Close
Faqja 10 prej 33 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 330
  1. #91
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    COB, nuk di ç'te them, me la pa fjale kjo e mesipermja. Nuk dua te perseris macen e Kullen (nuk e bej dot aq qarte sa ata te dy) andaj po e le me kaq. Urime.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    nëse HYMNI do vazhdonte
    jo me dru që i pret spata!...
    Dreri fort do dëshironte
    Mos t'harroje dhe Mesnata!...

    Ndaj unë erdha nga Tirana
    Sepse ishe në Festivale
    Në nji rrugë seç m'u thy kamba
    kur kalova dy kanale!.........(lol)¨

    Ju puth fort të gjithëve...........ju haaaaaaaaaaaaaaaa baaaaaaaaaaaaaakiiiiiiiiiiiiiiiiiiiin d^he si thonë shqiptarët e Kosovës:- Looooooooooooooccccccccccckkkkkkkkkkkiiiiiiiiiiiii iii!




    KJOFTË LËVDUE JEZU KRISHTI. JU PRIFTË SHNDETJA DHE LUMTURI NË NJERZËIT QË JU DUAN DHE I DONI.
    AGIM MËHILL PJETËR NDUE MAR' DOÇI

  3. #93
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Henri , Faleminderit jo vetem qe me lexove...!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #94
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    DUKE TE PRITUR TY -poezi

    DUKE TË PRITUR TY…

    Pritja i paska
    minutat orë,
    orët ditë ,
    ditët muaj,
    muajt vite ,
    vitet shekuj.
    Po të pres prej vitesh…
    Po të pres prej shekujsh…
    Pritja i paska ngjyrat të cuditshme,
    të bardhën të zezë,
    të zezën gri ,
    grinë blu
    dhe bluja sa lehtë kthehet në një shpresë të gjelbër,
    e vetmja gjë e gjelbër
    në këtë vjeshtë të verdhë,
    në këtë vjeshtë gri ,
    në këtë vjeshtë të thinjur…
    Dhe unë po të pres
    me dashurinë e bardhë
    me pikëpyetjet e zeza,
    i thinjur gri si vjeshta
    me sytë blu drejt një reje shpresash
    të gjelbërta…të gjelbërta…
    …………………………………………………………….
    Pritja paska muzikën e saj të pazakontë…
    këngët pa fjalë,
    muzikën pa nota ,
    melodinë të ashpër…
    Duke të pritur ty
    rënkoj
    muzikën
    pa fjalë ,
    pa nota ,
    pa melodi
    me zërin tim
    të cjerrë ,
    të ashpër ,
    të tmerrshëm…
    …………………………………………………………
    Pritja paska mallin e saj
    ku
    kujtimi dhe harrimi
    përleshen ,
    plagosen ,
    vriten
    e të përgjakur
    ringjallen
    se edhe malli paska
    pritjen.
    ………………………………………………………
    Pritja paska lotët e saj
    të lodhur ,
    të rëndë ,
    plot trishtim,
    pritja ka edhe
    fshirje lotësh ,
    pritja ka edhe zgjim…
    Pritja paska dashurinë e saj
    të kuqe ,
    rozë ,
    të verdhë
    dhe dashuria paska
    pritjen e saj
    të madhërishme ,
    të heshtur ,
    të thellë…
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    old bebi..

    edhe poezite dhe tregimet i ke te mrekullueshme..
    Shqip.. qarte .. pa lemsh e li .. pa falcitete e shtirje.. plot llogjike e filozofi e natyrshmeri.. e bukuri e fjales si ralle kush ..

    uroj te kesh perfituar nga privatizimet ndonji cop lendine lugines se drinit andej nga malet e Dibres.. e aty te kesh nje shtepize .. ku ti kaloje prane ndonje burim mali.. ose ndonji gerxh andej nga stanet e Bratajt te Vlores.. se i zune vendet me te mira mafiashet qe nuk din as te shkruajn..

    shkruan bukur mor djal..pejk..



    qashtu..

  6. #96
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    me te vertete e bukur crazy old baby

    pershendetje.

  7. #97
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Brari
    old bebi..

    edhe poezite dhe tregimet i ke te mrekullueshme..
    Shqip.. qarte .. pa lemsh e li .. pa falcitete e shtirje.. plot llogjike e filozofi e natyrshmeri.. e bukuri e fjales si ralle kush ..

    uroj te kesh perfituar nga privatizimet ndonji cop lendine lugines se drinit andej nga malet e Dibres.. e aty te kesh nje shtepize .. ku ti kaloje prane ndonje burim mali.. ose ndonji gerxh andej nga stanet e Bratajt te Vlores.. se i zune vendet me te mira mafiashet qe nuk din as te shkruajn..

    shkruan bukur mor djal..pejk..



    qashtu..

    Brari ! Kenaqem kur lexoj cfare shkruan ti ! Nga privatizimet kam perfituar vetem nje pjese te vetevetes qe nuk e di se nga e kisha lene kaq vite me rradhe... Te pershendes dhe te uroj GJITHE TE MIRAT NE KETE VIT TE RI !
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #98
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Brari
    old bebi..

    edhe poezite dhe tregimet i ke te mrekullueshme..


    shkruan bukur mor djal..pejk..



    qashtu..
    Brar, 700 herë e ke shkruar fjalën "qashtu" në fund te shkrimeve të tua. . Mbase po ndërhyj kot, por nga ca burime të sigurta (lol), mësova se duhet të thuash "qishtu" pas fjalimit tënd !
    Ndërsa po të komentosh "fjalimin " e tjetrit duhet përdorur "qashtu-ja".
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korason mori pjeshk eksporti*
    te ardht me gzime ty mot moti
    T'ka lezet ty fjala e shkrimi
    Humori yt ban pranver dimrin..



    Crez or djal ti mjeshter pene
    i dashka shkrimtari dhe ca sende
    Me pas kund nji shpi me bahce
    e me shkrydh ato mullaqe
    Kur del dilli maje malit
    me u flladit afer mangallit
    a me dal nen hije molle
    mos me pas rotull ndoj rodhe
    e me shkrujt ne qetesi
    ndonji proz a poezi..


    lol.


    * Cka jan pjeshk eksporti.. Po e sqaroj per kto fatosat..
    Dikur qindra kooperativiste punonin ne seleksionime.. pra neper qindra mijra moll e pjeshka me zgedh ato ma te mirat qe do coheshin per jasht shteti..

  10. #100
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    CIGARENGRENJA IME -poezi

    CIGARENGRËNJA IME

    Lërmëni ta thith deri në fund cigaren time ,
    se nuk e tymos për ju,
    Krijesa të Kotësisë…
    Nuk ua shkund hirin
    në veshët e shurdhër,
    Nuk e fik dritën e saj
    mbi sytë tuaj të verbër…
    Tymi i saj kurrë nuk do t’jua bëjë
    gri
    ëndërrat tuaja pa ngjyrë…
    Lermëni ta thith deri në fund cigaren time,
    të vetmen gjë të kësaj bote
    që digjet vec për mua ,
    të vetmen që ju kurrë s’mund
    Të m’a dhunoni,
    përdhunoni,
    tjetërsoni
    në pamundësinë tuaj mjerane
    për ta bërë atë
    cigaren e fundit
    të një të dëshpëruari…
    Lermëni ta thith deri në fund cigaren time…!
    Nëse hiri i saj është më i pavlerë
    se dylli i veshëve tuaj -
    do ta gëlltis…
    Nëse drita e saj ju errëson-
    do ta fik diku brenda meje…
    aty ku takohet
    trupi me shpirtin…
    Nëse tymi i saj ua turbullon
    ëndërrat mendjelehta
    do ta thith të tërin
    Genin e Lumturisë të më shkatërrojë…
    Dhe …do të pres ,do të pres
    jashtëqitjen e cigarengrënjes sime
    të plehërojë
    Shkretëtirën e Virgjër të Shqisave Tuaja
    dhe
    Oazin Tuaj të Tharrë të Ëndërrimit
    ku skeletët tuaj infantilë
    një ditë do të përpiqen
    të lajnë ,
    të shplajnë ,
    të riaktivizojnë
    Gropat Bosh të Syve Tuaj –
    përpjekja e Fundit
    për t’i shpëtuar
    Ëndërrzgjimit Tuaj të Llahtarshëm…
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 10 prej 33 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •