do te kete dhe do te jete Parada Etnike Shqiptare nne NY- neser 21 Qershor me :keto per shqiptaro-amerikanet....dhe per amerikano-shqiptaret sic i dini lajmet e zakonshme ketu ne Amerike....
Shqipe te NJ, ja kalofshi nje vere te kendshme....
me nderime,
bili99
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Nė spitalin e Nju Xhersit, mes shumė mjekėve specialistėve dhe radiologėve, qėndron edhe emri i shqiptarit Taulant Hoxha. 27-vjeēari ėshtė njė nga radiografėt e Qendrės Mjekėsore Saint Joseph, njė prej spitaleve universitare tė Nju Xhersit.
Shpikja e shqiptarit radiograf, njė veshje qė mbron fėmijėt nga radiociteti, hyn nė fuqi nė Shtetet e Bashkuara
Nė spitalin e Nju Xhersit, mes shumė mjekėve specialistėve dhe radiologėve, qėndron edhe emri i shqiptarit Taulant Hoxha. 27-vjeēari ėshtė njė nga radiografėt e Qendrės Mjekėsore Saint Joseph, njė prej spitaleve universitare tė Nju Xhersit. Ai ka mbėrritur nė Nju Xhersi, 8 vite mė parė, nėpėrmjet Lotarisė Amerikane. Njė ditė u gdhi me emrin tė shėnuar ne Zyrėn Tregtare tė Patentave tė Departamentit Amerikan tė Shėndetėsisė, falė punės sė tij nė shpikjen e njė veshjeje radiologjike tė posaēme pėr fėmijė.
Mė parė kjo nuk ka ekzistuar dhe radiografitė pėr fėmijė kryheshin me veshjet e tė rriturve dhe pėr fėmijėt ekzistonin vetėm mbrojtėse pėr organet gjenitale. Gjatė kryerjes sė kėtyre radiografive, veē ekspozimit tė fėmijėve nga rrezet X, rrezikoheshin edhe tė rriturit qė duhet tė mbajnė fėmijėt gjatė kėtij ekzaminimi. Radioaktiviteti i prodhuar nga rrezet X qė pėrdoren gjatė grafive pėr qėllime mjekėsore, ėshtė i dėmshėm dhe mund tė shkaktojė kancer nėse njė person ekspozohet ndaj kėtij radiacioni.
Rreziku ėshtė shumė mė i madh tek fėmijėt, pasi qelizat e tyre janė gjithmonė nė ripėrtėritje duke i bėrė ato mė tė ndjeshme ndaj radioaktivitetit. Tani pėr tani spitalet nuk posedojnė njė mbrojtėse posaēėrisht pėr foshnjet. Pėr kėtė shkak, sipas Taulant Hoxhės, atij i lindi ideja pėr tė zbuluar njė mjet mbrojtės pėr tė parandaluar dėmtimet qė shkakton radiacioni tek foshnjat. Kjo lloj pajisjeje ėshtė quajtur nga radiografi shqiptar me pasaportė amerikane HOXHA BABY SHIELD. Ajo mbron tė gjitha strukturat anatomike tė foshnjės, pėrveē asaj pjese anatomike qė duhet ti nėnshtrohet ekzaminimit.
Kjo mbrojtėse bebesh pėrbėhet nga material plumbi, material i cili pėrthith radiacionin duke shmangur ekspozimin e padėshiruar. Kjo shpikje gjithashtu ndihmon dhe nė pozicionimin e fėmijės pasi materiali plumb, duke qenė relativisht i rėndė nuk e lejon fėmijėn tė lėvizė gjatė realizimit tė grafisė. Hoxha Baby Shield pėrbėhet nga dy pjesė. Pjesa e poshtme, e cila mbron fėmijėn nga mesi deri tek gjymtyrėt e poshtme dhe krijon njė nivel rehatie pėr fėmijėn, pa i shkaktuar frikė. Dy shtresat e materialit plumb elastik, mbrojnė fėmijėn nga radiacioni dhe e ēlirojnė atė gjatė procesit tė grafisė. Thuajse i njėjtė ėshtė edhe mekanizmi i pjesės sė sipėrme tė pajisjes, i sjellė nė dritė nga Taulant Hoxha.
Ngjason me dy mėngė tė cilat bashkohen nė pjesėn e pasme tė saj, duke i pozicionuar krahėt e fėmijės lart. Ajo ekspozon vetėm gjoksin e fėmijės pėr realizimin e grafisė sė mushkėrive. Pjesa e sipėrme dhe ajo e poshtme bashkohen nga mbrapa me shirita ngjitėsi, nė mėnyrė qė tė pėrshtaten pėr fėmijė tė masave tė ndryshme. Taulant Hoxha, ka lindur dhe ka jetuar deri nė moshėn 17-vjeēare nė qytetin e Fushė- Krujės, ku ka kryer arsimin fillor dhe atė parauniversitar. Nė vitin 2000, ai emigroi nė SHBA, falė Lotarisė, ndėrsa ėshtė diplomuar nė shkencat e aplikuara pėr Radiografi nė Kolegjin Komunitar tė Nju Xhersit.
Kjo pajisje e shpikur nga shqiptaro- amerikani, Taulant Hoxha, po shqyrtohet nga Departamenti Amerikan i Shėndetėsisė pėr hedhjen nė treg tė tij. Ndėrkaq, Zyra Tregtare e Patentave i ka njohur tė drejtėn e shpikjes autorit Taulant Hoxhės. Pajisja ėshtė prezantuar pak muaj mė parė nė Kongresin e Radiologėve nė Atlantic City tė Nju Xhersit, ku edhe ėshtė cilėsuar prej radiologėve me emėr, si njė ndėr zbulimet mė tė mira tė shfaqura aty.
INTERVISTA
Taulant, si tė lindi ideja?
Po bėnim njė radiografi tė njė fėmije dhe fėmija po qante se ishte i trembur nga radiografi qė duhet ta mbante pėr tė mos lėvizur dhe aty nuk kishin njė mjet mbrojtės dhe imobilizues pėr fėmijėn. Nė kėtė rast dhe fėmija ekspozohej nga radiacioni por dhe radiografi, nėna apo i ati qė do e mbante fėmijėn.
Po mė pas?
Ia tregova gruas nė fillim se thashė mos ėshtė ndonjė ēmenduri. Ajo ėshtė infermiere dhe e kupton dhe mė inkurajoi mė shumė. Ia tregova drejtoreshės sė programit tė radiografisė qė ėshtė edhe nė Bordin e Licencave tė Shtetit pėr Radiografėt. Ajo pati njė reagim shumė pozitiv, sigurisht, dhe e habitur mė kėrkoi qė tė pėrfaqėsoja shkollėn nė Atlantic City ku u mblodhėn tė gjithė radiologėt. Mora nė telefon USPTO pėr tė drejtat e autorit dhe ata mė sugjeruan qė mos tė bėhej publike deri kur Departamenti i Shtetit tė mė njoftonte dhe mė sugjeruan tė merrja avokat pėr mbrojtjen e tė drejtave. E drejta e autorit mė ėshtė njohur dhe kam aplikuar nė FDA pėr ta hedhur nė treg. Sipas Konventės sė Parisit, pas aprovimit nga USA kam tė drejtėn e shitjes ndėrkombėtare (nė tė gjithė botėn). Vlera e saj do pėrcaktohet nga ekspertėt.
Po veshjet qė pėrdornin tė mėdhenjtė, nuk bėnin pėr fėmijėt?
Nuk kishte mbrojtje posaēėrisht pėr fėmijė dhe radiografėt pėrdornin mbrojtėset e tė rriturve, duke i mbajtur fėmijėt pėr tė mos lėvizur dhe ekspozoheshin dhe vetė nga radiacioni. Ėshtė i njėjti material. Qėllimi ėshtė tė mbrohen fėmijėt. Personi qė do mbante fėmijėn nė kėtė rast eliminohet dhe procedura bėhet mė e lehtė, ulet dhe rreziku pėr zhvillimin e kancereve tė ndryshme, si i tiroideve, i lėkurės, katarakts etj.
Pėr fėmijė tė ēfarė moshe bėhet fjalė?
Ajo ėshtė kryesisht pėr fėmijė nga o deri nė 18 muajsh, por mund tė pėrdorėt edhe pėr fėmijė pak mė tė rritur sipas pėrmasave trupore.
Gazeta Shekulli
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Hahahahahahahaha Talja finally made it!
Heren e fundit qe kam folur me te, atij i duheshin $10.000 per te mbrojtur patenten e ksaj shpikje! Mire shejtoni mire, te pakten i dha dicka PCCC![]()
- Been here, served my time, now away!
Krijoni Kontakt