Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1

    Pa hidhini njė sy.

    Duke shtegtuar nė web pashė ca vargje tė publikuara qė mu dukėn tė njohura nga anėtarėt e forumit tė kėtushėm. Nuk mė ēuditi fakti qė janė publikuar diku tjetėr , sa mė ēuditi fakti qė personi qė i kish postuar citonte qė nuk ishin tė tijat por nuk shėnonte tė kujt ishin poshtė vargjeve.

    Lexoni ju lutem e mė thoni , jam gabuar unė apo janė kopjuar vėrtet vargjet nga ky forum diku tjetėr pa cilėsuar emrat e krijuesve ?!

    Reklamat nuk lejohen ne forum



    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 17-11-2004 mė 16:07

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Elna e pashe dhe me beri shume nervoze!Shume keq , ai nuk i ka hedhur me qellim te mire aspak ashtu pa shenuar prej cilit website i ka marre, dhe te cileve autore jane. Qofshin keto edhe thjesht Nicknames ai Cobani duhej ti kesh shenuar nen secilen poezi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Kujt ia kane vjedhur? lol

    Faqja kerkon identifikim, pa qene anetar s'del.

  4. #4
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Yeap ke te drejte Kuqo.
    Nejse ... sikur sme bejne shume pertypje te tilla gjera
    se jemi rregjur duke pare kopjime edhe nga i njejti forum.

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Se pari nuk kam kohe te regjistrohem diku tjeter vetem te kuptoj cfare ke dashur te thuash me lart Elna.

    Se dyti ti thua :
    ...citonte qė nuk ishin tė tijat por nuk shėnonte tė kujt ishin poshtė vargjeve...
    Nuk e di per cilin person behet fjale, apo per cilat krijime, por rendesi ka qe personi i ka vene jo si krijimet e tij, te kujt jane eshte tjeter gje. Une nuk mbaj mend te 200 a me shume autoret te cilet kam lexuar gjate jetes sime, nuk e di nese ti i mban mend te gjithe?! Atehere kush ka deshire te shikoje te kujt jane keto krijime qe personi ne fjale i paska vene dhe thote nuk jane te tijat, mund te kerkoje internetin dhe ti gjeje (sic ke bere ti).

    Eshte dicka qe duhet ta diskutojme kur personi merr krijimet e dikujt dhe ju ve emrin e tij, ne te kundert nuk ka gje te keqe permendja e nje krijimi, perderisa tjetri nuk po e vjedh, thjesht po e ndan me ju. Aq me teper qe krijimet e personave ne fjale, jane te botuara ane e mbare internetit, pra jo vetem ne forumin tone, atehere kush na thote ne qe keto krijime jane marre pikerisht nga Forumi Shqiptar, ne menyre qe dhe ne tu shkojme tek faqja e tyre e tu themi, mos e beni me kete gje?! (kur dikush poston nje post ne nje forum tjeter, atehere ai nuk po e boton me qellim perfitimi, as ligji nuk te mbron ne te tilla raste).


    Fiori


    p.s. temen po e le te hapur, pasi komunikova me Elnen dhe e kuptova ku qendronte qellimi i hapjes se saj.

  6. #6

    Ja kėtė desha tė thonja Fior dhe besoj se ia vlen qė anėtarėt e letėrsisė ta lexojnė

    Kėto i kam gjetur nė njė tjetėr forum dhe janė vargjet e anėtarėve tė regjistruar kėtu. Besoj se e kuptoni staf, qė qėllimi nuk ishte tek reklamimi por tek respekti qė i duhemi krijuesve, pėrderisa emri i tyre nuk ėshtė shėnuar nėn vargje kushdo qofshin ata.

    Jini mė tė kuptueshėm herė tjetėr.



    Harrova t'ju them.
    Moderuesi i tjetrit forum sapo mėsoi qė vargjeve u mungonin emrat e krijuesve mėnjėhere i fshiu shumicėn , pėr t'u kthyer respektin e grabitur autorėve , dhe kur nė njė faqe unė vura linkun e Forumit Shqiptar pėr tė treguar ku ishin postuar qė nė fillim vargjet ai nuk e fshiu linkun tuaj. Unė mendoj se kjo ėshtė toleraca dhe mirėkuptimi.

    Respektin tim kėtij personi moderator qė nuk e njoh , sepse pėr mua ai mbajti vėrtet qėndrimin qė duhej ndaj anėtarėve qė kishin kopjuar vargjet e tė tjerėve, dhe pėrsėri keqardhje pėr botkuptimin e ngushtė ndaj kėtij incidenti jo dhe aq i vogėl.


    Elna.





    Shko tek faqja 1, 2, 3, 4, 5, 6 Tjetri
    Kur prehem ne
    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:50 pm


    ME MALL DO ME KUJTOSH

    Do vije ajo dite kur te plakesh
    Prane oxhakut,ne driten e zjarrit
    Do me kujtosh me aq mallengjim
    Per syte qe le pas ne harrim

    Me mall do kujtosh ate mbremje
    Kur loti me ra ne buzen tende
    Me rrembeve lumturuar ne krahe e the
    Shpirt,te kam ne zemer e ne mendje

    Hena leshoi drite ne fund te rruges
    Kur shkembyem syte duke qare
    E fjalet ngrine ne cep te buzes
    Sa vite ne mbetem pa u pare

    Ndjeva frike kur mes puthjesh u leshova
    Ndjeva faj e gjora une, pendim
    Ne te gdhire te priste rruge e gjate
    Qe ndoshta nuk do kishte me as kthim

    Ti do plakesh deri atehere,por e ndjej
    Se malli do te marre per mua
    Nje pike lot do ta leshosh si femije
    Yjet e nates i vetem duke kundruar

    Ne u takofshim atehere,nuk e di
    Pleqeria, thone le gjurmet e saj
    Nuk do jem me e bukur si tani
    Por syte do jene po ata,e pastaj….




    PER TY POET !

    Ah i miri im poet,c’ishte kjo hata!
    Sot mikja ime me te keqin mandat me dha
    Vdiq, me tha,sot ne te gdhire !
    poeti qe i kendoje vargjet ,ai shpirt i dlire

    C’mu pikellua zemra,poet c’u deshperova
    t’u plotesofte deshira qe ne te gjalle e pate lene amanet
    « Kur te vdes »,me the nje dite, »do me lexojne
    se ne te gjalle njeri s’te vlereson sot per dreq»

    Cdo varg i yti,eshte nje cembim zemre
    ndoshta dhe nje lot te rreshket si padashur
    Ja tani se mbakam dot me veten, poet
    me shtrengon doren mikja e per ty me flet

    « Lerme te te shikoj si i pataksur
    vrimezat ne faqe lerme te ti kundroj »
    Lexonte mikja ime e qante nen ze
    vargjet qe nje dite asaj ja pate thene

    Lamtumire poeti i zemrave,ti shpirt i lire
    paqen qe kerkoje me siguri qe do ta gjesh
    do te kujtojme ndonjehere me miken time te mire
    me mallengjim per ato kohe kur gjalle ti qesh




    * * *


    A degjon zogun e nates?
    ja po qan e s'ka mbarim
    si ky shpirt det i trazuar
    plot mekate e trishtim

    C'me kendon brengen e zemres?
    zog i nates pr*sh qetesine?
    A me je dhe ti braktisur
    fle e zgjohesh me vetmine?

    __________

    Iku ora doreshtrenguara
    iku fshehtas naten,humbi
    kur mendova se lumturia
    gjethn' e fundit tek une shkundi

    Njera dore me mbeti zgjatur
    nje pike loti mbi te pa thare
    Tjetra me shtrengonte zemren
    shpirt i tretur,sa i vrare....

    Hesht pra dhimbje mekatare
    nuk mbulohesh dot me lot
    Dite e kalter sa here zgjohet
    Muza ime je,me thote!


    KLLAPI...

    Nuk e di se cfare me gjeti
    e c'kllapi e rende me zuri
    mendje-shkreta, bredharake
    iku,tutje larg me shpuri

    Neteve te gjata perpelitem
    trup djersitur ne krevat
    e s'po mund te nxjerr nga shpirti
    as edhe me t'voglin varg

    Qesh e qesh hena me mua
    perdet era m'i tund lehte
    Qesh e thote"Eh medet!"
    Te zezes i iku mendje shkrete!

    Le te qesh Hena me mua
    une do qaj veres se nxehte
    pervec yllit atje lart
    ngushellonjes dhe pse hesht

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:50 pm


    KESHTJELLA E DASHURISE

    Shtresa lekure mu rropen deri ne gjak
    Duke u zvarritur ne ket’keshtjelle te larte
    Per pak thashe se po I afrohesha qiellit
    Kur arrita ne maje….
    Ne fytyre mu plas nje dere e hekurt
    Ktheva koken poshte…
    E rraskapitur pashe humneren
    Zhytur ne erresire
    U dorezova,rashe ne gjunje
    Nuk u pushtoka dot
    Keshtjelle e dashurise

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:51 pm


    BAJAMET BLU

    Sot po shfletoja nje fletore te vjeter
    Qe ma solli dikush,
    Brenda kishte Vargje te shkruara
    Nga dore qe dridhej,s’dihet se kur
    Me thane jane te nje poeti
    Qe se njeh askush
    Si duket ja kishin rrembyer nga sirtari
    I fjetur koherave, ndjeva ere myk
    Nga sirtari ku kishte fshehur bajamet blu

    Tani po te lexoj e perseri po te lexoj
    Ty poet qe s’te njeh askush
    Me zerat e heshtjes shkruar pafund
    Bajamet blu ke kerkuar ne endrrat
    Se ne jete nuk I gjete te lulezonin diku
    Kerkove,brodhe,ne Indi e ne Peru
    Por askund nuk ishin mbjelle bajamet blu
    Ruaje pranveren ne pragun e saj
    Mos lulet e pemeve celnin pa I pare
    Kishe frike nga dimri me acar
    Mos ngrinte bajamen tende atje larg

    Endrra jote e kish mbjelle rreze nje mali
    Lulezonte sa here vinte bekuar Maji
    Atehere me gaz rinor nuk permbaheshe
    Vargjet te dilni nga thellesi e shpirtit
    Bajamet blu per ty ishin burimi
    Vertet pyes veten
    Kaq mundim I gjate,shkrim dite e nate?
    E bajames blu s’ja pe lulezimin?
    Mbase per ty mund te qe vendi I endrrave
    Mbase per ty….. qe vec vegimi

    _________________
    ^KURT_COBAIN^



    Mos me qaj moj mikja ime
    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:51 pm


    Mos me qaj moj mikja ime
    Mjaft I derdhe lotet lume
    Askerkush ne kete bote
    Nuk vlen lotet qe po humb

    Fshiji lotet e me shih
    Mos te lutem qaj me ze
    As me vaj edhe denese
    Te ka mbetur nje fije shprese

    Ke kohe qe me rri trishtuar
    Buzeqeshja me ka munguar nga ty
    Ah me therrin ne zemer
    Lotet nga te gjelbertat sy

    Dridhem,ngjethem ,jam semur
    Dhimbjen po ma shton me shume
    Shkundu,eja pak ne vete
    Harrove kur lotoja dhe une?

    Eja ja marrim nje kenge
    Si atehere kur s’kishe brenge
    E t'ja nisim me nje duet
    Na ishte njehere……..
    Nje dashuri e vertete

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:52 pm


    do t'i mbledh shirat e vjeshtės
    se m'u sosėn lotėt e mij...
    se m'u fik dielli i shpresės
    mbeta qyq pa dashuri...

    ku mė ike, nga u trete?
    cila buzė po t'a puth gushėn!?
    brenda zemrės ti mė mbete
    si njė shelg nė mes tė fushės...

    Sa rrufé qė shkrepin tokės
    pėrmbi shelg tė njomė shkarkojnė.
    Pse dėgjon fjalėt e botės?!
    ike tutje pėr... gjithmonė.

    Ah ē'mė bėre, ē'mė cfilite!...
    Ike si njė zog nga dora.
    T'u mėrzita?!...mezi prite
    me lot vjeshte tė vajtova.

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:52 pm


    Perle shpirti!
    Ti shkruan kaq bukur!


    do t'i mbledh shirat e vjeshtės
    se m'u sosėn lotėt e mij...
    se m'u fik dielli i shpresės
    mbeta qyq pa dashuri...

    _________________
    ^KURT_COBAIN^



    Leter motres....
    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:52 pm


    Shiu qė ra sot,
    ngjan me shpirtin tim, qė loton
    dhe gjurmėt e dramės duken sheshit.
    Freskia e shiut nuk e pėrmendi,
    as e shuajti atė zjarr qė ngre
    vetėm dashuria.

    Kėta litarė lotėsh
    zgjateshin papushim...
    Duke i vėshtruar nga dritarja,
    mė ftonin tė hyja
    nė vallen e tyre pambarim .

    Qante natyra...
    Kush e di kush i kish prekur dhe asaj,
    atė, qė lind vetėm njė herė.
    Vallja e lotėve mbaroi
    e qielli pikat e fundit shkund.
    Po e imja motėr,
    kur do marrė fund?

    _________________
    ^KURT_COBAIN^



    Te fshehur ne gji te mbaj
    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:52 pm


    Qesha e vyera ime
    Qesha…
    Per stinet atehere,
    Per puthjet,
    Per kohet qe te desha

    Qava lendina e loteve te mij
    Qava…
    C’i marre.
    Ate nate s’kishte hene
    Ti s’erdhe,pate frike!
    Yjet u shuan rrembimthi
    ne hapin e pare


    Qesha kenga ime
    Nen buze, sa here
    Qesha….
    Mban mend kemishen e bardhe?
    Sa hijshem derdhej ne trupin tend
    Kur ta vesha?

    Qava o dhimbja ime
    Qava….
    Atehere nuk besoja ne perendi
    Tani…
    I lutem endrrave te te sjellin dhe njehere
    neper gjumin tim
    Si imazhin e asaj pernedeshe atehere...

    Qesha kaltersi e pafund
    qesha ….,kur
    buzen lehte me buze ma preke
    Zgjate doren floket ti mblidhje
    E une si me turp te thashe”Jo”!
    “Leri te derdhen si jargavan
    Si te ujit, rreke.....”


    Me ty fle e zgjohem tani
    Me ty puth qiellin me sy
    Qerpiket te njomen
    Me lageshtin e reve te hirta
    Puhize e eres,lehtaz
    Rreshqet nen floket e tu

    E une qesh akoma lozonjarja ime
    aroma ime,e vogla,e brishta
    Eh,qaj....
    Akoma qaj
    Ne udhetime derrmuese,
    te fshehur ne gji te mbaj

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:53 pm


    KETE NATE....


    Pushtomė nė krahėt e tua,
    kėtė tė fundit natė!
    Mendo, yjet po shuhen,
    nė kėmbėt tona si varg...

    Thithe verėn e buzėve tė mia!
    Dehu me tė!
    Vera m'e ėmbėl nė botė
    ajo ėshtė e s'ka mė!

    E shikon hėnėn atje lart?
    Mendo, ndrit veē pėr ne!
    Futu nė gjirin tim tė zjarrtė
    si hėna po hyn nėn re!


    Dorėzohu tek unė,
    rrėmbemė dhe ti!
    Thellė dashurisė si lumė,
    tė humbasim tė dy!


    Mos u tremb!
    Mendo, jemi vetėm ne
    tė tjerė do vinė pas,
    kokėn prapa mos e kthe!


    Oh, sonte dua tė jemi njė!
    Ma do ky shpirt i marrė!
    Dehjen ma do e ēfarė s'do doja,
    si tė qe e fundit kjo natė!...



    Kėtė natė do tė fle me poeteshėn
    Le tė ēmenden dhe yjet lart nė qiell!
    Le ta dij bota sa fort u deshėm...
    Ajo e ftohtė si hėnė, unė zjarr si...diell.

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:54 pm


    Ikim larg

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kjo bote u varferua kaq shume miku im
    sa edhe loti i fundit i dashurise po thahet
    ne zemra tashme te vyshkura,te perveluara dikur
    Shtrengoje fort kete dore
    te ngrohte akoma...ikim!

    Shkundi supet qe te jane renduar kaq shume
    Perqark...grija ka hedhur vellon e saj te ftohte
    e padepertueshmja,e trishtueshmja ,e hirta.
    Mbeshtetu tek une,
    As hapin mos e ndal
    Nxito te kalojme terrin qe na peshtolli
    E fajtoret le te perlyhen ne llumin e tyre
    te pafat
    Ikim sa me larg....!

    _________________
    ^KURT_COBAIN^

    Shko tek faqja I mėparshėm 1, 2, 3, 4, 5, 6 Tjetri

    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:01 pm


    Ne te sjellte ndonjehere udha per tek une

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ne te sjellte ndonjehere udha per tek une
    Dhe shtepiza ime vjeter duket per se largu
    Nxitoje hapin mik dhe quaju fatlum
    Nese ne dere vdekja akoma nuk eshte shpallur

    Dhe deres grindavece gerdalle e te plakur
    Jepi nje te shtyre ne dac shembe fare
    Mos pyet as perqark, jetoj apo kam vdekur
    Por frymen mbaj ne dhome tek qoshja ne dritare

    Ne te sjellte ndonjehere udha per tek une
    E vitet tradhetare terhiqen kembesh zvarre
    Deres mos i bjer akoma eshte e hapur
    Mos ki frike per vdekjen qe dhembet keq m’i zbardh

    Kur puthjet te leshohen me klithma e flake malli
    Me merr ne krahe mos prit dhe gjoksit me shtrengo
    Mbeshtillu dhe cmallohu me flokun tim te arte
    Mes turmes se habitur nen qiellin vjeshtezak

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:01 pm


    Uauhhhhhhh!

    "Nė ardhsha"...ti mė shkruan...
    por unė ama jam nisur!
    dhe derėn qė tė ruan
    me kohė e kam vidhisur!

