Adoptimi nuk ėshtė mėnyra e vetme e njė ēifti homoseksual tė ketė fėmijė. Sidomos pėr ēiftet lezbike ėshtė shumė mė e lehtė dhe njerėzore qė njėra nga partneret ose dhe tė dyja tė mbarsen (mardhėnie seksuale ose artificialisht) e tė rrisin kėshtu fėmijėn e tyre. Pra homoseksualėt nuk i ka lėnė natyra apo zoti shterpė, pėrse pėrpiqeni t'i lini ju?
Shqetėsimi i disave prej jush kėtu ėshtė se rritja e njė fėmije nga prindėr tė sė njėjtės gjini do tė krijojė shumė probleme e kriza identiteti gjatė jetės sė fėmijės nė fjalė. Megjithatė, siē duken bathėt nė vitet e ardhshme do tė rritet gradualisht edhe numri i fėmijėve me prindėr tė seksit tė njėjtė, kėshtu qė kėta fėmijė do tė gjejnė njėri tjetrin e nuk do tė ndihen aq tė veēuar e tė persekutuar nga shoqėria. Imagjinoni ē'do kenė hequr majmunėt e parė qė u kthyen nė njerėz nga soji i tyre majmun. A e ndaluan zhvillimin e tyre kėta njerėz? Shyqyr Zotit (haha) jo. Imagjinoni po ashtu edhe shqipet e shqipot gjimnazistėt e shkretė qė s'linin ēelsa shtėpie pa lypur para 90-ės pėr tė pasur pak "lidhje para martesore". A u ndalėn kėta tė rinj? Kėshtu ky muhabet. Zhvillimi social e intelektual i njerėzimit ka qenė dhe mbetet njė proces i mundimshėm, i dhimbshėm e vetėmohues, por gjithsesi i pamėnjanueshėm.
Kthehemi prapė tek shqetėsimi juaj i sinqertė pėr "jetėn e vėshtirė e plot pėrbuzje" qė kėta fėmijė do tė jetojnė. Siē e ka provuar shkenca (ajo natyrorja pra, qė nuk ndikohet nga zhvillimi i shoqėrive njerėzore), shpirti e mendja e fėmijės janė njė fletė e bardhė (tabula rasa), e cila shumė shpejt mbushet me zhgarravinat e prindėrve tė tyre tek mėsojnė dorėn me "kėrraba e vija". Pra, ėshtė nė dorėn tuaj, prindėr tė tashėm e tė ardhshėm t'i edukoni fėmijėt me dashuri pėr ēdo qenie njerėzore (ashtu siē na edukon dhe Zoti), e jo t'i mbushni me frikė e paragjykime pėr tė panjohurėn. Nėse fėmijėt e heteroseksualėve sulmojnė e keqtrajtojnė fėmijėt e homoseksualėve, ky nuk do tė ishte gjė tjetėr pėrveēse reflektimi i ideve tė prindėrve tė tyre. Pra, mos pėrdorni si justifikim fėmijėt pėr tė padrejtat tuaja.
Ashtu si fėmijėt e homoseksualėve nuk i zgjedhin dot prindėrit e tyre, ashtu edhe fėmijėt e heteroseksualėve nuk mund t'i zgjedhin dot prindėrit e tyre, pasi si homoseksualėt edhe heteroseksualėt duan tė rrisin fėmijė nė pėrgjithėsi pėr t'ju bindur sistemeve tė tyre tė besimit, natyrės - zotit, apo si njė armė pėr tė lidhur partnerin pas vetes.
Kėtu njoh njerėz e njerėzesha qė kanė zgjedhur tė jenė homoseksualė, disa prej tyre kanė edhe fėmijė, fėmijė tė bukur e tė dashur, aq tė lirshėm e joparagjykues sa ndonjėherė mė duket vetja shtazė.
Po e mbyll kėtu duke anashkaluar argumentet se ka shumė fėmijė heteroseksualėsh qė keqtrajtohen nga prindėrit e tyre, apo braktisen nė mėshirė tė fatit. Po anashkaloj gjithashtu edhe faktorin ekonomiko-social (fukarallėkun) qė na e pėrqėndon vėmendjen tek miza e tjetrit e jo tek bualli ynė.
Krijoni Kontakt