E pra duke qenë vokabular serb, të tilla janë edhe në kangët tona, ato që janë serbisht psh Krajl, kurse na i thojna Krahinë shqip, kush ka lexue kangët kreshnike e sheh edhe vetë, qi i thojnë krahinë. A qikjo Krajina veç prej shkijeve përdoret e prej kurrkujt tjetër.
E sa për Kralj, kjo s'ka lidhje me Krajina hiç, se mbretnisë i thojnë Kraljevina ata në gjuhë tyne, e jo Krajina.
Unë e thashë kjartë, populli jonë i ka qujt Krahina, tue ken krahu i nji territori, sikurse thuhet Ana psh Anamorava, Anamali, Ana e Drenicës, Ana e Gallapit, sikur Ana qashtu edhe Krahu, e qi ka metun Krahina.
E shkijet, e kanë marrë qashtu qysh osht, Krahina. Masanej e kanë ba ni etimologji popullorçe, kinse fjala e saktë osht Krajina (u shpik aty për aty), edhe kinse tash kjo ka prejardhje prej Kraj.
Krajinë ka të njajtin kuptim sikur edhe te gjermanët e hershëm kishte fjala Markë dmth krahinë kufitare.
Se Kraj dmth fund, e duke qenë krahina e fundit në një territor asht qujt Krajina, por kjo nuk ka ndodh para se kta me marr kit fjalë prej neve.
Ngjashmëria kaq e madhe Krajl, Krajinë, Krajishnik, asht krejt koinçidencë, e deri dikund qëllim i shkijeve. Fjala Kreshnik asht marrë e asht ba Krajishnik, në mënyrë që atyre t'u përshatet me Krajina. Realiteti asht që në gjuhë shqip s'ka kurrëfarë lidhje mes Krahina e Kreshnik, veç dy shkronjat e para janë njisoj. Sa çudi!!! Ndërkohë serbët i marrin këto dy fjalë e i bajnë krejt nisoj, për me shtramue historinë qysh dojn vetë.
Nuk duhet me i frye kësaj teorie qi po bani ju, se osht në dam tonin.
Të marrësh fjalë serbe Krajl, Krajishnik, Krajina, që të shpjegosh kangët kreshnike, ndërkohë të hedhësh poshtë si të pavlefshme fjalët shqipe, a nuk të duket pak si çudi???
Krijoni Kontakt