Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Mbërrin celulari i tretë

    Gjergj Erebara - 15/11/2004



    Ndonëse me dhjetë muaj vonesë, Albtelekom hapi tenderin për blerjen dhe instalimin e pajisjeve për rrjetin e tretë celular në Shqipëri


    Ndonëse pritet të veprojë në një treg shumë të vështirë dhe sakaq të ngopur të telefonisë celulare, zyrtarët e Albtelekomit kanë deklaruar se planbiznesi i tyre për celularin e tretë përfshin marrjen e 100 mijë klientëve që në dy vitet e para të punës, gjë që do të mundësojë shtimin e investimit në këtë drejtim. Objektivi përfundimtar i shprehur në planbiznes është që kompania të rrëmbejë 30 % të tregut brenda disa viteve. Norma e penetrimit të celularëve në Shqipëri është aktualisht në masën 30 % të popullatës. Mundësia për rritjen e këtij tregu është shumë e kufizuar përballë faktit se forca e aftë për punë në Shqipëri, (popullsia aktive) është rreth 1.2 milionë veta, me një nivel ekonomik të ulët. Megjithatë, pozitiv është fakti se ndërtimi i rrjetit të “Eagle Mobile” do të jetë jo vetëm në valën GSM 900, por edhe në brezin 2.5, GSM 1800, gjë që do t’i japë mundësi kompanisë të ofrojë shërbime shtesë, si mesazhet multimediale, akses në rrjet etj.


    Me një njoftim për shtyp, gjiganti i telefonisë fikse në Shqipëri njoftoi hapjen e një tenderi me vlerë 7.5 milionë euro për ndërtimin e fazës së parë të rrjetit të tretë të telefonisë celulare GSM 900/1800 MGHZ. Sipas njoftimit të publikuar në disa gazeta, afati i fundit për dorëzimin e ofertave do të jetë 30 dhjetori i këtij viti. Vlerësimi i ofertave mund të zgjasë disa ditë, ndërsa fillimi i puimeve pritet në janar ose shkur të vitit të ardhshëm. Sipas eksperiencës së deritanishme, ndërtimi i një rrjeti të telefonisë celulare në Shqipëri ka zgjatur tre deri në dhjetë muaj. Fillimisht do të ndërtohet centrali dhe rrjeti i mbulimit me sinjal të një zone të ngushtë që fillon në Tiranë dhe mbaron në Durrës, përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Data e fillimit të ofrimit të shërbimit telefonik celular nga rrjeti i tretë që do të quhet “Eagle Mobile” mund të përkojë me kohën kur Altelekomi nuk do të jetë më një kompani nën pronësi publike, pasi pritet që në mars të vitit të ardhshëm të përfundojë edhe tenderi për privatizimin e kësaj kompanie.
    “Eagle Mobile” do të konkurrojë dy operatorët ekzistues, AMC dhe Vodafone Albania, të cilat patën seicilia të ardhura totale prej 15 miliardë lekësh të reja për vitin 2003 me një treg ku shpenzohen më shumë se 200 milionë dollarë me kursin e sotëm të këmbimit. Gjithashtu, telefonia celulare në Shqipëri rezulton një nga më fitimprurëset në rajonin e Ballkanit me me kthime neto mbi të ardhura prej rreth 30 %. P.sh, AMC pati të ardhura neto prej 32 milionë eurosh për vitin 2003 në të ardhura të përgjithshme prej 101,3 milionë euro. Norma e fitimit neto ishte 30.2 %, ndërkohë që kompania mëmë në Greqi Cosmote e pati këtë normë 18.4 %. Norma e fitimit para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit, (EBITDA) ishte në masën 57.3 %. Në Shqipëri aktualisht rreth 1 milionë veta kanë një telefon celular dhe secili prej tyre shpenzon mesatarisht 2 mijë lekë në muaj për këtë shërbim. Performanca e shkëlyer financiare i dedikohet kryesisht çmimit të lartë dhe disa marrëveshjeve të debatueshme të interkonjeksionit me Albtelekomin.
    Kompania nën pronësi publike Altelekom numëron sot rreth 250 mijë klientë dhe të ardhura në masën 6.2 miliardë lekë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Gjatë këtij viti, numri i klientëve u rrit me 35 mijë veta, kryesisht me vendosjen e linjave të telefonisë fikse në zonat suburbane dhe ato të urbanizuara gjatë viteve të fundit. Fitimi para taksave për këtë periudhë ishte rreth 1 miliard lekë. E gjitha kjo shumë pritet të shkojë pikërisht për investimin në rrjetin e tretë të telefonisë celulare.
    Gjatë tre viteve të fundit, Albtelekom ka njohur problemin e rritjes eksesive të shpenzimeve të interkonjeksionit me dy kompanitë celulare. Pagesat e saj për këtë qëllim në vitin 2003 arritën në rreth 8.9 miliardë lekë, ndërkohë që në vitin 2002 ishin 6.9 miliardë. Treguesi i fitimit para taksave në raport me aktivet ra nga 23 % në vitin 1999 në vetëm 3.6 % në vitin 2002. Fitimi në raport me shitjet u ul nga 33 % në vitin 1999 në 8 % në vitin 2002, si pasojë e shitjes së kostove. Kjo gjendje shumë e keqe financiare u përmirësua vetëm në vitin 2003, kryesisht si pasojë e shkurtimit të shpenzimeve dhe arkëtimit për lidhje të reja telefonike. Vonesa në drejtim të fillimit të punës për celularin e tretë i dedikohet kryesisht situatës së vështirë financiare të kompanisë. Albtelekomi mori falas licensën celulare në mes të muajit mars të këtij viti me kushtin për ta vënë në punë brenda një viti. Sipas të gjitha gjasave, Albtelekomi do të marrë një shtyrje afati për licensën nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve.

  2. #2
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Ne jetojme tashme ne gjeneraten e 3 te celulareve (arritja me e madhe der tani ), me behet qefi qe ka arritur dhe ne Shqiperi ...

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Pink^ Pearl
    Ne jetojme tashme ne gjeneraten e 3 te celulareve (arritja me e madhe der tani ), me behet qefi qe ka arritur dhe ne Shqiperi ...
    Uroj nga zemra gjenerata e katert G4 te vije sa me shpejt.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    E dini nje shqiptar e perdor celularin me shume se nje amerikan? Megjithate hajde se para do ekonomia.

  5. #5
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Shpresoj qe kete te tretin shqiptaret ta ndjejne duke filluar nga xhepat, se dy te paret po i rrjepin paq.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Konkurenca ne treg=ulje te cmimeve=perfitim per perdoruesit
    Urroj te vazhdoje kshu.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. CELULARI, mik apo armik i njeriut?
    Nga YaSmiN në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-05-2007, 11:03
  2. Mbërrin autobiografia e Garcia Marquez
    Nga Letersia 76 në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 12:47
  3. “Fantazma Rolls Roys” mbërrin në Shqipëri
    Nga CEZARND në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 00:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •