Close
Faqja 80 prej 90 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 791 deri 800 prej 892
  1. #791
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Fisi Kastrati

    Kastrati në fokus
    Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta "Malësia",
    Ky emër i rrethuar me shumë shumë "enigma", por me një të vërtetë të madhe, se ky mal, fis e bajrak është palca kurrizore e Malësisë së Madhe, trevës më shqiptare të Shqipërisë Etnike, e këtë e pranojnë studiues, shkencëtarë, miq dhe armiq të Shqipërisë në mbarë botën, por le të fillojmë më konkretisht:




    Fjala Kastrat në dokumentet e Venedikut gjindet në vitin 1343 dhe shkruhet se e ka marrë emrin nga fortesa romake "Castrum" (latinisht), e ciia ruante rrugën buzë liqenit Kaster. Duhet sqaruar se kjo rrugë ishte kryesore që kalonte nga Shkodra drejt Europës Qendrore.

    Duke ditur se Perandoria Romake është më e herëshme se lindja e Krishtit, pse jo, emri Kastrat duhet të jetë shumë më i hershëm se gjindet në dokumentet e Venedikut. E duke arsyetuar këtë, konkludohet se ky emër Kastrat qe gjindet me shumicë në Shqipërinë etnike, si Kastro e Sarandës, Mollakastër. Prevez e me shumrcë në Verilindje të Shqipërisë etj., e vërteton atë se të gjitha kanë prejardhjen nga Kastrati jonë, pse jo edhe nëse këto fise vijnë nga larg, pasi sipas rrugës që thamë më sipër kjo ishte porta e hyrjes për të gjithë, që donin të futeshin në Ilirinë e Jugut, edhe nga Evropa Qendrore e më gjerë.




    Ka edhe një variant tjetër që thotë se ky emër vjen nga kullotat dimërore të Kastratit Malor, por ky është shumë pak i besueshëm. Në regjistrat veneciane të vitit 1403, gjejmë të përmendur (Capo) kryetar Aleks Kastrati, në krye të listës të shpërblyesve me cohë nga Venediku. Emri Kastrat shënohet edhe në vitet 1416-1417 në kadastrat e Venedikut, si dhe në hartat e Portës së Lartë, mbaspushtimit osman në vitin 1485, duhet nënvizuar se një dokument osman i vitit 1481-1506 nënvizon mërgimet e pashoqe anti-osmane.

    Një dokument tjetër i vitit 1520 e përforcon këtë qëndresë, pasi ai nënvizon se 3% e popullsisë shqiptare ishte islamizuar, ndërsa në Kastrat asnjë. Ngritja e taksave osmane në vitin 1526 nuk e preku fare Kastratin e Malësisë së Madhe, e kjo falë rezistencës së kastratasve. Në vitin 1610 krijohet bashkësia "Malet e Shqipërisë", ku përkrah Hotit, Kelmendit, Kuçit, Triepshit e Piperit është edhe Kastrati, ku pikërisht është kjo inisiativë e cila çoi në krijimin e një lidhje të madhe anti-osmane në rang ballkanik në vitin 1614 me qendër në Kuçin shqiptar. Në këtë periudhë gjindet një dokument i paplotë, që tregon se Kastrati kishte 50 shtëpi me 130 burra të aftë për armë, me një (Capo) kryetar Preç Kastrati, e që mbështetnin edhe fisin e Hotit. Një dokument tjetër shënon se Kastrati kishte 800 frymë në vitin 1628.

    Një dokument tjetër i vitit 1653 flet për 660 frymë, ndërsa një tjetër i 1671 bën fjalë për 75 shtëpi. Në vitin 1678 një dokument "Castratorum Oppidium" shënon 150 shtëpi, ndërsa një tjetër i vitit 1688 bën fjalë vetëm për 80 shtëpi., kjo tregon se dokumentacioni i mjësipërm ose është i pasaktë, ose ka pasur lëvizje të shumta familjesh për në zona të tjera. Gjithsesi periudha 1600-1640 është ajo më e diskutuara, pasi albanologë e studiues seriozë e përcaktojnë prejardhjen e Kastratit nga Drekali Kuçit, që për vete e ka origjinën nga Berisha. Si shembull po marrim studiuesin Georg Hanh, i cili përcakton se rreth viteve 1600-1640 nga Drekali i Kuçit vjen e vendoset në shpellat e Veleçikut një i parë me emrin Detal (ose Dedli) Bratosili, që kishte shtatë djem. Këtu jeton shtatë vjet, dhe pas mbrapështisë që u jepej vendasve në jetesë, është një plak shumë i vjetër që u sugjeron vendasve të bëjnë një provë me një gosti, duke u lanë larg një viç të pjekur, ku po të afrohej Detali me djemtë për ta hangër, nuk duhej të largoheshin, e nëse Detali kap dhe afron sofrën me viçin e pjekur pranë vehtes, atëherë Detalin e ka çuar vetë dora e Zotit e duhej t'i lëshojnë vendin.

    Në fakt kështu ndodhi e shtatë djemtë e Detalit janë: Ali Delali, Ivan Detali, Pal Detali, Nar Detali, Jer Detali, Gor Detali dhe Gjon Detali, të cilët u rritën dhe ndanë tokat, ku natyrisht emrat e shunië katundeve të Kastratit kanë si fillesë të emrave pikërisht emrat e djemve të Detalit, ndërsa në disa dokumenta të tjera thuhet se jo të gjithë autoktonët ikën në atë kohë, ku përmenden si autokton, Pjetroshani, Bajzë, Gashaj, Mikelaj e tjerë, që historografia dashakeqe i quan me prejardhje sllave duke u bazuar nga emrat Totoviqi, Popoviqi, Petroviqi, ku për mua këta emra janë deformuar e marrë mbrapashtesat viqi, si rezultat i pushtimit të dhunshëm të perandorisë famëkeqe të Stefan Dushanit të viteve 1330-1355.

    Kontestime ka për fshatin Jeran, që disa e quajnë me prejardhje nga djali i Detalit Jeri, e disa të tjerë thonë që nuk ka qenë Jeri po Jera, pra bijë e martuar në Reç dhe pasi i ka vdekur burri është kthyer në gjini tek Detali, që i ka dhënë hise si dhe djemve të tij.

    Ka gojëdhëna që Kastratin e përcaktojnë si fis nga fisi i Kastriotëve, pra të Gjergj Kastriotit. Duke ditur se i ati i Gjergjit ka lindur në Mat, mbrapa Krujës, ku atje ishte një terren tepër i thyer malor dhe pa interesa për perandorinë e Stefan Dushanit, ka shumë mundësi, që fisi i Kastriotëve atje është pikërisht nga Kastrati, që për t'u larguar sadopak reprazaljeve të pushtetit të S. Dushanit të jenë vendosur në Mat mbas vitit 1330.

    Na mbetet për të thënë se janë të njëjtë me Kastriotët vetëm ata fise që janë autoktonë në Kastrat e jo pjesa me prejardhje nga Detali apo Dedli, kur dihet se Gjeraj Kastrioti është i viteve 1405 - 1468 ndërsa Detali pas vitit 1600. Një dokument interesant tregon qëndresën e kastratasve për të mos u islamizuar dhe se vetëm në vitin 1620 fillojnë të islamizohen me pakicë kastratasit.

    Dokumentacioni i pas këtyre viteve është tepër i varfër, se vetë kultura e ekonomia, që mbarte perandoria osmane dhe vetëm në ca defterë taksash përmenden pjesërisht. Në vitin 1840 fisi i kastratit quhej fisi më i fortë i maleve të Shqipërisë, këtë përcaktim me sa duket e bënin vetë osmanllinjtë që nuk mundën të nënshtronin plotësisht kurrë Kastratin. Një dokument i vitit 1881 jep Kastratinme 350 shtëpi e 2300 banorë dhe me 450 burra të aftë për armë, e kjo në një sipërfaqe prej 80 km2 e me 19 fshatra. Një material tjetër i vitit 1887 paraqet Kastratin me 450 shtëpi e me 3700 banorë, në këtë vit Kastrati kishte dhe Bylykbashin (përfaqësuesin zyrtar) në Gjykatën apo Këshillin (Xhibalin) Shkodër.

    Një dokument i vitit 1910 jep shifrën se Kastrati kishte 500 shtëpi, ndërsa një tjetër pak më i saktë shënon 479 shtëpi me 3280 banorë e 500 burra të aftë për armë. Në vitin 1927, Kastrati numëronte 444 shtëpi me 2700 banorë banorë gjithsejt, nga këta 2288 katolikë dhe vetëm 412 myslimanë.

    Dy fjalë për kryeqendrën e Kastratit, Bajzën, e cila në dokumentacione paraqitet relativisht vonë, deri tani kemi siguruar vetëm një të viteve 1896-1897, që e konsideron Bajzën Bajrak me 100 shtëpi, nga ku 60 kristianë e 40 muslimanë, madje me një bajraktar, ku kjo duhet të jetë arsyeja që ndonjë dokument e quan Kastratin me dy Bajraktarë, kur në fakt krejt Kastrati kishte një. Në një dokument të Portës së Lartë (Turqisë), shënohet emri Bajza Plakë, ndoshta me këtë tregohet antikiteti i saj i supozuar, ose për zotësinë e saj për të zgjedhur çëshijet arbitrare të katundeve të tjera të Kastratit.

    Hershmëria e emrit të Bajzës duhet të jetë shumë më e madhe, e ka shumë që e lidhin me Gjergj Balshajn, Princin e Balshajve, i cili mund të jetë nga vetë Bajza apo Balajt. Kisha e Bratoshit ka mbi 350 vjet që është ndërtuar nën kujdesin e Detali apo Dedlit, dhe mbiemri i Detalit, Bratosil, të jetë vetë i Bratoshit e jo siç mundohen ta quajnë sllav apo diçka tjetër. Gjithsesi para se të mbyllim këtë shkrim të shkurtër duhet të sqarojmë se rruga e gjatë e kastratasve të vjetër e të rinj ka kaluar pënnes stuhish e dallgësh të kohës, në luftrat për liri e pamvarësi, ku mund të përmenden pjesëmarrja në Lidhjen e Prizrenit të Prel Tomës dhe e Gjok Dodës, në vitin 1878. Luftrat e viteve 1910-1911 me turqit, 1920 me serbo-malazezët. Votimet e 1923 për Ahmet Zogun, lufta nga 1939-1944 kundër pushtuesve fashistë e veçanërisht ajo e Janarit 1945, ku tashma quhet kryengritja e parë antikomuniste në të gjithë Europën. Gjithsesi, këto e të tjera, që për mungesë vendi nuk po i shkruaj u paguan me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të saj.

    E ata edhe në vorre hijshëm janë Gurët e themelit të kësaj binaje, që ka dhjetë vjet që po mundohemi ta ndërtojmë dhe e quajmë Shqipëri, ku promotori i saj duhet të jetë demokracia, e nga ku edhe sot Kastrati është pararoja e palënkundur, një komunë me rreth 13.000 banorë, që gjithnjë rrezaton vetëm Shqiptari.


    Historiku

    Gjurmet e banimit ne Teritorin e Komunes se Kastratit datojne qe nga periudha e hershme para eres se re.
    Studimet historike dhe arkeologjike si ato te kalase se Marshejit,shpelles se Shkurtajve,te shpelles se Bajrakut,tumulet dhe Gomilat e ndryshme dhe mjafte pika te tjera,si dhe studimet etnologjike tregojne qarte origjinen ilire te banorve te ksaje komune.
    Ne territorin e Komunes Kastrat por edhe me gjere ka banuar fisi Ilir i Labeateve.
    Me gjersisht
    Linku.
    http://www.google.se/url?sa=t&source...fa6w0NJtDrgnCg
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 13-09-2011 më 03:14

  2. #792
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ndarjete fisnore te Sangjakut

    në Bacic kryesisht fisit Klimentin (Kelmend)
    në të njëjtën Borostici Klimenti
    në Gluhavici fisit Škrelj
    në Crnis Hoti
    në Grac Klimenta (Kelmendi)
    në Devrecu Klimenta
    në Delimedju Klimenta
    në Detan Kuçi
    ne Dolovo-Kuci
    ne Dragu- Kuçi
    në Dubova Hoti
    në Djerekaru Kuçi
    në Zirc ishin Shalje
    ne Kovaqina ishin Hot
    ne Konica Shala (Xhemail Konicanin nga Lufta e Parë Botërore 2)
    në Nocaj Škrelj
    në Nadumcu Kuçi
    në Raduhovcu Hoti


    në Ribarica Hoti
    në Smoluci Salje
    në Špiljana Hoti
    Linku
    http://bosanskehistorije.com/index.p...gija&Itemid=64
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 15-11-2011 më 11:21

  3. #793
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    KREJT PA LIDHJE BRE,Fisi KASTRATI,me histori SLLAVE te PERPILUEME,mjafte mose na e prish HISTORIN,

  4. #794
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    KREJT PA LIDHJE BRE,Fisi KASTRATI,me histori SLLAVE te PERPILUEME,mjafte mose na e prish HISTORIN,


    Sipase Shkrimtarve antike tatuazhi kaqen tradite te Iliret,Thraket(tribalet) dhe pastaj ket ritem e kan edhe Fiset katolike shqiptare te Malesise se Madhe Fisi Kastrat,Shkreli,Hoti,Gruda,Kelmendi dhe fisi katolike i Dukagjinite i Pulatit ndersa te Muslimanet Shqiptar Hasi,Vuthaj etj.

  5. #795
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Balshajt dhe përpjekjet për një shtet të bashkuar shqiptar

    Ndër principatat e pavarura shqiptare, që lulëzuan pas mesit të shek. XIV, më e rëndësishmja ishte ajo e familjes Balsha me origjinë nga qyteza e Balëz, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Gjatë pushtimit serb të atyre anëve, emri i kësaj familjeje mbetet në errësirë. Megjithatë ka arsye të mendohet se Balshajt qenë një ndër dyert e shumta fisnike shqiptare, të shpronësuara dhe të keqtrajtuara të kësaj treve, për të cilat flet më 1331 kryepeshkopi i Tivarit, Guljelmi i Adës. Gjithsesi, pas mesit të shek. XIV, tre vëllezërit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunë këtë familje në ballë të politikës dhe të proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytëzuar edhe momentin e përshtatshëm që pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisë së tij, vëllezërit Balshaj iu vunë punës për ta kthyer Gentën (Zetën), ashtu si Dioklenë e dikurshme, në një shtet të pavarur nga mbretëria serbe. Për këtë qëllim, ata prenë çdo lidhje me oborrin e carit të ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelë” dhe i trajtonte si kundërshtarë të papajtueshëm të tij. Kundër sundimtarëve shqiptarë të Gentës, ai u përpoq të nxiste sundimtarët sllavë si dhe Republikën e Venedikut, e cila i druhej fuqizimit të Balshajve dhe sidomos kthimit të principatës së tyre në një principatë detare. Me zotërimin e Ulqinit, të Tivarit e të vetë Shkodrës dhe të skelës së Shirgjit, si dhe me shtënien në dorë përfundimisht të Buduës më 1367, Balshajt ishin në gjendje të kontrollonin lëvizjet tregtare nëpër Adriatik. Në duart e tyre ndodheshin rrugët tregtare që zgjateshin prej bregdetit drejt viseve të brendshme. Më e rëndësishmja prej tyre ishte rruga që fillonte në pikën doganore të Dejës, ku bashkoheshin rrugët që vinin nga portet e Shëngjinit, të Ulqinit e të Tivarit, dhe vazhdonte nëpër luginën e Drinit për të arritur në Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degëzohej në qendërbanimet kryesore të Kosovës. Gjithë pushtetin e Balshajve në këto treva nxitoi ta shfrytëzonte në të mirë të tregtisë së vet Republika e Raguzës, e cila më 1361 u dha tre vëllezërve sundimtarë qytetarinë raguzane. Të njëjtin hap e kreu një vit më vonë edhe Republika e Venedikut, e cila Strazimirin, Gjergjin I dhe Balshën II i pranoi si qytetarë të vet. Megjithatë, Republika e Shën Markut vazhdoi të ndiqte me mosbesim fuqizimin e zotërve shqiptarë të Gentës dhe u mundua të krijonte, fshehurazi, një grupim kundërshtar të Balshajve, me krerët shqiptarë nga familjet Gjurashi (Cërnojeviçi), Dukagjini, Zaharia, Dushmani, Shestani, të cilët Balshajt i kishin privuar nga pushteti dhe nga privilegjet e dikurshme. Gjithashtu, Venediku nxiti dhe mbështeti kundër tyre sundimtarët sllavë, si Stefan Uroshin e Vojsav Vojnovin, që kishin arsye të shqetësoheshin nga fuqizimi dhe shtrirja e zotërimit të princërve shqiptarë. Përpjekjet për t’i shtrirë kufijtë e principatës drejt jugut, i çuan Balshajt drejt përplasjes me fisnikë të tjerë shqiptarë, Dukagjinët, Zahariajt e sidomos Topiajt, zotër të Arbrit dhe, qysh nga viti 1364, zotër edhe të Durrësit. Përplasja në mes dy principatave më të fuqishme shqiptare u bë e pashmangshme për sa kohë që edhe vetë Topiajt luftonin për të vënë nën kontroll qendrat, që tradicionalisht bënin pjesë në sistemin administrativo-ushtarak të Durrësit, në radhë të parë Lezhën. Në një betejë të zhvilluar aty nga muaji shtator i vitit 1364 Balshajt u thyen nga zotërit e Durrësit dhe vetë Gjergji I Balsha u zu rob. Me ndërhyrjen e Republikës së Raguzës, mike e dy shtëpive fisnike shqiptare, Gjergj Balsha u la i lirë dhe armiqësisë iu dha fund me martesën e Karl Topisë me Katerinën, motrën e Balshajve.

    Një qëndresë të fortë ndeshën edhe përpjekjet e Balshajve për t’u zgjeruar në veri të grykës së Kotorrit, dhe sidomos për të pushtuar këtë qytet të fundit. Republika e Venedikut, Mbretëria e Hungarisë, Papati, sundimtarët sllavë të Kanalit, Zaklumjes e të Bosnjës dhe vetë Republika e Raguzës u bashkuan për t’i detyruar Balshajt të hiqnin dorë nga një ndërmarrje e tillë. Në këtë mënyrë, pas vitit 1368 veprimet e vëllezërve Balsha u përqendruan në zgjerimin e zotërimeve të tyre drejt viseve të Kosovës dhe thellë në jug, në despotatin e Vlorës. Duke hequr dorë përkohësisht nga Kotorri, Balshajt arritën një zbutje të marrëdhënieve të tyre me të gjitha fuqitë e interesuara. Me Republikën e Venedikut Balshajt i forcuan lidhjet në fushën tregtare dhe ushtarake. Në vitin 1369 Balshajt shpallën kalimin e tyre në ritin katolik për forcimin e lidhjeve me Papatin dhe me fuqitë katolike të Perëndimit, si dhe në vazhdën e lidhjeve që princërit e hershëm të Gentës (Dioklesë) kishin me këta të fundit. Një vit më vonë papa Urbani V, duke i pranuar vëllezërit Balsha në gjirin e kishës apostolike të Romës, u rekomandoi atyre peshkopët e porsaemëruar të Arbrit, Pultit, Sardës (Shurdhahut), Lezhës e të Vlorës. Nëpërmjet këtij fakti, kuptohet se Balshajt ishin bërë atë kohë zotër të Vlorës. Rrethanat e zbritjes së Balshajve në Vlorë mbeten ende të errëta. Por është e sigurt që në themel të kësaj ngjarjeje qëndronte aleanca e Balshajve me zotin e fuqishëm të Beratit, despot Andrea II Muzaka, i cili në atë kohë e zotëronte, ose të paktën e kishte nën kontrollin e tij, qytetin e Vlorës bashkë me kështjellën e Kaninës. Aleanca e Balshajve me Muzakajt e Beratit u vulos me martesën e Komnenë Muzakës, vajzës së despot Andresë, me më të voglin e sundimtarëve të Gentës, Balshën II.

    Pavarësisht nga mbështetja që gjetën sidomos në gjirin e fisnikërisë feudale, Balshajt hasën në Vlorë edhe në armiqësinë dhe qëndresën e shtresave të caktuara zejtare-tregtare, të lidhura ekonomikisht e politikisht me interesat veneciane. Pas hyrjes së Balshajve në Vlorë, mjaft nga këta përfaqësues të fisnikërisë qytetare dhe bashkë me ta edhe tregtarë venecianë të Vlorës, e braktisën qytetin dhe u vendosën përkohësisht në Sazan e në zotërime të tjera të Venedikut. Kjo ngjarje shkaktoi një krizë të re në marrëdhëniet e Balshajve me Republikën e Venedikut.

    Zotërimi i Balshajve në Vlorë u bë nyja e një aleance të sundimtarëve shqiptarë të viseve të Vlorës, të Beratit, të Përmetit, të Ohrit e të Korçës në luftë me princërit e fundit sllavë, trashëgimtarë të Perandorisë së dikurshme të Dushanit, në radhë të parë me mbretin Vukashin, sundimtar i viseve të Kosovës e të Maqedonisë deri poshtë në Kostur. Pas vrasjes së këtij të fundit, koalicioni i krerëve shqiptarë, të drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372).

    Një përpjekje e Mark Krajleviçit, më 1375, për ta rimarrë qytetin me ndihmën e osmanëve, dështoi. Kosturi mbeti edhe për disa vjet të tjerë nën qeverisjen e vëllezërve Stojë e Teodor Muzaka, djem të despot Andresë dhe kunetër të Balshës II. Tashmë jo vetëm Muzakajt, por edhe familje të tjera fisnike të trevave të Shqipërisë së Poshtme kishin hyrë nën sovranitetin e Balshajve. Këta të fundit arritën, po në fillim të viteve 70, të shtrijnë sundimin e tyre deri në rrjedhën e lumit Mat, duke shkaktuar përsëri pakënaqësinë e Karl Topisë, dhe në Kosovë, prej Prizreni dhe Pejë deri në Kriva Reka (pranë Novobërdës). Në këtë mënyrë, përveç zotërimit të tyre të parë të Gentës, vëllezërit Balsha kishin bashkuar atë kohë, nën sundimin e tyre, viset e Lezhës, Matit, Kosovës, Dibrës, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej në Vlorë dhe, nëpërmjet lidhjeve të vasalitetit apo aleancave familjare, në mbarë Shqipërinë e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtët e Gjirokastrës apo te Shpatajt e Çamërisë e të Artës. Në këtë mënyrë, vëllezërit Balsha për herë të parë kishin bashkuar në një zotërim të vetëm pjesën më të madhe të trojeve shqiptare.

    Republikat e fuqishme të Venedikut e të Raguzës përpiqeshin të mbanin marrëdhënie të mira me Balshajt. Ato u kishin dhënë atyre qytetarinë e vet. Raguza u paguante atyre haraçin e përvitshëm të Shën Dhimitrit, që dikur ua jepte mbretërve të Serbisë. Tribut të tillë u jepte Balshajve edhe qyteti i Kotorrit. Mbreti serb i Rashës apo ai i Bosnjës u ndodhën shpeshherë në vështirësi përballë fuqisë së princërve shqiptarë të Gentës dhe nuk munguan t’u kërkojnë atyre paqe me kushte shpeshherë të rënda.

    Qeverisja e zotërimeve të Balshajve realizohej njëherësh nga tre vëllezërit: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II. Aktet zyrtare firmoseshin njëherësh prej tyre dhe vuloseshin me vulën e përbashkët. Në bisedimet e traktativat me fuqitë e huaja ishin si rregull të pranishëm të tre vëllezërit Balsha. Balshajt nuk kishin një rezidencë të ngulur. Ata lëviznin së bashku ose veç e veç nga Ulqini, në Tivar, në Shkodër e në Vlorë. Për muajt e verës ata shpërnguleshin në rezidencën e tyre verore, që ndodhej në malësinë e Tivarit.

    Institucioni i bashkëqeverisjes, që ishte karakteristikë si për Balshajt, ashtu edhe për fisnikë të tjerë shqiptarë, ishte një institucion me rrënjë të thella në traditën e familjeve të mëdha partiakale shqiptare të mbështetur në vëllazëritë. Marrëdhëniet midis vëllezërve rregulloheshin në bazë të moshës. Strazimiri, si vëllai më i madh, kishte gjithmonë privilegjin e moshës në marrëdhënie me vëllezërit. Kur ai vdiq, më 1373, në këmbë të tij erdhi dhe u bashkua me Gjergjin I dhe Balshën II djali i tij, Gjergji II. Emri i tij, si më i riu, në aktet zyrtare përmendet pas xhaxhallarëve. Pas vdekjes së Gjergjit I Balsha, më 1378, Balsha II e mënjanoi nga pushteti nipin e tij dhe mori në duart e veta qeverisjen e gjithë zotërimit të Balshajve. Balshajt kishin një administratë të tyre në bazë dhe në qendër, të përfaqësuar nga njerëz të besuar me tituj fisnikërie, si protovestiar, vojvodë, logotet etj. Ata kishin kancelaritë e tyre, me shkrues, noterë, sekretarë, kishin vulën dhe shenjat e tyre dalluese, që shprehnin pushtetin dhe sovranitetin e tyre.

    Aleanca e përkohshme e Balshajve me Karl Topinë nuk mundi t’i largojë për shumë kohë projektet e tyre për t’u shtrirë në kufitjtë e Arbrit të vjetër dhe në Durrës. Tashmë Principata e Topisë krijonte një ndërprerje të zotërimeve të tyre veriore me ato jugore dhe i ndante Balshajt nga vasalët dhe aleatët e tyre të jugut. Në këtë mënyrë, në vitin 1383, Balsha II u përpoq dhe ia doli mbanë të shtinte në dorë qytetin dhe rrethinat e Durrësit, duke realizuar një ëndërr të vjetër, që qysh në shek. X-XI ishin përpjekur ta realizonin përpara Balshajve edhe princërit e hershëm të Gentës (Dioklesë). Sundimtari i Durrësit dhe i Arbrit, princi Karl Topia, u detyrua të tërhiqej në kështjellën e Krujës. Balsha II këtej e tutje i shtoji emrit të tij edhe titullin e “dukës së Durrësit” (dux Dyrrachii), duke ringjallur kështu një institucion të vjetër bizantino-venecian. Në këtë mënyrë, zotërimet veriore të Balshajve dhe ato jugore u lidhën midis tyre me një vazhdimësi territoriale, duke krijuar formacionin më të madh mesjetar shqiptar që ishte deri në atë kohë.

    [redakto] Principata e Shkodrës në kohën e brezit të dytë të sunduesve Balshaj

    Në çastin e fuqizimit dhe të shtrirjes së tij më të madhe, shtetit të Balshajve iu desh të ballafaqohej me mësymjen gjithnjë e më intensive të sulltanëve osmanë.

    Në vjeshtë të vitit 1385, një ushtri osmane, nën komandën e Hajredin Pashës, depërtoi në zotërimet jugore të Balshajve dhe iu drejtua Vlorës. Në Savër forcat e mbledhura me ngut nga Balsha II u ndeshën me osmanët, duke pësuar një humbje katastrofale. Vetë Balsha II ra në fushën e betejës. Nën goditjet e vazhdueshme të osmanëve dhe si rezultat i shkëputjes së zotërimeve të vogla të vasalëve të dikurshëm shteti i Balshajve u rrudh së tepërmi. Nipi i Balshës II, Gjergji II Strazimir Balsha (1385-1403), mundi të shpëtojë pjesërisht zotërimet e Gentës. Ato të Kosovës, në pjesën më të madhe, ranë në dorë të princërve sllavë, vasalë të sulltanit. Në Vlorë dhe në territorin e saj vazhdoi të sundojë e veja e Balshës II, Komnenë Muzaka - Balsha, e cila nuk kishte lidhje varësie me Gjergjin II Balsha. Durrësin e shtiu përsëri në dorë princi Karl Topia, por edhe ky, tashmë nën presionin e vazhdueshëm osman, e kishte humbur pushtetin e dikurshëm. Përpjekjet e Gjergjit II, në fillimet e sundimit të tij, për të shtrënguar lidhjet me Republikën e Venedikut ndeshën në ftohtësinë e kësaj të fundit. Për rrjedhojë, princi shqiptar u afrua me Republikën fqinje të Raguzës, që i rikonfirmoi qytetarinë raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashës. Vajza e këtij të fundit u bë gruaja e Gjergjit. Në betejën e Fushë-Dardanisë, më 1389, Gjergji II Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas. Tre vjet më vonë, më 1392, në një përpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit të tij, u lëshoi Shkodrën. Një vit më vonë, më 1393, Radik Gjurashi (Cërnojeviçi) i mori Balshës Buduën. Tashmë Gjergjit II i mbetën vetëm Ulqini dhe Tivari. Psikoza e pushtimit të afërm osman shtyu në atë kohë masa të tëra njerëzish të braktisnin qytetet e Shkodrës, Lezhës, Tivarit e të Ulqinit dhe t’i drejtoheshin bregdetit dalmat.

    Gjithnjë e më shumë i izoluar nga fuqitë e huaja dhe nga njerëzit e tij Gjergji II i propozoi Venedikut dorëzimin e Shkodrës. Republika që nuk deshi të implikohej hapur me këtë ndërmarrje, e inkurajoi Balshën në këtë drejtim, duke e bërë edhe qytetar të saj (maj 1395). Në fillim të shtatorit 1395 Shkodra u hoq nga duart e komandantit osman, Shahin, dhe kaloi përsëri nën sundimin e Gjergjit II Balshës. Këtë qytet, bashkë me kështjellat e afërta të Drishtit, Dejës e Shasit (Suaçit), si dhe territorin e tyre, Gjergji II i dorëzoi në duart e Venedikut (prill 1396). Pinjolli i Balshajve mbajti për vete viset e Tejbunës, me Ulqinin e Tivarin. Për viset e lëshuara ai do të merrte një provizion (shpërblim në para) vjetor nga Republika e Venedikut.

    Heqja dorë nga territore të rëndësishme në dobi të Republikës së Venedikut, në një moment të vështirë për të, u duk se të paktën i siguroi Gjergjit II Balsha më në fund miqësinë e Republikës së detrave. Gjergji u pranua në gjirin e fisnikërisë veneciane dhe të Këshillit të Madh të Republikës. Me këmbënguljen e tij, atij iu lejua që të ngrinte flamurin venecian në zotërimet e mbetura Tejbunës, gjë që do të thoshte se ato viheshin nën mbrojtjen veneciane. Venediku gjithashtu hoqi dorë nga përkrahja që u kishte dhënë deri atëherë rivalëve të Gjergjit II, në radhë të parë Radik Gjurashit (Cërnojeviçit). Në këtë mënyrë, Cërnojeviçi u ndodh i vetëm përballë hakmarrjes së Balshës, i cili që në fund të muajit prill 1396 e sulmoi në zotërimet e tij, duke e lënë edhe atë vetë të vrarë. Po ashtu, ai vuri nën trysni edhe kundërshtarët e tjerë të rrezikshëm të tij, si Dukagjinët, Jonimët e Zahariajt, si dhe princin serb Vuk Lazareviç, që synonte t’i rrëmbente zotërimet Balshës. Të gjithë këta zotër, kush më shumë e kush më pak, ishin kthyer në vasalë të sulltan Bajazitit I.

    Afrimi i Venedikut nuk e ndaloi Gjergjin II të vazhdonte lidhjet tradicionale me kundërshtarët e Republikës detare, me Raguzën dhe Mbretërinë e Hungarisë. Si njëra dhe tjetra vazhduan ta mbështesin princin shqiptar (princeps Albaniae), siç e quante atë mbreti Sigizmund i Hungarisë.

    Nga ana tjetër, Gjergji II u mundua deri në fund të ruante një farë distance nga osmanët. Ndryshe nga mjaft fisnikë shqiptarë dhe shumë të tjerë ballkanikë, ai nuk shkoi të ndihmojë sulltan Bajazitin I në betejën e Ankarasë kundër mongolëve të Timurlengut. Gjergji II Balsha vdiq aty nga fillimi i vitit 1403 në qytetin e tij të Ulqinit. Më i shquari nga brezi i dytë i Balshajve ishte pa dyshim djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1421). Një nga aktet e para të këtij, pasi mori frenat e pushtetit, ishte pikërisht rifitimi i Shkodrës dhe i qendrave të tjera të principatës, tashmë në dorë të Venedikut.

    Në tetorin e vitit 1404 Shkodra dhe Drishti u morën me sulm nga Balsha. Republika e Venedikut u detyrua të mobilizonte flotën e saj dhe ta dërgonte urgjentisht në Shkodër. Njëherësh ajo joshi dhe shkëputi nga Balsha III aleatë e vasalë të tij, si Dukagjinët, Zahariajt, Jonimët, Gjurashët e Gentës së Sipërme. Në këtë mënyrë, kundërmësymja e Venedikut përfundoi në korrik 1405 me ripushtimin e Shkodrës e të Drishtit, si dhe të Ulqinit, Tivarit e të Buduës. Megjithatë, të ndërgjegjshëm për mbështetjen që kishte në të gjithë atë trevë Balsha III, i cili në shkurt-mars 1407 rifilloi sulmet kundër tyre, venecianët u treguan të gatshëm t’i ofronin atij një paqë. Me ndërmjetësinë e Niketë Topisë, vjehrrit të Balshës, paqja u nënshkrua në qershor 1408 në kishën e Shën Laurentit, jashtë mureve të Durrësit. Garantë të paqes ishin ndër të tjerë Niketë Topia, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Kastrioti e Merksha i Vlorës. Venediku pranoi t’i lëshonte Balshës Buduën me rrethina, si dhe viset e Tejbunës. Venediku pranoi t’i jepte Balshës III një provizion vjetor prej 1 500 dukatësh. Të dyja palët u morën vesh të bënin një amnisti të përgjithshme dhe të shkëmbenin robërit e luftës.

    Por Venediku nuk vonoi t’i shkelte kushtet e paqës. Në vitin 1410 ai nënshkroi një paqe të shumëkërkuar me osmanët. Provizionin që i paguante si Gjergjit II Balshës, edhe Balshës III për qytetin e Shkodrës Venediku ua kaloi osmanëve. I mbështetur nga popullsia e pakënaqur e viseve të Shkodrës, të Ulqinit e të Tivarit dhe nga mjaft krerë shqiptarë, që u bashkuan me të, Balsha III rifilloi sulmet mbi zotërimet e Venedikut. Një flotë e tij arriti, madje, të depërtonte në Bunë dhe të futej në liqenin e Shkodrës në mars 1410. Megjithëse të mbështetur nga komandanti osman i Shkupit, Bajaziti, venecianët nuk ishin në gjendje t’u bënin ballë sulmeve të Balshës, që mbështetej nga kryengritja që kishte përfshirë gjithë trevat veriperëndimore shqiptare. Me porosi të Senatit, kapiteni i flotës së Adriatikut, Pjetër Loredani, i ofroi Balshës kushtet e paqes të vitit 1408. Por ndërkohë pozitat e këtij të fundit ishin forcuar së tepërmi. Mjaft nga krerët shqiptarë të malësive të Buduës, të Tivarit e të Shkodrës qenë bashkuar me të.

    Njëherësh, sundimtari i fuqishëm i Bosnjës, Sandali, që ishte bërë njerku i tij pas martesës me nënën e Balshës, Helenën (dhjetor 1411), filloi të bënte presion mbi Venedikun që t’i kthente zotërimet atërore thjeshtrit të tij. Si rrjedhim, brenda vitit 1412 Balsha mundi të shtinte në dorë qytetet e Tivarit e të Shkodrës. Venedikut s’i mbetej tjetër veçse të ulej në tryezën e bisedimeve me sundimtarin shqiptar. Në paqen e arritur midis tyre në nëntor 1412 Balshës i njihej e drejta e zotërimit të Buduës, të Ulqinit e të Tivarit (por duhej të linte Shkodrën) kundrejt dhënies së provizionit vjetor prej 1 000 dukatesh. Balsha, nga ana e tij, zotohej të hiqte dorë nga çdo pretendim tjetër territorial, të pushonte sulmet mbi kështjellat dhe njerëzit e Venedikut dhe të mos hakmerrej ndaj shtetasve të tij që kishin bashkëpunuar me këtë të fundit. Në fakt, Balsha II nuk iu përmbajt kësaj klauzole të fundit. Ai zuri, vrau, gjymtoi dhe torturoi mjaft burra nga bashkësitë e Hotëve, Tuzëve, Bitidosëve, Matagushëve. Nga ana tjetër, ai ndihej aq i fuqishëm sa të vazhdonte të sulmonte anijet, karvanet e deri forcat e kështjellat e Venedikut. Në fillim të vitit 1419 Balsha III rrethoi Drishtin dhe qyteti, veç kështjellës së sipërme, u mor prej tij në qershor të po atij viti. Ndihma që osmanët i dërguan sakaq garnizonit venecian të Drishtit (rreth 8 mijë ushtarë) nuk luajti rol. Më 25 gusht 1419 garnizoni venecian i qytetit me podestan Korrer në krye iu dorëzua sundimtarit shqiptar, i cili e vazhdoi paskëtaj mësymjen në Shkodër, duke shtënë në dorë territorin jashtë qytetit. Oferta që ai i bëri Republikës për të nënshkruar një paqe kundrejt lëshimit të Shkodrës nuk u pranua nga kjo e fundit. Në fund të vitit 1420 Balsha III sulmoi Kotorrin, rival i përhershëm i Balshajve, që po atë vit kishte pranuar sundimin e Venedikut. Ndihma që Balsha priste t’i vinte nga veriu prej njerkut të tij, Sandalit të Bosnjës, nuk u duk dhe, në betejën e ashpër që u zhvillua në janarin e vitit 1421 jashtë mureve të qytetit, ushtria e Balshës u thye keqas. Disa muaj më vonë pinjolli i fundit i Balshëve vdiq (26 prill 1421) pa mundur të rikrijonte zotërimin e pavarur të paraardhësve të tij të mëdhenj.Wikipendia

    Balsha janë me prejardhje familje aristokratike franqeze BO (BAUX), te cilet erdhen ne Zeta me franqezen Jelena Anzhuinën . Historianët supozojnë se Balsha(Balšića) ishin të nje familje me Nimani - Nimanitet (Nemanjices) , sepse në një kartë Balsha (Balšića)thotë se Gjysherit e mi Simeon Nemanja ...[
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 02-01-2012 më 17:01

  6. #796
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    .Wikipendia

    Balsha janë me prejardhje familje aristokratike franqeze BO (BAUX), te cilet erdhen ne Zeta me franqezen Jelena Anzhuinën . Historianët supozojnë se Balsha(Balšića) ishin të nje familje me Nimani - Nimanitet (Nemanjices) , sepse në një kartë Balsha (Balšića)thotë se Gjysherit e mi Simeon Nemanja ...
    E treta here qe e kam permendur ne forum se Helena Anjou eshte nena e Karl Topise dhe se nuk ka lidhje me Stefan Nemanjen. Helena e Nemanjave eshte De Courtenaux nje franceze bizantine me status konteshe, pra shume me te ulet se i princeshes Helena Anjou.

    Habitem pse perhapni pa pagese shpifjet Serbe dhe i beni dem vendit tuaj.

  7. #797
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    E treta here qe e kam permendur ne forum se Helena Anjou eshte nena e Karl Topise dhe s enuk ka lidhje me Stefan Nemanjen. Helena e Nemanjave eshte De Courtenaux nje franceze bizantine me status konteshe, pra shume me te ulet se i princeshes Helena Anjou.

    Habitem pse perhapni pa pagese shpifjet Serbe dhe i beni dem vendit tuaj.
    Nuke po perhapi shpifje,fisi Nimani jane Shqiptar ska Koment.

  8. #798
    Iliro-Thrakas Maska e Sturmgewehr
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Postime
    315
    Shume teme interesante.

    Ku mund ta gjej kete liber ???
    Mia San Mia

  9. #799

  10. #800
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Nuke po perhapi shpifje,fisi Nimani jane Shqiptar ska Koment.
    Nuk jane. Sikurse edhe Helena qe Serbet ja kane martuar kralit te tyre nuk eshte Anjou.

Faqja 80 prej 90 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •