Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Ditet Tona

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Ditet Tona

    DITET TONA

    Jeta e njeriut eshte nje arene betejash. Cdo sfide mund te jete celesi i nje dere qe hapet dhe te con diku me tej. Mbase ne nje rruge te drejte, vetem ne ngjitje, ku te tjere udhetare presin te clodhen edhe pak per te rimarre fuqite, te tjere kalores kthehen me koken e ulur per poshte, kurse ti, akoma ti, vazhdon te ecesh me shpirtin e zbukuruar nga shpresa te argjendta. Kjo do te thote te kesh besim drejt se panjohures. Do te thote qe zemra jote ushqehet me endrra qe akoma nuk i di do lindin nje dite apo jo. Cdo gje eshte e bukur ne kete marshim vitesh dhe njerezish, gjithcka me nje kusht te vogel!!!
    Ne canten e shpines buka e udhetimit duhet te jete mendimi, idete, qe te ngrohin e te tregojne me peshperitje te pakapshe gjera te vogla nga peisazhi perreth.
    Eshte i domosdoshem ky detaj i fundit ne udhetimin e njeriut?
    Fillimisht duhet treguar qe gjerat qe duhen mbajtur ne shpine nuk jane te renda dhe te frikeshme. Te filozofosh, domethene t’i japesh te drejten e fjales shpirtit, ndergjegjies dhe nenndergjiegjies, eshte dicka qe mund te kryhet shpesh, nga te gjithe. Ata qe kane kerkuar te mbytin tingujt e ketij zeri, s’kane patur ndonjehere mundesi te fitojne nje jete te lire dhe pa komplekse, ndoshta sepse ne shumicen e rasteve vetmia eshte e demshme kur kemi mundesi te degjojme nje tjeter, dhe kjo mundesi digjet me vullnetin tone.
    Por nje vullnet rritet dhe blatohet nga forca e mendimit, keshtu percillet i lire dhe i dallueshem ne boten e perditshme.
    Te filozofosh domethene t’i japesh karakterit tend perthyerjet e duhura per ta bere human dhe te komunikueshem. Per nje te ri atehere duket qarte se te filozofuarit s’eshte i parakohshem ose i demshem, perderisa behet fjale per nje mjet qe cliron ndergjien, zbukuron karakterin, i jep vullnetit mundesine te coje perpara rrugen e nisur…
    -Kjo eshte filozofia e jetes sime!,-secili nga ne ka te drejte te thote kete per te mbrojtur veprime te caktuara ne jeten e tij. E drejte apo e gabuar, nuk ka me shume rendesi sesa ideja qe duke e nisur jeten ne kete menyre, ke perpara vetes nje plan orientimi. Nuk ecen kuturu ne zdhedhjet tende e keshtu menyra per te perfituar sa me shume nga ekzistenca rritet. Filozofia si nje kendveshtrim per gjithcka ndodh rrotull nesh, eshte e domosdoshme per t’iu afruar gjerave nga afer, per t’i njohur dhe emertuar me deshiren tone.
    Pra te filozofosh domethene te njohesh. Te gjithe te rinjte jane kurioze, nuk njohin, kane deshire ta bejne kete gje, kane nevoje te mendojne, me nje fjale te filozofojne.
    Kjo eshte e vlefshme edhe per njerezit e moshuar, per ata qe kane kaluar nje jete te tere betajash e tani jane te lodhur, te dergjur, ne shtratin e mbremjes. Asnje nga ata nuk mund te thote qe ka arritur te njohe te gjitha gjerat e kesaj bote, qofte edhe vetveten. Ndaj duke qene natyra umane kurioze deri ne piken e fundit, duhet thene qe s’ka nevoje te ndjejme lodhje nga dicka qe na ben te ndihemi me mire. Ne nje moshe te thyer jane te tjera gjera qe vrasin dhe shqetesojne mendjen. Shpirti behet me i trazuar, gjumi behet i lehte e zhurma me e vogel te shqeteson. Njerezit mendojne per oren e fundit te jetes, e kjo iu ngjall ankth. Qenia e tyre eshte e zbrazet, si nje hon i thelle, i thelle, i erret, e gjithe ai boshllek pa emer mund te mbushet me limfen e mendimit. Gjithe ajo vetmi mund te debohet fare lehte dule i lene mundesi shpirtit te flase, duke iu afruar botes dhe njerezve me deshira ta tjera, te reja, te panjohura me pare, per te shijuar deri ne piken e fundit goten e mbushur te jetes.
    Kur flasim per shpirtin kemi idene e asaj drite intime, qe deperton gjithandej brenda vetes sone. Ne koherat qe jetojme, mbi kete drite fryjne erera te kobshme, jane stuhi te papara qe derdhen per te shojtur njehere e pergjithmone flakezen qe digjet e ndricon qenien tone.
    E kam fjalen per gjithcka ndodh rrotull nesh. Per njerez qe vdesin pa patur mundesi zgjedhjeje, per ata qe ne emer te nje ideali shperthejne bomba e vrasin te pafajshem dite pas dite. E kam fjalen edhe per ne, qe dite pas dite po edukohemi me ndjenja qe na bejne armiq edhe me te afertit, flas per nje kohe qe na ka perfshire e kerkon te na vere perposh me padurim.
    Ndaj me duket bukur qe te vazhdoj te mendoj, t’i jap shpirtit tim te drejten te flase, te klithe kur para tij ndodh dicka e shemtuar dhe njerezit perreth ulin kokat me friken qe iu vlon ne zemer. Sepse, sa mire sikur te ishte, per te gjithe ne, njerezit e kesaj bote, nje sofer e shtruar. Vetem nje. Dhe gjella mbi tryeze te mjaftonte per te na ngopur te gjithe, te tepronte per te gjithe. E te gjithe ne, njeri pas tjetrit, te nxirrnim nga canta e shpines qe kishim marre ne udhetimin e gjate, buken, buken e ngrohte te shpirtit tone human.
    ERIS RUSI

  2. #2
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Bukur ---shume Bukur, Me Pelqeu
    What goes around, comes around

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •