Close
Faqja 5 prej 33 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 330
  1. #41
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    poezi shume te bukura..!
    ajo e para sdi pse me kujtoje nje "Lamtumire" te Esenin qe e kam pasur fort per zemer!
    e fundit "Endrra e nje nate vere" e mrekullueshme

    duke uruar per vazhdimin..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anëtarësuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicër, Zürich
    Postime
    124
    Crazy old baby

    Përgëzimet e mia, për poezitë tuaja që i pëlqeva shumë!

    me shpresë se do lexojmë edhe të tjerat ...

    Gjithë të mirat
    Ardi

    Lista e miqëve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantëve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  3. #43
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Faleminderit Marsela dhe Ardi-1!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #44
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    KUSH ESHTE I VDEKURI?-poezi

    SHTËPIA E TË VDEKURIT

    Ceremonia mbaroi,
    dheu u hodh,
    u hodhën edhe lulet
    në terrin e zi,
    secili nga pak qau,
    heshturazi,menduar
    e pastaj zvarritur
    vazhdoi udhën e tij.
    E unë pyeta
    “Kush është i vdekuri?”.
    S’m’u përgjigj njeri.
    Cigaren që hodha
    e shkeli dikush tjetër,
    lulen që desha
    një tjetër e këputi
    e kurrë s’i mori erë,
    arriti ta harronte,
    pa mundur ta dhuronte
    në një stacion t’braktisur,
    ku treni i kujtesës
    s’ndaloi asnjëherë.
    E unë pyeta:
    “Kush është i vdekuri?”.
    S’m’u përgjigj njeri.
    Në derë të bordellit
    Shën Mërinë pashë,
    ikonë e artë nën dritën rozë
    dhe shumë kalimtarë,
    të gjithë sqimatarë,
    të verbër tek ecnin
    këmbëshpejtë, nervozë.
    E unë i pyeta:
    “Kush është i vdekuri?”.
    S’m’u përgjigj njeri.
    Unazën e artë
    mbi dorën e ftohtë vë,
    të shkuarën sa lehtë
    në një puthje e mbyll,
    mbi sytë të nesërmet,
    nën ta të djeshmet,
    Kësulkuqe të përjetshme
    të të njëjtit pyll.
    E unë pyeta:
    “Kush është i vdekuri?”.
    S’m’u përgjigj njeri.
    Një murgeshë
    në kalendarin e grisur
    Shën Valentinin
    kërkonte më kot,
    në lutjen e mbrëmjes
    nën qirinjtë e zbehtë
    askush s’ia dalloi
    të rëndët lotë.
    E unë pyeta:
    “Kush është i vdekuri?”
    s’m’u përgjigj njeri.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #45
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga crazy old baby

    DASHURIA

    Vec një dashuri nuk mund të ketë,
    e përse u dashka të jetë vetëm një,
    mos vallë ngaqë kemi vec një jetë
    edhe vdekje vetëm një?

    Vec një dashuri nuk mund të ketë,
    as det vec me një dallgë,
    qiellin s’mund ta ndrisë vec një kometë,
    rrugë e ketës nuk bëhet me një hap.

    Vec një dashuri nuk mund të ketë,
    lumi që rrjedh nuk rrokullis vec një gur,
    se edhe zemra vec një herë nuk troket,
    stinët e jetës nuk pushojnë kurrë…

    Vec një dashuri nuk mund të ketë,
    e përse u dashka të jetë vetëm një,
    mos vallë ngaqë kemi vec një jetë
    edhe vdekje vetëm një???
    Kjo qenka shume e bukur !

    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 28-11-2004 më 23:36 Arsyeja: gjuhe e huaj
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar më parë nga crazy old baby
    TIM BIRI

    Në tre vjetorin tënd,biri im,
    babi do të të dhurojë një kukullsyzezë
    dhe mami një kauboj-kukull do të të dhurojë,
    ti me sy do na kërkosh përreth
    e kaubojin me kukullën do vësh të vallzojnë…

    Do të lodhen syckat e tua,por më kot,
    se prindërit e tu nuk janë atje,
    jetojnë sa larg teje e njeri-tjetrit në botë,
    për të mos u bërë kurrë më tre…

    Të lodhur do të të vënë të flesh,
    me dhuratat tona shtërnguar në gji,
    do t’i puthësh e do t’u urosh “natën e mirë”,
    sic do të na uroje po të ishim bashkë tani…

    Vite më vonë në përvjetorë të tjerë,
    Mes miqsh e mikeshash,i rritur ,i zbukuruar,
    buzët do të drejtosh nga e dashura jote,
    kur plot naze do të të thotë “Gëzuar!”

    Pranë meje do të vish për një cast,
    “Sikur të ishte edhe mami!” do të thonë sytë pashpresë
    e në mëndje do të të vijnë lëkundur
    kauboi i ngrysur dhe kukulla syzezë…

    Do të hysh pas pak në dhomën tënde,
    ku ca gjëra janë akoma si dikur,
    krevati,kukulla , kauboi
    dhe një fotografi e prindërve mbi mur…

    Një cigare do të ndezësh përhumbur,
    ndërsa lotët do të bien me dënesë
    mbi kauboin e vjetëruar vetullngrysur
    dhe mbi kukullën e bukur syzezë…

    Nga dhoma e partit do të të thërrasin,
    krahët e së dashurës në vallëzim do të të ftojnë,
    sic doje dikur që vetullngrysuri
    me kukullën syzezë të vallzojë…

    Vonë-vonë kur miqtë të kenë ikur,
    tek do më shohësh të përlotur e të vetmuar,
    syzezën kukull do të pyesësh i tronditur,
    “Nënë,ku je të më urosh “Gëzuar!”…?”
    Prekese,e bukur,e kthjellet......shpirterore.

    Te uroj vargje pafund crazy old baby !

    Mel.

  7. #47
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Cikel Poetik

    DESTIN

    E nesërmja gjithmonë ishte
    një ditë larg nesh,
    por kurrë s’e arritëm.
    E djeshmja gjithmonë ishte
    një ditë më parë,
    ndaj gjithmonë na arriti.
    Ne ishim gjithmonë
    një të sotme
    afër lumturisë,
    por kurrë s’e takuam,
    se ajo ishte gjithmonë
    një të nesërme e një të djeshme
    larg nesh..

    NE TË DY

    Era e fatit i hodhi të dyja dallgët
    në të njëjtin breg.
    Flladi i mëngjezit i shndërroi
    në një shkumë të bardhë,të bardhë…
    Stuhia e shkatërroi bregun.
    Ditën tjetër plazhistët kërkuan gjurmët
    e dy dallgëve që askush nuk i pa,
    ndërsa vogëlushët ndërtuan një kështjellë
    prej rëre
    e për ta mbrojtur ndërtuan
    edhe një mur mbrojtës…
    prej rëre.

    NË KAFENE

    Përballë të dy të dashuruar.
    Nuk flasim..
    Rreth nesh,në tavolinat pranë
    vajza të buzëqeshura
    për orë të tëra flasin për ish të dashurit e tyre…
    Nuk flasim.
    Ti në heshtje vështron thonjtë e tu
    dhe unë në heshtje uroj:
    “Ah sikur të bëhem edhe unë
    ish i dashuri yt një ditë!”.


    MURET

    Natën vetmia ime nuk ka mure,
    ndaj s’kam ku ta përplas e ta thyej
    dëshpërimin tim,
    këtë shishe të boshatisur uiski,
    këtë shishe të boshatisur parfumi,
    këtë shishe të boshatisur farmaku.
    ……………………………………
    Ditën pranë meje shfaqesh ti,njeri i vogël,
    ti,njeruc,
    mur i detyrueshëm i dëshpërimit tim,
    fshesar vullnetar qelqesh të thyera,
    koleksionist i përjetshëm i vetmisë sime.


    PAZARLLËKU YT

    Të kërkova zjarr.
    më dhe dritë
    me hijen time si shkëmbim.
    E more.Ishte hija e trupit tim.
    U gëzove.
    Jo e shpirtit tim.
    U lumturova.

    SHPRESA IME E FUNDIT

    Kohët ndryshuan.Edhe njerëzit.
    Të dashurat na harruan.
    Miqtë e ngushtë i hëngri mosqënja.
    Prindërit i varrosëm dhe
    fëmijët tanë presin të na varrosin.
    Kohët ndryshuan.Edhe njerëzit.Edhe miqtë.
    Po ti armiku im,
    kur do të ndryshosh?
    Ti,shpresa ime e vetme
    për të fituar një ditë një mik të vërtetë!
    Ti shpresa ime e fundit
    për një zhgënjim minimal.


    KONTAKT

    Nuk më humbe kurrë.
    Nuk të humba kurrë.
    Thjeshtë humbëm mes labirintheve të jetës,
    atje ku të tjerët
    Q-O-RR-A-Z-I
    ia dolën mbanë të… takoheshin


    DY FYTYRAT E PËRJETËSISË

    Kush guxoi të fitojë CASTIN,
    fitoi PËRJETËSINË.
    ………………………
    Të tjerët fituan
    përjetësinë e casteve të humbura kot.

    HESHTJA QË VRET


    Lotët janë djersitja e mendimit.
    Mendimet janë gjarpërinj.
    I shndërroj në lule.
    Lulja bëhet pemë.Pa gjethe.
    Rrënjët trashëguan helm.
    Rrënjët mbeten gjarpërinj.
    I mbjell në një mur të gurtë.
    Gurët nuk helmohen nga ato.
    Këtë mur e dalloj vetëm unë.
    Është muri që ndan vështrimet nga fjalët.
    Jashtë këtij muri vështrimet bëhen pulëbardha
    që kurrë nuk kthehen më te unë.
    Fjalët nuk e kapërcejnë kurrë këtë mur.
    Të burgosura.bashkë me rrënjët e helmatisura.
    Mund të jetë goja ime ky burg
    dhe unë i burgosur në gojën time.
    Vështroj pulëbardhat të kapërcejnë pa pengesë murin.
    por nuk dëgjoj këngën e tyre.
    Dëgjoj vetëm oshëtimën e heshtjes brenda murit.
    Oshëtimë që më shurdhon.
    Apo mos më shurdhon
    largimi i pulëbardhave tej murit…?


    NËNËS

    MË FAL dhe FALEMINDERIT!
    Dy fjalë për sytë e tu
    në pamundësinë shekullore
    për të të fshirë lotët.
    Dy fjalë,vec dy fjalë.
    Bëji kryq,
    të bie në gjunjë.
    Bëji kryq,
    cdo cast të kryqëzohem me dëshirë.
    Po gozhdët?
    Lotët e tu.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Natën vetmia ime nuk ka mure,
    ndaj s’kam ku ta përplas e ta thyej
    dëshpërimin tim,
    këtë shishe të boshatisur uiski,
    këtë shishe të boshatisur parfumi,
    këtë shishe të boshatisur farmaku.



    Urime per vargun tuaj c.o.b. !
    Ndjej kenaqesi sa here ju lexoj.

    Mel.

  9. #49
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Turma E Neveritshme - poezi

    TASHMË


    Tashmë kujtimi yt nuk më djeg më,
    nuk më nxin lëkurën,
    nuk më verbon shikimin…
    Si një diell dimri
    më ngroh shpatullat dhe kurrizin
    në këtë stinë harrese
    ku njerëzit nuk vështrojnë më diellin,
    por hijet e tyre
    lehtësisht të ndryshueshme.



    PARANDJENJË


    Dëshiroje errësirë rreth teje
    që të shkëlqeje më shumë
    dhe mes cmendurisë së vetëkënaqësisë
    të numëroje
    hijet
    e njerëzve të vegjël…
    Vura dritë përreth teje,koleksionuese hijesh,
    që ti të dalloje
    edhe njerëzit e vegjë,
    por…..
    pashë një hije më shumë.


    HAKMARRJE E SOFISTIKUAR


    Nuk do të të fal ty
    zemërimin-
    druaj se pas ca castesh
    do të të buzëqesh…
    Nuk do të të fal harrimin-
    druaj se tërë jetën do të të kujtoj…
    Nuk do të të fal urrejtjen-
    druaj se një ditë
    do të të dashuroj…
    Ndaj po të fal
    dashurinë time-
    dije mirë:
    një ditë edhe mund të të tradhëtoj…


    DIALEKTIKA


    E djeshmja-
    -njollë e stërlashtë sperme
    mbi mbathjet e grisura të memories.
    E sotmja-
    -prezervativ i keqpërdorur
    sëprapthi shpesh kthyer,
    mbi veshët e gjatë të krenarisë
    varur.
    E nesërmja-
    -k’ar gjigand impotent
    i paaftë për të mbarsur
    putanën Jetë
    me pak,fare pak,
    jetë.
    Jeta-
    -proces i vazhdueshëm seksbërje
    me një krijesë pa mitër
    në pritje të mbarsjes.
    Ne-
    -donatorë të përhershëm
    të pritjes
    e shpesh
    menstruacion i saj.


    JETA E POETIT


    Jeta e poetit-
    -pelegrinazh nga shtëpia në shtëpi,
    shtëpi dyermbyllura vizatimesh fëminore,
    shtëpia e tij,
    shtëpia e Artistëve,
    shtëpia publike,
    shtëpia botuese,
    shtëpia e shpirtërave,
    shtëpia e të cmëndurve.
    Pelegrinazh i një të pastrehi…


    TURMA E NEVERITSHME


    Turma e neveritshme
    lan sytë me përmjerjen e saj,
    fshihet me peshqirin e hipokrizisë së saj,
    vishet me idiotësinë e saj,
    ushqehet me jashtëqitjen e saj
    dhe
    fle,fle,fle….
    O Zot,si mund ta quaj gjumë
    moszgjimin e saj
    mbi varrezën e shpirtërave….?!



    BABAIT TIM


    Vij shpesh praën varrit tënd ,baba.
    Kurrë s’të flas.
    Kurrë s’të prek.
    Kurrë s’e puth mermerin e ftohtë.
    Ndez një cigare
    dhe e vë pranë fotografisë tënde.
    Më pas largohem i heshtur
    Me një cigare më pak,
    me një vetmi më shumë
    dhe me mijëra fjalë,
    kujtime,përfytyrime në mëndje,
    si një eklips gri
    i një heshtjeje të madhe
    nga tymi i një cigareje.


    PORNOGRAFI


    Në emër të Atit,Birit
    dhe Shpirtit të Shenjtë,
    AMEN!
    Që sot ju shpall burrë e grua!
    Kjo unazë ju bashkon
    P-Ë-R-J-E-T-Ë!
    Amen!
    Për jetë të jetëve!
    Betohuni!
    P-Ë-R-J-E-T-Ë!


    IN EXTREMIS


    Tani na lidhin bashkë
    tradhëtitë,
    gënjeshtrat,
    pabesitë,
    mashtrimet,
    urrejtjet,
    neveritë.
    Na ndan
    një lum kujtimesh
    ku ura s’ngrihet kurrë.
    A mbeti gjë për t’u flijuar?
    Harresa?
    Është vetë ura.



    INFLACION


    Shpesh më teprojnë
    copëza lumturie.
    Nuk i fal.
    Nuk i dhuroj.
    Thjeshtë shkel mbi to
    me hapin e shkujdesur
    ose në caste
    Z-E-M-Ë-R-GJ-E-R-Ë-S-I-E
    i harroj
    që të mos bej
    të palumtura
    kujtimet e mia
    që vetëkënaqësisht
    do të vdisnin
    ose thjeshtë
    do të më tepronin.



    C’BËHET DASHURIA …?

    C’bëhet dashuria kur dy vetë ndahen,
    vritet e plagoset,venitet a tretet,
    c’bëhet dashuria kur lotët e saj thahen,
    prostitutë bëhet apo murgeshë përjetë mbetet?

    C’bëhet dashuria kur ëndërr e bukur kthehet
    në torturë absurde të cmendurisë mani,
    nga krahët e harresës vallë rrëmbehet
    apo mbi fytyrën e bukur hedh thjeshtë një vel të zi?

    C’bëhet dashuria kur hapat largohen,
    pret në udhëkryq pa ditur nga të shkojë
    apo njërin nga ata që duan të harrohen,
    me kujtimin e tjetrit nga gjumi do ta zgjojë…?


    HARMONI


    Grua!
    Le të thonë c’të duan fqinjët,
    ne jemi cifti më harmonik
    në botë:
    A s’e ke vënë re
    që ne e ndjejmë
    nevojën për sherr
    në të njëjtën kohë…?



    ANTI VETMOHIM


    A ju ka qëlluar të takoni pas shumë vjetësh
    ish të dashurën tuaj?
    A nuk keni parë në sytë e saj
    sytë tuaj?
    A nuk keni ndjerë në puthjen e saj
    puthjen tuaj?
    A nuk keni kuptuar në ardhjen e saj
    rikthimin tuaj?
    A nuk keni shijuar në flirtin e ri
    dashurinë e vjetër?
    Nëse po,
    ju siguroj që ka qenë
    iluzion
    ose
    një dashuri e madhe
    për vetveten.



    PLAZHE TË BRAKTISUR


    Sa vështirë të rinisësh një bisedë
    të lënë përgjysëm!
    Si në një plash të braktisur
    mes rërës së qelibartë
    vende-vende lulëzojnë
    barëra të egra…
    Përpiqem t’i shkul
    pa prishur
    gjurmët që lanë dashnorët
    verën e shkuar…


    PYETJE ËNGJËJVE


    I vetmi që s’mundi të sigurojë
    një maskë
    ishte djalli.
    Që atëhere ka kaluar shumë kohë.
    Maskat e vjetëruara po na grisen.
    ……………………………….
    Mirë me fytyrën e tij u mësuam,
    por me tonat
    a do të mësohemi dot?


    TANGOJA E DASHURISË


    Eja vajzë të vallzojmë
    DASHURINË.
    Është e thjeshtë si tangoja,
    Dy hapa para,
    një hap prapa,
    dy buzëqeshje,
    një lot,
    dy të vërteta,
    një gënjeshtër,
    dy premtime,
    një zhgënjim,
    ………………
    ……………….
    dy të nesërme,
    një e djeshme.
    Eja vajzë,
    por kujdes hapat;
    Dy përpara,
    një prapa..



    MOSPENDIM


    Edhe sikur nesër gjithshka të fillonte
    nga e para,
    unë
    përsëri do të të kërkoja
    ty.
    Do të të flisja,si dikur,
    do të të puthja,si dikur,
    do të të dashuroja,si dikur,
    do të cmëndesha për ty,si dikur,
    do të tërboja
    pasionet,muzat,epshet,ëndërrat,ditarët,
    netët,muzgjet,orgazmat,kalendarët,
    lotët,stacionet,aeroportet,
    amësinë dhe abortet,
    pritjet,përcjelljet,shakatë,
    shëtitjet magjiplotë në mesnatë,si dikur.
    Më pas
    do të të harroja,
    si dikur.
    Më pas
    do të të kujtoja,
    si sonte.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #50
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    BABAIT TIM


    Vij shpesh praën varrit tënd ,baba.
    Kurrë s’të flas.
    Kurrë s’të prek.
    Kurrë s’e puth mermerin e ftohtë.
    Ndez një cigare
    dhe e vë pranë fotografisë tënde.
    Më pas largohem i heshtur
    Me një cigare më pak,
    me një vetmi më shumë
    dhe me mijëra fjalë,
    kujtime,përfytyrime në mëndje,
    si një eklips gri
    i një heshtjeje të madhe
    nga tymi i një cigareje.


    me kujtohet yt at! biles tani Tani (mund te te vjer keq) kur te mendoj ty kujtoj yt at.

    pershendetje
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Faqja 5 prej 33 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •