A ka fis Muhaxher?!...dhe nëse nuk ka!...të cilit fis duhet te takojn keta muhaxher?!
A ka fis Muhaxher?!...dhe nëse nuk ka!...të cilit fis duhet te takojn keta muhaxher?!
Shume interesante tema.
Nje kusheri i im qe jeton ne Norvegji, ka takuar disa nga kosova qe kane te njejtin mbiemer dhe qe pretendon te kete te njejten origjine me fisin tim bazuar ne historine e prejardhjes se familjes se tij te trasheguar. Kjo histori me ka ngjallur personalisht shume interes per kete c'eshtje, nder te tjera sepse jemi fis shume i madh dhe se dyti per peshimin e varjanteve apo dallimeve qe mund te tregohen per historine e fisit tone nga ato qe jetojne ne shqiperi dhe ato qe jetojne ne kosove. Fatkeqesisht, nuk me eshte dhene mundesia te takoj dike qe eshte nga ajo zone ne kosove.
*Korrigjim, nuk quhet shkrrel, por shkrel dhe eshte nje nder malet e malsise se madhe (mbishkodres).
Disa vepra qe do ju sugjeroja per keto zona jane; Lahuta e Malcise, dhe vepra te Marin Sirdanit
Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.
Te pershendes kusheri, fisi Shkrel dhe fisi Bytyq kane nje parardhes te perbashket , sipas gojedhenave te pleqeve dhe nuk jane martuar mes vete sepse kane qene shoke fisi. Per me teper mund te lexosh ne postimet e para qe kam bere per kete afersi te ketyre dy fiseve te medha shqiptare .
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Mendoj se çeshtja e fiseve duhet te kaloj ne histori,dmth. duhet te largohen nga perdorimi ne jeten e perditshme,se paku per keto arsye:
1. Veshtiresohet procesi i idetifikimit - sa Agim Thaçi,Bese Kastrati,etj. mund te gjenden jo vetem ne nje qytet,ne nje fshat,lagje ,shkolle ,bile edhe ne nje klase, dhe
2. Njerezit me mbiemra te nje fisi ,sa do te larget te jene per nga farefiseria,e ndiejne vehten se jane te "aferm".Kjo ka pasoja te martesat: te martuarit nga i njejti fis,familiaret,etj. kane te thuash si nje barre morale...
Gjithashtu,nepotizmi ka nje burim dhe mbshtetje te madhe nga perkatesia fisnore.Duke i thene njeri - tjetri "ku je kusheri" pa dashje prejudikohen çeshtjet ,shpesh ne dem te ligjeve civilizuese.
Ndoshta do te mund te hapej teme e veqant,per te diskutuar ndikimin e mbiemrave familiar fisnor ne jeten reale.Le ta beje dikush...
Pajtohem me ty Darsi I per ato qe i thoni.
Ketu po flasim per origjinen e fiseve shqiptare dhe kjo nuk besoj se do te na bente me pak te denje, perkundrazi po mundohemi te shkembejme informacione qe ne i njohim me qellim te rritjes se njohurive per keto oragizime te hershme te cilat kane luajtur nje rol teper te madh mos te them dominues ne periudhat e mehershme historike te shqiptaret.
Gjithashtu une mendoj se njohurite e tilla na ofrojne nje fotografi me te qarte per te kuptuar edhe me teper qeshtjet qekane te bejne me origjinen e poullit shqiptare dhe formen se si u ngjise etnia jone ne mesjeten e vone. Poashtu kjo kujtese na bene koshient se sa fort e kane ruajtur shqiptaret pastertine e gajkut duke percjellur brez pas brezi afersin dhe lidhjet me te paret. Ne kete kontekst duhet shikuar mendoje edhe rendesine e kesaj teme.
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Muhaxherët iu takojnë të gjitha fiseve që u takojnë edhe kosovarët edhe malësorët. Mhaxherë quhen për shkak se janë dëbu, muhaxher=refugjat.A ka fis Muhaxher?!...dhe nëse nuk ka!...të cilit fis duhet te takojn keta muhaxher?!
Kurse unë mendoj se çështja e fiseve është aktuale, dhe tek njerëzit normalë do mbetet aktuale, sepse fisi është përkatësi, fisi është identitet. Çfarë të duhet njeriu pa identitet?Mendoj se çeshtja e fiseve duhet te kaloj ne histori,dmth. duhet te largohen nga perdorimi ne jeten e perditshme,se paku per keto arsye:
Ne e dimë që të gjithë jemi shqiptarë, por brenda kësaj shqiptarie kemi edhe identitet më të ngushtë, krahinor, fisnor, familjar, dhe deri tek hallka e fundit identitet individual.
Nëse vazhdojmë me teorinë tënde duhet të zhdukim edhe familjet.
Krijoni Kontakt