Shko tek faqja 1, 2, 3, 4, 5, 6 Tjetri
Kur prehem ne
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:50 pm
ME MALL DO ME KUJTOSH
Do vije ajo dite kur te plakesh
Prane oxhakut,ne driten e zjarrit
Do me kujtosh me aq mallengjim
Per syte qe le pas ne harrim
Me mall do kujtosh ate mbremje
Kur loti me ra ne buzen tende
Me rrembeve lumturuar ne krahe e the
Shpirt,te kam ne zemer e ne mendje
Hena leshoi drite ne fund te rruges
Kur shkembyem syte duke qare
E fjalet ngrine ne cep te buzes
Sa vite ne mbetem pa u pare
Ndjeva frike kur mes puthjesh u leshova
Ndjeva faj e gjora une, pendim
Ne te gdhire te priste rruge e gjate
Qe ndoshta nuk do kishte me as kthim
Ti do plakesh deri atehere,por e ndjej
Se malli do te marre per mua
Nje pike lot do ta leshosh si femije
Yjet e nates i vetem duke kundruar
Ne u takofshim atehere,nuk e di
Pleqeria, thone le gjurmet e saj
Nuk do jem me e bukur si tani
Por syte do jene po ata,e pastaj
.
PER TY POET !
Ah i miri im poet,cishte kjo hata!
Sot mikja ime me te keqin mandat me dha
Vdiq, me tha,sot ne te gdhire !
poeti qe i kendoje vargjet ,ai shpirt i dlire
Cmu pikellua zemra,poet cu deshperova
tu plotesofte deshira qe ne te gjalle e pate lene amanet
« Kur te vdes »,me the nje dite, »do me lexojne
se ne te gjalle njeri ste vlereson sot per dreq»
Cdo varg i yti,eshte nje cembim zemre
ndoshta dhe nje lot te rreshket si padashur
Ja tani se mbakam dot me veten, poet
me shtrengon doren mikja e per ty me flet
« Lerme te te shikoj si i pataksur
vrimezat ne faqe lerme te ti kundroj »
Lexonte mikja ime e qante nen ze
vargjet qe nje dite asaj ja pate thene
Lamtumire poeti i zemrave,ti shpirt i lire
paqen qe kerkoje me siguri qe do ta gjesh
do te kujtojme ndonjehere me miken time te mire
me mallengjim per ato kohe kur gjalle ti qesh
* * *
A degjon zogun e nates?
ja po qan e s'ka mbarim
si ky shpirt det i trazuar
plot mekate e trishtim
C'me kendon brengen e zemres?
zog i nates pr*sh qetesine?
A me je dhe ti braktisur
fle e zgjohesh me vetmine?
__________
Iku ora doreshtrenguara
iku fshehtas naten,humbi
kur mendova se lumturia
gjethn' e fundit tek une shkundi
Njera dore me mbeti zgjatur
nje pike loti mbi te pa thare
Tjetra me shtrengonte zemren
shpirt i tretur,sa i vrare....
Hesht pra dhimbje mekatare
nuk mbulohesh dot me lot
Dite e kalter sa here zgjohet
Muza ime je,me thote!
KLLAPI...
Nuk e di se cfare me gjeti
e c'kllapi e rende me zuri
mendje-shkreta, bredharake
iku,tutje larg me shpuri
Neteve te gjata perpelitem
trup djersitur ne krevat
e s'po mund te nxjerr nga shpirti
as edhe me t'voglin varg
Qesh e qesh hena me mua
perdet era m'i tund lehte
Qesh e thote"Eh medet!"
Te zezes i iku mendje shkrete!
Le te qesh Hena me mua
une do qaj veres se nxehte
pervec yllit atje lart
ngushellonjes dhe pse hesht
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:50 pm
KESHTJELLA E DASHURISE
Shtresa lekure mu rropen deri ne gjak
Duke u zvarritur ne ketkeshtjelle te larte
Per pak thashe se po I afrohesha qiellit
Kur arrita ne maje
.
Ne fytyre mu plas nje dere e hekurt
Ktheva koken poshte
E rraskapitur pashe humneren
Zhytur ne erresire
U dorezova,rashe ne gjunje
Nuk u pushtoka dot
Keshtjelle e dashurise
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:51 pm
BAJAMET BLU
Sot po shfletoja nje fletore te vjeter
Qe ma solli dikush,
Brenda kishte Vargje te shkruara
Nga dore qe dridhej,sdihet se kur
Me thane jane te nje poeti
Qe se njeh askush
Si duket ja kishin rrembyer nga sirtari
I fjetur koherave, ndjeva ere myk
Nga sirtari ku kishte fshehur bajamet blu
Tani po te lexoj e perseri po te lexoj
Ty poet qe ste njeh askush
Me zerat e heshtjes shkruar pafund
Bajamet blu ke kerkuar ne endrrat
Se ne jete nuk I gjete te lulezonin diku
Kerkove,brodhe,ne Indi e ne Peru
Por askund nuk ishin mbjelle bajamet blu
Ruaje pranveren ne pragun e saj
Mos lulet e pemeve celnin pa I pare
Kishe frike nga dimri me acar
Mos ngrinte bajamen tende atje larg
Endrra jote e kish mbjelle rreze nje mali
Lulezonte sa here vinte bekuar Maji
Atehere me gaz rinor nuk permbaheshe
Vargjet te dilni nga thellesi e shpirtit
Bajamet blu per ty ishin burimi
Vertet pyes veten
Kaq mundim I gjate,shkrim dite e nate?
E bajames blu sja pe lulezimin?
Mbase per ty mund te qe vendi I endrrave
Mbase per ty
.. qe vec vegimi
_________________
^KURT_COBAIN^
Mos me qaj moj mikja ime
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:51 pm
Mos me qaj moj mikja ime
Mjaft I derdhe lotet lume
Askerkush ne kete bote
Nuk vlen lotet qe po humb
Fshiji lotet e me shih
Mos te lutem qaj me ze
As me vaj edhe denese
Te ka mbetur nje fije shprese
Ke kohe qe me rri trishtuar
Buzeqeshja me ka munguar nga ty
Ah me therrin ne zemer
Lotet nga te gjelbertat sy
Dridhem,ngjethem ,jam semur
Dhimbjen po ma shton me shume
Shkundu,eja pak ne vete
Harrove kur lotoja dhe une?
Eja ja marrim nje kenge
Si atehere kur skishe brenge
E t'ja nisim me nje duet
Na ishte njehere
..
Nje dashuri e vertete
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:52 pm
do t'i mbledh shirat e vjeshtės
se m'u sosėn lotėt e mij...
se m'u fik dielli i shpresės
mbeta qyq pa dashuri...
ku mė ike, nga u trete?
cila buzė po t'a puth gushėn!?
brenda zemrės ti mė mbete
si njė shelg nė mes tė fushės...
Sa rrufé qė shkrepin tokės
pėrmbi shelg tė njomė shkarkojnė.
Pse dėgjon fjalėt e botės?!
ike tutje pėr... gjithmonė.
Ah ē'mė bėre, ē'mė cfilite!...
Ike si njė zog nga dora.
T'u mėrzita?!...mezi prite
me lot vjeshte tė vajtova.
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:52 pm
Perle shpirti!
Ti shkruan kaq bukur!
do t'i mbledh shirat e vjeshtės
se m'u sosėn lotėt e mij...
se m'u fik dielli i shpresės
mbeta qyq pa dashuri...
_________________
^KURT_COBAIN^
Leter motres....
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:52 pm
Shiu qė ra sot,
ngjan me shpirtin tim, qė loton
dhe gjurmėt e dramės duken sheshit.
Freskia e shiut nuk e pėrmendi,
as e shuajti atė zjarr qė ngre
vetėm dashuria.
Kėta litarė lotėsh
zgjateshin papushim...
Duke i vėshtruar nga dritarja,
mė ftonin tė hyja
nė vallen e tyre pambarim .
Qante natyra...
Kush e di kush i kish prekur dhe asaj,
atė, qė lind vetėm njė herė.
Vallja e lotėve mbaroi
e qielli pikat e fundit shkund.
Po e imja motėr,
kur do marrė fund?
_________________
^KURT_COBAIN^
Te fshehur ne gji te mbaj
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:52 pm
Qesha e vyera ime
Qesha
Per stinet atehere,
Per puthjet,
Per kohet qe te desha
Qava lendina e loteve te mij
Qava
Ci marre.
Ate nate skishte hene
Ti serdhe,pate frike!
Yjet u shuan rrembimthi
ne hapin e pare
Qesha kenga ime
Nen buze, sa here
Qesha
.
Mban mend kemishen e bardhe?
Sa hijshem derdhej ne trupin tend
Kur ta vesha?
Qava o dhimbja ime
Qava
.
Atehere nuk besoja ne perendi
Tani
I lutem endrrave te te sjellin dhe njehere
neper gjumin tim
Si imazhin e asaj pernedeshe atehere...
Qesha kaltersi e pafund
qesha
.,kur
buzen lehte me buze ma preke
Zgjate doren floket ti mblidhje
E une si me turp te thasheJo!
Leri te derdhen si jargavan
Si te ujit, rreke.....
Me ty fle e zgjohem tani
Me ty puth qiellin me sy
Qerpiket te njomen
Me lageshtin e reve te hirta
Puhize e eres,lehtaz
Rreshqet nen floket e tu
E une qesh akoma lozonjarja ime
aroma ime,e vogla,e brishta
Eh,qaj....
Akoma qaj
Ne udhetime derrmuese,
te fshehur ne gji te mbaj
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:53 pm
KETE NATE....
Pushtomė nė krahėt e tua,
kėtė tė fundit natė!
Mendo, yjet po shuhen,
nė kėmbėt tona si varg...
Thithe verėn e buzėve tė mia!
Dehu me tė!
Vera m'e ėmbėl nė botė
ajo ėshtė e s'ka mė!
E shikon hėnėn atje lart?
Mendo, ndrit veē pėr ne!
Futu nė gjirin tim tė zjarrtė
si hėna po hyn nėn re!
Dorėzohu tek unė,
rrėmbemė dhe ti!
Thellė dashurisė si lumė,
tė humbasim tė dy!
Mos u tremb!
Mendo, jemi vetėm ne
tė tjerė do vinė pas,
kokėn prapa mos e kthe!
Oh, sonte dua tė jemi njė!
Ma do ky shpirt i marrė!
Dehjen ma do e ēfarė s'do doja,
si tė qe e fundit kjo natė!...
Kėtė natė do tė fle me poeteshėn
Le tė ēmenden dhe yjet lart nė qiell!
Le ta dij bota sa fort u deshėm...
Ajo e ftohtė si hėnė, unė zjarr si...diell.
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 2:54 pm
Ikim larg
--------------------------------------------------------------------------------
Kjo bote u varferua kaq shume miku im
sa edhe loti i fundit i dashurise po thahet
ne zemra tashme te vyshkura,te perveluara dikur
Shtrengoje fort kete dore
te ngrohte akoma...ikim!
Shkundi supet qe te jane renduar kaq shume
Perqark...grija ka hedhur vellon e saj te ftohte
e padepertueshmja,e trishtueshmja ,e hirta.
Mbeshtetu tek une,
As hapin mos e ndal
Nxito te kalojme terrin qe na peshtolli
E fajtoret le te perlyhen ne llumin e tyre
te pafat
Ikim sa me larg....!
_________________
^KURT_COBAIN^
Shko tek faqja I mėparshėm 1, 2, 3, 4, 5, 6 Tjetri
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:01 pm
Ne te sjellte ndonjehere udha per tek une
--------------------------------------------------------------------------------
Ne te sjellte ndonjehere udha per tek une
Dhe shtepiza ime vjeter duket per se largu
Nxitoje hapin mik dhe quaju fatlum
Nese ne dere vdekja akoma nuk eshte shpallur
Dhe deres grindavece gerdalle e te plakur
Jepi nje te shtyre ne dac shembe fare
Mos pyet as perqark, jetoj apo kam vdekur
Por frymen mbaj ne dhome tek qoshja ne dritare
Ne te sjellte ndonjehere udha per tek une
E vitet tradhetare terhiqen kembesh zvarre
Deres mos i bjer akoma eshte e hapur
Mos ki frike per vdekjen qe dhembet keq mi zbardh
Kur puthjet te leshohen me klithma e flake malli
Me merr ne krahe mos prit dhe gjoksit me shtrengo
Mbeshtillu dhe cmallohu me flokun tim te arte
Mes turmes se habitur nen qiellin vjeshtezak
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:01 pm
Uauhhhhhhh!
"Nė ardhsha"...ti mė shkruan...
por unė ama jam nisur!
dhe derėn qė tė ruan
me kohė e kam vidhisur!
Mė prit e zbukuruar
ti bjonde e malluar
jam afėr si askurrė
dhe digjem si nė furrė...
Pastaj qielli do ēahet
dhe hėna do tė fshihet
ky mall qė mezi mbahet
me flokėt do pėrzihet!
Do nisėsh ulėrimėn:
"Ku ishe Zot mė parė?!"
do vrasėsh psherėtimėn
do heqėsh kėmbėt zvarrė...
_________________
^KURT_COBAIN^
Grimca....
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:02 pm
Grimca....
--------------------------------------------------------------------------------
Kam kohė qė shėtis nė korijen tėnde
melankoli
e spo gjej dot fillin e daljes.
Ėshtė i errėt ky vend,
i heshtur,
me ngjyra vjeshte.
Ma ka enda ta shėtis shpesh
dhe pse vetėm,
nė heshtje.
* * *
Dashuria!
Si ėshtė dashuria?
Eh!...
Dashuria!
Nė ėshtė Ferr, le tė rrojė me tė,
Parajsa s'dua tė mė ngopė sytė.
I pashuar shpirti i njeriut
mister dhe labirint.
Sa herė mė pėrfshin
e ėndėrrat m'i trazon,
aq herė mė thotė: Jam kėtu!
Eja mė gėzo!
* * *
Kur ike dhe mė le...
Po pija nė gjirin e Nėnės.
Sytė i drejtova nga dera qė u mbyll.
Dhimbshėm ndjeva ofshamėn
e mė pas shtrėngimin e saj prindėror.
Njė pikė loti buzėt m'i lagu...
Mė kot viteve thėrrisja emrin tėnd.
Ajo derė qė u mbyll,
nuk do hapej mė!...
* * *
Kur mė shtyve drejt vdekjes
u kapa nė buzėt e saj.
Ti zgjate dorėn si pėr tė mė shpėtuar.
Ndjeva pendimin...
Ah! Ishte imazh i gabuar.
Shtyve njė trup, qė kacavirrej
me shpirt ndėr dhėmbė,
pėr tė humbur n'errėsirėn e rėndė...
* * *
E piva gotėn me fund,
gjersa ndjeva kėrcitjen
e qelqit nėpėr dhėmbė...
Njė copė e tij m'u ngjit nė fytyrė,
pik' e gjakut rrodhi,
e pėrhapa nėpėr buzė,
pėr tė fshirė aromėn tėnde tė prishur.
Mė dhe lamtumirėn e fundit,
me puthjen e Judės,
mike e pabesė
..fryt i hidhur.
* * *
Nėse njė ditė do ndjesh braktisjen,
fijen e shpresės tė kėputet,
dhe yjet tė shuhen nė kėmbėt e tua,
kujto...se dikush, diku,
tė shėtit nėpėr mendime.
Atėhere...
ktheju shpresės pėrsėri,
kėrko rrugėn,
qė tė sjell tek unė!
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:03 pm
* * *
Kur ike dhe mė le...
Po pija nė gjirin e Nėnės.
Sytė i drejtova nga dera qė u mbyll.
Dhimbshėm ndjeva ofshamėn
e mė pas shtrėngimin e saj prindėror.
Njė pikė loti buzėt m'i lagu...
Mė kot viteve thėrrisja emrin tėnd.
Ajo derė qė u mbyll,
nuk do hapej mė!...
Lermeni ta fashise pak dhembjen
Te ngrihem prej kenetes per tek Dielli
Te shkruaje per endrren time,edhe tenden
Varrosurr si drita nder dy sy te verberish.
Absurd...
Tėrė jetėn time mbeta qorr
por pashė me sytė e zemrės...