    Mė prit e zbukuruar
    ti bjonde e malluar
    jam afėr si askurrė
    dhe digjem si nė furrė...

    Pastaj qielli do ēahet
    dhe hėna do tė fshihet
    ky mall qė mezi mbahet
    me flokėt do pėrzihet!

    Do nisėsh ulėrimėn:
    "Ku ishe Zot mė parė?!"
    do vrasėsh psherėtimėn
    do heqėsh kėmbėt zvarrė...

    _________________
    ^KURT_COBAIN^



    Grimca....
    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:02 pm


    Grimca....

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kam kohė qė shėtis nė korijen tėnde
    melankoli
    e s’po gjej dot fillin e daljes.
    Ėshtė i errėt ky vend,
    i heshtur,
    me ngjyra vjeshte.
    Ma ka enda ta shėtis shpesh
    dhe pse vetėm,
    nė heshtje.

    * * *

    Dashuria!
    Si ėshtė dashuria?
    Eh!...
    Dashuria!
    Nė ėshtė Ferr, le tė rrojė me tė,
    Parajsa s'dua tė mė ngopė sytė.
    I pashuar shpirti i njeriut
    mister dhe labirint.
    Sa herė mė pėrfshin
    e ėndėrrat m'i trazon,
    aq herė mė thotė: “Jam kėtu!
    Eja mė gėzo!”

    * * *
    Kur ike dhe mė le...
    Po pija nė gjirin e Nėnės.
    Sytė i drejtova nga dera qė u mbyll.
    Dhimbshėm ndjeva ofshamėn
    e mė pas shtrėngimin e saj prindėror.
    Njė pikė loti buzėt m'i lagu...
    Mė kot viteve thėrrisja emrin tėnd.
    Ajo derė qė u mbyll,
    nuk do hapej mė!...

    * * *

    Kur mė shtyve drejt vdekjes
    u kapa nė buzėt e saj.
    Ti zgjate dorėn si pėr tė mė shpėtuar.
    Ndjeva pendimin...
    Ah! Ishte imazh i gabuar.
    Shtyve njė trup, qė kacavirrej
    me shpirt ndėr dhėmbė,
    pėr tė humbur n'errėsirėn e rėndė...

    * * *

    E piva gotėn me fund,
    gjersa ndjeva kėrcitjen
    e qelqit nėpėr dhėmbė...
    Njė copė e tij m'u ngjit nė fytyrė,
    pik' e gjakut rrodhi,
    e pėrhapa nėpėr buzė,
    pėr tė fshirė aromėn tėnde tė prishur.
    Mė dhe lamtumirėn e fundit,
    me puthjen e Judės,
    mike e pabesė…..fryt i hidhur.


    * * *

    Nėse njė ditė do ndjesh braktisjen,
    fijen e shpresės tė kėputet,
    dhe yjet tė shuhen nė kėmbėt e tua,
    kujto...se dikush, diku,
    tė shėtit nėpėr mendime.
    Atėhere...
    ktheju shpresės pėrsėri,
    kėrko rrugėn,
    qė tė sjell tek unė!

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:03 pm


    * * *
    Kur ike dhe mė le...
    Po pija nė gjirin e Nėnės.
    Sytė i drejtova nga dera qė u mbyll.
    Dhimbshėm ndjeva ofshamėn
    e mė pas shtrėngimin e saj prindėror.
    Njė pikė loti buzėt m'i lagu...
    Mė kot viteve thėrrisja emrin tėnd.
    Ajo derė qė u mbyll,
    nuk do hapej mė!...




    Lermeni ta fashise pak dhembjen
    Te ngrihem prej kenetes per tek Dielli
    Te shkruaje per endrren time,edhe tenden
    Varrosurr si drita nder dy sy te verberish.





    Absurd...

    Tėrė jetėn time mbeta qorr
    por pashė me sytė e zemrės...
    Nėn dritėn e diellit kam qenė horr
    dhe burrė fisnik nėn dritėn e hėnės!...

