Shahini: Nuk mė dhanė vizė greke, do tė vetėdigjesha
TIRANĖ- Njė 46- vjeēar, rezident nė Greqi prej 14 vitesh, ka tentuar t’i vėrė flakėn vetes, duke bėrė kamikazin para kamerave tė “Top Chanel”, mėngjesin e ditės sė djeshme. Vasil Shahini ėshtė ndaluar pak minuta mė pas, nga policia e komisariatit nr. 3 dhe ėshtė izoluar nė qelitė e paraburgimit, pėr prishje qetėsie. Shkaku i tentativės pėr djegie tė trupit para kamerave, sipas tij ka qenė mohimi i njė vize greke dhe keqtrajtimi qė kishte pėsuar nė vendin fqinj. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn “Shekulli” se 46- vjeēari, qė jeton tashmė me familjen nė Tiranė ka patur shqetėsime tė shpeshta, qė kanė kaluar nė stres dhe depresion. Vetė i ndaluari ka pohuar para agjentėve se ai ishte keqtrajtuar nga grekėt dhe “mafia greke”, ndėrsa tashmė nuk i jepnin mė vizėn pėr t’u kthyer atje. Ai ka dhėnė edhe njė intervistė pėr gazetėn pas daljes nga qelia.
Ngjarja
Vasil Shahini, i veshur me njė bluzė me shqiponjė, ku dallohej dhe njė flamur grek, ka mbėrritur nė qendėr tė Tiranės, pranė Muzeut Kombėtar rreth orės 08.00 tė mėngjesit. Gjatė njė pjese tė mirė tė rrugės, ai ka ecur duke e spėrkatur veten me njė bidon me benzinė. Ai ka shkuar tek qendra e Tiranės, pranė Muzeut Kombėtar, nė kohėn qė njė grup xhirimi po filmonte pėr emisionin e mėngjesit. Shahini ka dalė para kamerės, duke vazhduar tė lyhej me benzinė. E gjithė skena ėshtė transmetuar mė pas direkt nga stacioni televiziv. Vasil Shahini ka nxjerrė nga xhepi njė ēakmak dhe e ka afruar nė drejtim tė trupit tė tij. Ndėrhyrja e forcave tė policisė ka shmangur vetėdjegien e Shahinit para kamerave.
Shmangia e tragjedisė
Burime tė policisė pohuan se ishin njoftuar pėr ngjarjen, sapo Shanini kishte shkuar nė qendėr dhe kishte spėrkatur trupin me benzinė. Nė momentin e fundit, policėt kanė ndėrhyrė, duke i hequr emigrantit ēakmakun nga dora dhe duke i vėnė prangat. Pas njė qetėsimi prej njė ore, Shahini ėshtė marrė nė pyetje nga krerėt e komisariatit numėr 3 tė Tiranės, ku ka shpjegur arsyet qė e kanė ēuar drejt aktit ekstrem. “Mua mė ka keqtrajtuar dhe me kėrcėnon mafia greke. Atje kam ndenjur prej 14 vitesh, por kohėt e fundit mė kanė rrahur e dėbuar. Tashmė dua njė vizė qė tė kthehem pėrsėri atje, pėr tė ndjekur gjyqin nė shkallėn e dytė por kėtė vizė nuk ma japin”, -ka thėnė me pak fjalė 46- vjeēari nga Tirana, para agjentėve tė policisė. Sipas dėshmisė sė tij, shkaku i tentativės pėr vetėflijim ka ardhur pasi nė ambasadėn greke nuk i kishin dhėnė vizė.
17/11/2004
http://www.shekulli.com.al/index.php...c5ba5c57b53fc6
O albo tani ku do ta cosh paralajmerimin tend.Per temen qe hapa dje.
Krijoni Kontakt