Nėn dritėn e diellit kam qenė horr
dhe burrė fisnik nėn dritėn e hėnės!...
_________________
^KURT_COBAIN^
Kur pianoja me zgjon
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:03 pm
Pianoja bie e tingujt percjell lehtas ne krevatin tim
Une dembelosur,sy enjtur nga nata me pare e mpire
Leshohem duke degjuar sa gjere e gjate e shtrire
Me sy gjysem mbyllur neper gjume akoma
Me ngazellen shpirti tek e degjoj soneten
Rrembehem padashur ne te emblat kujtime
Dhe bota verdalloset shpejt ne mendjen time
Cdo mengjes heret e bukura komshije
Me zgjon hareshem me tingujt e nje melodie
Kur notat shperndahen por si harabele
Ma cojne shpirtin perpjete e behem shend e vere
Komshija ime zeshkane hundeperpjete
Me floket e derdhur ,hijshem gjer ne mes
Cme deh te shkreten e sec me rremben
Kur gishtat luajne soneten mbi pianon e vjeter
Nje dite kur kundroja detin ne dritare
Tymosur kendshem nje gjysem cigare
Fap koken e nxjerr e bukura komshija
Hej,te lutem ,pianon!, papritur i thirra
Sa peng e kam dreqin qe nuk e mesova,
skisha koke budallacka te ulesha mbi te,
me lutej nenemira,po kurre se degjova
e ja tani askushi jam,por jo edhe asgje.
Mos ki merak moj mike,me tha edhe qeshi
e syte i shndriten,faqet iu bene roz.
Sa here qe dita ngeshem do te zbardh,
me melodine e pianos shpirtin do ta zgjoj!
Me rrofsh, i thashe dhe e pershendeta,
se une edhe ti e paskemi nje bote
se pa muziken smund, s me shkohet jeta
edhe pa besimin tek i madhi Zot » !
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:04 pm
Do jete duke u gdhire , akoma s'do kesh fjetur
Kur ylli i mengjesit te shfaqet atje lart
Hidh nje sy perlotur ,per mua vec i heshtur
Per fjalen e pathene per gjurmet qe lame pas
Kur hena vetullhark t'i afrohet dalngadale
Dhe te zbardhet paksa qielli zogjte t'i bien mespermes
Puthe rrugen puthe ,te paudhen qe na ndan
Bej nje lutje pa dale dielli,i bekuari mengjes
Kur te marre malli aq shume shpirttrazuar ne krevat
malli do te lere pa gjume ti andej e kendej une
shpejt do ngrihesh ne dritare te kerkosh yll"n e mengjesit
por ky mall zor te na shuhet porsi zjarri ne furtune
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:04 pm
U NDAMĖ!
Krevatin kur u ktheva e gjeta po ashtu.
Jastekėt tė hedhur mbi njėri tjetrin...
u ndamė atė natė, ti ike...s'di se ku
unė shtrihem me vetminė...ti shtrihesh me "atė tjetrin".
Ēudi unė shtrihem prap nė shtrat nga ana jote
Tek vendi i mbetur bosh, i ftohtė si pus i thellė
Dritaren e mbaj hapur dhe zėrat e kėsaj Bote
Mė hynė nė dhomė tė gjumit tė mbetur si njė shpellė...
Mė kot ndez abazhurin nga komodina pranė
Shfletoj, lexoj njė libėr qė ska as dhe kapakė...
Ēarēafi mė ngatrrohet nė fyt si njė litarė
Mė djegin sytė, me skuqen nga pagjumsi e gjatė
Ku ike?!..po ēfarė pate!?...tani me kė je shtrirė?!
Kur flije bashkė me mua, mė mbaje fort pėr dore
Tavani i trishtuar nga tymrat qenka nxirė
Cigaret nji mbas nji unė fik nė njė shpuzore...
Dhe ja kalojnė netėt...seē mbetėm keq tė ndarė.
Bile natėn e fundit, ma ktheve edhe shpinėn...
Mė vjen tė ulėrij, mė vjen dhe pėr tė qarė
Ti nuk e di kė thith...unė thith veē nikotinėn.
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:05 pm
Nese je ndare mik mos u deshpero
se ndarje dhe takime ka kjo jete
deri sa zemra te te rrah per dashurine
mes puthjesh te embla prit dhe hidherimn
Mos vrit mendjen se ne c'krah prehet e dashura
jastekun plase nga ana tjeter
arome e shkrete te trullos e flet gjepura
prit se dite e re te pret neser
Kjo per Ndarjen
_________________
^KURT_COBAIN^
Nates...
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:05 pm
Eh moj nate e embel,e pabesa nate
qe epshe ndez papritur pastaj i shuan prape
cmi mban skllav pasionet kaq ne te ri
te fle me kerkon por gjumin mbaj meri
Eh moj nate,mekatare nate , e di
Qe dhe perendia vet naten na e desh?
Dhe une e dua tenden cmenduri
Shpesh qaj me ty e rrallehere ti me qesh
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:05 pm
Nepėr ditė udhėtoj i vetmuar
dhe plagėt e njė nate dua ti shėroj
Herė ndjehem i dashuruar
herė mė duket se mungoj...
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:10 pm
Ceshte kjo nate
Qe vetem trishtimin
ne prag me solli?
Buzeqeshja
mbeti e varur aty
Si nje frut....
I harruar nga moti
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:10 pm
Shtrengome i dashur shtrengome me fort
Thuame fjalet me te vyera me te emblat ne bote
Shtrengome i dashur e mos shih perreth
Nuk ekziston askush kete mbremje vec nesh
Ne kete jete e ne vafsha ne jeten tjeter
Sdua me vargje te pa thena ne leter
Pra shtrengome e puthme njehere
E neser me ler te them:"Ate mbremje,atehere
"
Keto yje,Kjo hene e ky det
Lakmojne puthjet lakmojne epshin e vertet
Shtrengome i dashur,shtrengome
Aq sa nuk ke shtrenguar ne kete bote
Te leshohem ne krahet e tu, e te prehem e qete
Dua puthje,peshperitje dhe arome
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:10 pm
Qe te Hene ja nisa vargut sot me sosi dite e Shtune
Ketu nje fjale aty nje tjeter pirg me letra,fjale pafund
Me brengosesh e me thua:"Mjaft u trete lumemadhe"
Se kjo bote nuk ka ket' mendje,por me ka nje mal me halle
Po c'ti bej kesaj zemres time,flake e saj nuk shuhet kurre
Bie-ngrihem neper vargje te jap jete dhe ne nje gur
Ah te mijat,te pafundmet,me te bukurat enderrime
Por te lodha se jam shpirt qe kerkoj vec per shtegetime
Kur me vjen behar-bekuari e livadhet gjelberojne
Do me gjesh atje te njomur, pikla vese me mbulojne
Dhe kur bora te kete zbardhur dimrit plak edhe te ftohte
Strukur prane do ngjishem zjarrit si kotele per pak ngrohte
Melankolia nese troket ndonjehere dhe me rremben
Sa qete prehem ne krahet e saja,pikellimet ja rrefej
Ne mengjes ne me zgjofte ndonje zog a rreze e dielli
Rend marrosur ne dritare sy ngazellyer per nga qielli
Hic merak mos ki per mua ne me marrte gjumi ne varg
Dhe as driten mos e mbyll mrekullia shume nuk zgjat
Nese ndjen qe jashte fryn juga hap dritaren dhe gezohu
Kur te kthehesh per tek une puthma buzen dhe c'mallohu
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:11 pm
E vetme nen driten e henes
Kujtimesh trazuar se cvij
Dhe mendja me shkon buze detit
Kur vala me puthte ne gji
Shushurime e dallgeve niste kengen
Platitesha aq lehte ne supin tend
Por hena ziliqare e fajtore
Vetullat i ngryste pa vend
Ne te bukurat nete pranverore
Mes yjesh dhe puthjeve plote epsh
Sa embel flokun me ledhatoje
Me peshperisje «E kaltra ime,det !»
Me zgjonin sterkalat e detit
Kur zhytesha ne endrra dashurie
E syte lozonjare kur me qeshnin
Notoja ne dallge lumturie
Ja hena po ndrit si atehere
Renduar eshte mbi supin tim
Degdisme moj Hene si perhere
Ne qiellin hyjnor, ne ameshim
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:11 pm
Largohu trishtim
Grise vellon e rende hedhur mbi mua trishtim
Se nate e plogesht zemren po me shpon
Merrmi dhe gjethet e fundit te pikellimit
Syte e lodhur u treten qiellit qe sonte gjemon
Shiu qe jashte po bie te shfaqi ne pragun tim
Dhe loti im kristal parvazit sec me varet
shoh endrren e keputur kur shuhet ne largim
Rruges se kalldremte ku currile e ujit ndahet
Mos iu afro monopatit ku kaloj,naten pa drite
Se lodhja plage kraheve me paska lene
Nuk di ne c'ane me rrjedh e me pikon trishtim
Me dhemb e shkreta plage me shume nates pa hene
Eh,trishtim ,i hidhuri ,i embli im trishtim!
Sa here qetesia dhomezat e shpirtit m'i kaplon
Me shfaqesh si ere, rreshket nen pragun tim
e frymen shpejt e mban ne shtratin qe renkon
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:12 pm
Ngrije goten ,me fund ktheje or mik
Pi edhe dy po deshe e dehu fare
Pi edhe qama hallin pa frike
E klithm e dhimbjes drite u befte mbi varre
Po te kisha forcen e perendise or mik
Do ta ktheja naten tradhetare ne dite
Njehere po ta kisha vec njehere
E dhimbjen e pashpirt ta lehtesoja atehere
Ne dite te gjymtuara ku nata vec shtrihet
Dhe deti turbullohet ne dallge marrezie
Do shfaqet kur shpresa hedh te fundit hap
Nje llampe e venitur me drite sado pak
Pra pije goten mik ne dac edhe loto
Kte sup ku ti mbeshtetesh me vete ke ngado
_________________
^KURT_COBAIN^
^KURT_COBAIN^
Anetar Nderi
Anėtarėsuar: 16 Nov 2004
Mesazhe: 162
Vendodhja: RoMaNia
Postuar: Tue Nov 16, 2004 3:12 pm
Lonestar
(Duke degjuar N.Jones)
Kendoma dhe njehere melodine e shpirtit Norah,vetem sonte
Preki telat e kitares me gishtat e holle aq delikat
Nuk di se cdallge me zuri kur kenga jote zemren po ma cembonte:
My Lonestar
where are you up tonight
.!
Dhe ja akordet e pianos perkedhelin trupin tim debul
Oh Norah!Kendo se me shkon ky moment,kjo e qare
Le te mbytem lotesh nder syte le te bjere vec mjegull
Zeri yt me la peng ne telat e kitares ,si dashuri e pare
Mendon se sa yje te vetmuar ka ne qiell cdo nate
e verbohen nga drita e tyre e trishtimit ?
Refreni humbet ne Henen lajkatare,cmekat
Dhe kenga vazhdon
dhimbjet po i vras rruges se kerkimit!
Norah,kendoma dhe njehere melodine e shpirtit tim
Dy-tre akorde lehtazi,vec per tja vrare mendimit qetesine
_________________
^KURT_COBAIN^
Kurt pėrshėdnetje.
Elna Durresi
Anetar
Anėtarėsuar: 10 Nov 2004
Mesazhe: 13
Postuar: Wed Nov 17, 2004 8:05 pm
Mua mė vjen mirė qė ti poston vargje kaq tė bukura nė forum, por do ndjehesha akoma mė mirė nėse ti do cilėsoje, tė kujt janė kėto vargje.
P.sh vargjet mė sipėr janė tė njė anėtareje tė FORUMIT SHQIPTAR me nick Melankolia e me titull" KUR PREHEM NE VARG", ndėrsa tek tema " THIRRMĖ" Janė tė njė tjetėr anėtari me nick Fisnik.
Ėshtė mosrespektim i ndjenjave dhe emocioneve krijuese tė personave tė mėsipėrm moscitimi i emrave tė tyre poshtė vargjeve respektuese.
Duke e kuptuar dashamirėsinė tėnde pėr letėrsine e vargjet , po e mbyll mesazhin tim.
Me respekt
Elna.
Krijoni Kontakt