    _________________
    ^KURT_COBAIN^



    Kur pianoja me zgjon
    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:03 pm


    Pianoja bie e tingujt percjell lehtas ne krevatin tim
    Une dembelosur,sy enjtur nga nata me pare e mpire
    Leshohem duke degjuar sa gjere e gjate e shtrire

    Me sy gjysem mbyllur neper gjume akoma
    Me ngazellen shpirti tek e degjoj soneten
    Rrembehem padashur ne te emblat kujtime
    Dhe bota verdalloset shpejt ne mendjen time

    Cdo mengjes heret e bukura komshije
    Me zgjon hareshem me tingujt e nje melodie
    Kur notat shperndahen por si harabele
    Ma cojne shpirtin perpjete e behem shend e vere

    Komshija ime zeshkane hundeperpjete
    Me floket e derdhur ,hijshem gjer ne mes
    C’me deh te shkreten e sec me rremben
    Kur gishtat luajne soneten mbi pianon e vjeter

    Nje dite kur kundroja detin ne dritare
    Tymosur kendshem nje gjysem cigare
    Fap koken e nxjerr e bukura komshija
    „Hej,te lutem ,pianon!“, papritur i thirra

    “Sa peng e kam dreqin qe nuk e mesova,
    s’kisha koke budallacka te ulesha mbi te,
    me lutej nenemira,po kurre se degjova
    e ja tani askushi jam,por jo edhe asgje.“

    „Mos ki merak moj mike“,me tha edhe qeshi
    e syte i shndriten,faqet iu bene roz.
    “Sa here qe dita ngeshem do te zbardh,
    me melodine e pianos shpirtin do ta zgjoj”!

    “Me rrofsh, i thashe dhe e pershendeta,
    se une edhe ti e paskemi nje bote
    se pa muziken s’mund, s’ me shkohet jeta
    edhe pa besimin tek i madhi Zot » !

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:04 pm


    Do jete duke u gdhire , akoma s'do kesh fjetur

    Kur ylli i mengjesit te shfaqet atje lart

    Hidh nje sy perlotur ,per mua vec i heshtur

    Per fjalen e pathene per gjurmet qe lame pas



    Kur hena vetullhark t'i afrohet dalngadale

    Dhe te zbardhet paksa qielli zogjte t'i bien mespermes

    Puthe rrugen puthe ,te paudhen qe na ndan

    Bej nje lutje pa dale dielli,i bekuari mengjes



    Kur te marre malli aq shume shpirttrazuar ne krevat

    malli do te lere pa gjume ti andej e kendej une

    shpejt do ngrihesh ne dritare te kerkosh yll"n e mengjesit

    por ky mall zor te na shuhet porsi zjarri ne furtune

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:04 pm


    U NDAMĖ!

    Krevatin kur u ktheva e gjeta po ashtu.
    Jastekėt tė hedhur mbi njėri tjetrin...
    u ndamė atė natė, ti ike...s'di se ku
    unė shtrihem me vetminė...ti shtrihesh me "atė tjetrin".

    Ēudi unė shtrihem prap nė shtrat nga “ana jote”
    Tek vendi i mbetur bosh, i ftohtė si pus i thellė
    Dritaren e mbaj hapur dhe zėrat e kėsaj Bote
    Mė hynė nė dhomė tė gjumit tė mbetur si njė shpellė...

    Mė kot ndez abazhurin nga komodina pranė
    Shfletoj, lexoj njė libėr qė s’ka as dhe kapakė...
    Ēarēafi mė ngatrrohet nė fyt si njė litarė
    Mė djegin sytė, me skuqen nga pagjumsi e gjatė

    Ku ike?!..po ēfarė pate!?...tani me kė je shtrirė?!
    Kur flije bashkė me mua, mė mbaje fort pėr dore
    Tavani i trishtuar nga tymrat qenka nxirė
    Cigaret nji mbas nji unė fik nė njė shpuzore...

    Dhe ja kalojnė netėt...seē mbetėm keq tė ndarė.
    Bile natėn e fundit, ma ktheve edhe shpinėn...
    Mė vjen tė ulėrij, mė vjen dhe pėr tė qarė
    Ti nuk e di kė thith...unė thith veē nikotinėn.

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:05 pm


    Nese je ndare mik mos u deshpero
    se ndarje dhe takime ka kjo jete
    deri sa zemra te te rrah per dashurine
    mes puthjesh te embla prit dhe hidherimn

    Mos vrit mendjen se ne c'krah prehet e dashura
    jastekun plase nga ana tjeter
    arome e shkrete te trullos e flet gjepura
    prit se dite e re te pret neser

    Kjo per Ndarjen

    _________________
    ^KURT_COBAIN^



    Nates...
    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:05 pm


    Eh moj nate e embel,e pabesa nate
    qe epshe ndez papritur pastaj i shuan prape
    c’mi mban skllav pasionet kaq ne te ri
    te fle me kerkon por gjumin mbaj meri

    Eh moj nate,mekatare nate , e di
    Qe dhe perendia vet naten na e desh?
    Dhe une e dua tenden cmenduri
    Shpesh qaj me ty e rrallehere ti me qesh

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:05 pm


    Nepėr ditė udhėtoj i vetmuar
    dhe plagėt e njė nate dua ti shėroj
    Herė ndjehem i dashuruar
    herė mė duket se mungoj...

    _________________
    ^KURT_COBAIN^





    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:10 pm


    C’eshte kjo nate
    Qe vetem trishtimin
    ne prag me solli?

    Buzeqeshja
    mbeti e varur aty
    Si nje frut....
    I harruar nga moti

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:10 pm


    Shtrengome i dashur shtrengome me fort
    Thuame fjalet me te vyera me te emblat ne bote
    Shtrengome i dashur e mos shih perreth
    Nuk ekziston askush kete mbremje vec nesh

    Ne kete jete e ne vafsha ne jeten tjeter
    S’dua me vargje te pa thena ne leter
    Pra shtrengome e puthme njehere
    E neser me ler te them:"Ate mbremje,atehere…"

    Keto yje,Kjo hene e ky det
    Lakmojne puthjet lakmojne epshin e vertet
    Shtrengome i dashur,shtrengome
    Aq sa nuk ke shtrenguar ne kete bote
    Te leshohem ne krahet e tu, e te prehem e qete
    Dua puthje,peshperitje dhe arome

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:10 pm


    Qe te Hene ja nisa vargut sot me sosi dite e Shtune
    Ketu nje fjale aty nje tjeter pirg me letra,fjale pafund
    Me brengosesh e me thua:"Mjaft u trete lumemadhe"
    Se kjo bote nuk ka ket' mendje,por me ka nje mal me halle


    Po c'ti bej kesaj zemres time,flake e saj nuk shuhet kurre
    Bie-ngrihem neper vargje te jap jete dhe ne nje gur
    Ah te mijat,te pafundmet,me te bukurat enderrime
    Por te lodha se jam shpirt qe kerkoj vec per shtegetime


    Kur me vjen behar-bekuari e livadhet gjelberojne
    Do me gjesh atje te njomur, pikla vese me mbulojne
    Dhe kur bora te kete zbardhur dimrit plak edhe te ftohte
    Strukur prane do ngjishem zjarrit si kotele per pak ngrohte


    Melankolia nese troket ndonjehere dhe me rremben
    Sa qete prehem ne krahet e saja,pikellimet ja rrefej
    Ne mengjes ne me zgjofte ndonje zog a rreze e dielli
    Rend marrosur ne dritare sy ngazellyer per nga qielli


    Hic merak mos ki per mua ne me marrte gjumi ne varg
    Dhe as driten mos e mbyll mrekullia shume nuk zgjat
    Nese ndjen qe jashte fryn juga hap dritaren dhe gezohu
    Kur te kthehesh per tek une puthma buzen dhe c'mallohu

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:11 pm


    E vetme nen driten e henes
    Kujtimesh trazuar se c’vij
    Dhe mendja me shkon buze detit
    Kur vala me puthte ne gji

    Shushurime e dallgeve niste kengen
    Platitesha aq lehte ne supin tend
    Por hena ziliqare e fajtore
    Vetullat i ngryste pa vend

    Ne te bukurat nete pranverore
    Mes yjesh dhe puthjeve plote epsh
    Sa embel flokun me ledhatoje
    Me peshperisje «E kaltra ime,det !»

    Me zgjonin sterkalat e detit
    Kur zhytesha ne endrra dashurie
    E syte lozonjare kur me qeshnin
    Notoja ne dallge lumturie

    Ja hena po ndrit si atehere
    Renduar eshte mbi supin tim
    Degdisme moj Hene si perhere
    Ne qiellin hyjnor, ne ameshim

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:11 pm


    Largohu trishtim



    Grise vellon e rende hedhur mbi mua trishtim
    Se nate e plogesht zemren po me shpon
    Merrmi dhe gjethet e fundit te pikellimit
    Syte e lodhur u treten qiellit qe sonte gjemon

    Shiu qe jashte po bie te shfaqi ne pragun tim
    Dhe loti im kristal parvazit sec me varet
    shoh endrren e keputur kur shuhet ne largim
    Rruges se kalldremte ku currile e ujit ndahet

    Mos iu afro monopatit ku kaloj,naten pa drite
    Se lodhja plage kraheve me paska lene
    Nuk di ne c'ane me rrjedh e me pikon trishtim
    Me dhemb e shkreta plage me shume nates pa hene

    Eh,trishtim ,i hidhuri ,i embli im trishtim!
    Sa here qetesia dhomezat e shpirtit m'i kaplon
    Me shfaqesh si ere, rreshket nen pragun tim
    e frymen shpejt e mban ne shtratin qe renkon

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:12 pm


    Ngrije goten ,me fund ktheje or mik
    Pi edhe dy po deshe e dehu fare
    Pi edhe qama hallin pa frike
    E klithm’ e dhimbjes drite u befte mbi varre

    Po te kisha forcen e perendise or mik
    Do ta ktheja naten tradhetare ne dite
    Njehere po ta kisha vec njehere
    E dhimbjen e pashpirt ta lehtesoja atehere

    Ne dite te gjymtuara ku nata vec shtrihet
    Dhe deti turbullohet ne dallge marrezie
    Do shfaqet kur shpresa hedh te fundit hap
    Nje llampe e venitur me drite sado pak

    Pra pije goten mik ne dac edhe loto
    Kte sup ku ti mbeshtetesh me vete ke ngado

    _________________
    ^KURT_COBAIN^




    ^KURT_COBAIN^

    Anetar Nderi



    Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
    Mesazhe: 162
    Vendodhja: RoMaNia
    Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:12 pm


    Lonestar

    (Duke degjuar N.Jones)

    Kendoma dhe njehere melodine e shpirtit Norah,vetem sonte
    Preki telat e kitares me gishtat e holle aq delikat
    Nuk di se c’dallge me zuri kur kenga jote zemren po ma cembonte:
    “My Lonestar…where are you up tonight….!”

    Dhe ja akordet e pianos perkedhelin trupin tim debul
    Oh Norah!Kendo se me shkon ky moment,kjo e qare
    Le te mbytem lotesh nder syte le te bjere vec mjegull
    Zeri yt me la peng ne telat e kitares ,si dashuri e pare

    Mendon se sa yje te vetmuar ka ne qiell cdo nate
    e verbohen nga drita e tyre e trishtimit ?
    Refreni humbet ne Henen lajkatare,c’mekat
    Dhe kenga vazhdon…dhimbjet po i vras rruges se kerkimit!

    Norah,kendoma dhe njehere melodine e shpirtit tim
    Dy-tre akorde lehtazi,vec per t’ja vrare mendimit qetesine

    _________________
    ^KURT_COBAIN^



    Kurt pėrshėdnetje.
    Elna Durresi

    Anetar



    Anėtarėsuar: 10 Nov 2004
    Mesazhe: 13

    Postuar: Wed Nov 17, 2004 8:05 pm


    Mua mė vjen mirė qė ti poston vargje kaq tė bukura nė forum, por do ndjehesha akoma mė mirė nėse ti do cilėsoje, tė kujt janė kėto vargje.

    P.sh vargjet mė sipėr janė tė njė anėtareje tė FORUMIT SHQIPTAR me nick Melankolia e me titull" KUR PREHEM NE VARG", ndėrsa tek tema " THIRRMĖ" Janė tė njė tjetėr anėtari me nick Fisnik.
    Ėshtė mosrespektim i ndjenjave dhe emocioneve krijuese tė personave tė mėsipėrm moscitimi i emrave tė tyre poshtė vargjeve respektuese.
    Duke e kuptuar dashamirėsinė tėnde pėr letėrsine e vargjet , po e mbyll mesazhin tim.

    Me respekt
    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 17-11-2004 mė 18:56

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Une nuk kam fjale!
    Mendoj,WOOOOOOOOOOW!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    Mund te kete dhe raste te tjera, si ai qe eshte hapur ne kete teme. Me vjen mire qe problemi i ngritur kete here, ne baze te mirekuptimit, ka gjetur zgjidhje. E verteta eshte qe nuk mund te kontrollohen dot te gjitha faqet e internetit dhe shkembimet e informacioneve, por brenda mundesive, e mira eshte qe raste te tilla te lihen te ditura. Kjo per te bere sa me shume te mundur ruajtjen e te drejtes se krijuesit, qofte ky me emer apo me nick.

    Pershendetje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Elna Pershendetje!
    Mund te me japesh ne privat te lutem url te ketij forumi?
    Ne fakt edhe me vjen po edhe nuk me vjen cudi.
    Ky eshte interneti e dashur,qe nga momenti qe publikon shkrimet,te humbet autoresia,por une keto poezi i kam te permbledhura ne liber shyqyr,dhe s'ka burre nene qe te me humbas autoresine.
    Te falenderoj per shqetesimin tend.
    Mel.

  10. #10
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    lol verini emra poshte krijimeve tuaja letrare .. se ndonje dite vec kur te shikoni ndonje liber te botuar me emer tjeter .. ( do jua vjedhin lol )
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •