
Postuar më parë nga
andirago
Ah tash na paskan dalë probleme tjera: E drejta e autorësisë, nderi i Baptistit (e ka thanë i pari), etj, gjëra kësisoji, lëmsh virtual hesapi.
Uni im s'ka rëndësi fare përpara shpjegimit të drejtë të një çështje. Teoria e Bapos dhe e imja nuk janë variante të së njëjtës teori por janë teori të ndryshme, totalisht.
Sepse Epika nuk përmend Krajinë, as gjuha shqipe nuk përmend krajinë, kudo nëpër troje tona përmendet Krahina. Bapo dëshiron t'a fusë Krajinën në vokabular shqip, thotë se ne e paskemi përdorë, dhe nga krajina paska mbetë emri krajishnik, e që nuk ka ndryshim aspak me atë që thonë serbët, se të njëjtën gjë e thonë.
Kreshnik asht banor i kreshtave, siç e dimë edhe nga epika, kreshnikët kanë banue nëpër Bjeshkë të Nalta, Breshta, Ashta, e druri i ahut rritet kryesisht mbi 800 m lartësi mbidetare e deri rreth 1800-1900, dmth kemi të bëjmë me Kreshta. Nga kjo vjen Kreshnik.
Shkijet i kanë marrë të dy fjalët, dhe i kanë përshtatë me njana tjetrën, jav kanë dhanë kuptimin e tyre të ri.
Krajishnik dhe Krajinë, në rastet kur përdoret tek ne në Epikë, asht huazim, ose ma saktë të themi asht ri-kthim i fjalëve tona në formën e bastarduar-sllavizuar.
Krijoni Kontakt