Close
Faqja 84 prej 90 FillimFillim ... 34748283848586 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 831 deri 840 prej 891
  1. #831
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2012
    Postime
    6
    Un jam nga fisi Shala

    Me interesojn nese keni informata per fisin Shala do te doja te di mashum pr fisin

    Ju kisha lut se boll kam kerkuar po spo muj me gjet kerkund edhe ktu nuk hasa fort informata edhe se di pse shum pak ka pr Shala.. Kisha dasht me dit nese dikush di e ka mar emrin prej ka rrjedh apo karaktersitikat e fisit qfar jon si njihen etj..

  2. #832
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga Kaqanikas Lexo Postimin
    Un jam nga fisi Shala

    Me interesojn nese keni informata per fisin Shala do te doja te di mashum pr fisin

    Ju kisha lut se boll kam kerkuar po spo muj me gjet kerkund edhe ktu nuk hasa fort informata edhe se di pse shum pak ka pr Shala.. Kisha dasht me dit nese dikush di e ka mar emrin prej ka rrjedh apo karaktersitikat e fisit qfar jon si njihen etj..
    Shala
    Ky është emri i një krahine nga më vjetrat në Shqipëri, e vendosur në luginën e lumit me të njëjtin emër, rrëzë Alpeve shqiptare dhe që shtrihet nga Kodra e Shën Gjergjit në Jug deri në Qafën e Pejës në veri dhe nga Qafa e Ndërmajnës në lindje deri në Qafën ë Boshit në perëndim. Me Shalën përfshihet edhe Rragami i Shalës që shtrihet nga Qafa e Valbonës deri aty ku fillon fshati Valbonë i Dragobisë (Selimaj, Kukaj).
    Emri “Shalë”, emër fisi për banorët e sotëm, për të mëparshmit mundet që ka qenë emër fshati apo një familjeje të madhe, por sot është toponim i kësaj zone. Për këtë flet edhe fakti se asnjë fshat apo lagje në këtë luginë, më një popullsi prej rreth 7000 banorë, në fund të viteve ’80, nuk quhet me këtë emër dhe asnjë gjenealogji, sado pak bindëse, nuk ka si burim emrin “Shalë” dhe nuk njohin këtë emër për baba të hershëm të tyre.
    Shala përmendet për herë të parë në vitin 1454, sipas Fan Nolit, nga Biemmi, kur tregon se vjen këtu Gjergj Kastrioti – Skënderbeu për të pajtuar trazirat pas vdekjes së Pjetër Spanit.
    Në Defterin e Regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, Shala del si emër fshati, ashtu si edhe Mavriqi, Bobi, Fusha (Thethi), Kiri, Brashta e te tjera. Pra Shala ka qenë një fshat i veçantë. Emrat e kryefamiljarëve që shënohen në këtë vit në asnjë rast nuk përmendin emrin “Shalë”. Kështu len të kuptohet se edhe për banorët e atëhershëm emri “Shalë” ka qenë i gjetur aty si një toponim ose si emër i ndonjë grupi popullsie, apo të parit të tyre. Toponimi “Faqja e Shalës” që është pjesë lindore e kësaj lugine na jep të kuptojmë se Shala ka qenë diku në këtë anë.
    Prejardhja e emrit “Shalë”, sipas traditës së banorëve të sotëm, shpjegohet si i rrjedhur prej shalës së kalit, që është një fabul e bukur, por vetëm fabul, sepse nuk ka një shpjegim të qëndrueshëm e përcaktues. Në fund të shekullit të XV këtu kemi fshati Shale me 11 shtëpi. Shumica dërmuese e banorëve të sotëm erdhën në këtë vend pas pushtim turk, mundet rreth mesit të shekullit të XVI. Sipas Aleksandër Degrandit emri “Shalë” vjen nga frëngjishtja që do të thotë “Tëbanë”, pra vend për verë, bjeshkë.
    Duke ju referuar shkrimtarit Pal Doçi tek libri i tij “Mehmet Shpendi”, përveç emrit të vendit që sot quhet Shalë në Dukagjin ose Shala e Vendit, gjejmë edhe në Kosovë Shala e Isniqit, Shala e Epër, Shala e Bajgorës, Shala e Velikëve. Në Shqipërinë e mesme dhe të jugut ka disa katunde me bazë emrin “Shalë”. Nuk besoj se të gjitha këto kanë të njëjtën fabul për prejardhjen e emrit të tyre, megjithëse quhen “Shalë”.
    Banorët e sotëm nuk e sollën emrin e krahinës me vete por e gjetën këtu. Këtu ishte popullsi e ndarë në grupime të ndryshme që me kalimin e kohës ose u asimiluan ose u larguan dhe mbetën vetëm pak banorë të hershëm e që quhen “Anas”. Kështu mund të thuhet edhe për Shoshin e për ndonjë vend tjetër në Dukagjin.http://www.google.com/url?sa=t&rct=j...e28uG0Wp3ss-6Q

  3. #833
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-09-2008
    Postime
    7
    Legjenda e emrave Shale, Shoshe dhe Mirdite.
    Njëherë e një kohë thonë Duka që zotëronte hapsira nga Lura e deri në Shkodër e kishte emrin Gjin. Duka Gjin pati tre pinjolle, (3 trashigimtarë, meshkuj). Kishte edhe vajza. Të gjithë jetonin në një familje të madhe derisa u bënë me nipër e mbesa, ndoshta dhe me stërnipër. Erdhi një kohë kur familja e madhe e Dukës Gjin do të ndahej. Thuhet se Duka Gjin, pra i ati i tre djemve kishte vdekur.
    Në bazë të së drejtës zakonore tre vëllezërit do të ndanin gjithçka kishte familja e madhe në tre pjesë dhe kështu do të formoheshin tre familjet e Dukagjinit. Gjithnjë sipas “Zakonit”, djali i madh (i parë) ndan, ndërsa duke filluar nga më i vogli e në vazhdim zgjëdhin pjesët e ndara (në rastin tonë hysja (pjesa) do të ndahej tresh). Përgjegjsia ishte e madhe.
    E kështu i pari djalë i Dukagjinit e ndan pasurinë në:
    1. Një pjesë për një familje do të ishte pleqsia (e drejta për të dhënë drejtësi në gjithë territorin e Dukagjinit dhe më tej), bashkë me të dhe kali i shalës.
    2. Pjesë tjetër do të ishte mulliri i blojës, shosha dhe artizanati shtëpiak etj.
    3. Pjesa e tretë sipas vëllait të madh do të ishte toka bujqësore dhe kullotat etj.
    Pasi u bënë të qarta ndarja e pasurive e ofiçeve në tre pjesë, i vogli thonë zgjodhi tokën.
    Kur ky vëlla (i vogli) zgjodhi tokën vëllai i madh dhe vëllai i dytë njëzëri thanë “Mirë dite”.
    I dyti i tha vëllait të madh mbaje shalën e kalit (pra të drejtën për të pleqëruar e fituar nga kjo), kurse mullirin, shoshën dhe artizanatin familiar e mbajti i dyti.
    E kështu sipas kësaj legjende zona e Dukës Gjin, pra e Dukagjinit ishte e banuar nga tre familje të mëdha: MIRDITË, SHOSH dhe SHALË (vëllai i parë).
    Si për ta vërtetuar këtë legjendë ka gojëdhëna që bëjnë fjalë se deri para 70-100 vjetësh këto familje nuk merrnin e jepnin vajzë (nuk bënin Krushqi) njëra me tjetrën.
    Pra e thëne shkurt mirditasit nuk jepnin vajza dhe nuk merrnin në Shalë e Shosh. Kufiri natyror mes tyre (Mirditës e Dukagjinit) ka qenë lumi Drin.

  4. #834
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2012
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga ing_A.prendi Lexo Postimin

    mbas ksaj legjende tash ni sen sekom qart Shala o fis po shosi edhe mirdita tash a jan fis apo nder fis se un kam menduar se shoshi o nderfis qe o formu prej fisit shala. PO meqe tash mbas legjendes te tre perniher kan dal ateher i bie qe jan te tre fis apo jo

  5. #835
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ky me mbiemer shala do kete qene nje fare kurvari i cili ka pase qejf shalet e grave.

  6. #836
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ky me mbiemer shala do kete qene nje fare kurvari i cili ka pase qejf shalet e grave.
    Shala e ka vra ne konak Sali Sylen

  7. #837
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2012
    Postime
    6
    Historia e SHales ne keng folklorike si e kan mar mfiemrin shala

    https://www.youtube.com/watch?v=LXeH...eature=related

  8. #838
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    ore vetem ky mbiemri im ka ngel ketu pa dal se gjith keta mbiemra ketu vetem imi nuk gjindet :P
    Partizoni

  9. #839
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    A ka moderator kete forum,ju lutem postimin nr. 836 me fshi.............

  10. #840
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2010
    Postime
    1

    Për: Mbi origjinën e disa fiseve në Shqipëri

    Me duket qe te gjith ju duhet qe te lexoni veprat e Mat Arefit

Faqja 84 prej 90 FillimFillim ... 34748283848586 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •