DOSSIER II
Dėshmia e ish-kapitenit Vojvoda: "Pasi lirova nga arrestimi 29 komunistė shkodranė, me porosinė e majorit britanik Nils, ndihmova Frontin nėpėrmjet Profesor Kolė Prelės"
Lekė Vojvoda: "Si i shpėtova grackės sė Xhemal Selimit"
--------------------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė jetės sė 85-vjeēarit Lekė Vojvoda (Vuksani) me origjinė nga Shoshaj i Dukagjinit, i cili aktualisht banon me gjithė familjen e tij nė Lagjen "Tre Heronjtė" tė qytetit tė Shkodrės. Lekė Vojvoda u lind nė vitin 1918-tė nė Shoshaj tė Dukagjinit dhe babai i tij Vuksani gjatė viteve tė Monarkisė ka qenė tepėr i njohur nė tė gjithė atė krahinė si burrė i urtė nė ndarje pleqnie dhe bashkė me Bajraktarin e Dukagjinit thėrritej pėr zgjidhjen e mosėmarėveshjeve tė ndryshme qė lindnin nė mes fshatarėve tė asaj zone. Mbiemrin Vojvoda ajo familje e pati trashėguar prej disa brezash nga qė tė parėt e saj kishin qenė gjithmonė si komandantė nė luftrat kundėr serbo-malazezėve. Lekė Vojvoda pasi mbaroi me rezultate tė larta gjimnazin laik nė Shkodėr pranė Konviktit "Malet Tona", nė vitin 1936 fitoi njė bursė shtetėrore dhe shkoi nė Itali ku ndoqi mėsimet nė shkollėn ushtarake tė Romės dhe mė pas u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė Modenas, nė degėn e Karabinerisė.
Nė vitin 1941 Lekė Vojvoda (Vuksani) i pėrfundoi studimet pranė Akademisė Ushtarake tė Modenas qė ishte njė nga mė prestigjozet e Italisė dhe po atė vit ai u diplomua me rezultate tė larta nė degėn e Karabinerisė. Lidhur me kėtė periudhė ai dėshmon: "Gjatė kohės qė ndiqja studimet pranė asaj akademie, kisha miqėsi tė ngushtė me Valentin Pėrvizin nga Skuraj i Kurbinit, i cili ishte djali i Prenk Pėrvizit qė shėrbente si oficer madhor nė Ushtrinė Kombėtare Shqiptare me gradėn e kolonelit. Prenka i cili kishte mbaruar vetė Akademinė e Shtatmadhorisė nė Itali, vinte vazhdimisht tek ne nė Modena dhe interesohej pėr problemet qė kishim si dhe pėr ecurinė e studimeve. Po kėshtu pėrveē Valentinit qė studjonte nė degėn e Kavalerisė, gjatė asaj kohe nė Akademinė e Modenas nė njė degė me mua studjonin edhe Hamit Taga (i biri i Xhafer Tagės nga Kruja) me Abdurrahman Emirin. Pasi u diplomova pranė asaj akademie nė vitin 1941, unė vazhdova pėr njė vit aplikacionin pranė Akademisė sė Firences po pėr degėn e Karabinerisė. Qytetin e Firences e njihja mirė sepse gjatė kohės qė vazhdoja studimet nė Modena, isha regjistruar si student i korespodencės pranė Fakultetit tė Drejtėsisė sė Firences, por fatkeqėsisht nuk arrita ta merrja dot diplomėn. Pasi mbarova aplikacionin njė vjeēar pranė Akademisė sė Firences, tė gjithė studentėt u shpėrndanė nė reparte tė ndryshme tė Iltalisė, ndėrsa mua mė mbajtėn aty nė Akademi si pedagog ku pėr njė vit dhashė lėndėn e teorisė sė qitjes pėr rreshterėt. Unė nuk kisha dėshirė qė tė qėndroja si ushtarak nė Itali dhe kėtė gjė ia parashtrova Komandantit tė Akademisė i cili mė sugjeroi qė tė bėja njė kėrkesė Duēes qė tė mė jepte transferimin. Sipas porosive qė mė dha ai, unė e bėrė kėrkesėn e cila m'ua aprovua dhe nė fillimin e shkurtit tė vitit 1943 unė erdha nė Shqipėri", kujton Lekė Vojvoda lidhur me periudhėn e studimeve nė Itali dhe kthimin nė Shqipėri
Nė Shkodėr liron 29 komunistė
Pas kthimit nė Shqipėri, mė 14 shkurt tė vitit 1943 Lekė Vojvodėn e emėruan me detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė nė rrethin e Lezhės e mė pas nė qytetin e vogėl tė Tuzit i cili asokohe ishte nėn administrimin e shtetit shqiptar. Lidhur me kėtė periudhė kohe, Leka dėshmon: "Karriera ime ushtarake filloi nė rrethin e Lezhės ku u caktova me detyrėn e Komandantit tė Karabinerisė. Gjatė asaj kohe nė atė qytet ndodheshin tre oficerė tė shėrbimeve sekrete tė ushtrisė italiane (SIM) dhe njė kompani me milicė. Gjatė atyre tre muajve qė unė shėrbeva nė atė qytet si Komandant i Karabinerisė (Xhandarmėrisė), i vura vetes si detyrė qė ta shkatėrroja fare kompaninė e milicisė bashkė me tre oficerėt e SIM-it. Pėr kėtė gjė unė vazhdimisht iu bėja propagandė oficerėve shqiptarė qė ishin nė krye tė kompanisė sė milicėve qė ta linin atė detyrė, pasi nuk ishte nė interes tė ēėshtjes kombėtare. Pas ca kohėsh ata ma dėgjuan fjalėn dhe e braktisėn fare detyrėn qė u ishte ngarkuar gjė e cila ēoi edhe nė shkatėrrimin e kompanisė sė milicisė italiane e cila mbeti pa asnjė oficer. Po kėshtu me anė tė njerzve qė kisha nė Tiranė, ndėrhyra dhe transferova edhe tre oficert e SIM-it tė cilėt kishin bėrė emėr tė keq nė Lezhė. Nė atė kohė pėr tė gjitha ato veprime qė bėja, unė kisha njė pėrkrahje tė madhe nė Tiranė prej Gjeneral- Prenk Pėrvizit, qė ishte babai i shokut tim tė ngushtė Valentinit. Pas tre muajve, nga Lezha mua mė transferuan nė qytetin e vogėl tė Tuzit, i cili asokohe ishte brenda kufijve politik tė Shqipėrisė dhe administrohej nga Tirana zyrtare. Emėrimi im nė detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė sė Tuzit, pėrkoi edhe me krijimin e Xhandarmėrisė Shqiptare e cila mė parė mbulohej nga Karabineria italiane. Qė nė ditėt e para qė mora detyrėn aty, mė erdhi njė urdhėr nga Ministria e Brendshme, e cila mė urdhėronte qė tė arrestoja 29 komunistė tė asaj zone dhe t'i ēoja tė lidhur nė Shkodėr. Unė e zbatova urdhėrin dhe i mora tė 29 komunistėt tė cilėt nuk i lidha e bashkė me ta shkova nė qytetin e Shkodrės ku si fillim bisedova me Komandantin e Xhandarmėrisė major Ndrec Prengėn, tė cilit i thashė se urdhėri pėr arrestimin e tyre ishte i gabuar. Major Ndrecės i thashė se pėr veprimtarinė e atyre komunistėve qė kisha arrestuar pėrgjigjesha unė, dhe Ministria nė Tiranė nuk dinte asgjė dhe nuk mund tė mė urdhėronte pėr arrestimin e tyre, pasi nuk kishte asnjė informacion nga unė. Unė arrita ta bindja major Ndrecėn qė t'i liroja tė gjithė komunistėt e arrestuar, duke i thėnė se vetė garant pėr tė gjithė ata. Pas kėsaj unė i mora tė 29 komunistėt me vete dhe i ēova pėrsėri nė Tuz duke i liruar tė gjithė. Nė mes atyre 29 personave tė liruar nė atė kohė, ishte dhe Hajrulla Kastrati sė bashku me Age Grudėn, tė cilėt njiheshin si eksponentė kryesorė tė lėvizjes komuniste nė tė gjithė Qarkun e Shkodrės", kujton Lekė Vojvoda atė kohė kur ai liroi nga arrestimi 29 persona tė cilėt ishin futur nė listat e Ministrisė sė Brendshme nė Tiranė pėr veprimtarinė e tyre komuniste.
Me majorin britanik Nils
Nė detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė sė Tuzit, Lekė Vojvoda nuk qėndroi mė shumė se gjashtė muaj pėr arsye se atė e transferuan nė vėndlindjen e tij nė Dukagjin, duke i dhėnė gradėn e kapitenit dhe detyrėn e Rrethkomandantit tė Xhandarmėrisė sė asaj krahine qė nė atė kohė nuk ishte nėn administrimin e Shkodrės. Lidhur me periudhėn qė Leka shėrbeu nė atė krahinė, ai kujton: "Gjatė asaj kohe qė shėrbeja nė krahinėn e Dukagjinit, unė hyra nė lidhje tė fshehta me majorin britanik Nils, i cili nė atė kohė ishte kryetar i misionit anglo-amerikan qė ishte atashuar pranė forcave nacionaliste qė vepronin nė Veriun e Shqipėrisė. Qė nė takimin e parė qė pata me tė, ai donte tė dinte rreth pikpamjve tė mia dhe mė pyeti se ē'mendoja lidhur me regjimin qė duhej tė vendosej nė Shqipėri pas mbarimit tė Luftės. Unė ia shpreha hapur dhe pa asnjė rezervė pikpamjet e mia, duke i thėnė se nė Shqipėri duhej tė rivendosej Monarkia. Pas kėsaj bisede, majori Nils mė porositi qė unė tė shfrytėzoja pozitėn qė kisha si rreth komandant i xhandarmėrisė dhe tė ndihmoja tė gjitha ato forca qė asokohe luftonin kundėr gjermanėve. Nė atė kohė sipas porosive tė tija unė ndihmova me tė gjitha mundėsitė e mija veprimtarinė e tė gjitha atyre forcave qė luftonin kundra gjermanėve, siē ishin ata tė Nacional-ēlirimtares qė udhėhiqeshin prej komunistėve, Ballit dhe Legalitetit. Lidhjet me Frontin unė i mbaja nėpėrmjet Profesor Kolė Prelės, tė cilit komunistėt i kishin thėnė qė tė mė merrte njė deklarata, ku unė tė konfirmoja e tė firmosja qė isha nė anėn e tyre. Por me gjithė ndihmėn e madhe qė u dhashė pėrfaqėsuesve tė Frontit, deklaratėn qė kėrkonin komunistė nėpėrmjet Prof. Kolė Prelės, nuk ua dhashė asnjėherė. Nė atė periudhė qė unė shėrbeja nė Dukagjin, gjermanėt vendosėn dhe krijuan njė batalion me mercenarė pėr tė luftuar kundra partizanėve nė Jug tė Shqipėrisė. Unė isha kundėr krijimit tė kėtij batalioni dhe nė atė kohė shfrytėzova tė gjithė njohjet e mija pėr tė bėrė propagnadė qė djelmt e malėsisė tė mos inkuadroheshin aty. Pėr atė gjė unė nxita Age Grudėn e cila u ngrit e foli kundėr idesė sė krijimit tė atij batalioni, qė mė pas u krjua dhe shkoi e luftoi kundėr partizanėve nė rrethet e Vlorės e Tepelenės", kujton Lekė Vojvoda atė periudhė qė ai ishte me detyrėn e Rrethkomandantit tė Xhandarmėrisė sė Dukagjinit.
Nė arrati prej komunistėve
Nė krahinėn e Dukagjinit, Lekė Vojvoda shėrbeu deri nė korrikun e vitit 1944 dhe nė atė kohė ai dha dorheqjen duke e braktisur detyrėn qė kishte mbajtur deri nė atė kohė. Lidhur me kėtė qė shėnon dhe fundin e karrierės sė shkurtėr ushtarake tė kapiten lekė Vojvodės, ai dėshmon: "Pasi dhashė dorheqjen nga detyra nė korrikun e vitit 1944, dola nė mal bashkė me disa nga tė afėrmit e mij, duke qenė gjithmonė nėn ankthin e goditjes e tė arrestimit si nga gjermanėt ashtu dhe nga forcat partizane. Nė dhjetorin e vitit 1944 kur komunistėt erdhėn nė pushtet, unė vazhdova tė qėndroja pėrsėri nė malet pėrreth Dukagjinit sė bashku me Mark Malėn, Gjergj Vatėn, Pal Thanin, Lulash Stakėn, Mirash Ndoun e Gjocajt, si dhe me Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin me gjithė mashkujt e fisit. Po kėshtu gjatė asaj kohe ishin me mua nė arrati edhe vėllai im Lulash Vuksani me Mhill Nikėn, tė cilėve iu thosha qė kur tė biem nė pėrpjekje me partizanėt, tė mos qėllojmė pėr t'i vrarė se nuk kishim dalė pėr atė punė nė mal. Aty nga data 24 gusht e vitit 1946 ndėrsa vazhdonim tė ishim akoma nė arrati e fshehurazi kishim shkuar pėr tė fjetur nėpėr shtėpitė tona, erdhi pėr tė mė arrestuar toger Xhemal Selimi qė nė atė kohė ishte shefi i Seksionit tė Sigurimit pėr Dukagjinin. Pasi kishte marrė urdhėr pėr tė mė arrestuar mua me gjithė Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, Xhemali kishte bėrė planin dhe i kishte ndarė forcat nė dy pjesė nė mėnyrė qė tė na arrestonte nė njė kohė, pėr tė evituar arratisjen e njėrit apo tjetrit. Sipas planit qė kishte bėrė, ai mė dėrgoi dy partizanė pėr tė mė thirrur nė shtėpi. Pas fjalėve tė tyre unė dola i armatosur dhe ashtu shkova e u takova me Xhemalin i cili mė tha se duhet tė shkonim deri diku pėr njė sqarim. Ndėrsa isha bashkė me Xhemalin e shoqėruesit e tij, e kuptova se ai mė kishte thirrur pėr tė mė arrestuar, pasi teksa isha larguar pak pėr nevoja personale, u ktheva dhe gjeta armėn time pa karikatorin e fishekėve. Kur iu ankova Xhemalit pėr kėtė gjė, ai iu bėrtiti ushtarėve tė tij duke i sharė, por unė e kuptova se ajo ishte njė lojė e tij. Ndėrsa unė po ecja vetėm me Xhemalin, i cili mė rrinte nga prapa gati pėr tė mė qėlluar, partizanėt e tij kishin shkuar dhe kishin arrestuar Bajraktarin Lulash Gjeloshi qė ishte i sėmurė dhe tė hipur nė njė mushkė po e ēonin atje ku iu kishte thėnė Xhemali. Ndėrkohė qė tre partizanėt e Xhemal Selimit po shoqėronin Bajraktarin, ata u pėrballėn nė rrugė me nipin e tij Beg Delinė, i cili nė atė kohė ishte i armatosur pasi punonte si nėpunės i tatimeve nė administratėn e Dukagjinit. Duke e parė se e kishin arrestuar Bajraktarin, Bega qėlloi dhe i vrau tė tre partizanėt e mė pas e mori Lulash Gjeloshin dhe bashkė me tė doli nė mal. Nė atė kohė qė unė dėgjova krismat, shfrytėzova rastin dhe i ika Xhemal Selimit nė njė shteg tė ngushtė duke shpėtuar pėr mrekulli nga plumbat e tij qė mė fishkėllyen rrėzė veshit. Pasi shpėtuam pėr mrekulli nga gracka qė na kishte ngritur Xhemal Selimi, unė me Bajraktarin, Lulash Gjeloshi dhe disa nga tė afėrmit tanė vazhduam tė qėndronim nė arrati, pasi nuk kishte mė dyshime se komunistėt na kėrkonin pėr tė na arrestuar. Po atė ditė nė shenjė hakmarrje, Xhemal Selimi me njerzit e tij shkoi dhe mė dogji shtėpinė time dy katėshe nė Shoshaj bashkė me gjithė stanet e bagėtive. Dėmi qė m'u shkatua ishte shumė i madh pasi familja ime nė atė kohė ishte ndėr mė tė pasurat e Dukagjinit dhe tė gjitha plaēkat qė kishte shtėpia ishin blerė nė Itali. Sikur tė mos mjaftohej me atė qė bėri, Xhemal Selimi mė internoi edhe familjen nė Kalanė e Beratit", kujton Lekė Vojvoda atė kohė kur mezi i shpėtoi grackės qė i kishin ngritur komunistėt nėpėrmjet Shefit tė Sigurimit tė Dukagjinit.
7-vjet burg e internim deri nė 1984
Pasi i shpėtoi arrestimit, Lekė Vojvoda vazhdoi tė qėndronte nė arrati me gjithė vėllanė e tij Lulashin, e disa persona tė tjerė antikomunistė tė njohur midis tė cilėve edhe Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, me nipin e tij Beg Delinė e burrat e tjerė tė fisit. Lidhur me kėtė, ai kujton: "Bashkė me gjithė ata burra qėndruam tė fshehur nėpėr malet e Dukagjinit deri nė tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranės shpalli njė amnisti pėr tė gjithė personat qė qėndronin nė arrati. Nė atė kohė unė bashkė me tė gjithė grupin qė ishim nė mal, vendosėm tė dorzoheshim duke menduar se komunistėt do ta mbanin fjalėn. Vetėm Beg Delia nuk pranoi tė dorzohej por luftoi dhe u vra nė pėrpjekje me forcat e ndjekjes. Vendimi ynė pėr t'u dorzuar kishte qenė i gabuar se komunistėt nuk e mbajtėn fjalėn dhe na arrestuan tė gjithėve. Pas dorzimit ne na mbajtėn pėr 14 muaj nė hetuesi, ku Xhemal Selimi erdhi vetė dhe mė torturoi nė mėnyrėn mė barbare me duart e tij. Nė tetorin e vitit 1947 unė dola nė gjyq dhe u dėnova me shtatė vjet burg, e bashkė me mua u dėnuan edhe Lulash Gjeloshi, Mark Malaj, vėllai im Lulash Vuksani, Sadik Marku, Nik Lushi etj. Tė gjithė dėnimin prej shtatė vjetėsh unė e vuajta nė kampet e Bedenit tė Kavajės e Orman-Pojan dhe u lirova nga burgu nė vitin 1953. Kur nuk kishin kaluar as tre javė nga dita e lirimit, mė internuan nė Savėr tė Lushnjes ku asokohe ndodhej familja ime, bashkėshortja Syka, me djalin, Vuksanin. Aty nė Savėr tė Lushnjes kemi qėndruar tė internuar familjarisht deri nė vitin 1984", e pėrfundon rrėfimin e tij 85-vjeēari Lekė Vojvoda, ish-Komandanti i Xhandarmėrisė sė Dukagjinit, i cili edhe pse kishte ndhmuar Lėvizjen Antifashiste gjatė Luftės duke liruar 29 komunistė shkodranė tė arrestuar, vuajti pėr 40-vjet me rradhė me gjithė familjen e tij nėpėr burgje e internime.
Krijoni Kontakt