Close
Faqja 70 prej 90 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 700 prej 891
  1. #691
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Historia e fisit së Myteveliut, ku stërnipër janë vëllezërit Frashëri

    Tregimin e tij, zoti Rustem Myteveliu ( i riu ), e filloi me të parin
    e kësaj dere, rreth 600 vjet më parë, duke u bazuar edhe në pemën
    gjeneologjike të familjes, pra me ate te Iljaz bej Mirahorit (
    Myteveliu ). Rustemi është brezi i 16-të dhe fëmijët e tij janë brezi
    i 17-të i këtij fisi të dëgjuar. Iljaz bej Mirahori lindi aty rreth
    vitit 1408 në Panarit të Korçës. Ai ishte biri i priftit të
    Panaritit. Kishte trup të bëshëm, ishte 2 metër i gjatë dhe jetoi 104
    vjet. Mësimet e para i mori në trevat e Panaritit. Gjatë kësaj
    periudhe Shqipëria ka qenë nën sundimin e dinastisë otomane turke dhe
    Iljazi merret peng, nizam, si jeniçer, nga Porta e Lartë. Në Stamboll
    ai mori mësimet e para në gjuhën osmanishte turke dhe më pas, vazhdon
    edhe shkollën. Shkallë mbas shkalle, ai ngrihet në poste të
    rëndësishme, ku edhe emri nga Ilia, i kthehet në Iljaz bej. Në vitin
    1457 ai ishte pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Stambollit; më pas
    si komandant në luftën e Konstandinopojës dhe gradë pas grade mori
    titullin "Mirahor", që do të thotë gjeneral i gjeneralëve,
    kryegjeneral. Rreth Iljaz bej Mirahorit ka shkruar edhe Sami Frashëri
    si stërnip i tij, nga dera e nënës së Frashërllinjve, Emineja.

    Iljazi, shqiptari që i shërbeu Sulltan Bajazitit të Dytë.

    Iljaz bej Mirahori i ka shërbyer Sulltan Bajazitit të Dytë, i cili i
    dha gradën "LALE" dhe titullin e "Profesorit të dinastisë turke" të
    asaj kohe. Iljazi u martua me të bijën e Sulltan Bajazitit të Dytë
    dhe nga kjo martesë pati edhe tre djem: Muhamet bej, Mehmet bej dhe
    Sefer bej. Mehmet bej, djali i dytë i Iljaz bej Mirahorit, i quajtur
    ndryshe edhe Ine beu, u vra në luftën për marrjen e Bagdadit, betejë
    në të cilën ishte komandant i ushtrisë turke dhe u shqua për trimëri.
    Më pas, Iljaz bej Mirahori u zhvendos në Shqipëri, në trevën e
    Korçës, ku me nënshkrimin e 4 fermaneve nga ana e Sulltan Bajazitit
    të Dytë, i falin disa fshatra si: Panaritin, Treskën, Trebickën,
    Katundin, Drenovën, Boboshticën dhe Vithkuqin. Duke bërë martesë me
    vajzën e Sulltanit, ky i fundit bën shkëmbimin e Panaritit me
    Leshnjën, dhe Vithkuqit me Korçën, që në atë kohë quhej Peshkëpi. Ai
    jetoi gati 70 vjetët e jetës së tij në Korçë. Iljaz bej Mirahori
    ndërtoi xhaminë e Korçës, aty rreth vitit 1496. Më pas ai ndërtoi
    medresenë, shkollën afër saj, hanet dhe hodhi hapat e para të tregut,
    d.m.th., ndërtoi Pazarin e Korçës. Në vitin 1504 ai krijoi Imaretin,
    që do të thotë Vakëf ose në shqipen e sotme, Mision Bamirësie. Dy-tri
    herë në javë, të varfërit shkonin dhe hanin falas në Imaret.
    Gjithashtu, gjithë tregtarët që shkonin e vinin për tregti nga Janina
    e Follorina, nëpërmjet Bilishtit, qëndronin dhe hanin në këtë Imaret,
    falas.

    Një lagje e Stambollit mban emrin e Iliaz Mirahorit, themeluesit të
    Korçës

    Iljaz bej Mirahori, duke ardhur nga Stambolli, ku mori një kulturë të
    gjerë në të gjitha fushat nga njohja e mirë e qytetit të Stambollit,
    qytet model i periudhës mesjetare (ku edhe sot një lagje e tërë mban
    emrin e Iljaz bej Mirahorit, vetë ky i fundit diti me mjeshtëri të
    shfrytëzojë territorin për zhvillimin e qytetit të Korçës, si nga ana
    gjeografike, ekonomike, tregtare dhe për lëvizjen e lirë të
    tregtarëve dhe tregtisë, veçanërisht me Janinën. Ai krijoi bazën
    social-kulturore të Korçës dhe hodhi themelet e këtij qyteti. Në
    shpirtin e karakterin e Iljaz bej Mirahorit kishte shumë bamirësi, aq
    sa këto nuk njihnin kufij. Për këtë arsye, atij i jepet edhe
    titulli "Myteveli", që në greqisht do të thotë Epitropos e në shqip
    Kujdestar, ndërsa, përshtatur me shqipen e sotme, përkthehet Bamirës.
    Edhe sot dera dhe pasardhësit e Mirahorit të madh njihen me mbiemrin
    Myteveliu. Këtë titull e trashëgonte djali dhe në rast se nuk kishte
    trashëgimtar për ta trashëguar, për të drejtuar administratën e
    Imaretit, e merrte Sulltani, dhe kjo pronë nuk shitej, por mbetej,
    Vakëf. Martesa e tij me vajzën e Sulltan Bajazitit të Dytë ndikoi
    shumë në zhvillimin e rajonit të Korçës, duke e përjashtuar këtë
    rajon nga taksat e dinastisë turke deri edhe në përjashtimin e të
    rinjve nga detyrimi ushtarak, por edhe për vakëfet, nuk donte taksë.

    "Filantropia" e Korçës, e para në Evropë

    Pjesën më të madhe të pasurisë Iljaz bej Mirahor Myteveliu e bëri
    Imarete, Vakëfe. Në dokumente që kanë mbërritur deri në ditët tona,
    del qartë ideja e tij, për të qenë njeriu një filantrop i madh.
    Madje, në testamentin e tij, testament që ekziston edhe sot, dhe
    ruhet me shumë fanatizëm nga Rustem Myteveliu (i riu), ai është
    shprehur: "Pjesën më të madhe të pasurisë sime e bëra Imaret, se
    është pjesa me jetëgjatë dhe ndikon në zhvillimin e rajonit. Ky
    Imaret, Vakëf, vazhdoi për 500 vjet dhe drejtohej brez pas brezi nga
    dera e Mytevelinjve, pasardhësit e Mirahorit të Madh. Deri në vitin
    1933, kur drejtohej nga Rustem Myteveliu (i vjetër), d.m.th., gjyshi
    i Rustem Hysen bej Myteveliut (i riu), nga i cili ka marrë edhe
    emrin. Format dhe rrugët për të ndihmuar të varfërit kanë ekzistuar
    në shekuj në Shqipëri dhe ato e kanë zanafillën e tyre që me Iljaz
    bej Mirahor Myteveliun, që tregon fare mirë se për bamirësi jemi të
    parët, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Iljaz bej Mirahor
    Myteveliu vdiq më 1512.
    Varri i tij, i gruas dhe djalit të vogël, Sefer beut, ndodhen në
    tyrben ngjitur me xhaminë e ndërtuar prej tij në vitin 1496.
    Pinjollët e ardhshëm të derës se Mirahorit të Madh, nipër, mbesa,
    stërnipër dhe stërmbesa, do të vazhdonin rrugën e bamirësisë të nisur
    nga Iljaz bej Mirahor Myteveliu. Ata do të shkëlqenin si atdhetarë
    dhe patriotë, por edhe si bejlerët e Korçës. Babai i Rustem
    Myteveliut (junior), Hysen beu, si një atdhetar dhe patriot i
    ndershëm, mori pjesë në jetën social-kulturore të qytetit të Korçës,
    si anëtar i grupit "Lira". Gjyshja e Rustem Myteveliut (i riu) vjen
    nga dera e Frashërllinjve, rilindasve tanë të shquar, Sami, Abdyl dhe
    Naimi. Ajo është kushërirë e parë me nënën e Frashërllinjve, Eminenë.
    Gjylistania, duke ardhur nga kjo derë rilindasish, ndikoi shumë në
    edukimin dhe formimin e tyre patriotik. Gjatë viteve të pushtimit
    fashist dhe nazist, kjo derë e bejlerëve të Korçës, pra,
    Mytevelinjtë, u vunë në shërbim të Luftës Nacional-Çlirimtare, për të
    cilën shkrinë, po ashtu, edhe pasurinë e tyre. Ata i kanë dhënë
    luftës pesë partizanë, ku midis tyre, edhe dëshmoren e Atdheut,
    Floresha Myteveliu, bija e Ruzhdi bej Myteveliut. Dy rrugë, shumë
    ngjitur me njëra-tjetrën, rrotull xhamisë së ndërtuar nga Mirahori i
    Madh, mbajnë emrin Iljaz bej Mirahori dhe Floresha Myteveliu. Por
    gjatë regjimit komunist, dera e Mytevelinjve u godit në heshtje, ku
    në një mënyrë apo në një tjetër, u konfiskohet pasuria, duke filluar
    me shtetëzimin e malit të Rungajës, prishjen e disa shtëpive,
    Imaretin, furrat e pjekjes së bukës dhe gatimit.
    Varrezat e pinjollëve të Mytevelinjve, pasardhësit e Mirahorit të
    Madh, ndodhen prapa tylbes, ngjitur me xhaminë 600-vjeçare. Aty
    ndodhet edhe varri i Rustem bej Myteveliut (i vjetri). Por shumica e
    varreve të Mytevelinjve do të sheshoheshin nga regjimi komunist dhe
    mbi eshtrat e tyre do të ngriheshin vendstrehimet në rast lufte, pra,
    bombardimit të aviacionit armik. Sheshimi i këtyre varreve, jo vetëm
    ishte shkatërrimi i elementit historik me vlera kombëtare, por do të
    lëndonte edhe ndjenjat shpirtërore, shqiptare dhe kombëtare të
    Mytevelinjve. Rustem Hysen Myteveliu (i riu), me profesion ekspert në
    urbanistikën e qytetit të Korçës, si një nga stërnipat e Mirahorit të
    Madh, duke atribuar nga i pari i fisit të tij anët me të mira,
    shprehet kështu për qytetin e Korçës, të themeluar nga Iljaz bej
    Mirahor Myteveliu: "Korca ka një truall me një pjerrësi të favorshme
    dhe të përshtatshme, për zhvillimin dhe ndërtimin e infrasrtukturës
    së rrjetit rrugor, të lagjeve të banimit, shpërndarjen e zonave
    ekonomike, industriale apo për çlodhje dhe të gjitha këto, janë të
    lidhura në mënyrë organike, që i japin qytetit një komoditet, të
    mjaftueshëm dhe në përshtatje me klimën. Kodrat e qytetit formojnë
    një kurorë të larmishme ku mbi to ngrihet mali i Moravës, që mbron
    qytetin nga përmbytjet dhe erërat e forta. Duke shfrytëzuar këto
    elemente të pozitës gjeografike, Iljaz bej Mirahor Myteveliu i
    famshëm, hodhi themelet e Korçës sonë". Duke u ndarë nga Rustem bej
    Myteveliu (i riu) me këtë histori me shumë vlera kombëtare për
    popullin tonë, për derën e bejlerëve Mytevelinj, si hedhës të
    themeleve të qytetit tim, Korçës, në shpirtin tim vlonte krenaria
    kombëtare, mirënjohja, respekti, nderimi dhe përjetësimi për këtë
    derë bejlerësh patriotë dhe për Mirahorin e Madh.
    Duke ecur nëpër rrugët me kalldrëm të lagjes sime, të lagjes së
    Mirahorit të Madh, në mendjen time ishin të ngulitura 600 vitet e
    themelimit të qytetit të Korçës, m'u kujtuan vargjet e Mihal
    Gramenos: "Lumja ti moj Korçë, o lule/që le pas shoqet e tua/si trimi
    në ballë u sule/ta paçim përjetë hua". Nuk do rresht së shkruari për
    historikun e qytetit tim, Korçës, të bukur, mondan, modern, historik,
    antik, të tolerancës fetare, të dijes e të kulturës, të arsimimit, të
    ëndërrave të mia, të serenatave, të dashurive të pastra. Përkulem dhe
    puth me respekt varrin e Mirahorit të Madh për këtë qytet që themeloi
    dhe na la pas.

    Historia e qytetit të Korçës

    Zona e Korçës ka qenë e banuar qysh në kohët e hershme. Rrënojat
    neolike të gjetura në këtë qytet tregojnë vazhdueshëm pushtimin e tij
    brenda këtyre 6000 vjetëve. Është një numër i madh qendrash
    arkeologjike të pazbuluara në këtë qytet, shumica e të cilave besohet
    të janë të së njëjtës kohë me civilizimin mycenian në Greqi. Kjo zonë
    luajti rol të rëndësishëm në shpërndarjen e kristianitetit bizantin
    në Shqipëri; një kishë u themelua më 898. Qyteti modern e ka filluar
    ekzistencën e tij në shek. e 15-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën
    komandën e Sulltan Mehmetit II, zhvilloj Korçën. Për një kohë të
    gjatë qyteti rivalizohej nga Voskopoja, por me shkatërrimin e saj në
    shek e 18-të, Korça mori një pozitë në këtë zonë që kurrë nuk e
    humbi. Ajo ishte një pikë qëndrimi për rrugët e karvaneve dhe, në një
    kohë nuk kishte më pak se 16 hane në qytet.
    Ky qytet u bë në mënyrë të veçantë edhe qendër e rritjes së
    ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në mars 1878 u ngrit shkolla e parë
    që mësonte shqip në Shqipëri dhe më 1891 shkolla e parë shqipe për
    vajza. Zona ishte në trazira gjatë luftërave ballkanike dhe pati dëme
    të mëdha në popullsi dhe ndërtesa, nën shtypjen e lëvizjeve
    iridentiste greke në atë kohë. Korça u pushtua nga forcat greke më 6
    dhjetor 1912. Së shpejti u tërhoqën nga vendimet e Komisionit të
    Kufijve, por u mor përsëri nga ta më 10 korrik 1914. Gjatë Luftës së
    Parë Botërore qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria, përsëri nga
    grekët dhe më vonë nga trupat franceze në vitin 1916, që shpallën
    Republikën Autonome të Korçës, njohur kjo edhe nga Greqia, si Korica.
    U vendos, por u rrëzua për shkak se Greqia u hodh në luftë në anën e
    aleatëve; Themistokli Germenji u qëlluan nga një skuadër pushkatimi
    në Selanik. Pushtimi francez mbaroi në vitin 1920, por influenca
    kulturore vazhdoi me Liceun Francez të Korçës. Në vitin 1929 banorët
    e Korçës ishin aktivë në agjitacionin për kthimin e Vidit si monark i
    Shqipërisë.
    Gjatë viteve `30-të lëvizjet punëtore, u rrit shumë shtresa e grupit
    komunist të Korçës; u bë bërthama e PKSH-së. Në vitin 1936, një
    demonstratë e të papunëve u shyp brutalisht nga xhandarët e Zogut dhe
    gazeta liberale e Korçës, "Bota e Re", u ndalua nga qeveria. Në
    Luftën e Dytë Botërore qyteti ishte një pikë qëndrese e lëvizjeve
    partizane dhe pikë e luftës antifashiste. Një demonstratë kundër
    pushtuesve u ndalua nga trupat gjermane në vitin 1943.

    Personazhe të famshëm të historisë

    ( Elita shqiptare e Turqisë )

    Jahja bej Dukagjini

    Është një nga djemtë e familjes së Lekë Dukagjinit, që mund të jetë
    strehuar ose marrë peng dhe është rritur në oborrin e Sulltanit,
    dalluar si ushtarak i zoti. Ka marrë pjesë në luftimet që komandonte
    Sulltan Sulejman Kanuni në Tameshvar (Hungari)

    Osman bej Dukagjini

    Nipi i vezirit hero, Ahmet Pashë Dukagjinit, dhe biri i Mehmet Pashë
    Dukagjinit. Ai ishte dijetar i urtë e punoi si kadi në Stamboll.
    Hartoi veprën biografike "Kaditë e Stambollit"

    Arkitekt Kasem Agai

    Ka lindur në fshatin Grëmsh, të krahinës së Tomoricës. Rininë e parë
    e kaloi në Berat. Pastaj i ati e dërgoi në Stamboll për studime
    profesionale. U bë asistent pranë Koxha Mimar Sinanit (të madh) dhe
    Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar në punime arkitekturale, më
    1595 u afirmua arkitekt i pallatit. Më 1622 u bë kryearkitekt. Ka
    ndërtuar JENI XHAMI (Xhaminë e re) të Stambollit dhe ka edhe shumë
    vepra të tjera.

    Kryemjeshtër Mehmet Isa

    Është arkitekt me origjinë shqiptare, një nga kryemjeshtërit e Tyrbes
    së famshme TAXH-MAHAL në INDI. Mehmet Isai kishte lindur në Opar

    Arkitekt Sinan Atik Agai

    Ky arkitekt quhet edhe Sinan Isuf. Megjithëse nuk dihet plotësisht
    jeta e tij, shumë shkrimtarë thonë se Sinan Atiku ka qenë shqiptar,
    edukuar në pallatin osman. Ishte arkitekti që kishte ndërtuar XHAMINE
    FATIH të Stambollit

    Arkitekt Mehmet Sedefqar

    Është marrë nga Elbasani më 1562 dhe u bë nxenësi dhe asistenti i
    Koxha Mimar Sinanit. Bëri studime në Rumeli dhe Lindje të Mesme. Në
    vitet 1597?1598 ai ishte drejtor i përgjithshëm i krojeve të
    Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe
    zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij është Xhamia e
    Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).

    Dedë Ismail Efendi

    Ka lindur në Stamboll, por rrjedh nga një familje shqiptare. Babai i
    tij, Sulejman Agai, ishte shpërngulur nga Elbasani për në Stamboll.
    Kishte blerë një hamam dhe nga ky mbante mbiemrin Kosturi, që e
    shndëroi në Hamamizade (bir hamamxhiu). Këngët e tij u pëlqyen edhe
    nga Oborri i Sulltanit. Më pas atë e emëruan kryemuzikant në Pallat.
    Këngët ishin me karakter popullor dhe hartuar me një turqishte të
    thejshtë. Kënga e titulluar "Fati im i zi, varet te flokët e tua", u
    pëlqye shumë prej Sulltan Selimit. Dede Ismail Efendiu kishte
    kompozuar më tepër se 200 vepra muzikore. Sot kanë mbetur të
    paharruara dhe dëgjohen me kënaqësi, 160 këngë klasike turke.

    Dijetarë të shquar turq, me origjinë shqiptare


    HALIL PASHA BUSHATI

    Poet dhe dijetar

    HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA

    Nipi i Ali Pashë Tepelenës, poet, ka vepra të botuara dhe rreth 15
    dorëshkrime.

    SELIM SIRRI PASHA

    Nipi Ali Pashë Tepelenës, poet lirik i dalluar

    MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA

    Lindi në Janinë, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashës. Kishte hartuar
    poema filozofike.

    HASAN HAKI PASHA

    Ka lindur në Shkodër dhe padishahut i qe paraqitur me petka
    shqiptare. Shërbeu si zëvendësvali

    NUMAN MENEMENXHIOGLU

    Diplomat i dalluar, shërbeu si ambasador në Paris në fillim të Luftës
    II Botërore. Deputet gjatë viteve 1955-1956 dhe 1957-´58.

    TURHAN PASHA

    I lindur në Janinë, diplomat dhe burrë shteti. Në kohën osmane
    shërbeu si ambasador në Vjenë, Moskë, Madrid etj. Pas Luftës I
    Botërore mori pjesë në qeverinë shqiptare. Në Konferencën e Paqes,
    mbajtur në Paris më 25 shkurt 1919, mbrojti të drejtat shqiptare,
    duke bashkëpunuar me shumë delegacione të diasporës shqiptare

  2. #692
    i/e regjistruar Maska e pukjani
    Anëtarësuar
    21-03-2010
    Postime
    45
    me sa di un pjesa ma e madhe e banorve t Kosoves e ka origjinen nga fiset e Pukes,Malksise t Mbishkodres,Tropojes ,Dukagjinit e Mirdites

  3. #693
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nga arkivat e kryipeshkvise metrpolitane shkoder........
    Kah viti 1737 simbas rregjistrit te pagezimit shkrue nga Imzot Pal Kamsi, ateher meshtar e famullitar i Shkodres, familjet katolike qe banojshin ne qytet ishin kto:
    Abrashi, Ashiku
    Babi, Belbaqori, Banda, Bardhi, Bashi, Batuçi, Beltoja, Berdica, Bjanki, Bibashi, Bobozi, Bojaxhia, Boriçi, Bushati
    Çapaliku, Çarkaxhia, Çeka, Çoba, Çobani, Çobi, Çurçia
    Dajçi, Daka, Dashi, Dergudha, Dengilaj, Deniva, Demiri, Dika, Dobraçi, Doda, Dodmasej, Drita, Dukagjini, Dushi
    Ejlli, Engjelli
    Galigadi, Gavoci, Gega, Giadri, Gici, Gjota, Gjata, Gura, Gjeçi, Gjeloshi, Gjergji, Gjinaj, Gjika, Gjonlala, Gjini, Gjura, Gjurashi (Gurashi), Gozzi (Gjoci), Grashi, Gruda, Guga, Gurakuqi
    Hoti, Hysenaga
    Junki
    Kabashi, Kakarriqi, Kalamashi, Kamsi, Kasneci, Kazazi, Kazena, Kiçi, Kodheli, Koleci, Komani, Kovaçi, Kosmaçi, Krajli, Kraja, Kranja, Krroqi, Kujxhia, Kukli, Kurti
    Lala, Lazri, Leka, Leniqi, Lezhëi, Lindi, Linëza, Logoreci, Lozani, Luka, Lufi, Luli, Llupi
    Marashi, Marjani, Marini, Markiçi, Marku, Matrishi, Mazi, Mazrreku, Malgushi, Memi, Mesi, Midha, Mjeda, MIda, Misloci, Mosli, Muzhani
    Ndoja, Negri, Nënshati, Nikaj, Nikanji
    Paci, Pali, Parruca, Preçi, Pema, Pepa, Pici, Pjetrushi, Pilota, Pistoli, Plauti, Prendçi, Prendanji, Prifti, Pulti
    Radoja, Radovani, Ramadani, Reçi
    Saçi, Saraçi, Sardari, Serreqi, Shahini, Sheldija, Shestani, Shiroka, Shkreli, Shpori, Shkjezi, Sina, Simiçija, Simini, Simoni, Sinadini, Spathari, Stani, Suma
    Tedeskini, Todri, Topalli, Troshani, Toksi, Tuzi, Vakanji, Valanji, Vala, Vasa, Vasija, Vata, Vala, Vjerdha, Vladanji, Vuçi, Vuka, Vukashini
    Zadeja, Zanji, Zorba, Zojzi, Zuz .familjet ma te vjetra shkodrane jane :
    Kotrri
    Borici
    Kiri
    Caku
    Dibra
    Gushta
    Preza
    Boshnjaku
    Zaganjori
    Myftija
    Omari
    Bushati
    Akshia


    . fisi kotrri, dhe dokumentat qe flasin se ky fis ka me teper se 800 vite ne shkoder, pra eshte nder te paret qe populluan shkodren. edhe fisi Borici eshte shume i vjeter.i .

  4. #694
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Ka gojedhena se fisi Morine ka ardhur nga territori i Malit te Zi ose Sanxhakut, kurse eshte edhe nje gojedhene tjeter se ky fis ka jetuar i shperndare nga lugina e lumit Lim, ne qafe te Morines mes Gjakoves e Tropojes dhe ne qafe te Morines mes Prizrenit e Kukesit , prej nga jane shperndare. Vete origjina e disa nenfiseve te Mirdites nga fisi Morine dhe gojdhenat qe ende ruhen se ata kane ardhur ne Mirdite nga zonat prane Gjakoves mund te jap disa te dhena interesante.
    A din kushe me teper per fisin Morine , origjinen dhe barqet e ketij fisi.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  5. #695
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rrjolli në fokus
    Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta "Malësia", mars 2001

    Në tërësinë e grupit të bajraqeve të rranxave të Malësisë së Madhe (Mbishkodrës) bën pjesë edhe Bajraku i Rrjollit, ku për nga numri nuk është i madh, por për nga historia e lashtësia e tij. madje për nga qytetërimi e zhvillimi mesjetar ai padyshim zë vendin e parëjo vetëm në tëresinë e M. Madhe, por zë një vend të rëndësishëm në krejt Ilirinë.


    Sipas gojdhënave, emrin Rrjoll, ky bajrak apo fis (siç quhej parabajrakut, shek. XVII.) e ka marrë nga vetë lumi i dikurshëm i rrjollit (sot më shumë përrua), ku që herët gjindet si emër latin Rivulus, pra emërtim i kohës Romake. Emërtimet janë të hershme, por lidhen edhe me emërtimin e kështjellës Ballexa e Rrjollit, ku padyshirn ka qenë një pikat më të rëndësishme, nga lu komanohej zhvillimi i jetës për vetë Rrjollin, por për krejt Malësinë e Madhe, pse jo edhe Shkodrën. Për të parën herë dokumentohet kjo kështjellë në dokumentet e vitit 1062, më vonë në ato të vitit 1067, por përsëri e gjejmë në ato të viteve 1200, 1347 e deri në vitin 1688, ku gjindet jo vetëm një hartë e kohës, por edhe materiali më i bollshëm i kështjellës.





    Në vitet 1416 - 1417 në kadastrin Venecian pershkruhet më saktë emri Rrjolli dhe një "Villa Clamanda Riola", pra bën f]alë për një kështjellë të rëndësishme të Rrjollit. e cila padyshim është ajo e Ballexës. Në këto dokumente flitet se Villa Clamanda Riola kishte 11 shtëpi, por nuk jep saktë numrin e përgjithshëm të banorëve të krejt Rrjollit, por më vonë sq2aron se po këtu në Kështjellë banonin 25 familje në qytezë, madje thuhet se 30% e banorëve të qytezës (Ballexës) ishin priftërinjtë, ndoshta bëhet fjalë edhe për murgj. Rreth vitit 1450 shënohet se në këtë qytezë kishte 350 bujq. Mbiemrat e banorëve të Rrjollit (që sigurisht si qendra e rëndërsishme e tij ishte Ballexa) mbizotëronin mbiemrat e familjeve Aleks Mullisi, Pali i Ballexës e mbiemra të tjerë zejtarësh.

    Sipas gojëdhënave, Kështjellën e pat rindërtuar ushtria e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) para një beteje antiturke, që quhet beteja e Kirit. Po sipas gojëdhënave, kjo kështjellë priti vetë Skënderbeun, që për nder të tij ranë fuqishëm këmbanat e kishës së Shën Gjergjit të Ballexës, që thuhet se u dëgjuan deri larg në fshatrat e Krajës. Kjo pra tregon për rëndësinë që kishte në luftën kundër osmanllinjve Malësia e Madhe, por edhe Rrjolli me vetë pozitën gjeografike dominuese, si dhe me vetë zhvillimin e kësaj treve, ku shpesh flitet se këtu preheshin pará (lekë), e prodhohej barut. Duhet theksuar se pas pushtimit Turk, kjo kështjellë thuajse u shkatërrua, aq sa këtu banonin vetëm 4-5 familje. Për kështjellën e qytezën e Ballexës, sipas gojëdhënave flitet se shërbente si vend që mblidheshin të gjithë burrat e mençur të Malësisë së Madhe për të organizuar besëlidhjet e tyre, e vendi ku takoheshin quhej Çang, ku edhe sot e kësaj dite, malësorët e quajnë këtë "Kështjellë", "forca e Lekëve" (shqiptarëve Verior".

    Edhe në kohën e Balshajve, kjo kështjellë ishte përdorur si vend strehim. Sot në Rrjoll është një lagje, po me emrin Çangaj, çfarë tregon për vazhdimin e jetës Shqiptare, e pse jo në këtë vend mund të jetë derdhur këmbana e kishës në vitin 1465, që peshonte 155 kg, e cila në gjuhën e vjetër quhet edhe Çangë.Mendohet se në vitin 1685, këtu ka jetuar për disa kohë edhe Pjetër Bogdani, autori i "Çeta e Profetëve", ku edhe sot ruhet toponimi 'Shpella e Bogdanit' ose 'Shpella e Priftit'. Në Rrjoll ka pasur një qytetërim të pashoq e që ka lulëzuar në mesjetën e hershme e deri ato të Lezhës, Durrësit e Drishtit etj. Rrjolli ka qenë i përmendur për mullinjtë e tij të shumtë e modernë për kohën, ku përmenden mbi 40 mullinj. Këtë fakt e vërteton më së miri edhe mbiemri Mullisi në shumicë.

    Madje në Rrjoll gjindeshin Valanicat që përgatitnin shajakun, me të cilin bënin veshjet e tyre. Në një dokument të vitit 1881 thuhet se Rrjolli ishte bajrak në vehte me 163 shtëpi e 1310 banorë, ku të gjithë ishin katolikë, çfarë tregon për qëndresën e pashoqe ndaj hegjemonisë së islamizmit të dhunshëm që na importoi pushtuesi shumë shekullor Osman. Në vitin 1897 kishte 1530 banorë, si dhe bylykbashin e tij në gjykatën e Xhibali Shkodër.

    Për prejardhjen e Rrjollit ka shumë Hipoteza, mendohet që ata që janë të ardhur nga Kuçi (shqiptarë). Në një dokument Osman thuhet se bajraktar ka qenë nga fisi katolik i Kokajve, por duke qenë aleat me kryengritësit Dervishajt e Shkodrës kundër Vezirit, u zëvendësua me një musliman nga Kurtajt.

    Toponime, Rrjolli ka pasur edhe në zonat fushore të Shkodrës, afër Bunës (Bojana), ku kishin kullota dimërore Rrjollasit, ku më vonë disa mbetën atje përgjithmonë. Ka toponime Riola edhe në Greqi në Patras ndërsa në Itali, në Siçili ekziston një numër i madh familjesh me mbiemrin Riolo, çfarë tregon për lëvizje të mëdha të kësaj popullsie gjatë shekujve e rrebesheve të ndryshme që i përshkuam. Konkretisht le të shohim disa fise që trashëgohen në dokumentacionet e hershme: Dara Vëllazëri e Rrjollit që shfaqet në vitin 1541, mbiemri zgjerohet e ruhet mes shqiptarëve edhe sot në Siçili, Itali madje edhe në Greqi. Në këtë vit thuhej se ka pesë gjymtyrë (degë), por në një dokument më të hershëm, atë të vitit 1416- 1417, kishte në Rrjoll një fshat me të tillë emër me 11 shtëpi. Dodajt Vëllazni me një shtëpi, vendas (autokton), por edhe të ramë në Muriqan e Kçirë. Keqanajt Vëllazëri me tre shtëpi autokton, por kishte 15 shtëpi me këtë mbiemër e lidhje gjaku në Pejë. Kjo ndoshta lidhet mbasi atje kishte një kullosë dimërore që zotëronin e përmendet në vitin 1416-17.

    Toskajt Vëllazni me mbiemër të tillë, i cili bëhet i njohur me një Nika të përmendur në vitet 1532 - 1540. Toskajt janë autoktonë dhe kemi toponime të tilla edhe në pjesën jugore të Shqipërisë, por edhe në Greqi etj. Vitajt Vëllazëri me tre shtëpi në Rrjoll (edhe në vitin 1940). Për këtë familje flitet që në vitet 1416 - 17, si familje e fuqishme dhe e frekuentueshme, me emrin Vita. Në dokumente të Venecias flitet për besnikëri ndaj sunduesve Venedikas, ku në veçanti dalin emrat Miali Viti... (autokton).

    Çokajt. Me prejardhje vendas (autokton), me emër në Rrjoll që në mesjetë, ku thuhet se kjo vëllazëri ka 5 shtëpi, madje nga kjo vëllazëri ka edhe në Orosh (Mirditë). Çangajt. Vëllazëri e fis autokton, madje një lagje e fuqishme e Rrjollit dhe kryeqendra e herëshme e tij, ku siç e theksuam edhe më sipër edhe sot trashëgon emrin. Gjithsesi Rrjolli është një ndër muzetë e gjallë që rrezaton shqiptari të pashoqe, madje ai është i pazëvendësueshëm për nga vlerat arkeologjike e historike, ku ruhet e padëmtuar e shkuara shumë e civilizuar jo vetëm e Rrjollit, por e krejt shqiptarisë, për të cilën shteti ka punuar e investuar tepër pak, kur në fakt duhej ta shpallte ndoshta edhe Monument të rëndësishëm të vetë ekzistencës së Shqipërisë.

    l
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #696
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Tema të tilla na duhen.

  7. #697
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Toplica eshte krahine shqiptare ne juge te
    Serbise. Në ditet e sodite pjese te kesaj krahine quhen me emra te ndryshem si: Lugina e Presheves, Kosova Lindore etj.[1] Kjo krahine perbehet prej me shume se 400 fshatra e qytete të cilat ishin të banuara me shqiptare. Serbia me perkrahjen e Rusise ben okupimin e ketyre trojeve rreth viteve 1878-1881. Okupimi shoqerohet me dhune dhe terror. Shqiptaret ndiqen, vriten e masakrohen. Ata që arrijne te largohen i shpetojnë masakrës serbo-ruse. Një numër i vogel i tyre arriten te shpetojne duke ikur në Kosove. Historianet thone se dikund rreth 90000 shqiptarë vendosen ne Kosove. Për ta mbajte gjalle historine dhe me shprese se ata nje dite do të kthehen në vendin e tyre ata marrin për mbiemer të ri emrin e fshatit, qytetit prej nga vinin. Por qka ndodhi me të tjeret te cilet iken ne drejtime tjera si drejt Shkupit, Sofjes e Rumanise nuk dihet. Keshtu sot ne Kosove kemi mbiemrat siq janë Bllaca, Bajqinca, Konjusha, Konjuhi, Perbeza, Pllana, Qyqalla, Restelica, Teverlani(Gashi),Gerguri,Kongjeli,Gajtani,(Sopi) etj. Të cilet jane emertime te vendbanimeve shqiptare ne Dardaninë Lindore. Vendbanime në te cilat sot nuk jetojne shqiptaret sepse ata qe nuk arriten te largoheshin u vranë e u masakruan nga forcat ruso-serbe.Prej Toplice jan te parete e mi qe ika debuar shkau nate kohe.

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1270554937


    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1270554937
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 06-04-2010 më 07:52

  8. #698
    i/e regjistruar Maska e princi molos
    Anëtarësuar
    16-05-2010
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    7

    Exclamation piramidat ne bosnje

    nuk e di nqs dikush e ka degjuar apo lexuar prej jush por kohet e fundit ne bosnia jane ubzluar disa piramida.a to jane te mbuluara nga myshku dhe barerat po nje ekip nderkombetar arkeologesh po nxjerrin ne drite disa pjese te tyre dh e habia me e madhe eshte se ato jane te periudhes parahelene dhe dy prejyt re jane me te medha se vete ipramida madheshtore e gizes. do te doja te dija mendimin tuaj nil edhje me kete gjetje sepse siguriths nuk mund te mos kete lidhje me iliret.

  9. #699
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kjo teme esht e hapur per Piramiden para pese vjetesh. http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=56251

  10. #700
    i/e regjistruar Maska e princi molos
    Anëtarësuar
    16-05-2010
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    7

    Cool

    me vjen mire qe jeni i informuar sepse une kam 5 vjet qe e studioj. mgjth, cfare dini ju ne lidhje me te?

Faqja 70 prej 90 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •